"Kodi Da Vinci"

blendiys

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

Jam i gatshem te debatoj cilindo qe argumenton se "Kodi Da Vinci" permban fakte te mirqena historike.
Si ashtu dhe une jam i gatshem te debatoj me cilindo klerik,anetar te AF-se,te cilet mund te faktojne te kunderten bazuar ne fakte kete...''gjase''.
 

bebi

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[qb] Se pari duhet vendosur se ne c'gjuhe do diskutohet!!! S'mund te diskutohet, qofte edhe ne tavoline, kur bashkefolesit s'i kuptohet shqipja.

Te tjerat; art, fiction, histori, perralle, legjende, dogme etj. vijne ne plan te dyte...

P.S. (si ne "post scriptum" /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Pse qenka me bindese alternativa?! [/qb]
Ma tepër se thjesht g'juha, m'duket se duhet me vendosë për MNYREN e t'folunit, sepse, sikur t'zg'jedhet ajo me sarkazëm, do t'kisha kenë shum' kurioze me pa se në ç'vetë 'do të bëhej'.

Me ata q1 perdorin arrogancën kur flasin (tip zoja/zojusha sipër apo ata q1 çojnë zanin) un' nuk lodhem me diskutu, sepse ka disnivel komunikimit.


E si perfundim, un' mendoj se për me diskutu mbi kët' temë, duhet me pasë njohuri të plota FETARE (te krishtera n'kët' rast), HISTORI ARTIT, njohuri t'përgjithshme mbi media-n e Vatikanin, e sigurisht q1 nuk vihet me diskutu ktu thjesht se paske pasë nji javë te kryt e shtratit kodin da vinci.


ps: Po si i ke kuptu moj zojush Migjenin, Fishtën e tanë kto letrarët e rrangut "q1 nuk i kuptohet shqipja". Apo: who the hell are them, as long as u finally read MISTER Brown.

Sa per g'juhën, e kisha ndryshu po t'kisha pa se asht nevoja, por me sa shof nuk asht ajo problemi. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

KODI DA VINCI ka nje linje, bosht kryesor, besimin te cilin autori e mbron si te mirqene dhe te vertete. Kjo eshte qe "Jezus Krishti kishte partnere seksuale apo qofte Bashkeshorte ish Prostituten Maria Magdalenen dhe me te pati nje vajze te quajtur Sarah. Pas largimit te krishtit Maria Magdalena dhe Sarah u vendosen per tu mbrojtur ne nje koloni Hebreje ne France."

Ky eshte sekreti qe mbrohet me Kodin e te cilin Kisha po mundohet ta shkaterroje per ta fshehur kete "fakt" i cili duhet thene ne rast se do te ishte i vertete do te minonte besimin e Krishter. Gjithcka qe kemi mesuar dhe dime mbi Zotin dhe Apostujt.

Fjala kyce mbetet 'NE RAST SE', sepse ne fakt Dan Brown nuk mundet te provoje asnej nga spekullimet qe perpiqet te penetroje...Me vone do shkruaj me shume, me shembuj nga Libri te te paqenave qe serviren si fakte.
 

Blendi

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

Njera nga kredot e penetruara nga Brown ne liber eshte Hieros Gamos e kombinuar kjo me idene popullore se Kisha e quan Seksin te turpshem. Hieros Gamos eshte ideja e Seksit te Lire, pa lidhje ndjenja dhe perkushtim ndaj njeri tjetrit.

Sepse vetem duke themeluar ne fillim idene se seksi i lire eshte Hyjnor mundet me pas ai te ndertoje formulen e tij qe Krishti ishte i perzjere Seksualisht me Maria Magdalenen.

Nje shembull i kesaj eshte nje fragment ku Langdon po u jep leksin studenteve ne harvard mbi Hyjnizimin e Aktit Seksual. Vajzat degjonin me vemendje ndersa djemte qeshen. "...Fundi i fundit, mendoi Langdon, ata jane ende kalamaj..."
Porse ne fakt Langdon po perdor nje element te filozofise qe njihet si Kasuistri (Casuistry) - Qe do te thote te pergatitesh shume mire nje argument me baza morale por qe ne fakt po e ben per te justifikuar nje veprim qe perderisa po perpiqesh ta justifikosh, e gjykon te pamoralshem.
Djemte qeshen sepse t'i mbushesh mndjen nje femre qe po ben seks me ty per arsye Hyjnore eshte nuk eshte asgje me shume se nje HILÉ.

Ne faqen 254 langon thote se trendafili eshte nje simbol i seksualitetit femeror, i perendise EROS...(f.255) petalet e lules i ngjajne gjenitaleve te gruas, vendit nga ku te gjithe erdhen ne Bote...."
Langdon nuk quan Adamin dhe Even - cudi per nje profesor te Historise se Artit. Apo sepse ata u krijuan nga Krijuesi, e Ai u dashka harruar ne kete liber...sepse nese Krijuesi (Zoti) eshte shendoshe e mire, Kodi e humb shkelqimin.

Pra sipas Brown Erosi dhe Agape jane NJE dhe te HYJNISHEM dhe nje GRUA PERMBUSHET ne aktin seksual, e ne AKTIN SEKSUAL eshte SHENJTERIA.

Por Brown nuk deshmon te verteten qe e dime te gjithe se kenaqsia seksuale ndodh brenda trupit te gjithsecilit. Ne madje perdorim nje fjale disi te shemtuar per te shprehur se si nje burre ne epsh "Deshiron nje Femer". Po te flasim tamam, femra eshte pikerisht ajo qe ai NUK DESHIRON. Ai DESHIRON kenaqesi seksuale per te cilen FEMRA eshte nje "mjet" i nevojshem. Se sa shume e DESHIRON kete FEMER do ta shohim 5 minuta pasi te kete ardhur. Sepse kur pjesa "HYJNORE" te kete perfunduar ai do te mbathet e largohet.

Sepse nje pakete bosh flaket kur i ke pire te gjitha cigaret.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

Ehhhh... Shit sa te duash ti Blue* njohurite e tua te "të plota FETARE (te krishtera n'kët' rast), HISTORI ARTIT, njohuri t'përgjithshme mbi media-n e Vatikanin", s'ti blen njeri... Hiq menjane Historine e Artit, jo te gjithe duan t'i mbushin trute me pambuk :shrug:

Mua thjesht me kenaqet shpirti kur shoh sa kontrovers ngjall ky liber, sa dele me ne fund arrijne te pakten te "ngrejne nje vetull" dhe delet e tjera qe tmerrohen kur shohin qe themelet e "botes" se tyre jane prej kallam sheqeri :lol: .

S'di kush me pelqen me teper, libri vete apo reaksioni i "te krishtereve te shtypur" ndaj librit dhe autorit.
:lol:
 

Blendi

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

Sipas teje te Krishteret nuk kane te drejte te shprehin opinionin e tyre mbi librin?

Sepse me te perqeshura diskutojne vetem femijet. E ne rast se te Krishteret nuk shprehen, do te thuhej ketu se "ua mbyllem gojen", e ne rast se flasin jane "dele te tmerruara".

Midis "pambukut", "Deleve" dhe "Kallamave te Sheqerit" qe permende mbetet te them se as Fan Noli ne "Bageti e Bujqesi" nuk pati kaq referenca nga kooperativa.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: "Kodi Da Vinci"

s'ka pas noi her respekt per shkencen e dijen!

Eshte thjesht propagande! Askush s'do me ndertu sisteme, cdokush perpiqet me gjet nje vrime ku te fuse doren...
 

bebi

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[qb] Ehhhh... Shit sa te duash ti Blue* njohurite e tua te "të plota FETARE (te krishtera n'kët' rast), HISTORI ARTIT, njohuri t'përgjithshme mbi media-n e Vatikanin", s'ti blen njeri... Hiq menjane Historine e Artit, jo te gjithe duan t'i mbushin trute me pambuk :shrug:

Mua thjesht me kenaqet shpirti kur shoh sa kontrovers ngjall ky liber, sa dele me ne fund arrijne te pakten te "ngrejne nje vetull" dhe delet e tjera qe tmerrohen kur shohin qe themelet e "botes" se tyre jane prej kallam sheqeri :lol: .

S'di kush me pelqen me teper, libri vete apo reaksioni i "te krishtereve te shtypur" ndaj librit dhe autorit.
:lol: [/qb]
Edhe pse nuk m'pelqejne diskutimet siç e thashe ma siper me disnivel, po ta baj qejfin edhe ksaj radhe.

Nuk e kam ndermend me u zg'jat' shum', po m'ban çudi q1 historia e artit t'interesoka e ti mjerisht s'paske filtru hiç (tuj lan' jashte artin e komunikimit).

Perveç shprehjes se knaqsis' a ke ndoj argument per temen?

Gjithsesi ndihem krenare q1 t'pakten nji t'mire e bana n'ty.
T'msova me kuptu ma n'fund "NJI SHQIPE Q1 S'KUPTOHET".

E thashe un' q1 s'ishte g'juha shqipe problemi /pf/images/graemlins/wink.gif !

Sailor /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: "Kodi Da Vinci"

as e kam idene! une kam heq dore, nga shume gjera...

:wave:
nice to see u writing...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: "Kodi Da Vinci"

then there is the two of us...
Eh,
e rendesishme eshte te jesh mbi rrote dhe jo rrota!!!
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: "Kodi Da Vinci"

Linoso :kiss: tashi kot po them por po te jesh mbi rrote zgerlaqesh kot m'kot - t'zihen floket keq, t'hik fija carapes etc etc etc si keto - nga ana tjeter mbi rrote eshte aksioni /pf/images/graemlins/laugh.gif !

... e keni vu re' qe cdo gje eshte bo shume komplekse ne kete mender stil jete qe jetojme...

:wave:

Zeloro /pf/images/graemlins/laugh.gif ckina me :wave: !
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: "Kodi Da Vinci"

Se gjej dot fiks fare. Kam pershtypjen however, qe nuk ka alternative me te larmishme se kjo.
Pastaj eshte me periudha si cdo gje...

... per tu bo' mo !

:wave:
 

jimmy84

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Sipas teje te Krishteret nuk kane te drejte te shprehin opinionin e tyre mbi librin?

Sepse me te perqeshura diskutojne vetem femijet. E ne rast se te Krishteret nuk shprehen, do te thuhej ketu se "ua mbyllem gojen", e ne rast se flasin jane "dele te tmerruara".

Midis "pambukut", "Deleve" dhe "Kallamave te Sheqerit" qe permende mbetet te them se as Fan Noli ne "Bageti e Bujqesi" nuk pati kaq referenca nga kooperativa. [/qb]
Ore ky Noli eshte qe ka shkruar "Baba Tomorri" apo eshte ndonje Nol tjeter ai . Nga Noli ne fakt me pelqen shume "Cufoja dhe Bubi Kacurrel".

E dyta une po bashkohem me mendimin e Indulgences. Me pelqen shume reagimi i "deleve" te (me falni per shprehjen) Papushit Benedikti i njezet e "shtetë"-mbëdhjete. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nejse po te jete per fakte nja dy goxha te rendesishme une e shkruajta me siper por ju me siguri "nuk ua kane zene syte".

Fakt: Kryqi eshte simbol i Diellit.

Fakt: Kryqezimi i Krishtit cuditerisht eshte shume i ngjashem me kryqezimin e Prometeut (biles edhe motivi i kryqezimit eshte i njejte- "dashuria per njeriun".

Fakt: Lufta e Ftohte ose me sakte "gjysem e ftohte" (se Kisha perdorte edhe "luften e nxehte") mes Kishes dhe Shkences ka ekzistuar dhe ekziston.

Fakt: Shume çuditshme qe Vatikanit nuk i ndihet zeri kur vjen puna per shume dokumente te Krishtit qe nuk jane bere publike.
Dhe per me teper ne Bibel faktet mbi jeten e Krishtit jane shume te pakta.
Kemi nje Krisht-foshnje, "hijen" e nje Krishti katermbedhjete vjecar me profesion zdrukthtar. Dhe me nje "galop" te madh kemi Krishtin-Zot (nja tridhjete e ca vjec burre). Ne mes??? BOSH!

Keto i thote edhe Dan (apo edhe shume te tjere) por une nuk e kam qejf Kodin sepse "sulmon" fene (sepse ne thelb ai nuk ka kete qellim). E preferoj pikerisht se ne "shenjester" ka ate "mini-shtetin" Vatikan.
Nje thenie italiane meqe ra llafi: Sa me afer Romes aq me larg Zotit. (qender te Romes imagjinoni Vatikanin).
 

Guest
Re: "Kodi Da Vinci"

[qb] s'ka pas noi her respekt per shkencen e dijen!

Eshte thjesht propagande! Askush s'do me ndertu sisteme, cdokush perpiqet me gjet nje vrime ku te fuse doren... [/qb]

Ska interes kur si pika referimi perdoren pjesa e popullsise qe i ka munguar T3 dhe T4 qe ne vogeli.

Sa per krishter te shtypur...se kuptoj lidhjen me librin...Krishterimi 2000 vjet histori...apo sipas jush sot do hidhet poshte nga nje shkrimtar qe mendon te mbushi xhepin me nje teme qe kurdohere ka qene interesante dhe magjepse, Besimi!!!
Sa per vatikanin...eshte institucioni me i vjeter dhe qe drejtohet ne menyren me perfekte. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

E cfare do te thote kjo, qe 'kryqi eshte simbol i djellit"? Apo ajo e dyta qe ti quan fakt, eshte thjesht nje observim, qe vdekja e krishtit i shembellen ne forme dhe motiv vdekjes se Prometeut.

po u pergjigjem te dyjave njekohesisht, edhe pse nuk shoh ku qendron substanca e kesaj "akuze".

Vdekja e Krishtit mbi kryq eshte e dokumentuar nga jo me pak se nje dyzine shkrimtaresh, studjuesish dhe historianesh te kohes. per me teper dokumentohet kjo ngjarje nga vete ndryshimi i historise se Njerezimit. Edhe vitet i numerojme qe pas Lindjes se Krishtit. Pra krishterimi pati nje impakt kulturor te paimagjinueshem kur me ne fund arriti Romen.

A vdiq krishti mbi kryq. PO sepse vdekja mbi kryq ishte metoda e perdorur nga romaket. Ashtu si krishti vdiqen mbi kryqe me dhjetra mirja njerez te tjere, kudo ku shkeli Roma. Pra metoda e vrasjes se krishtit nuk perben asgje te vecante per kohen. Ishte nje egzekutim rutine...aspak poetik ne natyre, prandaj nuk shoh se si lidhet llogjikshem me legjenden e Prometeut.

Nuk kemi pse te mendojme se ketu ka nje konspiracion. Aksidentalisht Ai i gozhdua ne kryq, e prej kesaj KRYQI apo KRYQEZIMI eshte nje simbol popullor i Krishterimit. Jo per t'ia vjedhur lavdine djellit, por sepse sipas nesh Zoti, Shpetimtari u sakrifikua atje.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

Kush tah qe te hidhet poshte nga nje shkrimtar??
Po hidhet poshte KLERI. Dhe nuk po shkaterrohet nga "nje shkrimtar" (sa per sqarim eshte STUDIUES jo shkrimtar) por po shembet nga HISTORIA dhe SHKENCA dhe sidomos ZHVILLIMI.
Te treja keto jane SHUUUUUME, po SHUUUUME ama me te lashta se nje cope Vatikan, apo qofte edhe katolicizmi.

Persa i perket drejtimit te Vatikanit, perfekt ndoshta jo por shume mire jam dakort. Ajo qe une dyshoj nuk eshte SI drejtohet por NGA e ka drejtimin. /pf/images/graemlins/smile.gif Me duket se nuk eshte dhe aq "drejt" po te kujtosh ca skandale te "vockela" me ato Bankat e Vatikanit, dhe sidomos me ata pedofilat qe jane shtusr shume neper kisha dhe qe Vatikani hesht (se ata dreq nuk perdorin as prezervativa se eshte...mekat). Te mos harrojme dhe ca prifterinj qe jane deklaruar homoseksuale dhe midis tyre edhe nje...KREPESHKOP. (ai tipi i Bostonit).

Cuditerisht keto Vatikani nuk i ze ne goje po ndonje kenge , liber apo film "satanik" menjehere e shpall me vrap "heretik" dhe te mallkuar nga Zoti. (se papushi ka edhe "ekskluzivitetin" nga perendia qe te ndaje tufen, se kush eshte "dele" dhe kush eshte "ujk"). Dhe kjo nuk ju duket aspak "censure" apo "heqje lirie".
Hehehe, "shuqur" qe s`kam lindur ca shekuj para se do kisha perfunduar ne turren e druve (sigurisht me ane te tolerances dhe frymes se bashkepunimit).
Pragmatizmin e keni shume qejf me sa kam vene re. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: "Kodi Da Vinci"

pse nuk e shihni qe shpetimi qe solli krishti ishte FALJA!
U gjykua per dicka qe skishte bere dhe tha" Fali o zot se nuk e dine cka bejne"
sa per jimmyn... si cdo njeri i madh Krishti u parapregatit per misionin e tij dhe prandaj nuk flitet per jeten e tij te meparshme...dhe vetem pasi ai u pagezua mori dije te plote per vepren e tij...dhe vetem atehere zgjodhi pasardhesit e tij , te cilet treguan per jeten e tij.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: "Kodi Da Vinci"

O Blendi.
Po SHUME te tjere thone ndryshe po byrazer.
Ca thone: S`ka ekzistuar Krishti (kete as une nuk e besoj ne fakt)
Ca thone: Krishti u VAR (jo kryqezim). (edhe kete personalisht s`e besoj)
Ca thone: Krishti nuk VDIQ fare (lexo Kuranin). Kam pershtypjen qe keta e kane mire ne kete rast.
Ca thone: Krishti vdiq po nuk u NGJALL. Se fundja Krishti ju shfaq vetem Apostujve keshtu qe ketu perseri nuk mund te flasim me siguri.
Ca thone: E paskeni ne terezi se mua s`me behet vone /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Por dakort qe Kryqi (i diellit) s`paska te beje me Krishtin. Po YLLI pse u "shtremberua" si simbol i Djallit? Dakort ne Krishti ka lidhje me kryqin..po YLLI cfare lidhje ka me Satanain?

"I": Pse i bie rrotull e rrotull? Une te bera nje pyetje DIREKTE: PSE "NUK" DIHET ASGJE MBI JETEN E KRISHTIT???? Leri perdredhjet. Une psh ne Bibel shoh vetem Krishtin 33 vjecar. Nuk shoh krishtin 18, 20, 25 vjecar. PSE????
 
Top