Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Opinioni im per filmin:
Kur pseudo-palo-shkrimtare qe per Zot kane vetem parane mundohen te na servirin gjepurat e tyre per te verteta te padiskutueshme (a thua se kemi pritur 2000 vjet Dan Brown per te na hapur syte), ketu nuk ka rruge tjeter perveç mosperfilljes se plote.

Ne shekujt 18 dhe 19 nuk kishte televizor. As radio. Filmi nuk njihesh se c'ishte.

Ekzistonte teatri, opera dhe romani.

Ky i fundit ishte krijim qe ishte i destinuar t'i qendronte kohes, pra shkruhesh ne gjuhen me te larte dhe me te zgjedhur te mundshme, subjekti ishte i krijuar me shume vemendje dhe pune te gjate artizanale.

Ishte nje produkt qe i destinohesh kryesisht shtresave te larta pasi vetem ato kishin para te blenin libra. Plus t'i shijonin.

Sot, per shume aresye (se pari, forma te komunikimit te kultures jane shume me te gjera) gjithkush mund te bleje nje liber. Bile libri eshte nje nga gjerat me te lira. Si rrjedhoje, shkrimtari qe te beje para duhet t'ia destinoje nje numri sa me te madh njerezish. Po nese do qe nje numer sa me i madh njerezish te bleje librin tend, duhet te kesh nje cilesi kulture brenda atij libri qe te bjere ne mesataren e kultures se njerezve te cileve u eshte destinuar.

Libri i Dan Brown ka nje cilesi tipike te librave te sotshem: medioker, para nje shekulli do kishte qene i pabotueshem, pasi pa asnje vlere letrare.

Meqe mesatarja e kultures se njerezve sot eshte me e ulet se e shtresave te larta dje, del qe cilesia e librave sot eshte me e ulet se ajo e librave te se kaluares.

Megjithate shume njerez sot qe nuk kane lexuar kurre nje liber te se kaluares, ose kjo letersi u duket teper e vjeter, jane me fat pasi shijojne letersine e sotshme.

Perfundimisht e shkurtimisht mos te kishte nje titull te tille aq terheqes ky liber ashtu dhe filmi as qe do ia vlente te ekspozosh ne vitrine te nje librarie se do ishte i pa vlere. Ketu eshte mjerimi i analfabetizmit e pseudoautoreve e i njerezise se sotme qe besojne ende ne kulturen e shpenzuar te viteve te shkuara...
Une nuk guxoj ta quaj roman kete liber por masaker... /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Per mua eshte nje film goxha i mire, i realizuar me shum mjeshteri dhe ka nje montazh fantastik (e pare me syrin e regjizorit) une filmin nuk e vleresoj ne baze te subjektit (i cili mu duk sh interesant mgjthse eshte e dukshme qe eshte e gjitha nje subjekt joreal dhe kete e tregojne te dhenat historike per pjese te ndryshme te filmit) Loja e aktoreve eshte e jashtzakonshme dhe personalisht mendoj se kritika do te shprehet pozitivisht lidhur me filmin.

Un nuk e marr vesh pse je prekur kaq shume ti Scorpion,
eshte Vatikani ktu mo lal dhe nuk e ka hapur njeri gojen deri tani, pastaj ka shume te dhena historike qe Maria Madalena ka ekzistuar dhe ka qene pikerisht ajo prostituta e cila i lau kembet Krishtit me te cilen ai u dashurua marezisht (te pakten keshtu kam degjuar ne nje emision tek RAI2.
dhe per te qene te sakte ne fund te shekullit te 19 kinamaja ekzistonte dhe pervec kinemase, muzikes, letersise ekzistonte edhe piktura e cila nuk eshte art me inferior se ato qe ke permendur dhe ke bere gabim qe e ke haruar (duke pare se edhe filmi ishte deri diku i bazuar tek kodet e disa prej kryeveprave te piktures).
Pastaj nuk eshte hera e pare qe shfaqen ne ekranet e kinemave filma me subjekt te tille, mos harrojme "pasioni i krishtit" ku edhe atje del qarte figura e Maria Madalenes.
Ndryshe nga Scorpion une mendoj se nje film i tille do te lere gjurme ne historine e kinemase, dhe kjo jo per subjektin qe trajton por per cilesine dhe mjeshterine me te cilen eshte realizuar.
Per sa i perket librit mos harro se ai eshte nje produksion i destinuar per tu vene ne skene, dmth eshte shkruar si nje skenar dhe jo si nje roman i vertet, megjithate une librin e kam blere dhe te them te drejten me pelqen.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Cfaredo qe te kete zbuluar/trilluar Dan Brown gjithsesi per besimtaret e fese se krishtere eshte teper shokuese...
Eshte e vertete qe nuk mund ta besojme qe Jezusi mund te kete pasur marredhenie me nje femer apo thjesht mendimi qe nuk eshte biri i Zotit por nje njeri i thjeshte... (une nuk e besoj dhe as e pranoj) por gjithsesi Vatikani ka bere nje krim edhe me te madh duke vrare(Opus Dei) ato persona qe sipas tyre "shpifnin"...
Atehere si Jezusi qenka nje njeri i thjeshte si gjithe te tjeret pergjersa ai u ngjiz ne nje menyre krejt ndryshe nga ajo e jona(me frymen e shenjte)?

Sado te vertete apo shpifje mund te kete ketu, besoj se eshte e veshtire per tu pranuar..
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Cfaredo qe te kete zbuluar/trilluar Dan Brown gjithsesi per besimtaret e fese se krishtere eshte teper shokuese...
Eshte e vertete qe nuk mund ta besojme qe Jezusi mund te kete pasur marredhenie me nje femer apo thjesht mendimi qe nuk eshte biri i Zotit por nje njeri i thjeshte... (une nuk e besoj dhe as e pranoj) por gjithsesi Vatikani ka bere nje krim edhe me te madh duke vrare(Opus Dei) ato persona qe sipas tyre "shpifnin"...
Atehere si Jezusi qenka nje njeri i thjeshte si gjithe te tjeret pergjersa ai u ngjiz ne nje menyre krejt ndryshe nga ajo e jona(me frymen e shenjte)?

Sado te vertete apo shpifje mund te kete ketu, besoj se eshte e veshtire per tu pranuar..

[/ QUOTE ]
E para e punes nuk ka asnje te dhene historike qe Krishti ka ekzistuar me te vertete dhe aq me teper qe eshte ngjizur ndryshe nga ne te tjeret
Ne ate kohe nuk ekzistonin gjinekologet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Ti e paske marr seriozisht shum mar djal..
Cfare zbuloi Dani qe nuk e kishin thene te tjeret perpara tije?
Pasataj te thashe eshte ceshtje besim.
Ti beson ndryshe,Dani ndryshe,un ndryshe.
Cte keqe ka ketu,a nuk lejohet diversiteti,duhet te jemi te gjithe nje lloj ??

Kthehu tek F I L M I .
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Une i dhashe mendimet e mia me lart per filmin.
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Une e pashe sot. Mezi po e prisja ne fakt se kam lexuar librin ne anglisht, italisht e shqip dhe mendoj qe libri ishte me i arrire. Per ata qe nuk kane lexuar librin do e kene shume te veshtire ta kuptojne filmin deri ne fund. Ne pergjithesi i mire, por aktoret shume pak vitale dhe skenat shume te erreta.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Per ato njerez qe kane sado pak imagjinate dhe durim, libri nuk krahasohet me filmin. Po nuk e pate lexuar librin, filmi te ben te mos ta lexosh. Kaq i thate!
 

Dolores

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Vetem Silas me pelqeu mua si realizim...kurse per te tjerat s kisha kuriozitet...kisha pare edhe nji dokumentar qe ka dal pas librit....edhe filmi mu duk pak a shume e njejta gje vetem me karaktere te krehur me bukur /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Ne Tirane eshte bo nami, jane shit biletat deri pas 5 ditesh, duhet ta shtyjne dhe te pakten nje jave, te na japin mundesi dhe neve tifozave te futbollit ta shohim ne 11 e gjysem te nates. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ndryshe, do presim nja 2-3 muaj sa ta jape SAT+ ose Dinxhintalbi. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mostro

Putraku
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per ato njerez qe kane sado pak imagjinate dhe durim, libri nuk krahasohet me filmin.

[/ QUOTE ]
Shyqyr zotit qe ti na paske se i kishim hum shpresat si komb /pf/images/graemlins/laugh.gif
he se bej shaka.nuk ishte film i keq.prej asaj qe degjova per librin vajta e bleva dhe po e lexoj,shume interesant.ama kur e krijon atmosferen e librit ne mendje me personazhet e filmit,cdo gje realizohet shume me bukur.
 

acid

Forumium praecox
Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)

Filmi i arrire dhe aktoret po ashtu nuk diskutohet.
Cfare ndodh, ndodh qe ka pasut shume polemika dhe shume kundershtime sidomos nga ana e kishes katolike. Ai qe ka pare filmin kupton dhe persene. Disa thone filmf kot, disa film shume i arrire. Per mendimin tim, Nese ju shkoni ne kiname dhe e shikoni me syrin e fetarit ekstremist qe nuk pranon asnje shenje apo asnje prove te kunder, nuk do ju pelqeje, dhe perkundrazi do ndiheni dhe keq. Nese ju shkoni atje si rob te hapur ndaj cfare filmi dhe regjizori ka tentuar te shpalos ne te, nese ju vertet kerkoni te dini me shume dhe qofte dhe pak nga ky film duhet ta pelqeni per vete rrjellimin e vete historise.
Per mendimin tim Filmi eshte Teper i vecante. Nuk ka nevoje te jete komedi , fantastiko shkencor, me alien, krijesa nga ferri apo porno qe te quhet film i bukur. Baza e filmit qendron dhe e ben filmin te jete nje nder me te sukseshmit .
 
Top