Re: Kodi Da Vinci + Polemikat (Filmi)
Opinioni im per filmin:
Kur pseudo-palo-shkrimtare qe per Zot kane vetem parane mundohen te na servirin gjepurat e tyre per te verteta te padiskutueshme (a thua se kemi pritur 2000 vjet Dan Brown per te na hapur syte), ketu nuk ka rruge tjeter perveç mosperfilljes se plote.
Ne shekujt 18 dhe 19 nuk kishte televizor. As radio. Filmi nuk njihesh se c'ishte.
Ekzistonte teatri, opera dhe romani.
Ky i fundit ishte krijim qe ishte i destinuar t'i qendronte kohes, pra shkruhesh ne gjuhen me te larte dhe me te zgjedhur te mundshme, subjekti ishte i krijuar me shume vemendje dhe pune te gjate artizanale.
Ishte nje produkt qe i destinohesh kryesisht shtresave te larta pasi vetem ato kishin para te blenin libra. Plus t'i shijonin.
Sot, per shume aresye (se pari, forma te komunikimit te kultures jane shume me te gjera) gjithkush mund te bleje nje liber. Bile libri eshte nje nga gjerat me te lira. Si rrjedhoje, shkrimtari qe te beje para duhet t'ia destinoje nje numri sa me te madh njerezish. Po nese do qe nje numer sa me i madh njerezish te bleje librin tend, duhet te kesh nje cilesi kulture brenda atij libri qe te bjere ne mesataren e kultures se njerezve te cileve u eshte destinuar.
Libri i Dan Brown ka nje cilesi tipike te librave te sotshem: medioker, para nje shekulli do kishte qene i pabotueshem, pasi pa asnje vlere letrare.
Meqe mesatarja e kultures se njerezve sot eshte me e ulet se e shtresave te larta dje, del qe cilesia e librave sot eshte me e ulet se ajo e librave te se kaluares.
Megjithate shume njerez sot qe nuk kane lexuar kurre nje liber te se kaluares, ose kjo letersi u duket teper e vjeter, jane me fat pasi shijojne letersine e sotshme.
Perfundimisht e shkurtimisht mos te kishte nje titull te tille aq terheqes ky liber ashtu dhe filmi as qe do ia vlente te ekspozosh ne vitrine te nje librarie se do ishte i pa vlere. Ketu eshte mjerimi i analfabetizmit e pseudoautoreve e i njerezise se sotme qe besojne ende ne kulturen e shpenzuar te viteve te shkuara...
Une nuk guxoj ta quaj roman kete liber por masaker... /pf/images/graemlins/laugh.gif