Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

alma lamcja

Primus registratum
Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

Kohëve të fundit po flitet shumë për klonimin e njeriut. Edhe më herët kur është bërë klonimi në një kafshë (dele) është diskutuar shumë rreth saj. Ka zëra që flasin sot për klonimin e Njeriut (me sa di unë në Amerikë është ndaluar me ligj një gjë e tillë), në.q.se do të ndodheshim pora një fakti të kryer si do të reagonit Ju?? Përpara se të jap unë mendimin tim do të shikoj disa mendime nga ju.
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

KLONI= "person me kriz te identitetit"
dhe mjeku i cili e bene kete mrekulli-ana e pasme e medaljes se etikes njerzore!-egoist medicional!
 

kaci

Primus registratum
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

Nuk di shume rreth kesaj ceshtjeje megjithate ideja qe nje qenie mund te krijohet dhe te jetoje me duket teper eksituese :confused: :angel:
Kemi shume per te mesuar ....
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

Fillimisht postuar nga erdha-edhe-une:
[qb] KLONI= "person me kriz te identitetit"
dhe mjeku i cili e bene kete mrekulli-ana e pasme e medaljes se etikes njerzore!-egoist medicional! [/qb]
ça o kjo mer ti?!

Ohhh jes....kur ju leverdis etika,konsiderohet!
Klonimi mund ta çoj njeriun ne disa shkalla me te larta ne te cilat ndodhet. Mund te zgjasi&permirsoj jeten e njeriut me an te zbulimeve !
 

peson

Primus registratum
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

OKB-ja lejon klonimin për arsye shkencore


Shekulli

OKB-ja ka kundërshtuar një përpjekje të udhëhequr nga amerikanët për të ndaluar të gjitha klonimet e embrioneve njerëzore, përfshirë kërkimet në qelizat bazë. Një komision i Asamblesë së Përgjithshme kundërshtoi gjithashtu alternativën e një ndalimi të pjesshëm dhe vendosi që të mbështeste një deklaratë jodetyruese të sponsorizuar nga italianët për të ndaluar përpjekjet për të krijuar jetë njerëzore nëpërmjet proceseve të klonimit dhe çdo kërkim që synon të arrijë këtë synim. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se amerikanët ishin të kënaqur që OKB-ja nuk kishte mbështetur klonimin dhe se do të vazhdojë të bëjë fushatë për ndalim të plotë. Shkencëtarët thonë se klonimi i qelizave bazë mund të ofrojë kurim për qindra milionë njerëz që kanë sëmundje si alzaimeri, kanceri, diabeti dhe dëmtime të shtyllës vertebrore.


21/11/2004
KATEGORIA: Bota
 

Verizion

Primus registratum
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

Pavarsisht nga Etika , shkenca ka nevoje per zhvillim ..pastaj cfare eshte etika njehere kush i ben rregullat e pse duhen zbatuar ato ...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

Duket si nje skenar per te krijuar nje bote te re , por a ka per te qene kjo me perfekte ....
Te manifakturosh jeten, apo modifikosh ate ashtu sic manifakturohet nje produkt tjeter konsumi ???cdo produkt konsumi lind nga nje nevoje...cila eshte nevoja ne kete rast ....permiresimi fizik dhe mendor i vlerave humane apo thjesht deshira per te krijuar te pamunduren
Sme pelqen si perpjekje per te krijuar nje qenie njerezore, te vetmen gje te dobishme qe gjej eshte ndoshta krijimi i organeve te vecante per te shpetuar jete njerezish :confused:
 

Lordym

Primus registratum
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

eshte me normale te klonosh nje qenie njerezore. ka shume faktore pozitiv dhe disa negativ. mos harro se klonimi i nje njeriu eshte nje hap i madhe dretj te ardhmes.
 

alma lamcja

Primus registratum
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

Little më pëlqen mendimi juaj!! Me të vërtetë do të ishte më mirë të krijoheshin organe të veçanta për të shpëtuar jetë njerëzish, sesa të merren jetët e fëmijëve shqiptarë për të shpëtuar njerëz të tjerë të kësaj bote!!
Përshëndetje!!
 

Timi

Valoris scriptorum
Re: Klonimi i njeriut? A mendoni se bie ndeshë me etikën njerëzore?

Pershendetje te gjithve nga nje veteran lufte. Po degjoj qe flitet shum per kete klonimin njerezor e po them edhe un dicka: per mua edhe te behet edhe te mos behet nuk me ndryshon shum gjerat por per njerezit qe me njohin ta marin vesh se ka ne xhiro akoma nje o dy si mua vrasin veten, prandaj per te miren e popullsise ishalla sbehet kurr. Me rrespekte Xha Jaho :wave:
 
Top