Re: Kjo tema per tironsat: C'dmth te jesh tirons...
Ministria e Jashtme greke: Do kembengulim ta kthejme Himaren minoritet
TIRANE (15 Tetor) - Ministria e Jashtme greke njoftoi sot se suksesi ne zgjedhjet lokale ne Shqiperi i kandidatit te minoritetit grek ne katundin Himare do ta ndihmoje te binde Tiranen t'i jape kesaj krahine statusin e zones minoritare. Zedhenesi i Ministrise, Panos Beglitis theksoi se Athina kembengul dhe do te vazhdoje te kembengule si per cilesimin e kesaj zone si zone minoritare, ashtu edhe per funksionimin e nje shkolle per kete minoritet. Nderkaq, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne nje prononcim per televizionin News-24 u shpreh se distancohet plotesisht prej saj dhe se nuk eshte ne dijeni te ndonje plani te qeverise greke per ta shpallur Himaren minoritet. Dule u deklarua edhe per incidentin e dites se zgjedhjeve ne Himare, kur nje grup protestuesish valeviznin flamuj greke e kendonin himnin kombetar grek. Dule e cilesoi kete si nje akt te turpshem, qe eshte skenar i disa qarqeve te caktuara. Dule shtoi se asnje nga protestuesit nuk ka qene militant i PBDNJ-se, se ishte Partia Socialiste ajo qe kerkoi incidente dhe se pozicioni i PS-se eshte i paqarte.
www.BalkanWeb.com
15 Tetor 2003
- - - - - - - - - - - - - - - - - -- -
Përfundimi i fëlliqur i mësipërm mbetet të plotesohet me felliqsirat e meposhtme:
Rrofte partia greke (socialist në anglisht) e Shqipërise zyrtare.
Rrofte partia tradhetare (opposite në anglisht) e Shqipërise zyrtare.
Rrofshin të dyja që hapin shkolla greke dhe mbyllin shkolla Shqipe ne Shqipëri.
Me paret e Turqisë, me lejen e Greqisë, për të mirën e Shqipërisë. (thënie e hershme)