Re: Kjo eshte jeta me e cuditshme qe kam njohur!
Ka thene Parafolesja:
Kultura e shoqerise sone eshte nje kulture qe analizon gjithcka. Dikush ju thote ‘te dua’ dhe ju i thoni: ‘ma shpjego me mire’. Kemi arritur pothuajse ne piken qe nuk dime me te rrojme nje eksperience te plote. Cdo gje qe vjen deri tek ne kalon duke pershkruar nje mekanizem te cuditshem flitrimi, dhe kur arrin nuk eshte me ajo qe eshte, por eshte ajo qe ne duam te jete. Prandaj ne nuk ndryshojme. Nuk bejme progres, nuk piqemi. Vazhdojme te bejme te njejtat gjera, dite per dite...
Marre nga: Leo Buscaglia. Te jetosh, te dashurorsh, te kuptohesh.
Bismilahi Errahmeni Errahjim
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Me te vertete, kjo thenia e tij qenka shume konfuze edhe e pa qarte. Nqs se i filtron ai ato gjera, kush tha se do mbetet nga infiltrimi ca do ai??? Kjo do te thonte sikur ne fillim i kishte ato qe donte ai??? Por ky nuk eshte gjithmone rasti. Me te vertete shprehje konfiuze edhe pa aryeshme. Tjtri te thote "te dua" e ti e pyet "Ma Shpjego pak". Ca do te thote kjo? A eshte pamja cinike apo dyshim se per ca qellimi e do? Me te vertete njerezit duhen per shkak te atyre qe mund te ofrojne, edhe kur s'kane ca ofrojne dobesohet kjo dashuri...Sa gjynah, edhe shikojne se mos gjejne ndonje tjeter qe mund ti ofroje ate gje qu u mungon. Por dashuria e vertete eshte kur njerezit duhet pa asnje interes, jo per ca do ofrojne e per ca do perfitojne, por thjesht per Hririn e Allahut...Kjo eshte dashuri qe nuk falimenton kurrse, meshire prej Allahut.
Nuk ka dshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t'u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.(Kur'an 19:96)
Dashuria eshte nje prej Argumentave te Allahut:
Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë(Kur'an 30:21)