Re: Kisha Ortodokse ne Tirane
Te 16 pyetjet e At Nikolla Markut per Janullatosin
At-Nikolla Marku: - Janullatos, betohu para Zotit dhe
përgjigju për 16 pyetjet e mia
At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, ka folur sërish, lidhur me problematikën dhe përpjekjet e tij qysh prej 13 vitesh, për të arritur shkëputjen dhe indipendencën e Kishës Ortodokse Shqiptare, nga ndikimi grek, i përfaqësuar nga Janullatosi.
Z. At-Marku, prej vitesh njiheni si luftëtar i vetëm në përpjekjet për shkëputjen e ndikimit helen ndaj autonomisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, cili është motivi?
Ate Nikolla - A ka motiv më të bukur dhe më të besueshëm para besimtarëve
dhe para Zotit, kur e di përse punon dhe lufton, për çështjen kombëtare, për interesat dhe virtytet shqipëtare, duke i çliruar ato nga rreziku i përhershëm grek. Por unë në vazhdim dua t’i kërkoj Janullatosit përgjigjet e 16 pyetjeve të cilave ai vetëm i shmanget.
1- Ç’na kujton viti 1908, kur në Boston Kisha greke refuzon të varrosë një djalë shqiptar 25 vjeç, a thua nuk ishte ky bir i Zotit, ky refuzim u bë sepse kishte zëra dhe ishin hedhur alternativat për të ndërtuar Kishën e parë Shqiptare siç është ajo e Shën-Gjergjit ne Boston?
2- kush i dha urdhër kishës Siriane të Bostonit për të mos e
varrosur djaloshin shqiptar?
3-Ç’mund të na thoni z. Janullatos, mbi ekzistencën e statutit të Kishës Ortodokse Shqiptare, të hartuar në Korçë në vitin 1929 dhe të miratuar në vitin 1937 nga Patrikana e Stambollit, po për sakrifikimin e Kryepeshkopit të parë të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili në kulmin e karrierës së tij, kleri grek i kerkoi të largohej nga detyra pasi kishte kerkuar forcimin e Kishës Shqiptare?
4-A mbetet në fuqi sot ky Statut, dhe si njihet nga bota Ortodokse mbarëbotërore, po spjegimi i nenit 16 të këtij statusi dhe rëndësia e veçantë e tij?
5-Si shpjegohet ardhja juaj z. Janullatos, me titullin Eksark ( i përkohshëm) dhe qëndrimi i tij jashtë çdo kakuni juridik në krye të Kishës?
6- Përse veprat teologjike fetare të përkthyera nga Fan Noli, u zëvëndësuan me përkthime greke, ku spikat në literature, kulturë e përzierë me ndikim helenist, ndaj përse nuk rikthehen veprat tona kishtare të shkruara në gjuhën e nënës e me diksionin e ëmbël të gjuhës shqipe?
7- Përse ju z. Janullatos, gjithmonë prezantoheni dhe deklaroni në media se, “Shqiptarët nuk janë të zotë të drejtojnë Kishën Shqiptare”, duke na quajtur edhe të papjekur për të drejtuar?
8- Me ç’të drejtë morale dhe fetare ju duhet të përfaqesoni ortodoksinë shqiptare në Shqipëri, kur bijtë e këtij vendi janë më burra dhe më të zotë se ju?
9- Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni, apo është Kisha dhe shteti grek pas jush?
10- A ju ka kontrolluar shteti shqiptar deri sot lidhur me financimet?
11- Hirësi, duhet të dini se, një nga veprat më madhore të kombit shqipëtar është shkolla Kostandin Kristoforidhi, ju e keni ndryshuar atë me pak para nga pamja e jashtme dhe e
brëndshme, kush ju mësoi të ndryshoni historinë tone, kur dihet se ajo u ndërtua tre shekuj më parë nga patriotët elbasanas për dije dhe mësim të gjuhës shqipe?
12- Kujt i shërben ndërhyrja juaj dhe ju?
13- Përse kërkoni ta ndryshoni destinacionin e shkollës K.Kristoforidhi, çfarë planesh keni kurdisur për atje?
14- Sa i paligjshëm keni qenë deri sot në Shqipëri, betohuni para Zotit?
15- A e njihni ju hirësi ligjet dhe kanunet Teologjike, që i kanë lënë amanet martirët tanë dhe historia jonë?
16- A keni dëshirë të vdisni në territorin shqiptar dhe të bëheni Shenjtor?
Z. At-Marku, a keni patur mbështetjen e politikës në rrugën tuaj të vështirë dhe betejat me Janullatosin?
Në pozicionin ku ndodhem unë vërej me keqardhje se forca të mbrapshta edhe nga politika, nuk kanë dhënë aq sa duhet por edhe kanë penguar në misionin tim kombëtar të çlirimit të
ndikimit grek mbi Kishën Ortodokse shqiptare.
Në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare qëndron prej 13 vitesh një i huaj në mënyrën më ilegjitime, duke punuar dhe forcuar interesat helene në Shqipëri.
Ne kurrsesi, nuk mund të harrojmë kontributin e Kostandin Kristoforidhit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Visiarion Xhuvanit, Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Eqerem Çabejt apo të Kostaq Cipos e Mahir Domit, shumica e tyre martirë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, që bënë plejadën e ndritur të ngritjes së gjuhës Shqipe, të çështjes kombëtare shqiptare, që rrojtën e vdiqën faqendritur para Perëndisë e Kombit.