Keshilla sexuale.

Thamina

Papirus rex
Seksi që mund të shkaktojë kancer!


[URL='http://www.keshilla.net/keshilla-seksuale/seksi-qe-mund-te-shkaktoje-kancer/attachment/the-second-series-of-intimate-couples-26686/']
Sipas disa studjuesve angleze ata njerëz te cilët praktikojne seksin oral mund te jenë te rrezikuar nga një tip kanceri i shkaktuar nga një virus i quajtur Papillomar.
Këto viruse mund te vendosen ne goje gjatë momenteve intime dhe te jenë kështu shkaktare dhe burim te kancerit te gojes.
Ne një nivel me te lartë rrezikshmerie janë ato persona te cilët nderrojne shumë shpesh partnere. Kush praktikon shumë shpesh seks oral duhet te llogarise një rrezik 3 deri ne 6 fish me te lartë se ata qe nuk praktikojne për t’u infektuar.
Ndërsa ata qe praktikojne këtë lloj seksi me mbi 5 partnere te ndryshëm duhet te përballen me një rrezikshmeri deri ne 8 herë me te lartë. [/URL]
 

Thamina

Papirus rex
As seksi më i gjatë nuk zgjat më shumë se 12 minuta!


[URL='http://www.keshilla.net/keshilla-seksuale/as-seksi-me-i-gjate-nuk-zgjat-me-shume-se-12-minuta/attachment/intimate-couple/']
Psikologët thonë se një numër shumë i vogël i njerëzve kryejnë marrëdhënie seksuale që zgjatin më shumë se 12 minuta. Thëniet se seksi duhet të zgjasë me orë shkaktojnë frustrim te çiftet, të cilat për këtë arsye e konsiderojnë jetën e tyre seksuale si të keqe.
Seksologët kanadezë kanë zbuluar se për marrëdhënie të përsosura seksuale mjaftojnë nga tre deri në 12 minuta (duke mos e përfshirë paralojën). Në studim janë përfshirë 1.500 çifte, ndërsa shkencëtarët kanë vërtetuar se shumica e çifteve bëjnë seks mesatarisht 7.3 minuta.
Arsye për zgjatjen e seksit te disa çifte, sipas ekspertëve, ndodh për faktin se meshkujt e praktikojnë shtyrjen e orgazmës, ose sepse bëhet fjalë për ndonjë disfunksion të ejakulimit, për çka seksi zgjat më shumë.
Ndërkohë, ata të cilët kanë probleme me ejakulimin e shpejtuar bëjnë seks më pak se dy minuta. Edhe për ta, seksologët kanë këshilla, siç është ndërrimi i pozave, tempit e të ngjashme.[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Cilin seks e konsiderojme me te mirin


38 për qind e femrave konsiderojnë që seksi me dikë nga ish-dashnorët ka qenë më i mirë se sa ai me dashnorin aktual, derisa personat që janë në lidhje më shumë kanë prirje për të bërë eksperimente
Është interesante që meshkujt kanë më pak prirje ndaj asaj sindrome “Ajo që është e huaja – është më e ëmbël” – 29 për qind syresh konsiderojnë që seksi me ish të dashurën ka qenë më i mirë se sa seksi me dashnoren e tashme, ndërkaq ky hulumtim është zbatuar nga kompania e cila merret me prodhimin e mjeteve ndihmëse seksuale, Lovehonehy. Janë pyetur 1.100 meshkuj dhe femra dhe ka rezultuar që femrat janë të prira të kenë më shumë nostalgji për ish të dashurit.
Seksologia Trejsi Koks konstaton se ky fenomen nuk është i ri. “Femrat zakonisht nuk martohen me mashkullin me të cilin kanë pasur seks të shkëlqyeshëm. Ato të shumtën e rasteve do të martohen për dikë që ka atribute “më të kuptueshme”, u interesojnë se a do të jetë ai mashkull besnik dhe a do të jetë baba i mirë”, konstaton Koks.
Përgjigjet e të dy gjinive gjithashtu kanë zbuluar se seksi është më i mirë me kalimin e viteve, ndërkaq mezi 7 për qind e meshkujve dhe e femrave kanë zbuluar që seksi për ta ka qenë më i mirë me ish-partnerët. Përveç kësaj, seksi i cili nuk krijon obligime nuk mund të krahasohet me seksin dhe bërjen dashuri në lidhje ndërmjet partnerëve, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Të dy gjinitë pajtohen që seksin më të mirë e bëjnë dashuria dhe epshi. Vetëm 4 për qind e femrave dhe 3 për qind e meshkujve kanë pranuar që seksin më të mirë e kanë përjetuar në aventurat e vetëm një nate.
Ndërkaq, 60 për qind e femrave dhe 70 për qind e meshkujve kanë pranuar se seksi për ta është shumë më i mirë me partnerët e tyre aktualë.
Kur është fjala për eksperimentimin, siç është ai se si praktikohen personazhet nga romani hit “Pesëdhjetë nuanca të hirta”, meshkujt pranojnë që ato për ta janë super, ndërkaq 26 për qind kanë thënë se seksin që kurrë më parë nuk e kanë bërë ka qenë njëri ndër arsyet që e kanë shpallur më të mirin në jetë.
 

Thamina

Papirus rex
Seksin? E perjetojme sipas karakterit qe kemi


Jo të gjithë, e përjetojnë seksin në të njëjtën mënyrë. E gjithçka duket se varet nga këndvështrimi që kemi rreth tij dhe përjetimit të marrëdhënieve seksuale në fund të tyre.
Këtë e pohon një studim i fundit i kryer nga ekspertja amerikane, Caroline J. Simon, sipas të cilit, seksi si i tillë, nuk është vetëm seks, por një mënyrë e vërtetë për të komunikuar dhe shprehur personalitetin në çift. Gjithçka, në varësi të karakterit që ne kemi.
Seksi si “besëlidhje”.
Tipat që e shohin seksin në këtë mënyrë, e përjetojnë atë në vetvete me krijimin e një lidhje, të një pakti me partnerin. Marrëdhënia seksuale për të tillë tipa, është e mirë vetëm nëse çifti është i martuar. Nëse nuk është i tillë, konsiderohet si një bazë e dobët për marrëdhënien.
Seksi si “lodër”.
Seksi është një lodër, që të nxjerr në dritë dhe ti e sheh vetëm si një mundësi për të krijuar sa më shumë kënaqësi. Duket absurde për ta thënë, por shumë njerëz e shohin dhe e konceptojnë kështu seksin.
Seksi si “dashuri”.
Romantikët e pashërueshëm, nuk dinë ta konceptojnë ndryshe një marrëdhënie intime: Përveçse seks të bërë me shumë dashuri. Për ata, shtrati nënkupton një pakt mes zemrash dhe asgjë tjetër.
Seksi si “pushtet”.
Akti seksual në këtë këndvështrim, shihet si një mënyrë për të kufizuar lirinë e tjetrit, pra ta posedosh totalisht partnerin. Një mënyrë e rrezikshme kjo të menduari, të cilin e kanë shumë meshkuj
 

Thamina

Papirus rex
Çfarë mendojmë për seksin në të 20-at, 30-at, 40-at…


Qëndrimi për seksin ndryshon me kalimin e viteve, përderisa edhe seksi është pjesë e plakjes. Në bazë të hulumtimeve të fundit, shumica e njerëzve të vjetër kënaqen në seks njëjtë sikurse kur ishin të rinj, e me kalimin e viteve njerëzit janë më të hapur në dashuri.
Dëshira seksuale ndryshon derisa ne plakemi, por jeta e shëndetshme seksuale është e rëndësishme edhe në moshën e shtyrë. Tërheqja seksuale varet prej shumë faktorëve, si hormonet, plakja, faktorët shoqërorë dhe ata psikologjikë.
Hormonet estrogjen dhe testosteron luajnë rol të rëndësishëm në seksualitetin te femrat, përderisa sasia e tyre ndryshon me kalimin e viteve.
Të njëzetat…
Në këtë fazë të jetës te një numër i madh njerëzish frika nga marrëdhëniet dhe shtatzënia e padëshiruar mund të ndikojë negativisht në libidonë. Njerëzit nuk e njohin mirë as veten e tyre dhe kanë frikë ta kërkojnë atë që kanë dëshirë. Shumë femra vuajnë nga cikle jo të rregullta menstruale, gjë që ndikon mjaft në shtimin apo zvogëlimin e tërheqjes seksuale. Në të njëzetat ekziston zgjedhje më e madhe e partnerëve, por mungon komunikimi ndërmjet, çifteve që është një minus i madh për të përjetuar një seks të shkëlqyeshëm.
Të tridhjetat…
Femrat në të tridhjetat janë më të pjekura dhe kanë më shumë vetëbesim në veten e tyre. Numër i madh i tyre tashmë janë në lidhje stabile dhe janë të gatshme që nga partneri ta kërkojnë atë që dëshirojnë dhe atë që u nevojitet. Po ashtu, femrat më lehtë dhe më shpejt e arrijnë orgazmën. Në bazë të hulumtimeve, 90% e femrave më të vjetra se 30 vjeçe rregullisht përjetojnë orgazëm në krahasim me 23% nga femrat e reja. Gjatë kësaj moshe, shumica prej tyre fillojnë të krijojnë familje. Shtatzënia, e sidomos fëmijët sjellin një ndryshim të madh në jetën seksuale të çiftit. Femrat e kanë një libido më të fortë, sidomos në tremujorin e dytë, e është shumë interesante që femrat që e kanë një fryt të gjinisë mashkullore në stomak, dëshirën për seks e kanë edhe më të madhe. Pas lindjes lindin disa telashe, e disa femra theksojnë se për seks as që u shkon mendja, e kjo zgjat përreth gjashtë muaj pas lindjes së foshnjës. Fëmijët sjellin dhe stres, kështu që komunikimi gjatë kësaj periudhe kohore është mjaft i rëndësishëm në ruajtjen e një lidhjeje apo martese të shëndoshë.
Të dyzetat…
Te meshkujt, problemet me ereksionin janë mjaft të shpeshta, e gjatë kësaj periudhe kohore të shpeshta janë rdhe tradhtitë. Edhe pse shumica theksojnë se në të dyzetat libidoja është e zvogëluar, te numri më i madh i femrave dhe meshkujve kjo nuk ndodh. Shumë femra dhe meshkuj tërhiqen prej partnerëve më të rinj.
Të pesëdhjetat…
Menopauza te femrat shfaqet kah fundi i të dyzetave dhe në fillimin e të pesëdhjetave, e kjo është periudha kur fillojnë të shfaqen simptomat që e vështirësojnë jetën seksuale. Shumica e femrave marrin ilaçe hormonale për të zbutur disa simptoma, si cikli jo i rregullt seksual, apo zvogëlimi i libidosë. Ekspertët amerikanë theksojnë se jeta e shëndoshë seksuale mund t’i zbusë simptomat negative të menopauzës.
 

Thamina

Papirus rex
Ditën fillojeni me seks!


Mënyra më e mirë të zgjoheni dhe të filloni ditën me buzëqeshje është kënaqësia nën mozaikun e ngrohtë në përqafimin e partnerit.
Puthje të buta në pjesën e veshit, qafës dhe në pjesën e kraharorit do ta zgjoni partnerin i cili do tua kthejë në masë të njëjtë, ndërsa e gjithë mund të shndërrohet në seks oral të mëngjesit.
Të gjithë ju që jetoni me partnerin e dini si mashkulli në mëngjes shpesh zgjohet me ereksion, që është rast i shkëlqyer për një seks të mirë.
Shfrytëzoni momentin dhe fundjavën ku me siguri keni më shumë kohë për veten dhe dhuroni një kënaqësi mëngjesi që disa nga ju mund të jetë në gjendje të mbajë në krevat edhe pjesën më të madhe të ditës.
Keni fundjavë për vete në shtrat shkoni tërësisht e zhveshur, në rast se mund të flini pa seks në mbrëmje, prekjet e mëngjesit do të jenë bombë e vërtetë erotike për ju.
Seksi i mëngjesit mund që çiftet të cilët janë të ndjeshëm në higjienën personale mund të shkaktojë probleme të vogla. Bëni dush në mbrëmje dhe trupi nuk do të ketë aromë të fortë sepse nuk do të shkoni në aksion të nxehtë.
Seksi është një mënyrë e madhe e relaksimit
Dita është mirë të fillojë dhe të përfundojë me seks. Këshillat e ekspertëve?
Çfarë mund të jetë më mirë se një orgazëm mëngjesi!
Derisa bashkëpunëtorët tuaj përpiqen të zgjohen me kafe ju me një buzëqeshje do të prisni për sfida të reja. Seksi është i mirë për ta filluar ditën dhe edhe më I mire për të filluar një ditë të mundimshme.
Që mos të vijë deri në ndonjë konfuzion, në qoftë se ju nuk ju ka ardhur deri ne penetrim, mund të luani edhe në mënyra tjera. Orgazmën me partnerin mund ta arrini me përkëdhelje apo me seks oral. Kryesisht të siguroni një fillim dite të mirë për …
 

Thamina

Papirus rex
A është seksi i rëndësishëm në një mardhënie?


Definitivisht është mjaft e rëndësishme që të mos jeni të fokusuar tërësisht në fëmijën, pa marrë parasysh sa e vështirë që është, sepse ju do të lini në harresë se kush jeni dhe kush është në marrëdhënien tuaj.
Kur jeni me fëmijë të vogël mos mendoni gjithë kohës me të, por nëse është e mundur merrni një pushim nga puna dhe përqëndrohuni te bashkëshorti juaj.
Seksi është një pjesë e rëndësishme e një marrëdhënie dhe nëse ju e lini në “harresë” atë do të jetë tepër e vështirë për ta rimarrë përsëri por ndonjëherë mund të jetë dhe me pasoja pa e kuptuar se ju vetë mund të jeni shkaktare pa qëllim.
Por nuk ka asnjë mënyrë që ju mund të vendosni një afat kohor mbi të. Dhe nëse mbas lindjes kini probleme, qoftë dhe dhimbje apo probleme me trupin tuaj,
është e rëndësishme që të flisni me burrin tuaj për atë që jeni duke kaluar, kështu ai do ta dijë që ju nuk e keni lënë në harresë, por keni menduar për të. Ai ka vendin e vet tek ju dhe fëmija ka vendin e vet.
“Gjithashtu, është e rëndësishme të dini se të bërit seks apo deshira e meshkujve , kur ju thotë, mos e merrni si presion që ai kërkon t’ju bëjë, por quajeni si diçka të mirë që ai përsëri pëlqen te ju. Jeni tërheqëse për të edhe pse jeni bërë një nënë.
“Është një çështje e ndjeshme, por kurrë mos mendoni se është e mençur që ta lini burrin dhe seksin mënjanë, se do të jetë tepër e vështirë dhe ndoshta dhe me pasoja për ta gjetur përsëri.
 

Thamina

Papirus rex
10 pyetje që na bëjnë të skuqemi


A e keni dëgjuar shprehjen “Bota rrotullohet rreth seksit”?. Besoj se të gjithë jemi hasur me të, në situata të ndryshme shoqërore apo edhe në marrëdhëniet në çift.
Por shumë njerëz skuqen kur e dëgjojnë apo për më tepër të pyesin rreth seksit, një temë që ende mund të konsiderohet tabu në vendin tonë, për më tepër në bashkëbisedimin midis brezave. Po cilat janë disa nga pyetjet që na bëjnë të skuqemi?
Përse asaj i pëlqen më shumë të qëndrojë sipër?
Sepse kështu mund të provojë ndjesi më të thella. Në këtë pozicion stimulohet në fakt në maksimum nervi pudendo, një terminal nervor, që është i ndarë në tre degë: në atë perienale (gjendet në pjesën e poshtme të baçinit), atë kurrizor i klitoridit dhe atë anale. Veç kësaj, nëse ajo qëndron sipër, është më i theksuar fërkimi i organeve gjenitale të jashtme dhe shuma e këtyre stimulimeve i sjell kënaqësi shumë më të madhe dhe përfshirëse nga ç’mund të ketë kur sipër është ai. Pa llogaritur pastaj që në këtë pozicion, gruaja ndjehet më e lirshme për të pasuar ritmet dhe ndjesitë e saj. Avantazhe shumë të çmuara për atë që ka një partner mbipeshë apo për atë që vuan nga ankthi: disa gra, në fakt, në të ashtuquajturin pozicion të misionarit (ai sipër dhe ajo poshtë), ndiente t’u merret fryma.
Përse burrat nuk kanë nevojë për parapërgatitje?
Tashmë shumë studime shkencore kanë treguar që të gjithë burrat dhe gratë e dinë nga eksperienca: tek ai dëshira rritet shumë shpejt, ndërsa eksitimi femëror rritet në mënyrë të ëmbël dhe graduale. Veç kësaj, burrat ndjehen më meshkuj nëse “nuk humbin kohë” me puthje dhe përkëdhelje (e në fakt thuajse 50 përqind e grave ankohen për këtë). Por problemi më kryesor është ky: Si t’ia bëjmë me atë 32,8 përqind të grave që, duke iu përmbajtur statistikave më të fundit, vuajnë nga rënia e dëshirës? Ka një zgjidhje: psikologë dhe seksologë janë të një mendjeje se për të rigjetur kënaqësinë para se të arrihet në depërtim, do të ishte e nevojshme gjysmë ore e mirë puthjesh dhe përkëdheljesh.
Përse disa burra nuk arrijnë fare të përmbahen?
Nëse ai nuk arrin ta mbajë orgazmën në përgjithësi do të thotë se ndjehet psikologjikisht nën trysni (shpesh është një fakt i pavetëdijshëm, të cilin nuk e percepton plotësisht) dhe kjo shkakton një tension në bacin: zona plevike ngurtësohet dhe bëhet e paaftë për të mbajtur ejakulacionin. Për këtë arsye, kura në rastet e ejakulacionit të parakohshëm konsiston në ndihmën që duhet dhënë për të gjetur një qetësi emotive. Por nganjëherë, ai nuk arrin ta mbajë sepse kënaqësia është shumë e thellë. Në këtë rast edhe ejakulacioni është shumë i fortë dhe i bollshëm.
Përse ai nuk ka qejf të përdorë prezervativin?
Sepse mund të pengojë kalimin natyral nga parapërgatitjet në depërtim. Nëse ai duhet të ndalet, të hapë kutinë dhe të vendosë profilaktikun, eksitimi mund të ulet. Dhe duke u ndjerë në siklet, mund ta ketë të vështirë të rifillojë nga e para. Veç kësaj është edhe paragjykimi që e konsideron prezervativin një pengesë për ndjeshmërinë e penisit. Por, ai është aq i hollë dhe puthitës sa nuk e justifikon mungesën e ndjeshmërisë. E nëse prezervativi hyn natyrshëm e zakonisht tek çifti, mund të kthehet në një moment intimiteti, pa u ndërprerë momenti erotik i vendosur mes të dyve.
Përse disa burra, kur bëjnë dashuri
eksitohen duke thënë fjalë të ndyra?
Për disa burra, thënia e fjalëve të ndyra ka një efekt çlirues. Është njësoj sikur thyerja e skemave të sjelljes së mirë, t’i ndihmojë të jepen. Disa të tjerë provojnë një kënaqësi për të ndaluarën, e ngjashme me atë të fëmijëve dhe kjo e shton dëshirën e tyre. Dhe nuk është e thënë, siç mund të mendohet, se grave nuk u pëlqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nëse shahen arrijnë më kollaj të largojnë nga vetja bllokimin dhe turpin.
Përse pas orgazmës burri ka nevojë për shumë kohë për t’u rikarikuar?
Sepse orgazma e tij, më shumë se ekstazës femërore i ngjan një shkarkimi të mirëfilltë. Dhe menjëherë niveli i testosteronit (hormoni mashkullor që ndikon dëshirën seksuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet menjëherë. Që të rikthehet dëshira për të bërë dashuri, një burri i duhet një periudhë pushimi nga dhjetë minuta tek të rinjtë deri në 48 orë tek me të vjetrit.
Përse “më pas” ai fle gjumë?
50 për qind e grave thonë se partneri, pas dashurisë është indiferent ndaj përkëdheljeve. Ai fle gjumë menjëherë ose fillon të lexojë gazetën, të shoh TV apo të hajë. Ka një shpjegim dhe këtë na e japin shkencëtarët. Pas orgazmës, ai hyn në një fazë relaksi. Kjo për shkak të endorfinave, të ashtuquajturat substanca të mirëqenies që organizmi ynë prodhon edhe pas një ore aktiviteti fizik dhe që kanë një efekt të lehtë ç’tensionues. Nëse ai është i stresuar, ky relaks mund ta vërë në gjumë. Por nganjëherë edhe për gratë seksi është një moment relaksi që mund të rrëshkasë me kënaqësi në gjumë.
Përse burrave u pëlqen të shikojnë?
E dini që meshkujt e vegjël të shimpanzeve shikojnë amplekset e të rriturve dhe i riprodhojnë duke luajtur? Dhe se femrat e disa kafshëve i kanë gjenitalet e ngjyrosura për të tërhequr vështrimin e meshkujve? Syri ka shume rëndësi në takimin seksual dhe dëshira, sidomos tek meshkujt, është e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo është theksuar me evolucionin: U pakësua stimuli nga feromonet, aroma që trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, për të joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh një minifund.
Përse në krevat shumë gra kanë qejf që t’u flitet?
Sepse, në përgjithësi, gratë duan më shumë komunikimin se sa veprimin e mirëfilltë. Një karakteristikë që, natyrisht, shfaqet edhe në seks. Një hapje e mirë me partnerin, para, gjatë dhe pas raportit seksual, i bën të ndjehen të futura në një lidhje të pasur, të plotë dhe shumë më tepër përfshirëse se sa një “takim seksi” i thjeshtë. Dhe është edhe një kënaqësi më e madhe fizike.
Përse shumë burrave u duket eksituese të shohin dy gra që bëjnë dashuri?
Dëshira e shumë burrave për të parë gra që përkëdhelen nuk lind vetëm nga pasioni mashkullor për imazhet erotike. Në fakt është fjala për një “variant” njëkohësisht eksitues dha pak kanosës. Shpesh ai, në këtë fantazi, nuk është i trembur nga ballafaqimi me burra të tjerë. Dhe mund të përfytyrojë të futet në lojë si protagonist i vetëm e i padiskutueshëm.
 

Thamina

Papirus rex
Dashuria mposht gjithçka negative


Seksi është njëra ndër teknikat më efikase dhe më të këndshme për uljen e stresit dhe shërimi e aktheve. Gjatë seksit sekretohet endorfina, hormoni i lumturisë, që shpjegon ndjenjën se pse njerëzit pas aktit seksual janë aq të lumtur.
Çoni dashuri kur ju pushtojnë mendimet e errëta dhe brengat, provoni t’i mposhtni kështu, krijoni një listë me gjërat që më së shumti ua keni frikën.
Mendojeni nëse gjërat që me të vërtetë ua keni frikën mund të ndodhin në realitet. Pyetni veten çfarë mund të bëni dhe ndërmerrni hapa konkretë. Përsëritjani vetes suaj se me brenga asgjë nuk mund të ndryshoni, ato vetëm sa ju dërmojnë. Më mirë do të ishte që forcën tuaj ta ruani për t’u ballafaquar për sfidat e vërteta në jetë. Identifikojini brengat
Nëse ju mundojnë akthet, drejtojuni ekspertit për ndihmë. Kjo gjithsesi do t’ju ofrojë ndjenjën e kontrollit mbi jetën tuaj, përderisa vetëm kjo ndjenjë ndihmon në mposhtjen e ankthit. Shkoni në psikoterapi, bashkojuni në përkrahjen e njerëzve që vuajnë nga ankthi, shkoni në palestër, ndryshoni stilin e jetës suaj, ndërmerrni gjithçka që është në mundësitë tuaja. Hidhuni në aksion
Duket e vështirë, por është e thjeshtë. Posa t’ju kaplojë frika, mendimet negative dhe brengat joreale, mendoni në diçka pozitive. Mbyllni sytë, duke menduar veten tuaj në një plazh të bukur, përplot valë të detit, rrezet e diellit në trupin tuaj… Menjëherë do të ndieni lehtësim. Nëse për një moment ia dilni t’i largoni mendimet e errëta dhe negative, do të ndiheni shumë më mirë. Ndjenja se mund t’i mbizotëroni ndjenjat tuaja më së shumti ndihmon. Mendoni pozitivisht
– Ankthi është përgjigjja në stresin e grumbulluar. Nuk mund të shërohet brenda një nate e as pa ndihmën e ekspertit, por ekzistojnë teknika të ndryshme që mund t’i ndihmoni vetes suaj – theksojnë ekspertët dhe zbulojnë gjashtë mënyra për zbutjen e anktheve. Pandërprerë prisni të ndodhë diçka e tmerrshme, ju kanë pushtuar frikë joreale, mendoni se jeta është e rrezikshme, frikësoheni se do ta humbisni kontrollin mbi veten tuaj… Nëse ndiheni kështu, jeni në ankthe. Çfarë është ankthi dhe si të tejkalohet, tregojnë terapeutët me përvojë në lëmin e shërimit të një dukurie si kjo. rrezikshme, frikësoheni se do ta humbisni kontrollin mbi veten tuaj… Nëse ndiheni kështu, jeni në ankthe. Çfarë është ankthi dhe si të tejkalohet, tregojnë terapeutët me përvojë në lëmin e shërimit të një dukurie si kjo.
– Ankthi është përgjigjja në stresin e grumbulluar. Nuk mund të shërohet brenda një nate e as pa ndihmën e ekspertit, por ekzistojnë teknika të ndryshme që mund t’i ndihmoni vetes suaj – theksojnë ekspertët dhe zbulojnë gjashtë mënyra për zbutjen e anktheve.
Mendoni pozitivisht
Duket e vështirë, por është e thjeshtë. Posa t’ju kaplojë frika, mendimet negative dhe brengat joreale, mendoni në diçka pozitive. Mbyllni sytë, duke menduar veten tuaj në një plazh të bukur, përplot valë të detit, rrezet e diellit në trupin tuaj… Menjëherë do të ndieni lehtësim. Nëse për një moment ia dilni t’i largoni mendimet e errëta dhe negative, do të ndiheni shumë më mirë. Ndjenja se mund t’i mbizotëroni ndjenjat tuaja më së shumti ndihmon.
Hidhuni në aksion
Nëse ju mundojnë akthet, drejtojuni ekspertit për ndihmë. Kjo gjithsesi do t’ju ofrojë ndjenjën e kontrollit mbi jetën tuaj, përderisa vetëm kjo ndjenjë ndihmon në mposhtjen e ankthit. Shkoni në psikoterapi, bashkojuni në përkrahjen e njerëzve që vuajnë nga ankthi, shkoni në palestër, ndryshoni stilin e jetës suaj, ndërmerrni gjithçka që është në mundësitë tuaja.
Identifikojini brengat
Kur ju pushtojnë mendimet e errëta dhe brengat, provoni t’i mposhtni kështu, krijoni një listë me gjërat që më së shumti ua keni frikën. Mendojeni nëse gjërat që me të vërtetë ua keni frikën mund të ndodhin në realitet. Pyetni veten çfarë mund të bëni dhe ndërmerrni hapa konkretë. Përsëritjani vetes suaj se me brenga asgjë nuk mund të ndryshoni, ato vetëm sa ju dërmojnë. Më mirë do të ishte që forcën tuaj ta ruani për t’u ballafaquar për sfidat e vërteta në jetë.
Çoni dashuri
Seksi është njëra ndër teknikat më efikase dhe më të këndshme për uljen e stresit dhe shërimi e aktheve. Gjatë seksit sekretohet endorfina, hormoni i lumturisë, që shpjegon ndjenjën se pse njerëzit pas aktit seksual janë aq të lumtur.
 

Thamina

Papirus rex
Seksi: Udhezuesi, qe shpeton meshkujt
Nje sjellje e shendetshme seksuale, mos pirja e duhanit, sporti dhe kontrolli i regullt, jane keto aleatet kryesore per nje shendet te mire seksual dhe riprodhues te mashkullit.
Por megjithate rregullat e arta jane 10: Manuali qe shpeton mashkullin si dhe rregullat per shendetin e tij riprodhues.
1- Miratoni nje sjellje te shendetshme seksuale. Duke mbrojtur veten dhe te tjeret, perdorni prezervativin dhe kuroni higjenen personale.
2- Shmangni pirjen e duhanit. Edhe ne qoftese cigarja ka qene e lidhur ne imazhet kinematografike, me burrat magjepes, ne realitet qindra studime shkencore kane treguar se duhani ul performancen seksuale.
3- Kini kujdes ndaj ushqimit dhe mbani nen kontroll peshen. Edhe abuzimi me alkoolin luan nje rol te rendesishem si ne kapacitetin seksual dhe ne ate te pjellorise.
4- Te berit sport, por rregullisht. Ne varesi te moshes dhe kushteve fizike, mjafton nje shetitje e mire me ritem te shpejte per rreth 30 minuta ne dite.
5- Te kesh nje jete te shendetshme emocionale, ne pune dhe relative; te kujdesesh per veten eshte e rendesishme. E ashtuquajtur si sindroma e stresit tiptik, ata te cilet i dedikojne shume kohe punes, apo ata te cilet i nenshtrohen ngarkeses se tepruar te punes fizike.
Keto perpjekje mund te jene pergjegjese per bllokimin e prodhimit te testosteronit, dhe clirimin e tepruar te ndermjetsuesve kimike si adrenalina dhe serotonina, me pasoje ne reduktimin e aktivitetit seksual.
6- Kushtojini vemendje rreziqeve ndaj disa profesioneve. Eshte i njohur fakti qe ekspozimi ndaj shume agjenteve kimike ose fizike mund te shkatojne deme, edhe te pakthyeshme, ne aparatin riprodhues te mashkullit.
7- Parandaloni duke kuruar tensionin dhe diabetin. Semundja e diabetit mund te shkaktoje deme ne funksionin erektil ne shume menyra. Hipertensioni shkakton nje semundje kardiovaskulare hipertensive, me ndryshime ne strukturen normale te eneve te gjakut.
8- Mos lini pas dore kontrollet ne femijeri. Disa ndryshime ne funksionimin seksual ne moshen e rritur e kane origjinen e tyre ne problemet e zgjidhura ose te pazgjidhura qe ne femijeri.
9- Beni nje vizite tek andrologu ne moshe te rritur, jo vetem ne rast patologjik. Vecanerisht ata qe kane probleme seksuale duhet te flasin me mjekun, ne disa raste ka zgjidhje, duke permiresuar kualitetin e jetes ne cift.
10- Beni nje vizite tek andrologu edhe ne moshen e trete. Kalimin i kohes mund t’ju coje ne dobesim te funksioneve mes te cilave edhe ne ate seksual.
 

Thamina

Papirus rex
Problemet seksuale që i shqetësojnë të dyja palët


Një nga seksologet më të njohura bashkëkohore, Tracy Cox, ka zbuluar katër probleme më të shpeshta seksuale, të cilat i shqetësojnë edhe meshkujt edhe femrat.
Megjithëse e përjetojnë ndryshe seksin, të dyja gjinitë kanë qëllimin e njëjtë që të kënaqen gjatë marrëdhënieve seksuale.
Çka nëse seksi është bërë monoton? Në lidhje jam qe disa vite dhe deri tash thuajse kemi provuar gjithçka. A është e pashmangshme ‘vdekja’ e seksit?
Mendimi se seksi zbehet pas një kohe, është ngjashëm sikurse kur nuk aplikoni për punë, sepse jeni të bindur se nuk do ta fitoni. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë nëse mundoheni pakëz. Ngjashëm është edhe me jetën tuaj seksuale. Është normale se pasioni humb, por kjo mund të parandalohet.
E dashura ime e do seksin, por e urren seksin e shpejtë, pse?
Ndoshta është në pyetje diç shumë e thjeshtë: I duhet kohë për tu lagur. Blini ndonjë lubrifikues dhe shikoni nëse kjo ndihmon. Shumë femra eksitohen shpejtë mendërisht, por kanë nevojë për kohë që të reagojë organizmi.
Pse ajo urren kur shikoj përmbajtje pornografike. A të heq dorë nga ideja se ndonjëherë mund të shikojmë pornografi bashkë?
Është fakt se shumë meshkuj shikojnë pornografi, sepse është argëtuese. Duke qenë se meshkujt janë më të mirë se femrat në ndarjen e dashurisë nga seksi, filmat e tillë për ta janë punë ‘e pafajshme’. Mirëpo, nuk duhet pritur që një femër e cila është kundër pornografisë të shikojë përmbajtje të tilla me ju. Meshkujt eksitohen nga fotografitë, ndërsa femrat nga fjalët.
Si ta refuzoj seksin, por të mos e hidhëroj
Ja një qasje e re: Mos u shqetësoni edhe nëse e hidhëroni. Shumica e meshkujve më shumë dëshirojnë që të thoni ‘jo’ sesa të bëni seks kur nuk dëshironi. Nëse ai kërkon diçka të tillë nga ju, atëherë ndërrojeni partnerin. Nuk keni nevojë për lejen e tij për ta refuzuar./telegrafi/
 

Thamina

Papirus rex
Seksi pas lindjes
[URL='http://www.keshilla.net/seksi-pas-lindjes/#']23
A mund të kemi marrëdhënje seksuale pa u bërë gjashtë javë që nga lindja?

Nuk preferohet që të keni marrëdhënje seksuale në gjashtë javët pas lindjes. Arsyet janë të shumta. E para, vagina dhe qafa e mitrës kalojnë nëpër ndryshime gjatë shtatëzanisë dhe lindjes, dhe iu duhet kohë që të kthehen në gjendjen e mëparshme. Mitra e lehonave liron gjakun e mbetur dhe ende është e ndjeshme ndaj infeksioneve.
Nëse keni patur një epiziotomi, është e nevojshme që plaga të shërohet dhe të bëhet elastike. Marrëdhenja me partnerin para kohe mund të bëhet e dhembshme dhe jo e këndshme, dhe vetëm mund ta zvogëlojë dëshirën për seks.
A mund të kemi marrëdhënje seksuale edhe pse kam patur epiziotomi?
Plaga nga epiziotomia do të duhej të shërohej 4-6 javë pas lindjes. Pas kësaj ju mund të keni marrëdhënje seksuale me partnerin. Keni parasysh që marrëdhëniet e para mund të jenë jo shumë të këndshme, madje edhe të dhembshme. Paraloja e gjatë dhe ambienti romantik mund të jenë një ndihmesë për tu relaksuar. Mund të përdorni dhe lubrifikantë (mjete për lyerjen e vaginës) ashtu që hyrja e penisit në vaginë të jetë pa dhembje.
A do të më rikthehet dëshira për seks me partnerin?
Mos u shqetesoni. Lindja është një përvojë e lodhshme për ju, dhe momentalisht rreth foshnjes e cila kërkon 100 % të kohës tuaj, është mëse e kuptueshme që seksi nuk iu bie ndër mend. Sidomos nëse keni patur epiziotomi, gjenitalet janë më të dhembshme dhe vetëm prekja për ju mund të jetë jo e këndshme, ndërsa seksi një kujtim i bukur por edhe një e ardhme e largët.Me kalimin e kohës, e ndoshta pas 6 javësh, kur të jeni shëruar plotësisht, do të mund të rifilloni sërish marrëdhënjen me partnerin tuaj. Le të jetë fillim i butë, ndoshta vetëm përkëdhelje e prekje, derisa nuk dëshironi më shumë.
Flisni me partnerin tuaj, se çfarë ju bën të ndiheni mirë, dhe çfarë jo. Ndonjëherë vetëm qëndrimi pranë TV dhe mbajtja për duarsh do tju pëlqejë më shumë se sa seksi dhe kjo është shumë normale. Bisedoni dhe dhuroni dashuri. Zbuloni prekje të reja dhe në atë mënyrë dalngadalë do të ju rikthehet dëshira për seks. Por gjithsesi prisni të kalojë periudha prej gjashtë javësh, në mënyrë që trupi juaj ti pranojë kërkesat pa probleme. Mundohuni të mos anashkaloni marrëdhënjen tuaj shkaku i foshnjes. Ndani kohën për partnerin tuaj.
Gjatë seksit më erdhi qumështi, a është kjo gjë në rregull?
Nëse qumështi ju vjen gjatë marrëdhënjeve, kjo është shumë normale, sepse stimulimi i thithkave bën që të rrjedh qumështi nga gjiri.
Ne nuk kemi me kohë për seks! Si ia arrijnë këtë të tjerët?
Në momentet kur të gjitha i keni mbi kokë, si ndërrimi i pelenave, biberoneve dhe gjërave të ndryshme rreth foshnjes, me të vërtetë seksi nuk bie në plan të parë. Megjithatë, seksi është pjesë përbërëse e secilës lidhje dhe këtë nuk duhet shmangur. Vetëm ngadalë. Ndoshta do të jeni të frikësuara në fillim dhe do të mundoheni që këtë gjë ta fshihni me arsyetimin për mungesë të kohës, por kjo nuk do të mund të zgjasë përgjithmonë.
Baza e rifillimit të marrëdhënieve seksuale është komunikimi. Flisni me partnerin për frikën tuaj, për mungesën e kohës së lirë, për atë se “çfarë do të ishte sikur…”Mundohuni të shkoni në krevat më herët, posa të fle foshnja juaj. Pajtohuni me faktin që me lindjen e foshnjes të gjitha kanë ndryshuar, madje edhe jeta juaj seksuale. Qëndroni të gatshëm të ndryshoni kohën dhe mënyrën e marrëdhënjeve.
Ndonjë këshillë për marërdhënje seksuale pas lindjes?
Mos u lidhni me rutinën e vjetër “seks në shtratin e dhomës së vjetër”. Kur foshnja te fleje, shfrytëzoni divanin, kuzhinën, banjon, vaskën me ujë të ngrohtë, secili moment i ri është i mirëpritur për të futur llojshmëri në jetën tuaj seksuale.Kur foshnja te fleje, hapeni një shishe verë, zvogëloni dritën e dhomës, lëshoni muzikë të lehtë dhe lejoni atmosferën tju marre.Nëse mund të përkujdeset dikush për foshnjen tuaj për një orë apo dy, “ikni” nga shtëpia me partnerin tuaj në ndonjë vend të qetë, fundi fundit edhe makina është një vend i mirë.Shumë prindër kanë marrëdhënje seksuale edhe gjatë kohës kur foshnja fle, në po në të njejtën dhomë. Nëse e vëreni që koha kalon dhe jeta juaj seksuale ende është një rrëmujë, flisni me partnerin. Ndoshta edhe ai e ka po të njejtën frikë si ju./bebaime/[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Kur mashkulli humb interesin per seks


Nese partneri juaj mohon seksin, nuk mund te jete vetem se ka nje grua tjeter ne jeten e tij, sepse do t’i jape fund marredhenies apo nuk i dukeni me e bukur dhe joshese.
Shume burra vuajne me problemin e ereksionit kur ata jane te stresuar apo sepse ne jeten e tyre ka dicka qe i shqeteson.
Shpesh femrat fajesojne veten kur partneri nis te shfaqe shenjat e para ndaj deshires se ulet per seks. Ato ndjejne se ka dicka qe nuk shkon mire ne tekniken tyre te te berit dashuri apo se partneri nuk i pelqen me. Studiuesit mendojne se disa nga arsyet qe i bejne burrat te mos kene deshire seksuale jane:
Lodhja
Nese partneri juaj ka punuar shume, duke u perpjekur te arrije te pamunduren dhe te beje me te miren ne profesionin e tij, lodhja dhe merzia, nese gjerat nuk shkojne ashtu sic do ai, mund te shkaktoje probleme ne jeten tuaj seksuale. Kjo mund te shpjegoje humbjen e rastesishme te ereksionit, te cilen e vuajne te gjithe burrat, por ne kohe te ndryshme.
Nese bashkeshorti juaj humbet ereksionin gjate aktit seksual, eshte shume e rendesishme qe te mbeshtesni ate dhe te menjanoni akuzat per humbjen e interesit ndaj jush, apo te nisni nje zenke, pasi kjo do te perkeqesonte gjerat. Ndonjehere nje pushim i shkurter para se te perpiqeni te rinisni akti seksual, eshte ajo cka nevojitet, por nese ai ende vazhdon te kete veshtiresi, ju thjesht tregoni mirekuptimin tuaj dhe faktin se ai eshte vertet i rendesishem per ju. Nese marredhenia juaj po kalon probleme parash, shqetesime me femijet, veshtiresi te tjera seksuale, apo zenkat e vazhdueshme, mund te jene arsye te tjera per humbjen e deshires per seks te partnerit tuaj.
Problemet emocionale mund te cojne ne veshtiresi te ereksionit, pasi besimi apo ndjenja e intimitetit me partnerin ndikohet drejtperdrejt. Te gjithe e dime qe eshte e veshtire te ndizesh nese dite pas dite borxhet shtohen. Nese merrni nisma per te kaluar keto probleme financiare, veshtiresite tuaja mund te parandalohen, sidomos nese nuk ka arsye te tjera psikologjike.
Vetevleresimi
Shqetesimi juaj, nese partneri juaj mendon se vazhdoni te jeni terheqese, ndikon shume ne deshiren tuaj per seks. Perpiquni te permiresoni vetevleresimin tuaj dhe do te shihni se edhe ai do t’u shoh me sy tjeter. Diskutimi i ndjenjave eshte gjithashtu e rendesishme te shpjegoni ndjenjat tuaja per ate qe ka ndodhur dhe te kerkoni ndihme ne perballimin e emocioneve qe mund te jeni duke perjetuar.
Burimi i shqetesimit mund te jete marredhenia juaj dhe menyra se si ai ndihet me ju. Inkurajoheni te hapet per ato qe po ndodh me ju. Filloni duke thene dicka te tille si: “E di se me siguri mund te duket dicka koti, por…”. Mos vazhdoni me shqetesimet tuaja per humbjen e deshires se tij. Inkurajoheni ate te beje te njejten gje me ju, pasi ka gjasa qe personi tjeter te jete po aq i shqetesuar sa edhe vete ju. Ne kete menyre mund te veproni si nje skuader dhe ta zgjidhni problemin se bashku, ne menyre qe ta shmangni ceshtjen nga frika.
A eshte mire ai?
Nese partneri juaj vuan rregullisht nga mungesa e ereksionit, ai duhet te kontrollohet. Veshtiresia ne ereksion mund te jete nje tregues i semundjeve si diabeti apo semundjes e zemres. Mos e trembni partnerin tuaj, duke i thene se mund te kete nje semundje serioze, por sugjerojini nje kontroll per t’u siguruar se eshte mire.
Ai duhet ta informoje doktorin per te gjitha simptomat e humbjes se ereksionit dhe cdo problem tjeter shendetesor qe mund te kete kaluar. Shpesh disa pilula, te rekomanduara nga doktori, mund ta risjellin ereksionin me lehtesi. Nese doktori rekomandon se ka nevoje per teste te tjera apo trajtime per nje semundje, eshte me mire te veproni me shpejtesi, pasi problemet e shendetit te pa kuruara mund te jene me te veshtira te riparohen ne nje faze me te larget.
Nese e shtyni, pasi besoni se paaftesia e tij per te pasur ereksion vjen pasi ju nuk i dukeni terheqese, mund te mos e gjeni kurre zgjidhjen qe kerkoni. Tregoni kujdes per humbjen graduale te ereksionit per nje periudhe te gjate, pasi kjo ka gjasa te jete nje tregues semundjeje. Nje humbje e shpejte e ereksionit (per shembull ne nje rast), kjo ka gjasa te lidhet me shqetesime emocionale.
 

Thamina

Papirus rex
Shtatë arsye në favor të seksit


1. Na ndihmon të kuptojmë se çka është më e rëndësishme për ne.Gjeneratat e reja kanë mundësi të panumërta që çdo ditë të përballen me ygjedhje të reja.
Vetëm disa dijnë të jenë të durueshëm, ngase aty shpesh përzihet edhe frika dhe presioni nga gabimet. Të gjithë tmerësisht kërkojmë mënyrë më të thjeshtë të jetës.
Njëra nga strategjitë është që thjeshtë të pyetemi: “çka është në të vërtetë e rëndësishme nëjetën time?”
Në njërën bga anketat, rreth 59 % të femrave deklaruan se seksi është me rëndësi të veçantëë dhe vetëm 9 % mendojnë se është i parëndësishëm fare. Seksi do t’ua lehtësoj jetën vetëm nëse është i llojit që ju përgjigjet juve – i llojit që kultivon dhe rit intimitetin emocional, ngase më të pakta janë gjasat që do të do të humbasni të pakënaqur nëpër botë.
52 % e femrave e përcjellë një rregull: “As mos mendo për seks gjersa nuk je në lidhje serioze.” Seksi është i rëndësishëm vetëm ngase vendos intimitet në sfera më të larta. Seksi ju lejon që pranë personit tjetër të jeni plotësisht të lëndueshëm fizikisht dhe emocionalisht. Nëse nuk ka dashuri, as seksi nuk ka kuptim!
2. Për shkak të seksit e çmojmë dashurinë
Në pyetjen se “Kur është seksi më i mirë?” shumica nga anketueset përgjigjet: “Kur ka dashuri në të”. Nëse ka të bëjë vetëm me aktin e pastër fizik, të jeni të bindur se nuk do të kënaqeni. Shumë femra i mbushin bateritë e tyre emocionale perms seksit. 40% e femrave mendojnë se seksi i forcon lidhjet emocionale. Të njëjtën gjë e kanë deklaruar edhe ato që kanë përdorur të dyja metodat e seksit.
Më shumë se një e treat e anketueseve kishin shijuar seksin pa dashuri: 53 % në lidhje të pasuksesshme, 42% në aventura për një natë dhe 40% nëpër flerte të parëndësishme dhe pa obligime. Gjithsesi gjithnjë mund të gjindet 5% e atyre që mendojnë se erotikë e zjartë dhe e vërtetë ka qenë nata me të panjohurin. Megjithkëtë ato seksin e tillë e përshkruajn si akt fizik e jo emocional. Ato thonë se s’ka turp në këtë vetëm ngase janë anonim, por megjithatë shumica e tzre nuk mund ta paramendojnë seksin pa dashuri.
3. Mund të lavdëroheni gjatë seksit
Femrat kanë dëshirë të flasin: 94 % nga të anketuarat theksonin se shpesh bisedojnë me shoqe rreth seksit. 50% e tyre bisedojnë për këtë çështje sa here që të taohen. Ato dëshirojnë që përvojën e mirë ta ndajnë me dike dhe në të njëjtën kohë kur janë jo të sigurt dhe të pakënaqur, kërkojnë këshilla nga njëra tjetra, sidomos nga personat që kan besim në to.
Është interesante se femrat jasht lidhjeve martesore më shumë flasin për përvojat e tyre kur takohen me shoqet. Një e treat e tyre flasin për seks të mrekullueshëm dhe kanë dëshirë t’i përshkruajn detajet, 90% i shkëmbejnë informatat për kontracepcion dhe teknikat e gjërat tjera, 63% krahasojnë përvojat e tyre më të mira, më të çmendura dhe të hidhura. Natyrisht se pak edhe e teprojnë.
4. Temë e mirë është biseda me partnerin
Pa partnerin nuk do të kishim edhe biseda të mira dhe interesante. Përveq kësaj gjithnjë është mirë me i ndarë kënaqësitë dhe pakënaqësitë me personin që e dashurojmë P.Sh. 48% e femrave dëshirojnë më tepër seks dhe të gjitha herët a vonë e bëjnë këtë në marrveshje me partnerin e prej tyre 43 % duke biseduar me të dhe 41% heshturazi, duke dërguar sinjale të heshtura por të efektshme trupore.
Asnjëherë nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnjë duhet dhënë vullnet pozitiv. Gjithnjë thuani “kështu është mirë” dhe asnjëherë “mos, çka po bën!” 20% e femrave nuk ndërmarina asgjë kur janë të pakënaqura. Duhet ditur se heshtja për partnerin mund të jetë tejet frustruese. Mund ta humb interesimin për ju.
5. Seksi e ushqen egon
Në pyetjen se “Si ndihen në lidhje të afshtë”, 66% e femrave kanë theksuar se kanë vetbesim të plotë. 50% e tyre theksuan se ndihen tejet seksi dhe bëhen dashbnore që kanë shumë kërkesa. Kjo natyrish nuk do të thotë që kanë dëshirë ta ndërrojnë partnerin apo të kenë më shumë në të njëjtën kohë. Kjo ide nuk u pëlqen gati askuj.
Do të thotë se vetëm lidhja e ngrohtë monogame i bënë të lumtur (66%), optimiste (80%), dhe më mirë ia dalin me probleme jetësore (58%). Pikërish vetëm pse seksi u jep siguri, për këtë dhe ndihen me shumë dëshira dhe më seksi. 89% e tyre thonë se më së miri, më të shëndetshme dhe më me vetbesim ndihen kur janë të kënaqura me veten si njeri. Atëherë janë dhe më të lumtura. Vetëm 12% të femrave gjejnë ndihmë te alkooli dhe stimulanset tjera.
6. Seksi është aventurë pa pagesë
Ajo që dikur konsiderohej tabu, sot është në praktikë të gjerë. Gati të gjitha anketuset i kanë prvuar pozitat standarde (nga anash, nga prapa, pozitën misionare…). 92% e kanë shijuar seksin oral, ndërsa shumë nga ato kanë shkuar edhe më larg në seks me gjërat që Kamasutra (filozofi dhe praktik hindus për seks) i quan me emra të quditshme.
Eksperimentet janë të nevojshme gati për secilën. Jo vetëm që e largojnë monotoninë por edhe janë kyqe në forcimin e lidhjes fizike dhe psikike mes partnerëve. Gati gjysma e të anketuararve kanë shijuar seksin në vende publike ndërsa 40 % e tyre nganjëherë lundron në ujërat e sado-mazohizmit! 72 % shërbehen me vibratorë, vajra për masazhë, ndërsa 20% e kanë provuar seksin me tre persona menjëherë. Gati 60% e tyre kanë ëndëruar për seks me femër ndërsa 14% e tyre për metodat sado-mazohistike, me zingjirë dhe kamxhikë!
7. Ju pajton
Disa nga arsyetimet e femrës për t’iu shmangur seksit janë:”Jam e lodhur”, “Nuk ndihem mirë”. Një nga arsyetimet tjera që është mjaft e pamoralshme është edhe se: “të refuzosh mashkullin është argëtim!” Në pyetjen se “pse i shmangen seksit?”, femrat kryesisht janë përgjigjur: “Për shkak të lodhjes”, “shpesh nuk jam e disponuar”, ndonjëherë edeh “jamë e hidhëruar me të”.
Megjithatë arsyetimet e llojit: “nuk dua as të paramendoj se më ka gjithnjë në dispozicion” si dhe “du t’i hakmirem” i takojnë jokorrektësisë emotive. Kjo nuk do të thotë se t’i vendoseni atij në dispozicion kundër vullnetit tuaj, por t’i thuani se jamë e hidhëruar apo e lënduar, dua njëherë të diskutojmë e pastaj shohim.
 
Top