Keshilla sexuale 3

Thamina

Papirus rex
Disa sekrete per puthje perfekte


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2015/05/puthja.jpg']
Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion që të jep shumë kënaqësi, për të mos thënë që është provuar shkencërisht që siguron një afrim më të madh emocional mes çifteve sesa intimiteti fizik.
Është provuar që njerëzit e mbajnë mend puthjen e tyre të parë shumë më mirë dhe e kanë më të gjallë sesa përvojën e parë seksuale. Njerëzit nuk rrinë t’i mendojnë këto pjesëza të gëzueshme jete, por janë ca gjëra që ndoshta nuk i di për mënyrën më të mirë e më përmbushëse të shprehjes së dashurisë.
Bëjmë pak shkencë
Ka një emër shkencor për gjithçka dhe këtu bën pjesë dhe puthja. Termi për fushën që studion puthjen është “filematologji”, termi shkencor për puthjen franceze është “kataglotizëm”.
Të flasim për fjalët
Fjala “kiss” vjen nga anglishtja e vjetër “cyssan,” e cila nga ana e saj vjen nga paragjermanishtja “kussijinan” ose “kuss.” Këto fjalë mendohet që kanë ardhur nga tingulli që bën puthja.
Stërvitje
Lëvizja e buzëve është një punë fizike, por saktësisht sa fizike është? Një njeri mesatar djeg 2 kalori për çdo minutë puthje, një pasionant mund të djegë deri 6 kalori në minutë.
Gjurmë letrare
Puthja është një temë e përhapur në poezi dhe letërsi në të gjitha gjuhët e botës. Për herë të parë, puthja është shkruar në tekstet e Katër Vedikteve Sanskrite, që janë shkruar që në vitet 1500 Para Krishtit.
Gojë e pistë
Dihet gjerësisht që goja është një vend i papastër. Me një puthje, një njeri shkëmben nga 10 milionë në 1 miliardë baktere. Sado e çuditshme të duket megjithatë, të puthesh me një person të sëmurë ka më pak rrezik për të marrë të ftohtin sesa t’i japësh dorën.
Koha më e bukur
Të masësh kohëzgjatjen e gjithë veprimeve të ndihmon t’i vendosësh gjërat në perspektivë. Një person normal puthet aq sa mund të mbushë dy javë të jetës. Puthja mendohet që është e këndshme, por mund të ketë edhe pasoja shumë të këqija. Në Kinë, një burrë e puthi aq fort të dashurën sa uli presionin e ajrit në gojën e saj dhe asaj iu ça daullja e veshit. Në një puthje angazhohen shumë muskuj, një puthje të plotë franceze përfshin 34 muskuj, por më i rëndësishmi është orbicularis oris, muskuli që mbledh buzët.
Rekordi Guinness
Rekordi aktual botëror për puthjen më të gjatë mbahet nga Ekkachai dhe Laksana Tiranarat nga Tajlanda. Në 14 shkurt të vitit 2013, ata thyhen rekordin e mëparshëm me një puthje të gjatë prej 58 orësh, 35 minutash dhe 58 sekondash.
Një pjesë e ndjeshme
Buzët e njerëzve janë skajshmërisht të ndjeshme, 100 herë më shumë sesa majat e gishtave.
Romakët, si grekët e lashtë, ishin të njohur për të intelektualizuar çdo gjë, edhe puthjen. Ata i ndanin ato në tri kategori: puthje në faqe ose “Osculum”, puthje në buzë “Basium” dhe një puthje e thellë ose “Savolium”.
Revolucioni francez
French kissing mund të jetë një përvojë shumë argëtuese dhe e këndshme, por emërtimi klasik nuk synonte këtë. Termi ka dalë në 1923 si një goditje për kulturën franceze për të cilën njerëzit mendonin që ishte shumë seksuale.
Fillimi i aktit
Shumë studiues janë të pasigurt nëse puthja është e mësuar apo e lindur. Duke qenë që ka shumë kultura në botë që nuk e praktikojnë puthjen, dyshohet që mund të mos jetë e dyta.
Historia kinematografike
Sot mund të shohësh shumë puthje në tv, por nuk ka qenë gjithmonë njëlloj. Edhe në SHBA, puthjet kanë qenë të ndaluara sipas ligjeve të censurës, që nga viti 1930 në 1968-ën, puthjet në ekran rregulloheshin dhe lejoheshin vetëm pak sekonda. Gjatë puthjes, nëse një person ishte i shtrirë poshtë tjetrit, ai sipër duhet qëndronte drejt, nëse të martuarit po putheshin në shtrat, një ose të dy duhet të kishin një këmbë në dysheme.
Fjalë e shkruar
Ju mund ta dini që X-et dhe O-të janë shkurtime në të shkruara për puthjet dhe përqafimet. Por ndoshta nuk dini që X nuk është thjesht një shkronjë e rastësishme, ajo mendohet që përfaqëson formën e buzëve kur mblidhen për të puthur.
Simbolika letrare
Puthja është përdorur si një metaforë e fuqishme në të gjithë artin dhe letërsinë. Dy më të përdorurat janë puthja e jetës, e quajtur ndryshe “Fryma e Zotit” dhe puthja e vdekjes, që i referohet asaj që njihet “Puthja e Judës”.
Mund ta puthësh nusen
Është normale të mendosh që burri e puth nusen në fund të predikimit si simbol dashurie, por është një mendim i gabuar, shkruan revista class. Në të vërtetë, akti e ka fillesën nga Roma e Lashtë, ku puthjet përdoreshin për të plotësuar dhe firmosur kontrata personale.
Mënyrat alternative
Edhe pse shumë e quajnë puthjen eskimeze budallallëk, shumë të tjerë mendojnë ndryshe. 95% të burrave dhe grave u pëlqen të fërkojnë hundën.
Të ngjitesh lart
Kur puth dikë për herë të parë, çlirohet dopaminë, një hormon i ndjesive pozitive që të bën të kesh më shumë dëshirë, por dopamine mund të bëjë të humbasësh oreksin dhe e bën shumë të vështirë të të zërë gjumi.
Djathtas
Kur puthen, gati dy të tretat e personave përkulin kokën në të djathtë. Studiuesi gjerman Onur Güntürkün e ka zbuluar këtë jo duke i vëzhguar njerëzit, por duke parë vjedhurazi 224 çifte amerikane, gjermane dhe turke. /Telegrafi/[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Pse gratë kanë probleme me orgazmën?


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2015/04/grate.gif']
Gratë kanë të drejtë të ngrenë pretendime për seks të mirë dhe të pyesin: ku është orgazma ime? Mësoni më poshtë pse gratë kanë probleme me orgazmën.
Ulja e dëshirës seksuale
Ulja e dëshirës seksuale përkufizohet si mungesa e mendimeve apo ndjenjave seksuale. Kjo është më e përhapur tek pacientet femra dhe mund të ndikojë negativisht në lidhjen e tyre. Shkaqet përfshijnë: historitë traumatike seksuale, cilësinë e marrëdhënies aktuale, çrregullimet hormonale dhe depresionin apo ankthin.
Kur pacientët vijnë të më flasin për këtë çështje, i pyes nëse fantazojnë për aktorë, modelë apo djem pishinash. Nëse përgjigjen pozitivisht, atëherë do të thotë se problemi qëndron tek kjo lidhje dhe nuk është problem psikologjik apo biologjik. Gratë e kanë të vështirë që t’i harrojnë zënkat me bashkëshortin gjatë ditës ose faktin që ai i acaron me diçka që s’u pëlqen. Shumicën e rasteve, zgjidhja është komunikimi dhe të qëndruarit pranë njëri-tjetrit. Caktimi i një datë për të kryer marrëdhënie seksuale është një recetë e mirë. Provojeni, mund t’ju pëlqejë!
Çrregullime të dëshirës seksuale
Kjo karakterizohet si paaftësi për të arritur apo mbajtur lubrifikimin edhe pas ngacmimit. Kjo mund të varet nga periudha në të cilën gjendet gruaja. Menopauza karakterizohet nga një humbje e konsiderueshme e estrogjenit, kjo mund të ketë një ndikim të madh në aktivitetin seksual të tyre. Për gratë që nuk janë në menopauzë, zgjimi seksual mund të shkaktohet nga faktorë të tjerë, si: aftësia e dobët e partnerit, hormonet, si dhe faktorë të tjerë. Viagra është konsideruar si një domosdoshmëri që I ndihmon gratë të zgjojnë dëshirat seksuale, por kjo nuk është aprovuar ende. Zgjimi i dëshirës seksuale kalon nëpër disa faza. Burrat kanë prirjen të harrojnë se gratë kanë nevojë për më shumë ngacmime përpara se të nisin aktin seksual. Puthja për gratë nuk është vetëm fizike, por edhe mendore. Ajo fillon përpara se të mbërrini në dhomën e gjumit. Kështu që filloni “lojën” para se të shkoni në shtrat. E-mailet, mesazhet mund të jenë një mënyrë.
Çrregullime të orgazmës
Konsiderohet si paaftësia për të arritur orgazmën. Që të arrihet orgazma duhet që të jemi mirë jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Për shumë gra orgazma është e paarritshme, pasi e kanë të vështirë të jenë “aty”. Ato mund të jenë duke menduar për një mori gjërash të tjera që e shkëpusin vëmendjen nga akti. Përveç kësaj, shumë gra kanë vështirësi që të flasin për mënyrën sesi ndihen. Ndonjëherë, arritja e orgazmës mund të jetë shumë e lehtë. Thjesht duke ndryshuar pozicionet seksuale. Nëse gruaja merr kontrollin “e situatës”, mund ta stimulojë më tepër për të vazhduar.
Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale
Përjetimi i dhimbjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale te gratë është një gjë e zakonshme. Në një moment të jetës së saj, çdo grua ka provuar të ndiejë dhimbje. Ka një sërë shkaqesh për këto dhimbje, si: mungesa e lubrifikimit, trauma, një operacion i kryer, irritim apo faktorë emocionalë. Vitin e kaluar, futja në treg e “Osphena”-s ka ndryshuar jetën e disa grave që kishin dhimbje të shkaktuara nga simptomat e menopauzës. Është mirë që gratë të kenë kujdes edhe me lubrifikantët, pasi shumë prej tyre duhen aplikuar shpesh pasi thahen shumë shpejt.
Çështja e hormoneve
Biologjikisht gratë edhe burrat janë mjaft të ndryshëm në përbërjen e tyre hormonale. Megjithatë, ne kemi hormone të njëjta, por në sasi të ndryshme. Testosteroni dhe estrogjeni janë hormonet kryesore që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë seksuale. Kur testosteroni është në nivel të ulët tek meshkujt, mund të çojë në rënie të dëshirës seksuale dhe ereksioni është më i butë. Gratë gjithashtu kanë nevojë për testosteronin për të ngjallur dëshirën seksuale. Kërkimet kanë treguar se pilulat kundër shtatzënisë priren të ulin nivelin e testosteronit tek gratë, duke ulur dëshirën seksuale. Ka pasur shumë debate që tregojnë sesi testosteroni mund të përmirësojë funksionin seksual tek gratë. Pavarësisht polemikave, deri në vitin 2006 janë dhënë mbi 1,3 milion receta testosteronit për gratë. Gratë në mënyrë të qartë kanë të drejtë të ndryshojnë dhe të ngrenë pretendime për seks të mirë.
Thjesht fillojeni me pyetjen: ku është orgazma ime?[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
:D:D:D
Ja disa nga shenjat se ai po ju tradhton


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2015/04/tradhetija1.jpg']
Ka ardhur pranvera dhe një shprehje thotë se tani ‘zien gjaku’.Natyrisht gratë tradhtojnë, por thuhet se burrat janë më të prirur për ta bërë këtë gjë.
Por nëse doni të dini se cilat janë shenjat se ai po ju tradhton, atëherë lexoni më poshtë.
Megjithatë mos u fiksoni shumë.
-Celulari i tij bëhet gjithmonë e më i shenjtë. Nëse ai nis e shkon edhe në banjë me celularin, atëherë kjo është një shenjë.
-Seks? Çfarë është kjo? Nëse atij nis dhe i bie interesi për të bërë seks me ju, duhet të dyshoni. Sidomos nëse nuk i pëlqejnë më ‘lojërat e pista’ që bënit dikur.
-Stil i ri. Pasrroje e re, dush më shpesh, rroba të reja. Të gjitha janë shenja se atij ka nisur t’i pëlqejë dikush tjetër.
-Takim pas takimi. Deri tani ai nuk njihej si i fiksuar pas punës. Por tani po i dalin takime shpesh dhe ai sillet si një ‘workaholic’. Diçka po ndodh.
-I çmendur pas stërvitjes. Dikur pëlqente të rrinte vetëm në kolltuk, tani thotë se çmendet pas palestrës. Ka një arsye tjetër përveç trupit në formë.
-Një mik, një mik i mirë. Aha, është normale që meshkujt duan të kalojnë sa më shumë kohë me miqtë. Por nëse bëhet e shpeshtë, mund të fshihet diçka dhe miqtë mund të përdoren si alibi.
-Manovrat e paqarta: A është partneri juaj i pasigurt? Ndryshon bisedat dhe shmang shikimet e drejtpërdrejta? Ndoshta fsheh një aferë.
[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Çfare tregon sjellja e tij pas seksit!


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2015/04/seksi1.jpg']
Po e se nuk jeni të sigurta çka do të thotë sjellja e tij pas seksit, lexoni këto këshilla për dekodimin e qëndrimit të tij pas një nate të zjarrtë.
Ajo që meshkujt bëjnë pas seksit, mund të thotë shumë çka lidhur me ta, por edhe për marrëdhënien tuaj të ardhshme,
Mbërthen duart dhe këmbët rreth teje
Ai është i preokupuar me ty, gjë që është super, mirëpo vetëm nëse edhe ti ndien njësoj për të. Në të kundërtën ai do të jetë vetëm imponues.
Të përqafon dhe të puth në ballë
Ai është shumë i kënaqur me atë që pikërisht ka ndodhur dhe nuk ndien ndonjë impuls të papritur që të ikë. Duket se te tipi i këtillë nuk ekziston fobia nga intimiteti.
Ai ik
Ashtu siç ik nga banesa jote, po ashtu do të shkojë edhe nga jeta jote. Ka marrë atë që ka dëshiruar dhe tani dëshiron të vazhdojë aktivitetet e lira.
Fle gjumë
Ndonjëherë arsye për këtë është vetëm puna e kryer mirë dhe lodhja, por ndonjëherë edhe mosgatishmëria për hapje emocionale, andaj kështu është më së lehtë të shmangen mundësitë e pakënaqësive.
Fillon të të puthë dhe të të përkëdhelë
Keni pushuar pak dhe jeni këndellur, dhe tani është koha për rundin e dytë, po ashtu të mirë.
Shkon për të blerë akullore
Sepse akullorja është ajo që ke dashur, e pra e gjithë ajo që mund të të themi është: mbajeni![/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Seksi është i neveritshëm, por pse e bëjmë?


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2015/04/seksi.jpg']
Lëngjet, aromat, madje dhe zhurmat e bëjnë seksin diçka të neveritshme, por pse shumica e njerëzve kënaqen prej tij?
Dilema midis nevojës për t’u riprodhuar dhe dëshirës për të shmangur gjithë këtë “neveri” përbën një sfidë interesante të evolucionit dhe ka rezultuar në një marrëdhënie komplekse midis eksitimit dhe neverisë.
Neveria është konsideruar një emocion universal që nga Darvini, deri më sot. Shprehjet e fytyrës të lidhura me të njihen në të gjithë botën. Bazuar në qëndrueshmërinë e shfaqjes në fytyrë të këtij emocioni, teoritë e hershme mbi neverinë e lidhnin atë me refuzimin oral të substancave helmuese. Ajo lidhet me përzierjen dhe të vjellët. Nga ana tjetër, ne përjetojmë neveri, si reagim të sjelljes imorale seksuale, por edhe ndaj eksperiencave të të prekurit (si p.sh., kur biem në kontakt me urinë qeni).
Ndërsa disa teori bashkëkohore ofrojnë një perspektivë evolucionare. Nga kjo perspektivë, emocionet tona janë motivues për sjelljen, që ka shumë gjasa, të kenë evoluar në përgjigje të problemeve të përshtatjes. Bazuar në këtë pikëpamje, neveria konsiderohet të ketë një numër përbërësish seksualë dhe patogjenikë.
Neveria nga patogjenët shërben si një sistem imunitar mbrojtës, i cili e motivon organizmin të shmangë kontaktin me agjentë potencialë që shkaktojnë sëmundje. Edhe raporti seksual, edhe pse i nevojshëm dhe kënaqësindjellës, përmban një risk të madh të ekspozimit ndaj patogjenëve potencialë (infeksionet).
Tundimi për të bërë seks me partnerë që na rrezikojnë mund të pakësohet nga neveria. Sipas disa autorëve, neveria seksuale mund të ketë evoluar për të na motivuar ne të shmangim sjelljet e kushtueshme seksuale, si investimi i kohës, përpjekjeve dhe burimeve karshi partnerëve “të varfër” (p.sh.., gjenetikisht, ose socialisht). Sa më e pakët neveria nga seksi, aq më të prirur do të jemi të përfshihemi në raporte seksuale të shkurtra dhe me risk. Dhe për femrat (sërish nga një pikëpamje evolucionare), ky risk është më i madh.
Duket sikur jemi gjithë kohës të kërcënuar nga risku i marrjes së sëmundjeve të tmerrshme, ose e lindjes së fëmijëve të tmerrshëm, nga dikush me të cilin jemi takuar, shkruan Shekulli. Por, pse nuk përjetojmë neveri me disa njerëz dhe si ia dalim të bëjmë seks me ta? Ka shumë gjëra që ndikojnë në tërheqjen ndaj dikujt, por tërheqja fizike (fytyra, forma trupore, simetria) janë gjetur si të lidhura me shëndetin dhe rezistencën ndaj sëmundjes. Kur gjejmë një person që i plotëson këto karakteristika, “vendosim që të bëjmë një fëmijë me të”.
Një studim nga Universiteti Groningen gjeti se nxitja seksuale rezultonte në një ulje të neverisë, kur dikush përgatitej për seks. U gjet se, grupi i femrave që u vendosën të shihnin video seksi dhe të bënin një punë të neveritshme (si të pinin nga një filxhan me një insekt në të), kishte më tepër prirje ta kryente “detyrën e neveritshme” sesa grupet e tjera. Studimi konfirmon se kur vjen puna për të zgjedhur midis të dyjave, ne zgjedhim seksin. /Telegrafi/[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Të gjitha të vërtetat e saj lakuriqe…paksa të frikshme

[URL='http://www.keshilla.net/te-gjitha-te-vertetat-e-saj-lakuriqe-paksa-te-frikshme/#']1
Gruaja me të cilën flini mund t’ua ngulë sytë dhe t’ju thotë se ju dashuron. Dhe ju e besoni! Mund të thoni: Nga mënyra se si ju sheh, si ju prek, mënyra se si duket që di gjithmonë se çfarë po kërkoni përpara se ta bëni. Ka disa gjëra në jetë që ju thjesht i dini…
Vështirë se do t’i dëgjonit ndonjëherë nga goja e partneres tuaj, sekretet e dashurisë dhe të lakuriqësisë. Një grua mund t’ju japë trupin dhe zemrën, por ka pjesë të tjera prej të cilave ajo nuk do heqë dorë kurrë. Ato janë pjesë të fshehura brenda karakterit dhe qenies së saj. Mistere të aluduar me një buzëqeshje dinake dhe një e qeshur enigmatike.
Këto janë sekretet e të dashurve të kaluar, fantazive të fshehura dhe dëshirave të pandara me askënd. Sekretet më të thella të një gruaje, që nuk ju përfshijnë dhe nuk do t’ju përfshijnë kurrë. Jeni shumë pranë provës të zbulimit të kësaj të panjohure. Por, si çdo burrë tjetër që kërkon, do të ishte mirë të ishit i përgatitur për atë që do të zbuloni më poshtë…
1- Shoqja ime më e mirë di gjithçka. Ajo di gjithçka rreth organeve të tua jetësore – që nga masa e llogarisë në bankë deri te përmasa e…pronës tënde. Di edhe se si i krahasojmë të dyja me ato të burrave të tjerë që kam dalë. Kam bërë një krahasim me matjet me dorë, në mënyrë që të zbuloj masën e unazës me një nivel të lartë saktësie. Kur shoqja ime buzëqesh me ty, ti as që i imagjinon këto. Ajo e di. Kështu që dije edhe ti, që ajo e di dhe pranoje (nuk ka për të ndryshuar). Pyete po të duash rreth meje, madje edhe bisedo rreth marrëdhënies sonë. Por merre vetë përsipër rrezikun. Ajo do të më tregojë, edhe kur në fakt të ka premtuar se nuk do e bëjë. Nuk është gjithmonë gjë e keqe. Për shembull, nëse i ke treguar asaj se sa shumë më dashuron. Por në radhë të parë, mbaje mend se, ajo është e besuara ime dhe kurrë e jotja.
2- Vetëm duke të parë duart, eksitohem.
3- Kur largohesh qoftë edhe për një ditë, fle me bluzën tënde të preferuar, sepse mban erë si ty.
4- Nuk do të të them kurrë të vërtetën, me sa meshkuj kam fjetur. S’ka rëndësi se sa e sinqertë të jam dukur kur i jam përgjigjur pyetjes tënde. E vërteta është se nuk kam qenë. Kur një grua thotë se ka fjetur me katër meshkuj, numri i vërtetë është aktualisht afër shtatës. Gënjeshtra e saj është pjesërisht e qëllimshme (nuk do të duket e përdalë), por në pjesën më të madhe është amnezi seksuale.
5- Kam fantazuar të jem me ty të paktën nja dhjetë herë, përpara se të zhvisheshim për herë të parë.
6- Ende mendoj për ish të dashurit e mi dhe i krahasoj me ty. Shumicën e rasteve fiton ti. Ndonjëherë jo.
7- Kam hetuar mbi ish të dashurat e tua.
8- Kur po bija në dashuri me ty, e humba fare oreksin për të ngrënë.
9- Në të vërtetë trupi im nuk është kaq pa qime dhe i lëmuar gjithandej. Por nuk do të lejoj kurrë të shohësh asnjë shenjë të depilimit, piskatores, dyllit, skrabit dhe kremrave që e bëjnë trupin në këtë formë.
10- Dukem si një vajzë që i ka të gjitha në rregull. Organizimi im i vërtetë (ose mungesa e tij) zbulohet në dollapin tim, në çantën e tualetit dhe në dosjet mbi tryezën time të punës.
11- Kam zbuluar revistat e tua porno, që mendon se i mbaje të fshehura nga unë. E di edhe që ke frekuentuar shpesh edhe faqe interneti pornografike. Mendoj se gjërat që të eksitojnë, janë për të qeshur.
12- Kur them “Jam gati”, do më duhen saktësisht 7 minuta për t’u bërë gati. Mos u përpiq të bësh hile dhe ta çosh orën 7 minuta më përpara. Ende do të më duhen edhe shtatë minuta të tjera.
13- Kur them “Do të takoj në 15 minuta, dua të them do të dal nga shtëpia pas 15 minutash dhe nuk do të kem mbërritur për të paktën 30 minuta” (por ka më shumë mundësi të jem aty për 40 minuta).
14- Më ke bërë të qaj më shumë herë, se sa e di.
15- Torturohem duke pritur të më telefonosh sërish. Periudha mes takimit tonë të parë dhe fjalisë tënde “Faleminderit për natën e këndshme, kur mund të të shoh sërish?”, më duket sikur kalon me xhirim të ngadaltë. Mos u shqetëso nëse, do dukesh i paduruar. Telefono! Edhe nëse pret deri pasditen e ditës tjetër, për mua do të duket sa një jetë. Dhe mos më dërgo e-mail, – vetëm nëse do të të vendos në mbeturina, së bashku me mesazhin tënd.
16- Dua të më flasësh me fjalë të ndyra!
17- Në fillim të lidhjes sonë, i kam ruajtur të gjitha mesazhet dhe i kam rilexuar shumë herë. Madje ua kam dhënë edhe shoqeve t’i lexojnë, në mënyrë të përsëritur.
18- Vesh mbathje plakash dhe nuk i depiloj këmbët qëllimisht, sepse ti më pëlqen shumë. Duket çmenduri: sa më shumë të pëlqej, aq më pak mundësi ka të fle me ty në takimet e para, sepse nuk dua të humbas shansin për të pasur një lidhje ashtu si duhet me ty. Prandaj me qëllim nxjerr nga sirtari ato mbathjet e shëmtuara dhe nuk i depiloj këmbët – e gjitha për t’i ndaluar vetes të mos zhvishem sa më shpejt para teje. Ndonjëherë mund të bëhem pak e paqëndrueshme ose të humbas kontrollin dhe ky plan mund të dështojë.
19- E kam shpërndarë shpenzimin e blerjeve të mia të modës në dy ose më shumë karta krediti, kështu që ti nuk do e vësh re deficitin gjigand.
20- Po të testoj në mënyrë të vazhdueshme. Vështroj, analizoj dhe gjykoj çdo veprim, fjalë, gjest, dhe shprehi të fytyrës. Kur të pyes për të pasur një treshe, nuk e kam me të vërtetë. Nëse do që të të flas sërish me gojë, përgjigja duhet të jetë: “Pse duhet të fle me një femër tjetër, kur të kam ty?”
21- T’i shoh të ndenjurat çdo herë që del nga dhoma.
22- Kam nevojë për shenja të vazhdueshme se më do pranë. Ja pse është më mirë, për shembull të thuash: “Dua të ikim bashkë diku për fundjavë. A mund të vish me mua?”, se sa të më pyesësh: “Çfarë planesh ke për fundjavë?”
23- Vdes kur bëhesh xheloz! Prandaj edhe kur më sheh të flirtoj përpara syve të tu me kamerierin, shoferin e autobusit, apo ndonjë djalë në festë, dije se në të vërtetë po flirtoj me ty, përmes tij…
24- Edhe pse ankohem se nuk të shoh mjaftueshëm (apo se ti punon shumë), nuk më duket asgjë më seksi se sa të të shoh në mëngjes, kur vesh kostumin dhe nxiton për në punë.
25- Grindem me ty sepse ndihem e injoruar. Po përpiqem të nxjerr emocionet jashtë teje. Mos u struk në guvën tënde. Vetëm më jep atë që dua: pak vëmendje. Dhe kurrë mos më thuaj: “Qetësohu”.
26- Edhe pse këmbëngul ta paguaj unë faturën e takimit tonë të parë, mendoj se je i lirë nëse më lejon ta bëj.
27- Shoku yt i ngushtë mund të më duket i neveritshëm, por kam fantazuar të fle me të. Jo se e dua, por sepse dua një pjesë të djalit që është aq pranë teje.
28- Nëse do të ndahem nga ti, të gjitha shoqet e mia e dinë këtë përpara se ti ta marrësh vesh. Do kem dy javë që flas rreth kësaj.
29- Kur të ndahemi, do i fus të gjitha fotografitë e tua dhe kujtimet e lidhjes sonë në një kuti këpucësh. 1) Në rast se do të bëhem nostalgjike. 2) Në rast se ti kthehesh prapë.
30- Dua që të marrësh ti, kontrollin në shtrat. Është e vërtetë që kam karrierë të suksesshme, jam financiarisht e pavarur, jetoj vetëm dhe nuk kam nevojë për një burrë që të më bëjë të lumtur (teorikisht). Por sërish, dua që të më marrësh në krahë të më çosh drejt dhomës së gjumit, pa më pyetur më parë.[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
6 shprehi të shëndetshme për seks të mirë


Shëndeti i mirë dhe seksi i mirë përputhen me njëri-tjetrin. Prandaj, nëse dëshironi seks të zjarrtë, patjetër duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj.
Pini jogurt

Pini çdo ditë së paku 200 gramë jogurt me sa më pak yndyrë. Jogurti shton epshin, andaj shumë lehtë do të jeni të gatshëm për seks, por është edhe burim i shkëlqyeshëm i proteinave të cilat përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbje të peshës trupore.
Pini mjaft lëngje
Pini ujë gjatë ditës. Uji shpëlan sistemin e tretjes, andaj ushqimi më shpejt tretet dhe humben kilogramët. Krahas kësaj, trupi i hidratuar mirë e bën seksin mjaft të këndshëm.
Bëni gjimnastikë
Ushtrimet mund të ndikojnë si afrodiziak, sepse shkaktojnë lirimin e endorfinës. Endorfina jo vetëm që ndihmon në ngritjen e humorit, por ndihmon edhe në prodhimin e testosteronit, gjë që shton dëshirën për seks. Njerëzit të cilët ushtrojnë rregullisht, më lehtë u ngrihet dëshira për seks dhe më shpejt arrijnë orgazmën sesa ata të cilët nuk ushtrojnë.
Merrni rreze dielli
Vetëm 20 minuta rreze dielli në ditë pa kremin për rrezitje shkakton prodhimin e pigmentit të melaninës, i cili mund të zgjojë dëshirën për seks.
Lëreni duhanin
Nikotina në fillim mund të ngrejë dëshirën, mirëpo në afat të gjatë ka ndikim negativ.
Kënaqeni partnerin
Nëse jeni të pakënaqur me seks, me siguri partneri juaj jo. Në vend që të bisedoni për gjërat që do të duhet t’i përmirësoni, përqendrohuni në gjërat pozitive të jetës suaj seksuale.
Bisedoni gjatë seksit dhe jepni sinjale partnerit tuaj që po bën diçka të mirë. Kjo partnerit tuaj do t’ia zgjojë egon, shkruan Telegrafi. Pyeteni çka dëshiron të bëni në shtrat. Kjo do t’i hapë linjat e komunikimit, andaj ju do të mund t’ia tregoni dëshirat tuaja.
Kujdesuni edhe për këto shprehi të shëndetshme
– Ushtroni disa orë para se të shkoni në shtrat në mënyrë që të përmirësoni qarkullimin e lëngjeve në trupin tuaj. Është mirë të ushtroni, por assesi drejtpërdrejt para se të flini gjumë, sepse atëherë do të jeni plot energji në kohën kur ju duhet pushimi.
– Shmangni ushqimin e rëndë dhe alkoolin para se të flini gjumë, sepse këto e mbysin dëshirën seksuale.
– Mos shikoni televizor. Apo edhe më mirë, mos mbani televizor në dhomën e gjumit.


p.s.ah po lereni duhanin...lol
 

Thamina

Papirus rex
Seksi anal thyen monotoninë në seks


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2014/01/seksi-anal-thyen-monotonin-euml-n-euml-seks_2_2_hd.jpg']
Mos u mashtroni se seksi anal mund të jetë kënaqësi vetëm e meshkujve. Ai, gjithashtu, mund të jetë shumë stimulativ edhe për femrat! Anusi ka plot nerva dhe femrat mund të përjetojnë orgazëm vetëm shkaku i kënaqësive që sjell seksi anal për to…
Filloni ngadalë
Jepni vetes kohë për relaksim dhe për eksperimente. Bisedoni me partnerin – ky është çelësi që çon te kënaqësia anale. Ushtroni shtrëngimin dhe lirimin e muskujve tuaj analë. Provoni së pari me gisht, të cilin paraprakisht duhet ta lyeni mirë. Vendoseni gishtin horizontalisht në anus. Ngadalë dhe butë futeni gishtin brenda, sikur e futni në diçka që thuhet shumë lehtë, transmeton Telegrafi.
Lyejeni anusin
Përdorni latex prezervativë që të mbroheni nga sëmundjet e transmetueshme seksuale. detyrimisht përdorni ndonjë pomadë apo lëng për lyrje. Sa më e ngjashme me ujin të jetë ajo tretësirë, aq më mirë. Kur mendoni se keni hedhur mjaft tretësirë të lëngshme në anus, futni edhe pak. Provoni të përjetoni orgazëm para se të fillojnë kënaqësitë anale. Eksperimentoni me penis-lodër.
Përgjithësisht, mos i kombinoni latex prezervativët me lubrikantë të bazuar në tretësira të ndryshme ose në pomada. Ky është gabim (kështu shkruan edhe në cilindo paketim të kondomëve latex). Lubrikantët e tillë e bëjnë latex-in shumë më të fortë dhe joelastik. Latex-i pastaj shqyhet më lehtë dhe kështu bëhet mjet i pasigurt mbrojtjeje për ju.
Bisedoni për seksin anal
Merrni frymë thellë. Kjo ju ndihmon ta kontrolloni veten dhe hyrjen e penisit në zgavrën tuaj anale e bën më të lehtë. Bisedoni me partnerin për lëvizjet që mund të bëni dhe për atë sa thellë dëshiron ajo t’ia rrasni penisin brenda në vrimën anale.
Tregoni partnerit çka dëshironi e çka jo. Nëse e ndjeni veten keq, pritni pak dhe provoni më vonë. Pak gjakderdhje është normale. Nëse gjakderdhje është më e madhe se disa pika, ndaloni menjëherë.
Pozita për kënaqje anale
Rektumi nuk është në formë të vaginës, prandaj provoni pozita të ndryshme. Prej anash: kjo është mënyra më e mirë për fillestarë. I jep femrës mundësi më të madhe të kontrollit të penetrimit. Pozita misionare: mundëson intimitet dhe – shikim në fytyrë të partnerit. Femra shtrihet në shpinë dhe mashkulli kryen penetrimin nga maja. Nga prapa: kjo mënyrë lejon penetrimin më të thellë. Gjithashtu, në këtë pozitë penisin hyn më së miri në vrimën anale. Edhe kjo quhet “stili i qenit”.
Çlirohuni dhe kënaquni
Gjeni mënyrën që ju kënaq më së shumti dhe kërkoni nga partneri që kështu të veprojë më shpesh. Është mirë ta stimuloni klitorisin gjatë kohës së penetrimit anal. Kënaquni në reagimet e trupit tuaj derisa partneri ua fut penisin thellë e më thellë në anus. Për meshkujt një këshillë: mos e futni penisin herë në anus e herë në vaginë. Kjo mund të shkaktojë infektime të ndryshme.
Këshilla
Është fare normale t’ju paraqitet nevoja të shkoni në WC gjatë kohës së kënaqjes anale. Është më se e sigurt që pas seksit anal do të keni nevojë të shkoni në WC.
Përdorni kondomin.
Krijoni besimin e ndërsjellë me partnerin tuaj dhe bisedoni lirshëm për seksin anal. Vetëm kështu, seksi anal do të bëhet një pjesë e kënaqësisë suaj seksuale dhe lojë e mirë për të thyer monotoninë në seks.[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Femrat me vithe të mëdha janë më inteligjente dhe më të shëndetshme!


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/11/femrat-me-vithe-t-euml-m-euml-dha-jan-euml-m-euml-inteligjente-dhe-m-euml-t-euml-sh-euml-ndetshme_2_hd.jpg']
Damat me format më të theksuara të vitheve kanë nivelin më të ulët të kolesterinës dhe më me sukses prodhojnë hormonet të cilat kontrollojnë nivelin e sheqerit.
Të kesh vithe të mëdha do të thotë se ju keni një tepricë të omega-3, që janë katalizatorë të zhvillimit të trurit. Kështu, fëmijët e nënave që janë më të shëndosha, janë më inteligjentë se fëmijët e nënat e të cilëve janë të dobëta.
Profesor Constantine Danopoulos, udhëheqësi i studimit në Oksford, ka analizuar të dhënat e grumbulluara nga 16.000 femra dhe arriti në përfundimin se gratë me më shumë yndyrë në mollaqe kanë nivele më të ulëta të kolesterolit dhe glukozë në trup. Për shkak të kësaj, femrat kanë më pak mundësi të zhvillimit të diabetit apo problemet e zemrës.
Gjithashtu, këto femra, kanë nivele më të larta të leptinit, një hormon përgjegjës për rregullimin e peshës trupore dhe adinopektina, një hormon antiinflamator dhe vepron si mbrojtës në sistemin e enëve të gjakut.


p.s kjo eshte nje nder pergjigjet qe do I jepja njerit ne kete forum...lol[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Mëngjesi pas herës së parë


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/11/m-euml-ngjesi-pas-her-euml-s-s-euml-par-euml_hd.jpg']
A ka kuptim pasioni në kohërat e lirisë seksuale? Çfarë mbetet nga modeli romantik? Në shtrat me një partner të çfarëdoshëm. Që mbetet për t’u njohur…
Për të kuptuar se si lind dashuria, duhet të hyjmë në dhomën e gjumit. Të ndërfutemi në intimitetin e një çifti. Të vëzhgojmë nga afër sjelljet, gjestet dhe bisedat. Siç ka bërë edhe JeanClaude Kaufinann, sociologu francez, i cili prej vitesh po tregohet mjaft i vëmendshëm ndaj shndërrimeve nëpër familje dhe në lidhjet e dashurisë.
Kaufinanni ka vendosur të analizojë një rrugëkalim thelbësor në jetën e çdo çifti: mëngjesin që pason natën e parë të dashurisë. Një çast i veçantë, i ndarë në dysh mes kënaqësisë dhe ndrojtjes, ku kujtimi i përkëdheljeve të natës ngatërrohet me ritet e përgatitjes së mëngjesit dhe pasiguritë e një të ardhmeje që duhet ndërtuar. Nga një hetim i tillë ka lindur një libër intrigues, i botuar në Francë, “Kur nis dashuria” që analizon fazat e ndryshme e mëngjesit të nesërm. Sepse, siç e shpjegon sociologu që punon në Universitetin e Parisit: “Mëngjesi i nesërm është një nga momentet e rralla të jetës, kur liria është totale. Gjithçka varet vetëm nga ne. Në të shkuarën, nata e parë e dashurisë ishte pikëmbërritja e një udhëtimi të institucionalizuar, pas fejesës dhe dasmës. Ishte një rit i kalimit drejt jetës si person i rritur, jetë ku nuk kishte vendime për t’u marrë. Gjithçka ishte e vendosur”.
Po sot?
Me lirinë seksuale ka ndryshuar gjithçka. Një natë seksi nuk është më një ngjarje e jashtëzakonshme. Shpesh, as që e njohim mirë partnerin tonë, që fillojmë ta zbulojmë me të vërtetë vetëm kur zgjohemi. Pra, nëse në të shkuarën mëngjesi i nesërm ofronte siguri dhe përgjigje, sot është një çast i pasur me mundësi dhe pyetje.
Mëngjesi i nesërm, siç thuhet në shumë këngë, por edhe në letërsinë e niveleve të larta, shpesh është i dominuar nga një lloj pasigurie mes magjisë së natës së shkuar me një person të ri dhe nevojshmërisë për të bërë llogarinë me ritmet dhe veprimet më të rëndomta të jetës së përditshme. A është kështu?
Kemi kaluar një natë pasioni, por ende nuk e dimë se cili është tjetri dhe mbi të gjitha cili do të jetë statusi i lidhjes që po lind. Një aventurë thjesht kalimtare, apo fillimi i një historie të madhe dashurie. Në këtë situatë, pasiguria, fjalët që themi, veprimet që bëjmë na shtyjnë tek njëri apo tek tjetri drejtim. Në këto çaste, gjithçka e ka një kuptim, çdo vogëlsi i thotë diçka partnerit. Zbulimi i banesës, mënyra me të cilën paraqesim trupin tonë, zakonet që kanë të bëjnë me higjienën dhe ushqimin, të gjitha ndihmojnë për të ndërtuar një imazh për një të ardhme të mundshme të lidhjes. Natyrisht, mesazhet që japim apo që marrim, nuk janë gjithmonë shumë të qarta. Përkundrazi, me raste kuptimi i tyre është krejt i kundërti.
Prandaj mëngjesi mund të jetë edhe zhgënjyes?
Po, sepse gjithsesi kemi mbetur të burgosur të një mitologjie sipas të cilës dashuria është pasion i përsosur, romantike. Realiteti megjithatë është i ndryshëm nga letërsia. Partneri që gjatë natës na është dukur si i rrethuar me një aureolë magjike, në mëngjes merr tipare konkrete, madje të rëndomta, që materializohen në sjellje banale. Ne vetë nuk e dimë se çfarë duam. Dhe pastaj përfundojmë duke belbëzuar ndonjë frazë, ndërsa pimë me ngut kafenë. Pra nuk flasim si nëpër romanet e mëdha të dashurisë. Prej këtej na vjen zhgënjimi, nga krahasimi me një realitet që nuk u përgjigjet lirizmit dashurisë që na është dhënë si model.
Modeli romantik i dashurisë mbetet ende aktual?
Jetojmë në një botë të dominuar nga kërkimi i emocioneve dhe ndjenjave, që ka në bazë idenë e një takimi dashuror, që thellë-thellë është ende ai që ka triumfuar në epokën e romanticizmit. Është modeli i të përsosurës dhe i përshkrimit të një dashurie thuajse hyjnore, sipas të cilit, sikur kjo të kishte qenë e shkruar në yje, në botë ekziston vetëm një njeri që është i destinuar për ty. Dhe ditën kur fati vendos që ne të takohemi me të, ne do ta njohim menjëherë, pra me anën e të famshmes dashuri me shikim të parë. Ky model është mjaft i pranishëm në letërsi dhe në kinema. Realiteti megjithatë është i ndryshëm, më i komplikuar dhe më interesant.[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Përjetoni orgazëm në të njëjtën kohë


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/10/p-euml-rjetoni-orgaz-euml-m-n-euml-t-euml-nj-euml-jt-euml-n-koh-euml_hd.jpg']
Rrallëherë ndodh që partnerët të përjetojnë orgazëm në të njëjtën kohë. Megjithatë, kjo nuk është e pamundur, ndërsa ekzistojnë disa këshilla se si mund ta arrini atë.
Të gjitha elementet ndihmëse për arritjen e kulmit janë të lejuara- muzika e këndshme, lulet me aromë të mirë, por edhe gishtat tuaj, puthjet, pëshpëritjet…
Relaksohuni
Gjatë aktit seksual nuk duhet të jeni të ngarkuar me idenë se doemos duhet të arrini orgazmën së bashku. Lëreni që kjo të ndodhë spontanisht, kuptohet me një mundim të vogël. Para së gjithash është e domosdoshme që partnerët të njihen mirë- edhe shpirtërisht edhe fizikisht. Duhet ta dini se çfarë dëshiron tjetri, cilat i ka zona erogjene, cilat janë pozitat e preferuara… Po ashtu, partnerët nuk duhet të turpërohen nga njëri-tjetri, sepse për ta arritur kulmin së bashku, duhet që të tregojnë hapur se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo.
Shtyjeni orgazmën
Për dallim nga meshkujt, femrave zakonisht u duhet pak më shumë kohë për të arritur orgazmën. Prandaj është e domosdoshme që partneri t’i presë. Rekomandohet që meshkujt të qëndrojnë në një pozitë, e cila është sa më pak e përshtatshme për ta, ndërsa femrat duhet të jenë në pozitën në të cilën më shpejtë e arrijnë kulmin. Është e domosdoshme të kontrolloni nivelin e kënaqësisë edhe tuajin edhe të partnerit, ashtu që varësisht nga momenti ta përshpejtoni ose ngadalësoni atë.
Jini kreativ
Nganjëherë është e duhur të jeni kreativ, prandaj gjithmonë janë të lejuara të gjitha gjërat që ndihmojnë në arritjen e kulmit…Pasi të arrini një herë orgazmën së bashku, secila herë tjetër do të jetë më e lehtë. Por mos insistoni në arritjen e kënaqësisë kulmore së bashku secilën herë që çoni dashuri. Lejoni që orgazma e përbashkët të jetë spontane dhe jo e planifikuar, ashtu që të mos e humbni ngacmimin.



Me pelqeka...[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Fantazitë e zbuluara seksuale më të shpeshta të femrës


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/10/fantazit-seksuale.jpg']
Shkrimtarja e njohur Emily Dubberley është përqendruar në këto fantazi kryesore femërore, të cilat po jua përshkruajmë në vijim.
Fantazitë e të bindurit

Veglat si p.sh. kamxhikët, prangat apo shiritat për lidhje të syve janë të zakonshme për këtë lloj fantazie.
Të bindurit mund të jetë emocional apo fizik dhe mund të përfshihet loja e rolit, por nganjëherë mund të shkojë aq larg sa që femrat mund të aktrojnë viktimën e dhunimit apo të skllaves seksuale.
Fantazitë dominuese
Kur rolet janë të ndërruara, edhe mashkulli i bindet dominimit të femrës. Loja e rolit përfshin edhe tradhtinë e partnerit dhe kontrollimin e skllavit seksual. Fantazia bazohet në kontrollimin e femrës në shtrat, mirëpo ajo partnerit i shkakton edhe kënaqësi, edhe dhembje, varësisht nga gjendja shpirtërore.Ekzibicionizmi dhe ekspozimi
Qoftë kur e bëni seksin në kopsht, në park, në aeroport apo thjesht në shtëpinë tuaj afër dritares së hapur, ideja e kësaj fantazie bazohet në faktin që dikush mund t’ju vështrojë dhe t’ju shohë gjatë kohës së aktit seksual, gjë që posaçërisht femrën moderne e eksiton.Seksi në grup
Dëshira për seks në grup është shumë e përhapur. Ëndërrohet seksi në grup, sepse aty mund të humbasësh identitetin. Askush nuk të njeh. Nxjerr jashtë atë pjesë të vërtetë të vetes tënde, natyrale dhe primitive, të pakushtëzuar nga morali dhe qytetërimi. Është një formë papërgjegjshmërie të lejosh veten të hidhesh në një përleshje, të bësh atë që do, të turbullosh ujërat dhe të humbasësh identitetin. Në grup mund të bësh atë, që në kushtet e realitetit dhe në kushtet e vetmisë, nuk mund ta bëje.Fantazitë me partnerin
Shumë thjesht, ideja e marrëdhënies seksuale me të dashurin, me partnerin ekskluziv – disa femra posaçërisht i eksiton. Ngjashëm, ideja e seksit të rregullt me partnerin specifik i cili nuk është juaji, gjithashtu është pjesë e kësaj fantazie. P.sh. marrëdhënia me personin e famshëm, mikun apo kolegun nga puna.[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Me horoskop deri në shtrat: Secilën shenjë mund ta joshni!

[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/09/sexyyyy.jpg']
Për shenjat e Zjarrta seksi është lojë, Tokësorët vështirë relaksohen pa emocione, ndërsa Ujorëve asgjë nuk u është e pazakonshme, janë fantastikë dhe me plot epsh.
Dashi, Luani, Shigjetari

Këto shenja nuk i duan situatat e mërzitshme, nuk i duan gënjeshtrat dhe paqartësitë. Lidhuni me ta dhe do të përjetoni çaste kënaqësie që do t’i mbani gjatë në mend. Seksi në çdo vend të pazakonshëm do t’i lirojë epshet e tyre.
Këshillë:Mos i ngarkoni me gjëra të parëndësishme dhe mos ngufatni individualitetin e tyre, sepse zjarri nuk bën të pengohet. Liria për ta është sinonim i seksualitetit.
Demi, Virgjëresha, Bricjapi
Shenjat Tokësore vështirë lirohen dhe nuk hyjnë në lidhje seksuale lehtë. E para, patjetër duhet të lidhen me dikë, aq më parë Bricjapi, në mënyrë që të shkohet edhe në shtrat. Virgjëresha insiston në përputhmëni intelektuale, për ta dukja e partnerit është më pak e rëndësishme.
Këshillë:Përmirësojani humorin me disa gjeste të bukura. Natyra, malet dhe ushqimi i shijshëm janë afrodiziakët e tyre.
Binjakët, Peshorja, Ujori
Sfidojeni mendjen e tyre, realizoni ndonjë fantazi të tyre. Mos iu bëni i mërzitshëm, më pak fjalë – më shumë vepra. Shenjave Ajrore lehtë është t’ua zgjoni interesimin, mirëpo vështirë i mbani afër vetes.
Këshillë:Ndiqni dëshirat e tyre dhe përpiquni që të mos bëheni xheloz, sepse xhelozia i pengon. Ata mund të realizojnë çdo fantazi seksuale, për ta nuk ka pengesa kur është fjala për seksin.
Gaforrja, Akrepi, Peshqit
Shenjat Ujore janë me plot fantazi, sensualitet dhe epsh. E donë seksin dhe asgjë nuk u është e pazakonshme dhe e ndaluar. Nëse u pëlqeni si person, nuk do t’i kushtojnë shumë kujdes dukjes suaj.
Këshillë:Muzika, çokollata e ngrohtë, filmi i mirë, vera cilësore, afrodiziakët janë ato që nuk mund t’u rezistojnë.[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Seksi i mëngjesit ngre humorin, i mbrëmjes shëron dhembjen e kokës dhe SPM-në


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/09/seksi-i-mengjesit.jpg']
Seksi i mëngjesit ngre humorin, i mbrëmjes shëron dhembjen e kokës dhe SPM-në
Për t’i ofruar vetes dhe partnerit një parti seks që do ta mbani në mend, patjetër duhet të keni humor dhe shëndet të mirë, ndërkaq këtë do ta arrini me seksin e rregullt të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Pas ushtrimit më lehtë lirohen ndjenjat në shtrat, për kënaqësi maratonike. Për këtë gjë ideale janë festat, ndërkaq seksi i çdoditshëm shëron sindromën paramenstruale (SPM) dhe dhembjen e kokës.
Meshkujt zgjohen në mëngjes me ereksion, andaj pëshpëritni diçka të bukur në vesh dhe filloni me ndezjen “e zjarrit” me fjalë të pista, të cilat e ftojnë për të bërë seks. Lëshoni muzikë relaksimi, shërbeni bukur kafjallin dhe lejoni që trupi juaj të bëhet tabaka e tij.
Tashmë kjo vërtetohet edhe shkencërisht. Dr.Ghedin, studiues italian, thotë se, në mëngjes, rritet niveli i oksitocinës dhe testosteronit, përkatësisht dy hormoneve që stimulojnë dëshirën seksuale. “Pra, për ta përmbledhur, duke e lënë kohën për seks në mëngjes, jo vetëm që do plotësojmë një nga dëshirat e trupit tonë, por do të jemi edhe në gjendje për ta filluar ditën duke zbuluar një kënaqësi krejt të re, sepse trupi ynë është më në dispozicion për dashuri, sesa gjatë vakteve të tjera të ditës”, pohon dr. Ghedin lidhur me një fakt të tillë
Terapia më e mirë për problemet gjatë SPM-së pikërisht është jeta aktive seksuale, posaçërisht gjatë orëve të mbrëmjes. Me atë rast përpiquni të ushtroni.
Kur në mbrëmje të shtriheni në shtrat për të fjetur, nuk është e thënë që argëtimi ka mbaruar. Kurdiseni orën dhe gjatë natës zgjojeni të dashurin tuaj edhe për një seks pa pushim, mirëpo nëse keni forcë, nisuni në një kënaqësi maratonike epshore.


p.s.perseri me pelqen me shume ne darke...lol[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Dhjetë shenja, të cilat tregojnë se keni lindur për njëri-tjetrin


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2013/06/Dhjetë-shenja-të-cilat-tregojnë-se-keni-lindur-për-njëri-tjetrin.jpg']
Disa shenja të vogla mund të tregojnë se a jeni me të vërtetë ‘shpirti binjak’ i partnerit tuaj (dhe anasjelltas).
Lexoni këto shenja, duke i aplikuar ato te lidhja juaj.
1. Pasi që, gjatë fundjavës, i keni bërtitur të dashurit tuaj, ai del nga banesa, por ua lë një DVD me një film që e di se do t’ju pëlqejë.
2. Motoja e tij është: “Ajo është në rend të parë”.
3. E pastron banesën pasi që ju bëni tollovi.
4. Kurrë nuk ju thërret në telefon, kur e di se jeni me shoqet.
5. Kushti i vetëm që jua parashtron, është që të mos e mashtroni me dikë tjetër.
6. Sikur edhe ju, po ashtu edhe ai nuk mund ta kontrollojë qeshjen në ato situata kur të tjerëve nuk u qeshet edhe aq.
7. I pëlqejnë shoqet tuaja dhe kurrë nuk ka bërë komente negative për to.
8. Edhe pse nuk është e vërtetë, ai insiston se darka që keni përgatitur është e mrekullueshme, përkundër asaj se fytyra e tij tregon diçka tjetër.
9. As tani, kur jeni në lidhje që një kohë të konsiderueshme, nuk e keni parë kurrë duke kthyer kokën prapa femrave të tjera.
10. Nëse nuk jetoni bashkë dhe keni shkuar pa paralajmërim te ai, nuk keni mundur ta vëreni as shenjën më të vogël të shqetësimit.[/URL]
 
Top