Keshilla sexuale 2.

Thamina

Papirus rex
A ka rrezikë seksi në shtatëzani

seksi-në-shtatëzani-300x188.jpg
Mardhëniet seksuale gjatë shtatëzanisë, a ka rrezik?

Seksi është pjesë normale e shtatëzanisë nqs jeni duke patur një shtatëzani të rregullt. Lëvizjet penetruese nuk dëmtojnë fëmijën i cili është i mbrojtur nga muret e trasha te uterit. Fëmija është gjithashtu i mbrojtur edhe nga lëngu i qeses amniotike.
Kontraktimet gjate orgazmës nuk janë të ngjashme me ato gjatë lindjes, megjithatë disa mjekë këshillojnë evitimin e mardhënieve seksuale gjatë javëve të fundit të shtatëzanisë, sepse mendojnë që hormonet që gjenden në spermë (prostaglandins) mund të ngacmojnë kontraktime.
Përjashtimi i vetëm? Femrat që skanë lindur akoma pasi u ka kaluar data dhe duan te nxisin lindjen. Disa mjekë besojnë se meqënëse prostaglandins përdoret tek xheli qe ndihmon hapjen e mitrës, ndihmon që të nxisë kontraktimet e lindjes, ndërsa disa mjekë të tjerë thonë qe lidhja midis të dyjave është vetëm në teori dhe seksi në fund të shtatëzanisë nuk shkakton lindje të parakohshme.
Nqs keni një shtatëzani me rrezikshmëri të lartë (kontraktime lindje të parakohshme, ose rrezik dështimi) mjeku mund tju këshillojë te evitoni seksin gjatë periudhës 9 mujorshe. Pyesni mjekun tuaj nqs mund të beni seks gjatë shtatëzanisë tuaj .
Seksi gjatë shtatëzanisë, kur duhet ta ndaloni.Mjeku juaj mund tju ndalojë mardhëniet seksuale gjatë shtatëzanisë kur ju keni :
-Rrezik për dështim, ose histori dështimi të mëparshme.
-Rrezik lindje të parakohshme (kontraktime para javës se 37-të të shtatëzanisë)
-Humbje gjaku nga vagina, rrjedhje të saj ose prerje barku që nuk u dihet shkaku.
-Çarje të membranës ose rrjedhje të lëngjeve të qeses amniotike.
-Qafë mitre jokompetete (mitër e dëmtuar që është zgjeruar shumë herët në shtatëzani)
-Placenta previa (placenta është e vendosur në vend ters, psh afër mitrës)
-Binjakët ose më shumë se dy bebe në shtatëzani
Kijeni parasysh se mjeku kur thotë jo seksit përfshin dhe cdo veprim tjetër që mund të shkaktojë eksitim dhe orgazëm. Psh ngacmimi i gjirit dhe seksi oral nuk është i lejuar. Përsëri, pyesni mjekun tuaj për ndonjëgjë të paqartë.
 

Thamina

Papirus rex
Ja sekretet e vetëkontrollit

Është shumë e rëndësishme të dominosh mbi seksin, urinë dhe zemërimin, sepse fiton sukses dhe gëzon një shëndet më të mirë. Por për t‘i arritur të gjitha këto nuk mjafton vetëm edukimi. Ja sekretet e vetëkontrollit
“Mund t‘i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit”, thoshte shkrimtari irlandez Oscar Wilde.
Fraza e thënë në vitet 1800 u shndërrua në moton e epokës sonë. Gjithsesi, shkenca ka zbuluar se vetëkontrolli, aftësia për t‘u vënë frerë impulseve (urisë, seksit, agresivitetit, dëshirës për të shpenzuar, dembelizmit…) është primare, jo vetëm “për të shpëtuar shpirtin”, siç thonë shumë besime, por edhe për arsye të tjera, si për shembull të gëzosh shëndet të mirë dhe të fitosh më shumë.
Efektet anësore
Vetëkontrolli është shumë i rëndësishëm për projektet që zgjasin gjatë: të diplomohesh, të heqësh dorë nga duhani, të shkruash një libër… Avantazhet janë të mëdha: kush praktikon forcën e vullnetit në një fushë të caktuar (në mbajtjen e një diete) bëhet më i vendosur edhe në fusha të tjera (të mësojë të luajë në piano). Pra, vetëkontrolli mund të ushtrohet. Nuk mund t‘u rezistojmë tundimeve pa bërë pak praktikë.
Por për t‘u rezistuar tundimeve nuk mjafton vetëm edukata. Duke hedhur një vështrim mbi studimet e fundit, e përjavshmja angleze “New Scientist” ka zbuluar se vetëkontrolli varet nga faktorë të tjerë të padyshueshëm, nga seksi te rezervat e sheqerit. Ja disa faktorë që nxisin vetëkontrollin.
1) Lobet frontale: frenat e trurit
Hapësirat që rregullojnë vetëkontrollin janë ato të lobeve frontale, sidomos i djathti. Kur këto hapësira dëmtohen, njerëzit bëhen të paaftë të kontrollojnë emocionet dhe humbasin frerët pengues. Këto zona frontale janë edhe vatra e kujtesës operative, një regjistër mendor, ku mbajmë informacionet për kohën që na nevojitet për kryerjen e një detyre. Kur kujtesa operative është shumë e angazhuar në një detyrë (për shembull përgatitja për një provim në fakultet) vetëkontrolli është më i vështirë dhe priremi më tepër ndaj tundimeve, nga zemërimi e deri te e ngrëna pa limit.
Censurimi
Lobet frontale maturohen rreth moshës 20-vjeçare dhe me kalimin e moshës bëhen më pak funksionuese. Kjo shpjegon faktin se përse adoleshentët nuk janë aq të disiplinuar sa të rriturit, apo që të moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.
Drogat
Një neuroshkencëtar amerikan ka zbuluar se edhe te personat që varen nga kokaina, zonat frontale janë më pak aktive se sa pjesa tjetër. Por nuk dihet ende nëse kjo anomali shkaktohet nga droga, apo se personat me një kontroll të ndryshuar të impulseve janë më të prekshëm nga drogat.
2) Fëmijëria: hiq dorë nga karamele sot, që të kesh sukses nesër
Vetëkontrolli zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Një psikolog nga Universiteti Kolombia (SHBA) ka studiuar aftësitë e vetëkontrollit të 650 fëmijëve për 4 vjet. Psikologu u kërkonte fëmijëve t‘i rezistonin tundimit për të ngrënë një karamele, ndërkohë që u premtonte atyre se kur të kthehej pas një minute do t‘u jepte dy qese me karamele.
Pritja
Me kalimin e viteve, fëmijët që kishin ndjekur këshillën e studiuesit (65 për qind), kishin arritur rezultate maksimale për të hyrë në universitet, punonin në një punë me pagë të lartë, kishin një martesë të lumtur dhe gëzonin shëndet të mirë.
Koha
Mundësia për të shtyrë një dëshirë varet nga faktorë të ndryshëm. Përveçse dëshirës për një çmim (më mirë dy karamele se një), faktorët e tjerë po kaq të rëndësishëm ishin: zgjatja e kohës së pritjes (sa më shumë prisnin, aq më pak rezistonin) dhe mundësia për të parë shpërblimin (pritja bëhet më e thjeshtë kur çmimi shihet menjëherë).
Enigma
Por, pavarësisht kushteve, disa fëmijë arrinin t‘i kontrollonin më shumë impulset e tyre. Kjo varet nga edukata, por ndoshta edhe nga trashëgimia gjenetike. Mesa duket shkenca ka ende shumë punë për të bërë.
3) Zemra në provë
Forca e vullnetit ka edhe baza fiziologjike. Një psikologe nga Universiteti i Kentukit (SHBA) ka theksuar se personat më të rezervuar kanë një rritje provizore të frekuencës kardiake, pikërisht kur forca e tyre e vullnetit është vënë në provë. Ky ndryshim i rrahjeve të zemrës tregon sforcon që bën zemra në tentativë për të injoruar atë që dëshirojmë, duke u përqendruar kështu tek ajo që është më e mirë për ne.
Frekuenca
Njerëzit që kanë natyrshëm një frekuencë të lartë kardiake u rezistojnë më tepër tundimeve të të tjerëve. Prova e fundit është se këta lloj njerëzish kanë një veti më shumë për t‘i frenuar impulset e tyre.
4) Seksi: meshkujt më impulsivë, por…
Aftësia për t‘u rezistuar tundimeve paraqet shumë ndryshime mes meshkujve dhe femrave. Nga studime të ndryshme është vënë re se në krahasim me femrat, meshkujt janë më të paaftë të kontrollojnë impulset e tyre dhe kjo është e dukshme që në moshën 4-vjeçare.
Koha:
Ky ndryshim i detyrohet në një farë mënyre edhe faktorëve shoqërorë: krahasuar me djemtë, vajzat janë më të bindura.
Hormonet:
Është e vërtetë që meshkujt kanë një probabilitet më të lartë për të mos e kontrolluar agresivitetin e tyre dhe përdorimin e drogave. Mos vallë përgjegjëse janë hormonet e meshkujve? “Kjo nuk është e thënë”, bën të ditur një psikolog.

Zakonisht në periudhën para ciklit menstrual, vetëkontrolli i femrave nuk është edhe aq i lartë.
 

Thamina

Papirus rex
Bëhuni sa më seksi


Nuk është e domosdoshme që të jeni ndonjë manekine kulminante që të dukeni seksi! Më me rëndësi është gjendja e shpirtit tuaj, sesa pamja juaj. Mësojeni këtë leksion tonin të vogël, bëhuni sa më joshëse.
Çfarë ka të përbashkët këmisha e meshkujve e shpërthekuar në mënyrë diskrete me veshjet “body” në trupin tuaj? Të dyja këto pjesë të gardërobës mund të duken shumë seksi, vetëm në qoftë se dini se si t’i bëni këto. Secila femër veten mund ta shndërrojnë në femër shtrigë, në qoftë se nuk i ka masat më ideale. Femrës, e cila vendos të vishet në atë mënyrë, realisht i kërcënohet mundësia që të duket vulgare. Kufiri që përkufizon seksipilitetin nga vulgariteti është aq i hollë, saqë varet nga shumë faktorë, siç janë natyra e femrës, karakteri i saj, rrethi shoqëror, kultura e vendit ku jeton dhe moda aktuale. Duke e njohur karakterin e mashkullit, ekziston mundësia që e tërë kjo pamje ideale thjesht të mos ketë sukses.
Disa meshkuj fantazinë e orientojnë vetëm tek rrobat e bardha të brendshme nga pambuku, derisa të tjerët i duan vetëm rrobat “tango” dhe me dantella ekskluzivisht ngjyrë të kuqe. Pikërisht kjo ndryshueshmëri e joshjes edhe jep efektin e mirë! Në qoftë se tani ju duket se nuk po mund të gjendeni në këtë llojllojshmëri të shijes, mos harroni se joshja, pra së gjithash, është mënyrë e sjelljes.
Bëhuni e natyrshme, spontane. Mungesa e spontanitetit do të prishë tërë mundin tuaj. Thjesht, bëhuni e hareshme, e hapur dhe kuptueshme, qeshuni shlirshëm, kënaquni me ushqimin e mirë dhe me tregime të mira, lejoni që të flasin emocionet tuaja. Shkurt, kënaquni dhe njëkohësisht bëhuni ajo që jeni.
Ruajeni sekretin. Kurrë mos tregoni për aventurat tuaja të kaluara, kurrë mos e arsyetoni secilën vonesë tuajën, ndonjëherë gjatë bisedës me shoqet në prani të tij përmendeni kalimthi ndonjë emër mashkulli të panjohur, nuk duhet që çdo herë t’i ankoheni se jeni mërzitur duke e pritur, edhe në qoftë se është ashtu.
Flitni shlirshëm për dashurinë. Femra seksi e do seksin. Në shoqëri flisni për seksin pa ngurrim, mirëpo të mos tingëllojë në mënyrë vulgare. Kur jeni vetëm me të bëhuni diskrete sa më shumë të jetë e mundur. Pëshpëritja në vesh dëshirat tuaja më djallëzore dhe më të vërteta. Për një çift të dashuruar është shumë me rënësi shfaqja e dyanshme e dëshirave, mirëpo në qoftë se deri tani nuk keni pasur rastin për këtë, përgatiteni partnerin me kujdes për diç të tillë.
Koordinoni dëshirat tuaja ashtu siç do t’i koordinonit dëshirat e mashkullit që dëshironi ta keni? Gjeni kohë dhe kënaqeni trupin tuaj, relaksojeni trupin tuaj. Relaksimi do t’ju mbush me vetëbesim, do të dëshironi sërish të pushtoni tërë botën. Mos harroni armën e besueshme: pasqyrën shpëtimtare dhe dollapin tuaj magjik të grimit që e keni në vendin tuaj privat – në banjë.
Imtësitë e rëndomta do t’ju jenë shumë të rëndësishme. Mos lë mangët as befasinë më të vogël: në telefonatën e shkurtër ia tregoni dëshirën tuaj, blini verë të mirë për mbrëmje intime në dritën e qiriut, bëjani një masazh në qoftë është i padisponuar, përkëdheleni. Bëhuni zemërgjerë…
Largojeni monotoninë… – fjala magjike është: be-fa-soje-ni! Sot femrat e kanë iniciativën, edhe pse kjo nuk është rregull. Provojini çorapët e femrave me “halter” dhe njëkohësisht propozojini pozë të re koketuese, rezervoni dhomën në hotel për muajin tuaj të dytë të mjaltit.
Tregojeni karakterin tuaj. Pa kurrfarë ngurrimi shfaqeni mendimin tuaj. Mos iu frikësoni mospajtimeve, por as konflikteve të hapura. Meshkujt i duan femrat të cilat mbrojnë qëndrimin e vet, dhe një minutë pas grindjes futen në përqafimin e tyre.
Tregojeni atë me shikim, me shikim rrëzojeni përtokë dhe mos i leni astarë fije dyshimi në qëllimet tuaja. Më vonë fjalët do të jenë të tepërta.
 

Thamina

Papirus rex
Si ndikon marrëdhënia në çift në shëndet


Studimet e fundit kanë zbuluar se ekzistojnë disa arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë jo vetëm në bukurinë por edhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve.
1- Dashuria e mjaftueshme bën që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme.
Shkaku kryesor, i cili ndikon për arritjen e kënaqësisë në dashuri dhe seks është, aktivizimi dyfish i sasisë së hormoneve të ostrogjenit.
2- Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmuar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.
3- Seksi ndikon edhe në mbajtjen e linjave të bukura të trupit. Gjatë seksit pasionant shpenzohen 560 kalori, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë stërvitje në palestër, por kësaj radhe shtohet edhe njëfarë kënaqësie.
4- Në shtrat zvogëlohet rreziku i ngushtimit të enëve të gjakut. Gjatë kohës që kryhen marrëdhënie seksuale, formohet hormoni që zvogëlon tensionin e gjakut.
5- Seksi ka efekte pozitive dhe përsa i përket zhdukjes së depresionit dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.
6- Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t‘ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa ilaçet për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë.
7- Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në kurimin e astmës dhe të alergjisë.
8- Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në formimin e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe gurëzat e dhëmbëve. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta dhe të ndjeshme e stimulojnë seksin.
9- Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikologjikisht më të qëndrueshëm dhe më të kujdesshëm.
10- Gjatë seksit, stërviten muskujt e barkut dhe të vitheve. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse vithet bëhen më të forta duke marrë një pamje të mrekullueshme. Madje, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t‘i hequr kilogramët e tepërt dhe të padëshiruar.
11- Sipas seksologëve, seksi dhe dashuria ngadalësojnë procesin e plakjes së parakohshme dhe kthjellojnë mendjen.
12- Nëse fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t‘jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.
13- Seksi u jep një pamje të bukur këmbëve dhe lëkurës së trupit. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë.
14- Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s‘do t‘ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka.
15- Sportistët e dinë tashmë se pas një nate të zjarrtë seksi e dashurie, trupi reagon në mënyrë shumë më efikase.
16- Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt e më i shpeshtë i sportit, i cili vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut.
17- Seksi-terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës?
Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër.
Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt e ndërpresin jetën seksuale të rregullt nga frika e ndonjë infarkti tjetër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se ta provoni, këshillohuni me mjekun.
18- Nëse doni të jeni sa më shumë tërheqës dhe joshës, arma më e sigurt është padyshim seksi.
 

Thamina

Papirus rex
A bëni seks më shumë se ç’duhet?


A ke menduar ndonjëherë se si është jeta jote seksuale kundruall të tjerëve? A shqetësohesh ndonjëherë se je duke bërë më shumë seks seç duhet? Apo mendon që nuk je duke bërë aq shumë seks sa duhet? Nuk është çudi të mos dish sa seks bëjnë të tjerët dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Askush nuk del haptas të tregojë historitë e tij seksuale.
Është e vështirë të përcaktosh me saktësi sa herë njerëzit bëjnë seks. Megjithatë numri i partnerëve, nuk e shton numrin e herëve që duhet bërë seks.
Shpesh herë ngrihet pyetja, nëse një person mund të bëjë më shumë ose më pak seks se duhet. Madje disa njerëz duan të dëgjojnë mesataret e jetës seksuale të të tjerëve, sepse në këtë mënyrë ata krahasojnë mesataret e tyre, duke i bërë që të ndihen normal. Asnjëherë nuk ndodh që të jesh duke bërë më pak seks sa duhet përveç se në rastet kur e ke të nevojshme të bësh më shumë.
Nëse, p.sh. burri dhe gruaja duan të bëjnë seks një herë në javë, një herë në muaj, apo më rrallë, ndërkohë që të dy bien dakord për një gjë të tillë, atëherë ata duhet të bëjnë seks vetëm ashtu siç e kanë planifikuar. Çfarëdo lloj sasie ju bën të lumtur ty dhe partnerit tënd është shumë në rregull.
Nëse harxhon shumë kohë dhe para për seks, atëherë je i fiksuar seksualisht. Njerëzit seksualisht të fiksuar e kanë të pamundur të punojnë, të mbajnë shoqëri, marrëdhënie familjare apo të zhvillojnë një jetë normale. Ata shpesh paguajnë për dashnore, tradhtojnë të dashurit e tyre ose konsumojnë tmerrësisht shumë pornografi. Për këtë problem drejtohuni tek një terapeut seksi.
Nga ana tjetër, nëse ju pëlqen të bëni seks shpesh dhe keni një partner që dëshiron të njëjtën gjë, atëherë kjo është një gjë më se normale. Por, nëse të duhet të lësh punën, s’të del asnjëherë koha për të folur me familjen apo shoqërinë, dhe e ke të pamundur të jetosh normalisht sepse e ndien që duhet të bësh seks gjatë gjithë kohës atëherë po, je duke bërë seks më shumë seç duhet.
Këta njerëz të cilët janë kaq ekstrem quhen të fiksuar seksualisht dhe duhet t’i drejtohen terapeutit seksual për ta zgjidhur këtë problem. Në të kundërt, nuk ka asgjë jo normale nëse bën shumë seks.
Nëse nuk je duke bërë seks aq sa dëshiron të bësh, atëherë mund të ndihesh keq. Nëse ke një partner i cili nuk dëshiron të bëjë aq shpesh seks sa ty, atëherë duhet të gjeni një vijë të mesme. Nëse nuk je duke bërë seks aq sa dëshiron sepse je vetëm, mos u dëshpëro, ka plot partnerë të tjerë potencialë të cilët ndodhen në të njëjtën situatë dhe të jesh i sigurt që një ditë do ta gjeni njëri-tjetrin. /Telegrafi/
 

Thamina

Papirus rex
Çfarë mendojnë meshkujt kur bëjnë seks


Nuk është ndonjë sekret i madh se meshkujt gjatë kohës që bëjnë seks meshkujve iu punon truri në kokë aq sa iu punon miku poshtë. Por nuk ka të bej se çfarë mendojnë, ndërsa përse e mendojnë që duhet te të interesojë ty.
Zbulo çfarë mendojnë meshkujt gjatë seksit – dhe kur duhet të merakosesh.
Ejakulimi e parakohshme
Në disa raste kanë merak ne qofte se e kryejnë punën mirë, dhe disa prej tyre kanë taktikat e veta për të qëndruar në zonë. Kur janë në momentin e ejakulimit nervozohen dhe taktikat e tyre i përqendrojnë për të arritur qëllimin e tyre në mënyrë të bukur. Që mos të ejakulojnë para kohe, shumë meshkuj distancojnë vetën e tyre. Dhe sa më shumë që një djalë e do një vajzë shanset janë se, aq më shpejt do arrijë kulmin.
Një ekspert seksi, Brandon Maxwell, krijuesi i “Maxwell Multiple Climax” (orgazëm shumëfishtë ) është një teknike seksuale që lejon meshkujt të arrin pikën e kulmit, thotë se kjo është arsyeja pse meshkujt kur ejakulojnë nuk e shikojnë femrën në sy.
“Djemtë janë krijesa vizuale” thotë Maxwell. “Kur e shofin që goca është e eksituar, mjafton për ata.”
Distanca emocionale që ndihmon meshkujt që të zgjasin ejakulimin gjatë seksit, shpeshherë, e çon në pjesën tjetër të lidhjes. Për shembull, thotë Maxwell, ata meshkuj që flasin shumë, dhe bëjnë kinse nuk e qajnë kokën fare për femra – zakonisht merakosen në qoftë se po e bëjnë punën mirë.
Nuk duan të shqetësojnë vetën, e ndajnë trurin edhe thonë se “po e bej vetëm për vetën time”. Këta tipa mund të zgjasin gjatë në seks, por zakonisht kur femra mëson se ata nuk e plotësojnë emocionalisht, lidhja merr fund.
Femrat e tjera
Edhe një mashkull që është lidhur me femrën më të bukur në tërë botën herë pas herë mundet të mendojë për femra të tjera gjatë seksit. Nuk do të thotë se ai do që të ndahet me ty ose të tradhtoj, por ndonjëherë ata duan variacion edhe kur e kanë ndarë mendjen që duan të jenë vetëm me ty. “Dhe midis një çift të lumtur, mashkulli mendon herë pas herë, për femra të tjera gjatë kohës që bën seks.
Kështu që ai kujton eksperiencat më të mira seksuale, nga 10- 20 vjet më parë. Puna është që mos të harrosh edhe të thërrasësh emrin e tjetrës, prandaj thuaj gjithmonë një fjalë të ëmbël si, zemër. Disa femra shqetësohen kur e dinë që i dashuri është duke menduar për femra të tjera, kjo gjë kuptohet. Për këtë gjë, meshkujt mundohen t’i mbajnë sekret këto mendime.
 

Thamina

Papirus rex
Seksi gjatë procesit të menopauzës


Edhe pse duket e vështirë për t’u besuar, seksi përmirësohet ndjeshëm tek femrat që janë pranë procesit të menopauzës.
Ato kanë më shumë përvojë, e dinë çfarë duhet të kërkojnë dhe janë të gatshme për ta kërkuar atë. Me fëmijët larg shtëpisë ato janë më pak të stresuara dhe kanë më shumë kohë për t’u dhënë pas marrëdhënies së tyre intime.
Me kalimin e viteve fillon edhe luhatja e hormoneve, në këtë mënyrë femrat mund të provojnë një “valë” të madhe të “testosteroneve të lirë”, të cilat rrisin dëshirën e tyre për të marrë kënaqësi. Por hormonet mund të “punojnë” kundër jush. Shumë femra jetojnë një rënie të vërtetë të dëshirës seksuale gjatë fazës të menopauzës. Gra të tjera mund të hasin probleme në arritjen e orgazmës ose thjesht mund të ndihen mw pak seksuale.
Simptomat
Shkreptimat e para të simptomave të menopauzës janë tharja vaginale, gjendja e përgjumësisë, humori i rëndë, si dhe rrjedhja e tepërt e sasisë së gjakut mund t’i bëjnë të ndihen aspak joshëse dhe me dëshirën për të kryer raportin intim. Të tjerë elementë që mund të luajnë një rol në këtë dëshirë të ulët është fakti që mund të ndihen të plakura, ju duket se kanë humbur pamjen e tyre të jashtme, aftësinë dhe shëndetin e një partnereje të denjë, por nuk mund të mos përmenden edhe ilaçet që duhet të marrin gjatë kësaj periudhe.
Këshilla më e mirë që japin mjekët dhe specialistët rreth marrëdhënieve seksuale dhe menopauzës, është “përdoreni atë ose humbeni”. Femrat të cilat vazhdojnë të kenë seks të vazhdueshëm gjatë procesit të menopauzës kanë më pak probleme seksuale sesa gratë të cilat rrallojnë numrin e kontaktit fizik ose që nuk bëjnë seks fare.
Sa më shumë seks të bëni aq më shumë e “inkurajoni” gjakun të rrjedhë në zonën vaginale, i cili bën të mundur mbajtjen më të shëndetshme të indeve. Lubrifikimi vaginal është gjithashtu më i bollshëm tek femrat të cilat bëjnë më shpesh seks. Muskujt e legenit të cilët përdoren më shumë, bëhen më të fortë dhe më funksionalë. Por ajo çfarë është më e rëndësishme, kryerja e marrëdhënieve të rregullta seksuale e inkurajon një femër të mendojë më shumë për veten e saj si një qenie seksuale pa i kushtuar shumë vëmendje moshës.
Problemet
Sipas teorisë së disa kërkuesve, trupi mund të përgjigjet në nivele më të larta të aktivitetit seksual duke prodhuar më shumë hormone. Studiuesja australiane, Lorraine Dennerstein, është kujdesur gjithmonë për çështje që lidhen me “fundosjen” e femrave që bëjnë seks çdo ditë.
Ajo ka zbuluar se nuk ka rëndësi se në cilin grup kurimi janë këto femra, ato nuk shfaqin asnjëherë probleme vaginale. Ekspertë të tjerë të seksit kanë zbuluar rezultate të ngjashme. Ata nuk nënkuptojnë se, çdo femër e cila po shkon drejt fazës së menopauzës duhet të bëjë çdo ditë seks, pasi tregon ndikimin pozitiv tek menopauza mbajtja e rregullt e aktivitetit seksual.
Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se si meshkujt edhe femrat kanë tendencën të ndjejnë më pak dëshirën për seks pas disa vjetësh. Me kalimin e kohës ata kuptojnë se kanë shumë vështirësi në arritjen e orgazmës. Shumë çifte zbulojnë se seksi mund të bëhet edhe më i bukur nëse partnerët bisedojnë mes tyre për pengesat. Nëse partnerët ndihen të lumtur me veten e tyre dhe njëri-tjetrin, seksi i mirë do t’i shoqërojë në çdo moshë.
Lidhja që nisi në kinema dhe përfundoi në martesë
Kejti dhe unë u njohëm para dy vjetësh në kinema. Atë ditë unë kisha vendosur që pas shumë kohësh të dilja me miqtë e mi dhe kisha bërë mirë. Ajo ishte ngjitur me mua dhe vura re se ne kishim të njëjtin emocion, që mund të ishte një e qeshur, habi apo frikë në të njëjtën kohë. Unë u ndjeva shumë i tërhequr prej saj dhe kur mbaroi filmi e prita të dilte dhe i kërkova të takoheshim në një ditë që ajo dëshironte.
Në fillim nuk pranoi, por më pas me këmbënguljen time, por edhe të mikeshës së saj e cila e shoqëronte atë ditë, pranoi. U takuam të dielën e datës 9 maj. Unë isha pak në ankth sepse ishte takimi i parë, por kur filluam të bisedonim ajo më bëri të ndjehem shumë rehat. Mendoj se ajo e kuptoi se isha shumë i tërhequr prej saj, ndaj dhe më kërkoi që të vazhdonim të takoheshim. Puthjen e parë ia kam dhënë pas 3 muajsh dhe tani vazhdojmë të jetojmë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke pritur me padurim për të caktuar ditën e kurorëzimit në martesë.
Dashuria që mbeti në kufijtë e bisedave telefonike
Historia jonë nisi filloi plot 8 vjet më parë. Ai ishte nga Anglia, ndërsa unë nga Amerika. Filluam të bisedonim dhe ai më pëlqeu. Si unë dhe Andrew, kështu quhej, ishim të lidhur atëherë. Por asnjëri prej nesh nuk ishte i lumtur me partnerin që kishte. Ai filloi të më telefononte dhe flisnin shumë gjatë për të gjitha gjërat që ne kishim në mendje gjatë asaj dite, qofshin ato të trishtuara apo të bukura.
Por sa herë e takoja mendoja se veç bukurisë shpirtërore, ai kishte një paraqitje shumë të mirë që më bënte të ndihesha shumë e tërhequr pas tij. Ai ishte romantik dhe seksi në të njëjtën kohë. Folëm me njëri-tjetrin për disa muaj dhe më pas krejt papritur ai u zhduk. Kur më telefonoi pas disa kohësh më tha se kishte pasur disa probleme familjare edhe pse unë e pata të vështirë ta besoja. Historia jonë vazhdoi shumë kohë kështu mes telefonatash dhe takimesh të shkurtra, por veç një puthje që do ta ruaj gjithmonë në mendje, asgjë tjetër nuk ndodhi. Tani unë jam ende me të dashurin që kisha atëherë, ndërsa ai, nuk e di…
Seksi dhe alkooli
Alkooli ndikon jetën seksuale të njerëzve në shumë mënyra. Këto ndikime mund të ndahen në efekte pozitive dhe negative.
Ndikimet “e mira” të alkoolit
Sasia e ulët e alkoolit hedh poshtë mekanizmat shoqërorë dhe turpin, në këtë mënyrë njerëzit e kanë më të lehtë të njihen dhe ndoshta edhe të përfundojnë në shtrat.
Një gotë verë e tepërt apo një kokteil e bën një person të ndihet më romantik dhe ndoshta të ndihet më i gatshëm për të bërë seks.
Një “dozë” e vogël alkooli mund të zgjasë kohën që një mashkull ndihet nervoz përpara se të arrijë kulmin e eksitimit, në këtë mënyrë “lufton” çdo tendencë për të arrirë më përpara në orgazëm dhe për të evituar derdhjen e parakohshme.
Ndikimet “e këqija” të alkoolit
Fatkeqësisht, lista e efekteve “të këqija” të alkoolit është më e gjatë. Alkooli i bën njerëzit të bëjnë seks me njeriun e gabuar, në këtë mënyrë ata mund të marrin infeksione, femra mund të mbetet shtatzënë apo edhe për të nisur një marrëdhënie e cila përfundon shumë shpejt. Në fakt pijet alkoolike ishin arsyeja kryesore që në vitin 2005 femrat bënin kërkesën për “pilulën e ditës pasardhëse”. Alkooli i deh njerëzit duke i bërë ata të papërgjegjshëm për shumë gjëra, njëra prej tyre është edhe mosmarrja e kontraceptivëve.
Alkooli është shumë i dëmshëm për nënat shtatzënë, ndaj duhet përdorur shumë rrallë gjatë atyre nëntë muajve. Edhe pse jetojmë në vitin 2007 ende nuk e dimë nëse konsumimi i alkoolit natën e ngjizjes së një fëmijë është i dëmshëm. Alkooli është shkaku kryesor i impotencës (keqfunksionimit të erekcionit). Shumë meshkuj të rinj nuk e kuptojnë këtë sepse mendojnë se pijet alkoolike “ndezin” dëshirat e tyre seksuale.
Do të ishte më mirë të kishin parasysh shprehjen e Shekspirit “Ngre dëshirën, por largon performancën”. Shumë meshkuj që janë të zhytur në alkool humbasin dëshirën për të bërë seks. Ende nuk dihet nëse tek femrat konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton probleme seksuale, por të dhënat e deritanishme tregojnë se dëmton dëshirën e tyre për seks.
 

Thamina

Papirus rex
Si t’a bëni seksin edhe më të këndshëm


Seksi mund të jetë i mirë, i keq, i vështirë ose t’jua heqë trurin, por më e keqja është t’ju bëhet i mërzitshëm.
Nëse e bëni atë në të njëjtën ditë të javës, në të njëjtën kohë, në të njëjtin pozicion muaj pas muaji, atëherë është koha për të ndryshuar gjërat. Më poshtë janë disa mënyra për t’a bërë seksin më argëtues.
Provoni disa lëvizje të reja
Nëse keni provuar të njëjtën mënyrë për shumë vite me radhë, atëherë keni humbur shumë pozicione të tjera seksuale shumë mirë të paraqitura nga burime të ndryshme…Mos u fiksoni nga cfarë shihni në internet ose revista. Thjesht të futeni në procesin e të provuarit të pozicioneve të reja do sjellë një frymë të re në dhomën tuaj. Në fund të fundit nuk humbisni gjë.
Mos e merrni seksin shumë seriozisht
Seksi supozohet të jetë pasionant, intim, dhe intensiv- dhe mbi të gjitha argëtues. Mos e vrisni shumë mendjen për trupin tuaj, nëse ai e pëlqen atë apo jo. Thjesht çlirojeni mendjen nga këto shqetësime dhe jeto atë moment. Qesh, ji e guximshme dhe rrezato ndjenjën tënde të humorit. Sa më pak seriozisht t’a merrni seksin, aq më shumë do të zbaviteni. Për të shtuar si bonus; seksi ndihmon shumë në çlirimin ndaj stresit.
Luani role gjatë seksit
Nëse nuk po zbaviteni më në dhomë, dhe seksi i ngjason më shumë një detyre të përditshme se sa kënaqësisë, atëherë futuni në role. Ndoshta ti je mësuesja dhe ai është nxënësi yt i keq, ose ti je fqinja e urtë dhe ai është një fqinj në universitet me eksperiencë. Ideja është të “humbisni” dhe t’a shihni seksin si diçka që mund të zhvillohet në varësi se si ndjeheni dhe ato pjesë personaliteti që ju tregoni. Edhe nëse duket e çuditshme në fillim, të luani role mund të jetë mjaft argëtuese.
 

agim40

Valoris scriptorum
Mbrëmë më doli pun me mushkonjat, sonte me Këshillat seksuale.....:D Gjith natën kam për t'i lexuar... Më shum nga të gjitha m'pëlqen avatari i Thamina:p
 
Last edited:

Thamina

Papirus rex
Çfarë mendojnë meshkujt kur nuk mendojnë për seks


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2015/05/seksi.jpg']
A ju intereson se çka mendon secili mashkull kur nuk mendon për seks? Përgjigjja është – për asgjë! Të paktën nëse gjykojmë sipas librit të autorit britanik Sheridan Simove “What Every Man Thinks About Apart From Sex”, sepse secila nga 200 faqet – është tërësisht e zbrazët.
Ajo që autori as që ka shpresuar është që pikërisht libri i tij tërësisht i zbrazët do të bëhet një nga më të shiturit. Libri i cili “zbulon” punën misterioze të trurit të mashkullit kushton 5,42 euro dhe shitet më mirë madje se Harry Potter dhe Kodi i da Vinçit.
“Pas shumë vitesh hulumtime kam ardhur në përfundimin se si meshkujt nuk mendojnë për asgjë tjetër, përveç se për seks. Këtë zbulim shokues kam vendosur ta ndajë me të tjerët”, ka thënë autori i librit.
Simove është shumë i befasuar me shpejtësinë e popullaritetit të cilin e ka arritur libri i tij. Blerësit më të shpeshtë janë studentët britanikë të cilëve libri u shërben si bllok shënimesh për të marrë shënime.
“Në njëfarë mënyrë më tregojnë që e kam gabim sepse mbushin faqet e zbrazëta. Dhe më intereson shumë të di se sa prej tyre vazhdojnë të mendojnë për seksin pas ligjëratave”, ka shtuar Simove.[/URL]
 

Thamina

Papirus rex
Disa sekrete per puthje perfekte


[URL='http://www.keshilla.net/wp-content/uploads/2015/05/puthja.jpg']
Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion që të jep shumë kënaqësi, për të mos thënë që është provuar shkencërisht që siguron një afrim më të madh emocional mes çifteve sesa intimiteti fizik.
Është provuar që njerëzit e mbajnë mend puthjen e tyre të parë shumë më mirë dhe e kanë më të gjallë sesa përvojën e parë seksuale. Njerëzit nuk rrinë t’i mendojnë këto pjesëza të gëzueshme jete, por janë ca gjëra që ndoshta nuk i di për mënyrën më të mirë e më përmbushëse të shprehjes së dashurisë.
Bëjmë pak shkencë
Ka një emër shkencor për gjithçka dhe këtu bën pjesë dhe puthja. Termi për fushën që studion puthjen është “filematologji”, termi shkencor për puthjen franceze është “kataglotizëm”.
Të flasim për fjalët
Fjala “kiss” vjen nga anglishtja e vjetër “cyssan,” e cila nga ana e saj vjen nga paragjermanishtja “kussijinan” ose “kuss.” Këto fjalë mendohet që kanë ardhur nga tingulli që bën puthja.
Stërvitje
Lëvizja e buzëve është një punë fizike, por saktësisht sa fizike është? Një njeri mesatar djeg 2 kalori për çdo minutë puthje, një pasionant mund të djegë deri 6 kalori në minutë.
Gjurmë letrare
Puthja është një temë e përhapur në poezi dhe letërsi në të gjitha gjuhët e botës. Për herë të parë, puthja është shkruar në tekstet e Katër Vedikteve Sanskrite, që janë shkruar që në vitet 1500 Para Krishtit.
Gojë e pistë
Dihet gjerësisht që goja është një vend i papastër. Me një puthje, një njeri shkëmben nga 10 milionë në 1 miliardë baktere. Sado e çuditshme të duket megjithatë, të puthesh me një person të sëmurë ka më pak rrezik për të marrë të ftohtin sesa t’i japësh dorën.
Koha më e bukur
Të masësh kohëzgjatjen e gjithë veprimeve të ndihmon t’i vendosësh gjërat në perspektivë. Një person normal puthet aq sa mund të mbushë dy javë të jetës. Puthja mendohet që është e këndshme, por mund të ketë edhe pasoja shumë të këqija. Në Kinë, një burrë e puthi aq fort të dashurën sa uli presionin e ajrit në gojën e saj dhe asaj iu ça daullja e veshit. Në një puthje angazhohen shumë muskuj, një puthje të plotë franceze përfshin 34 muskuj, por më i rëndësishmi është orbicularis oris, muskuli që mbledh buzët.
Rekordi Guinness
Rekordi aktual botëror për puthjen më të gjatë mbahet nga Ekkachai dhe Laksana Tiranarat nga Tajlanda. Në 14 shkurt të vitit 2013, ata thyhen rekordin e mëparshëm me një puthje të gjatë prej 58 orësh, 35 minutash dhe 58 sekondash.
Një pjesë e ndjeshme
Buzët e njerëzve janë skajshmërisht të ndjeshme, 100 herë më shumë sesa majat e gishtave.
Romakët, si grekët e lashtë, ishin të njohur për të intelektualizuar çdo gjë, edhe puthjen. Ata i ndanin ato në tri kategori: puthje në faqe ose “Osculum”, puthje në buzë “Basium” dhe një puthje e thellë ose “Savolium”.
Revolucioni francez
French kissing mund të jetë një përvojë shumë argëtuese dhe e këndshme, por emërtimi klasik nuk synonte këtë. Termi ka dalë në 1923 si një goditje për kulturën franceze për të cilën njerëzit mendonin që ishte shumë seksuale.
Fillimi i aktit
Shumë studiues janë të pasigurt nëse puthja është e mësuar apo e lindur. Duke qenë që ka shumë kultura në botë që nuk e praktikojnë puthjen, dyshohet që mund të mos jetë e dyta.
Historia kinematografike
Sot mund të shohësh shumë puthje në tv, por nuk ka qenë gjithmonë njëlloj. Edhe në SHBA, puthjet kanë qenë të ndaluara sipas ligjeve të censurës, që nga viti 1930 në 1968-ën, puthjet në ekran rregulloheshin dhe lejoheshin vetëm pak sekonda. Gjatë puthjes, nëse një person ishte i shtrirë poshtë tjetrit, ai sipër duhet qëndronte drejt, nëse të martuarit po putheshin në shtrat, një ose të dy duhet të kishin një këmbë në dysheme.
Fjalë e shkruar
Ju mund ta dini që X-et dhe O-të janë shkurtime në të shkruara për puthjet dhe përqafimet. Por ndoshta nuk dini që X nuk është thjesht një shkronjë e rastësishme, ajo mendohet që përfaqëson formën e buzëve kur mblidhen për të puthur.
Simbolika letrare
Puthja është përdorur si një metaforë e fuqishme në të gjithë artin dhe letërsinë. Dy më të përdorurat janë puthja e jetës, e quajtur ndryshe “Fryma e Zotit” dhe puthja e vdekjes, që i referohet asaj që njihet “Puthja e Judës”.
Mund ta puthësh nusen
Është normale të mendosh që burri e puth nusen në fund të predikimit si simbol dashurie, por është një mendim i gabuar, shkruan revista class. Në të vërtetë, akti e ka fillesën nga Roma e Lashtë, ku puthjet përdoreshin për të plotësuar dhe firmosur kontrata personale.
Mënyrat alternative
Edhe pse shumë e quajnë puthjen eskimeze budallallëk, shumë të tjerë mendojnë ndryshe. 95% të burrave dhe grave u pëlqen të fërkojnë hundën.
Të ngjitesh lart
Kur puth dikë për herë të parë, çlirohet dopaminë, një hormon i ndjesive pozitive që të bën të kesh më shumë dëshirë, por dopamine mund të bëjë të humbasësh oreksin dhe e bën shumë të vështirë të të zërë gjumi.
Djathtas
Kur puthen, gati dy të tretat e personave përkulin kokën në të djathtë. Studiuesi gjerman Onur Güntürkün e ka zbuluar këtë jo duke i vëzhguar njerëzit, por duke parë vjedhurazi 224 çifte amerikane, gjermane dhe turke. /Telegrafi/[/URL]
 
Top