Keshilla letrareve te rinj.

Blendi

Primus registratum
Keshilla letrareve te rinj.

Shume prej jush kane enderruar te shkruajne proza apo poezi me vlera. Pa dyshim, midis nesh gjenden shkrimataret e ardhshem, apo te tanishem te shqipes.
Kjo teme le te sherbeje per keshilla konkrete midis nesh.

Po nis me kater keshilla te Gabriel Garcia Marquez, drejtuar shkrimtareve te rinj.

Nese ke deshire te shkruash, shkruaj. Sikur nje faqe ne dite, do kesh mbushur 365 faqe ne vit.

Rishkruaj rishkruaj, rishkruaj. Kur korigjon tekstin tend, ngan sikur je gjeni. Nje veper me vlere nuk shkruhet njeherazi.

Shkruaj nga ekperienca personale. Mos shkruaj gjera te cilat nuk i ke njohur dhe perjetuar vete, sikur edhe terthorazi. Ne rast se shkruan per gjera qe nuk i njeh do deshtosh.

Leviz me prozen. Mbaji personazhet ne levizje. Kjo ben qe proza te rrjedhe. Kur e le nje personazh ne nje dhome per nje faqe rrjesht, je gabim. Levizja terheq lexuesin. E ndenjura ne vend eshte e merzitshme.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Keshilla letrareve te rinj.

Blendi nuk me keqkupton sikur te te them qe ne proze levizje, ose ne pergjithesi ne nje veper artistike, levizja nuk konceptohet ajo fizike. Vepra nuk rrjedh nepermjet spostimeve te personazheve nga nje stacion ne tjetrin, nga nje rruge ne tjetren, nga nje dhome ne tjetren, vepra rrjedh dhe personazhi rrjedh kur leviz ideja e saj. Nje roman mund te levize edhe brenda nje thenieje, nje ideje, edhe sikur personazhi te mos levize nga vendi. Une mund te te marr shembuj te kesaj natyre me dhjetra dhe nga kryeveprat boterore, por besoj se eshte e kuptueshme kaq gje.
Jam dakort me keshillat e tjera. Me kujtohet qe profesori im i stilistikes thoshte: mos u kenaqni kurre me fillimin, prisheni dhe rishkruajeni, nje e qofte edhe dhjete here.
Ka shume vlere perdorimi i nje fjalori sa me te larmishem sepse nuk e ben vepren monotone, ose te ngjashme njeren faqe me tjetren e mbi te gjitha njerin personazh me tjetrin.
Vetem stili duhet te jete ai qe lejohet te krijoje idene e ngjashmerise. Me kete dua te them se çdo autor duhet te kete menyren e tij te te shkruarit qe e dallon detyrimisht nga te tjeret, pra individualitetin, sikurse duhet te kete edhe grupkarakteristikat qe e bashkojne me nje rryme te veçante. Dhe se kur ta marresh nje veper ne dore e ta hapesh librin pa pare autorin, duke lexuar nje faqe çfardo, te arrish te identifikosh autorin. Por edhe kjo eshte diçka qe lidhet me talentin dhe boten e brendeshme te atij qe shkruan. Menyra se si e koncepton realitetin dikton edhe menyren e percjelljes jashte vetes.
Ndoshta jane shume gjera qe mund te thuhen, por tek e fundit ketu nuk diktohet dot.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Keshilla letrareve te rinj.

Jam dakort me ty per kritiken, u shpreha dobet. Duhet te kisha bere te qarte qe me "levizje" kuptohej zhvillimi i personazhit, zbulimi i tij, thellimi, analizimi e te tjera si keto.

Dicka tjeter. Eshte e keshillueshme qe ndersa e zhvillon personazhin ta besh kete pa u kthyer pas ne kohe here pas here. Ndonjehere kjo ben qe te çaloje intriga e vepres, kur nderpret dhe shpjegon.

PS. Atman, Maks Stikon e njeh? E kam mik dhe komshi.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Keshilla letrareve te rinj.

Blendi, kur flitet per kthimet mbrapa, ketu kemi te bejme me ate forme te letersise qe quhet e prroit psiqik dhe qe karakterizohet si e tille, me retrospektive e cila krijon thyerjen e kohes biles e konfondon ate ose nuk e trajton ate si te tille. Ngjarjet ndodhin dhe pike, ndodhin pa pasur nje kohe te caktuar. Psh ne nje nga kryeveprat e letersise boterore shkruajtur nga Wolf, "Eskursion ne far", ngjarjet jane teresisht te konfonduara. Retrospektiva perben bazen e ngjarjeve te asaj rryme e cila shenoi kthesen me te madhe ne historine e letersise sepse krijoi nje zhanr tjeter, larg skemave klasike. Kjo ka qene arsyeja kryesore qe shkrimtare si Wolf, Xhojs, Svevo, etj per te mos bere liste, jane luftuar shume ne fillim e gjithe jetes, per fat te keq meritat e plota te tyre jane njohur vone. Per te mos thene se ende sot, me qe eshte nje forme te shkruajturi larg formave tradicionale, veprat e tyre jane te destinuara per nje pakice lexuesish. Mire apo keq, ky eshte nje fakt. Por tek e fundit ka pasur gjithmone shkrimtare e poete per elite intelektualesh. Kjo eshte historia.
Me qe jemi tek keshillat.
Mendoj se eshte shume e rendesishme fjalori dhe rruga per ta pasuruar ate. Natyrisht e para eshte ajo e te lexuarit te shumte sepse eshte nje investim i cili i jep frytet e veta.
- Me kujtohet qe per rastesi, ose per bindje, dua te them per vertetesi, dy profesore te mij, njeri sapo ishte kthyer nga Franca, Ilia Lengu dhe me jepte letersine franceze, tjetri letersine shqipe, Capajev Gjokutaj, me kane dhene te njejten keshille si rruge per te pasuruar fjalorin. TE KOPJOJ FAQE TE TERA NGA SHKRIMTARE TE CILET NJIHEN PER NJE GJUHE TE PASUR E FIGURATIVE. Ata e gjykonin me shume vlere nje veprim te tille ne fillimet e krijimtarise. Personalisht nuk e bera asnjehere sepse ndoshta pata nje fat tjeter, ndihmen e Adriatik Kallullit qe ishte nje nga kritiket dhe estetet me te mire te vendit. Si redaktor i librit tim te pare. Ai me ka ndihmuar jashtezakonisht duke me thene, kjo fraze nuk shkon, formuloje ndryshe, kjo fjale perseritet gjej sinonimin etj etj. Asnjehere nuk vuri dore vete dhe gjithe kohes qe erdhi ne Korçe per te punuar per romanin tim ndoqi kete rruge. Me torturoi natyrisht, por sidoqofte i jam mirenjohes sepse nguliti brenda meje nje "ves" per te kerkuar fjalen, dhe ndertuar frazen.
Ndoshta nuk eshte rasti, por meqe ka njerez me moral te ulet ketu ne AF te cilet te vetmen aftesi qe kane eshte te hedhin balte, dua te shtoj se ky liber nuk e pa driten e botimit dhe dyshimin e shprehu Kallulli kur i kerkuan qe ta vere firmen faqe me faqe. U be edhe kopertina dhe ...humbi ashtu si edhe shume te tjera me pas. Shpesh kam folur per fakte te tilla personale pa dashur qe te jap shkaqet e verteta duke zbuluar vetem nje pjese te tyre, stlin me te cilin shkruaj une. Por ka qene edhe nje shkak te cilin te pakten ata qe kane tru ne koke do ta kuptojne drejt. Njeriu me te cilin lidha jeten une, kishte gjyshin te pushkatuar nga PPSH si armik. Kjo i dha fund karrieres time, kjo i mbylli njehere e mire te gjitha dyert e botimit dhe nese nje prozator i degjuar, qe ishte kryeredaktor i Drites, pas noveles qe paraqita ne konkurs me kercenoi per te me futur ne burg, dhe nuk e beri dot, natyrisht me mbrojten lidhjet e mija familjare, deshmoret qe kam ne familjen time. (tre vellezer te nenes time dhe nje nga babai)
Sidoqofte ishte nje zgjedhja ime dhe natyrisht ne keto raste pasojat diheshin. Mund te kisha zgjedhur dike tjeter qe do te me garantonte nje karrierre te shkelqyer (dhe e kisha rastin), zgjodha nje tjeter duke i marre parasysh pasojat. Te pakten ne jeten time nuk jam zvarritur posht kembeve te askujt dhe as kam shitur veten, sikurse as i kam thurrur hosana dikujt per te hapur ato dyer qe ishin mbyllur njehere e pergjithmone. Dinjiteti dhe antikonformizmi kane qene dhe jane pjese e jetes sime, sikurse nuk kam bere kurre kompromise qofte edhe per hir te krijimtarise e cila perbente dhe perben jeten time. Per fat, kohe per te rivene ne vend gjithçka, kam ende. Ndersa per ato kokrra te forumit qe mundohen ta hedhin shurren perpjete, u kujtoj qe nuk eshte menyre e mire per te lare fytyren. Sidoqofte i perbuz dhe meshiroj njeheresh dhe u kujtoj se nuk duhet te deshperohen, paçka se nuk jane nga ato lloj mizash qe bejne mjalte. Jo te gjitha jane ne gjendje ta bejne kete gje. Ky eshte ngushellim per to.
E njoh Blendi, e njoh Maksin, beji te fala prej meje atij dhe motres se tij N, percillu nga ana ime urimet me te mira e te sinqerta.
 

Marimba

Primus registratum
Re: Keshilla letrareve te rinj.

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] ...Njeriu me te cilin lidha jeten une, kishte gjyshin te pushkatuar nga PPSH si armik. Kjo i dha fund karrieres time, kjo i mbylli njehere e mire te gjitha dyert e botimit ...
Sidoqofte ishte nje zgjedhja ime dhe natyrisht ne keto raste pasojat diheshin. Mund te kisha zgjedhur dike tjeter qe do te me garantonte nje karrierre te shkelqyer (dhe e kisha rastin), zgjodha nje tjeter duke i marre parasysh pasojat. ...[/qb]
Le te me editojne per jashte teme, por nuk rri dot pa e shprehur.
Kjo eshte nje histori e vertete dashurie. Pah, shkriva fare tani... Teper romantike..
:thumbsup: atman


P.S. Duke marre shkas nga ky postim, hapa kete teme Rinia Shqiptare e Vitit 90
 
Top