Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

alinos

Forumium maestatis
Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

Me ka ndodhur shpesh kohet e fundit dhe e kam vene re ne forum gjithnje qe ka shume perplasje midis njerezve, apo zemerime ne emer te asaj qe mendohet se ka thene tjetri, pa u thelluar perpara se te merret vendimi per t'u zemeruar.

Mua me ka ndodhur qe kam ndejtur 20 minuta duke sqaruar dike per dicka dhe t'i them se shanset nuk jane te medha per te fituar, por nese ben shume kujdes me aplikimin dhe nese ndjek keto sugjerime do te te shtohen shanset. Mbajten shenime per gjithcka qe thashe, me thane faleminderit, shkuan ne shtepi dhe i thane mikes time me te mire se ishin te ofenduar nga une, pasi u kisha thene se nuk kane shanse, keshtu qe nuk aplikuan fare.

Tani mos u merrni me kete shembull, por sillni parasysh te gjitha rastet ne te cilat ju ka ndodhur nje gje e tille dhe nuk e keni kuptuar se ku caloi komunikimi.

Ne forum le te themi se ndodh pasi njerezit nuk lexojne me vemendje, por kur e ke tjetrin balle per balle dhe e pyet, cfare e prish mirekuptimin???
 

Rambla

Primus registratum
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

une besoj se ti e din vet pergjigjen :rolleyes: /pf/images/graemlins/smile.gif

edhe mua me ka ndodhur te me keqkuptojne. ndonjehere ngaqe njerzit kur nuk u pelqen ideja jote, hidhen direkt ne sulm pa marre parasysh qe tjetri mund te kete nje mendim tjeter. siduket ndjehen te sulmuar :confused: ..ndonjehere ose me mire shume here nuk interpretojne ne menyre ekzakte ate qe ti ke dashur te shprehesh, dhe keshtu krijohen keqkuptime. ka shume raste dmth, varet dhe nga njeriu them. ne pergjithsi nese s'je shume tolerant krijon me shume posibilitet per keqkutim :shrug:
 

babi

Primus registratum
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

Te keqkuptosh - shume e thjeshte, por shume komplekse. Keqkuptimi ndodh mbas nje komunikimi te cunguar, jo detyrimisht te pakulturuar.

Sepse ti spiegon dicka (rasti i aplikimit te alinos) me shume kulture dhe ndodh qe i gjithe ky spiegim te merret ne te kundert duke pasqyruar haptazi nje keqkuptim.

Njerezit i ndertojne vete me deshire urat e keqkuptimit mbasi kane nje nevoje instiktive qe te jene gati per sulm ndaj argumentit te tjetrit - me idene qe vetem ata kane te drejte dhe kuptojne mire dicka, per te nxjerre ne pah individualitetin e tyre - e duke vepruar keshtu - gjithmone kemi keqkuptime.

Por me e bukura e ketij fenomeni (keqkuptimit) eshte kur do te sqarohesh dhe te mirekuptohesh mbi te njejtin argument qe je keqkuptuar - aty fillon sherri - per te mos e absolutizuar po them ne shumicen e rasteve. Sepse edhe kur duam te mirekuptohemi ne akoma kembengulim ne idete tona e mendimet tona fikse pa deshiruar aspak ti pershtatim ato disi ne perputhje me linjen e mendimit te tjetrit.

Duket nga menyra e arsyetimit tim qe insistoj ne idene - se te tilla gjera evitohen vetem nese ne vete duam ti evitojme, me kulture ose jo!

:book:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

Ka humbur (nese ka qene ndonjehere) besimi tek te tjeret. Per me teper, sot preferohet individualizmi i cili i le rruge mosmarreveshjeve pa zgjidhje.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

Sipas meje gjithcka qendron se cdo kush ketu..kur e kundeshtojne ne mendime..e merr direkt ne personale. Mu me ka ndodh shpesh te me kene keqkuptuar edhe ende ndodh. Nga ana ime as qe e ve me ujin ne zjarr te mundohem te shpjegohem! Nuk harxhoj as 5 minuta nga koha ime per ti shpejguar dikujt tjeter se per mua dicka qe e shoh kuq mbetet kuq e per te tjere o e bardhe dhe le te jete keshtu.

Mendoj se ka hyre shume thelle superioriteti! Te zgjithe duan te dalin sa me te mire- te zgjuar ..se njeri- tjetri.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

vihet re ne biseda te shumta ky fenomen. mbaj mend qe i vogel qe fillohej nje muhabet, kercehej dege me dege, e ne fund fare me damare te fryre nga e folura kishe harruar fillin e muhabetit. e keqja e madhe eshte fakti qe muhabetet sterzgjaten. fajtor eshte e kot te gjesh. seicili eshte i gatuar ne menyren e vet e ne te tille menyre do reagoje ne argumentim dhe ne sjellje. prandaj egzistojne kategorite e njerezve, cave u ecen muhabeti me sho-shoqin e cave jo.

me nje fjale individualizmi qe mooni e paperina permenden me siper.

ps: nje fjale e mire e nje buzqeshje s'ju kushton asgje! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

Keqkuptimet mendoj se jane pjese e njeriut... zakonisht kur dikush mbron me ortodhoksi nje ide apo nje materie e ka shume te lehte te keqkuptohet. Gjithkujt i ndodh dhe e quaj teper normale. Marr shembullin konkret ne AF, teologeve ju ndodh shpesh te keqkuptohen me mua nderkohe qe une kete gje e quaj teper normale dhe nuk ja u marr per keq perkundrazi e pres reagimin e tyre ndaj "fjalimeve" te mija... nejse mendoj se per te shuar flaken e nje keqkuptimi te natyrshem eshte ajo pjesa e dyte, kultura e komunikimit, qe them se ne AF eshte e kenaqshme.
 

arterie

Primus registratum
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

Nese do flisnim per keqkuptimet, ne vijim nuk jam i mendimit qe eshte vetem faji i degjuesit ose te personave qe ke perballe se ndodh keqkuptimi. Ne shumicen e rasteve keqkuptimi ndodh per shkak te folesit, ose menyres se tij te te shprehurit. E dime shume mire qe nje fjale apo fjali ka kuptimin e pare te tij/saj dhe nje kuptim te dyte nga menyra se si thuhet. Me duhet te them qe jemi nje shoqeri e cila eshte e ndertuar mbi baza mosbesimi ose ne tendenca negative te bisedave gje qe pasohet me keqkuptime.
Nese na duhet te flasim per kulturen tone te komunikimit, dhe ketu flas ne cdo lloj ambjenti, me vjen keq te them qe jemi pertoke dhe ketu perfshi edhe veten.
Mos me keqkuptoni....
 

abs

nuk e di...
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

nga kendveshtrimi im ne lidhje me keqkuptimin i cili ndodh ne te gjitha kulturat ne pergjithsi e ne shkalle relative...
ne kulturen tone mendoj, `mund`te jene me te shpeshta, them se, nga mos struktura e komunikimit...dmth ato dy ma kryesoret: sachlich= me objektivitet,jo emocionale (tani s po me kujtohet ne shqip), sie dhe ajo emocionale...

per te mos e marr personale ate qe tjetri shpreh...nese lind brenda teje/meje keqkuptimi, ndoshta ndihmon pyetja:- "cfare deshe te me thuash me ate rresht?, ose, c kupton ti me kte thenje?, ose mund t ma shpjegosh me fjale te tjera?,...
kshtuqe tjetri nese nuk e merr persiper shpjegimin e fjalise/mendimit te tij, athere ai eshte gjend ne ate emocion...kshtuqe pse duhet ta bajme ne ate mendim/emocion/shprehje prone tonen?

degjuesi/lexuesi e vendos vehten menjehere ne emocionet/fjalet/mendimet e tjetrit, kur eshte si puna e kompjutrit pa antivirus dhe te gjitha dyret (e botes se mbrenshme) jane te hapura, ku mund te depertoj cdo hacker, virus,krym (fjale...)...e tjere...
kshtuqe hop, me mbyll dyret e mrenshme... /pf/images/graemlins/wink.gif dmth me ardh ne ekuiliber me vehten... e me mendu/fol me objektivitet :wink: :angel:

me ju than te drejten, dhe mu m rrin nganjehere ndonje dere hapt...por se la me m plevitos... :devil:


----------------------

stinet...perseritja...shpresa...
 

zog

Primus registratum
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

nji sqarim; KEQKUPTIM kemi vetem atehere kur dy vete flasin mbi TE NJEJTEN IDE, por pa u kuptuar ndermjet tyre.

ne te gjitha rastet e tjera, te shprehura pergjithesisht nga ju, nuk ka keqkuptim por diskutim ose debat, secili mbron idene e tija me kembngulje e pa hapur rruge.

nje shembull i nje keqkuptimi:

dy veta te pajisur me kalloma takohen rruges.

- ku po shkon? me gjujt peshk.

- jo! jo! po shkoj per peshk.

- haha! kujtova se mos po shkoje per peshk.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

Po sikur te jemi duke folur per 't'ia marresh tjetrit per keq' si do shihej?
si debat a diskutim apo ...si keqkuptim?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Keqkuptimet dhe kultura jone e komunikimit

Debati dhe perplasja e ideve eshte nje gje, zog, une po flisja per keqkuptimin e qellimeve.

Mendoj se ne Shqiperi dy-kuptimshmerise i eshte dhene shume rendesi, dhe mendoj kjo ka ardhur edhe si trashegimi e komunizmit ku njerezit nuk mund te flisnin hapur.

Teorite e konspiracionit kane zene vend thelle dhe njerezit jane te prirur te krijojne skenare, nga nje fjale e "dyshimte" apo "kercenuese".

Per me teper, mendoj se si kulture ne NUK e degjojme tjetrin, por i pergjigjemi asaj qe mendojme se na ka thene! :shrug:
 
Top