Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

TEO

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

me duket mua apo ajo kenga sikur quhet "Te lulezoje ndonje pranvere"??
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Djepo po nuk te pelqyen keto na thuj se i heqim .

Francesk Radi , Te degjoj perseri


Sot ke ditëlindjen bija ime
Por unë jam larg e nuk vij dot
Në çast më çelin plot urime
Ç'të flas më parë në telefon

Kujtoj me mall ditën kur linde
Çastin kur vura emrin tënd
Kur të quajta Saranda
Si ty i bukur është ky vënd

Sa ky qytet të rrosh ti Sara
Lotët si deti Jon

Tani që flas me ty o babi
Në duar mbaj fotografinë
Bashkë me ne është edhe mami
Më puth ajo më puth dhe ti

Zërin dëgjoj në telefon
Se si më duket nuk e di
Prapë më puth më përqafon
Taman si këtu në fotografi

Kur ta mbyllësh telefonin
Unë të dëgjoj përsëri


A mund ta shuajmë diellin kaq larg
A mund ta shterim një oqean
Ashtu nuk treten ndjenjat e tyre
Le te jenë sa do larg
(2 here)

Tani që flas me ty o babi
Në duar mbaj fotografinë
Bashkë me ne është edhe mami
Më puth ajo më puth dhe ti

Një ditë do kthehem përsëri
Dhe bashkë do të jemi ne të tre
Do të bëjmë fotografi
Me ngjyra malli do të jetë.

Një premtim do thonë sytë
Ndarjë më asnjëherë
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Kjo kenge ma rengjeth mishin gjithmone , e vitet e gjimnazit .

Ritfolk "Deshire dhe heshtje "

Tej dritares është ngrohtë
njerëz janë ulur në tavolina
qyteti nis e del prej vetes
në rrugë bredhin klube e makina

Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm
s'është e thënë të jem as vet' i dytë
me miq të rastit po më mbushët nata
një vënd do gjej ku të çlodh sytë

Kam ftohtë e s'të shoh pranë
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohtë të frymës sime
si zogj të bardhë e të vërbuar
mbërrijnë tek ti.

Në ëndërr vijnë e qetë këndojnë
e unë, me syte pak mbyllur rri
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë
këngën e hënës të brishtë si zanë
që solle ti…


E di pse hesht hija ime
e di që lotët s'flasin kurrë
prandaj dëgjoji dhe fjalët e mia
në heshtje këndojnë dhe ata si unë

Pas pak ngadalë do të iki
që lotët të shkoj ti fshij diku
këtu pranë, mbase atje larg
pas pak ngadalë do kthehem unë
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Selami Kolonja "Male o ju male"
Male o ju male,
Keni shumë halle,
Dëbora po binte,
Era seç po frynte.

Djemtë seç po shkojnë,
S'dinë se ku qëndrojnë,
Gjethi po gjethonte,
Qyqja po këndonte.

Male o ju male,
Keni shumë halle,
Debora po binte,
Era seç po frynte.

Djemtë seç po shkojnë,
S'dinë se ku qëndrojnë,
Gjethi po gjethonte,
Qyqja po këndonte.

Male o ju male,
Mbushur plot me halle,
Dëbora po binte,
Era më s'po frynte.

Djemtë kur u ndanë,
Amanetet lanë,
Dhe mbi krye nënat,
Shami t'zeza kanë.

5 marsi i shkruar,
Ditë e mallkuar,
Dhe ja thoka qyqja
Më të ligjëruar.

Qindra varre hapën,
Plagë në kraharuar,
Dhe ja thoka qyqja,
Më të ligjëruar.
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Vace Zela " Ne shtepine tone "

Shtëpia jonë plot me diell
Plot me ngrohtësi
Ne dimër dhe në pranverë
Kemi kaltërsi
Dritarja jonë hapur rri
Për ty, ditë e re
Për dashurinë e njerëzve tanë të mirë
I duam ne njerëzit
T'i kemi gjithmonë pranë
Shtëpia e jonë e pastër, e bardhë
I rritim fëmijët me dritë e me djersë
Me dashurinë për njerëzit tanë të mirë
Shtëpia jonë plot me diell
Plot me ngrohtësi
Ne dimër dhe në pranverë
Kemi kaltërsi
Dritarja jonë hapur rri
Për ty, ditë e re
Për dashurinë e njerëzve tanë të mirë
 

ALimani

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Fillimisht postuar nga Djep:
[qb]
Fillimisht postuar nga Preshevari:
[qb] A ka kush qe e din tekstin e kenges "Per ty Atdhe" te Mentor Xhemalit. [/qb]
PER TY ATDHE - Mentor Xhemali

Per ty atdhe
ma te buk'ren kange
me fuqine e k'saj zemre do t'kendoj,

Per k'to male
per k'to fusha degjome
per ket' vend ku sot i lumtur jetoj.

I bukur je
ngrihesh madheshtor
si nje k'shjelle e pamposhtur ti qendron,

Ne mes dallgesh
shkemb graniti vigan
s'u perkule nga cdo stuhi e tufan. [/qb]
------------------------------------------------

A eshte e mundur te gjindet diku kjo kenge hymn...apo duhet ti drejtohem arkivit te RTSH?
Jam ne gjendje edhe te paguaj per nje kasete(radio) me kenge nga repertoaret e kengetareve:
Mentor Xhemali
Gjergj Sulioti
Tonin Tershana
Frederik Ndoci(Ne nje zemer njeher troket)
Hysni e Vace Zela(Motive Myzeqare)
Telemak Papapano
Ramadan Muhameti
si dhe kengetare te ngjashem kenget e te cileve me nuk degjohen ne valet e radiove tona....
Alimani2003@yahoo.ca
 

EB

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Me bast qe kjo eshte nje nga kenget e tua te preferuara Djep. Ja ku e ke, kenaqu!

"Besoj ne..." -Ritfolk-

Jam unë vetëm një udhëtar
që kokën nuk kthen pas
Anash meje valle hedhin
trungjet dhe ujrat
Ngrihen malet lidhur tok
me miqtë e mi më ngjajnë
Shpirti fest më paska sot
frika mbetet pas

Mbi dallgët e jetës
kjo udha ime e gjatë
Un rrëzohem
dhe ngrihem prap
Zgjas duart
drejt qellit të madh
Un jetoj se,
se besoj në...

Nata ra mbi horizont
drejt tij nisur jam
Varka ime po kalon
detet me rradhë
Dëgjoj lodrat që nga larg
kërcej un si i marrë
Preja bashk me mua
dhe unë nesër zgjohem prap

Mbi dallgët e jetës
kjo udha ime e gjatë
Un rrëzohem
dhe ngrihem prap
Zgjas duart
drejt qellit të madh
Un jetoj se,
se besoj në...

Mbi dallgët e jetës
kjo udha ime e gjatë
Un rrëzohem
dhe ngrihem prap
Zgjas duart
drejt qellit të madh
Un jetoj se,
se besoj në...

Në ditët e mija që vinë
dhe në netët që un lë pas
Besimi qetëson shpirtin tim
Besimi shpresën ngjall

Në ditët e mija që vinë
dhe në netët që un lë pas
Besimi qetëson shpirtin tim
Besimi shpresën ngjall
 

Joy

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Fillimisht postuar nga bar-ishte:
[qb] Paperina ta arnoj njecike kete te fundit un, po icik jo t'gjithen:

Ne nje stine dashurie
diell ka gjithnji
ka dhe dimer ne mes veres
edhe vjesht me shi

Por kur jeta thuret bukur
Diell ka perher
Kater stinet zemrat
bejn pranver

E dija se do t'vish
Emmmm ... [/qb]
Luan Zhegu :cool:
 

Joy

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Parashqevi Simaku - nuk me kujtohet titulli po ka qene koncerti i Vitit dhe e ka kenduar me femijet.

...........
..........
Zemra jone tik e tak
kur troket
me zemrat flet

P.Sh. Kane nje bote me enderra
jane te vegjel shume
mos lendoni nenat
syrin e pagjume

te gjitha do i dhuroja
qe te lumtur ti shikoja
dhe femijet ne gjithe globin
aneeembane

te gjitha do i dhuroja
qe te lumtur ti shikoja
dhe femijet ne gjithe globin
aneeembane

Mos ju prekni lumturine
mos ju prekni dashurine
as kerkush mos ta provoj
se nena s'ju lejon

Refreni

Fjala nene kudo ne bote
zgjon ne zemra - dashuri
mirmengjes - jetes i thote
se nena lind njerine.

Kjo dore qe tundi Djepin( edhe ty o Djepo)
gjithe boten e sundooooon.

He te pelqeu? /pf/images/graemlins/wink.gif
______________________________________

Parashqevi Simaku

............
.............(nuk me kujtohen vargjet e para)
per cdo njeri
qe eshte si ti
zemra me thote gjithmone
nje fjale te ngrohte.

Eja prane ti ketu
mos u lag kam cader une
ndrojtje s'kam
nuk te njoh
tek ky djale njeeeerine
e mire une shooooh

Ne nje mengjes
nuk eshte fare cudi
njerine e mire
ta njoh, ta njoh kushdo
ndaj une per te kendoj me ngrohtesi
ne jeten tone e gjen ate ngadoooo.
________________________________
Bashkmoshatare - Parashqevi Simaku

Ja buze mbremje eshte tani
une me ty jam perseri - lumturi
por ne nje moshe pranvere jam
globit tone anembane
me mijra zemra bashkemoshatare

Ja ra nje shok
diku aty
globi deti hapet flake
me mijra zemra bashkemoshatare
....
(nuk kujtoj me)

_________________________
Parashqevi Simaku dhe nje durrsake tjeter?

Me thua shpesh
eja vajze te shkojme
buze detit

kur shkojme atje
pse papritur
heshtim

tek ky det kemi ne
femijrine
si ky det duam ne ciltersine
si ky deeeeeet

Porsi det i valezuar
zemra jone eshte trazuar
e gjithe bota hyn
brenda saj

Ne dy shoqe femijrie
ecim bashke kaltersive
si ky det miqsia e jone... :cool:

___________________________________
Jolanda Dhamo - Lulja e mimozes

Ku ta gjej mimozen
valle ku ta gjej
ajo cel vecse nje here

ne lulzim te saj
u njohem ne
une dy fjale
e ti ne sy me pe

fole ti dhe zogjte
kengen lane
zemra zemren djeu prane
gishtat neper floke
djelli ne re
rritu rritu dashuri e re

Lulezo mimoze e celu
ne cdo stine
me aromen tende
e rrite dashurine

ka cdo njeri ne jete
nje enderr te vertete
se vyshkin vitet
lulzon e rritet
me te gjithmone e re
me te gjithmone e re

________________________

tuj shetit nder ar e n'koder
tuj prek lulet t'gjith
me dor
por nji vajz ma te bukren
n'Shkoder
ty te gjeta lulebore
je e vogel por e plote

ty t'kerkoj une tash sa mot
tash sa mot une ty t'kerkoj
e me ty jeten ta coj

eja eja lulebor
se me ty do t'thur kuror
eja eja lulebor
se me ty
do t'thur kuror (nuk me kujtohet se kush e kendon)

Po ate kengen e Aferdita Lacit apo Zonjes qe fitoi festivalin e kenges kush e mban mend, edhe vargjet e para...?Flm

He mo djepo te kujtohen?Sa me kishte marra malli per ti kenduar..... /pf/images/graemlins/frown.gif :kiss:
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Erdh' kjo mbremje kaq e ngrohte...
na ndez endrra te medha.
Ja ku vijne me radhe shoket...
pas kaq vitesh takohem me mall.

Do kalojne vitet, por
mes qytetit dhe rinise
bashke me shume do te jemi
do t'na shtojne dashurine.

(refreni)
Ma jep
adre-
sen te-
nde shok
qe prane te te kem.
Adre-
sen ti-
me shok
i da-
shur ja ku e ke.

Nuk jemi me studente
kujtimet ndezur perhere
t'i mbajme shoqe dhe shoke
kudo neper atdhe!

- eshte mashkull ai qe e kendon; s'e kam idene kush eshte dhe s'e kam idene si titullohet kenga -
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Fillimisht postuar nga cadet.k.h.o:
[qb] DUA ME SHUME SHQİPERİNE

Dua mëngjez-ë e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet-ë të fushësë
Në mëngjez kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha te çupës-ë
Vete me vrap që ti presë

(refren)
Po nga gjithë ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë
------------ (dy herë)

Dua natën në verë
Kur të ndritin yjtë e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe dëfrenj këtë zemrën e zjarrtë

Zogjt' që ëmbël ligjerojnë
Nëpër lisa mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë

(refreni)
Grupi "Lira" [/qb]
isha ne qejf gjithe mengjezin kurse tani po qaj... :cry: :cry:
sa me ka mare malli per durrsin /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Al-Punk

Still here
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Fillimisht postuar nga NYC_GUY:
[qb]
Fillimisht postuar nga Ema:
[qb]O rrush te paska lone kujtesa,ajo e Anita Bitrit njifet ne tren jo ne autobus me djalin /pf/images/graemlins/tongue.gif ![/qb]
Ema ka te drejte [/qb]
NYC-o, si ti si Ema paskeni pas te drejte. Sot pas shume vitesh po e degjoj perseri kete kenge dhe vargu i vertete qenka:

Ne tren perballe u njoha me nje djale

Great job remembering it!
 

klocari1

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Fillimisht postuar nga Djep:
[qb] Erdh' kjo mbremje kaq e ngrohte...
na ndez endrra te medha.
Ja ku vijne me radhe shoket...
pas kaq vitesh takohem me mall.

Do kalojne vitet, por
mes qytetit dhe rinise
bashke me shume do te jemi
do t'na shtojne dashurine.

(refreni)
Ma jep
adre-
sen te-
nde shok
qe prane te te kem.
Adre-
sen ti-
me shok
i da-
shur ja ku e ke.

Nuk jemi me studente
kujtimet ndezur perhere
t'i mbajme shoqe dhe shoke
kudo neper atdhe!

- eshte mashkull ai qe e kendon; s'e kam idene kush eshte dhe s'e kam idene si titullohet kenga - [/qb]
Me duket se eshte Eduart Jubani, nuk jam 100% i sigurt :wave:
 

klocari1

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Pershendetje. Djep mund t'ju pyes ku mund ti degjoj keto kenget e lartpermendura? Gjithashtu mindesisht ma gjej pak tekstin e plote te kesaj kenge.

Titullohet Jemi emri i vetejetes, kenduar nga Elton Deda.


Mos pyesni c'fare viti ka qene
kur erdhem ne jete,
u ndjeme te rritur kaq shpejt,
e marrim guzimin e moshes
ndaj zemra flet.
Te duam te bukur o jete.

Refreni.

Ne
Jemi emri i vetejetes
Ne
Tek e sotmja te aedhmen kerkojme
Ne
Atdheun tone si askush tjeter
Ne
Drejt Evropes do ta cojme.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

keto kenge i degjova mbreme te radio tirana dhe nuk po me hiqen nga mendja.jane te festivaleve te praneveres te viteve '88-'90

irma libohava---jeton dashuria
refreni(vetem ky me kujtohet /pf/images/graemlins/laugh.gif ):

vajza o moj vajza dhe ju djem çapkene
gonxhet qe çel mosha mos i prishni jo
vajza qe lulezoni jeten zbukuroni
jeton dashuria jeton
sa bukur eshte kur dashuron!

nje xhaxh qe nuk ia di emrin---as titullin e kenges
refreni:

jam djale i ri
jeten do ta bejme me bukur sebashku ne
ndjehem sot i lumtur
dhe kohes i them ne ball me ke
jam djal i ri.

parashqevi simaku---nuk ia di titullin
refreni(jo tamam po nejse :tipsy: ):

une ndjehen vetem ne kete nate
e gabohem
dhe ti nga mungesa ime naten s'fle
shqetesohesh
nuk me ndan nga ty jo asgje ne kete bote
se gjithçka pa ty mua m'eshte e kote
jam me ty gjithmone sado larg te qendrosh
me ty une jam
jo jo mos harro
se dashuria fal shume por kerkon
çdo fjale zemrave t'ia thote
jo mos harro
se dashuria veç per ne te dy te kerkon
mos harro!


ok,kaq kisha.edhe po s'i pelqyen Djepit s'ka gje...me pelqejne mua /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

EB

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Te kercejme se bashku - Irma Libehova (Festivali RTSH, 1991)

Ty rini ne drite te syrit
une te shikoj
dhe cdo cast te qenies tende
e ardhuroj.

Me pelqen si e shijon ti jeten
shtu sic vjen
te jesh e lumtur,
te vishesh bukur,
nje ritem te ri
te kercesh.

Ti kohen e humbur,
e hedhur pas kraheve,
dhe botes gjithcka
kerkon t'ia rrembesh.

Se une jam e re porsi ju
dhe shpresoj
ndaj kerkoj nga cdo zemer kerkoj
jo tek ardhmeria asnjhere mos dyshoj
te besoj se k'te jete vec nje here e jetojme

Dhe nese nje cast do t'harroj jeten ta jetoj
une gezimin do ta ndjej vec prane teje
dhe e di do te gjej
ti je gjithandej!

Heheheja se ky ritem na fton
te kercejme se bashku deri naten vone
ndonese veshur thjeshte
edhe me xhinsa blu
tu kendojme muzike
dhe te vallezoni ju.

Heheheja se ky ritem na fton
te kercejme se bashku deri naten vone
ndonese veshur thjeshte
edhe me xhinsa blu
ta shijome kete jete
ashtu sic doni ju.

Papapaparara, parapapapaparara
nanana, nananana
oohoohohej!!!


P.S. Kjo kenga me ngjall nje shprese per Shqiperine se rinine e ka si yll (ne pergjithesi)dhe me keto hapa dhe kete vrull qe ka marre kushedi ku do shkoje. Presim dhe shpresojme...
 

klocari1

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Elton Deda.

Titulli

Na lini te jetojme.

Me kot une pyes
perse nuk erdhe perseri
Kush ti ndali hapat
kush te tha mos ik.

Nje lajm i dites
si nje krisme tremb c'do shpirt
behet zog plagosur
zemer e vrare ne prite.

C'do dashuri qe te jetoje do ngrohtesi
dhe toka s'rron pa djellin lart p kaltersine
kudo te jesh o moshatar i vendit tim
Kush valle si ne do dashurine


E duam jeten ndaj na lini te jeteojme
O mik, o vella pak qetesi per shpirtin tone
E shtrenjta ime ti kete mbremje mos mungo
I kam harruar perkedheljet mos harro.....

Refren
 

klocari1

Primus registratum
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Desha t'ju pyesja te gjitheve, krahasohen keto kenge << te lart permendura>> me ato kenget e viteve te fundit qe kane dale??!!!

Une per veten time nuk i oneps dot na i kane shpifur, te gjitha kenget jane te kopjuara nga muzika Greke etj. Keto jane kenge, mund ta them me plot goje SHQIP.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kenge (SHQIPTARE) qe i pelqejne Djepit.

Eshte mese e vertete qe keto kenge, tekstet e disa prej te cilave jane sjelle ketu, s'krahasohen aspak me keto te sotmet; une jam nje nga te paret qe e kam pasur kete mendim, dhe vazhdoj te kembengul me kokeshretesi per kete. Kenget e sotme (me perjashtime, kuptohet) jane thjesht shume me poshte per nga niveli artistik, per te mos thene qe nuk kane asnje lloj niveli.
 
Top