Kenga Shqiptare !

Artin

Papirus rex
FESTIVALI 38-TË NË RTSH, 1999

S’jam tribu
Teksti: Jorgo Papingji
Muzika: Adrian Hila
Këndon: Aurela Gaçe
______


Tek ky vend ku jemi rritur
Në një djepe bërë me dru
Kemi lindur, kemi vdekur
Varret tona janë këtu

Më kanose, syrgjynose
Më dërgove s’di se ku
Kemi ikur, kemi ardhur
Trojet tona janë këtu

Ma tymose, ma nxirose
Ma plagose qiellin blu
Jemi gdhirë e jemi ngrysur
Yjet tona janë këtu

Sa bajlozë këtu dërgove
Mbret e krajle me ushtri
Por shqiptar me mbeti emri
Edhe vendi Shqipëri

S’jam tribu, s’jam tribu
Në këto troje s’jam tribu
Kam lindur në këtë tokë
Dhe do vdes këtu

S’jam tribu, s’jam tribu
Në këto male, mbi këta gurë
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kështu

Brez pas brezi hapëm shkëmbin
Me parmendën bërë me dru
Kemi mbjellë e kemi korrur
Rrënjët tona janë këtu

Morëm dritë nga faqja e diellit
Gjuhën tonë e bëmë me nur
Shpendin e lirisë së qiellit
Përmbi gjak e bëmë flamur




 

Artin

Papirus rex
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH, 1991

Përse kështu

Teksti: Donika Xhixha
Muzika: Artur Dhamo
Orkestroi: Edmond Xhani
Këndojnë: A.Dhamo, A. Filipi, H. Sadikaj
_________

Ndoshta gabim në jetën tënde
Desha të hyj
Por ti më fal
Ndoshta pendim ndien këto çaste
Për sa më dhe
Sërish më fal

Ndoshta nuk munda
Noshta nuk di të mbes pranë teje
Ndaj po rri larg
Veç jo pa dhimbje
As dhe pa mall
Në heshtje qaj
Veç ti mos qaj

Se kam kaq kohë që veten pyes
Kush ka gabuar
Ka kohë që zemra rrahjet i shton
Ty t’kërkon, të kërkon
Kur ikën larg e paske mendimin
Për këtë ndjenjë
Kam kohë që ty të pyes
Të pyes pa fjalë, përse kështu

Unë s’dua kurrë që syve të tu
Në vend të gazit t’u ngrijë ky lot
Loti i tundimit mbi cep të buzës
Gjurmën e puthjes s’e ruan dot

Po jo nuk desha dhe të pikojnë
Nga sytë e mi të pastërit lotë
Për dashurinë që mbeti ëndërr
E më tek unë nuk kthehet dot

Ndoshta harruar e ke poetin
Dikur të thoja vargjet e tij-a
Se s’dashuronim as unë, as ti
Po dashuronte dashuria

 

Artin

Papirus rex
FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH, 1995

Një kitarist virtuoz, tek minuta 2:20...

S'mundem të jetoj pa ty
Teksti dhe muzika: Mentor Gjurgjeali
Orkestroi: Nexhat Mujovi
Këndon: Mihrije Braha
_____

Më troket në derën time
E më zgjon nga një vegim
Eh, më trembet zemra ime
Më heq zvarrë nëpër kujtime
E çapitem me ngadalë unë
Nëpër natë

Ku janë ëndrrat, ku je ti
Ku u tretën ata sy
Ata sy ku shkrihej qielli
Ai ballë ku thyhej dielli
Pse s'më kthehesh mua sonte
Si dikur

Se ëndërr të vetme ty të kam
Tash pa ty e humbur unë jam
Se jeta shkoi
Atë ditë kur shkove ti
Me kokë të lëshuar
S'mundem të jetoj pa ty

Unë nuk besova se do t'shkoje përgjithmonë
E kaq lehtë do të harroje rrugën tonë
Ku së bashku ne shëtitnim dhe flisnim për dashurinë
Ku së pari zemra njohu lumturinë


 
Top