Rri urtë, o dhimba jeme, dhe bjer pak në qetësi.
Mbramjen e ngjalle; të erdhi; asht tue râ:
Nji atmosferë errniet qytetin ka përfshi,
Nji palës i prun paqen, tjetrën ban me fshâ.
Ndërkohë që e vdektarve turma vile-vile,
Han kërbaçin e Epshit, ktij xhelati të pashpirt
Nsa korr pendime e brenga te festa servile,
Dhimba jeme, epma dorën, eja ktu në dritë,
Larg syresh. Kqyri vitet vjerrë për mort,
Balkoneve të qiellit, me petkat e qyshmotit
Brengën kah buthton fundujit tue zbardhë dhambët;
Diellit sikur po i del shpirti poshtë urës me hark,
Dhe si qefini i gjatë i shtruem kah dita zbardh,
Veshto, e shtrejtë, veshto Natën kah përçapet.
Ch. Baudelaire
....