Në ditar, një dashuri
Si ta them një të fshehtë
Brenda një ditari, si ta them
S’do t’kuptoje, s’do t’pranoje
Si ta them
Unë e di, disa herë unë e kam parë
Një zemër të ndarë në ditar
Ti më fal, kam gabuar
Por kam frikë
Se s’do t’gjesh më kohë për mua
S’më thërret “zemra ime”
Je më shumë jeta ime
Një premtim viteve i themi
Kurrë të ndarë s’do t’jemi
Do ta fshehim unë e ti
Në ditar një dashuri
Është premtimi ynë i parë
Ne të dy s’do të jemi kurrë të ndarë
E sa herë të ndihesh vetëm
Vizatoje ti një zemër
E vendos në të gjithë ngjyrat
Që kërkon në jetën tënde ti