Kenaqesia e aktit seksual dhe dhuna

Hektor12

Locus omnem
Kënaqësia e aktit seksual dhe dhuna

Kënaqësia në marrëdhëniet seksuale fillon e kalon në faza të ndryshme që me fillimin e dëshirës që stimulohet nga shumë arsye që zakonisht i përkasin të parit, të dëgjuarit e të prekurit tek njeriu ose stinës së bashkimit tek kafshët dhe bimët. Kënaqësia tek njeriu duke filluar nga psh. shikimi, të folurit, të prekurit etj., shoqërohet me emocionin e ndjenja të ndryshme që përfundojnë në aktin seksual që në vetvete kalon në mes dëshirës dhe kënaqësisë, që arrin kulmin me orgazmën, derdhjen, daljen jashtë të qelizave seksuale (me daljen jashtë të spermës për mashkullin - dhe me rrëshqitjen e valës së saj nëpër kanal tek femra).

Gruaja që shpesh nuk merr pjesë krejtësisht në akt e për këtë jo gjithmonë arrin orgazmën, mbetet gjithmonë e kënaqur, por një kënaqësi të veçantë ajo provon kur rënia e spermës nuk pengohet por përplaset në fund të vaginës (kjo edhe kur organi mashkullor e dërgon spermën ritmikisht në pozicionin e fundit më ekstrem në aktin seksual). Ka gra që janë të afta të parandjenë në këtë moment një ndjenjë të papërcaktuar kënaqësie e dëshire, kënaqësisht të dhimbëshme, që jep të rënqethura, prej të cilave gjithë aparati gjenital i brendshëm kontraktohet në momentin në të cilin sperma ka rënë tashmë. Nga kjo ndjenjë ka ndonjë grua të mbetur shtatzanë, që kujton se ka preçizuar se në cilin raport ka mbetur e fekonduar. Edhe mashkulli ndjen një sensacion të veçantë, në këto raste, prej spazmës të të gjithë aparatit gjenital femëror ku organi i tij është i mbyllur brenda.

E gjithë kjo bashkësi ndjenjash të njeriut në raportin e tij seksual merr formën më komplekse në kontaktin e dy mukozave që nuk është vetëm akti fizik por shkrirja e dy shpirtrave, e dy dëshirave, kënaqësive; gjaku pulson më fort e më shpejt në tru, pulset rrahin me një ritëm e frymëmarrja sinkronizohet, ndjenja shkakton humbjen e mendjes në momentin e bashkimit të dy qënieve që jetojnë një moment të dëshiruar, i cili do t'i japë jetën një krijesë trashëgimtare, me të gjitha virtutet e gjithë veset, të gjithë forcës e dobësisë së atyre që bashkohen në këtë akt atavik që bazohet fuqimisht në subkoshiencë për t'u konsumuar e vdekur bashkë, për t'i dhënë jetë një krijese, e cila nga qelizat që shkëputen nga dy trupat merr zjarrin e pavdeksisë së gjeneratave.

Gjatë aktit muskujt janë të tendosur me një sforcim që nuk shkakton lodhje e dhimbje. Të gjitha gjendrat derdhin sekrecionin me aktivitet të madh. E ndërsa shpirti dridhet, puna cerebrale ndalon për të fiksuar një pikë të jetës; e mendja pushon si në një oaz paqeje.

Trashëgimia është një problem sa i rëndësishëm e i studjuar aq edhe kompleks dhe i vështirë dhe nuk është objekt i këtij shkrimi, trashëgimia normale dhe patologjike në raport me periudhën që ndodh e shoqëron konceptimin e krijesës. Eshtë një gjë e admirueshme, e shenjtë, trashëgimia për të cilën duhet të kujdesemi shumë para se ta krijojmë që gjenerata të jetë e mirë. Truri i lodhur mund të japë produkte të dobët nga mendja. Të shprehur mirë e ka dhenë Tommaso Campanella në "Citta del Sole" ,"... Ata që mbulojnë punë intelektuale të lodhëshme nuk duhet të marrin detyrën e prindit, veç pas shumë ditësh pushim..." Po kështu ata që kanë fizik e muskuj të lodhur nga stërvitja, të helmuar nga metoksina, nga lodhja japin prodhime fizikisht të dobët. Qelizat e lodhura e ngopura me helme organike e kimike, si alkool o plumb, mund të transmetojnë tek krijesa e ardhshme të meta serioze.

Bloch shkruan: "Gratë janë krejtësisht seks nga gjuri në qafë, kurse meshkujt zonën seksuale e kanë shumë të vogël... tek gruaja zona e kënaqësisë seksuale është e madhe dhe e shpërndarë në sipërfaqen e trupit"

Përsa i përket ndryshimeve të nivelit të kënaqësisë mes mashkullit dhe femrës, në natyrë këto janë të ndryshme mes specieve por edhe mes racave brenda species. Kështu psh., ndërsa është femra e fokës, apo luanesha etj., që përdorin një art të vërtetë për të eksituar meshkujt për kryerjen e aktit seksual, ekstremisht të kundërt janë meshkujt tek lama apo gamiljet që përdorin forcën. Kështu ndodh edhe brenda racës njerëzore psh., me femrat eskimeze që përdorin përkëdhelitë apo meshkujt e Jivaros në Amazonën e sipërme që përdorin forcën. Tërheqja, rezistenca që paraqet femra dhe turpi vijnë trashëgimisht nga një gjeneratë në tjetrën dhe manifestojnë një kujtesë atavike edhe se e transformuar në art. Por ndërsa tek kafshët akti seksual kryhet vetëm brenda një periudhe të caktuar gjatë vitit, tek njeriu nuk është kështu. Femra tek njeriu duhet ta joshë e ta eksitojë mashkullin e saj kur atij i pëlqen dhe kur ai është gati psikologjikisht e fizikisht mund të nisë bashkimi seksual. Eshtë sepse varet prej atij prandaj femra i nënshtrohet, i plotëson kapriçot dhe i bindet. Por ka shumë raste kur mashkulli e dhunon femrën e tij, të tilla raste njohin shumë gra të martuara. Egoizmi mashkullor bën kështu por gruaja qëndron jashtë, pasive në aktin e bashkimit.

Akti seksual kurrë nuk duhet të bëhet pa konsensusin e plotë të gruas dhe as të niset para se ajo të mos jetë e përgatitur përmes një kompleksi art,i shpirtëror e material, që i paraprin, që përbën parapërgatitjen për aktin seksual. Vetëm kështu ai mund të japë një kënaqësi ekstreme deri në një sinkronizëm në orgazëm. Mungesa e kësaj parapërgatitjeje, që reflektohet me ftohtësinë e shumë grave është e dukshme sepse mashkulli asgjë nuk ka bërë për ta eksituar, psikologjikisht e fizikisht që ta bëjë atë të jetë pjesëmarrëse në kënaqësi. Të përjashtosh njerin nga çifti prej kënaqësisë, do të thotë ta bësh aktin seksual, të papërsosur deri të mërzitshëm.

Gruaja pëson shpesh herë me forcë e deri brutalitet marrëdhënien e parë seksuale. Por ajo shpesh i nënshtrohet akteve jo të dëshirueshme edhe gjatë kohës së bashkëjetesës familjare, akte të cilat shpesh e detyrojnë atë që të paktën me mend të ëndërrojë një mashkull tjetër (tradhëti shpirtërore) ose e çojnë të shkojë vërtet me dikë tjetër i cili e kupton (tradhëti bashkëshortore).

Duhet theksuar se mashkulli që në kohën e pubertetit gati gjithmonë e zgjedh femrën që i pëlqen seksualisht, pasioni dhe simpatia seksuale bashkekzistojnë. Kurse në shumë gra vetëm pasioni mbizotëron në jetën bashkëshortore dhe kështu mbetet për të gjithë jetën edhe në funksionimin e aparatit gjenital që mund të ndjejë edhe pa një pjesëmarrje fizike. Në të kundërtën maashkulli për të arritur raportin fizik duhet të jetë i eksituar, duhet që organi i tij të pësojë ndryshime të formës dhe volumit. Kështu ka gra që nuk kanë provuar kurrë një dridhje të dëshirës epshore, por janë dhënë pasivisht burrave të tyre për një gëzim shpirtëror duke bashkëqenë në spektakël me dëshirën e të dashurit edhe pse me dhimbje fizike. Kjo sjellje, mënyra ndjesore duke përfunduar në altruizmin e nënës mes dhimbjesh fizike e shpirtërore, shpesh të injoruara nga burrat, e bëjnë gruan një qënie superiore, dhe disa gra krijesa të jashtëzakonshme.

E thamë edhe më lart se marrëdhënia seksuale duhet të parapërgatitet dhe kjo për shumë arsye kryesisht psikike, por edhe mekanike, si dhe për gjetjen e domosdoshme të kohës së kënaqësisë. Bile, parapërgatitja, është periudha më e kënaqëshme e cila pastaj përfundon në një moment. Kjo periudhë eksitimi psiko-fizik ku ka rëndësi çdo pjesë e trupit, prekjet, puthjet, përkëdheljet, fantazia në të cilën marrin pjesë edhe organet seksuale, të cilat sekretojnë likuide (jo spermë) nga gjendrat e mukozat e tyre, derisa dy trupat dridhen nga kënaqësia dhe arrihet mirëkuptimi i aktit me orgazëm.

Darvini (Origjina e njeriut) mendon se meshkujt e të gjithë specieve kanë dëshira e tendenca seksuale më të fuqishme se femrat. Dhe mund të thuhet se për mashkullin akti seksual është një pikë, kurse për femrën një linjë. Mashkulli pas aktit seksual ka përfunduar funksionin e tij biologjik, kjo është pika si një flakë që ndez. Por flaka e ndezur i besohet gruas së cilës i sjell gëzim e dhimbje sidomos kur kjo flakë ndez një jetë të re në gji e nis funksioni i amësisë, i gjatë e i vështirë që shkon nga akti seksual në konceptim, qumështim e edukim... Kështu femra fillon që nga momenti i ndezjes së flakës ose nga ajo pikë, e heq një linjë që zgjatet aq sa zgjat detyra sublime e amësisë.

Marrëdhënia seksuale lind si një shkëndijë që përshkon të dy trupat, që ndez fantazinë e që eksiton vlerat më të pastra të natyrës njerëzore, nga zemra në tru. Në të humb ndjesia e dy trupave sepse dashuria e vërtetë nuk ka organe.

Shpesh mashkulli pas aktit seksual ndjehet i lodhur, i trishtuar, i pakënaqur; kurse femra në të kundërtën ndjehet e kënaqur. Shpesh kjo ndodh se ky akt kryhet si nevojë fiziologjike për mashkullin e kështu kryhet pa parapërgatitjen, pa predispozicionin e të dyve dhe përgjegjësinë për këtë akt; kurse femra në rastin më të keq është e kënaqur që shpëtoi nga pesha, kthetrat e forca e mashkullit të saj. Kur akti seksual është i mirëpritur dhe i parapërgatitur nga të dy e kur shpreh bashkimin jo thjesht të trupave, por të shpirtrave atëhere jep një kënaqësi të madhe të të ndjerit një të të dy shpirtrave që dëshirojnë diçka të ëndërruar, atëhere akti le të kënaqur e të lumtur në dashurinë për tjetrin e jetën e përbashkët dhe me fekondimin arrin sintezën me qëllim krijimin. Ja se si një akt në thelb fizik, biologjik, brutal, transformohet nga njeriu në një ndjenjë të fuqishme e fantazi, në një kënaqësi e gëzim..
 
Top