Re: KE TRADHTUAR TE PAKTEN NJE HERE ,NDERKOHE QE KE QENE I/E LIDHUR???
une mendoj qe edhe tradhetia eshte ceshtje marrveshje mes partneresh, me kete nuk dua te them qe partneret diskutojne dhe bien dakort qe "ne do ta tradhetojme njeri-tjetrin", por pak a shume duke ia njohur tipin tjetrit i dine limitet e tyre...
per disa tradhetia eshte dicka normale, per disa te tjere eshte fundi i botes, ne fund te fundit kjo eshte larmia dhe diversiteti...
une ne mardhenien time nuk e toleroj tradhetine, per mua nuk eshte fundi i botes por fundi i lidhjes...
partneri im e ka te qarte kete, ai le ta beje si te doje, une jam besnike ndaj tij dhe nuk e kam tradhetuar asnjehere, pavaresisht tundimeve qe te vijne nga te gjitha anet, dhe pikerisht per kete jeta eshte e veshtire, pasi ne cdo hap te saj duhet ti bejme balle tundimeve te cfare do lloji, tundimit per te mos tradhetuar, tundimit per te mos u korruptuar, tundimit per te mos u bere pjese e lojrave dhe makinacioneve te ndryshme,
po te biem pre me te paren jemi te dobet, une jam ne lufte me keto sfida dhe nuk terhiqem...