KE, 103 milionë euro ndihma për Kosovën

KE, 103 milionë euro ndihma për Kosovën

Hashim-Thaci-2010-300x272.jpg
Qeveria e Kosovës dhe misioni në Kosovë i Komisionit Evropian, nënshkruan në Prishtinë marrëveshjen e instrumentit të para-anëtarësimit për vitin 2009. Nga kjo marrëveshje Kosova përfiton 103 milionë euro ndihmë. Marrëveshja nënkupton mbështetje sociale, ekonomike dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës. Prioritet në zbatimin e projekteve në marrëveshje do të kenë reforma në administratën publike, fuqizimi i ligjeve, krijimi i kushteve për kthim të qëndrueshëm dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Në listën e proriteteve përfshihet edhe hartimi i ligjeve dhe politikave në raport me politikat e BE-së, mbështetja e institucioneve të vendit, mbështetja e qeverisjes lokale, procesi i decentralizimit, avancimi i edukimit në kuadër të procesit të Bolonjës dhe përfarimi i standardeve të sektorit energjetik me standardet e BE-së. Kryeministri, Hashim Thaçi theksoi se këto investime do të krijojnë parakushte që të kemi një Kosovë me një ekonomi të qëndrueshme, që në fakt është synim primar i qeverisë. “Në këtë linjë ne do të punojmë për të përmirësuar përformacën makroekonomike, për të rritur sukseshëm buxhetin dhe në të njetën kohë për të zbutur papunësinë, thotë kryeministri Thaçi.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23050. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23050
 
Top