Karnavalet e Korces!

albchicago

Primus registratum
Karnavalet e Korces!

Komedia "Karnavalet e Korces" debuton ne zonen e Chicagos diten e djele, 25 Janar 2009, ora 7:00 e mbremjes.

Bileta vetem $25 dollare. Vendi i shfaqejes:

York Community High School
355 W. St Charles Rd
Elmhurst, Illinois

Grupi teatral il Chicagos "Artistet ne Mergim," ne bashkupunim me "Aleancen Shqiptare Amerikane," paraqet komedine e famshme te Spiro Comors, "Karnavalet e Korces."

Me regji nga artistet e mirnjohur Minella Borova dhe Pandi Siku, dhe me pranine e artisteve Ilir Boriva, Zhani Marko, Elvis Borova, Arben Kamberi, Miola Sitaj, Pajazit Murtishi, Monika Marko, dhe Juliana Seretela.

Muzika eshte kompozuar nga Jeton Murtishi

Per rezervim biletash dhe me shume informacion, Kontaktoni Pandi Sikun ne numrin telefonik 630-372-0004.

Ju mirpresim ne spektakel!

 

albchicago

Primus registratum
Re: Karnavalet e Korces!

Press release:

Artistet ne Mergim perfomance troupe in cooperation with the Albanian American Alliance are proud to present Carnivals of Korca, writen by famous Albanian playwright Spiro Comori. Directed by Minella Borova and Pandi Suku, with music direction and orginal compositions by Jeton Murtishi, the members of the cast feature Ilir Boriva, Zhani Marko, Elvis Borova, Arben Kamberi, Miola Sitaj, Pajazit Murtishi, Monika Marko, and Juliana Seretela. This hilarious story by Spiro Comori will be sure to bring laughter and enjoyment for the entire family! Be sure to purchase your tickets today!

Here for only one night, the theatrical debut of Carnivals of Korca can be seen:

Jan 25, 2009
7:00pm at:

York Community High School
355 W. St Charles Rd
Elmhurst, IL

For tickets and reservations, contact Pandi Siku at 630-372-0004
 

albchicago

Primus registratum
Re: Karnavalet e Korces!

Kostaq Duka

“Karnavalet e Korçës” solli buzëqeshje në Çikago

Kush mori pjesë në mbrëmjen e artit, organizuar nga stafi i revistës “Rreth Nesh” në bashkëpunim me Aleancën Shqiptare Amerikane, më 2 nëntor të vitit të kaluar, padyshim ka fisuar në kujtesë momentet që u sollën nga filmimet e kryera gjatë provave për vënien në skenë të komedisë së Spiro Çomorës “ Karnavalet e Korçës”

Duke përcjellë këto momente aktori i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Pandi Siku,një nga promotorët e fuqishëm të lëvizjes artistike në gjirin e emigrantëve të Çikagos u shpreh “Mirësetëvini në shfaqjen e komedisë “Karnavalet e Korçës”, në janar në Çikago.Ne ju presim, ne kemi nevojë për pjesëmarrjen tuaj…..”

Dhe ja më 25 janar, pjesëmarrja e gjërë e spektatorëve në sallën e teatrit , mbi pesë qind vetë, çka i jepte mjedisit më shumë ngrohtësi e gjallëri ishte reflektim i dukshëm, i kulturuar, ndaj kësaj ftese nga bota e artistëve.Më tepër se kaq.Ajo ishte dhe dëshmi civilizimi, qytetarie dhe pse jo dëshmi atdhetarizmi.Tingujt e ngrohtë, groteske, të muzikës së shkruar posaçërisht për këtë shfaqje nga kompozitori Jeton Murtishi dhe dekori i thjeshtë, simbolik e tërheqës përgatitur nga Ilir Borova, ku binin në sy dy fustane gjigante, të vendosura si shtylla të portës, së përditëshme e më tej të portës së fatit njerëzor, që në fillim e “mbërthyen” spektatorin. Idea se “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorës, një nga kryeveprat e komedisë shqiptare e cila për mesazhet njerëzore që bart, me vlera të tilla universale që kohrat si zvetënojnë ka gjithnjë raporte të ngrohta me spektatorin, po vinte pak si ndryshe me nje risi te re në Çikago lindi e u afirmua plotësisht.

Gjatë një bisede në përgatitje e sipër të komedisë artisti i shquar i skenës dhe ekranit Minella Borova , që së bashku me Pandi Sikun ishin regjisorë të shfaqjes, u shpreh “ Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorës ka mbi 50 vjet jetë.Si në komeditë e Karaxhales dhe Eftimiut ajo sjell pjesë jete që si përkasin një momenti të dhënë, por që kanë thekse te vërteta do të thosha alarmante , aktuale. Pikërisht theksimi aktual, krijon mundësi të pafundme për gjetje të reja regjisoriale aktoreske.”



Trupa e teatrit në përbërje ka aktorë që kanë mbaruar Akademine e Arteve në Shqipëri dhe që kanë luajtur në skenat e Shqipërisë si Ilir Borova në rolin e Nikollaqit, Elvis Borova në rolin e Afrovitit, Pandi Siku në rolin e profesor Janit, Miola Sitaj në rolin e Aspasisë, aktorë të talentuar e me përvojë të gjatë edhe pse amatorë si Zhani Marko në rolin e Olimbisë, Arben Kamberi në rolin e Lonit, Pajazit Murtishi ne rolin e prefektitdhe aktorë që guxuan të ngjiten në skene për herë të parë si Monika Marko në rolin e Ditkës dhe Juliana Serritella në rolin e Konteshës.

Rregjia ka ditur me profesonializëm të përshtatë më së miri rolet me aftësitë dhe veçansitë aktoreske duke krijuar një lojë me vlera artistike në ansambël.

Spektatorët, sidomos të moshës mbi 40 vjeç sigurisht e kishin të njohur fabulën e kësaj komedie, madje dhe shumë batuta nga ato që s’hiqen kurrë nga mendja rifreskoheshin të gjalla në ecuri e sipër.Këtë ndjesi provonin në veçanti, spektatorët emigrantë të erdhur në Çikago nga Korça, për të cilët janë të pashlyera mbresat nga shfaqjet e kësaj komedie nga teatri “A.Z.Çajupi” në Korçë. Ata patën “privilegjin” nëpërmjet tekstit të komedisë, lojës së aktorëve dhe muzikës të “shpërnguleshin” shpirtërisht tutje në rrugicat me kalldrëm, në pazarin e famshëm të Korçës, mes zakoneve të mbara e të mbrapshta, thashethemeve, zilive , fallsitetit të njerëzve që duke pasur pasuri e katandi kujtojnë si Nikollaqi e Olimbia se janë elitë edhe e qytetarisë edhe e kulturës. Por pati dhe nga ata që sollën në kujtesë edhe suksesin e jashtëzakonshëm që kjo komedi ka pasur në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 1964 ku shkëlqeu në rolin e Olimbisë Artistja e Popullit, Violeta Manushi.

Fakti, që shumica e spektatorëve ishin të njohur nga vetë kontakti i hershëm me artin, me fabulën e komedisë, shprehen regjisorët rritëte përgjegjësinë tonë dhe trupës.E pra “Karnavalet e Korçës”, nuk do ishte një përsëritje e trajtimeve regjisoriale e aktoreske te dikurshme por diçka ndryshe që të sillte jo vetëm imazhe nga Shqipëria e viteve 30-të kohë kur zhvillohen ngjarjet e komedisë por mbi të gjitha meditimin për të sotmen.

Dhe spekatori e ndjeu këtë, e shijoi dhe e duartrokiti. Nikollaqi i “Karnavaleve të Korçës” në Çikago, është jo vetëm skllav i parasë, i zvetënuar, i paskrupullt që edhe fatin e vajzës, martesën e saj e ve në ankand por edhe paksa modern në të sjellë e gjeste, që përdor celular, që i pëlqen seksi femër edhe pse përpiqet të fshihet prej Olimbisë. Aktori, Ilir Borova mjeshtërisht na solli një Nikollaq ku spikatin trajtime origjinale me theksim te groteskut.Ky rol eshtë një nga më të spikaturit në krijimtarinë e tij artistike.Me të drejtë, në biseda për shfaqjen spektatorët shprehen : Iliri na befasoi. Nikollaqi i tij ishte i veçante dhe me vlera te verteta artistike. Role të tilla , dëshmon historia e teatrit shqiptar kane pasur emra nga më të shquarit.

Interpretimit me nivel të rolit te Nikollaqit nga Ilir Borova iu bashkangjit po me kaq sukses aktorja Zhani Marko në rolin e Olimbisë . Fjala e përcjellë me qartësi dhe me nuanca groteske humori, mimika që nxitëte natyrshëm të qeshurën dhe kalimi me finesë nga situatat komike të gëzimit fals ( Sa herë vinte lajm premtues për pranim martese nga të përzgjedhurit dhëndurë) në situatat tragjike të kthimit të fjalës së dhënë, i dhanë organicitet dhe kolor rolit të saj.Për qartësi interpretative , gjithnjë në përputhje me karakterin e personazheve dhe kendvështrimin me thekse të dukëshme groteske u dalluan dhe aktoret e tjera shoqe Elvis Borova në rolin e Afrovitit dhe Miola Sitaj në rolin e Aspasisë. Zëri i hollë, me nuanca gati prej fëmije edhe pse personazhi bartëte mbi supe 30 vjet jetë, vinin në kontrast me zërin e trashë e kumbues si prej burri të Aspasisë moralizuese e fallxhore me shpirt praktik.

E tërë intriga e komedisë “Karnavalet e Korçës” ka në thelb gjetjen e një burri, për vajzën e rritur të Nikollaq Jorganxhiut, i cili në çdo hap ve si kusht paranë, del i fituar ose i humbur. Mëdyshjet e dilemat tragjike komike të tij kanë jehonë tek e shoqja Olimbia dhe vajza Afroviti.Por ai që vërtit mekanizmin e kësaj intrige nga fillimi në fund të shfaqjes është Loni.Aktori i talentuar Arben Kamberi që në shpalosjen e intrigës e deri në fund ,në zgjidhje të saj e mban gjallë vemendjen e spektatorit .Humori i tij, në të folurit,shpesh belbëzak shoqëruar me gjeste groteske jo njëherë e bënë spektatorin të duartrokasë.

Në historinë e vënies në skenë gjatë 50 viteve të komedisë “Karnavalet e Korçës” një galeri të pasur kemi edhe për një personazh të spikatur komik siç është perfekti.Kush do ta luante këtë rol ? Dhe ja regjia e vuri gishtin tek artisti amator, biznesmeni Pajazit Turmishi i famshëm për recitimet me pasion e zë të plotë, kumbues, të poemës “O Malet e Shqiperise “ të Naim Frashërit. Spektatorët shikuan një prefekt injorant, me një të folur pa kulturë, agresiv ndaj dijes e përparimit por edhe me vese morale, në sjelljen me femrat.Pajaziti jo vetem u ngjit me rolin por u bë pjesë e suksesit në tërësi të trupës.Ngjitjen për here të parë në skenë përballuan me sukses dhe Monika Marko në rolin e Ditkës dhe Juliana Serritela ne rolin e Konteshës.

Artistët e skenës dhe kinematografisë Minella Borova dhe Pandi Siku edhe pse patën si barrë kryesore regjinë edhe vetë morën pjesë në shfaqje, Pandi në rolin e profesor Janit dhe Minella në atë të hamallit.

Mbaroi shfaqja dhe spektatorët në respekt për vlerat që ajo përcolli duartrokitën me entuziazëm. Jo, nuk ishte thjesht një ndërmarrje, kjo shfaqje është dëshmi e dashurisë për artin, dëshmi e kulturës dhe qytetarisë së komunitetit në emigracion dhe ekzistencës së një trupe shqiptare tashmë të formuar teatrore në Çikago.Merita më e madhe iu takon aktorëve e rregjisorëve por ata paten prane edhe inkurajimin e ndihmen konkrete nga Aleanca Shqiptare Amerikane dhe stafi i revistës “Rreth nesh” e në veçanti nga biznesmeni Nick Vangel që dha ndihmë financiare dhe Tam Shubalis i cili për disa muaj në mjediset e restorant “Diplomat West” u krijoi mundësi aktorëve të bënin provat për këtë shfaqje.

Botuar ne gazeta Illyria
 

Bardhyli00

Forumium maestatis
Une e kam luajtur kete komedi ne klase, dhe kam pasur rolin e Nikollaqit,dhe kemi luajtur aktin e 1,2 ,rezultoi nje arritje edhe pse e luajtur nga amatore , u prit shume mire por i vetmi priblem qe patem ishte theksi i korcareve,ngaqe eshte shume i lehte perdorimi i e-ve ,por patem duartrokitje dhe pelqime ,pergezime.Mesazhin ishte pak i veshtire ta percjellim ,ngaqe kjo pjese eshte per intelektualet,sepse eshte shume i brendshem i ndrethurur me pjesen ,dhe mund ta kuptoje vetem nese e degjoje me shume kujdes.Por me ka pelqyer shume si komedi.
 
Top