KANUNI

OROSHI

Primus registratum
Re: KANUNI

Besoj qe shume pika te Kanunit gjenden ne edhe ne ligjet shqiptare(tjeter pune sa zbatohen),nji shembull:Dulla megjithse e quante Kanunin si nje e keqe e shqiptareve dhe anakronik per kohen,ai perdori shum nene/pika te Kanunit por shum here(mos me than gjithmone) me padrejtesi!
 

ELVIS KELMENDI

Primus registratum
Re: KANUNI

Orosh jam i nje mendje me ty.

Kanuni parashikon denimin kapital per gjera qe
ne ditet e sotme vertete meritojne denime kapitale.

PERDHUNIMI- sipas jush si duhet te denohet nje krim i tille? KANUNI te vret per kete gje!

DEMTIMI I PASURISE SE TJETRIT- Kanuni te gjykon me demshperblimin ne mjete materiale te vleres se demtuar!

OFENDIMI- Une mendoj qe nga ky KRIM lindin shum krime te tjera keshtu Leka e sanksionoi ligjin ne menyre te atille qe te parandalohej nje gje e tille (ofendimi) ! OFENDIMI kanuni te paralajmeron dhe te detyron qe te kerkosh falje , por ne rast se refuzon atehere denimi kapital eshte dhurate qe ti ja ben vehtes!

TREGETIA - KANUNI pat sanksionuar ligje te rrepta per sa i perket kesaj fushe te jetes sociale te njeriut - tregetia behet duke u bazuar ne FJALEN e bleresit -shitesit. FJALA SHERBENTE SI VULE , SIGURI , INSURANCE , MES SUBJEKTEVE!

BESA- KANUNI njef Besen si Parajsen -askush nuk ka te drejte te preke , apo te preket gjate periudhes se beses. Gjithashtu ka pas funksion VULE! BESA asht iluminimi i mendjeve, forca e malesorit, forca e fjales, paprekshmeri , dinjitet, idenditet, fe, pra gjithcka!
 

zora

Primus registratum
Re: KANUNI

.......Eshte e vertete qe sot flitet per kanun ne zonat veriore po nje pjese e atyre qe flasin per kete rrezik as e njohin pasi kur flitet per vrasje te femijeve me qellim gjakmarrjen kjo ska te beje me kanunin po me gjakemarrjen..........

Gjakmarrja eshte pjese e kanunit e nuk mund ti ndash nga njera tjetra.Ne baze te kanunit dhe te femijet merret gjaku,ne linje mashkullore.

Kam lexuar dy teza te ndryshme rreth emrit "Kanuni i Lek Dukagjinit".ne njeren thuhej qe ky ishte nje kanun i shkruar nga princi i Oroshit(jo te ketij qe shkruan ne AF :)) Lek Dukagjini,ndersa ne tjetren thuhej qe ne te vertete nuk egzistonte nje person me te tille emer por qe ky ishte nje kanun i shkruar per leket(malesoret)dhe dukagjinin.
Elv Bajraktari(bajraktar i hotit??)ose Oroshi nese mund te me thoni se cfare dini ju per kete gje
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: KANUNI

Pse valle Sicilia, Korsika, Kreta... nuk flasin me per kanune ?
A kujtoni ju se vetem tek ne ka pas kanun.Po kinezet, arabet s'kane pas kanun?C'do civilizim ka pasur ligjet e veta.
Edhe nqs ai kanun te ishte vertet i aprovushem sot nga shumica e shjqiptareve, ai s'duhet te aplikohet, se bota e civilizuar ka ligje me te mira per sa i perket te gjitha fushave.
C'fare doni ju, me e izolu Shqiperine akoma me keto ligje .Kanuni eshte shume i varfer, i pa mjaftushem, nuk respekton te drejtat e njeriut, nuk respekton te drejten e besimit fetar, pastaj denimi me vdekje!

ps Kush e ka pa filmin -Prill i trishtushem-i lujte nga aktore braziliane, zvicerane dhe franceze.Ngjarja zhvillohej ne veri te shqiperise.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: KANUNI

O Yllis, të bazohesh diku nuk do të thotë të bësh pikë për pikë atë gjë! :shrug: Kanuni është shqiptar dhe ka karakteristika shqiptare. Ai ka konsideruar natyrën shqiptare dhe ka funksionuar kur nuk ka patur as polic e as ushtri. Atëherë legjislacioni shqiptar mund të mbështetej mbi një ligj të respektuar nga shqiptarët (pjesërisht/nuk them që gjakmarrja të vazhdojë të egzistojë, por pjesë të kanunit të përmirësohen)!
 

ELVIS KELMENDI

Primus registratum
Re: KANUNI

Si gjithmone Kondrapedali na jep shpjegimet e sakta dhe ne nuk kemi se cfare te shtojme tjeter!

JOLI!
Nqs e lexon kanunin me qetesine e duhur , dhe me gjykimin e nje bashkekohori por me ndjenja ne rrenjet nga rrjellim atehere ti do kuptosh shume gjerea por persa i takon pyetjes qe na bere une mund tete ndihmoj duke te thene qe -Kanunin qe Malesite zbatuan e ka shkruar Lek Dukagjini , per Leket qe ti e din mire qe ne ate kohe me termin Leke identifikoheshin Malesite e Veriut.

Me pushtimin e Shqiperise nga hordhite e ndyra islamiko-turke , Kanuni ashtu si dhe shume perla te letersise dhe legjislatures tone ndryshuan , dhe si rrjedhoje hasim nje veshtiresi ne dallimin e origjinalitetit nga ai i modifikuar!

Kanuni njef si autor Leke Dukagjinin dhe perfshin te gjithe kapitujt deri tek ndryshimet qe i bene drejtuesit (pashallaret) e Shkodres me rastin e vendosjes se nje fare regulli te ri.

Malesia e malle , Dukagjini, Mirdita , nuk u binden turkut per asnje cast dhe vetem keto krahina e ruajten origjinalitetin e Kanunit.

Bajraktari i hotit e pat ndryshuar fene e tij per te mbrojtur pjesen tjeter te bajrakut! Asht gjetur nje kryq ne Kulle te tyre , dhe pervec asaj familje nuk ka te tjera fise musulmane ne Malsi Te malle (fisi i hotit asht kristian , une jam nip prej tyne)

P.S Mos i merrni fjalet e mija per baze 100% se une jam vec 22 vjec e nuk dua me u ba shkaktar i matejshem i devijimit te Kanunit , por ishin vec kokluzione te mia qe i kam nxjerre gjat leximit.
 

arun

Primus registratum
Re: KANUNI

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Teme jo-filozofike, transferohet tek Disk.Shoq. [/qb]
sa vigjilente kjo moderatorja me pseudonimin kordelja............

:kiss: :kiss: :kiss:
 

ELVIS KELMENDI

Primus registratum
Re: KANUNI

Joli nuk thuhet 'nipe' por mbese , dhe ky devijim
me len te dyshoj mbi vertetesine e thenies tende.

Duke cituar Oroshin e Ndritur 'kanuni eshte nje filozofi' do te doja te replikoja dhe protestoja kundra inerrnimit qe Koedelia mi beri temes se Kanunit. Kordele besoj qe citimi i mesiperm te vlen si fraze ne rolin e replikes sime.

Une mendoj qe cdo fjale, mendim i shprehur rreth Kanunit sherben per sensibilizimin e shqiptareve
dhe si rrjedhoje ndihmon ne abuzimet keqedashese dhe largpamese te dikujt per te na humbur edhe ato pak vlera kulturore dhe letrare por pse jo dhe juridike qe Kanuni mbart!

P.S Respekt per fjale pakun por sak Orosh .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: KANUNI

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Posi, e kam lexu, sidomos pjesa per c'ka asht gruja! [/qb]
Aha,dmth e paske hequr nga inati?
Mund te perpiqesh ta shohesh nga nje kendveshtrim tjeter,thjeshte donim ta analizonim,dhe jo ta zbatonim /pf/images/graemlins/wink.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: KANUNI

temen mire e ka bere qe e spostoi ktu Kordelja.

at'here: ashtu siç e njihni kanunin si dokument te pjekur (per kohen e vet) ashtu mundohuni edhe te mendoni per pershtatjen e kanunit me kohrat qe jetojme.

un jam i mendimit qe shume, po shume pak, do te mund ti pershtatej diteve tona. per shume arsye: territoriale dhe nga kjo rrjedhimisht nr i popullsise mbi te cilen ky kanun vepron; mentaliteti dhe organizimi shoqeror i at'hershem edhe i sotshem i zones ne fjale ku kanuni akoma vepron: organizmi ekonomik i shoqerise ne fjale etj etj.

do duhej pra nji modifikim nga rrenjet, ne mos total i kanunit, qe nuk do quhej me kanun.

nuk mund te mendohet te ndeshkohet me vdekje vjedhja, apo te bazohet tregetia mbi fjalen e dhene. eshte te duash te ngresh te vdekurin nga varri.

karakteristike e njeriut eshte qe kur arrin nje pike te knaqshme jetese (aspekt shoqeror-ekonomik etj etj) kerkon diçka me mire e jo te kthehet aty ku ishte me pare. Kanuni ishte pasazh historik dhe eshte per tu mesuar e per tu patur si element i rendesishem e karakteristik shqiptar, por jo si ligj kryesor.

une kshu e mendoj.
 

ELVIS KELMENDI

Primus registratum
Re: KANUNI

Hajduti
Une nuk thashe qe te behet 'Ligj' por
parashtrova problemin NESE NE MUND TE NXJERRIM MESIM NGA NORMALITETI I LAKMUESHEM I SHOQERISE SE MESJETES SE VONE SHQIPTARE MALESORE KU ZOTERONTE KANUNI, DHE NESE DUKE QENE KOSHIENT PER KARAKTERISTIKAT E KARAKTERIT TE SHQIPTARIT MUND TE BEHEN EDHE PERSHTATJE PSE JO?

Rendesia e fjales ne tregti dhe forca qe e karakterizon mund te na shendrise mendjen dhe ti therrasim trurit qe te na vije ne vendin e duhur dhe politikanet e zgjellur nga ne te miratojne ligje qe e perkedhelin FJALEN, pra qe i japin rendesi.

SI MUND TE BEHET KJO?

Shume kollaj, duke vene para pergjegjesise penale te gjith ata qe abuzojne me 'lirine e stertepruar te fjales' qe ne kete rast nuk mund ti shmangem nje citimi te OROSHIT TE MALL!!!!
 

arun

Primus registratum
Re: KANUNI

Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Fjala kanûn s’ká dyshim, se etimologisht rrjedhë prej fjalet greqishte «kanón», ** don me thânë : mastár – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, ** vien me terhjekë viza të ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhânse e të pa kodifikueme, mbas të cillave hecte dikúr hullija e jetës e e veprimit të popullit shqyptár.

Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë e me sugurí të plotë. Nji palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye ** ky Leka e paska mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká kêne edhè Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët» (perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90 – «Gojdhâna, mbas së cillës këto zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni i Lekës», âsht në lidhje me Lekën III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetë se Auktori i famshem, nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini III. ká permbledhë e kodifikue Kanunin në fjalë; por prej do vendeve tjera të librit të tij të sypripermendun mund të thohet edhè, se pernjimend Kanuni ká mûjtë me kênë kodifikue prej Lekës III.

Prej vepret të citueme të Dr. Šufflay theksohen do fakte, ** mund të kenë të perpjekun me kodifikim të ligjvet në Shqypní. Qe nji herë Auktori thotë, (f. 23 et seq.) se që prej së të tremdhetes qindvjete nder do gjytete të Shqypnís gjindeshin zyre noterjale, kû u shkruejshin e prej kahë u perhapshin lajmet gjygjtare të vendit. «Prej trajtës e prej mbrendsís së lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund të xjerrim ndonji gjâ mbí faret e statutevet të gjytetevet...»

Në nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «...qytetasit e Durrsit kishin qenë të shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Në fillimin e periudhës së Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskâjt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbí papír». Paska pasë pra aso kohe statute të shkrueme në Shqypní.

Mâ teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth së të tremdhetës qindvjetë filluen me u trajtue në Shqypní si do republika të vogla të permbâme prej disá fshatesh a bajrakësh, «tue marrë me vedi dý elemente të reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtû (1414 «e mâ tutjè») bâhet jashtzaonisht i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet të Mirditës, e cilla aso kohe mund të dyndte nji ushtrí 12,000 luftarësh. – Se do të ketë pasë dikúr kso republikash të vogla në Shqypní, na difton – mbas mendimit t’êm – fakti, ** ktû ka vise, ** quhen me dy êmna pllojcë. Per shembull: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Çidhen etr. Tash, tue kênë se Auktori thotë, se edhe Drishti n’interland të verit të Shqypnís – ká pasë Statutin e vet të kodifikuem (op. c. f. 25) nuk âsht krejt fjalë e pa vend, me thâne, se edhè kto republika kan mûjtë me pasë të kodifikueme ligjët e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanûn të perbashktë të gjitha.

Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disá nder kryetarë fisesh në Shqypní u naltsuen në dinast të pamvarun. T’a merr mendja prá, se kta dukë e princa, ** drejt per së drejti e n’êmen të vet lidhshin besë e merrshin e epshin me Shtete të mdhá t’Europës, s’do të kenë lânë mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise të veta: mbasì aso kohe u gjindshin kso ligjësh e kso statutesh të kodifikueme. Prandej âsht të gjith gjasa se «Kanuni i Lekë Dukagjinit» dikúr ká kênë i kodifikuem. Ket punë e dishmojn edhè analogít e shumta, ** ligjët e Kanunit te sodshem kan me ligjë të Romës, të Byzantit, të Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas të hîmit të Turqvet në Shqypní, «Kanuni i Lekës» ká hupë si formë kodi, e âsht perdhosë si landë drejtsije.

E po nder cillat vise të Shqypnís qitej në punë, a – si thonë sot – zbatohej «Kanuni i Lekë Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, së cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurí; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbí ket çashtje. Por, per me folë pergjithsisht, mund të thohet se ká pasë vlerë legale nder Lekë (Malsorë të Mbíshkoders) e në Dukagjin. – Dukagjini nder kohë të kalueme perfshîte Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Mirditë, Kthellë e Selitë e Zhuben (Malsín) e Lezhës. – Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë historija.
 

arun

Primus registratum
Re: KANUNI

NYE I PARË.

Hija e Kishës.



§.1. Kuptimi i Hijes së Kishës.

Per hije kishet xêhet rrethi mje kû mrrîn kufîni i tokës, në të cillen âsht ndertue:

a) Kisha, b) bâna (qela) e famullitarit.



§.2. Tagri i Kishës.
"Kisha bân tym në famullí."

– Kisha ká tager pasunijet si per gjâ, si per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
– Kisha ká pjesë në mal, në vrrî, nd’ujë e në mullî të kujrís së famullís.
– Kishës i duhet bâ pjesë në gionë të famullís.
– Kisha ká tager me blé e me shitë, si edhè me mârrë e me mbajtë të falunat, ** i vînë prej bujarís së bâmirve e me vendue si t’a shofë vetë me udhë.
§.3. Paperlimsíja e Kishës.
"Kisha nuk giobitet."
"Kisha s’ká pèng me kend."

– Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fés e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund t’i vêjë kurrnji barrë kishës, veç se ká detyrë me i dalë zot, kúr kjo hupë ndihmen e tij.
– Me bìjtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullís, famullija s’mund t’i lypë pêng kishës; veç do të bâjë váj te i Pari i Fés – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kisha si famullija, do t’i rrîjn pá fjalë.
– Per çdo mungesë, ** kisha mundet me bâ në sy të famullís, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun i vêhet me lá damet, ** t’jenë bâ per shkak të saj.
– Kisha s’ep pagesa, as del n’ushtrí, as u qet buken djelmve të Bajrakut, as shkon angarí nder pûnë të famullís. Veç se kúr famullija dán me bâ ndo’i pûnë per me mbajtë a per me shtue pasunín e kujrís së vendit, në të cillen kisha të két pjesë, kjo, atëherë, âsht në detyrë me lá pare, me qitë buken e me çue pûntorin në pûnë, mbas mndyret ** famullija t’i a u ketë dá të gjithve per tym.
§.4. Ndera e Kishës.
"Kisha shpatë e konop s’ká."
"Kush dhûnon Kishen, dhûnon Famullín."
"Nderen e Kishës e lypë Famullija."
"Kishës, mullìnit, farkës e tregtores nuk i pritet kush mik."

– Kush dhûnon kishen, ká detyrë gioben a) kishës, b) famullís, c) Flamurit (Bajrakut). – Dhûnon kishen njaj, ** fjaliset, shán a i kercnohet kuej, ** rreh a vret kend në Hije të kishës.
– Gioben e fajtorit i a mêrr famullija e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ká.
– Kush vritet a rrihet a në çë farë-do mndyre koritet prej kuej, tuj hî a tuj dalë prej Hijes së kishës, marre kishës nuk i lên; pse kishës s’i pritet kush mik.
– Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës a me i rá kush ndore kishës, atëherë aj njifet miku i kishës, famullija âsht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) introierit, solvit necessum est. – Gellius, b. 10. C. 15. –)


NYE I DYTË.

Vorret.

§.5. – 1. – Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hîn i dekuni a i vrami i vllaznís a i fisit tjeter. – Po e bâni kush ket pûnë pá lêje të vllaznís a të fisit, të cillit jânë vorret, Kanuni i vên detyrë me xjerrë të deknin prej vorrit të huej.

– Me ardhë me ngulë në katund nji shpí, ** s’ká vllazní as fis, mbas të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorreve nder vorre të famullís, tuj i a vû detyrë me lá si ’i vjetë nji vjetë, nji çmim kishës per me blé qira a ndo’i send tjeter per ltér.
– Kush fjaliset, a hán e i kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.


NYE I TRETË.

Pronet e Pasunít e Kishës.

§.6. Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme.

– Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme e s’mundet kush me vû dorë më’to.
– Pronet e pasunija e kishës jânë nen rojë të Meshtarit të kishës e të famullís.
– Atê, ** guxon me u shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija, tuj e bâ, mbas Kanunit, me hjekë dorë prej sosh.
– Kúr ndokush t’i bâjë dâm kishës kah pronet e pasunija, famullija çmon dâmin, ** do t’a lajë dâmçori.
– Kush vjedhë gjânë e kishës, posë se do t’a kthejë at gjâ mbas Kanunit të vêndit, kû gjindet kisha, ká edhè detyrë me i lá gioben kishës per nderë të mârrme, e gioben famullís per ndore të çartne, pse kisha âsht ndorja e famullís.
– Kúr cubi e njef gabimin e vet e, pá u mârrë vesht dhûna, ** i ká bâ kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullís, tuj i a kthye gjânë e vjedhme, s’ká detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ká tager me e falë.
– Me pasë me i rá cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a két leçitë vjedhsin në famullí, famullija ká tager me i a mârrë gioben si per vedi si per kishë, edhè pse famullitari t’i két falë gabimin, me gjith gjâ të vjedhne.


§.7. Rregullimi i pasunís së Kishës.

– Pronet e pasunín e kishës e rregullon Famullitari, e famullija nuk ká tager me i lypë arsye Famullitarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunís së kishës.


NYE I KATERT.

Meshtari i Famullís, ase Famullitari.

§.8. T’êmnuemt e Famullitarit.

– Famullitarin e vên Ipeshkvi në Famullí, edhè Ipeshkvi vetun ká tager me e hjekë prej Famullije.


§.9. Tagri e detyrët e Famullitarit.

– Famullitari ká tager me mësue e me qortue Famullín e me i krye zyret e Fés gjithsi t’a lypë pûna e shpirtit, e kurrkush i famullís s’ká pushtet me i u perzie nder detyrë të Meshtarís.
Famullitari, per sherbim, ** i bân Famullís, ká tager me mârrë të dhettat e kishës, mbas Kanunit të vendit kû gjindet kisha.
– Famullija nuk ká detyrë me i a çue famullitarit të dhettat te dera; por Famullitari o t’i xjerrë e do t’i bajë me pûntorë të vet.
– Famullitari ká tager me mârrë frytin e pasunís së kishës si të tokve, ashtu edhè gjâve të gjalla, e kurrkush per tê s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.
– Famullitari ká detyrë me i bâ Famullís gjith at sherbim shpirtit e Fejet, ** atij i a vên barrë Kanuni i kishës; e mâ teper edhè do sherbime tjera të posaçme nder do ditë të shênjueme, si me thânë: me bekue shpijat, me thânë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullís etj.
§.10. Vehtja e Famullitarit âsht e paprekshme.
"Prifti âsht ndorja e Famullís."
"Prifti s’bjen më gjak."
"Prifti s’çohet në bé."

– Kush vên gojë në Famullitár, a e shán e i germushet, e vên dorë më tê e e rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullís në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija âsht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.
– Me vrá kush Famullitarin, gjaksin e ndjekë Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
– Me u vrá dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpís së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
– Me vrá kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhè Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e bán shpija e Meshtarit.
– Rrallë e gadi kurr s’çohet Meshtari në bé1 e vetun per pûnë të madhe fort.
– Me ndollë ** Meshtari çohet në bé, a per me dlirë vedin a per Poronik, ky vetem do të njehet e do të zêhet per njizet-e-kater vetë.
– Kúr Meshtari bân bé, tuj kênë se xêhet per nieri i drejtë e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet ** aj të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton ** të shqyptojë fjalët e bés para Unjillit.
– Me rá Famullitari nen giobë s’e kapë Kanuni: âsht pûna e të Parit të vet.
– Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famullín, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtár tjeter me shtrue pengun në Kanû n’êmen të Famullitarit.
– Meshtari i Famullís mundet me i u mâtë edhè me i rá ndokuej e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në faj para Kanûnit.2


NYE I PÊSËT.

Rrogtari i Kishës.

§.11. – 1. – Rrogtari i kishës âsht lirë me pûnue në shtek të vet.

– Rrogtari i kishës kûdo të shkojë e per çë do fjalë ** do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnís së vet, aj shkon e tregon n’êmen të Famullitarit.
– Me e tundue kush rrogtarin e kishës me fjalë a me pûnë, zêhet se tundon Famullitarin, e bjen në giobë të kishës mbas Kanunit.
– Gioba, ** mirret per pûnë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit por kishës e katundit.
– Me vrá kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullís së vendit, ndiqet vetem prej shpís së të vramit; por, në kjoftë se âsht i katundit të huej, atëherë e ndjekë edhè Famullija, në të cillen rrogtari kje vrá.


NYE I GJASHTËT.

Pûntorija e Kishës.

§.12. –1. – Me ngá kush pûntorët e kishës, bjen në giobë të Famullís.

– Sado pûntorë me pasë per të kênë në pûnë të kishës gergasi lán vetem nji giobë, por mâ të randë.
– Gioba, ** mêrret per ngase të pûntorís së kishës, dahet ndermjet kishës e pûntorve.



--------------------------------------------------------------------------------

Artikull i dytë

PJESA NDESHKIMTARE.

NYE I SHTATËT.

Amtyra e ndeshkimeve.

§.13. Kuptimi i Ndeshkimit.

Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, ** prej pushtedit të ligjshem i pertrîhet kuej per faj të bâm.



§.14. Të caktuemt e Ndeshkimeve.

Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhè me të Parë të kishës, ká tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bâm kundra kishës.



§.15. Të dhânunt e ndeshkimit.

Fajtorit, ** ká fye kishen, ndeshkimi i epet prej krenve e prej vogjlijet.



§.16. Cilltija e Ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës.

Ndeshkimet, ** nepen per faje kundra kishës, jânë njikëto:

të gjykuemt per dekë;
të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robí;
të djegunt e shpís;
të lânunt e tokës djerr a të prémt e pêmve;
gioba me gjâ të gjalla;
gioba me pare.
V.O. Mbas Kanunit gioba me pare mundet me u lá me do gjâ, tuj dhânë oken e drithit 1 grosh, oken e rakís 5 grosh, e kán e hullís 400 grosh.



NYE I TETËT.

Caktimi i Ndeshkimit mbas cillsís së fajit.3

§.17. – 1. – Kush then kishen, âsht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robí jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi – bâhet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupës. Vllaznija a fisi mâ i aferm i bâkeqit e blén token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.

– Kush vjedhë gjân e huej, e shkon e e mshehë në kishë, pá dije të Famullitarit, i ká detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut, posë gjâsë, ** do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
– Kush të vjedhë gjânë e gjallë të kishës, më rreth kû pershîn Kanûni, ká me lá dý per nji, si gjithkuej.4
– Kush të vjedhë në qelë a bâne të Famullitarit, do të lajë dý per nji gjân e vjedhne, 100 grosh kishës per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
– Aj, ** shán a vên gojë më Meshtár të Famullís perpara popullit, ká 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.5
– Aj, ** i kercnohet a i germûshet Famullitarit, do të láj 10 desh giobë.
– Kush t’i shpifet Meshtarit në pûnë të randë kah ndera, ká shpín e djegun e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
– Me vû kush dorë më Meshtár, me e rrahë, me e shty a se me e pshty, i a lânë tokën bár (djerr) per disá vjetë.
– Aj, ** vret Meshtarin, bâhet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Mâ teter i digjet shpija, toka i lîhet bár, pêmët, vneshta e kopshtîjet i priten e i rrênohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
– Me i folë ndokush keq, a me ngá rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhè mâ, mbas randsís së fajit.
– Aj ** vret Rrogtarin e kishës, po kje dorërasi i katundit, i digjet shpija e i mirren 100 desh e 1 ká per giobë.
– Me ngá kush me fjalë a me pûnë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
– Aj, ** s’i vêhet ndeshkimit të kishës e të Kanûnit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do t’i mârrë gjithshka të két në vathë.
 

arun

Primus registratum
Re: KANUNI

Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini

Leke Dukagjini eshte figura e dyte arberore e shekullit te XV-te pas Skenderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar. Per studjuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet
Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit. Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.
Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.
"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.
Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.
Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.
"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.
Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".
Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.
Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an


Kronologjia e jetes se tij
Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.
1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.
1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.
1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.
1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.
1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.
1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.
1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.
1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.
1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.
1447 Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.
1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.
1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.
1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.
1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.
1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.
1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.
1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.
1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.
1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.
1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.
1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.
1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.
1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.
1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.
1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.
1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.
1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta

Korrieri
 

arun

Primus registratum
Re: KANUNI

Lekë Dukagjini, cili ishte njeriu i Kanunit?
Nga një dasmë e përgjakur deri te pasues besnik i Skënderbeut

nga: Fatos Baxhaku

Njeriu i Lekës

Duhet të ketë qenë një barrë e rëndë. Eshtë barrë e rëndë të mbledhësh fjollën e hollë të fakteve që kanë mbetur nga një njeri i kthyer tashmë në një legjendë. Hollësi të mbetura në pergamenë të vjetër, shënime nga regjistrat e kishave, dobësi autorësh të shquar, fakte dhe legjenda, të gjitha Tonin Çobani i ka mbledhur me durim derisa na ka përshfaqur drejt e në sytë tanë imazhin e njeriut që ka mbi 500 vjet që, edhe sot e kësaj dite, bën ligjin në gjysmën e Shqipërisë, më në fund ka dal një libër që rreket të na thotë ne, të tjerëve, se cili është njeriu i famshëm i Kanunit. (Tonin Çobani, Lekë Dukagjini, princi i përfolur, Lisitan, Toena, Tiranë 2003, 190 faqe, 1.000 lekë). Nga ky libër janë marrë edhe ilustrimet e shkrimit të sotëm. Duhet të ketë qenë një barrë e rëndë, porse duhet të ketë qenë edhe një pasion i vjetër i Çobanit, përndryshe nuk ka se si të shpjegohet fakti që simpatia e autorit për njeriun e mjegullës, për këtë princ të përfolur më shumë në kohë moderne, është fare e dukshme, aq e dukshme saqë të duket sikur autori e ka marrë fort për zemër mbrojtjen e tij, ndryshe nga të gjith autorët e tjerë, të cilët në qendër të vëmendjes kishin Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, porse një figurë sigurisht shumë e diskutueshme, sikurse ishin gjërat asokohe, të rrethuara ndër tymnajat e mesjetës arbënore. Cili ishte Lekë Dukagjini, cilat ishin lidhjet e tij me prijësat shqiptar më të fuqishëm, përse hera-herës mjegulla e tij u shndërrua në akull dhe më pas… përse pikërisht ndër troje të tija lindi monumenti ligjor më i vjetër i shqiptarëve, Kanuni? Nëse kemi durimin e duhur, atëherë do të kemi edhe përgjigjet e duhura. Tonin Çobani, shkrimtar e gazetar, tashmë i njohur, është munduar të na fusë në qerthullin e ndërlikuar të Lekës dhe historisë së tij. Nëse kemi durim ta lexojmë, atëherë do të gjejmë plot e plot shpjegime që kanë të bëjnë me jetën tonë të përditshme. Historia nganjëherë bën edhe mirë. Paaftësia e të sotmes për t’i bërë ballë trashëgimisë së vyer, është një nga mungesat, me të cilat përballet shoqëria jonë e sotme. f.b.

Për herë të parë Lekë Dukagjini, djali i Pal Dukagjinit, shfaqet në dokumentet e kohës me rastin e asaj që quhet “Beteja e Muzakins”, në 1445.
Një vit pasi kishte arritur të mblidhte princërit shqiptarë në Kuvendin e Lezhës, Gjergj Kastrioti vendosi të konsolidojë pushtetin e tij në Shqipërinë e Mesme, duke martuar të motrën, Mamicën, me Muzakë Topinë, zot i kalasë së Petrelës dhe i një territori të gjerë në Shqipërinë e Mesme, që vinte që nga Durrësi deri në afërsi të Krrabës së sotme.
Dukagjinët ishin zotër të Shqipërisë verilindore. Thuhet se qyteti i tyre, tani i zhdukur, me emrin Ulpiana, ishte një ndër më të zhvilluarit në Shqipërinë mesjetare. I ati, Pal Dukagjini, kishte nënshkruar Besëlidhjen e Lezhës të 1444 dhe ishte rreshtuar me trupat e tij në krah të Skënderbeut. Pal Dukagjini dhe i vëllai, Nikollë Dukagjini, kishin vënë në dispozicion të Besëlidhjes 5 mijë trupa, nga 15 mijë që ishte ushtria e arbërorëve në atë kohë. Trupat e dukagjinëve kishin marrë pjesë edhe në betejën e Torviollit, që në atë kohë ishte komanduar nga Topiajt. Leka kishte edhe një vëlla, Palin. Legjenda thotë se e pat verbuar në mënyrë që të mos e kishte rival në zotërimin e fronit të Dukagjinëve. Kishte dhe dy motra, Rozën e bukur, për të cilën ende këndon eposi sllav dhe Marien, e martuar më vonë me Gjon Muzakën e Beratit. Vetë Leka ishte nga nëna nip i Arianit Komnenit, Gjorg Golemit, pra kushëri i parë me Donika Kastriotin.
Një dasmë e përgjakur
Një përgjakje e rëndë ndodhi në dasmën e Mamicës, që Noli dhe Barleti thonë se është bërë diku në Muzakinë, që i përgjigjet krahinës së sotme, diku mes Krujës dhe Durrësit. Këtu ishte i ftuar edhe Lekë Zaharia, zot i Danjës (Dejës së sotme) dhe i Shasit. Në dasmë ishte e ftuar gjithashtu edhe Jerina e Lekë Dushmanit, një tjetër feudal nga Zadrima. Jerina ishte e njohur në të gjitha malësitë për bukurinë e saj të rrallë. Të dy Lekët i kërkuan babait të Jerinës, Lekë Dushmanit, dorën për martesë. Thuhet se Jerina përballë të dyve nuk hezitoi të zgjidhte Lekë Zaharinë e urtë përballë të egrit dhe të fortit Lekë Dukagjini. Këtij të fundit nuk i mbetej gjë tjetër veçse të rrëmbente armët për të vënë në vend nderin e humbur. Dueli mes dy Lekëve përballë Jerinës degjeneroi në një masakër të vërtetë. Noli e cilëson me termat “beteja homerike e Muzakinës”. 105 të vrarë dhe afër 200 të plagosur shënon Fan Noli në historinë e tij të Skënderbeut. Në dyluftim, Lekë Dukagjini mbeti i plagosur nga Lekë Zaharia. Dy njerëzit që ndërhynë për të ndarë sherrin e madh, që të dy njerëz të afërt të Skënderbeut, Vrana Konti dhe Vladan Gjurica – ky i fundit nip i Skënderbeut – mbetën të plagosur, i pari në krah dhe i dyti në kokë.
Në ato momente të përgjakura, Skënderbeu shëtiste me çiftin e porsamartuar dhe, kur i mbërriti lajmi i betejës, vrapoi me një frymë të zbuste gjakrat. Lekë Dukagjini, që ndërkohë ishte plagosur rëndë prej Lekë Zaharisë, u tërhoq. Jerina u martua me Lekë Zaharinë dhe të dyja palët u tërhoqën në heshtje, duke dhënë fjalën se kjo punë nuk mbyllej me kaq.
Leka vetë
Në 1446, Pal Dukagjini plak vdiq, duke lënë në dorë të Lekës zotërime të gjera, mbase më të gjera se ato të vetë Skënderbeut. Lekë Dukagjini, me karakterin e tij të rrëmbyer, duhej marrë kështu në konsideratë. Aq më shumë që me martesën e Skënderbeut me vajzën e hallës së Lekës, Donikën, të dyja familjet u lidhën edhe me krushqi. Legjenda thotë se Skënderbeu e thirri Lekën për të ndarë kufijtë, diku në territoret e Mirditës, zotërimi i së cilës ishte i diskutueshëm mes të dyve. Që të dy duhet të zinin be që toka ku shkelnin ishte e Lekës. Leka zuri e zuri be gjatë gjithë kohës që toka e Mirditës, ku ata po shkelnin, ishte tokë e tija. Në fakt, ai i kishte mbushur opingat e tij me dhe nga shtëpia e vet dhe, kështu që beja para Zotit nuk ishte e “rrejshme”. Kështu qëlloi që Mirdita të mbetej në dorë të Lekës. Të paktën kështu rrëfen legjenda.
Dokumentet thonë se Leka në çdo rast nuk kishte zor të tregonte pakënaqësinë e tij ndaj Skënderbeut dhe njerëzve të tij të afërt, Hamzait, Gjergj Stres Balshës që ishte gjysmëmalazez dhe Moisi Golemit. Që të tre kishin histori të ndryshme nga ky njeri i rritur maleve në një kala të rrethuar nga mjegulla e misterit, sikurse është Ulpiana.
Leka duhet të ketë qenë një inatçi i pandreqshëm. Kur Skënderbeu u martua me Donikën, më 1451, ai nuk mori pjesë në dasmë, duke i mbajtur mend Skënderbeut qëndrimin që ai mbajti në dasmën e Mamicës.
Teodora
Pasi u shuajt përkohësisht sherri për Jerinën e Dushmanit, Lekë Dukagjini martohet me Teodorën, motrën më të vogël të Gjon Muzakës së Beratit, njëkohësisht edhe motra e Serafinës, gruaja e parë e Muzakë Topisë, më pas kunat i Skënderbeut. Për Teodorën dihen vetëm pak gjëra. Dihet vetëm se nga martesa mes të dyve nuk lindën fëmijë, kështu që dera e Dukagjinëve u shuajt pas Lekës. Shënimet që Gjon Muzaka ka lënë në kujtimet e tij, janë fare të pakta, duke e shtuar edhe më enigmën që mbështjell tashmë jo vetëm Lekën, por edhe lidhjen e tij me Muzakajt e Beratit.
Vrasja e rivalit në dashuri
Lekë Zaharia u vra në pusi bashkë me Bozhidarin, nipin e Stefan Çrnojeviçit të Malit të Zi. Disa thonë se u vra thjesht në pusi, por ka të tjerë që këmbëngulin se u vra diku në Ishullin e Lezhës, ndërsa ishte ftuar nga vetë Lekë Dukagjini për të gjuajtur derra të egër. Sido që të jetë shumica – me të cilët Çobani nuk është dakord - nuk dyshon se vrasësi i vërtetë është Lekë Dukagjini, i cili nuk ia fali dot çnderimin që iu bë në dasmën e Mamicës.
Vrasja, përveç se tronditi krejt prijësit shqiptarë, i ngatërroi fort keq punët edhe me Venedikun. Skënderbeu dhe Lekë Zaharia kishin bërë një marrëveshje mes miqsh, sipas së cilës në rast se njëri prej të dyve do të vritej, atëherë menjëherë pronat e tij i kalonin tjetrit. Danja, (Vau i sotëm i Dejës), ishte një zotërim fort i rëndësishëm fare afër Shkodrës, e cila ishte në duart e Venedikut. Në kalanë e vjetër mbeti vetëm Bora, e ëma e moshuar e Lekë Zaharisë. Skënderbeu dërgoi me ngut në zotërimet, që tashmë i përkisnin atij, dy njerëz të afërt, Vrana Kontin dhe Hamza Kastriotin. Porse Danja ishte marrë me kohë nga venedikasit, kështu ndodhi që Skënderbeu hyri në konflikt të hapur me Republikën e San Markos. Ngatërresa me një aleat të vjetër do të kishte kështu një shkak më shumë për t’u kujtuar e për të prishur punë.
Atentat kundër Skënderbeut
Në 1451, ose në 1452, diku në pyjet e dendura të Krrabës, në një shpellë, mbase në shpellën që sot quhet e Pëllumbasit, u vranë katër ushtarë turq dhe dy udhërrëfyesit e tyre shqiptarë. Të gjithë ishin të dyshuar se donin të vrisnin Skënderbeun, të paktën kështu thonë librat e vjetër. Në këto anë, që ishin pronë e kunatit të tij, Muzak Topisë, Skënderbeu shkonte shpesh, sa për të parë ushtrinë, aq edhe për të ushtruar gjuetinë, hobin e tij të preferuar.
Të gjithë, asokohe, fajësuan Lekë Dukagjinin, njeriun që jetonte ende në malet e tij, të rrethuara nga mjegulla. Skënderbeu mblodhi sakaq njerëzit e tij që t’i binte malësorëve të Lekës. Nuk dëgjoi as thirrjet që i bënin të tjerët për të mos nisur luftën hakmarrëse. Lufta mes të dyve u shmang vetëm sepse u përhap lajmi që osmanllinjtë ishin në portat e Krujës. Skënderbeu iu kthye luftës i emëruar kryeshpatar i luftës së shenjtë kundër Islamit. Leka mbeti në malet e tij, por inati i egër do të kërkonte kohë të kalonte.
Jashtë Kishës, ose...
Në 1458, Leka e arriti më në fund ëndrrën e tij të vjetër. Ai shtiu në dorë Danjën dhe Shatin, dy kala të viktimës së tij, Lekë Zaharia. E gjitha ndodhi ndërsa Skënderbeu vazhdonte të mbronte Krujën e rrethuar. Në 1459, një dekret i veçantë i Papës, pasi përmendte komplotet e vazhdueshme të Lekës kundër Skënderbeut e kërcënonte atë me shkishërim, mallkimi më i madh që mund t’i bëhej një të krishteri.
Në fakt, Skënderbeu, i konsumuar nga lufta me turqit, nuk hyri asnjëherë në konflikt të hapur me Lekën. Të dyja palët e ruanin njëri-tjetrin nga larg. Derisa në 1463, Leka u kthye në aleat të Skënderbeut.
Leka edhe në këngët sllave
Vuk Karaxhiç mblodhi eposin sllav në fillimin e shekullit të 19. Mes këngëve që ai ka mbledhur është edhe historia e Rozës, motrës së Lekës, i cili në eposin sllav njihet si “Leka Kapidan”. Eposi sllav rrëfen se si tre nga heronjtë serbë, Kraleviç Marko, Milosh Obiliç dhe Rela, i shkojnë Lekës në kështjellë për t’i kërkuar dorën e Rozës, e famshme për bukurinë e saj. Bashkë me tre heronjtë serbë ishin edhe 74 fisnikë sllavë, të gjithë kandidatë për t’u martuar me Rozën e bukur. Eposi e mbyll kështu versionin e tij tragjik. I zhgënjyer nga mospranimi i Rozës, Kraljeviç Marko e zë befas motrën e Lekës në një nga korridoret e errëta të kështjellë, i pret një krah dhe i nxjerr një sy. Roza nuk përmendet më që prej asaj kohe.
“Embetha”
“Embetha” është një shprehje e njohur që e kemi trashëguar nga shqipja e vjetër prej Marin Barletit. Don të thotë “mbi ta”, pra mbi turqit. Sipas Barletit, pas 1463, Leka, i pajtuar me Skënderbeun, që kishte nisur të plakej, u bë një nga udhëheqësit kryesorë të luftës. Eshtë Leka ai që komandon ushtritë e Lidhjes sa kohë që Skënderbeu ishte në Romë. Eshtë po Leka që i bën ballë ushtrive të Ballaban Pashës, një shqiptar jeniçer i famshëm.
Në 1467, pas vrasjes së Ballaban Pashës, ushtria osmane kërkoi mëshirë dhe leje për t’u larguar pa u dëmtuar. Sëknderbeu nisi të luhatej drejt faljes. Zemërimi i ushtarëve arbënorë, që kërkonin hakmarrje, kishte arritur kulmin. Pikërisht në mbledhjen e prijësve, Leka duket se ka thënë fjalën e famshme “Embetha”. Turqit e mbetur u shfarosën në çast.
Pas vdekjes së Skënderbeut, Leka ishte komandanti i trupave veneto-shqiptare deri në rënien e Kalasë së Shkodrës më 1479.
Një kështjellë e harruar
Jetoi vetm dy vjet pas rënies së Shkodrës dhe u tërhoq bashkë me Teodorën në malet e tij. Hamendjet deri më tani nuk kanë çuar asgjëkundi, porse më i bazuar mbetet mendimi se diku, mbi Iballën e Pukës, ka qenë strehimi i fundit i Lekës, njeriut që guxoi të kundërshtonte Skënderbeun dhe vetë Papën, njeriu që edhe pse kanë kaluar mbi 500 vjet vazhdon të bëjë ligjin në gjysmën e Shqipërisë. Kryeneç, i drejtë, tinzar, trim, i fortë fizikisht, i aftë për aleanca, por edhe i hidhur në hatërmbetjet e tij, i zgjuar dhe logjik, por edhe i aftë që të bënte marrëzira… A nuk është kjo skena që shohim përditë ndër rrugët tona? Ja përse na duhet historia e njeriut të Kanunit. Edhe aq pak sa dimë, falë punës së Çobanit dhe të të tjerëve, mjafton për të na kujtuar se në kohë të ndryshme njerëzit janë ndryshe. Aventurat e qëmotshme, sado heroike që të na duken, duhen trajtuar thjesht si aventura të prijësve tanë mesjetarë, që kishin një mijë e një halle mbase edhe më të ndërlikuara se këto të sotmet. Përpjekjet për të ngritur heronj të rinj janë njësoj si përpjekjet për të zhdukur heronjt e vjetër.

panorama
 

OROSHI

Primus registratum
Re: KANUNI

arun,te shtrengoj doren :thumbsup: .
Hajduto,po bie ne kontradikte me vetveten dhe me shkrimet tona,me duket se ke parapelqy qe te shkruash me diplomaci mbi Kanunin,(shkaqe akoma te panjohura),ndoshta nga shoqerite e ndryshme qe ke ketu ne AF.
Tjeter pune se kush i ha /pf/images/graemlins/wink.gif .Kanuni eshte nje kryeveper e pashkruar,i cili ne kohe te ndryshme zevendesoi shtetin,dhe qendroi perballe kulturave obskurantiste qe po frynin ne tokat Arberore!
Askush nuk ka ngritur hipotezen qe :ndonje pike e Kanunit te futet ne kushtetuten moderne shqiptare!Frika jote bie poshte!!

Per me tej,lexo i qete shkrimet e arunit,qe te keshe nje opinion me te sakte mbi rrjedhat e ngjarjeve te asaj kohe!! :wave:
 
Top