Re: Kanceri
ARMIKU I FSHEHUR BRËNDA NESH
-Cili është shkaku i formimit të kancerit?
Nuk njihet shkaku themelor i formimit të kancerit malinj. Ka nga ata që mendojnë se ai vjen si rrjedhojë e disa kushteve të trashëguara të sëmundjes ose nga disa kushte të jashtme, si virus dhe/ose e përdorimit të gjatë të duhanit.
Në të vërtetë, kanceri malinj nuk është i trashëgueshëm. Fakti që të afërmit tanë mund të kenë vuajtur nuk do të thotë se ne jemi të dispozuar që të kalojmë të njëjtën sëmundje; as edhe ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ‘helmit’ të duhanit mund të dënojë me këtë sëmundje (mjafton të mendojmë të gjithë ‘të dashuruarit’ marrëzisht pas duhanit që nuk janë sëmurur kurrë).
Sidoqoftë, asnjë substancë kancerogjene e veçuar nuk mund të jetë shkaku direkt i kancerit; mundësisht, provokon forma malinje vetëm nëse shkakton ndryshime kimike në brendësi të çelizave të trupit, por disa herë as ky nuk është shkaku i formimit të kancereve.
Deri më sot, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 24 substanca kimike që, në kushte të vëçanta, mund të provokojnë kancerin në trupin e njeriut. Kjo listë shtohet gjithnjë me vazhdimin e kërkimeve që bëhen dhe ajo përmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmeve te ndryshme bujqësore dhe disa prej materialeve te ndërtimit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike. I njëjti opinion është edhe për viruset, edhe pse shumë kërkues, tani për tani, refuzojnë të pranojnë se ato janë një ndër shkaqet e formimit të kancerit tek njeriu.
Në disa prej formave malinje, sidomos ata që prekin gjiun, hormonët mund të jenë ndër faktorët e rastësishëm. Tipa të tjerë të kancerit, duke përfshirë këtu ato të gojës (dhe të buzës) ndodh që të zhvillohen pas një periudhe të gjatë irritimi kronik që shkaktohet nga proteza jo të përshtatshme (ose nga vesi për të mbajtur cigaren e ndezur midis buzëve dhe jo midis gishtërinjve).
-Si kurohet kanceri?
Mënyrat më të të përdorshme për kurimin e kancerit janë kirurgjia, rrezatimi dhe kemioterapia. Kohët e fundit është bërë një hap përpara në kirurgji falë rrezeve lazer, që duke mundur të përdoren direkt në mënyrë shumë të saktë, parandalojnë infektimin e qelizave të shëndosha. Një teknikë tjetër e re është criochirurgia, që përdor të ftohtin në vend të bisturisë. Kjo mënyrë operimi pengon gjithashtu edhe rrjedhjen e gjakun duke reduktuar kështu mundësinë e përhapjes së kancerit nëpëmjet qarkullimit të gjakut.
Në të kaluarën janë bërë shumë eksperimente të ndryshme për të zbuluar ilaçin për shërimin e kancerit. Në ditët e sotme vihen në përdorim edhe metoda të ndryshme kompiuteristike për t’ia arritur këtij qëllimi. Një zbulim I ri është prezantuar nga ‘antikorpet monoklonale’, ose produkte spontane të brojtjes së njeriut, të krijuara posaçërisht për një tip të veçantë kanceri që injektohen tek pacientët. Kjo mënyrë si dhe të tjera premtojnë shumë për të ardhmen por rezultatet e tyre reale duhen ende provuar