Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Ardian Aliaj:

"Ekipi gjeti forca dhe tregoi karakter në fushën e lojës, duke marrë një fitore të vlefshme. Jam shumë i kënaqur, pasi i mbyllëm denjësisht këto eliminatore."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Foto Strakosha:

"Meritën më të madhe në fitoren tonë e ka publiku. Jo vetëm që na fali për ndeshjen e keqe para disa ditësh, por edhe na mbështeti pa rezerva. Për të ardhmen time, mund të them se jam edhe këtë sezon në aktivitet dhe do të largohem nga kombëtarja kur ta mendojë trajneri."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Klodian Duro:

"I gjithë ekipi tregoi forcën e tij dhe se, nëse jemi të bashkuar, kemi mundësi të mëdha. Për rolin tim, unë u jam përshtatur ideve të trajnerit dhe kudo që kam luajtur kam dhënë maksimumin. Kjo skuadër, gjatë gjithë eliminatoreve, tregoi se është në rrugë të mbarë. Nëse do të luajmë më me shpirt, kemi për të marrë rezultate më të mëdha, ndoshta mund të kualifikohemi në botëror."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Starova: Kjo skuadër ka shpirt të madh

"Të gjitha pikët skuadra jonë i ka marrë në Tiranë. Pra, dy fitore dhe po kaq barazime. Kjo tregon se ne kemi ekip dhe forca e tij është shpirti i skuadrës. Rinovimi i ekipit po bëhet gradualisht. Sot u pa aktivizimi me sukses i Shkëmbit, riardhja e Beqirit, Haxhit, etj. Kjo është një fitore që na gëzon, sepse arritëm të merrnim 8 pikë në një grup mjaft të fortë. Unë dëshiroj që këto rezultate të mund të ndikojnë te trajneri Brigel për ta bindur të qëndrojë në krye të ekipit. Ne shpresojmë që në të ardhmen të kemi arritje edhe më të mira dhe të shoqërohen me fitore jashtë fushës sonë."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Presidenti i FSHF-së uron djemtë e kombëtares për fitoren ndaj Gjeorgjisë

Duka: Në shtëpi jemi të pamposhtur

Menjëherë pas ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, presideni i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur i kënaqur për këtë fitore dhe mbyllje të mirë të eliminatoreve për Euro-2004-n. Sipas tij, skuadra nuk e arrriti dot objektivin që kishte Federata, kualifikimin, por, nga ana tjerër, u evitua dhe vendi i fundit në grup, çka ishte objektivi i dytë i kësaj kombëtareje.

- Zoti Duka, një fitore në ndeshjen e fundit...
- Po, një fitore shumë e vlefshme. Skuadra fitoi kundër Gjeorgjisë dhe arriti të fshinte të gjithë atë ndeshje të keqe, të zhvilluar në Tbilisi. Pashë një ekip të trasformuar, i cili luftoi deri në fund të lojës, edhe pse koha ishte e keqe. Nuk ka më mirë, sesa kur skuadra e mbyll edicionin me fitore, e cila nuk do t'i lërë kuqezinjtë në vend të fundit. Të gjithë luajtën mirë, pa përjashtim, dhe treguan se ishin larg ndeshjes së para 4 ditëve. Treguam se dimë të reagojmë në një moment shumë të keq. Përgëzime edhe publikut, që kishte ardhur për të ndihmuar kuqezinjtë.
- A mund të bëni një rezyme për të gjithë këto ndeshje eliminatore të kombëtares?
- Për sa u përket të gjitha ndeshjeve, do ta nisja nga objektivi. Në fillim menduam për një kualifikim për në Evropianin e Portugalisë. Ishim në lojë, por në disa momente nuk patëm fat. Në ndeshje të tjera nuk luajtëm si duhet dhe këtu fus ndeshjen e parë me Gjeorgjinë. Në atë ndeshje kemi zhvilluar takimin më të dobët në këto eliminatore. E thashë edhe më parë se këto eliminatore kanë treguar edhe ndeshje të bukura si me Rusinë dhe Zvicrën, ku kemi fituar ose barazuar. Gjithsesi, kjo kombëtare është e pamposhtur në në Shqipëri. Ka zhvilluar 4 ndeshje, 2 i ka fituar dhe 2 të tjera i ka barazuar. Të paktën jemi ekipi më i fortë në shtëpinë tonë. Kemi grumbulluar 8 pikë dhe nuk është pak. Kjo kombëtare ka arritur të mos rreshtohet as në vendin e fundit të grupit, çka do të thotë një renditje më të mirë në UEFA.
- Një gjykim për debutuesin Blendi Shkëmbi?
- Për mendimin tim, ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Për një debutues, ka qenë një nga më të mirët, duke u gjendur në çdo cep të fushës dhe duke e shpërblyer besimin e Brigelit. Eshtë një futbollist me të ardhme, që do t'i japë shumë kombëtares.
- Kombëtarja Dosena-Brigel nuk ka arritur të thyejë rekordin e kombëtares së Bajkos, por vetëm e ka barazuar...
- Kombëtarja nuk ishte nisur me synimin të thyente rekordin e Bajkos, por vetëm të luante shumë mirë dhe, nëse ishte e mundur, të kualifikohej për në Evropian. Grumbulloi 8 pikë dhe të gjitha në shtëpi, çka është një arritje për skuadrën. Për të tjerat mund të flitet më pas.
- Zoti Duka, cila do të jetë e ardhmja e kombëtares?
- Nuk arritëm të kualifikoheshim për në evropian. Do ta provojmë sërish për në botëror. Skuadra është shumë e mirë, ka elementë shumë të mirë dhe ka treguar se është e aftë të luajë mirë kundrejt çdo kundërshtari. Me disa ndryshime të vogla, mund të jetë një skuadër shumë e vlefshme për të synuar sërish për të ardhmen.

Olsi Avdiaj 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kategoria 2

Sulmuesi i ekipit kuçovar shpreson se do t'i kënaqin sportdashësit me lojë dhe rezultat
Naftëtari: Ta nisim me fitore

Albion Blloku, sulmuesi 20-vjeçar i Naftëtarit, luan në krahun e djathtë të sulmit kuçovar. Shtatlarti 1.86 metra është tepër shpërthyes në këtë krah. Sulmuesi i Naftëtarit pohon se mbetet punë për të bërë, por, nga ana tjetër, thekson se pjesëmarrja e kuçovarëve në Grupin A2 të kategorisë së parë është një shans i madh që duhet shfrytëzuar, sidomos nga futbollistët me moshë të re që përbëjnë pjesën dërrmuese. Ndërkohë, në intervistën për "Sportin shqiptar", midis të tjerash, Blloku shpjegon se skuadra kuçovare do të bëjë një përfaqësim dinjitoz, duke filluar nga java e parë, kur përballë do të ketë Erzenin e Shijakut.

- A jeni i kënaqur që në takimet fundit jeni përfshirë në formacionin e parë?
- Sigurisht që jam i kënaqur. Tekniku i sapoardhur, Ilir Gjyla, duke parë cilësitë e mia, ka menduar të më aktivizojë në formacionin fillestar. Çdo futbollist ka ambiciet e tij për të qenë titullar dhe për të kontribuar sa më shumë në skuadër.
- Cili është mendimi juaj për stërvitjen e zhvilluar deri tani?
- Mendoj se është e larmishme. Punohet shumë në drejtim të veprimeve tekniko-taktike, që na shërbejnë në konsolidimin e reparteve dhe ekipit në përgjithësi. Kjo stërvitje i ka dhënë frytet e saj në dy-tre takimet e fundit përgatitore, ku edhe pse përballë kemi pasur ekipe të forta, jemi paraqitur mirë në të gjitha aspektet e lojës.
- Sa është përshtatur Blloku me skemat taktike të lojës?
- Për nevojat e ekipit unë aktivizohem në dy role, mesfushor dhe sulmues, gjithmonë në krahun e djathtë. Mendoj se kam luajtur mirë në të dy rolet.
- Dhe si do të pëlqenit të luanit më shumë?
- Sulmues i krahut të djathtë. Synoj që me veprimet e shpejta jo vetëm të çorodis mbrojtjen kundërshtare, por edhe të shënoj gola.
- Si e parashikoni paraqitjen e Naftëtarit në Grupin A2 të kategorisë së parë?
- Mendoj se do të jetë një kampionat i fortë. Janë vetëm 10 skuadra me të njëjtin nivel, pavarësisht se disa prej tyre mund të kenë pasur probleme gjatë periudhës së verës. Takimet do të jenë të vështira dhe, natyrisht, Naftëtari do t'i kalojë me sukses. E kemi filluar shumë shpejt fazën përgatitore, duke u përmirësuar nga dita në ditë. Treguam rritjen tonë në dy takimet e fundit përgatitore, të cilën pa dyshim do ta vazhdojmë dhe më tej në takimet për kampionat.
- Kampionatin e filloni me Erzenin. E vështirë, apo...?
- Do të luajmë në fushën tonë, përpara sportdashësve tanë të zjarrtë, që kanë kohë që e presin një takim të tillë. Nuk ka dyshim se me një lojë të mirë rezultati do të flasë për ne.

Erion Vrusho 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Veleçiku :

Koplikasit përgatiten për ndeshjen e javës së parë të grupit A2 me Tomorin
Veleçiku, vazhdojnë ditët e vështira
Kur ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i kampionatit të Grupit A2, skuadra e Veleçikut duket se nuk ka asgjë në rrugë të mbarë. Ekipi, në të vërtetë, ka vijuar normalisht stërvitjen, por ajo që i shqetëson drejtuesit e tij është se u harrua premtimi i biznesmenëve të kësaj zone për të zgjidhur problemet financiare. Askush prej tyre nuk është dukur pas atyre premtimeve, madje as ish presidenti Lika, kur u fol për një rikthim të tij në këtë post. Një javë para ndeshjes së parë të kampionatit, lojtarët koplikas janë duke u stërvitur vetëm falë pasionit të tyre, pasi sivjet, të paktën deri në këto momente, nuk bëhet fjalë për rroga. E vetmja që u kujtua për të bërë diçka është Bashkia e Koplikut, me kryetarin e saj, Bahri Shabanin. Pra, pushteti vendor po bën të gjitha përpjekjet për t'u dhënë zgjidhje problemeve financiare të këtij ekipi. Ishte pikërisht ky institucion që para pak ditësh, me anë të një fondi të livruar, bëri të mundur pagesat e gjobave të mbartura nga sezoni i kaluar si dhe pjesëmarrjen në kampionatin e ri. Të duket e çuditshme një braktisje e tillë e kësaj skuadre nga biznesmenët e zonës. Veleçiku është një nga krenaritë e pakta të Malësisë së Madhe dhe, si e tillë, suksesi që u shoqërua me ngjitjen në kategorinë e parë duhej pasuar me përpjekjet për ta ngjitur edhe më lart këtë vit. Pavarësisht nga kjo, skuadra tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Grupin A2.
Të shtunën e ardhshme, Veleçiku do të luajë në stadiumin "Loro Boriçi" me ekipin e Tomorit, që ka mjaft pretendime. Natyrisht, dëshira e të gjithëve është që nisja të jetë e mbarë, por kjo varet nga forma që koplikasit do të paraqesin në fushë. Ekipi, gjatë këtyre ditëve, është duke bërë përgatitjet e fundit për këtë ndeshje dhe për t'u veçuar është fakti që ndërkohë ka filluar punë si ndihmëstrajner i këtij ekipi ish kapiteni i tij, Paulin Keqaj, që po punon me mjaft dëshirë, krahas të mirënjohurve Besnik Duli dhe Selami Pepa.

Gjergj KOLA 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Dajti

Dajti fiton ndaj Ilirisë
Skuadra e Dajtit vazhdon përgatitjet, duke i ndërthurur edhe me takime miqësore. Në ballafaqimin më të fundit, futbollistët nga periferia e kryeqytetit fituan ndaj skuadrës së Ilirisë me rezultatin 4-0. Takimi midis tyre u zhvillua në fushën sportive të qytetit të Fushë-Krujës. Sipas sekretarit të klubit, Genc Xhafa, takimi u kontrollua nga futbollistët e tij. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Ndryshe nga takimet e zhvilluara deri tani, futbollistët u shprehën më mirë në fushën e lojës. Skuadra e Dajtit po përgatitet për të zhvilluar takimin e parë për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë skuadrën e Veleçikut, rivale në kampionatin e kaluar.

Nderim GOCI 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Burreli-Laçi :

Burreli gjen gjuhën me Laçin
Takimet miqësore Laçi-Bureli dhe Burreli-Laçi kanë shërbyer për stabilizimin e formacioneve të ekipeve, madje kanë qenë dhe si urëlidhje për një bashkëpunim dhe mirëkuptim midis tyre. Kanë mbetur të kënaqur futbollistët dhe drejtuesit e ekipit matjan me pritjen që iu është bërë në Laç, ku kurbinasit janë treguar mjaft mikritës. Kanë qenë presidenti laçian Ermal Laçi dhe më pas trajneri Astrit Maçi që kanë inicuar zhvillimin e takimit në Laç, njëkohësisht kanë pritur mjaft ngrohtë ftesën e burrelasve. Ka shënuar fillimisht në këtë takim miqësor Xhelal Farruku, futbollist matjan që luan me Laçin, në minutën e 35-të dhe një minutë më pas Kuka barazoi për Burrelin. Eshtë dashur minuta e fundit e pjesës së parë që Laçi të shënonte golin e dytë, për të vendosur përfundimisht rezultatin 2-1 të krejt takimit.
Dritan Gjoka, një ndër futbollistët veteranë të Burrelit, pas takimit është shprehur: "Fillimisht më ishte ngarkuar nga trajneri që të mbuloja nigerianin Xhejms. Por meqenëse ishim në disfavor në pjesën e dytë, u detyruam të bëjmë zhvendosje vendesh në mesfushë, për të konsoliduar më tepër veprimet tona dhe për të bërë të mundur stabilizimin e formacionit. Ndonëse humbëm, mendoj se u veprua mirë që aktivizuam të rinj si Kurti, Gjoka etj."

Avni Kërtuka
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sopoti mundet nga Devolli në Librazhd
Pas humbjes në turin e parë të Kupës së Shqipërisë me ekipin modest të Fushëmbretit, ekipi i Sopotit ka humbur me një rezultat të thellë edhe një takim miqësor të zhvilluar në fushën e tij të shtunën. Futbollistët librazhdas, që sivjet janë në përbërje të Sopotit, janë treguar amatorë në fushën e lojës dhe janë ndëshkuar katër herë radhazi nga devollinjtë. Ekipi i Sopotit ka realizuar vetëm një gol gjatë kësaj miqësoreje, duke treguar se ende është një ekip i brishtë dhe me mjaft probleme në prag të fillimit të aktivitetit zyrtar. Në miqësoren me Devollin, në radhët e Sopotit kanë luajtur futbollistë të grup-moshës 16-18 vjeç. Atyre u mungon eksperienca për të përballuar ngarkesën që ka kampionati, i cili në këtë edicion do të jetë i vështirë për librazhdasit. Megjithatë, nga drejtuesit e klubit të futbollit "Sopoti", fillimi i aktivitetit do t'i gjejë librazhdasit më të organizuar dhe me një përbërje më cilësore, pasi shpresohet që të zgjidhet problemi i financës.

Fatmir Popja 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sopoti mundet nga Devolli në Librazhd
Pas humbjes në turin e parë të Kupës së Shqipërisë me ekipin modest të Fushëmbretit, ekipi i Sopotit ka humbur me një rezultat të thellë edhe një takim miqësor të zhvilluar në fushën e tij të shtunën. Futbollistët librazhdas, që sivjet janë në përbërje të Sopotit, janë treguar amatorë në fushën e lojës dhe janë ndëshkuar katër herë radhazi nga devollinjtë. Ekipi i Sopotit ka realizuar vetëm një gol gjatë kësaj miqësoreje, duke treguar se ende është një ekip i brishtë dhe me mjaft probleme në prag të fillimit të aktivitetit zyrtar. Në miqësoren me Devollin, në radhët e Sopotit kanë luajtur futbollistë të grup-moshës 16-18 vjeç. Atyre u mungon eksperienca për të përballuar ngarkesën që ka kampionati, i cili në këtë edicion do të jetë i vështirë për librazhdasit. Megjithatë, nga drejtuesit e klubit të futbollit "Sopoti", fillimi i aktivitetit do t'i gjejë librazhdasit më të organizuar dhe me një përbërje më cilësore, pasi shpresohet që të zgjidhet problemi i financës.

Fatmir Popja 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Pogradeci :

Pogradeci, i kënaqur me shortin
Drejtuesit e ekipit pogradecar janë të kënaqur me shortin në këtë fillim kampionati. Kjo gjë ndihet edhe te futbollistët që në stërvitje po shfaqin më shumë dëshirë. Numri i tyre nuk ka ulje dhe trajnerët vërejnë se gjithçka po shkon sipas parametrave të kërkuara. Pogradeci ka preferuar qytetin e tij për stërvitje dhe kjo ka arsyet e veta. Klima e freskët i përgjigjet si duhet një programi me ngarkesa të larta. Trajneri Aleko Dinaku, i kënaqur nga kushtet, shprehet për "Sportin shqiptar": "Kemi dy muaj që stërvitemi dhe futbollistët kanë marrë ngarkesë të plotë. Tani që u vendos data e fillimit të kampionatit, 5 tetori, kemi kohë për të shkuar drejt konsolidimit të ekipit. Në vazhdim do të alternojmë punën për të korrigjuar ndonjë boshllëk, në mënyrë që t'u përgjigjemi si duhet kundërshtarëve. Ekipi ynë ka kontigjent të bollshëm dhe, sigurisht, na duhet që të përzgjedhim më të mirët. Alternimi në skuadër i futbollistëve me përvojë me më të rinjtë do të ketë frytet e veta. Grupi ynë është i fortë, duke pasur parasysh se disa prej tyre kanë pretendime. Moralisht, futbollistët ndihen mirë dhe presin aprovimin e bashkisë për rrogat dhe mundësinë e blerjes së ndonjë lojtari cilësor,"- përfundon Dinaku.

Pëllumb Starova 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

SHPRESA : U21.

Euro 84: Shqiperia ne 8-e te kontinentit
Pasi Shqiperia arriti nje sukses te rendesishem duke dale ne vend te trete ne grupin e saj eliminator per Europianin e moshes, te vitit 2004, ja vlen te hedhesh syte nje here prapa dhe te kujtosh se cfare kane arritur brezat e meparshem, qe nga viti i larget 1969 e deri me 1984, madje per te vazhduar edhe me pas. Ja nje histori e vogel e 21-vjecareve shqiptare:

Euro 84: Shqiperia ne 8-e te kontinentit

Ne Kampionatin Europian te vitit 1984 per U-21 (Shpresa), Shqiperia arriti rezultatin me te mire ne historine e saj, duke depertuar ne 8 me te miret e kontinentit. Heroizmat e skuadres shqiptare u kryen ne Grupin 6 eliminator, ku skuadra jone zuri vendin e pare, duke lene pas Republiken Federale Gjermane (RFGJ), Turqine dhe Austrine. Shqiptaret e rinj munden dy here Austrine (3-0, 2-1) dhe Turqine (1-0, 1-0) si dhe barazuan dy here me gjermano-perendimoret (1-1, 1-1). Ndeshja vendimtare u luajt ne token gjermane, ku Mirel Josa barazoi per 120 sekonda golin e shenuar nga Michael Rummenigge, vellai i Karl-Heinzit te madh. Ne cerekfinale, Shqiperia u ndesh me Italine, qe fitoi dy here nga 1-0. Pervec nesh dhe italianeve, ne cerekfinale kishin arritur edhe Anglia (kampionia e ardhshme), Spanja (finaliste), Jugosllavia, Franca, Skocia dhe Polonia.

Sipas Giovanni Armillotta-s, gazetarit te njohur italian, U-21 e Shqiperise kishte 5 vjet qe nuk njihte humbjen derisa u mposht nga Italia. Konkretisht, qe nga 6 dhjetori 1978, nje 1-3 me Rumanine.

Por historia pozitive e U-21 (atehere U-23) ka nisur qe ne kampionatet ballkanike, prej vitit 1969 deri me 1981. Ne pjesemarrjen e pare, me 1969, Shqiperia zuri vendin e 3-te, duke lene pas Bullgarine e Turqine. Bie ne sy nje 6-0 ndaj turqve ne Tirane. Edhe me 1970, kemi vendin e trete, ndersa me 1971 zbresim ne te katertin. Pas terheqjes me 1973, me 1974 arrihet finalja e Ballkaniades, humbur 0-1 me Rumanine. Me 1976 nuk marrim pjese, ndersa me 1978 eshte suksesi i madh. Finale me Rumanine dhe, pas 1-3 ne token rumune, nje 7-1 i paperseritshem ne Tirane. Me 1981, 3 vjet me pas, Shqiperia kaloi serish rumunet 4-1 dhe ne finale mundi Bullgarine 2-1. Dy tituj kampion dhe nje nenkampion i gadishullit, qe nuk ishin pak per brezin e Dash Bajazitit, Perlat Mustes, Arben Minges etj.

Histori Europianesh: Jo gjithnje te fundit

Me 1992, Shpresa shqiptare, arriti te lere pas Islanden, ne Grupin 1, ku ishin edhe Cekosllovakia, Franca e Spanja. Shqiperia mori 4 pike, ndaj 3 te Islandes., ndersa nje ndeshje ndaj Spanjes ne Tirane nuk u luajt. Edhe me 1994, Shpresa shqiptare arriti te lere nje rival nga pas, Irlanden, duke marre 5 pike, ndaj 4 te saj. Me te fortet e grupit ishin Spanja, Gjermania e Danimarka. Ne Euro 1996, Shqiperia nuk mori pjese, ndersa me 1998, ishte edhe nje here e parafundit me 4 pike ndaj 3 te Armenise, e lene pas nga Gjermania, Ukraina e Portugalia. Ne Euro 2000, Shqiperia iu kthye vendit te fundit, por me 7 pike, ndersa vendet e tjera u zune nga Greqia, Norvegjia, Gjeorgjia, Letonia e Sllovenia. Nje vend i fundit edhe ne 2002, me pike te barabarta me Finlanden (nga 4), por me gola shume keq, 3-19. Pikerisht ne ndeshjen ndaj Finlandes ne Tiranes, Shpresat tona fituan 3-0, me gola te Memellit, Kacit dhe Ervin Bulkut.

Renditja N F B H Gol P

1.Zvicer 7 6 3 0 12-4 19
2.Rusi 7 4 0 3 12-7 12
3.Shqiperi 8 3 1 4 10-10 10
4. Irlande 7 1 2 4 7-12 5
5.Gjeorgji 7 1 2 4 5-13 5

Rezultatet 1984

Grupi 6 N F B H Gol P

1.Shqiperi 6 4 2 0 9- 3 10
2.RFGJ 6 3 3 0 13- 4 9
3.Turqi 6 1 1 4 6-11 3
4.Austri 6 0 2 4 4-14 2
Cerekfinale
Shqiperi-Itali 0-1 (0-1)
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Shqipëria, e pamposhtur në shtëpinë e saj

Ja si eci Shqipëria në eliminatoret Euro 2004

Shqipëria i ka përfunduar të mërkurën në mbrëmbje ndeshjet eliminatore të kampionatit europian 2004. Një fazë e mbyllur me një fitore dhe ndoshta jo më, në vendin e fundit të klasifikimit në grupin 10. Tetë pikët e fituara nga Kombëtarja shqiptare janë konsideruar një arritje nga të gjithë. Në 8 ndeshjet e luajtura Shqipëria nuk është mundur asnjëherë në fushën e saj. Historia filloi më 12 tetor të 2002 kur Kombëtarja që drejtohet nga italiani Giuseppe Dossena barazoi 1-1 me kombëtaren Zvicerane. Goli i barazimit që shënohet nga Edvin Murati tregoi se shqipëtarët luanin si të barabartë me kundështarët e tyre. Por kombëtarja tronditet vetëm 4 ditë më vonë kur humbte 4-1 në Vollgograd kundër Kombëtares ruse. Pas kësaj humbjeje Dossena nuk kthehet më në Shqipëri. Drejtimin e kuqezinjve e merr gjermani i njohur Hans-Peter Briegel. Debutimi i tij me kuqezinjtë ishte pikërisht kundër Rusisë. Ndeshje e kthimit e luajtur në “Loro Boriçi” në Shkodër rezultoi një hakmarrje. Kombëtarja shqiptare tregoi të gjithë vlerat e saj më të mira duke fituar me rezultatin 3-1. Vetëm pak ditë më vonë, kuqezinjtë barazuan 0-0 në “Qemal Stafa” me kombëtaren irlandeze e cila u tregua më agresive se ajo ruse. Më 7 qershor, falë një autogoli dhe arbitrit që mbajti anën e tyre gjatë gjithë kohës, irlandezët fitojnë në fushën e tyre me rezultatin 2-1. Histori gati e njëjtë edhe në “Stad de Geneve” të Zvicrës. Shqipëria humbi me rezultatin 3-2 me një 11 metërsh të mohuar. Në Gjeorgji shkohet me pretendimin për të fituar, por loja tepër e dobët, pa grintë , shumë konfuze, kushtëzon një humbje me 3 gola në favor të vëndasve. Shqipëria merr revanshin e kërkuar përballë Gjeorgjisë, e cila luan me 10 lojtarë që nga minuta e 11 e pjesës së dytë pas largimit me karton të kuq të Rekhviashvili. Të mundur të shtunën e shkuar me rezultatin 3-0 shqiptarët fitojnë 3-1 në shtëpi, pikërisht përballë Gjeorgjisë

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA :

Post-festa e fitores, shpërndahet Kombëtarja

Kanë gëzuar bashkë deri në orën pesë për rezultatet e arritura në këtë fushatë eliminatore, por direkt pas saj kanë filluar të mendojnë për të tjera plane. Që orët e paradites së djeshme, “legjionarët” kuqezinj, kanë marrë rrugët drejt kampionateve ku luajnë për t’u vënë në dispozicion të skuadrave në ndeshjet e fundjavës. Me përjashtim të Dedes, Dabullës e Duros, të tjerët kanë zgjedhur mënyrat për t’u larguar. Ndërkohë që së bashku me Brigelin dhe dy ndihmësat e tij, Aksel Ros dhe fizioterapisti Akim Bulinger, janë nisur për në Gjermani edhe shqiptarët që luajnë në Bundesligë. Kështu janë larguar në drejtim të Gjermanisë edhe Dragusha, Çipi, Aliaj e Rraklli, pasi në fundjavë ata mendohen të jenë të impenjuar në skuadrat e tyre. Në orët e pasdites, hoteli ku kuqezinjtë kanë qenë të akomoduar në këto ditë të nxehta futbollistike, ka qenë i zbrazët
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Në dyshim rekuperimi i Skelës këtë javë

Ervin Skela vazhdon të vuajë dëmtimin e marrë në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, ku Kombëtarja kuqezi u mund me rezultatin 3-0. Një lajm i tillë është bërë i ditur dje nga disa gazeta gjermane, të cilat kanë përmendur mosrekuperimin e Skelës për ndeshjen e kësaj fundjave si një problem për Frankfurtin. Pas ndeshjes së Tbilis, Skela kishte biseduar me trajnerin gjerman Hans Peter Brigel dhe ka mbërritur pranë skuadrës Eintracht Frankfurt disa ditë para kolegëve të tij te skuadra gjermane, Çipi e Dragusha, të cilët i janë bashkuar vetëm dje. Nëse Skela, i cili vuan një dëmtim në pjesën e sipërme të kofshës, do të jetë në gjedje për të luajtur këtë të shtunë, asgjë nuk është e sigurt. Ndërkohë që vetëm një gjë dihet e sigurt: trajneri Reiman duhet të mendojë për një tjetër organizator. Po ashtu, sikurse është bërë e ditur dje, Mëler do ta nisë ndeshjen nga stoli. Reiman ka menduar të zbresë në fushën e lojës një skuadër, ku në mbrojtje do të rreshtohen katër lojtarë, të cilët do të dirigjohen nga Geri Çipi. Ndërsa Dragusha mendohet ta nisë ndeshjen nga pankina.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

A2

Sektori i garave, në valën e punës, vazhdon federimet e futbollistëve

Të shtunën, gati starti i Grupit A2

Sektori i garave në përgatitjet e fundit për Grupin A2. Dje, në FSHF, kanë qenë pothuajse të gjithë drejtuesit e skuadrave të këtij grupi, i cili javën e parë e luan më 13 shtator. Sekretarët e klubeve, duke parë që kanë akoma kohë për të përfunduar shkresat dhe detyrimet me FSHF-në, janë dyndur në Federatë. Kështu, sipas burimeve në sektorin e garave, ekipet vazhdojnë të federojnë shumë futbollistë. Afati i regjistrimit të lojtarëve nuk është mbyllur më 30 gusht, sipas rregullores. Këtyre 10 ekipeve që formojnë grupin A2 u është lënë afat deri një ditë para fillimit të kampionatit për të regjistruar futbollistët e tyre për sezonin 2003-2004. Sipas drejtuesve të sektorit të garave, kjo shtyrje e afatit të federimeve është bërë për faktin e thjeshtë se ky grup ka probleme financiare. Por paratë nuk janë problemi i vetëm për këto ekipe, pasi shumë prej skuadrave do t'i luajnë të gjitha ndeshjet në trasfertë. Kështu, ka skuadra si Laçi, Egnatia, Veleçiku dhe ndonjë tjetër, që kanë lidhur kontrata me stadiumet e qyteteve të tjera. Një tjetër problem është shlyerja e detyrimeve që skuadrat duhet të bëjnë para fillimit të kampionatit. Kështu, në varësi të gjobave që skuadrat kanë të mbartura nga sezoni i kaluar, shuma për të paguar vërtitet te 5 milionë lekë të vjetra. Gjithsesi, deri tani, sektori i garave po punon për të bërë të gjitha veprimet me ekipet që të shtunën, kur Grupi A2 të fillojë të luajë, çdo gjë nga ana administrative të ketë përfunduar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Futbollisti i Luftëtarit vlerëson shokët e repartit ku luan
Braho: Më pëlqen rivaliteti në sulm
Florian Braho, i cilësuar një nga shpresat e reja të futbollit gjirokastrit, në ndeshjet për Kupën e Shqipërisë realizoi 2 gola. Nuk luajti në ndeshjen miqësore ndaj Përmetit, sepse së bashku me gjirokastritin tjetër, Gjergji Dhima, ishin të grumbulluar me ekipin U 19 në Tiranë. Braho, që mendohet të mbajë një peshë të rëndësishme në ekipin e Luftëtarit, në intervistën për "Sportin shqiptar" shpreh disa nga synimet e veta.

- Si ju duket ecuria e gjertanishme e Luftëtarit?
- Deri tani kemi luajtur me ekipe të kategorisë së dytë dhe kemi fituar dy ndeshjet zyrtare për kupë me Butrintin dhe miqësoren me Përmetin. Me këtë fundit arritëm edhe një barazim. Kuptohet, skuadrat e A2-shit do të kenë nivel më të lartë, por mendoj se me punën që po bëjmë, do të jemi rivalë të fortë.

- A keni ndonjë vërejtje për ekipin tuaj?
- Nga sa kuptoj, ekipi ka ndonjë problem në mesfushë, repart i cili pritet që të jetë më afër sulmit.

- Po për repartin e sulmit, ku ju luani, çfarë do të thoshit?
- Në këtë repart, për sezonin e ri, do të ketë konkurrencë të fortë, sepse jemi 5 lojtarë, si Dimo, Mehmeti, Kodra, Muço dhe unë, që do të luftojmë për dy vende. Megjithatë, kjo do t'i shërbejë për mirë ekipit tonë.

- Premiera e kampionatit është në prag. Si e parashikoni?
- Ne do të luajmë jashtë fushës sonë, me Egnatian, me të cilën kemi rivalizuar edhe sezonin e kaluar. Eshtë e kuptueshme që ndeshja është e vështirë, por parandiej se rezultati do të jetë i kënaqshëm për ne.

Sokrat Papadhopulli 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Tifozeria rrogozhinase shpreson që FSHF-ja t'i japë "ok"-in fushës vendëse
Egnatia, gati për startin e kampionatit
Në Rrogozhinë, gjithçka është tashmë gati për start të mbarë në përfaqësimin e saj të parë historik në A2. Të mësuar në gjithë këto vite të luajnë me ekipe inferiore dhe t'i kthejnë takimet në fushën e tyre në goleada, tifozët vendës mezi presin të shohin një futboll të vërtetë. Ata s'i kanë munguar ekipit jo vetëm në stërvitjet brenda, por e kanë ndjekur me makina deri në Golem e Divjakë, ku Egnatia kreu fazën përgatitore. Por vetë ekipi si ndihet? Asnjëherë më parë, në historinë e tyre, rrogozhinasit s'kanë pasur kaq lojtarë cilësorë dhe konkurrencë sa sot në ekip. Dëshmi e qartë e kësaj që themi janë dy takimet e zhvilluara në kupë. Golat e shënuar, plot 15, e vërtetojnë këtë më së miri, dhe jo vetëm kaq. Të mësuar tashmë me emra të tillë golashënuesish, si Jakupi, Bano apo Bilali, shohim se listës së tyre i janë shtuar edhe emra të tillë, si Kashari, Simaku apo Pustina. Gjithkush nga trajnerët do ta quante luks një mesfushë me lojtarë të tillë, si Bilali, Pushtina, Gaba dhe Zeneli. Ky optimizëm dhe ky besim ekziston jo vetëm te tifozët, por edhe te vetë lojtarët. Me çdonjerin prej tyre, po të bisedosh, do të dëgjosh përgjigjen tashmë standarde: "Ne jemi më të mirët." Gjithçka tek Egnatia është gati. Makineria "Egnatia" ka prodhuar qindra gola në stërvitje, si për të treguar se po përgatitet të nisë përsëri një goleadë të re. Dhe emra të tillë si Jakupi, Bilali, Gjyla, Simaku, Kashari, Bano, të kallin vërtet frikën. Ndoshta fati i keq i ka qëlluar Luftëtarit që të përballet i pari me ta. Ndërsa në ekip është gjithçka gati, nuk është saktësuar ende nëse do të plotësohet dëshira e tifozëve vendës për ta parë Egnatian në fushën e tyre. Pritet vetëm një "ok" nga FSHF-ja, që Egnatia të mos udhëtojë drejt Peqinit për të luajtur takimet. Sido që të ndodhë, tifozeria e zjarrtë rrogozhinase është e gatshme ta ndjekë skuadrën kudo, e bindur se sivjet ajo do të dalë fitimtare, duke u ngjitur në A1.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Beratasit synojnë ta nisin mbarë kampionatin ndaj Veleçikut
Tomori premton fitore në "Loro Boriçi"
Futbollistët e Tomorit premtojnë lojë të bukur dhe fitore të sigurt. Sapo kanë përfunduar stërvitjen e fundit, beratasit, të drejtuar nga tekniku Theodhori Arbri, janë mbledhur në një analizë 1-orëshe. Premtimi i njëzëshëm i tyre është fitorja ndaj Veleçikut në takimin e parë të kampionatit, që do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" të qytetit të Shkodrës. "Jemi stërvitur për të fituar, por edhe për lojë të bukur përpara sportdashësve shkodranë. Shkojmë në "Loro Boriçi" vetëm për fitore,"- thotë Arbri. "Në këtë kampionat kemi hyrë me pretendime,- thotë nga ana e tij sulmuesi dhe golashënuesi i shquar Gjata.- U lodhëm duke qëndruar larg skuadrave më të mira. Unë kam vetëm një objektiv: të shënoj sa më shumë, madje që në ndeshjen e parë të kampionatit." Mesfushori dhe organizatori Gentian Lako ka mendimin se skuadra koplikase nuk përbën ndonjë problem, pasi lojtarët e saj, tani për tani, janë në krizë financiare dhe kjo, natyrisht, përbën një favor për Tomorin. Skuadra beratase, sipas tij, duket shumë e motivuar për këtë kampionat. Besimi është shtuar më shumë pas firmosjes së kontratës me presidentin Tota dhe marrjes së këstit të parë. Ndërkohë, mësohet se këshilli bashkiak ka aprovuar 10 milionë lekë të vjetra për futbollistët. Për t'u veçuar në kampin beratas është fakti që presidenti Tota ka larguar ndihmësin e Arbrit, Përparim Kovaçi, i cili është zëvendësuar nga portieri 35-vjeçar Madrid Muzhai. Ky ndryshim është mirëpritur në skuadër dhe përbën një motiv më shumë për t'u kthyer nga "Loro Boriçi" me fitore.

Rushan Dosti 'Sporti Shqiptar'
 
Top