kali shqiptar i ferrarit

crazy

Primus registratum
kali shqiptar i ferrarit

Prej pak ditësh përpara zyrave të firmës së njohur të automobilëve, Ferrari, në Maranelo, ngrihet gjithë pushtet një skulpturë në çelik, pesë metra e lartë dhe që peshon 800 kg. Eshtë një kalë i ngritur mbi këmbën e pasme, flegrat e hundës dhe gojën i ka të shtrembëruara në një ngërdheshje fuqie, ndërsa krifa i valëvitet në erë. Ende pakkush e di, por autori i veprës është një djalosh shqiptar, Helidon Xhixha. I lindur në Durrës, në dhjetor të 1970, Helidoni e ka kaluar fëmijërinë në atelierin e babait, Sali Xhixhës, prej të cilit ka trashëguar pasionin për Artet e Bukura, e sidomos për skulpturën. Pasi përfundon studimet në Insitutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në mars të1991 është një nga shqiptarët që kapërcejnë detin në valën e dytë të eksodit. Dëshira për të njohur përveç skulpturës, edhe pikturën, e shtyn të regjistrohet në konkursin për pranimin në Akademinë e Arteve të Brerës. I njohur në ambjentet akademike për stilin e tij origjinal, eksperimenton dhe realizon vepra, përveçse në çelik, edhe në qelqin karakteristik të Muranos. Në vitin 2000 realizon një nga ëndrrat e tij të vjetra dhe hap një studio arti në Novara. Karriera e Helidonit ngjan sot më ambicioze se kurrë. Mbajnë emrin e tij një grup skulpturash në një park të Strezas, një lloj ekspozite e përhershme, të cilën mund t’ua tregojë klientëve të shumtë që kërkojnë t’i kenë veprat e tij në holle bankash, apo lulishte hotelesh. Dy vjet pas tragjedisë nju-jorkeze, po në Vilën Palacuolo në Streza, inagurohet një monument përkujtimor, që mban përsëri firmën e shqiptarit të ri. Të njëjtën vepër, por në përmasa më të mëdha, Helidoni ka dëshirë ta vendosë në Nju-Jork, diku pranë vendit ku dikur ngriheshin kullat binjake. Eshtë një flamur amerikan në tre përmasa.
Skulpturat e Helidonit janë gjigande, por sidomos të gëzueshme. Zotërimi i teknikës së punimit mbi çelikun e paoksidueshëm, e ndihmon të shfrytëzojë dritën natyrale, që përthyhet e reflektohet, duke i mbështjellë veprat me një dritë të bardhë e - po të mos i trembeshim abuzimit me fjalën- optimiste. Mbi panele çeliku, ngrihen forma çeliku, të ngjyrosura në njërën nga sipërfaqet, e pikërisht në atë që reflektohet mbi panel. Ky i fundit kthehet në një pasqyrë mbi të cilën ngjyrat luajnë e fitojnë hapësira të tjera. Skulpturat e Xhixhës ngjajnë të lehta, duket sikur notojnë në ajër dhe të jeni të sigurt se një përshtypje e tillë mbi admiruesin, artistit i ka kushtuar me mijëra orë pune e meditimi. Sot për sot klientët e tij janë institucione, banka e hotele...
Helidoni këmbëngul se ndjehet shqiptar, porse tashmë bisedat i zhvillon me një italishte me theks milanezi. “Dy shqiptarë që flasin italisht”, thotë i sikletosur. Kërkon të justifikohet duke përsëritur se “terminologjinë lidhur me artin” e ka fituar në Itali. Bashkëbisedon me një lloj krenarie, që shpesh i ngjan prepotencës. Një përzjerje e paoksidueshme italo-shqiptare, me siguri! Vagullt lë të kuptohet se bashkëjeton me një vajzë italiane, ndërsa në Shqipëri nuk kthehet prej kohësh. Informacionet rreth politikës së atdheut i ka të vjetra. Habitet kur i themi se ish-profesori i Akademisë së Tiranës Edi Rama, sapo është rizgjedhur për herë të dytë në postin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit. E dinte akoma Ministër të Kulturës! “Këtu jeta është frenetike, nuk të lë kthesh kokën pas, apo të mbash lidhjet e vjetra”, përgjigjet po ta pyesësh nëse njeh artistë të tjerë në Itali. Ka studiuar në të njëjtën Akademi me piktorin Alfred Mirashi (Milot), porse është i vëllai, Ilirjani, piktor dhe skulptor edhe ai, kolegu dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë. Me të ka punuar edhe për realizimin e “Kalit” të Maranelos. U janë dashur më shumë së një vit e gjysmë, vëllezërve Xhixha për ta ngritur.

INTERVISTA

Bota shqiptare: Në punët e tua, kali është një subjekt që përdoret shpesh. Si ndodhi që vendose t’ia kushtosh pikërisht Ferrarit?
Helidon Xhixha: Për mua kali ka qenë dhe mbetet simbol i lirisë, përveçse simbol i elegancës dhe i inteligjencës. Edhe shumë të tjerë duhet ta mendojnë si unë, përderisa është përdorur gjithnjë në kontekste artistike, që nga kohët më të lashta e deri më sot. Leonardo thosh se Kalin dhe gruan Zoti i ka bërë për të qëndruar gjithnjë lakuriq... E pastaj kali, siç të gjithë e dimë, është simboli i Ferrarit. Që në fëmijëri kam qenë i apasionuar pas kuajve dhe sidomos pas makinave. Ferrari është një vepër e vërtetë arti në lëvizje, një fuqi në lëvizje. Ky emër makine ka qenë ëndrra ime e ndaluar e fëmijërisë dhe e ndiej veten me fat që munda të lë një shenjë mbi këtë ëndërr...

Pse vendose të studiosh për pikturë në Milano, pasi kishe studiuar skulpturë në Shqipëri?
Kam mbërritur në Itali në 1991. Pasi mësova se në Akademinë e Brerës ishte i mundur regjistrimi, u ktheva mbrapsht në Shqipëri, dorëzova dokumentet, bëra kërkesën, mora pjesë në konkurs dhe fitova. Zgjedhja e pikturës nuk ishte e rastësishme. Kisha studiuar format, por më mungonte aftësia për të lidhur hapësirën dhe ngjyrën, aftësia për të modeluar dritën përmes ngjyrave. Kujtoj nga fëmijëria disa modele të vogla qelqi. Vëzhgoja për orë të tëra si lëvizte drita në ngjyrat brenda qelqit. Gjatë studimeve kam qenë një vit në Murano, për të mësuar drejtpërdrejt si punohej një lëndë e tillë. U ktheva në Akademi dhe diplomën e kam dhënë pikërisht mbi teknikën e punimit të qelqit të Muranos. Kam realizuar me këtë teknikë dhjetra skulptura të përmasave të ndryshme.

Skulpturat e tua janë gjithnjë gjigande. Eshtë një vendim që e merr në mënyrë të qëllimshme e të ndërgjegjshme, apo është instiktive?
E kam patur që fëmijë këtë ndjesi pafundësie. Skulpturat e vogla nuk janë e njëjta gjë me skupturat e mëdha. Matisi thoshte se 10 centimetra katror blu nuk janë si një metër kator blu. Një metër katror blu është më blu. Një vepër e dimensioneve të mëdha të përfshin brenda vetes.

Mendon kështu ndoshta ngase je rritur në një qytet si Durrësi...
Po, natyrisht që ndikon edhe fakti që jam rritur në një qytet si Durrësi, me hapësirën e detit pranë, por sidomos me dritën. Jemi me fat ne mesdhetarët për dritën që na mbështjell, e na ngroh shpirtin. Na jep forcë për të ecur përpara.

Çfarë ndodhi me Helidonin pas studimeve në Brera?
Pata fatin të fitoj një bursë studimi për një kurs tre-mujor në Universitetin e Kingstonit, në Londër. Përjetova aty atë shkëmbim kulturash, që të vjen nga ballafaqimi dhe njohja me studentë nga e gjithë bota. E ndjeva veten në pozicion luftarak, në pozicion vetëbesimi. Çoja aty art shqiptar, edhe sepse, mbi të gjitha unë jam shqiptar. Ne sillnim materien e pastër, ngjyrën, ndjesinë e lëndës. Në art shpesh është shumë e rëndësishme prejardhja... Eshtë fakt i njohur që ne shqiptarët e kemi në gjak sfidën, nuk kënaqemi kurrë, kërkojmë vazhdimisht. Dhe kjo ndikon edhe në konceptimin artistik vetjak, në përpjekjet për të shndërruar lëndën e parë.

Punon në çelik, apo jo?
Punoj çelikun e paoksidueshëm. Gjykoj se është një material modern e që të fal kënaqësi në fazat e shndërrimit gjatë kthimit në lëndë të punueshme. Eshtë një metal që i qëndron kohës dhe kjo është e rëndësishme sidomos kur ke të bësh me ambjente të jashtme. Nga ana tjetër, panelet e çelikut, për shembull, të japin mundësinë të krijosh hapësirë mbi hapësirë. E duke qenë se kemi të bëjmë me një lloj pasqyre, kemi mundësinë edhe të ndërhyjmë ne vetë në brendësi të veprës. Kësisoj vështrimi ynë bashkëvepron me veprën, që nuk mbetet statike.

Na u tha se Kali i Ferrarit është bosh nga brenda, si Kali i Trojës...
Eshtë ndërtuar nga hiçi, edhe pse askush nuk e beson. Kemi punuar mbi një strukturë që na ndihmoi të ruanim linjën e figurës, një lloj skeleti. Porse pllakëzat e barkut janë punuar një e nga një. Siç thashë, çeliku t’i jep mundësi të tilla.

Plane?
Plot! Kam në zhvillim e sipër një ekspozitë në Dubai. Ndërkohë po punoj edhe për Emiratet Arabe. Atje kali është një simbol shumë i rëndësishëm. Një nga punët e mia do të vendoset së shpejti në Teatrin Koça në Novara, së bashku me disa objekte arkeologjike. Do të jetë një lloj dialogu mes artit bashkëkohor modern dhe atij antik.

bisedoi i. stringa
 

zog

Primus registratum
Re: kali shqiptar i ferrarit

Matisi thoshte se 10 centimetra katror blu nuk janë si një metër kator blu. jo lal se ka thene matisi ket rreshtin, bile as keshtu. (se dhe me leshkua, e jo matisi q'osht burr i qute, e din se nje meter blu me 10 centimetra blu s'jane njesoj)

ishte nje kritik arti qe duke kritikuar tekniken e sezanit shkruajti : sesani kujton se nje kile blu eshte me blu nga nje pike blu.

kjo ngaqe sezani i ka telajot e tija te ngarkuara me boje, pak a shume si impresionistet qe e imituan ne lloj. kur shkun me pyt sezanin a eshte e vertete puna e mases, ai u pergjigj: po, nje kile blu eshte me blu se nje pike blu. (ne fakt kjo pergjigje eshte alegorike, lidhja e saj me realitetin eshte shume komplekse dhe duhet mjaft sens me e kap)

hehe ai skulptori e ka mbojt keq gjigantizmin e punes tij. s'eshte permasa ajo qe i jep vlere ose bukuri nje vepre arti. mona liza e leonardos nuk i kalon 70 centimetrat, e kjo se pengon me qene gjigante si pikture, ne njohje e vlere.
 
Re: kali shqiptar i ferrarit

Leonardo thosh se Kalin dhe gruan Zoti i ka bërë për të qëndruar gjithnjë lakuriq...
O zog ma kap icik ket me lart. Se ate punen e sezanit, kritikut, dhe bluse e kishe qare. Ka ndonje alegori te gropusur ketu ? :tipsy:
 

zog

Primus registratum
Re: kali shqiptar i ferrarit

hem, si gruse dhe kalit te dyve ju hypet. them ketu qendron alegorija e kesaj :tipsy:
 

pippo

Primus registratum
Re: kali shqiptar i ferrarit

bllllla bllllla si pleqte jeni me budalliqe kapeni edhe ju nuk hiqni dore nga Karlliqe per mendimin ketij tipi i behen vetem koplimente se diçka ka harritur ne jete e jo si puna e plakave shemtaraqe tu kritiku shprehjet e tij,,,,,,,,,,,,,,blllla sa shpirt te lig qe kemi me jahu ,,,,...............................
 
Top