"Dr.Dituria"
Primus registratum
KADAREJA I VETMISË SË MADHE
Këtu do të jepen vetëm disa “boceta” d.m.th. përvijime
shumë të shkurtura lidhur me vetëm disa ide politike të
rrymës ismailiste në mendimin e sotëm politik shqiptar.
Zhvillimet më të zgjeruara do të lihen për ndonjëherë
tjetër, kur të kem më shumë kohë. Me termin “ismailistët”
do të kuptohet Ismail Kadare dhe mbështetësit e projektit
të tij politik. Titulli është një perifrazim i titullit të
një romani të tij “Dimri i vetmisë së madhe”. Problemet do
të trajtohen vetëm në këndvështrim njohës-logjik, pa asnjë
lidhje me personat.
Vetmija e madhe e Kadaresë
Në debatin e fundit Qosja-Kadare gjëja më interesante është
se Ismail Kadare nuk pati gati asnjë përkrahës të vetëm.
Ismailistët e kanë bërë zakon t’i fillojnë shkrimet e tyre
me “konstatimin” se në debatin e fundit Qosja-Kadare, më
shumë mbështetës pati Kadare. Por ky “konstatim” ka dy
probleme të mëdha: së pari, sasia nuk do të thotë edhe
(cilësi) drejtësi e mendimit dhe, së dyti, nuk është i
vërtetë. Kadareja u la në një vetmi të madhe.
Ideja qendrore e programit politik të Kadaresë është kthimi
i gjithë shqiptarëve, kolektivisht në fenë e të parëve, në
katolik. Asnjë nga ismailistët d.m.th. mbështetësit e tij
nuk e përkrahu dhe argumentoj këtë ide. Madje shumica e
ismailistëve ia mohuan këtë ide, ngulën këmbë se Kadare nuk
e ka këtë ide, se Qosja ka shpifë sepse Kadare nuk thotë të
kthehemi në katolik të gjithë, masivisht e kolektivisht
etj.
Kjo është cinike. Djali (I. Kdare) ka pesëmbëdhjetë vjet që
ka bërë thirrje hapur për kthimin e të gjithë shqiptarëve
“në fenë e të parëve”, në katolik dhe mbas kësaj ka shkruar
vepër mbas vepre për ta realizuar e konkretizuar duke
tejtheksuar vetëm traditën katolike shqiptare, duke
përzgjedhë personazhet katolike etj. Ndërsa mbështetësit e
tij e lavdërojnë, nuk e përmendin kurrë emrin Kadare pa
shtuar edhe cilësorin “i madhi”, madje një prej tyre e quan
hyjnor, po po, me mendime gati hynore, por idenë e Kadaresë
për kthimin e të gjithë shqiptarëve në katolik që të
integrohemi në BE nuk e mbështetë. Madje përsëritë papushim
se Qosja ia ka shpifë këtë ide dhe ia ka mveshë Kadaresë
(A. P. Nikolla, Shekulli, 22.5. 2006).
Më përpara Kadare ka pasë disa mbështetës pikërisht për
këtë ide. Në Shqipëri më i zëshmi ka qenë Kastriot Myftaraj
që ka shkruar disa libra ku bën thirrje për rikonkuistën
shqiptare dhe klubi i rrethuar rrotull Zef Pëllumbit e
Kadaresë. Në Kosovë këtë ide e kanë mbrojtë me vite prof.
dr. Zef Mirdita (në Universtietin e Zagrebit), prof. dr.
Engjëll Sedaj e shumë të tjerë. Po ashtu është kundërshtuar
përgjatë viteve nga shumë të tjerë, në Shqipëri më zëshëm
nga Abdi Baleta dhe në Kosovë nga prof. Rexhep Hoxha e
shumë të tjerë. Tani gati të gjithë ismailistët dalin e
thonë se Kadare nuk e ka këtë ide duke ia mohuar gjithë
përplasjet në media, mundin, përpjekjet dhe ëndërrat e tij
shumë vjeçare.
Ismailistët janë sjellë ndaj Kadaresë siç këshillonte
Platoni për Poetët: poetëve u duhet vu kurora e lavdisë në
kokë dhe të përzihen nga Polisi (qyteti-shtet, nga
politika). Ismailistët e lavdërojnë, e quajnë hyjnor
Kadarenë por themelin e programit të tij politik ia hedhin
poshtë, madje ia mohojnë. Zor të besohet se as nuk e dinë
këtë ide dhe këto përpjekje të Kadaresë. Ndoshta ka qenë
një mënyrë dashamirëse për t’i thënë se e ka gabim, se
duhet të heqë dorë nga kjo ide ndoshta kur u thonë
kundërshtarëve të tij se “Kadare nuk e ka këtë ide” janë
duke i thënë Kadaresë se “ti nuk e ke këtë ide” d.m.th.
“nuk duhet ta keshë”. Por kjo është cinike ndaj tij.
Sidoqoftë Kadare u la vetëm në idenë e vet për kthimin
kolektiv e masiv me qëllim fitimi në “fenë e të parëve”, u
la pa asnjë mbështetës (me përjashtim të Edurad Zaloshnjës
por edhe ai i pavendosur (Tirana Observer, 17.5.2006).
Madje as Maks Velo nuk ia mbështetë kësaj radhe. As
ismailisti më i verbër: Sadik Bejko).
U shkëputëm apo jo nga “Europa”
Gjithë arsyetimi i projektit politik ismailist për
rikthimin kolektiv të shqiptarëve “në fenë e të parëve”
është i ngritur mbi një kontradiktë logjike: Kadare ngulë
këmbë, nga njëra anë, se identiteti shqiptar është
tërësisht europian; nga ana tjetër, ngulë këmbë se
Perandoria Osmane na ka shkëputë nga Europa. Tani,
logjikisht, vetëm njëri prej këtyre dy pohimeve qëndron:
ose identiteti i shqiptarëve është tërësisht europian dhe
atëherë del se Perandoria Osmane mund të jetë përpjekë por
nuk ka arritë të na ndajë nga Europa; ose Perandoria Osmane
na ka ndarë nga Europa dhe atëherë del se identiteti i
shqiptarëve nuk është tërësisht europian. P.sh. Qosja ka të
drejtë ta mallkoj Perandorinë Osmane sepse na e ka heqë
deri diku mundësinë që identiteti ynë të jetë tërësisht
europian; ndërsa Kadare i ka heqë vetes mundësinë ta
mallkoj Perandorinë Osmane sepse nuk na paska penguar që
identiteti ynë të jetë tërësisht europian.
Kadare dhe ismailistët duhet të zgjedhin njërin nga
pohimet: ose se identiteti i shqiptarëve është tërësisht
europian dhe atëherë del se pushtimi osman nuk e ka prishë
këtë identitet; ose se pushtimi osman na ka shkëputë nga
Europa dhe se identiteti i shqiptarëve nuk është tërësisht
europian.
Kundërfaktikët ose Ardian Klosi “halla pa mustaqe”
I gjithë arsyetimi i ismailistëve mbështetet në një
premisë, të marrë nga nacionalizmi romantik serbo-grek dhe
të përfocuar nga historiografia enveriste, që thotë se
“sikur të mos kishte ndodhë pushtimi osman shqiptarët do të
ishin zhvilluar në ecurinë e qytetërimit Perëndimor dhe sot
do të ishin të zhvilluar njëlloj si ai”. Ky lloj arsyetimi
quhet kundërfaktik sepse ngrihet mbi supozime në
kundërshtim me ecurinë që ka ndodhë faktikisht.
Përdorimi i kundërfaktikëve është një nga procedimet
mendore (analitike, shpjeguese, kuptuese etj.) më të
vështira, aq sa një kohë shkencëtarët, sidomos historianët
e kanë refuzuar tërësisht. Për këtë lloj arsyetimin në
popull thuhet “sikur të kishte pasë halla mustaqe do t’i
thërrsinim xhaxha” (E. Tupja do të jepte më popullorçe këtë
thënje). Një kurth dhe përdorim i gabuar i gjykimeve
kundërfaktike është shpjegimi shkak-pasoj në një zinxhir
lidhjesh që shtrihet në shumë shekuj, meqenëse lidhja shkak
pasojë është e pafund. P.sh. një pohim i tillë i gabuar
është ai që thotë se “sikur Kleopatra e Egjiptit të kishte
pasë një hundë të shtrembër nuk do të kishte ndodhë Lufta e
Dytë Botërore”. Një kurth dhe përdorim tjetër i gabuar i
gjykimeve kundërfaktike është supozimi i faktorëve dhe
kushteve që nuk kanë qenë të mundura në kohën e ngjarjes si
p.sh. pohimi “sikur Napoleoni të kishte pasë aeroplan
bombardues ‘Stealth’ nuk do ta kishte humbë betejën e
Vaterlosë”. Përdorime të tilla, pa asnjë rregull, bëjnë të
mundur çdo shpjegim, në varësi të forcës së imagjinatës,
por bëjnë të pamundur çdo diskutim racional.
Megjithë kurthet e vështirësitë dhe megjithë refuzimin nga
historianët kundërfaktikët përdoren në shkencat sociale e
politike por me dy kushte: si eksperiment mendor e jo si
shpjegim dhe sipas rregullash të zhvilluara me kujdes. Nuk
është arritë të formulohet ndonjë tog rregullash të
testuara si të sakta, por sidoqoftë disa rregulla janë
përpunuar. Një nga këto rregulla, zhvilluar nga Max Veber
dhe deri sot tek Tetlock e Belkin (1996, “Counterfactual
Thought Experiments in Ëorld Politics”) thotë se përdorimi
i kundërfaktikëve është deri diku i lejueshëm vetëm kur
kërkon një “rishkrim minimal të historisë”.
Tani të shohim një shembull si e përdorin ismailistët. Në
një shkrim polemik Ardian Klosi shprehet: sikur të “mos
kishin ardhur këta vëllezër të rinjë [osmanët], qysh në
shekullin 16 do të fillonim të kishim universitetet tona”
(Shekulli, 20.5.2006). Këtu bëhen të gjitha ato gabime që u
përmenden më lartë dhe të tjera që nuk do të zhvillohen
tani. P.sh. vendoset një lidhje shkak-pasojë që kalon disa
shekuj, supozon ekzistencën e faktorëve që duket se nuk
kanë qenë mundësi reale të asaj kohe etj. Veçanërisht
eksperimenti mendor i Klosit kërkon një rishkrim shumë të
madh të historisë botërore dhe shqiptare: eskperimenti
mendor për ta menduar se si do të ishte bota po të mos
kishin depërtuar osmanët në Ballkan para shumë shekujsh
kërkon një rishkrim të historisë që le të hapur çdo mundësi
interpretimi dhe imagjinate deri tek këmbëngulja se
shqiptarët do të ishin superfuqia botërore, se tani do të
kishim koloni në planetin Mars, se Europa do të ishte duke
na u lutur t’i japim ndonjë lëmoshë nga bollëku ynë, se
qytetërime jashtëtokësore do të kishin kërkuar kontrata të
punësojnë njerëz në zonat tona të influencës kozmike etj.,
etj.
Një rishkrim minimal i historisë, siç kërkohet për ndonjë
përdorim të mundshëm racional të kundërfaktikëve, nuk do ta
mbështeste supozimin e Klosit. E para, osmanët nuk erdhën
në Ballkan dhe në territoret shqiptare si vëllezër, por si
pushtues mjaft të vrazhdë. Faktikisht duket se shtrirja e
tyre ka qenë e pamundur të ndalohet vetëm nga shqiptarët
kur të tjerët bashkëpunonin me të, duke përfshi Venedikun
dhe princat e mbretërit e ndryshëm europian. Supozimi i
Klosit kërkon rishkrimin e gjithë historisë europiane dhe
sjelljen e saj ndaj osmanëve. E dyta, edhe sikur të mos
vinin osmanët në Ballkan dhe territoret shqiptare,
shqiptarët kishte shumë shekuj që ishin shkëputë nga
“qytetërimi perëndimor” dhe ishin përfishrë në qytetërimin
lindor bizantin. Po të perifrazojmë Skënderbeun, “osmanët
nuk e sollën shkëputjen e shqiptarve nga ‘qytetërimi
perëndimor’, atë e gjetën midis nesh”. Dhe e vazhduan. Për
më tepër që disa nga Perandorët bizantin që e kanë ngritë
në majat më të larta epërsinë e qytetërimit lindor biznatin
dhe “përbuzjen fisnike” për qytetërimin perëndimor kanë
qenë me origjinë ilire-shqiptare. Edhe kjo gjendje faktike
do të duhej rishkruar tërësisht. E treta, nuk del se po të
kishim qenë në sferën e qytëtrimit perëndimor do të ishin
hapë universitete që në shekullin 16. Në Perandorinë
Biznatine kanë ekzistuar universitete disa shekuj para se
të ekzitonin në Perëndim (në Biznat universitetet datojnë
nga shekulli IX ndërsa në Perëndim nga shek. XI) mirëpo në
Shqipëri nuk kishin hapë ndonjë të tillë. Venediku kishte
shekuj që kishte nën sundim territore shqiptare, dhe i
vazhdoj edhe disa shekuj mbas pushtimi osman (deri në shek.
1Cool dhe nuk hapi ndonjë universitet në terrioret shqiptare.
Prandaj edhe ky supozim kundërfaktik i Klosit kërkon një
rishkrim tërësor të historisë faktike. Në fund, për të mos
u zgjatë, nuk kanë qenë universitetet që kanë luajtur rol
vendimtar në qytetërimin euorpian perëndimor. Roli i madh i
universiteteve qëndron deri diku për rastin gjerman por jo
në tërësi. Mendimtarët që e kanë ndikuar vendosmërisht dhe
i kanë dhënë vulën qytetërimit perëndimor kanë qenë jashtë
universiteteve. Modernja europiane perëndimore deri sot
mbisundohet nga liberalizmi, në forma të ndryshme të tij
por sidoqoftë ide liberale, aq sa mund të thuhet se është
qytetërim liberal. Themeluesi i liberalizmit ekonomik, Adam
Smith, nuk ka qenë profesor universitar. As themeluesi i
liberalizmit politik, John Lock. Konservatorizmin europian
perëndimor nuk e kanë formuluar universitetet, por Edmund
Burke etj., jashtë universiteteve. Një ide tjetër që i ka
dhënë formën ligjërimit perëndimor ka qenë socializmi.
Ligjërimi socialist dhe komunist është formuluar jashtë
universiteteve. As Karl Marx dhe as Fridrich Engels nuk ka
qenë profesor universitar etj. Nuk kanë qenë as Volteri,
Rusoi etj. Prandaj supozimi i Klosit kërkon një rishkrim
mjaft të madh të historisë.
Vendosja si premsië e mendimit të gjykimeve “sikur të
kishte ndodhë ... atëherë” e bën Klosin (mendimin e tij) të
ngjajë si “...halla pa mustaqe”, ose siç do ta thoshte
Edmond Tupja “pa ko..(kë)” për të thënë ndonjë gjë bindëse.
Dumbabistë vs. Dumbabistë
Isamilistët në vend të argumentit dhe meqenëse u mungojnë
edhe faktet edhe vullneti për të arsyetuar logjikisht
koherent zakonisht fillojnë me etiketime ndaj
kundërshtarëve. Etiketa që i vënë kundërshtarit zakonisht
është “dumbabistë”, duke u kujtuar thirrjen e Haxhi Qmilit
“dum Babën” d.m.th. sulltanin.
Përdorimi i këtij etiketimi është logjikisht problematik.
Kush kërkon ruajtjen kolektive të besimit në islam, jo
domosdo si veprim politik, nuk kërkon domosdo kthimin tek
sulltani sepse sulltani nuk është “babai” fetar i
myslimanëve. Thjeshtë s’ka Papë islam. Megjithkëtë, ta
pranojmë se në njëfarë kuptimi metaforik ngjajnë me
thirrjen e Haxhi Qamilit. Mirëpo edhe ismailistët që
kërkojnë kthimin kolektiv në katolik del se janë
“dumbabistë” sepse kërkojnë kthimin tek Papa (= Baba) që na
e paskan përzënë nga shtëpia osmanët. Kështu thirrjet e
ismailistëve “Duam Papën” në shqip është “Duam Babën”. E
kështu duket sikur gjithë konflikti është ndërmjet
“dumbabistëve” dhe “dumbabistëve” e, si i tillë, edhe pa
kuptim.
Ka edhe një moment në këtë përdorimin e Haxhi Qamilit nga
ismailistët: Sadik Bejko (Shekulli, 16.7.2006) nga fakti që
Haxhi Qamilin e ka lavdëruar Enver Hoxha nxjerrë
përfundimin se vetë Haxhi Qamili duhet të ketë qenë i keq.
Meqenëse edhe Qosja mbronë Haxhi Qmilin atëherë edhe Qosja
e ka gabim. Kjo është njëlloj si nga fakti se Enver Hoxha e
ka lavdëruar Kadarenë të nxjerrim përfundimin se Kadare
është i keq, dhe meqenëse Bejko e mbronë Kadarenë atëherë
edhe Bejko e ka gabim!
A ka ndjekë Kadare, jo a ka qenë i ndjekur
Por kështu, në stilin fjala nxjerrë fjalën, kemi ardhë tek
një moment tjetër i problemit të ismailistëve, problemi i
marrëdhënieve të Kadaresë me regjimin e E. Hoxhës. Një nga
ismailistët më aktivë, Shaban Sinani, ka bërë shumë për ta
paraqitë Kadarenë si disidentë ndaj regjimit komunist, si
të ndjekur nga regjimi me qëllimin ta ndihmoj për të marrë
çmimin Nobel për letërsi. Këtu nuk ka ndonjë problem
logjik, por ka problem të forcës argumentuese.
Disidenca e Kadaresë, dhe e cilitdo, nuk provohet vetëm
duke provuar se ka qenë i ndjekur, survejuar etj., nga
regjimi komunist. Kjo është gjysma e punës. Kjo është
gjysma e punës sepse tanimë është provuar se në atë regjim
të ndjekur e të survejuar kanë qenë të gjithë, nga oficerët
e Sigurimit të Shtetit deri tek anëtarët e Byrosë Politike.
Me këtë kriter të Sinanit do të dilnin disidentë ndaj
regjimit komunist të gjithë, popullsia, oficerët e
Sigurimit, anëtarët e Byrosë Politike e deri tek vetë Enver
Hoxha. Gjysma tjetër, dhe më e rëndësishme e disidentit
është çështja e ndjekësit, a ka qenë “disidenti” ndjekës i
të tjerëve.
Në rastin e Kadaresë çështja e rëndësishme nuk është nëse
ka qenë i ndjekur nga regjimi komunist sepse të ndjekur
kanë qenë të gjithë duke përfshi edhe anëtarët e Byrosë
Politike, por a i ka ndjekur e persektuar Kadare të tjerët,
kolegët e vetë shkrimtarë dhe\ose njerëzit e tjerë. Tani
ekzistojnë shumë dëshmi dhe dokumentime se Ismail Kadare ka
qenë bashkë me regjimin shkrimtari dhe qytetari që ka
ndjekë shumë shkrimtarë, ka persektuar, ka mënjanuar etj.,
për vite të tëra, që nga Bilal Xhaferi e deri tek ata që e
dononcojnë sot publikisht. Disa nga këto, si diskutimi
lidhur me Bilal Xhaferin etj., janë të dokumentuara. Në
rolin e studiuesit, Sinani, e ka detyrën morale (etika
shkencore, objektiviteti) të botojë të dy llojet e
dokumenteve (Kadare si ndjekës dhe i ndjekur) dhe vetëm
mbas kësaj mund të krijohet një mendim i plotë e objektiv
për Kadarenë, e ndoshta edhe e merr atë çmim Nobel.
Kjo çështja e çmimit Nobel të Kadaresë është trajtuar në
mënyra të ndryshme si nga mbështetësit edhe nga
kundërshtarët. Ismailistët argumentuan se dhënia e çmimit
Nobel shkrimtarit Kadare ka rëndësi kombëtare sepse mund të
lavdërohemi si komb se kemi shkrimtarë nobelistë. Ky është
një qëndrim disi cinik por i saktë. Kombet zakonisht i
instrumentalizojnë dhe përdorin arritjet individuale të
pjestarëve të vet për t’i shtrirë mbi gjithë kombin, për
t’i paraqitë si arritje kombëtare. Një palë tjetër luten që
Kadaresë t’i jepet çmimi Nobel sepse atëherë do t’i lë të
qetë shqiptarët nga idetë e tij politike në dobi të
rretheve reaksionare franceze. Shumë kanë hamendësuar se
thirrjet e Kadaresë për kthimin në katolik, cilësimi i
luftëtarëve shqiptarë kundër pushtuesve serbë si “klyshë të
Eneverit” e “vegla të UDB-së” dhe një listë e gjatë ideshë
të tjera antishqiptare i bën që t’u pëlqejë rretheve të
reaksionit francez e të tjerë dhe t’ia japin çmimin Nobel.
Përmbysja e çdo teorie të letërsisë dhe artit
Nga zelli për ta mbrojtë Kadarenë me çdo kusht dhe me çdo
çmim ismailistët e kanë përmbysë çdo teori të derisotme të
letërsisë dhe artit në tërësi. Që kur mbahet mend në
historinë e shkruar të njerëzimit e deri sot është ngulë
këmbë dhe është argumentu teorikisht se krijuesi artistik,
artisti, shkrimtari udhëhiqet nga ndjenja, frymëzimi, muza,
nimfat etj. Për këtë artistët në përgjithësi dhe
shkrimtarët në veçanti janë quajtë ndjenja e njerëzimit,
ndërgjegja e kombit etj. Por tani kur kritikët, estetët dhe
lexuesit i kujtojnë veprat plot frymëzim, ndjenjë e muzë
poetike të shkruara nga Kadare për regjimin komunist, nga
qeni i kufirit deri tek Enver Hoxha, ismailistët dalin e
thonë se Kadare nuk e ka dashur kurrë regjimin komunist dhe
Enver Hoxhën, se madje ka qenë kundërshtar i tyre. Kjo do
të thotë se ato vepra artistike të cilat e kanë bërë të
famshëm, për të cilat ismailistët i shtojnë emrit të tij
gjithnjë edhe “i madhi” (i madhi Kadare), ato maja estetike
e artisitike Kadare i ka arritë pa asnjë ndjenjë dashurie
për regjimin, pa asnjë frymëzim, pa muzën e poezisë e
poemave, pa shpirtin poetik.
Për ta mbrojtë Kadarenë e tyre “ta madh” ismailistët duhet
të formulojnë një teori tërësisht të re të krijimit letrar
artistik, një estetikë tërësisht të re e cila thotë se
kulmet estetike dhe të krijimit artistik mund të arrihen
nga njerëzit (jo robotët) pa asnjë frymzim, ndjenjë,
emocion dhe shpirt. Nga ana tjetër, duhet të rishikojnë
gjithë teoritë e sotme dhe vlerësimet e shkrimtarëve
botëror e shqiptar mbi bazën e teorisë së vjetër të
ndjenjave të tyre (veprës së tyre). Ky do të ishte vërtetë
(pa cinizëm) një kontribut në kulturën njerëzore e jo vetëm
shqiptare.
Nuk jam antimysliman, thjeshtë dua t’i zhdukë
Përbën një kontradiktë logjike thirrja e Kadaresë që gjithë
myslimanët shqiptar të kthehen në katolik dhe pohimit të
tij se “nuk jam antimysliman”, se nuk kam ndjenja
antimyslimane etj. Kërkesa e Kadaresë që gjithë shqiptarët
mysliman të kthehen në katolik do të thotë pushim i
ekzistencës së tyre si mysliman, jo fizikisht, por si
besimtar të një feje, pra të zhduken si të tillë. Nga ana
tjetër thotë se nuk i urren myslimanët. Është vështirë të
pajtohen racionalisht dhe logjikisht pohimi “nuk të urrej”
me pohimin “por dua të të zhdukë”.
Mund të jetë e vërtetë se Kadare nuk i urren myslimanët
shqiptar në kuptim të ndjenjave, po të jetë e vërtetë se
kur ka shkruar vepra artistike pa ndjenja e frymëzim është
e mundur që edhe kërkesën për shuarjen e myslimanëve
shqiptar ta bëj pa ndjenjë. Por fakti se kërkon zhdukjen e
myslimanëve shqiptar racionalisht, pa ndjenjë, nuk e
ndryshon shumë çështjen dhe as rezultatin për ata që
besojnë sinqerishtë.
Për ta zgjidhë këtë kontradiktë Kadare duhet të shprehet
publikisht nëse mendon se shqiptarët duhet të kthehen
kolektivisht“në fenë e të parëve”, në katolicizëm. Gjithë
akuzat ju bënë për këtë ide të tij dhe asnjëherë nuk ka
thënë se nuk i përmbahet kësaj ideje. Është përgjigjë për
hollsitë më të parëndësishme të kundërshtarëve të vet, por
për qortimin kryesor, objektin kryesor të qortimit nuk e ka
përgënjeshtruar asnjëherë. Madje nuk ka thënë asnjëherë, si
përkrahsit e tij, se nuk e ka këtë ide por ia kanë shpifë e
mveshë. Po ashtu duhet të tregoj mendimin e vet ndaj atyre
që e kanë këtë ide dhe si kontribojnë në mirëqenien e
shqiptarëve.
Qenia dhe bërja
Nga pikënisja, si pohim fakti, se jemi tërësisht europian,
që sot e mbronë Kadare, dhe nga pikënisja që nuk jemi
tërësisht europian, që sot e mbrojnë Qosja dhe të tjerët,
dalin programe të ndryshme veprimtarishë për të sotmen dhe
të ardhmen: në qoftë se jemi tërësisht europian del se
qenkemi mirë kështu si jemi, se europianja qenka kështu si
ne shqiptarët sot dhe se nuk është i nevojshëm ndonjë
program veprimtarishë për bërjen europian; në qoftë se nuk
jemi tërësisht europian atëherë del se duhen konstatuar
dimensionet që nuk janë europiane dhe duhen ndërmarrë
programe bërjeje. Pra është njëfarë konflikti ndërmjet
qenies dhe bërjes.
Kadare dhe ismailistët, nga njëra anë, nisen nga premisa se
shqiptarët i takojnë tërësisht kulturës europiane dhe, nga
ana tjetër, kërkojnë të kthehemi “në fenë e të parëve”, në
katolik që të bëhemi tërësisht europian. Kjo është një
kontradiktë tjetër e Kadresë dhe ismailistëve. Në qoftë se
jemi tërësisht europian kështu si jemi, atëherë nuk është e
nevojshme të ndërrojmë fe që të bëhemi tërësisht europian;
në qoftë se që të bëhemi tërësisht europian duhet ndërruar
feja, atëherë del se nuk qenkemi tërësisht europian. Më
pikënisjen se kështu si jemi jemi tërësisht europian Kadare
dhe ismailistët ia heqin vetes arsyen e kërkesës për të
ndërruar fenë.
Programi që del nga pikënisja e Kadaresë është mosveprues.
Në qoftë se synimi i shqiptarëve është europianizimi dhe
eurpianizimi tanimë është arritë, atëherë del se nuk ka
mbetë të bëhet ndonjë gjë. Programi mund të jetë edhe
sugjestionues: me sugjestionimin se jemi europian noshta i
shtynë njerëzit me qenë, edhe pse nuk janë. Por ky
zugjestionim ka pak gjasa ta bëj programin veprues.
Programi anti-Kadarean është veprues sepse nuk niset nga
ndonjë premisë vetsugjestionimi, as vetkënaqësie se jemi
europian. Duke konstatuar se nuk jemi tërësisht europian
fton për veprimtari të bërjes europian.
Praktika dhe teoria e këtyre viteve paskomuniste tregon se
në themel të tyre ka qëndruar pikënisja e kundërt me
Kadarenë, pikënisja se nuk jemi tërësisht europian. Mbi
këtë pikënisje është ndërtuar gjithë jeta shoqërore
shqiptare (politike, ekonomike, kulturore etj.) me gjithë
veprimtaritë e veta për afrimin e shqiptarëve me Europën,
ndërtimi i jetës politike, i ekonomisë e deri tek kultura
politike dhe filozofike shqiptare. Gjithë këto veprimtari
për ta ndërtuar gjithçka sipas modelit europian do të
mbeteshin pa kuptim sikur tanimë të ishim tërësisht
europian.
Nga fakti se gjithë aktorët e jetës shqiptare, jetës
politike e jopolitike, dhe gjithë aktorët ndërkombëtarë
perëndimor që merren me shqiptarët janë përqëndruar në
veprimtari për europianizimin dhe perëndimorizimin e
shqiptarëve tregon se kanë pikënisje mendimin se nuk jemi
tërësisht europian duke e lënë Kadarenë në vetminë e madhe
kur pohon se jemi tërësisht europian.
“Mida Shqiptar”
Që nuk jemi tërësisht europian, siç thuhet në popull, “bën
muu”. Kushdo që hedhë sytë në veten e rreth tij konstaton
se sa largë jemi nga kultura europiane.
Në mitologji tregohet për mbretin e pangopshëm për pasuri
Mida. Për meritat e tij perënditë i plotësuan dëshirën që
t’i shndërrohet në ar gjithçka që prekë. Mida gati vdiq nga
uria sepse edhe ushqimi sa binte në kontakt me të kthehej
në ar. Deri tani kemi treguar se kemi një ngjashmëri me
Midan, me ndryshimin e vetëm se gjithçka europiane që
prekim e kthejmë në ... mut! (u kërkoj falje shqiptarëve
dhe lexuesve, për të dyja, ashpërsinë e gjykimit dhe
fjalorin): morëm pluralizmin partiak dhe e shndërruam në...
m; morëm zgjedhjet dhe i bëmë ...m; morëm fjalorin për
demokracinë dhe shndërrruam...; morëm të drejtat e njeriut
dhe i këmi bërë ...; morëm ekonominë e tregut dhe ... Kam
frikë se edhe “fenë e të parëve”, katolicizmin, po ta
marrim për motivin që thotë Kadare, që të fitojmë pare nga
mbështetja dhe pranimi në BE, do të shndërrojmë po ashtu.
Ky shndërim, ose kjo aftësi e jashtëzakonshme shndërruese,
është dëshmia vendimtare dhe problemi më i madh i
shqiptarëve. Gjithçka që marrim nga Europa dhe Perëndimi
përgjithësisht mbetet formal, ashtu si veshja jonë e
përditshme me Pierr Kardë, Versaçe, Dolçe Kabana, Tomi
Hilfiger etj., mbulojnë ose mbajnë brenda një trup tonin
“fshatari” ta zakonshëm. Ndërtimi institucional, fjalori
demokratik, fjalët vlerore liberale etj., tek shqiptarët
kanë mbetë një veshje e jashtme pa prekë brendësinë e tyre,
pa qenë të përbrendësuara (‘internalizuara’), pa qenë të
kthyera në bindje të brendshme dhe motivuese të
përditshmërisë dhe të të jashtëzakonshmes.
Është kjo mungesë e përbrendësismit të sistemit vleror
europian që na jep aftësinë e madhe shndërruese për keq të
gjithçkaje që e marrim formalisht prej tij. Përgjigja ime
se pse gati asgjë europiane që e marrim prej saj tek ne nuk
ecë dhe nuk funksionon thotë se është mungesa e kulturës
europiane, e sistemit vleror europian. Është kjo mungesë që
na jepë një “forcë të jashtëzakonshme asimiluese” sa edhe
vetë europianët mbasi jetojnë pak kohë ndër shqiptarët
fillojnë e sillen si ne. Shkurt, është kultura jonë
shqiptare në kuptimin e përgjithshëm shkaku i deformimit të
të gjitha elementeve formale që i marrim nga Perëndimi.
Mbasi, sigurisht, është e lehtë të merren ligjet, ndërtimi
institucional dhe fjalët por asnjë prej tyre nuk do të
funksionojë si në vendin e origjinës në qoftë se nuk
vendosen brenda një konteksti, shtrati (ene) kulturor
përkatës. Dhe, deri tani, asgjë nuk ka ecur ashtu.
Feja kundër liberalizmi
Kadare dhe ismailistët janë ngatërruar edhe në kontradiktën
logjike dhe reale ndërmjet fesë dhe liberalizmit. Europa
moderne (nga shek. XVIII) dhe Europa e sotme ka në themel
variantet e ndryshme të liberalizmit. Në qoftë se ka ndonjë
kuptim me të cilin mund të barazohen më afërsisht termat
“qytetërim europian” ose “qytetërim perëndimor” është termi
“liberal”. Trashigimitë si judaizmi, antika greke dhe
krishterimi janë përthithë, shndërru, riformësu etj., për
të dhënë atë që është themeli i qytetërimit të sotëm
europian perëndimor: liberalizmi (në formulimet e veta të
ndryshme). Të gjitha trashigimitë dhe ristë e tjera
vazhdojnë të gjallojnë e të konkurojnë me të, dhe këtë e
përmban liberalizmi, por në shekujt e fundit dhe sot
sundues është mendimi liberal.
Mendimi liberal, d.m.th. modernja europiane është formulu
dhe ka triumfu pikërisht në ndeshje me fenë, dhe pikërisht
në ndeshje me Kishën Katolike e katolicizmin në radhë të
parë. Këtu nuk është nevoja të përmenden Volteri, Rusoi,
Loku etj. Ndeshja e fundit e liberalizmit me katolicizmin
është refuzimi i BE për ta pranuar këmbënguljen e Vatikanit
që në Kushtetutën e BE të vendoset se në themel të BE
qëndrojnë vlerat kristiane.
Kadare ka marrë anën e Kishës Katolike kundër liberalizmit
europian perëndimor. Atë kusht që BE ia kundërshtoi
Vatikanit, Kadare jua vendosë shqiptarëve: ndërroni fenë
nëse do të bëhni anëtarë të BE! Këtë kusht BE ia refuzoi
Vatikanit. Edhe Kadaresë.
Kadare përpiqet ta paraqes konfliktin e vet si konflikt
ndërmjet “filoeuropianëve” dhe “filoaziatikëve” (dhe shumë
terma të tjera si “islamikë”, “nostaligjikë otomanë”,
“haxhiqamilistë” etj., etj.). Në thelb konflikti ndërmjet
ismailistëve dhe anti-ismailistëve është konflikti ndërmjet
fanatikëve fetar katolikocentristë dhe liberalëve
shqiptarë.
Liberalët shqiptar janë të shqetësuar se në identitetin,
kupto: kulturën shqiptare, nuk shohin të jenë përbrendësuar
dhe bërë bjesë e individit dhe kolektivitetit shqiptar
vlerat liberale si individi, liria, barazia, prona, të
drejtat natyrore, të drejtat e njeriut, tregu i lirë,
“shenjtëria” e kontratës, institucionet që ngrihen mbi
sisteme të tilla vlerore si shteti i së drejtës dhe ligjor,
demokracia liberale etj., deri tek manierat e sjelljes së
përditshme si hedhja e një ambalazhi në rrugë apo afrimi i
tepruar fizik me tjetrin në radhë, qytet apo shtëpi, ideja
e hapësirës sociale, estetika dhe teksti i qytetit etj.
Këto janë shqetësim për ata që ngulin këmbë se kultura jonë
nuk është tërësisht europiane. Këto dallime nga qytetërimi
europian i kanë njëlloj si katolikët, si myslimanët, si
ortodoksët, si ateistët etj., etj., shqiptarë.
Ndërsa Kadare e thjeshton problemin në fenë. Edhe më keq:
kush konstaton se në identitetin dhe kulturën shqiptare
vlerat liberale ende nuk janë bërë pjesë e përbrendësuar e
individit dhe shoqërisë shqiptare, kush e pohon këtë
largësi ndërmjet qytetërimit europian dhe shqiptar, si
pikënisje e domosdoshme për ngushtimin e saj, Kadare e
shpallë armik të Europës, “filoaziatik”, “otoman” etj. Ky
është një presion i jashtëzakonshëm kundër liberalëve
shqiptar, kundër atyre që përfaqësojnë qytetërimin e sotëm
europian. Ky është një presion i Kishës, i katolicizmit të
variantit më intolerant, të përfaqësuar këtu nga Kadare,
kundër modernes së vonë e të sotme europiane, kundër
qytetërimit europian, dhe që po përthyhet edhe në rastin
shqiptar.
Konflikti ndërmjet Kadaresë dhe kundërshtarëve të tij është
konflikti i vjetër midis intolerancës së Kishës ndaj ideve
e besimeve të tjera dhe tolerancës së liberalizmit edhe
ndaj tjetrit që mendon e beson ndryshe, edhe ndaj vetë
Kishës. Konflikti ndërmjet Kadaresë dhe kundërshtarëve të
tij është konflikti i vjetër ndërmjet Kishës katolike dhe
liberalizmit europian.
19. 7. 2006 Prof.Dr. Hysamedin Feraj