Kadareja fut hundët në politikë

I vjetri

Primus registratum
Kadareja fut hundët në politikë

Ju te gjithe e dini qe shkrimtari yne Kadare fut hundet here pas here ne politike. Jane te njophura tashme deklarimet e tij, kur e pyeten se pse nuk po e fitonte cmimin Nobel, dhe ai u pergjigj: "Ngaqe Shqiperia eshte nje vend i vogel", ose kur i thane me 1992-3 se pse uk vinte ne Shqiperi dhe ai tha "Ketu me vjen me mire frymezimi, nga Kulla Eiffel". Po keto nuk kane problem, se i takojne atij. E keqja eshte kur Kadareja fut hundet ne politike dhe deklaron si atehere kur u pyet per luftetaret e UCK-se ne Maqedoni dhe ai deklaroi se "Ata jane kelyshe te Enverit" dhe doli qe ata luftonin per te drejtat e shqiptareve, sic edhe u vertetua nga marrja e tyre seriozisht nga faktori vendas e nderkombetar.
Jeni pro apo kunder futjes se hundeve ne politike nga Kadareja?
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Ja nje shkrim analitik ne te perjavshmen "Rimëkëmbja", qe ka lidhje me Kadarenë dhe ka dale i botuar me vijim ne disa numra me radhe, keshtu edhe une po e postoj me vijim:


<span style="font-weight: bold">“KADAREIADA”, “SHERRIADA KADARE” DHE KADAREJA I SHERRIT. </span>



Në gazetën “Rimëkëmbja” të datës 2 Dhjetor 2003 është botuar shkrimi me titull “Kadareiada vazhdon…hipokrizia politike vlon”. Në këtë shkrim është trajtuar dhe një prirje që shfaqet pa pushim në mjedise të caktuara politike, intelektuale e gazetareske shqiptare brenda e jashtë Shqipërisë për të mbajtur shqiptarët nën ndikimin e pandërprerë të një panagjerizmi për Kadarenë, për të fetishizuar jo vetëm vlerat por dhe mangësitë e veprës letrare e sidomos të qëndrimeve të tij politike. Fryrjen e pandërprerë të kultit të Kadaresë shumë nga ithtarët e tij e përdorin për të afirmuar veten, për t’u bërë edhe ata njerëz të dëgjuar e për interesa të tjera edhe më meskine. Në tërë këtë fushatë panagjerizmi që karakterizon “Kadareiadën” vetë Kadareja ka parë gjithnjë vetëm të drejtën e tij për të marrë pa pushim lëvdata dhe asnjëherë nuk ka menduar e aq më pak vepruar për të vënë njëfarë rregulli, për të tentuar të rregullojë përmasën e glorifikimit dhe për të frenuar dalldinë e servilëve.

“Kadareiada vazhdon” është një konstatim që bëhet çdo ditë, madje edhe në ditën e rrenave që i takon të vijë një herë në vit më 1 Prill. Episodi më pikant i “Kadareiadës” në ditën e rremave të këtij viti, 1 Prill 2004, ishte shpërblimi prej “20 mexhitesh të thata” që i jepte Kadaresë gazeta “55” ku ishte botuar shkrimi prej 2 faqesh i teatrologut Mexhit Prençi nën titullin “Kadare për ngritjen morale të shqiptarëve”. Prençi ka futur një stil të veçantë të shkruari në gazetën “55” ( këtë stile ka përvetsuar komentuesi tjetër në këtë gazetë Mehmet Elezi) që shkrimet e përshkrimet hartimore i ndan me pjesëza të numerotuara. Asnjëherë më parë Prençi nuk kishte arritur deri në shifrën 20 të numerotimit të pjesëzave të tij hartimore nën të njëjtën temë hartimi. Prandaj tema “Kadare për ngritjen morale të shqiptarëve e kishte frymëzuar” duhet ta ketë frymëzuar në mënyrë të veçantë.

Mexhiti këtë hartim panagjerist për Kadarenë në ditën e rrenave të vitit 2004 e ka rrotulluar rreth librit eseistik të Kadaresë “Poshtërimi në Ballkan” botuar pak kohë më parë. Bash në ditën e rrenave Kadaresë i jepen “20 mexhite” ( kështu është më mirë t’i quajmë tani e tutje pjesëzat hartimore të Prençit) sepse “ Ky vision kadareian kundër rrymës antishqiptare ( me shqiptarë dhe të huaj që poshtërojnë Shqipërinë dhe shqiptarët, duke u mohuar vlerat e duke u atribuar mëkatet, buron nga atdhetarizmi i lartë dhe idealizmi i kulluar” ( mexhitja nr. 2). Mexhitja nr. 7 është shpërblimi që Kadareja ka shkruar për “poshtërimin në Ballkan” duke u nisur nga tri ngjarje shqiptare : fushata e antishqiptarizmit në Himarë; fushata e pamoralshme djallëzore për t’i mohuar Nënë Terezës origjinën shqiptare dhe mllefi i disa të vetquajturve përfaqësues të pakicave etnike që shpallin Shqipërinë vend shumë kombësh”. Mexhiten nr. 13 Kadareja e ka fituar për punën e tij në kundërshtimin e një filmi të italianit Xhani Amelio që ka poshtëruar refugjatë shqiptarë dhe të një farncezi që paska shkruar se shqiptarët e Shqipërisë veriore, kryesisht katolikët paskan zakon që të hanë çdo të dielë nga një anëtar të fisit,

Nuk kemi si ta dimë nëse është koinçidencë apo rreng i lejueshëm në ditën e rrenave por ama është fakt se po në datën 1 Prill 2004 në gazetën e Tiranës “Shekulli” është botuar një shkrim prej dy faqesh me shkronja të vogla nga Ismail Kadareja nën titullin “Riparimi i së keqes” ku Ismaili u vërsulet aq me inat, mllef e fyerje monstruoze shqiptarëve që bënë protesta në Kosovë sa ato fyerjet që u kanë bërë italiani Amelio gjithë shqiptarëve dhe ai francezi katolikëve “kanibalë” të Shqipërisë së Veriut të duken vetëm një shaka pa kripë për ditën e rrenave me të cilën nuk e vlen të meresh shumë. Fyerjet dhe sidomos interpretimet e Kadaresë për bashkëjetesën sërbo–shqiptare në shekuj janë jo më me “atdhetarizëm të lartë e idealizëm të kulluar” sikurse shkruan Prençi kur i lëshon Kadaresë “mexhiten e dytë”, por një frymë antishqiptare që zor ta gjesh dhe tek qortuesi i rreptë i Kadaresë, Vuk Drashkoviçi. Nuk e dimë a do ti hedhë mexhite të tjera Prençi Kadaresë edhe për këtë “ese” llahtarisëse, por dimë të themi se poshtërim më të madh shqiptarëve në Ballkan nuk u ka bërë më shumë se Kadareja këto ditë. Prençi ka qenë i pafat që vazhdimin e tij të “Kadareiadës” në ditën e rrenave ia nxorri rrenë vet Kadareja me sherrin e tij të ri që kishte nisur qysh më 20 Mars 2004 me deklaratën “Po tregohemi të pabesë me aleatët” ( intervistë në TV “Klan” riprodhuar me shkrim nga “Panorama”).

“Kadareiada” e vazhdueshme herë pas here shoqërohet dhe me “Sherriada Kadare” që zakonisht i kanë nxitur vet Kadareja ose ithtarët e tij më fanatikë kur kanë tentuar që edhe dobësitë flagrante në sjelljet e veprën e Kadresë ti shesin në publik për meritate vecanta. Kështu i ndodhi Kadaresë kur tentoi nëpërmjet një libri të porositur të hiqej si i persekutuar se i kishin zhdukur poemën mbi pashallarët kuq dhe cdo gjë përfundoi në bllof të turpshëm për Ismailin. Kështu i ka ndodhur kur ka tentuar të hiqet për disident i regjimit komunist dhe të nxjerrë veprën e vet jashtë kornizave të realizmit socialist. Kështu i ndodhi dhe në fund të vitit 2003 kur u njoftua se Arkivi Qendror i Shtetit po përgatiste një botim me”spiunime intelektualësh “ për Kadarenë dhe u hap avazi që të botohen çka bërë Kadareja ndaj të tjerëve. Mjaftoi botimi i disa shkrimeve për poetin e persekutuar Bilal Xhaferri, ku përfshihej dhe një vjershë e tij qortuese për Kadarenë që të hapej historia se si Xhaferri e pësoi nga që u ngrit me kritika kundër një vepre të të përkëdhelurit Kadare në letërsinë shqiptare të kohës së komunizmit. Kadare si në shumë raste të tjera bëri atë që nuk duhej në këtë sherriadë, u hodh në sulme të paparimta kundër poetit që nuk jeton më. Kështu “Kadareiada” she “Sherriada Kadare” kanë bërë e do të bjën rrugë sëbashku.

Por, Kadareja për fat të keq shpesh bëhet edhe sherrxhi në politikë, sidomos kur tenton të luajë rolin e patriarkut të urtisë politike për shqiptarët dhe fshikullon çdo veprim politik e mendim politik që nuk përputhet me stereotipet që ka krijuar në kokën e tij dhe me shabllonet politike që ka mësuar në sallonet pariziane. Për këto kemi q enë të detyruar, jo të përmalluar, të polemizojmë shpeshherë. Por Kadare pa pushim fton për polemika te reja sepse angazhimin normal që duhet të ketë një njeri i letrave në politikë e ka kthyer në një politikanizëm pasionant që nuk i ka hije as një spekuluesi të rëndomtë në fushën e politikës e të diplomacisë. Kështu që Kadareja i sherrit krijon shumë me tepër arsye e shkase për reagime nga shqiptarë që nuk merren me probleme e letërsisë sesa krijojnë “Kadareiada” apo “Sherriada Kadare”.

Me intervistat, deklaratat e shkrimet më të fundit për ngjarjet në Kosovë Ismail Kadare po nxit sherrin më të madh e më të papranueshëm se kurrë në fushën e mendimit politik shqiptar. Pas reagimeve nervoze të ditëve të para, siç e ka zakon të veprojë kur zhvillimet nuk përkojnë me shijet dhe me angazhimet e tij politike, besonim se Kadareja do të qetësohej, të kthjellohej dhe të riparonte diçka nga mllefet e tepruar që derdhi kundër protestuesve shqiptarë në Kosovë. Por shkrimi i botuar në “Shekulli” më 1 Prill 2004 nën titullin “Riparimi i së keqes” na provoi se e keqja që e kishte zënë Kadarenë ishte e pariparueshme dhe ashtu si në plagët e shkaktuara nga djegia e fortë vazhdonte të përparonte në thellësi e të shkaktonte më shumë dhimbje.

Është e natyrshme të lindë pyetja: përse ka ndodhur kështu me Kadarenë? Përse ai shtyn më tej sherrin e vet? Përgjigjen e gjejmë në shumë pjesë të shkrimit të Kadaresë, sidomos në ato pjesë ku shfaqet dhimbja e tij e padurueshme që krushqit e martesës shqiptaro-serbe, të cilët i kishte ngrirë në vitin 1981, jo vetëm nuk po shkrijnë pas ndërhyrjes së NATO-s, por po ngurosen në mënyrë të pakthyeshme dhe që për herë të parë në historinë e përplasjeve shqiptaro-serbe shqiptarët u vunë flakën edhe ndërtesave të kishave ortodokse serbe. Pezmatimi për këto gjëra dhe mundësia e hapjes së një perspektive më të mirë për bashkimin Kosovë-Shqipëri duket e kanë bërë Kadarenë të hidhet i tëri në krahët e sherrit ndaj shqiptarëve, të bëhet krejt tjetër nga ai njeriu “ me atdhetarizëm të lartë e idealizëm të pastër” ( shqiptar) sikurse e ka cilësuar Mexhit Prençi.

Në shrimin “Riparimi i së keqes” kemi materialin më të bollshëm të shohim anti-Kadarenë që na përshkruhet nëpër “Kadareiadë”. Marrëdhëniet e tanishme shqiptaro-serbe në Kosovë Kadareja ka parapëlqyer t’i trajtojë në një mënyrë që fajëson më shumë kryesisht shqiptarët. Duket sikur Kadareja më shumë është i shqetësuar si të vendosë zhvillimet në Kosovë në kontekstin e filozofimeve që ka bërë kur është marrë me mendimet e Eskilit për raportet midis të drejtës e të padrejtës ( shih “Eskili” Tiranë 1986 fq. 6-7). Kadareja në parathënien për këtë botim ka cituar mendimet e Eskilit : “Ç’është e drejtë dhe e padrejtë nuk është përherë e lehtë të gjendet”. Më tej shkruan : “E drejta ose të drejtat sipas Eskilit bëhen disa herë të mjegullta, sepse ato janë në koflikt të vazhdueshëm”. Ka njerëz që pranojnë se “e drejta” mund të jetë njëkohësisht te të dy palët kundërshtare-vazhdon Eskili-por këta janë indiferentët, të lodhurtit dhe shpirtdobëtit”. “E drejta s’mund të jetë njëkohësisht e të dy palëve-ngulmon ai- ajo i përket vetëm një ane”.

Sikur t’u ishte përmbajtur pa lëkundje këtyre mendimve të Esklilit Kadareja nuk duhej të kishte shkruar esenë “Riparimi i së keqes” ku cënimi parë i madh i së vërtetës është kur ngulmon se e drejta në konfliktin që vazhdon ende në Kosovë prej shekujsh midis shqiptarëve e serbëve qenka njëkohësisht e të dy palëve. Serbët pa përjashtim janë konseguentë me mendimin e Eskilit sepse thonë në çdo rast e rrethanë se e drejta është vetëm në anën e serbëve, pavarësisht se gënjejnë haptazi. Kurse Kadareja i bën lëshim të madh qëndrimit serb dhe largohet nga Eskili duke pranuar se e drejta mund të jetë dhe është e të dy palëve në Kosovë. Për të justifikuar këtë largim nga Eskili, Ismaili largohet dhe nga formula e tij e vitit 1981 “krushqit janë ngrirë” dhe shkon më tej se revizionimi që i bëri kësaj formule më pas në “Tri këngë zije për Kosovën”, sepse shqiptarët e serbët do ti afrojë në të drejtën e përgjysmuar jo vetëm nëpërmjet zisë së përbashkët, por dhe të një lumtërie fiktive të përbashkët që paskan provuar gjatë shekujve.

Për të përligjur këtë largim nga qëndrimet e tij të vitit 1981 Kadareja është armatosur me teorizimet që ka bërë në parathënien e “Eskilit” lidhur me atë si e ka kuptuar Ismaili autorin e lashtë helen : “ e drejta nuk është e palëvizëshme, përkundrazi ajo mund të shtegtojë, mund të zhvendoset nga njëra palë tek pala kundërshtare. Me një fjalë teprimi i mbrojtjes së të drejtës tënde mund të çojë në padrejtësi ose në ikjen e së drejtës tek armiku yt”. Kështu përpiqet ta p araqesë Ismaili gjendjen tani në Kosovë pas protestave të mesit të muajit Mars, sikur tashmë e drejta në Kosovë u përket të dy palëve, madje me atë që bënë shqiptarët e drejta ka ikur nga këta e ka shkuar tek armiku i tyre, serbët. Ismaili bën ( mbase dhe mendon e beson vërtetë e sinqerisht) se duke trajtuar problemin kështu si në një teatër gjigand të lashtë grek-eskilian po u bën shërbimin më të mirë shqiptarëve. Por edhe sikur të veprojë me qëllim që të mbështesë sherrin e tij, edhe sikur të veprojë me mirëbesim për të ndihmuar shqiptarët në frymë të filozofisë eskliane, ka vend për shumë debat, qoftë përsa i përket vlerësimit të ndodhive e zhvillimeve , qoftë përsa i përket detyrës së shqiptarit si duhet ta kuptojë e ta mbrojë çështjen shqiptare në këto rrethana, si duhet ta kuptojë e zbatojë atë filozofi eskiliane që ka parashtruar Kadareja para gati një çerek shekulli….
(vijon)



Abdi Baleta 06.04.2004
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

(vijon nga postimi i mesiperm) (te nxiret jane mestitujt e artikullit)

<span style="font-weight: bold">E keqja nuk riparohet duke u shtrënguar lakun në fyt shqiptarëve</span>



Shkrimi politik “Riparimi i së keqes”, sipas mendimit tim dhe besoj të plot të tjerëve që i ndjekin me shqetësim kthesat e rrezikëshme të diplomacisë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, është nga më negativët që kanë dalë nga pena e Ismail Kadaresë. Ai u ka rënë më shumë se gjithkush në qafë shqiptarëve që protestuan më 17-18 Mars 2004 në Kosovë, në një kohë që këta nuk janë aspak fajtorë.

Duke e ditur fare mirë si janë punët, Kadareja u ka dhënë shumë armë e municion në dorë serbëve e miqve të tyre në Europë t’i përdorin kundër shqiptarëvet për t’ua lënë këtyre fajin e përgjegjësinë që në Kosovë gjërat kanë ngecur, që atje po përgatiten terren dhe kushte për shpërthime të reja. Vet shefi i policisë së UNMIK-ut Stefan Feller që komandon në Kosovë 3500 policë nga 48 vende të botës deklaron :”Luftë në Kosovë nëse nuk ka zgjidhje politike”(gazeta “Dita” 30 Prill 2004). Atëherë për gjithçka të rëndë që mund të ndodhë dhe ka nodhur në Kosovë përgjegjësinë kryesore duhet ta mbajnë ata që kanë detyrën dhe mundësinë të gjejnë zgjidhjet politike të drejta e të qëndrueshme dhe jo ata që përfshihen edhe në zhvillime të rënda dhe pësojnë prej këtyre zhvillimeve si më17-18 Mars 2004. Sipas të dhënave zyrtare janë 19 të vrarë, rreth 1000 të plagosur, qindra të arrestuar dhe shumë të shënuar për përndjekje politike si në kohën kur Serbia bënte fushatën famëkeqe të “diferencimeve politike” pas ngjarjeve të Mars-Prillit të vitit 1981.

Kadareja ka qenë i vetëdishëm se leksionin e tij po ua mbante shqiptarëve në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare po u shtrëngonte lakun në fyt me shumë cinizëm e egërsi. Edhe Kadareja vet pak muaj më parë nëpërmjet gazetës “Shekulli” të Tiranës e kishte pranuar e pohuar me shqetësim këtë dukuri kërcënuese për shqiptarët nëpërmjet shkrimit të tij “Poshtërimi në Ballkan, Sprovë” që shtabet e gatëshme për propagandimin e Kadaresë e hodhën me shpejtësi në qarkullim si libër të veçantë ( botim nga “Onufri” 2004).



<span style="font-weight: bold">Kadareja hiqet si mirëbërës i njerëzimit në kurriz të kombit e të atdheut</span>



Në përmbylljen e”Sprovës” së tij për të analizuar e shpjeguar të këqijat e “Poshtërimit në Ballkan”, Kadareja thekson me të drejtë : “Nuk është lehtë të gjenden shkaqet e plota që çojnë drejt otacizmit (veçimit) të një populli. Një pjesë e tyre mbeten gjithmonë në terr”.

Por Kadareja në këtë “Sprovë”nuk i kërkon këto shkaqe me përkushtimin e një intelektuali shqiptar të shqetësuar në radhë të parë e kryesisht me fatin e keq historik dhe rreziqet e tanishme të kombit të tij. Përkundrazi Kadarenë e shqetësojnë më shumë vuajtjet e përbashkëta të ballkanasve, e tanishmja dhe e ardhmja e Ballkanit, Europës dhe sidomos e “qytetërimit perëndimor” që : “Për Spenglerin është qytetërim i vonë i destinuar të bëhet imperialist, i pashpirt, barbar, i dyshimtë dhe praktik…Simptomat e tij janë në mënyrë të pagabueshme si ato të fundit të Perandorisë Romake ( Stjepan G. Mestroviç, “Shprehitë thelbësore të Ballkanit”, SHBA 1993 fq.92).

Prandaj vemë re që Kadareja më shumë se gjithkush tjetër nga intelektualët e dëgjuar shqiptarë, e mbase dhe nga të huajt, po i akuzon rëndë e padrejtësisht shqiptarët si popull racist, që ka poshtëruar e munduar të tjerët dhe që përsëri në Kosovë po u bie në qafë serbëve. Pikërisht këtë ka dashur të thotë me vetëdije të plotë dhe dëshirë cinike Kadareja kur ka shkruar “Që të kthehemi te pyetjet e vështira lidhur me poshtërimin, mund të thuhet pa frikë se shqiptarët nuk kanë pse të qahen e të hiqen si viktima të gjithherëshme. Në pjesën më të madhe të rrugëtimit të tyre historik ata jo vetëm nuk kanë qenë të poshtëruar, por për fat të keq shpesh kanë marrë pjesë në poshtërimin dhe shtypjen e të tjerëve”. ( “Poshtërimi në Ballkan” fq.19).

Këtë fshikullim kaq të pashpirt, cinik dhe të pabazuar në fakte të popullit shqiptar, kombit të tij, Kadareja përpiqet ta përligjë me përkushtimin e tij ndaj zbulimit të të vërtetës historike, pasi ka shpallur si kriterin parësor të analizës së vet : “Gadishulli ynë më shumë e më ngutshëm se kurdoherë ka nevojë sot për të vërtetën”.

Do të bashkohem plotësisht me Kadarenë nëse ky me të vërtetë na bind se vë mbi gjithçka “kultin e të vërtetës”, ashtu siç e gjejmë në thëniet e mrekullueshme të demokratit rust të shekullit XIX, Çadajev : “Unë nuk jam mësuar ta dua atdheun symbyllur e gojëkyçur. Mua më duket se njeriu mund të jetë i dobishëm për vendin e vet vetëm atëherë në qoftë se e sheh me kthjelltësi atë, unë mendoj se koha e dashurive të verbëra ka kaluar, se tani para së gjithash ne i kemi borxh atdheut të themi të vërtetën…Gjë e mrekullueshme dashuria për atdheun, por ka dhe një gjë tjetër më të mrekullueshme, dashuria për të vërtetën. Dashuria për atdheun lind heronj, dashuria për të vërtetën lind burra mentarë, mirëbërës të njerëzimit…Unë preferoj ta fshikulloj atdheun tim, ta hidhëroj atë, ta turpëroj atë, por vetëm jo ta mashtroj atë”” ( “Nauka i Zhiznj” organ i Akademisë së Shkencave të B.S. nr.8 viti 1990 fq. 4-5).

Kur lexojmë “Poshtërimi në Ballkan”, qoftë dhe vetëm në fjalinë që sapo u citua, duket qartë se Kadareja kërkon të luajë rolin e kujdestarit e shpëtimtarit të Ballkanit më shumë se të kujdestarit e shpëtimtarit të shqiptarëve e të Shqipërisë Etnike , se Kadareja synon të krijojë për vete më shumë imazhin e mirëbërësit të njerzimit se të mirëbërsit të një kombi të vetëm, të vogël, të cilit i përket për lidhje etnologjike. Duke i besuar pa asnjë kundërshtim mendimit të mrekullueshëm të Çadajevit nuk kemi arsye ta kontestojmë këtë dëshirë të Kadaresë ose ta shpallim atë të papranueshme për shkak të vizionit tonë nacionalist shqiptar që Kadareja e urren në kulm se i duket “i ngushtë e primitiv”.



<span style="font-weight: bold">Pse radhitet Kadareja në anën e vrasësve të të vërtetës</span>



Por të gjitha këto mund t’i pranojmë vetëm me kushtin që vë Çadajevi, që Kadareja të veprojë kështu nga dashuria për të vërtetën dhe të qëndrojë rreptësisht vetëm në llogoren e luftës për të vërtetën.

Për fat të keq janë të shumta shkrimet, qëndrimet e sjelljet e Kadaresë që na e heqin besimin se ai po lufton vetëm në llogoren e të vërtetës, vetëm për hir të të vërtetës e të drejtës së kulluar. Shpesh edhe pse ngre flamurin e të vërtetës ai na pezmaton me shërbimet që i bën të pavërtetës, të padrejtës; me dëmet që i sjell atdheut e kombit në emër të disa luftrave dhe qëllimeve më të larta që gjoja bën e ndjek ai; me shërbimet që u bën armiqëve të kombit shqiptar për hir të gjoja një diplomacie politike shumë të hollë që ditka ta bëjë vetëm ai. Kjo na detyron që të kërkojmë përsëri ndihmë në urtinë e fjalëve të Çadajevit: “Ka mendje kaq gënjeshtare, sa edhe kur e vërteta thuhet prej tyre, bëhet gënjeshtër”.

Me një mendje të ngjashme na duket se i trajton në çaste e raste të caktuara shkrimtari Ismail Kadare marrëdhëniet e shqiptarëvet me fqinjët e tyre dhe çështje të tjera me rëndësi madhore për kombin tonë. Është një përshtypje që e kanë krijuar dhe e kanë bërë publike shkrimtarë të njohur e studiues të nderuar shqiptarë Arshi Pipa, Kapllan Resuli, Bilal Xhaferri, Injac Zamputi, Luan Myftiu etj.etj, apo dhe të huaj. Por mbi të gjitha tiparet e errëta të portretit letrar, politik e njerëzor të Kadaresë janë analizuar me përpikmëri shkencore, seriozitet e qetësi shembullore në “Autobiografia e Ismail Kadresë në vargje” nga zotëri Petraq Kolevica, një “studim kritik “ i botuar nga “Marin Barleti” në Tiranë në vitin 2002. Kolevica ka nxjerrë në pah me shembuj të shumtë pikërisht atë që në veprën dhe në sjelljet e Kadaresë mungon respekti për të vërtetën dhe të drejtën, pra nuk respektohet kushti i parashtruar nga Çadajevi për të merituar titullin “mirëbërës i njerëzimit” duke neglizhuar detyrimin për të qenë në radhë të parë mirëbërës i atdheut,

Ajo dinakëria që bie erë të rëndë dogmatizmi marksist e përdorur nga Kadareja kur akuzon elitën shqiptare të dikurshme shqiptare “feudalët, vezirët, pashallarët, guvernatorët mizorë shqiptarë (që) u kanë shkaktuar fatkeqësi popujve të tjerë, aty ku kanë sunduar ose ku u ka rënë rruga e marshimit” (fq.20) nuk pi fare ujë për të provuar racizmin e shqiptarëve. Kjo është njësoj sit ë akuzosh Kadarenë që jeton në Francë për antisemitizëm, meqenëse këto ditë në Berlin në një konferencë ndërkombëtare Franca është përmendur si vendi ku antisemitizmi qenka shtuar 6 herë.

Tani janë të pakët ata që mund të besojnë në shpjegimet në frymë dogmatike marksiste që përdor Kadareja, për popullin e vegjëlinë gjithmonë të mirë dhe klasat e larta fajtore për gjithçka te keqe. Me këtë dogmatizëm marksist të fajsimit të shqiptarëve që bënin pjesë në klasat e larta në kohën e Perandorisë Osmane, Kadareja jo vetëm nuk arrin ta zbusë akuzën që u bën shqiptarëve si popull racist e përbuzës, por ka dhënë edhe një herë një dëshmi se mbetet i nënshtruar plotësisht ndaj akuzës së njëjtë që u drejtonte në vitin 1989 Vuk Drashkoviçi shqiptarëve në polemikën me Kadarenë në të përmujshmen fanceze “Le Monde Diplomatique”. Me këtë ai ka dhënë një shembull konkret sesi në gojën e tij edhe një e vërtetë ( që shqiptarët në Perandorinë Osmane kanë gëzuar pozita të larta me dobi për vendin e tyre) bëhet gënjeshtër kur keqpërdoret për të akuzuar shqiptarët e atëhershëm e të sotëm për racizëm ndaj sllavëve, grekëve e të tjerëve.

Mund të rreshtohen citate të shumta nga autorë të shumtë perëndimorë që vërtetojnë me autoritet e objektivitet shencor të kundërtën e kësaj a që mundohet të imponojë Kadareja se shqiptarët u bënë racistë e shtypës popujsh në kuadrin e Perandorisë Osmane ( kjo është tezë eserbëve dhe e Drashkoviçit). Por, në këtë rast mjafton t’u referohemi du autorëve.

Historiani britanik Malkolm Noel ka shkruar :” Në të gjitha vendet ballknaikë pikëamja popullore për sundimin otoman është pothuajse tërësisht negative. Osmanët përshkruhen si barbarë që shkatërruan rëndë në zotërimet e tyre një kulturë kombëtare në lulëzim. Për ata thuhet se imponuan një sistem drejtimi krejt të huaj, shtypën me cinizëm çdo ndjenjë të identitetit kombëtar, vendosën kolonë turq në shumë zona, e kthyen fshatarsinë e krishterë në bujkorobe..detyruan njerëzit të bëheshin myslimanë…Të gjitha këto pretendime janë mashtruese, ose dhe më keq të rreme…Është e vërtetë se në 200 vitet e fundit të sundimit të Perandorisë Otomane kishte raste të shumta arbitrariteti, dhune shtypjeje…Por deri në fund të shekullit XVI sundimi otoman në Ballkan ishte shumë i rregullt dhe krijoi kushte jetese që në shumë drejtime barazoheshin me ato të pjesës tjetër të Europës. Është i pakuptimtë pretendimi se në periudhën e parë Perandoria Otomane shtypi konceptin modern të identitetit kombëtar sepse ky koncept ende nuk kishte filluar të shfaqej në Europë…Perandoria Otomane nuk u bë shtet islamik në kuptimin e ngushtë të fjalës…statusi i fshatarsisë pësoi përmirësim real”.(fq,93-94 të botimit të vitit 1998 në gjuhën angleze).

Studiuesi amerikan i marrëdhënievet ndërkombëtare Deivid Fromkin në librin e tij shumë të vlerësuar “Udhëkryqi kosovar”, (botin në gjuhën angleze në SHBA në vitin 1999) shkruan : “ Për Rebeka Uest, sikurse për çdo liberal të epokës Viktoriane dhe Eduardiane të bije nën sundimin otoman ishte njësoj si të zhyteshe në errësirë. Ishe një mendim që nuk lejohej të vihej në dyshim. Ja përse Uest kishte ndjesinë e fortë se në vend që të zgjidhte një shpërblim qiellor për humbjen e Kosovës Princ Llazari ( i serbëve A.B.) duhej të kishte luftuar për të fituar. Pasoja e humbjes, domethënë rënia nën sundimin turk që do të vazhdonte në shekuj, ishte një gjë tejet e tmershme që ajo ta pranonte. Jo të gjithë historianët e sotëm do të donin të bashkoheshin me të tilla ndjesi. Sa më shumë që ne mësojnë për periudhën otomane dhe sa më shumë që dimë për sundimin e perandorive të tjera, aq më pak, të themi relativisht, ne i qortojmë sulltanët turq. Në të vërtetë në kohën e lavdisë së tyre, në shekujt XV-XVI qytetërimi tyre ishte njëri nga më të lartët në botë”(fq,93-94).

Ja, pra, se si dy autoritete të shkencës në Perëndim, që njohin e trajtojnë problemet e Ballkanit, na vërtetojnë se shqiptarët që kanë qenë në shërbim të Perandorisë Osmane nuk kanë qenë aspak ashtu siç mundohet t’i paraqesë me vlerësimin e tij marksist e sllavo-komunist Kadareja, racistë e shtypës të popujve të tjerë, që i ngjisin racizmin edhe popullit shqiptar, por kanë qenë në shërbim të njërit nga qytetërimet më të larta të kohës, u kanë sjellë dobi popujve të Ballkanit.

Nëse Kadareja nuk ka respekt për studiues si Malkolm Noel dhe Deivid Fromkin atëherë po i referohemi një të treti, një shqiptari që ndjek kultin e panballkanizmit e të eurocentrizmit dhe fetishizon qyterëimin perëndimor. Ky ka shkruar për Perandorinë Osmane : “ Është një perandori shumë e kompletuar. Ajo përfshinte gjithë racat njerëzore, gjithë fetë, gjithë konfliktet, gjithë fatet. Ajo zotëronte mekanizmin më të përsosur burokratik të të gjitha kohërave. Në këtë Perandori ju mund të gjeni të gjitha perandoritë, përfshi edhe Rajhun e Tretë apo Perandorinë Sovjetike…Modelet janë të gjitha në Perandorinë Otomane. Ishte si SHBA në Mesjetë. Në këtë perandori shumë të errët e të tmerrshme hera herës gjejmë po kështu shenja të një tolerance të madhe…Jo vetëm (me) çifutët. Perandoria Otomane ndoqi një politikë nacionale ndonjëherë shumë më inteligjente se të vendve të tjera dhe perandorive të tjera.”

Këto fjalë janë të botuara në të përjavshmen “Fjala” në Tiranë më 1 Mars 2004 nën titullin e madh”Perandoria Otomane –janë Shttetet e Bashkuara të Mesjetës” Dhe kush është autori i këtyre fjalëve? Shkrimtari Ismail Kadare gjatë një bisede me Tierri Fabrë, për revistën “Qantara”. Atëherë si ia nxe goja po këtij Kadaresë që shqiptarët që kanë shërbyer në “SHBA të Mesjetës” (Perëndorinë Otomane) t’i trajtojë si shtypës të popujve të tjerë e racistë kur ai këto fjalë nuk i përdor sot për shqiptarët që i shërbejnë SHBA-së deri në ushtrinë pushtyuese në Irak ( në kohëne osmanëve shqiptarët i çonin në Jemen ushtarë)?! Pse Kadareja në shkrimin “Poshtërimi në Ballkan” e shkrime të tjera shkruan për Perandorinë Otomane sikurse ka shkruar serbofilja Rebeka Uest në vitet 1930 ndërsa për shqiptarët në shërbim të Perandorisë Otomane lëshon po ato akuza që ka lëshuar Vuk Drashkoviçi në vitin 1989 dhe propaganda serbe për dy shekuj?! Sepse kadareja do të gjejë artifice propagandistike që të barazojë edhe shqiptarët në racizëm me serbët e grekët.

Ky është njëri nga qëllimet kryesore të shkrimit “Riparimi i së keqes”. Ky është misioni që i ngarkohet Kadaresë në projektet shumë cinike që po bën diplomacia e disa vendeve të Perëndimit, madje dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Hagës që luftën genocidale të serbëve në Kosovë ta barazojë me luftën e UÇK-së e të gjithë shqiptarëve për çlirim kombëtar, që fajsinë për tragjedirat në Kosovë ta ndajë midis serbëve e shqiptarëve, pavarsisht se si kanë rrjedhur ngjarjet. Nëse Kadareja i qëndron mendimit se Ballkani para së gjithash ka nevojë për të vërtetën atëherë ai duhet të ngrihet kundër këtij krimi që po bëhet ndaj të vërtetës dhe jo të radhitet pranë vrasësve të të vërtetës mbi tragjedirat shqipare apo ballkanike.



<span style="font-weight: bold">Kadareja do të njollosë shqiptarët me racizmin e tij antikinez</span>



Një shëmbull tjetër flagrant që tregon se si një e vërtetë në gojën e Kadaresë bëhet gënjeshtër është kur Kadareja shkruan : “ Një racizëm i vonë, i mbetur në shpërgënj, ishte ai kundër kinezëve, i vetmi me sa duket, me prejardhje politike, mosmiratimi i një miqësie groteske, që u fik, për fat të mirë, bashkë me maoizmin, pa lënë asnjë gjurmë ndaj komunitetit kinez që jeton sot në Shqipëri”. E vërteta që Kadareja enjeh mirë por përpiqet ta fshehë me shumë djallëzi është se në Shqipëri vetëm një njeri ka tentuar të nxisë racizëm kundër kinezëve dhe ky njeri është pikërisht Ismail Kadareja me romanin e të tij “Koncert në fund të Dimrit”.

Për t’i bërë servilizma të pështira Enver Hoxhës, Ismail Kadareja shkroi këtë roman turpi ku sulmohet jo vetëm politika e Kinës komuniste por tërë historia e Kinës, karakteri kinez. Vetëm pse ka shkruar një roman të tillë Kadareja nuk e meriton as të jetë kandidat për “Çmimin Nobel”, sepse pot ë marrë Kadareja këtë çmin do të jetë miratim i një racizmi ndaj një të katërtës së njerëzimit. Kadareja e ndjen sa e ka dëmtuar ambicien e tij për titullin “mirëbërës i njerëzimit” me racizmin antikinez që ka shpalosur në roman prandja tenton tani që këtë racizëm të tij personal t’ia veshë gjhithë kombit shqiptar, që të pudrosë fytyrën e tij të nxirë me racizëm antikinez duke nxirë atë të gjithë shqiptarëve. Nëse ndonjë nga panagjeristët e Kadaresë do të më sulet se me këto rreshta po fyej “Nderin e Kombit”, se dëmtoj atdheun duke thënë që Kadareja nuk e meriton “Çmimin Nobel” po i jap përgjigjen paraprake : është një rast kur duhet bërë siç ka thënë Çadajevi dhe dashuria për të vërtetën duhet vënë mdi dashurinë spekuluese për atdheun.



<span style="font-weight: bold">Kadareja fshikullon komunizmin në Shqipëri deri në vetposhtërim kombëtar</span>



Studiuesi serioz i veprimtarive agjenturore në Shqipëri e kundër saj, Bekim Budo, kur analizon në gazetën “Ballkan” të datës 29 Prill 2004 fushatën e dendur të duelevet mediatike e gazetareske që ka shpërthyer kohët e fundit lidhur me vlerësimin e sistemit komunist e të figurave të tij qendrore dallon tri dukuri : “nostalgjia për gjithçka është kryer (“performancë ideale”), denigrimi për gjithçka është realizuar nën regjimin e kaluar(‘nihilizëm pezhorativ”) dhe absolutizim i rolit të personaliteteve (“personalizim spekulativ tendencioz”).

Ismail Kadareja në tërë shkrimet e tij qysh ku braktisi Shqipërinë është përpjekur të radhitet te denigruesit më të mëdhenj të komunizmit dhe të enverizmit, ndonëse siç tregojnë analizat e veprave e veprimeve të tij, sidomos studimi i bërë nga Petraq Kolevica, ai ka qenë njëri nga propagandistët himnizuesi më të shquar të komunizmit e të figurës së Enverit në Shqipëri e në botë..

Kadareja në “Sprovën” e titulluar ”Poshtërimi në Ballkan” shfaqet egërsisht trillues dhe keqdashës ndaj popullit të vet duke u nisur nga pozitat e “antikomunistit” të tërbuar dhe duke keqpërdorur të vërtetën që Shqipëria ka qenë vend i izoluar nën regjimin komunist. Në të njëjtën kohë ai përpiqet të lehtësojë qëndrimet armiqësore të të huajve ndaj shqiptarëve duke shkruar :” Politika vetvrasëse e veçimit, krimi fillestar e njëherësh më i rëndi i komunistëve shqiptarë, ka qenë fatale në këtë hah”.

Kadareja ende nuk do, ose dhe nuk është intelektualisht në gjendje të kuptojë se “otracizmi”(veçimi) i popullit shqiptar nuk ka qenë pikësëpari dhe kryesisht vepër e “veçimit vetvrasës” dhe “krimit fillestar të komunistëve shqiptarë”, por ka qenë sëpari dhe kryesisht rrjedhojë e izolimit që u kanë bërë shqiptarëve të tjerët. Fuqitë e mëdha i izoluan shqiptarët në kohën e Rilindjes së tyre Kombëtare, sidomos në vitet e Lidhjes së Prizrenit kur çështja shqiptare u shtrua siç duhej para Europës dhe shqiptarët krijuan gjithë premisat për njohjen e një Shqipërie më vete si subjekt i marërdhënieve ndërkombëtare në kufinjtë etnikë. Shqiptarët i izoloi bota në kohën e shpalljes së pavarësisë. I izoluan në kohën e mbretërimit të Zogut, duke i lënë dorë të lirë Italisë të ushtronte çfardo trysnie të donte. Edhe fqinjë ballkanikë e izolonin Shqipërinë kur bëheshin veprimtari ballkanike. Fuqitë e mëdha i izoluan shqiptarët kur Shqipëria u pushtua nga Italia. Ato nuk njohën Ahmet Zogun Mbret në mërgim, as lejuan krijimin e qeverisë shqiptare në mërgim, sikurse bënë në rastin e vendeve të tjera të pushtuara nga nazi-fashistët.

Pra para se të kryhej “krimi i parë i komunistëve shqiptarë” shqiptarët e Shqipëria kishin qenë vazhdimisht të flakur. Edhe tani në kohën e pluralizmit politik fuqitë e mëdha Shqipërinë e shqiptarët poi izolojnë padrejtësisht, ndonëse neokomunizmin e ndihmuan ato fuqi të rikthehej në pushtet me dhunë të armatosur në vitin 1997.Vet fuqitë e mëdha bënë që në Shqipëri tranzicioni demokratik të shndërrohej në rrëmujë, që në Shqipëri të lëshonin rrënjë korrupsioni dhe krimi, mungesa e stabilitetit e dhe demokracisë së përkryer zgjedhore. Ndërsa tani tërë fajet ua lënë shqiptarëve dhe i ndëshkojnë duke u vrarë shpresat që u patën ngjallur dhe u thonë me cinizëm: “nuk ka lëvizje të lirë për ju në Europë, nuk ka integrim europian për ju deri në vitin 2020”.



<span style="font-weight: bold">Kadareja u vë haraç shqiptarëve të qetësojë jugosllavomaninë europiane</span>



Kadareja e di fare mirë dhe pohon vet se “Një nga arsyet e njohura, përveç revanshizmit të vjetër ballkanik ka qenë jugosllavomania, thënë ndryshe moda e flirteve me fqinjin tonë verior, ajo që më së shumti ka dëmtuar Shqipërinë” ( “Poshtërimi në Ballkan”fq.88) Pra, Kadare e di se “jugosllavomania” (duhet të shtojë edhe “helenomania dhe grekofilia”) ka çuar dhe në “otracizmin” e shqiptarëve. Madje Kadareja e di se si “jugosllavomania” dje vepron kundër shqiptarëve “serbomania” sot. Vet Kadareja shprehet me të drejtë i pezmatuar që dhe në mjedise intelektuale gjermane, ku shqiptarët kanë gjetur më parë më shumë mirëkuptim, sidomos në lëmin shkencor, sot ndeshemi me një politikë e propagandë të padrejtë e të pandershme antishqiptare.

Megjithatë Kadareja ka tentuar të mohojë një të vërtetë të hidhur ( siç duket për kënaqur ndonjë zelltar të tij të ri si Kastriot Myftaraj) : “Nuk ka komplot kundër Shqipërisë, siç u pëlqen të fantazojnë rrethet nacionaliste shqiptare” ( fq.82 e librit të cituar). Por vet Kadareja me përshkrimet e vëzhgimeve të tij vërteton se komploti është fare sheshit, edhe tani, pesë vite pas zhvillimevet shumë të favorshme për shqiptarët në pranverën e vitit 1999 ky komplot bëhet sërish veprues e cinik.

Vet Kadareja e pohon se “projekti i vjetër i copëtimit të vendit (është ) rishfaqur me një kostum të ri: vend shumëkombësh” (fq 14). Ky projekt që alarmon Kadarenë në Shqipëri shfaqet nëpër biseda televizive nga përfaqësues grekësh, romësh, vllehësh, maqedonësh. Kurse në Kosovë ky projekt paraqitët si politikë zyrtare e diplomacisë ndërkombëtare. Kadareja për këtë duhet të shqetësohet edhe më shumë, kundër kësaj duhet të ngrihet në radhë të parë, sidomos tani që parlamenti serb miratoi dhe planin “realpolitik” të Koshtunicës për kantonizimin e Kosovës.

Nuk ka përse mërzitet aq shumë Kadareja për “racizmin shqiptar” kundër serbëve, kur vet ai e thotë se “antishqiptarizmi është kthyer në profesion fitimprurës. Përbaltja e Shqipërisë, fyerja përqeshja, tallja cinike, të gjitha këto shpërblehen… në zyrat europiane..”(fq.50) . Atëherë çdo intelektual shqiptar e ka për detyrë të përqëndrohet kundër këtij rreziku të madh e jot ë humbasë kohën dhe energjitë për të kërkuar me lupë të gjejë ndonjë shenjë të “racizmit shqiptar”, apo të bëhet shegert i “jugosllavomanisë europiane” duke sulmuart protestuesit e Kosovës dhe duke vajtuar për djegien e kishave serbe.





<span style="font-weight: bold">Syzet pariziane e mjegullojnë vështrimin mbi politikën antishqiptare</span>



Vet Kadareja thekson : “Ndërkaq s’mund të mohohet një ftohtësi e vazhdueshme, për të mos thënë një mungesë dashamirësie ndaj shqiptarëve, rikthim i një klime të vjetër, të kohës kur Europa flirtonte me Jugosllavinë. Rrjedhojën e këtij flirti populli shqiptar e pagoi shumë shtrenjt, sidomos në Kosovë. Në verëbërinë evropiane, mu në mes të kontinentit ndodhën për vite të tëra krime mesjetare. Do të mjaftonin gjysmë million shqiptarë të kaluar nëpër zyrta e hetuesisë e të policisë..do të mjaftonin…Do të mjaftonin 1000 foshnjat e shkuara në thikë si berrat siç e ka pohuar vet shtypi liberal serb, që Evropa të mos pendohej kaq shpejt për ndëshkimin e Serbisë”.

Kadareja e di fare mirë, madje na e shpjegon edhe net ë tjerëve, se Europa është penduar që ndëshkoi Serbinë dhe që nga ky ndëshkim përfituan diçka shqiptarët. Kadareja e ka vënë re shumë mirë dhe e vë në dukje po aq mirë se : ”Mizoritë që pësuan gjermanët e pafajshëm pas LDB, shpërnguljet e trishtueshme, vuajtjet, nuk e përmbysën megjithatë historinë”. Kjo do të thotë se faji i gjermanëve as nuk u shlye, as nuk u la në harresë. Madje pkërisht këto ditë ky faj u rikujtohet gjermanëve duke organizuar pikërisht në kryeqytetine tyre, Berlin, atë “Konferencën ndërkombëtare kundër antisemitizmit”, e cila n fakt është një spekulim me diplomacinë konferencore ndërkombëtare se bëhet për të ulur zemërimin që po ngrihet në botë kundër egërsisë së sionizmit në Lindjen e Mesme dhe për të përligjur ndikimin e madh që po ushtron sionizmi në politkën e SHBA nën maskën e “luftës kundër terrorizmit islamik e Al Kaedasë”.

Kadareja e ka theksuar me shumë vend se në rastin e serbëve e të Kosovës po pëpiqen të bëjnë ndryshme nga rasti me gjermanët dhe komenton me pezmatim të përligjur : “ Është komode me sa duket për ndërgjegjen e penduar europiane kjo përmbysje. Është mënyra më e lehtë për t’u kthyer tek politika e dy kuteve ( deux poids et deux measures) për shqiptarët. Thelbi i këtij qëndrimi ka qenë lejimi kundër shqiptarëve i asaj që nuk lejohet kundër të tjerëve. Një rikthim, qoftë dhe i pjesëshëm te ky qëndrim do të ishte fatal për gadishullin ballkanik. Ndërkaq shenjat e këqija, ato për të cilat u fol në kët sprovë, janë fare të qarta, që nga racizmi kundërshqiptar, i mbështetur nga një prapavijë e tërë propagandistike, gjer te lazdrimi i liderëve serbë, atyre që e kanë ndërgjegjen të njollosur nga krimi dhe të inkurajuar nga ky lazdrim guxojnë ende të ulërijnë sot se Serbia nuk do t’i kërkojë kurrë ndjesë Kosovës. Praktika e dy kuteve arrin një nga kulmet e saj të hezitimit fyes për t’u shprehur qoftë edhe në parim për pavarësinë e ardhme të Kosovës”.(fq.83-84 të librit të cituar).

Pasi lexon këto, nga fundi i librit të duken gjëra të vogla të pjesëshme ato veprimet e turpshme të njëfarë akademikeje angleze, Gabriele Hanah, për kanibalizmin e shqiptarëve ( <span style="font-style: italic">që paska zbuluar se katolikët në Veri të Shqipërisë të dielave hanë nga një anëtar të fisit</span>), ose të atij francezit Ksavie Rofer që paska zbuluar se “themeli mesjetar i mafias qenka në Kanunin e Lek Dukagjinit”. (fq.36-37) Kësi të marrësh do të ketë gjithnjë, sidomos kur ka dhe shkrimtarë shqiptarë, miq të Kadaresë që shkruajnë se perversiteti tek shqiptarët gegë qenka në atë shkallë sa venë gruan të flejë më mikun e shtëpisë, ( romani “Turpi”). Kadareja nuk ka thënë gjë kundër këtij romani sepse edhe vet ka shruar për “festivalet e homoseksualizmit” në bjeshkët e Veriut; ka erotizuar Kanunin, ka përdhosur mbajtjen e besës së vllait të vdekur dhënë nënës e motrës në Legjendën për Kostandinin e Doruntinën, duke e paraqitur si ndodhi perverse inçesti.

Por, me rëndësi për polemikën tonë është që vet Kadareja e pohon që në politikën zyrtare europiane “jugosllavomania” është kthyer të “serbomani”, se “jugosllavomania” dje ka bërë që Europa të veçojë shqiptarët, çka qartëson rrezikun e sotëm se përsëri për “serbomaninë” e saj Europa vepron kundër të drejtës së shqiptarëve të Kosovës.

Pra, kur lexon librin “Poshtërimi në Ballkan. Sprovë”, teksti i të cilit është botuar në fund të vitit 2003, para se të ndodhnin trazirat e 17-18 Marsit 2004 në Kosovë, vëren qartë se Kadareja i ka ditur për bukuri të gjitha këto, se pas ngjarjeve të 17-18 Marsit nuk është duke u ravijëzuar ndonjë politikë e re armiqësore e Europës ndaj shqiptarëve, por vazhdon me më shumë cinizëm ndaj shqiptarëve po ajo politika e mëparshme e “pendimit që u ndëshkua Serbia” në vitin 1999, politika e “dy kuteve” ndaj shqiptarëve e çështjes së tyre dhe praktika shumëformëshe dhe shumëplanëshe e provokimit që shqiptarët të reagojnë vrullshëm dhe pastaj Europa të sulet më keq kundër tyre me akuzat : “jeni mosmirënjohës ndaj shpëtimtarëve”, “jeni trazavaçë, zullumqarë”, “do të humbisni miqtë”.

Në të tilla kushte të vështira për shqiptarët, detyra e çdo patrioti shqiptar, siç i pëlqen dhe Kadaresë të jetë, sidomos e intelektualve me zë e me emër brenda e jashtë trojeve shqiptare, është të dalë me maksimumin e përkushtimit e të fuqisë së tij në mbrojtje të vëllezërve të vet, edhe sikur nga ana e tyre jo gjithç të ketë qenë e përkryer taktikisht në qëndrimet tyre, edhe sikur ata të mos kenë mundur të ruajnë një gjakftohtësi të përsosur. Detyra e çdo intelektuali e politikani shqiptar në raste të tilla është të kundërshtojë e demaskojë ata që u kanë ngritur kurthe shqiptarëve, jo të fillojë e të mallkojë edhe më shumë se kundërshtari ndonjë taktikë të shqiptarëve, ndonjë nxitim, apo teprim në reagim.

Por, për fat të keq Kadareja ka bërë pikërisht atë që nuk duhej të bënte. Me shkrimin “Riparimi i së keqes” ai “që nga aparatamenti i tij parizian” ( Beqë Cufaj) u është vërsulur shqiptarëve me inat e mllef të papërmbajtur, është hedhur në terror intelektual ndaj tyre, ka kthyer kokëposhtë të vërtetat, ka nxirë dhe ato pjesë të bardha që mund të gjenim në shkrimin e tij të mëparshëm “Poshtërimi në Ballkan”. Me një fjalë Kadareja ka shpërthyer një fushatë poshtërimi ndaj shqiptarëve që morën pjesë në protestat e 17-18 Marsit në Kosovë. Kështu “Poshtërimin në Ballkan” e rrumbullkosur si “poshtërim shqiptar” për serbët në Kosovë.



<span style="font-weight: bold">Kadareja i shpall 17-18 Marsin di “Dita e kiametit” në Kosovë</span>

Qyhs në fjalinë e parë ai ka tentuar që protestat e shqiptarëve t’i paraqesë si reagim i paprovokuar nga shkaqe serioze, si “ngjarje të rëda që mbeten në kujtesë dhe që bëjnë të harrohen ngjarje të tjera më të rënda”. Me një fjalë Kadareja qysh në nisje të shkrimit ka hedhur tezën se për shkak të protestave të 17-18 Marsit shqiptarët nuk do të kenë më të drejtë të ankohen për tragjeditë që kanë pësuar deri në atë ditë. Mos vallë Kadareja ka ndërmend të shpallë moratorium për krimet serbe në Kosovë?!

Kadareja lëshon zemërim e mallkim të shfrenuar ndaj shqiptarëve me fjalitë : “ Le të mso kemi asnjë iluzion. Në Kosovë në Mars të vitit 2004 çështja shqiptare pësoi një disfatë. Një dëmtim të rëndë. Një kthim prapa. Le të mos kërkojmë ngushëllim tek proverbi “çdo e keqe vjen për të mirë”. Jemi mësuar që në raste zhvillimesh të tilla të dëgjojmë prej Kadaresë mallkime histerike, falle rrënqethëse dhe parajalmërime katostrifike për shqiptarët. Qysh në çastin kur kemi lexuar këto fjali dhe tërë shkrimin e dinim se Kadareja do të detyrohej më vonë të kafshonte gjuhën, madje të tentonte të bindëte njerëzit se nuk është shprehur ashtu, se nuk e kanë kuptuar etj. Kështu ndodhi me mallkimet vitit 2001 kundër UÇK-së në Maqedoni. Në fakt Kadareja filloi menjëherë në intervsita të mëvonshme të bënte dredha. Por ngjarjet janë në vijim.

Tani në fund të muajit Prill 2004 mund të themi më me siguri se ditën e gënjeshtrave kur lexuam tekstin “Riparimi i së keqes” se dështim ka pësuar mendimi i mllefosur dhe mallkimi arrogant i Kadaresë. Kurse ngjarjet e Marsit 2004 në Kosovë çështjen shqiptare e kanë çuar përpara. Të paktën Holkeri miratoi shkëputjen e Kosovës nga sistemi i Kodit Penal të Serbisë, pushoi një italiankë që ishte lidhur me interesa me Serbinë. Rugova u prit për bisedmie në OKB nga Kofi Anan. Këshilli i Europës filloi të merret me çështjen e Kosovës. Edhe Presidenti i Shqipërisë e mori guximin të përmendte gjatë vizitës në Kosovë termat “pavarësi e Kosovës”. Kështu bënë dhe disa deputetë shqiptarë në Këshillin eEuropës. Shumë vëzhgues politikë ndërkombëtarë kanë qortuar qëndrimet e veprimet e diplomacisë ndërkombëtare, kanë filluar të analizojë mangësitë e mbrapshtitë në punën e UNMIK-ut. Shumë vëzhgues seriozë po theksojnë se i duhet dhënë fund sa më parë gjendjes së papërcaktuar në Kosovë.

Këto ngjarje bënë që shqiptarët të vetëdijësohen shumë më tepër se Kadareja për atë politikë të mbrapshtë që bënte Europa për hir të “pendesës që kishte ndëshkuar Serbinë” dhe për hir të “jugosllavomanisë” që përmend Kadareja në “Poshtërimi në Ballkan” dhe që tani shfaqet si “serbomani”. Këto ngjarje kanë bërë që diplomacia ndërkombëtare të fillojë të mendojë më seriozisht për mangësitë e saj, për dështimet e saj dhe politika shqiptare t’i thërrasë pakëz mendjes për moskokëçarjen esaj. Çështja shqiptare, pra, nuk ka bërë aspak hapa mbrapa nga ngjarjet e 17-18 Marsit.



<span style="font-weight: bold">Hapa mbrapa në çështjen shqiptare janë thirrjet për zemërim të mekur kadarean</span>



Kadareja ka bërë hapa mbrapa edhe në krahasim me ato që shpalosi në “Poshtërimi në Ballkan”. Kadareja në vend që të ndihmojë shqiptarët “të riparojnë të keqen” më shkrimin e tij të ditës së rrenave ( 1 Prill 2004) ka prishur edhe atë imazh që kishte krijuar me “Sprovën” e titulluar “Poshtërimi në Ballkan”, një imazh pjesërisht i pranueshëm pjesërisht, i qortueshmë për ata që Kadarenë e shohin si shkrimtar të madh e politikanist të vogël dhe të shkëlqyer për ata që asnjëherë nuk duan ose nuk janë në gjendje të gjykojnë për qëndrimet e Kadaresë pa përulje idhulltare.

Kadareja klith : “Të shkëputemi nga zemërimi i verbër, nga vizioni dritëshkurtër, nga dufi katundaresk, ky surrogat i keq i patriotizmit, për t’u bërë të aftë të shohim atë që ndodhi dhe pasojat” .

Kjo nuk është kurrfarë thirrje prej intelektuali të madh që po sheh shumë më larg e më qartë se të tjerët. Është më tepër një klithmë e meskinitetit provincialist që askush të mos guxojë të zemërohet pa u zemëruar ai, Kadareja nga Gjirokastra, që askush të mos reagojë pa dhënë urdhër ai, Ismaili nga Parisi, që askush të mos ngoihet në mbrojtje të të drejtave politike shqiptare pa shkruar ai “shkrimtari kombëtar” në një gazetë, ose më shumë se sa lejon ai, “politikani europianist” në ndonjë intervistë. Është bajraktarizmi intelektual i Kadaresë që kërkon të vejë nën hyqëm deri shpërthimet popullore në Kosovë.

Një fjalë e urtë popullore thotë “I mençuri duhet të tregohet gjakftohtë përpara se ta zemërojnë dhe jo kur e kanë zemëruar”( gazeta “Drita” 7 Janar 1990). Më 17 dhe 18 Mars shqiptarët në Kosovë tashmë i kishin zemëruar tej mase. Gazetari nga Kosova Agim Popovci në shkrimin “Përse Shefer nuk ka të drejtë?!”, ( gazeta “Panorama” më 28 Prill 2004) i ka kundështuar me shumë arsye dhe me argumenta serioze shfryrjet kërcënuese e fyese të sekretarit të përgjithëshëm të NATO-s kundër shqiptarëve që bënë protestat në Kosovë dhe kundër politikanëvet papushtet shqiptarë pse këta nuk janë në gejndje të ndrydhin pakënaqësitë e zemërimin e shqiptarëve.

Agim Popovci ka kujtuar në këtë rast se politika shqiptare në Kosovë nuk ka asnjë fuqi e kompetencë dhe nuk ka si të kontrollojë pakënaqësinë e popullit. Ai i kujton Sheferit, por edhe zemërakëve shqiptarë si Kadareja, se ka pesë vjet që forcat e NATO-s durojnë pa çarë kokën të sfidohen nga sebët në Mitrovicën veriore dhe pijanecët serbë në Urën e Ibrit. Popovci i kujton Sheferit dhe zemërakëve si Kadareja se ishte një grusht provokatorësh serbë të nxitur nga Beogradi që bllokuan rrugën për lëvizjen e 80 000 shqiptarëve në mes të Kosovës para se të shpërthenin ngjarjet e 17 Marsit. Ushtritë e NATO-se policët e UNMIK-ut në vend që të zhbllokonin rrugën ruanin serbët të mos i shqetësonte kush.

Nuk ka nevojë të zgjatemi se ç’ndodhi me fëmijët shqiptarë që u mbytën në lum në fshatin Çabër. Por duhet kujtuar që të mos harrojnë zemërakët ndaj shqiptarëve si Kadareja se kur u mbytën dy fëmijë serbë afër Pejës u mblodh Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Ndërsa në rastin e fëmijëve shqiptarë u veprua ndryshe. Filluan menjëherë manovrimet për të zhytur sa më thellë të vërtetën, jo vetëm në ujrat e lumit, por dhe në zvarritjet e burokracisë hetimore, në dinakëritë e politikës e të propagandës. Madje dhe tani po vazhdojnë përpjekjet për ta mjegulluar sa më shumë tragjedinë tyre. Edhe raporti hetimor që bënë me shumë vonesë organet e UNMIK-ut dhe që në mënyrë pakëz të çuditëshme lë në errësirë se kush ka kryer krimin më parë u shpall në TV të Beogradit se të ndiqte rrugën zyrtare në Kosovë.

Kurse OSBE fajsoi shtypin shqiptar të Kosovës pse e pasqyroi tragjedinë e fëmijëve të mbytur në mënyrën e zakonshëme që i pasqyron shtypi ngjarje të tilla tragjike. OSBE qortoi shtypin e Kosovës pse nuk ushtroi autocensurë në këtë rast dhe e akuzoi këtë shtyp se gjoja paska qenë nxitësi i ngjarjevet të 17 Marsit. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë OSBE-n të fajsojë shtypin e Beogradit, ndonëse ai për vite të tëra ka nxitur, ka mbrojtur genocidin, krimin shtetëror, agresionin serb në Ballkan, ndonëse ky shtyp për dekada ka gatuar e reklamuar krimet kundër shqiptarëve. Si mund të mbeteshin shqiptarët deri në caqet e “zemërimit të mekur kadarean” më 17 Mars kur ata janë nëpërkëmbur nga serbët e Serbia edhe gjatë këtyre viteve që quhen të lirisë e nën mbrojtjen e shpëtimtarëve, kur Serbia u përmend çdo ditë se nuk kanë shteg tjetër veçse të rikthehen nën kolonializmin serb?

Kadareja që sillet me kaq gjakftohtësi duhet pyetur: “ ende nuk e kanë zemëruar serbët? Çfarë duhet të bëjnë më serbët kundër shqiptarëvet që të zemërohet Kadareja me ta, e të mos predikojë më kaq gjakftohtësi përulëse vetëm nga ana e shqiptarëvet? Ose çfarë duhet të pësojnë më shumë shqiptarët e Kosovës që të zemërohen sa të mos u shkojë më mendja tek gjakftohtësia që predikon gjithnjë Kadareja?

Më 1 Prill 2004 Kadareja ka tentuar të caktojë për të gjithë shqiptarët kufinjtë deri ku duhet të shkojë zemërimi i tyre për ato që ndodhën në Kosovë. Kush nuk pranon të qëndrojë në këto kufinj të “zemërimit kadarean” e ka marrë paraprakisht diagnozën se vuan nga “zemërimi i verbër katundaresk”. Kadareja sigurisht ka menduar se autoriteti i tij si diagnostikues parizian i zemërimit do të stepë shumë shqiptarë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Por jo të gjithë e pijnë me ujë e tymosen me nuskën që shkruan Kadareja për të mos i zënë “zemërimit katundaresk”.



<span style="font-weight: bold">Kush duhet të zemërohet me antiracizmin e Kadaresë, shqiptarët apo serbët?!</span>



Më 18 Prill 2004 në gazetën “Korrieri” të Tiranës ( gazetë që bën pjesë në grupim mediatik të komanduar nga një oficer i zbulimit francez që përçon mjaft serbomani europiane në Shqipëri) u ribotua shkrimi “Kadare dhe kosovarët” me autor gazetarin nga Kosova Beqë Cufaj dhe botuar fillimisht në “Frankfurter Algemajne Cajtung” të Gjermanisë. Nga ky artikull mësuan se “Dhuna e 17-18 Marsit, e cila tronditi jo vetëm Ballkanin, por edhe shpirtrat në Europë ka filluar të ketë edhe pasoja të tjera”. Për Ballkanin nuk po na bëhet shumë vonë se i tronditur ka qenë jetë e mot. U mërzitëm pakëz që qenkan trodnitur shpirtrat në Europë se atje shpirtrat janë shumë të ndjeshëm, delikatë, se Europa nuk ka bërë luftra ndonjëherë, nuk di as ç’janë vuajtjet, krimet; nuk ka parë përleshje si ato që u bënë në Kosovë.

Nga kjo fjali kuptuam se për shkak të shpirtit të tij më shumë europian edhe Kadareja do të ketë qenë shumë i tronditur kur ka shkruar “Riparimi i së keqes” dhe në vend të zemërimit të verbër u ka këshilluar shqiptarëve të kenë zemërim me syze të trasha. Beqa është munduar shumë në këtë shkrim të bëjë appologjinë e qëndrimit të Kadaresë të shprehur në të dy shkrimet që po analizojmë “Poshtërimi në Ballkan” dhe “Riparimi i së keqëes”.

Beqa me një dëshirë të fortë avokatore për Kadarenë në Francë dhe akuzuese për intelektualët shqiptarë në Ballkan ( nuk përdor termin troje etnike shqiptare) ka shkruar : “ Derisa shumica e intelektualëve shqiptarë të Ballkanit me heshtje, huti apo injorancë vazhdonin të shikonin tragjedinë e shkatërrimeve, plaçkitjes së shtëpive të kosovarëve serbë e romë ( vini re jo të serbëve e romëve në Kosovë A.B.) dhe posaçërisht të vënies së zjarrit ndaj kishave ortodokse serbe, gjithandej nëpër Kosovë ishte shkrimtari Ismail Kadare ai që nga apartamenti tij në Paris ngriti zërin kundër këtij terrori turpërues”.

Beqa është munduar gjithashtu që ta çlirojë Kadaren nga akuzat që i bëkan disa si nacionalist dhe shpall se “Kadare tek shumica e shqiptarëve përjetohet si ikonë”. Nëse Mehmet Shehu në letrën drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1968 Kadarenë e merrte në mbrojtje si “ikonnë e vijës së Partisë së Punës në letërsi”, gazetari Beqë Cufaj në një shkrim për publikun gjerman e shpall “ Ikonë të shumicës së shqiptarëve” për gjithçka. Në ç’mënyrë Beqë Cufaj ka arritur të dijë mendimin e shumicës së shqiptarëve nuk thuhet në shkrimin e tij.

Por, Beqa na ka sqaruar se edhe pse iu dha titulli “Doktor Honoris Causa” në Prishtinë pas botimit të librit “Poshtërimi në Ballkan” intelektulaët në Prishtinë kaluan në “qërim hesapesh me Kadarenë, pritën librin ose me injorim ose me kritika shkatërruese dhe e kanë etiketuar “Vetposhtërimi në Ballkan”. Gjithnjë sipas shkrimit të Beqës “ (intelektualët prishtinas) duke aluduar se shkrimtari “ynë” më i njohur po i “vetposhtëron” shqiptarët dhe vetveten”. Me pak fjalë qysh para se të botohej “Riparimi i së keqes” Kadareja qenka kundërshtuar me heshtje e me shkrim nga intelektualët në Kosovë, sikurse është kundështuar e po kundërshtohet edhe në Tiranë, ndonëse këtu shtabet e mbrojtjes së Kadaresë janë shumë më të fuqishme dhe idhulltarët e tij fanatikë më të përulur. Prandaj Beqa në Gjermani është munduar të marrë në mbrojtje Kadarenë e Parisit, ka sulmuar AKSH pse kërcënon Kadarnë, duke i kujtuar rastin tragjik të Esat Toptanit në Paris.

Dy ditë para se të lexonim shkrimin e Beqës në “Korrieri” një tjetër gazetë apologjete e panagjeriste e Kadaresë “Albania” në datën 16 Prill 2004 kishte botuar një intervistë të gjatë të shkrimtarit malazez Mirko Kovaç. “Albania” ka shfrytëzuar një fjali të Mirkos nga fundi i intervistës për të nxjerrë titullin e madh “ Serbët nuk do ta falin kurrë Ismail Kadarenë” për kritikat me vend rreth miteve e politikës serbe. Duket qartë që ky titull është sajuar nga “Shtabet e mbrojtjes së Kadaresë” si kundërpeshë ndaj kundërshtimeve që i bëheshin Ismailit për shrkimin “Riparimi i së keqes” ku ai në fakt i bën një shërbim të madh politikës serbe ( me dashje apo pa dashje le ta sqarojë Kadareja vet).

(vijon)
Marre nga http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/message/390
 

Artemis

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

<span style="font-weight: bold">KUNDER</span>
devil.gif
devil.gif
devil.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

une jam i medimit se cdo qenie njerezore qe e quan veten te qyteteruar, jo vetem qe mund por edhe DUHET te jete aktiv ne politike ne nje menyre apo ne nje tjeter, duke u kandiduar si perfaqesues i popullit apo jo, duke shkruar apo folur, duke protestuar apo duke heshtur ...

Gjithashtu mendoj se asnje qenie njerezore e qyteteruar nuk duhet te vere ne dyshim te drejten e dikujt per te patur nje mendim politik dhe, aq me pak, te drejten e tij per te shprehur mendimet e veta ne menyre publike.

gjithe te mirat
 

disku

UNI
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Ne kete teme nuk po behet diferencimi midis Kadarese si Shkrimtar edhe Kadarese si disident. Personalisht e vleresoj shume per vepren e tij edhe mendoj se eshte i paarritshem jo vetem ne kontest kombetare por i ka kaluar caqet e universializmit.
Ama kur flitet per kadarene disident ..ose me sakte kadarene e Kuq ketu calon muhabeti. ne veprat e tija te tanishme sic jane &quot;Pashallaret e kuq&quot; apo &quot;HIJA&quot; (Versioni origjinal titullohet &quot;Tre K-te&quot;) ai demaskon kliken komuniste. Ama megjithese keto vepra jane bere sipas tij rreth viteve 80-te ai i kafshehur ose ne rastin e Hija i ka derguar ne France. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; . Cfare me ben ta quaj pjelle e frikes apo njeri moralisht te lekundur mua Kadarene si individ eshte fakti qe ne 1990 kur te rinjte hyne ne ambasada dilte e deklaronte qe: &quot;Llumi i Shqiperise po largohet.&quot;
Cili llum? i njejti llum te cilit pak kohe me pare do i bashkohej?
shrug.gif
 

deni83

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Jam shume dakord me nje parafoles me lart qe tha se askush nuk mund te vere ne dyshim te drejten e shenjte te Ismail Kadarese per te qene pjesemarres aktiv ne politike.Sipas Aristotelit,pjesemarrja aktive ne politike e zhvillon plotesisht njeriun.Ne Agorane e Athines se lashte te gjithe qytetaret e republikes,te varfer a te pasur,aristokrate a plebenj,te arsimuaq ose jo,kishin te drejte te shprehnin lirisht mendimet e tyre ne lidhje me cfaredo ceshtje te deshironin.Pjesemarrja aktive ne politike eshte,pervecse nje e drejte e patjetersueshme e shenjte,edhe nje detyre po aq e shenjte per te gjithe qytetaret,qofshin Ismail Kadare,Abdi Baleta apo edhe jevgu me i fundit qe shet ke &quot;gabi&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .
 

zog

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

jo lal jo te gjithe, sklleverit jo, kishin te drejte vetem njerezit E LIRE. e ne liri nje njeri bertet me pak se ne skllaveri, eshte pra me i URTE. duhet kuptuar se liria mund te jete vetem INDIVIDUALE, ajo ne kolektivitet ose hapesire (kosmike gjithashtu) nuk ekziston. atje gjerat jene te NDERVARURA.

pra si rrjedhoje e sa thashe, neqoftese ka sot nje shqiptar qe ta ket arrit lirine individuale te mendimit, ky eshte Kadare.

kadareja ka kohe e ka gjet rangun e vet ne hierarqine shqiptare e ate boterore, ndersa Baleta vertitet e do te vazhdoje te perpelitet ende per shume kohe.
diferenca behet vete, tek Kadare fjala ka me jehone, sepse ka me peshe, sepse eshte individualisht me e lire.

ps; greqia e vjeter u zhduk, HOMERI ngeli.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Plotësisht dakort që Kadare të ndërhyjë (të marrë pjesë) në politikën shqiptare.
Kjo s'do të thotë që jam dakort me çfarë thotë ai.
 

lir

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

pra si rrjedhoje e sa thashe, neqoftese ka sot nje shqiptar qe ta ket arrit lirine individuale te mendimit, ky eshte Kadare.
kot per kuriozitet, kur dhe ku e arriti kete individualitet te mednimit?
Nese do ishte e vertete ajo qe thua ti, pse fle zoteria e tij nersa shqiperia kalon ne 1000 duar te ndyre si nje pros.. ne 14 vjet? E mbase ne nje fare menyre ke te drejte; zeri i tij ka peshe e hap veshe, por nese ai vet nuk e perdor kjo te le nje shije krejt te kundert me ate qe perpiqesh te japesh ti.. pra vartesia e kadarese ne te kaluaren, te tashmen; frika e zbulimit te intriges, eshte aq e dukshme sa dhe madheshtia e penes se tij.
 

dalmat veneti

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Nuk ka pune ti fusi hundet ne politike. Te rri mbi kullen Eifel dhe te shkruaje mendimet e tija. Kete bejne shkrimtaret e vertete. Largohen disa pak nga shoqeria dhe e analizojne me nje kendveshtrim individual.
 

deni83

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Zog,kur shkruajta &quot;qytetaret e Athines&quot; natyrisht qe nuk e kisha fjalen tek sklleverit.Sklleverit nuk ishin as njerez te lire e aq me pak &quot;qytetare te Athines&quot;,apo jo?

Per te tjerat qe ke shkruajtur them se mi ke &quot;vjedh&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; mendimet,ne nje fare menyre &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

DFV

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Zog, jam plotesisht dakort me ato qe shkruan per shkrimtarin tone te madh Ismail Kadare, por eshte per te ardhur keq se disa si i vjetri apo amari
kane marre persiper qe me fletushken islamike Rimekembja te ish politikanit vagabond Abdi Baleta, synojne ti hapin portat islamizmit te tipit te Mulla Omarit e Komeinit dhe ta kethejne
Shqiperine ne nje baze klerikesh islamik!
Kuptohet qe Kadare me vepren e tij te madhe eshte pengesa me serioze per tu kaperxuer, prandaj dhe ata jane versulur me cdo kushte te ulin vlerat e
shkrimtarit tone me te mire.
Nje arsye tjeter eshte se Kadareja akuzohet nga ata(Baleta e tje.) si anti-islamik i terbuar dhe si antinacionaliste sepse eshte pikerisht Kadare qe me vepren e tij i ka vene themelet e historise se shqiptarve ne kuptimin e vlerave te verteta njerezore qe shqiptaret kane duke i cilesuar ata se historikishte kane besim te krishtere, por duke vene ne dukje dhe harmonizimin qe egziston midis muslimanve dhe te krishterve.
Sipas te vjetrit qenka pikerisht ky Kadare qe nuk ka te drejte te fus hundet ne politiken shqiptare
sepse ai (Kadare) eshte aq i keq per Shqiperine dhe shqiptaret sa qe edhe si nje njeri i zakonshem nuk paska te drejte te shfaq mendimet e tij per politiken Shqiptare.
Faktikisht morali i kesaj prralle qe na ka postuar i vjetri eshte qe cdo njri nga ne mund te shfaqe hapur mendimet e tij per politiken shqiptare, por kurr Kadareja sepse ai gjoja eshte
anti nacionaliste!!!!!!!!!!!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Nuk mundet ti mohohet shkrimtarit dhe publicistit te madh te letrave shqiptare,I.Kadarese ndihmesa qe mund te beje ai ne politiken e soteshme shqiptare,ne nuk po merremi me politike???Pra ,kush jemi NE ne krahasim me I.K,nuk mund ta quajme &quot;disident&quot;,per kete jam dakord,por kur sheh te shahet I.Kadareja atehere une mendoj qe ai shahet vetem per bindjet e tij fetare,mos harroni qe I.K nuk mund ta shohin me sy as Greket dhe as Serbet!!!
 

ARTAN GJELI

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Eshte cudi e madhe qe disa ew mburrin dhe disa te tjere e shajne Ismail Kandarin. Por askush nuk tha se ai eshte nje antishqiptar dhe asgje me teper.

EH--Edhe Naumi i shkrete shkruante shume per Arrnautllak(Shqiperine),qe nga Stambolli(duket se nuk ja mbante qe ti shkruante aq bukur qe nga vendlindja e tij),se edhe une kam shkruar disa rreshta per vendin tim qe ketu nga Birminghami,megjithese nuk jam aq me fat se Stambolli dhe Parisi jane dy here me te medhenj se sa Birminghami.

Ismail Kandari megjithemend te ha ne kandar.

Oniro.uk
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Oniro,Naum Veqilharxhi u helmatos nga Greket,pra nuk ka me nevoje per koment,kurse Kadareja,cdo gje mund te jete vec anti-shqiptar jo,mos harro qe atij i eshte ofruar edhe posti i Presidentit ne shqiperi por se ka pranuar(duke pare kurvllekun e politikes shqiptare)(shif Alfred Moisiun tani),dime gjithashtu qe shume shkrimtare te vendeve ish-komuniste kane dhan ndihmesen e tyre ne politike(solzenicini,pak a shume keshtu shkruhet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ,Havel,etj etj),nuk mund ta hedhim poshte te vetmen figure te letrave shqipe qe bota po e respekton aq shume,thjesht do i banim dam vehtes.
wave.gif
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Nuk tashe qe jam kunder futjes se tij te hundeve, por e titullova ashtu temen per t'iu thene se si i fut hundet.

S'e kuptoj ku i ka clerat kombetare Kadareja, kur i kerkon shqiptareve te kerojne falje per ato qe i kane shkaktuar serbeve. <span style="font-weight: bold">Po tani qe serbet bllokuan rrugen pas vrasjes se atij serbit, a do t'u beje thirrej Kadareja serbeve qe t'u kerkojne falje shqiptareve, apo do t'u kerkoje serish shqiptareve te kerkojne falje per ate qe bene serbet?</span>
 

balforum

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

Zog, jam plotesisht dakort me ato qe shkruan per shkrimtarin tone te madh Ismail Kadare, por eshte per te ardhur keq se disa si i vjetri apo amari
kane marre persiper qe me fletushken islamike Rimekembja te ish politikanit vagabond Abdi Baleta, synojne ti hapin portat islamizmit te tipit te Mulla Omarit e Komeinit dhe ta kethejne
Shqiperine ne nje baze klerikesh islamik!
Kuptohet qe Kadare me vepren e tij te madhe eshte pengesa me serioze per tu kaperxuer, prandaj dhe ata jane versulur me cdo kushte te ulin vlerat e
shkrimtarit tone me te mire.
Nje arsye tjeter eshte se Kadareja akuzohet nga ata(Baleta e tje.) si anti-islamik i terbuar dhe si antinacionaliste sepse eshte pikerisht Kadare qe me vepren e tij i ka vene themelet e historise se shqiptarve ne kuptimin e vlerave te verteta njerezore qe shqiptaret kane duke i cilesuar ata se historikishte kane besim te krishtere, por duke vene ne dukje dhe harmonizimin qe egziston midis muslimanve dhe te krishterve.
Sipas te vjetrit qenka pikerisht ky Kadare qe nuk ka te drejte te fus hundet ne politiken shqiptare
sepse ai (Kadare) eshte aq i keq per Shqiperine dhe shqiptaret sa qe edhe si nje njeri i zakonshem nuk paska te drejte te shfaq mendimet e tij per politiken Shqiptare.
Faktikisht morali i kesaj prralle qe na ka postuar i vjetri eshte qe cdo njri nga ne mund te shfaqe hapur mendimet e tij per politiken shqiptare, por kurr Kadareja sepse ai gjoja eshte
anti nacionaliste!!!!!!!!!!!!
____________________________

thumbsup.gif
Ca mund ti shkruash me bukur ketij morrit ose kepushes gjakpirrese Omar - i Vjetri
smash.gif

Ca mund te thon keta muxhahediner qe qelben era perc qe 100 metra large per Ismail Kadarene!Keta duhet te lajne dhe shpelajne gojen nga mengjesi ne darke para se te flasin per te.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kadareja fut hundët në politikë

I vjetri,mvaret se si don ti ta marresh ate &quot;thenien&quot; e I.Kadarese per &quot;kerkim&quot; faljeje serbeve,mendon ti qe Kadareja eshte aq amator??Lexoje dy-tre here intervisten dhe pastaj do ta kuptosh &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ,nuk eshte e lehte te kuptohet I.Kadareja nga njerez te thjeshte si ne &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top