Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

leonora

Primus registratum
Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Desha te hape kete teme sepse me preku shume nje histori nollur ditet e fundit ne Tirane.

Me pake fjale historia eshte:
Nje vajze 25 vjecare, m'bas nje trajtimi shum te keq ne familje, largohet nga shtepia. Nuk thuhet se ka ikur me njeri apo nej gje te kti tipi. Ajo kthehet m'bas tre ditesh, duke mos mendua qe ne shtepi po epriste vdekja, dhe nje prinde qe vret femijen e ti per ndere te familjes.
Do thosha qe kjo histori mua me hiqi fjalet nga goja...Nuk e kuptoj si mund ta beje nje prind kte gje?!!!
Menoj qe nuk ka njeri te drejte qe mune ti mare jeten nje personi. Per te vene nderin ne vend te nje familje ka plote menyra, me ate qe ka bere ky prid mendoj kjo familje nuk ka pas, nuk ka dhe as nuk do kete ndere kurre.


Do doja te di ju si mendoni???
 

Rambla

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

mendoj qe eshte shume e trishtueshme /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Guest
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Eshte nje krim... dhe dhemb 2 here.

Ama kur vendos te largohesh nga shtepia ke nje arsye te forte dhe e ke menduar mire e mire ate cka po ben.Pasi edhe familja ka rregulla. Ti djale/vajze si largohesh 3 dite pa thene asgje dhe kthehesh serish? duhej te largoheshe per te kuptuar qe eshte prindi ai qe te do me shume ne kete bote dhe qe te pranon edhe pse me gabime?!
 

fabiola

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Fillimisht postuar nga 82-shko:
[qb] Desha te hape kete teme sepse me preku shume nje histori nollur ditet e fundit ne Tirane.

Me pake fjale historia eshte:
Nje vajze 25 vjecare, m'bas nje trajtimi shum te keq ne familje, largohet nga shtepia. Nuk thuhet se ka ikur me njeri apo nej gje te kti tipi. Ajo kthehet m'bas tre ditesh, duke mos mendua qe ne shtepi po epriste vdekja, dhe nje prinde qe vret femijen e ti per ndere te familjes.
Do thosha qe kjo histori mua me hiqi fjalet nga goja...Nuk e kuptoj si mund ta beje nje prind kte gje?!!!
Menoj qe nuk ka njeri te drejte qe mune ti mare jeten nje personi. Per te vene nderin ne vend te nje familje ka plote menyra, me ate qe ka bere ky prid mendoj kjo familje nuk ka pas, nuk ka dhe as nuk do kete ndere kurre.


Do doja te di ju si mendoni??? [/qb]
ky eshte nje barbarizem i radhes i denje per afganistanin apo arabine.do te doja te shkoja me nje flakehedhese te shtepia e prinderve te kesaj goces.duhet pasur guxim te luftohet kunder edukates se prinderve per te krijuar nje moral te ri,ate qe ti je koshient se te perket.do te doja te gjeja fjalet per te shprehur neverine,percmimin,perbuzjen viscerale qe ndiej per nje idiot qe vret femijen e tij.
 

leonora

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Fillimisht postuar nga Dott:essa:
[qb] Eshte nje krim... dhe dhemb 2 here.

Ama kur vendos te largohesh nga shtepia ke nje arsye te forte dhe e ke menduar mire e mire ate cka po ben.Pasi edhe familja ka rregulla. Ti djale/vajze si largohesh 3 dite pa thene asgje dhe kthehesh serish? duhej te largoheshe per te kuptuar qe eshte prindi ai qe te do me shume ne kete bote dhe qe te pranon edhe pse me gabime?! [/qb]
Ajo vajze ne moshen 25 vjecare te largohet nga shpia..... do te thote ka vuajtur shume. Eshte e vertete qe familja ka rregulla dhe se me shume se prindi nuk te do njeri, por do te thoja qe ajo vajze ndoshta po kerkonte veten e saje, ku ne ate shtepi nuk po e gjente... Eshte e veshtire mendoje te kuptosh dashurine e prinderve ne ato kushte qe mund te ishte kjo vajze, shtoj dhe nje gje qe dashuri mendoj nuk ka pasur shume per deri sa ai prinde i ka mare jeten femijes te ti. Une nuk e njohe ate vajze, por njohe nje tjeter qe po te thuash ishte ne ate situate, prandaj munde ta kuptoj se pse u largua.
C'far do gje te kishte bere, nuk ka te drejte ti mare jeten, ka plote menyra te tjera.
 

samanta

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Asnje s'ka te drejte qe t'i marre jeten tjetrit aq me teper nje prind.As kafsha s'ja ben nje gje te tille klyshit te vet,por njeriu ndonjehere eshte me i poshter :shrug:
 

Guest
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Prindi ka gjithmone te drejte ne qofte se ne mendojme se nuk ka atehere do ta kuptojme kur te behemi vete PRINDER
 

Trista

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Fillimisht postuar nga INDIANO-XHONS:
[qb] Prindi ka gjithmone te drejte ne qofte se ne mendojme se nuk ka atehere do ta kuptojme kur te behemi vete PRINDER [/qb]
:eek: :eek:

Prindi ka te drejte te te doje, te te beje njeri, te te edukoje...te te jape bazat e kultures dhe sjelljes si njeri, por jo te te marre jeten!!!!! Me vjen keq qe ka njerez ketu te lekundur dhe nuk din ca flasin!!!! :eek: :cry:
 

leonora

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Fillimisht postuar nga INDIANO-XHONS:
[qb] Prindi ka gjithmone te drejte ne qofte se ne mendojme se nuk ka atehere do ta kuptojme kur te behemi vete PRINDER [/qb]
Ndoshta ju e dini me mire por nuk besoj te jete asdhtu!!!!!
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Ky smund te jete kurre nje moment gjakftohtesie,
ai njeri ( baba nuk e e meriton me te quhet) ka qene nen nje gjendje stresi dhe depresioni nervor.
Ne fund te fundit mbetet nje krim, se perfytyroj dot nenen e asaj vajze , a do te mund dot ta shohe me ne sy burrin e vet :confused:
 

samanta

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Fillimisht postuar nga INDIANO-XHONS:
[qb] Prindi ka gjithmone te drejte ne qofte se ne mendojme se nuk ka atehere do ta kuptojme kur te behemi vete PRINDER [/qb]
Prind eshte fjale e madhe te keqen mos e perdor vend e pavend :shrug:
 

Guest
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Me falni se gabova nuk e lexova TEMEN dhe shpejtova te gjithe keni te drejte me falni.
 

Trista

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Fillimisht postuar nga INDIANO-XHONS:
[qb] Me falni se gabova nuk e lexova TEMEN dhe shpejtova te gjithe keni te drejte me falni. [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif se na habite ...
 

Guest
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Fillimisht postuar nga 82-shko:
[qb] Desha te hape kete teme sepse me preku shume nje histori nollur ditet e fundit ne Tirane.

Me pake fjale historia eshte:
Nje vajze 25 vjecare, m'bas nje trajtimi shum te keq ne familje, largohet nga shtepia. Nuk thuhet se ka ikur me njeri apo nej gje te kti tipi. Ajo kthehet m'bas tre ditesh, duke mos mendua qe ne shtepi po epriste vdekja, dhe nje prinde qe vret femijen e ti per ndere te familjes.
Do thosha qe kjo histori mua me hiqi fjalet nga goja...Nuk e kuptoj si mund ta beje nje prind kte gje?!!!
Menoj qe nuk ka njeri te drejte qe mune ti mare jeten nje personi. Per te vene nderin ne vend te nje familje ka plote menyra, me ate qe ka bere ky prid mendoj kjo familje nuk ka pas, nuk ka dhe as nuk do kete ndere kurre.


Do doja te di ju si mendoni??? [/qb]
Nuk e aprovoj ate qe beri ai prindi por duhet te dish qe ata prinder i bejne keto gjera sepse nderi po humb gjithmone e me shume ne te rinjte shqiptare .
 

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Natyrisht qe eshte krim, por nuk eshte krim si te tjeret, eshte krimi ma i madh njerzor. A e kuptoni se ke ka vra! Se pari ka vra familjen e vet, mandej ka vra veten dhe ne fund ka vra vajzen. Te kuptohemi besoj.
Deri sa ka ndodhe ngjarja (flas per momentin e vrasjes) nuk ka pase zgjidhje tjeter perveç vrasjes, pra e ka vra... ne ato kushte "x"... Nuk e besoj me sinqeritet se e ka pase te percaktuar ne nergjegjen e tij se do ta vriste dhe jam ma se i sigurte se per te gjithe boten e ringjallete perseri. Mos harroni se gjate 25 viteve qe e ka rrite ka pas kohe boll me e vra sikur ta kishte deshiru por e ka dashte si gjene ma te shtrenjte noshta biles ma shume se prind te tjere(se nga nje here dashuria e madhe sjedhe kesi soj tragjedish),.
Une po te isha gjyqtare i tij 90% do ta lirosha.
Kurre nuk mund te ndodhe qe nje prind ne kushte dhe rrethana prinderore te vrasin femin e vet. Mos tu shkojne ne mend nje gje e tille. JO JO
Por ka shume elmente noshta e ama ka ndikue noshta dajat, ndoshta forca e nderit, ndoshta ndoshta ndoshta ku di une . Por me besoni se kurre nje prin vetem me forcene e tij nuk mund ta kryej nje acte te tille.
Mue personalish me ka trondite ai fakt dhe me ka ardhe keq qe e kane pergjithsue e internacionlizue kete çeshte sikur te ishte e para ne bote. Vrasje te tilla ndodhin edhe ne shoqerit e emancipuara çdo kohe.
Shprehe ngushellimat e mia per kete familje si dhe per te ndjeren 25 vjeçare.
Uroj te jete prindi i fundit i botes qe vret femine e vet.
Pershendetje te gjithve.
E rrofshin familjet e te gjitheve.
Me falni se u zgjata.
 

samanta

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Sybajame po humbet nderi :eek: pse ne kohen e xhaxhit ka pase nder me shume :eek: jo moj jo po kane qene te mbuluara e te fshehura se me zi kane qene.Pastaj justifikim esh ky te vrasesh pjellen tende /pf/images/graemlins/frown.gif
 

xhoni

Primus registratum
Re: Ka te drejte nje prind ti mar jeten femijes???

Thone qe injoranca ska brire.
Ky eshte turp e cfare turpi se.
Iku 3 dite......po pastaj ca te keqe ka...
O popull,i duhet vene gishti kokes...jemi ne 2004,ne mes te Evropes dhe prape ndodhin gjera te tilla.
Che schiffo.
 
Top