admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Njerëzit janë mësuar të kenë besim të patundur tek mjeku. Por një studim i ri shkatërron një pjesë të këtij besimi. Shkencëtarët intervistuan gati 2 mijë mjekë në mbarë Amerikën për të parë nëse ata kishin ndjekur një rregullore mjekësore e botuar në vitin 2002, e cila udhëzon mjekët të jenë të hapur dhe të sinqertë me pacientët dhe të bëjnë menjëherë të ditur gabimet mjekësore.
Sipas studimit, shumica e mjekëve janë dakord me këto udhëzime. Por rreth një e treta e tyre thanë se nuk pajtohem plotësisht për t’u zbuluar pacientëve gabimet serioze mjekësore të kryera gjatë trajtimit.
Gati 2 në 5 mjekë thanë se nuk u tregojnë pacientëve marrëdhëniet financiare me kompanitë e barnave dhe të pajisjeve mjekësore.
Dhe pak më shumë se 10 përqind e mjekëve thanë se gjatë vitit të kaluar u kishin thënë pacientëve diçka që nuk ishte e vërtetë.
Njerëzit janë mësuar të kenë besim të patundur tek mjeku. Por një studim i ri shkatërron një pjesë të këtij besimi. Shkencëtarët intervistuan gati 2 mijë mjekë në mbarë Amerikën për të parë nëse ata kishin ndjekur një rregullore mjekësore e botuar në vitin 2002, e cila udhëzon mjekët të jenë të hapur dhe të sinqertë me pacientët dhe të bëjnë menjëherë të ditur gabimet mjekësore.Sipas studimit, shumica e mjekëve janë dakord me këto udhëzime. Por rreth një e treta e tyre thanë se nuk pajtohem plotësisht për t’u zbuluar pacientëve gabimet serioze mjekësore të kryera gjatë trajtimit.
Gati 2 në 5 mjekë thanë se nuk u tregojnë pacientëve marrëdhëniet financiare me kompanitë e barnave dhe të pajisjeve mjekësore.
Dhe pak më shumë se 10 përqind e mjekëve thanë se gjatë vitit të kaluar u kishin thënë pacientëve diçka që nuk ishte e vërtetë.
eshte vertet nje gjynah qe profesioni me human ne bote basardohet ne kete far feje 
ti prandaj shkon te mjeku qe te marresh vesh ca po ndodh me ty dhe mjeku te ta mbaje te fshehur. Plus qe thoshte kur mjeku bente gabim dhe ai duhet tia thoje pacientit qe te marre masa