Ka edhe mjekë që gënjejnë - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Njerëzit janë mësuar të kenë besim të patundur tek mjeku. Por një studim i ri shkatërron një pjesë të këtij besimi. Shkencëtarët intervistuan gati 2 mijë mjekë në mbarë Amerikën për të parë nëse ata kishin ndjekur një rregullore mjekësore e botuar në vitin 2002, e cila udhëzon mjekët të jenë të hapur dhe të sinqertë me pacientët dhe të bëjnë menjëherë të ditur gabimet mjekësore.
Sipas studimit, shumica e mjekëve janë dakord me këto udhëzime. Por rreth një e treta e tyre thanë se nuk pajtohem plotësisht për t’u zbuluar pacientëve gabimet serioze mjekësore të kryera gjatë trajtimit.
Gati 2 në 5 mjekë thanë se nuk u tregojnë pacientëve marrëdhëniet financiare me kompanitë e barnave dhe të pajisjeve mjekësore.
Dhe pak më shumë se 10 përqind e mjekëve thanë se gjatë vitit të kaluar u kishin thënë pacientëve diçka që nuk ishte e vërtetë.

b.gif
 
Sonia007

Papirus rex
SH e vertete :) eshte vertet nje gjynah qe profesioni me human ne bote basardohet ne kete far feje :(
 
mirdita

Papirus rex
Esht e vertet qe nganjher edhe mjeket genjejn ama ata e kam per te miren e shendetit ton p.sh kur ti shkon te nje mjek per tu kontrolluar sepse nuk ndihesh mir ndoshta ke ndonje semundje ama mjeku nuk te tregon te genjen dhe te thot se je mir por kur ti perdoresh disa barna do te behesh edhe me mir :)
 
po edhe barnat t'i jep falas :p ti prandaj shkon te mjeku qe te marresh vesh ca po ndodh me ty dhe mjeku te ta mbaje te fshehur. Plus qe thoshte kur mjeku bente gabim dhe ai duhet tia thoje pacientit qe te marre masa :)
 
Al-Punk

Still here

Duke perjashtuar "genjeshtren" per efekt te barnave apo te lekeve q emarrin mjeket nen dore ne Amerike, cdo genjeshter tjeter e bardhe e tyre mendoj se mund te arsyetohet. Mjekesia eshte pak me e komplikuar se zdrukthtaria, nje mjek i mire eshte i mire se ka eksperience, dhe di te komunikoje e te kuptoje pacientin. Tek komunikimi me pacientet futet dhe "psikologjia" e ketu ka vend per genjeshtra te bardha.
 
varet ke quan genjeshter te bardhe ti sepse ketu ne kete artikull nuk kisht te bente me genjeshtrat por me talentin e mjekve per te fshehur gabimet e per te dalur te paster para mjekeve apo gabohem? :/
 
Edhe gabimi mjekesor eshte njerezor. Amerika eshte bere e veshtire me qindra avokate te pabuke qe mezi presin nje mjek te beje nje diagnoze te gabuar e t'i hidhen persiper. Kjo e ka ber emjekesine mekanike teresisht dhe mjeket krijesa te frikesuara.
 
Sonia007

Papirus rex
te gabosh eshte njerzore por te falesh eshte hyjnore.Tani kjo eshte nje statistike qe thot se mjeket kur gabojne nuk thon tani un spo them per perjashtimet.:)
 
Top