K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

Mua me mungon.... :cry:

Shkaqet me te nenvizuara: Pagjumsia&Kafeina e tepert. :idea:

EHhh medet!!! :sleep:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

The Piano Man!!

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

Mos harro te dobesuesit hyn edhe marijuana.
"Short term memory loss is one of the most common side effects of smoking a reefer..."
ca teme eshte kjo?

dubyajoint.jpg


Here ya go Mr. Whatchamacallit(?)
 

Hilari Klinton

Primus registratum
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

Me vjen mire qe keni hapur kete teme sepse eshte edhe interesante edhe fitoni nga ky diskutim. Ne rradhe te pare :Cka di eshte cfare kam ne kujtese. Ky perifrazim me duket se i mbulon te gjitha. Te dashur miq kujtesa nuk eshte dicka pa lende sic eshte shpirti apo personaliteti. Kujtesa e ka lokalizimin primar ne tru dhe me sakte ne nje strukture te sistemit limbik te quajtur hipokampus. Hipokampusi eshte nje strukture shume delikate per vete faktin se atje me shume se ne cdo zone tjeter te trurit vdesin qeliza. Ne menyre me gjenerale, qelizat e trurit ndryshojne nga ato te trupit per vete faktin sepse qelizat e trurit kane nje pengese lendore e cila ndalon shume substanca helmuese te hyne ne ne struktura te trurit. Alkooli duhani dhe ne pergjithesi marijuana dhe drogerat e tjera kane nje strukture te tille qe e kalojne edhe kete pengese ne membranen e qelizave te trurit. Duke hyre ne tru, ato duket se godasin pjeserisht zona te tjera te trurit por me shume godasin lobin temporal (qe ka te beje me emocionet dhe sjelljen) dhe hipokampusin. Kjo eshte nje arsye pse kujtesa demtohet nga abuzimi i substancave

Stressi- Hormoni numur nje qe sekretohet eksesivisht gjate nje periudhe stressi eshte kortizoli. Kortizoli eshte nje hormon steroid i cili ka kaq fuqi shkaterruese sa mund te ndikoje dhe ne alterimin e ADN se njeriut. Hipokampusi ka mjaft receptore per kapjen e kortizolit dhe kur ato hyjne ne tru vdesin masivisht qeliza. Prandaj thuhet qe stressi ndikon ne humbjen e kujteses

Vemendja- Disa njerez nuk mbajne mend sepse thjesht nuk i kushtojne vemendjene e duhur gjerave me te cilat ndeshen. Ne raste kur nuk mbajme mend ku kemi lene celesat apo nese e kemi kycur deren e shtepise apo jo nuk kane asnje lloj lidhje me kujtesen po jane thjesht procese te veprimeve dhe mendimeve automatike. Ne mendimet dhe veprimet automatike, njeriu vepron si te ishte i programuar per te vepruar ne menyre te tille. Por ka disa momente black out te cilat fatkeqesisht merren si te mireqena dhe njeriu meson vetveten te mos kete kujtese te mire

Strategjite per permiresim
Ka plot strategji per te permiresuar kujtesen, pervec strategjive lifestyle si leximi etj.
Asocimi- Nese ndjen se nuk ke kujtese te mire perpiqu te lidhesh materialin e ri qe ke mesuar me dicka qe di. Ne fillim do pak praktike por me pas ndodh ne menyre kaq automatike sa nuk mundohesh
Mnemonic Devices- Ky eshte emri modern qe shkenca i ka dhene metodes peripatike te Aristotelit. Konsiston ne lidhjen e matrialit me nje lokalizim ne dhomen apo ambjentin ku ndodhesh. Sa per kuriozitet, oratoret e lashte, perpara se te mbanin nje fjalim shkonin me perpara ne sallen apo amfiteatrin, nisnin fjalimin dhe per cdo pike te fjalimit perqendroheshin ne nje vend te caktuar. Kur jepnin fjalimin bazoheshin vetem te lokalizimet dhe keshtu iu rridhte goja.
Praktika te reja sugjerojne lidhjen shkonjes se pare te fjaleve te reja sidomos emrave te pervetshem me tastieren e kompjuterit. Per disa effektive per disa te tjere jo

Dieta e duhur. Ne tru ekziston nje lende e cila quhet Faktori Neurotrofik. Qe ne momentin qe njeriu lind qeliza fillojne te vdesin ne trurin e tij dhe vazhdojne te vdesin gjate gjithe jetes (eshte pjese e procesit). Faktori neurotrofik sic ka edhe emrin duket se ngadaleson kete proces duke mbajtur gjalle shume qeliza ne struktura te ndryshme te trurit. Me ushqimet e caktuara vitaminat, qumeshti pse jo edhe nje kategori yndyrnash (sidomos ato bimore) etj etj i jepni me shume jete qelizave te trurit

Gjumi ka me teper efekt konsolidues sesa forcues per kujtesen. Common sense thote se gjumi forcon kujtesen por e verteta eshte se ai nuk e forcon direkt, eshte me teper nje stabilizues i saj

Vemendja. Shume e rendesishme ne procesin e te kujtuares
Seksi- Njerezit qe bejne me shume seks clirojne me shume substanca pozitive pra jane me te lumtur. Ndoshta kjo jo stressi ndihmon ne mbajtjen e kujteses sepse nuk aktivizohen procese te tjera megjithate me vjen keq tiu zhgenjej nuk forcon kujtesen
Thanks for your attention
Hilari Klinton Phd student of cognitive neuroscience. England
 

Blendi

Primus registratum
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

Fillimisht postuar nga Hilari Klinton:
[qb] Vemendja- Disa njerez nuk mbajne mend sepse thjesht nuk i kushtojne vemendjene e duhur gjerave me te cilat ndeshen. Ne raste kur nuk mbajme mend ku kemi lene celesat apo nese e kemi kycur deren e shtepise apo jo nuk kane asnje lloj lidhje me kujtesen po jane thjesht procese te veprimeve dhe mendimeve automatike...
[/qb]
Faleminderit per kete pjesen eshte shume e sakte. Per sa kisha shkruar me lart se perdorimi i Delta 9 Tetrahydrocannabinol (THC - Marijuana) shkakton deshtime te kujteses se menjehershme ndersa perdoruesi po tymos, por kur subjekti eshte perseri esell, nuk ka shenja qe tregojne se ka demtime ne kujtese. Ne fakt ajo qe ndodh eshte ngadalsimi i reflekseve dhe mungesa e VEMENDJES por jo nje dobesim i kujteses.
 

Blendi

Primus registratum
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

me mban mend?

*meqe jemi ne teme prandaj, kushedi ha ha

Lighten up, Light up
 

Dolores

Primus registratum
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

/pf/images/graemlins/laugh.gif ....yyyyyyyyy biles ndonje here memoria jote me behet aq e detajuar :lol:
 

dimir

Forumium praecox
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

Po rradhis ato qe ndikojne negativisht mbi kujtesen.
"duhani" ne qofte se doni te jeni i sakte dhe vetvetja e pandrydhur gjate nje bisede mos pini duhan. ju debatoni dhe filozofoni larg realitetit.
"alkoli" eshte thuajse e njejta gje me kujtesen, por e kunderta jeni vetvetja dhe "me shume se kaq".
"Hashashi"
"Lojrat elektronike" me shume se 90 min.
Kujtesa "mund te dobesohet ose forcohet" nga ndikimi i ushqimeve dhe drogave, por problemi nuk qendron ana kimike, sepse 90% eshte e percaktuar nga gjenet qe kemi trasheguar dhe 7% nga kultura deri 7 vjec. Dhe pjesa tjeter mund te ndikohet (per ta shtuar me dieta etj..)
Problemi eshte se pse nuk mbajme mend ate qe duam?
Dhe kjo vjen nga stresi, ajo qe ne duam eshte shume larg nga ajo qe ne marrim.
Kujtesa!
Kushtojini thjeshtesisht rendesi asaj qe kerkoni te mesoni.
Me mendimin qe ajo do t'ju sherbeje ne te nesermen e larget.
 

lu_lu

Primus registratum
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

Edhe arrat stimulojne kujtesen.
(forma e arres ngjan shume me formen e trurit)
Gjithashtu jane dhe risite qe ndikojne shume ne kujtese.
(shmangia e vazhdueshme nga rutina e perditshme )

Nje rrol te madh luan dhe gjenetika.
 

Al-Punk

Still here
Re: K U J T E S A ! (Dobësuesit X Forcuesit)

Forma e arrave ndikon ne kujtese? Po me habit pak pasi forma (qe ngjan me formen e trurit) nuk besoj se ndikon ne funksionimin e trurit. Nese permbajtja e Arrave apo te ngjashmeve? atehere mund te besoja /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top