JU VJEN PER TE VJELLE KUR...?????

TheWanderer

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

Margherita dhe Bab Lymi, nuk e di ku e keni lexuar ju qe shqiptaret qe jetojne jashte atdheut nuk revoltohen dhe turperohen me prostitutat shqiptare, me vjedhjet dhe krimet qe bejne shqiptaret rrugeve te Europes, qe shqiptaret jashte Shqiperise akuzojne pse nuk paguhen dritat ne Shqiperi, pse nuk jane rruget me te mira, pse lokalet rrine plot me te papune etj. etj. Ne keto dukuri i quajme dhe e kam thene ne nje postim te meparshem ne kete teme, te perbashketa, se pavarsisht se ku jetojme, mbetemi shqiptare dhe e mira e Shqiperise eshte e mira jone dhe anasjelltas. Problemi eshte se hapet nje teme qe merret me nje grup te caktuar shqiptaresh - fakti qe jetojne jashte vendit dhe kane tangerllek kur vijne ne Shqiperi nuk i ben te ndryshem nga Shqiptaret qe pijne nje whiskey tek blloku, nxjerrin celularin 800 eurosh (kur rrogen e kane tek 300 mijshja sic thote bab Lymi) dhe shesin pordhe larte e poshte. Pra, diferencimi mes shqiptareve behet qe ne hapje te temes dhe kete nuk e bejne shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise! Mua me duket se te gjithe emigrantet po flasin me shume per gjera te perbeshketa, por fatkeqesisht qe ne postimet e para te kesaj teme vihet re nje karakterizim i emigranteve si lares halesh dhe si qenie qe trajtohen si kafshe. Per mua jane postime karagjoze (nuk dua te them nga njerez karagjoz). Ne momentin kur pervecse hapet nje teme diskriminuese, trajtohemi me epitete qe nuk na takojne, akuzohemi se nuk investokemi ne Shqiperi. Ky eshte karagjozllek! Qenkemi te keqinj atehere? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Ato 1 miliarde euro apo dollare qe flitet neper gazeta te ardhura nga puna e emigranteve ne Shqiperi cfare jane? Apo investim quhet kur u fut leket neper xhepa punonjsve te qelbur se administrates se qelbur shqiptare. Per mendimin tim te gjitha problemet e Shqiperise jane tonat, por po u bene dallime te tilla, me siguri qe nuk do te kemi gje pozitive ne mes. Cave ju vjen te vjelle kur shohin emigrante qe vijne ne Shqiperi, cave u vjen per te vjelle kur shohin tangerlliksa ne Shqiperi (shiko postimine e Fantazise). Duhet te fillojme te diskutojme vec e vec per keto tema?
 

Dolores

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

Ahuaaa perserisim veten tani Wonderi...ne e kemi ul koken me kohe edhe shofim punen....kta mbajne koken si kaposha edhe shofin gunen ...
 

Anana

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

E pra nga i dika keto detaje kjo Margarita? Un si di psh. Perjashta jetoj.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

vallaj...se ju punoni se ka pula ka kokosha...Ju e keni fajin se puno si "kafshe" gjithe vitin dhe vini ne shqiperi e ju jepni lek kaposhave. Ju pastroni shtepi, rruge, Punoni e mesoni, e beni diten 24 oreshe. dhe vini ne shqiperi dhe ju tregoni se si e keni shtpein e emadhe, se si e beni pazarin ne supermarket. se sa kollaj gjendet puna atje. se wiski nuk o noj luks ne vendet ku jetoni...
Une e njoh shume mire ambjentin shqiptar. une jetoj e punoj atje. Kam shkuar per vizita tek emigrant shqiptare dhe kur kam tregur ne shqiperi se si vuajne ata asnje sme ka besuar.

Prandaj kush te shkoj ne shqiperi te tregoj edhe prot edhe kundrat e jetes jashte...se nuk e keni gjet fushe me lule.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

i di se jam akoma me pashaporte shqiptare lali...se skam si te jem shqiptare kur jetoj jashte, kam familjen time jashte, dhe shkoj ne shqiperi per 3 jave ne vit.
NUk i perket nje vendi thjeshte se ke lindur dhe i njeh gjuhen...i perket vendit ku jeton.

tani gjithe te mirat se mbaroj dita e punes per sot!
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

Pikerisht Dolores. Nuk dua te bej dallime mes shqiptareve pavarsisht se ku jetojne, por hedh nje gurin ne lume dhe hopa 100 te tjere ta nxjerrin... Hapet nje teme ku akuzohet nje grup i caktuar njerzish dhe pastaj thone: ju po na akuzoni...me duket inferioritet, jo ndaj emgranteve, por ndaj shoqerise ne pergjithesi.
 

Anana

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Margherita</div><div class="ubbcode-body">i di se jam akoma me pashaporte shqiptare lali...se skam si te jem shqiptare kur jetoj jashte, kam familjen time jashte, dhe shkoj ne shqiperi per 3 jave ne vit.
NUk i perket nje vendi thjeshte se ke lindur dhe i njeh gjuhen...i perket vendit ku jeton.

tani gjithe te mirat se mbaroj dita e punes per sot! </div></div>

po edhe una pasaporten shqiptare e kam po kur e hap nuk tregon te fshehtat e prostitucionit.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Nuk ju vjen keq

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif Yllka /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif


P.S Perveç meje a ka ndonje shqiptar qe jeton ne Shqiperi?

Boll na treguat tangerllik e avantazhet e shteteve te tjera.
 

Vals

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

Le ti leme kostot e celulareve, rrobave dhe kepuceve si perqindje e te ardhurave mujore menjane te popullates qe jeton ne Shqiperie. Te harrojme dhe korrupsionin e ligjeruar qe ekziston ne cdo fushe. Dua te flas per faktin qe shumica e popullates se shtresave te varfra i kane femijet analfabete sepse nuk i detyron njeri ti cojne ne shkolle dhe detyrohen te punojne rrugeve (shesin fara, lypin etj.). Cfare mendoni ju se do behen keta femije ne te ardhmen? Anetare produktive te shoqerise? S'ma ha mendja ti marre njeri ne pune kur s'dine te shkruajne e lexojne. PO te jemi optimiste, nje pjese do behen punetore krahu po shumica do i hyjne rruges se krimit dhe prostitucionit se nuk kane menyre tjeter mbijetese. Per 10 vjet Tirana do behet qyteti me i rrezikshem ne Europe sepse ata femije qe sillen rrugeve te Bathores/Bregut te Lumit sot neser do behen kriminelat qe do vrasin per nje portofol. Si shpjegohet qe te vetmet organizata qe fusin koken ne keto zona jane te huaja kurse qeveria nuk e can koken per kete shtrese te popullates? NUk kam pare njeri brenda Shqiperise qe per Bajram/Ramazan/Pashke apo Krishtlindje te shkoje ne keto zona e te fale nje thes rrobe/ushqime etj. Kam pare perbuzjen, shkelmat, sharjet kur ndalon ne kryqezim e te vijne te lajne xhamat e makines po kaq.

Sa per argumentin se sa kemi dale nga diktatura, nuk pi me uje ky se boll, u bene 17 vjet. Edhe vende te tjera sa dolen nga diktatura por ne cdo vend po behen investime te medha nga jashte ne telekom, energji, miniera etj. (perfshi Rumanine dhe Moldoven) sepse kane infrastrukture pervecse ne Shqiperine. Kur shikon listen e vendeve ne zhvillim, te gjitha vendet ish-komuniste jane aty, pervec Shqiperise. Ne figurojme ne listat e vendeve si Afrika (lexo: jo Afrika e Jugut po Zimbabve etj si kjo). Hapni revisten The Economist ne faqet e fundit dhe do shifni numrat e GDP per koke, inflacionin, ekonomine e nendheshme etj.

Vuajne SHqiptaret ne perendim? Po dhe ca vuajne sepse vijne ketu pa ditur gjuhen dhe pa diploma qe ju njihen. Te tjere jane pa dokumenta. S'te puneson njeri shef nderrmarje po s'pate kualifikimin patjeter qe do marresh nje pune te rendomte dhe do paguhesh pak, eshte realiteti. Ama shumica e atyre qe vijne, pavaresisht nga mosha, mesojne gjuhen dhe bejne nje fare shkolle dhe shume shpejt gjejne pune me te mira dhe ndertojne jete me komode. Ka shume shqiptare qe nuk punojne dot me shef ne koke dhe hapin biznesin e tyre pa patur nevoje te kene te njohur ose te paguajne rryshfete. Per sa kohe qe kane sherbime per te ofruar dhe kane klientele, ju ecen puna per mrekulli.

Sa per ate qe ne te jashtmit shesim pordhe kur kthehemi ne atdhe, e kemi ne gjak. Askush nuk do ta pranoje qe shtepia ose makina e re u blene duke punuar nga 12 ore ne dite etj. Nuk ti fal njeri leket kudo ku te jesh. Nga ana tjeter, shqiptaret ne atdhe jane shume te gatshem te te thone se sa shume para bejne duke punuar shume pak (e kane si krenari) ose te te shofin marken e rrobave qe vesh (?!). Ca gjera i kemi na natyre pavaresisht ku jetojme.

Sa per perbuzjen jashte shtetit, s'e di, ndoshta ai qe pushova javen e kaluar nga puna me urren po gjera qe ndodhin kur ke per te drejtuar njerez......uh po harrova, jam e huaj ne dhe te huaj dhe nuk duhet te ngrihem ne pozite sipas konceptit atdhetar te thene diku me lart, duhet vetem te perbuzem. Cfare enderrash ne diell!
 

Hellena

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

look at me ..look at me .. are u sleepy yet ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/whistle.gif
 

Guest
Re: Nuk ju vjen keq

Doja te shtoj dicka edhe pse pothuajse te gjitha jane thene me lart.

Mes nesh nuk ka dallim "jashte" e "brenda". Ne jemi shqiptare. Megjithate, ne qe jetojme jashte nuk bejme krahasimin e Shqiperise me keto vende. Mua personalisht dhe besoj dhe shume prej jush qe jetoni jashte, ju ka shkuar ndonjehere ne mend pyetja:
"Pse kane arritur keto vende deri ketu?? Jane me brire keta njerez, apo cfare kane me shume se ne??"
Tek sheh vende te lindjes, qe deri para ca vitesh kane qene si ne, ( ne komunizem) dhe sot jane ne Evrope, dhe me ndryshime kolosale, cfare pergjigje mund te japim. Eshte deshira per te arrire dhe dashuria per vendin e tyre qe i ka inkurajuar edhe ne veshtiresi (s´ka pasur vend pa periudhe tranzicioni).
Dalim tek pretendimi i dikujt. "Ata qe jane jashte vetem flasin, por konkretisht nuk bejne gje". Kjo eshte ne dukje te pare. Por edhe ndihma ekonomike qe secili prej nesh i jep familjeve nuk eshte pak... shembulli konkret apo inkurajimi gjithashtu. Sa e sa tregetare, apo sipermarres shqiptare, kane nisur tregetite e tyre ne Shqiperi te pritur dhe percjelle pikerisht nga keta emigrante. Po marr nje shembull fare te thjeshte p.sh tregetaret e makinave.Pa pasur nje hallke me dike jashte, do ishte e pamundur para disa viteve.

Ndaj mendoj,nuk eshte e thene se u permenden "thonjte" apo "floket" te kesh gje kundra tyre. Perkundrazi, eshte kenaqesi qe femra shqiptare eshte ambicioze ne kete drejtim.
Por a nuk eshte me normale proporcioni...Nuk eshte pozitive qe kur ndertohet nje pallat i ri, ti kushtosh te njejten vemendje dhe mjedisit perreth...te mbillet dicka jeshile dhe mos lihet "gunga-gunga" me zhavorr, apo te vihet dhe dicka per femijet?
Pastaj ajo qe te vret gjithashtu, eshte kur analizohet dicka per Shqiperine, direkt dihet pergjigjia..."Qeveria fajtore per gjithcka".
Po pse qeveria (kushdo qofte ajo e majte apo e djathte) iu thote njerezve t´i hedhin plehrat per shkurt nga ballkonet...qeveria iu thote njerezve, kalo ne semafor te kuq, apo hip dhe i pire ne makine...etj etj te tilla raste fare te rendomta qe mu kujtuan per shembull tani.
Jane keto gjera qe te vrasin. Disa gjera elementare, qe kane lidhje me jeten e perditshme, dhe une si shqiptare qe i shoh per kaq normale ketu ku jetoj... deshiroj me zemer te jene po aq normale dhe ne vendin tim, pasi nuk jane te pamundura, pasi nuk kane lidhje me energjitiken apo me rrogat.Vertet nuk do ta nxirrnin vendin nga situata, por aq nuk do ta keqesonin ate...perkundrazi.


...dhe si per te dale ne teme, do thoja. Ai qe permend "calimet" e Shqiperise, s´do te thote qe nuk e do ate, perkundrazi, i dhemb me shume...thjesht i thote "grise", "gri", kur ka marre ate ngjyre dhe nuk i thote "e bardhe"...dhe pse do donte te ishte e tille.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Nuk ju vjen keq

Une s'kuptoj nje gje...pse gjithe ky mllef kunder nesh?!!!
Nuk e ka fajin asnjeri se ne jemi kendej dhe vime me pushime andej, na pelqen s'na pelqen, e shajme se shajme, eshte puna e secilit,pse ju nuk i pranoni kritikat?!!! Nuk ka te beje as me tangerllik, nuk ka te beje as me shitje pordhe, nuk ka te beje as kush e ka makinen me te bukur e me pak te bukur...

Gjithe dallimi eshte se ne qe jemi jashte kemi mundesi te vime ne Shqiperi, ju qe jeni ne Shqiperi nuk keni te gjithe mundesi te vini e te jetoni kendej...por per kete se kemi fajin ne, keshtu qe duhet te vini ne koke qe jemi te gjithe njesoj dhe mendoj se kur je jashte dhe larg vendit arrin ti shohesh me qarte problemet qe ka ky vend...

Kam nje propozim...te nderrohemi...po po...te nderrohemi... te nderrojme jetet...ata qe jane jashte e jane te gatshem te kthehen ne Shqiperi per ca kohe...propozoj te zeme vendin e disa personave qe jane ne Shqiperi e qe jane te gatshem te jetojne e punojne ne vendin tone...6 muaj jane te mjaftueshme besoj...

te pakten do biem rehat nga veshet, nuk do kete me inate e mllefe..."jo po ti je jashte e s'te takon te flasesh per vendin"..."jo po ti shet men e je bo i huj"...e ku di une ca budalliqe te tjera te ketij lloji...

He si e keni menjen? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

Analfabetizmi...nje dukuri per te cilen duhet te dhemb syri e zemra. Pse nuk shkon shteti tek njerzit?! Se ne nuk zgjodhem njerzit e duhur. Sa faj kane shqiptaret per kete dukuri? plooooooooooot madje me shume kane ata qe i bien gjoksit fort qe jam shqiptar dhe ka 17 vjet qe nuk e harxhon nje dite per te shkuar e votuar ne shqiperi.

Se cpune bejne shqiptaret ne emigracion... i kemi pare ne iali e greqi ku eshte edhe nr me i madhe, nenat tona pastrojne shtepi ose kujdesn per pleqte jo autonim italian e grek. PEr 6 euro ora.
NE amerike cbejne? bejne 4 pune, nuk shohin burrin e femijet gjithe javen. pjesa me e madhe. mos u hidhni perpjete ju qe keni pasur fatin te gjeni , te fitoni bursa e te studjoni atje dhe tnai keni nje fare pozite. PO kete fat nuk e kane te gjithe shqiptaret. Jemi krenar per ata qe jane ok por nuk jeni ju 90%.Ku jetojne? neper periferi dhe neper bodrume. se kursejne kursejne sa nuk di ku ju rri shpirti. MOs flisni ju te martuar me te huaj qe pak a shume gjysmen e rruges e gjetet gati.

POrdhet e emigranteve?!pa kuptim...dhe sme duket noj krenari qe duhet ti identifikoj dhe mbi te gjitha ti justifikoj me kete gje. Se kush eshte ai gomar qe do punonte po ti gjente gjerat gati?!

Amerika sivend i ndertuar nga emigrant...kush duhet tju perbuzi? Provo ne ndonje vend europian perendimor. Se si do te sorrollatesh zyrave per nje leje qendrimi. sa sa here do te duhet te mos shkosh te varrosesh familjaret se te mundon nje cope leter.

MIdis shqiptareve qe jetojne jashte dhe atyre brenda ka ndryshim mi fantazia...si spaska. ty te ben pershtypje kur ikin dritat atyre ju ben kur vijne. Ty te duket anormale mungesa e ujit atyre ju ben pershtypje te kene uje.

Prandaj doni te ndihmoni te afermit tuaj...jepuni edukaten e punes, tregoni te verteten dhe mos idealizoni vendet e huaja sikur keni prekur parajsen. Se edhe per te studjuar ju eshte bere menderja katrore me gjet e me fitu nje dreq burse. Se deshira per te nderruar vend do te zhdukej ne cast.

PEr ato qe ishin kurioze se cfare lexoja kur hapja pashaporten dhe qe une turperohesha sikur te ishte motra ime po ju shuaj kuriozitetin dhe ju le te lexoni nje prej faqeve te pashaportes
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=22085
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nuk ju vjen keq

Margherita, në disa pika ke të drejtë pasi emigrimi është i vështirë sidomos në Europë e veçanërisht në Greqi e në Itali. Megjithatë, edhe me 6 euro ora, rreth 1,5 milionë shqiptarë preferojnë poshtërimin në vende të huaja më mirë se të jetojnë në Shqipëri.

Sigurisht që ka ndryshim mes atyre që jetojnë në Shqipëri e mes atyre që JETOJNË jashtë saj. Emigrantëve nuk i bën përshtypje mungesa e energjisë elektrike, as mungesa e ujit, as korrupsioni e as papunësia, as varfëria e as pislliku, ajo që i bën përshtypje emigrantëve është mefshtësia e shqiptarëve për të bërë diçka për ta ndryshuar këtë gjendje, është vullneti me të cilin shqiptarët i kundërvihen njëri-tjetrit, është humbja e traditave dhe mungesa e patriotizmit pikërisht nga ata që jetojnë në Shqipëri dhe zëvendësimi i tij (patriotizmit) me një lloj tifozllëku të sëmurë.
Dhe sigurisht që emigrantët i shikojnë këto probleme të shoqërisë shqiptare pasi kanë një etalon krahasimi në shoqëritë ku ata janë integruar. Është thënë disa herë në këtë temë, mos kujtoni se po shajmë Shqipërinë apo shqiptarët, kurrë nuk mund ta bëjë një shqiptar me pak personalitet. Ne thjesht vërejmë problemet dhe ndofta mund të jemi të vetmit në gjendje ti gjejmë edhe zgjidhje.
Fatkeqësisht edhe këtu duhet pakëz njerëzi dhe më pak krenari. Ne ju shtrijmë dorën për t'ju ndihmuar, ju duhet të na shtrini dorën për të na ftuar e kështu së bashku të bëjmë diçka. Të gjithë e kemi të paktën nga një "gozhdë Nastradini" në Shqipëri e të gjithë, edhe ata që pretendojnë se nuk duan kurrë të kthehen më në Shqipëri, presim me ankth shenjat e një përmirësimi të mundshëm të situatës në Shqipëri.

Pra, mos u mundo të na tregosh realitetin jashtë Shqipërisë apo atë brenda saj pasi të merr shumë energji për të kundërshtuar. Mundesh, ti dhe të tjerët të cilët mundohen të barazojnë apo ulin emigrantët me ata që kanë mbetur atje, të fillosh duke pranuar (sigurisht pasi të analizosh edhe njëherë shkrimet e kësaj teme) që këto probleme të cilat egzistojnë në Shqipëri kërkojnë zgjidhje të menjëherëshme. Nuk është dheu që krijon Atdheun por është shoqëria e cila jeton mbi atë dhè. Përndryshe atdhetarizmi kthehet në lokalizëm e gjithkush shikon lagjen e qytetin e tij e jo të gjithë Atdheun.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

Margherita dhe sikur nje liber te tere te kishe shkruar, nuk do i kishe thene me mire kaq gjera.
U cuditshme qe te shqetsoka ndryshimi midis emigrantit qe alarmohet per dritat ne Shqiperi dhe shqiptarit qe ne vitin 2007 eshte mesuar me kete problem! C't'u besh pordheve te emigranteve qe u mesuan me uje e me drita? Ne vend qe te vijne ne Shqiperi dhe te marrin pjese ne demonstrat paqesore ku thirret: Duam votat tona! apo ne koncertet zbavitese te organizuara nga partite politike, rrine e shesin pordhe, duke fjetur bodrumeve, duke punuar dhe djersitur per te mbajtur familjen. Madje, duket e llogjikshme qe ata (emigrantet) pavarsisht se jetojne ne vende te zhvilluara, te mos integrohen ne shoqerite e atjeshme, mundesiht te shuajne dritat kur ikin dritat ne Tirane, te rrine pa u lare aq sa rrijne dhe shqiptaret ne Librazhd, madje dhe kur te behet zgjedhjet politike te vendin ku jetojne, mundesisht te rrahin apo te vrasin ndonje kundershtar politik, sepse po nuk ishe me ne, je kundra nesh.

Gjerat duhet te ndodhin ne krahun e kundert, por meqe insistokeni se shqiptarizmi u njehsoka me ato qe thoni dhe jetokeni ju ne Shqiperi, po e leme keshtu kete muhabet.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

O lal, une arrij tu siguroj te ardhurat te mjaftueshme 10 familjeve. Arrij te paguaj pensionet e 5 cifte pensionistash, arrij te shtroj 1 meter rruge, o te paguaj shtrimin ne spital te dikujt, o te ndertoj 1 m3 shkolle...etj etj

Tani kush eshte me patriot une apo ju qe vetem kritika beni. sE EDHE EDUKATEN 3 DITET E PARA E TREGONI SE PASTAJ BEHENI ME SHQIPTARE SE SHQIPTARET.
Ju qe keni etalonat, cohuni e votoni, ndertoni qeveri me etalonet e duhur...po tregoni leket e bukes qe ju coni prinderve.
maaaah!!!
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Nuk ju vjen keq

o mr wonder...ai qe tregon ti eshte nje realitet qe ti e shikon nga larg...ky qe te sjell une eshte realiteti une e prek afer dhe e shikoj edhe nga larg. Skam qene kurre emigrante ekonomike...madje do thoja qe atje ku kam qene kam paguar rrogen vjetore te nje personi. Jam mesuar te jetoj me pastruese shtepie jashte dhe shkoj ne shqiperi e sgjej uje me la syte. Sme pelqe kjo situate, madje e urrej. Ama nuk shkoj atje dhe ju them njerzve qe ju jetoni si kafshe gjithe diten. Ju them kjo ndodh kur nuk respekton ligjin, nuk paguan taksat etj etj. Po nuk luftohet e vetme ne nje ambjent te tille...duhet te luftojne te gjithe ne nje drejtim aq me teper ju qe keni etalona...se nuk shitet femija gjithe kohen.
 
Top