JFK

JFK

Sic e dini dje, 22 Nentor ishte pervjetori i 39-te i vrasjes se John Fitzgerald Kennedy.

Pak histori...

Ate dite Nentori kolona e makinave te JFK po conte presidentin ne nje miting ku ai do fliste. Pak momente pasi kolona kthehet nga Houston St ne Elms St degjohen te shtena, presidenti goditet, agjentet e sherbimit sekret vrapojne drejt makines dhe presidenti niset per ne spital.

Foto e Dealey Plaza:

plazao.jpg


Shume spekulime jane bere rreth vrasjes se tij. Me ka terhequr shume kjo ndodhi dhe me ka shtyre te bej kerkime te shumta ne internet dhe librari per te pare se cila mund te jete e verteta.

2 teori ekzistojne...

1. Komplot i organizuar nga kreret e forcave te armatosura te Amerikes ne bashkepunim me grupe te ndryshme kundra politikes se Kennedy.

2. Nje vrases i vetem Lee Harvey Oswald.

Teoria e pare eshte ajo qe shume njerez marrin si me te thjeshten dhe me te besueshmen. Perfshin shume njerez, disa te rendesishem dhe vendos disa ekzekutues ne skenen e krimit, nder te cilet edhe vete Oswald. Disa nga ekzekutuesit jane te vendosur prapa gardhit (ne foton e mesiperme gardhi eshte tek katrori bojkaf) dhe Oswald tek magazina e librave (Book Depository).
Deshmitare te ndryshem thone qe degjuan rreth 5-6 te shtena. Numri i plumbave eshte konsistente me plaget e Kennedy dhe Connally (guvernatori i shtetit te Teksasit qe ishte ne makine me JFK)
Pak kohe pasi JFK eshte deklaruar i vdekur Lyndon Johnson betohet si president.

Teoria e dyte eshte ajo e nje vrasesi te vetem Lee Harvey Oswald. Dikur ne US Marine Corps. ai dorezon pasaporten amerikane ne Bashkimin Sovjetik dhe behet qytetar sovjetik. Pas disa vitesh kthehet ne SHBA ku dhe vret presidentin. Nje foto e tij me pushke ne dore e publikuar nga revista Times eshte cfare e denon ate ne syte e publikut. Fatkeqesisht asgje nuk mundi te merrej vesh nga ai sepse ndersa po transferohej nga ndertesa e policise se Dallasit per diku tjeter, goditet ne afersi me revole nga nje individ i quajtur Jack Ruby, i cili me vone vdes ne burg nga kanceri.

Cfare me ka terhequr me teper tek kjo ngjarje ka qene teoria e plumbit te cmendur, sic eshte quajtur ky plumb (i dyti sipas teorise se vrasesit te vetmuar Oswald) Teoria eshte e tille:

Plumbi hyn ne kurrizin e JFK rreth 10 centimetra poshte qafes, merr nje kthese per lart, del nga baza ballore e qafes se JFK, ulet poshte dhe drejtohet per tek sqetulla e Connally-t, del nga e djathta e gjoksit te tij dhe hyn ne kycin e djathte te tij duke u futur nga e majta, i thyen kockat e kycit, del nga kyci ne te djathte, ben nje kthese 180 grade, drejtohet per poshte dhe godet Connally ne kofshen e majte.

magicbullet.JPG


Interesante apo jo...

Ky ishte plumbi i dyte qe gjuajti Oswald nga pushka e tij. Raporti i Komisionit Warren (Warren Report) e cileson kete plumb si i vetmi qe ka shkaktuar tere keto plage. Dikush me emrin Arlen Specter ishte individi qe nxorri ne drite kete teori, te cilen komisioni e mori si te vertete.

Gjeja tjeter qe me ka terhequr vemendjen eshte levizja e kokes se JFK nga plumbi i trete i Oswald-it. Koka e tij shkoi mbrapsht dhe nga e majta. Ka shume perpjekje per tia atribuar kete levizje koke plumbit te fundit te gjuajtur nga Oswald. Sipas ketyre teorive eshte e mundur qe koka te levize ne drejtimin e kundert me plumbin. Plumbi qe ne kete rast erdhi nga lart dhe nga e djathta ka bere qe koka e JFK te levizte ne drejtimin e plumbit por ne krah te kundert, pra nga e majta. Kjo edhe mund te ishte e pranueshme nese pjesa e mbrapme e kokes se JFK shpertheu jashte ndersa koka beri levizjen.

Cfare mendoj une:

Mendoj se ka patur nje komplot per vrasjen e JFK. Mendoj se Oswald kishte te drejte kur tha "I'm just a patsy" qe mund te perkthehet "Jam vetem nje koke lakre." Mendoj se kishte disa ekzekutues te tjere qe ishin vendosur mbrapa gardhit me zonen e vezhgimit ideal per nje goditje te tille. Mendoj se cfare ndodhi ne Dallas ate dite ishte perpjekja e frytshme e politikes amerikane per te vazhduar ne rrugen e lufterave. JFK fare mire mund te kishte pranuar pushtimin e Kubes per te hequr armet berdhamore te vendosura nga BRSS por nuk e beri. Kjo u shtiu friken gjeneraleve te ushtrise amerikane. Komandanti i tyre kishte frike te hapte lufte. Mendoj se ata vete e organizuan kete komplot per te vazhduar karrieren e tyre ushtarake te panderprere nga nje katolik paqedashes.

Nese kerkoni ne internet do gjeni shume materiale qe bien ne kundershtim me teorine e komplotit. Nder me kryesoret eshte: http://mcadams.posc.mu.edu/home.htm nga John McAdams, profesor shkencash politike ne Jesuit Marquette University ne Milwaukee, WI. Shume e atribuojne kete individ si nje agjent te CIA-s. Vete ne faqen e CIA-s mund te shikoni nje pershkrim te nje programi te CIA-s per te derguar agjente te ndryshem si profesore neper universitete te ndryshme te Amerikes. http://www.cia.gov/csi/officer.html
Kam patur fatin te njoh nje nga keta individe... jepte mesim ne shkollen time dhe kishte lidhje te jashtezakonshme, shume larg mundesive te nje profesori, me individe te ndryshem kudo ne bote, perfshi disa krere te qeverise ruse dhe disa krere mafiash te ndryshme te botes. Nga e di une kete? /pf/images/graemlins/smile.gif Jane pak gjera mbi njerzit qe njoh qe une nuk di... kaq besoj se eshte e mjaftueshme...

Sidoqofte... ju ftoj ne diskutim, do kisha deshire te flisnit te tere me sa keni mundesi dhe njohuri gjithashtu. Eshte teme qe do mbetet akoma e hapur ne mendjet e shume njerzve derisa e verteta te dale ne shesh.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: JFK

Nuk e di ku tamam, The Wall Street Journal apo New York Times, kam lexuar me hollësi për këta lektorët e CIA-s që i ke dëgjuar. Gjithmonë CIA ka përdorur aftësitë e kokave të shkencës. Ato historitë e 007 nuk janë dhe aq trillime. Nuk mund të kujtoj emrin e atij njeriu nga CIA që pasi mblodhi "shkenca", dhe duhet tju jepte progaramin e bashkëpunimit ju tha pak a shumë vetëm kaq "Bëmëni të padukshëm!" Sipas ulje ngritjeve në tensionet dhe punën që duhet të përballojë, sipas preferencës së shefave, shkencat paguhen në rolin e bashkëpuntorit të jashtëm. Pra ata i japin CIA-s sekrete (që në fakt janë njohuritë e tyre me tepricë) ndërkohë që nuk kanë hyrje tek materialet sekrete të CIA-s. Gazeta shkruante se mbas 11 Shtatorit buxheti për këta deri atëherë i ulur është rritur.
Mbase në këto momente edhe ish shefi ynë i SHIK-ut është duke shkruar materialin "Mënyra e depërtimit të terroristëve në
(1) vendet në zhvillim
(2) në Europë
(3) në ambientet universitare të vendeve arabe."
Pak rëndësi ka nëse ai besohet apo jo, ai paguhet për këtë. (Në ka qënë fare buf, mbase jo)
Gjithë beharin lexoja në tren libra me CIA-n, midis tyre një dhe me JFK. Do ngehem e do postoj nja dy pasazhe për JFK$Merilyn.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: JFK

The immortals (Michael Korda)

"Jesus Christ!" he whispered. (JFK)
"Don't even think of it, Jack," (David Arthur Leman),
"I don't know what you mean, David" (JFK)
"She's married."
"So am I. So are you."
"There's a rumor she's having an affair with Charlie Feldman."
....
"I can't belive you're a senator?" "You look just like a boy." (Marilyn Monroe)
"Well, you look just like a girl." (JFK)
.....
"... I sat next to her at dinner, and I happened to put my hand on her leg. A frindly pat, you know..." (JFK)
"Well, I moved it up to her thigh ...(JFK)
"Before you go any higher, Senator, you'd better know I never wear panties, just so you're not surprised" (MM)
...
"And was it true?" (david)
"Oh, yes. Absolutely true!" (JFK)
"Is she still in the hotel?" (david)
"She left early this morning, before anybody else was up."
 

Ema

Goddes
Re: JFK

/pf/images/graemlins/smile.gif

E keni pare filmin JFK besoj.
Plumbi i mrekullueshem ka arritur te beje 7 plage duke nisur nga kraherori,melcia,stomaku,ka bere nje kthese fantastike dhe ka dale afer shpatullave.

Po zv.Presidenti?
 
Top