Jetoje jeten?!

edda

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

ne keto momente per mua jeta eshte shume e mrekullueshme...ah, sikur te jete keshtu gjithmone :wub:
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

Fillimisht postuar nga edda:
[qb] ne keto momente per mua jeta eshte shume e mrekullueshme...ah, sikur te jete keshtu gjithmone :wub: [/qb]
Lum si ty mi goce, knej eshte bo jeta shume e veshtire :smash:
 

hot

Hotgirl
Re: Jetoje jeten?!

Fillimisht postuar nga edda:
[qb] ne keto momente per mua jeta eshte shume e mrekullueshme...ah, sikur te jete keshtu gjithmone :wub: [/qb]
eh..epo jetoje se momente te tilla ikin shum shpejt :shrug: /pf/images/graemlins/smile.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

Eda ne mos gaboj e ka nga lumturia e marteses, besoj se te gjithe e moret vesh qe Eda na u martua.
Bukur, bukur te zgjaste sa me shume lumtuiria Eda, dhe te gjithe neve te tjereve sa me shume caste te lumtura :rockband: :rockband:
 

blendiys

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

Jeta jetohet me te gjithe gezimet,vuajtjet,hidherimet,te panjohurat etc,
Si perfundim,jetoje jeten,kap cdo moment te saj,me vone do te duhen si udherrefyes,te gjitha nje dite do ti kujtojme,dhe do te themi sa e shkurter kjo jete
 

eM

Paper Moon
Re: Jetoje jeten?!

Shpesh kemi memorie selektive, mbajme mend gjerat e keqia harrojme te mirat shume shpejt...

Te jetosh nuk do te thote te besh "qejf"!!!

jeta jetohet ashtu si vjen, me ups dhe me downs, jeta eshte e bukur sepse nuk eshte gjithemone njelloj... /pf/images/graemlins/smile.gif

eM
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

Per Helen of troy- !
mos bej sikur gezohesh per gezimin e te tjereve kur zilia te ka pushtuar zemren. Pret nje dite te bardhe per nje si puna jote qe e gjuan ate dite me shekuj dhe fati nuk do te ishte kurre aq i padrejte sa te ta bente hise.
 

Darien

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

Fillimisht postuar nga Paper MooN:
Shpesh kemi memorie selektive, mbajme mend gjerat e keqia harrojme te mirat shume shpejt...
...
eM
me këtë shprehjen "memorie selektive" më kujtove atë fragmentin që vura tek tema tjetër
Gjeje titullin dhe autorin - #637 (...rindërtojmë veten dhe historinë personale duke i nxjerrë vazhdimisht ngjarjet në dritën më të favorshme për ne.)
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

Kto kohe e fundit ja kam bere shume kete pyetje vetes: Po mire kam arritur apo bere cfare kam bere deri tani, mire dhe ne te ardhmen do bej kte ate dhe kte, but What's the point really?!!!! ku qendron esenca apo arsyeja, a jemi ketu thjesht incidentalisht apo me me ironi aksidentalisht? Dhe normalisht nuk i kam gjetur kurre nje pergjigje kesaj pyetjeje, por ama e kam qetesuar veten time me idene qe do jetoj cdo moment me shpirt e me gjithesine time totalisht and I will make my destiny, in the meantime mund te kerkoj persene dhe sine e faktit qe jetoj nese ky eshte vertet nje fakt. Se dhe tek Matrix kujtonin se jetonin, hanin etj etj por ne fakt ushqenin nje mekanizem qe i kontrollonte totalisht. Nejse se u zgjerova shume dhe dola nga tema. Per ta mbyllur do thoja se ideja ime per kete permblidhet shume mire tek nenshkrimi qe perdor si me poshte.
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

nese dikush vetveten ben qellim
ngec tek vetvetja sikur ne nje vrim
perpara jo nuk mund te bej,
perpiqet te dal, s'leviz dot me tej.

Nese dikush qellim boten ka,
ne fund zhgenjehet e ngel ne hava
se vdekja s'te le te marresh me vete
as pare, as shpi pervec -tungjatjete!
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Jetoje jeten?!

Fillimisht postuar nga blendi@be:<br />[qb] ....te gjitha nje dite do ti kujtojme,dhe do te themi sa e shkurter kjo jete [/qb]
Mbaj mend nje fraze ne nje film (Things to do in Denver when you're dead) e cila eshte ngulitur ne mendjen time.
Ishte nje tip (interpretuar nga Bill Nunn) qe e dinte se dikush shum me i fuqishem se ky po e kerkonte per ta vrare dhe ky tipi nuk kishte cte bente asgje kunder tij por vetem te mcifej per ato pak dite qe i kishin ngelur. Kur u nda nga shoku i ngushte (interpretuar nga Andy Garcia) i thote: "Kur isha i vogel nuk shkoja ne shkolle dhe rrija neper rruge dhe ne oborr te shkolles gjith kohen e mesimit. Prisja me padurim qe te vinin pushimet e fundjaves dhe kur vinin ato 2 dite, iknin sa hap e mbyll syte dhe fillonte perseri java e re."
"Edhe ja ku po ta them qe jeta qeka me e shkurter se pushimet e fundjaves" i thote me keqardhje shokut te vet.
Ishte ajo qe doja te thoja: Me te vertete kjo jete qeka e shkurter edhe njeriu nuk paska te ndopur me jete.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

jeta eshte sa e gjate dhe e shkurter thote gjyshja ime.
fatkeqesisht nuk e veme dot ne jete ate shprehjen " jeto sot si te jete dita jote e fundit".
shume sakrifica duhen per nje gje te tille,
dhe si thote Freud:- kenaqesite dhe jeta jane si nje kapital, duhet te humbesh nje pjese per te fituar nje tjeter.
keshtu qe shkojme nga shkojme ne, asnjehere nuk do jemi te lumtur totalisht, vetem ne momente te caktuara, por boll qe i shijojme dhe ato momente no?
 

hot

Hotgirl
Re: Jetoje jeten?!

ehh..ja tani filloi shkolla..e sikur nuk paskam me kohe me jetu..
pahh sa jete e programuar..sdal dot nga ky qarku qe ka krijuar perreth meje kjo rutina :smash: :smash:
 

mostro

Putraku
Re: Jetoje jeten?!

Te rroje jeta dhe motra e saj shpresa qe e mban gjalle,i jep optimizem,frymezim,e ben te jetueshme /pf/images/graemlins/laugh.gif rrofshin njerezit qe na dhane jeten /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

jeta e shkurter s'eshte aspak
vdekjen gjithesekush e ka hak
mendjeshkurter jeni ju
qe puneve te kota jeni harru

Merreni gjithe diten e Perendise
me gjera pavlere, e prisni fati t'ju degdise
atje ku doni, hic pa leviz

rrini si mumje, harroheni gjetiu
e kur vdisni mendja ju shkon
se c'vlere kishte, hic nuk ndriu
tash ke mend, e asgje s'te shpeton

Njerez! Perendia, na ka dhene kohe
dhe cfare bejme do bejme gjithmone
ne edhe per 500 vjete nuk ndryshojme
me gjate, e kote te jetojme

E sa me pak jete te kemi
me teper e vleresojme
cdo sekonde qe na ngeli
te mundohemi ta shrytezojme

Me veten te merremi
me mire ta kuptojme
Te tjereve ndihme tu jemi
atje vjen gezimi jone

Koha vjen per llogarine
shpejt ngase ne harrojme
Te lavderojme Perendine
se per kete pune jetojme
 

Toniboston

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

Meqenese emri im eshte i ngjashem me temen po i them dhe une dy fjale.
Jeta duhet jetuar. Po pyetja eshte a e jetojme ne jeten sic duam? Kurre. Gjithmone eshte dicka ne jeten tone qe i prish te gjitha enderrat qe kemi per jeten. Por prape ne nuk ulemi poshte nuk behemi pesimiste dhe e jetojeme jeten "one step at a time" Medohu gjithmone sikur dita e sotme eshte dita e fundit e jetes dhe jam i sigurt qe do te jetosh nje jete qe eshte afersisht si jeta qe ke enderruar por asnjehere si ajo e enderres.

Me respekt Jetoje Jeten
 

hot

Hotgirl
Re: Jetoje jeten?!

Fillimisht postuar nga Jetoje Jeten:
[qb] Medohu gjithmone sikur dita e sotme eshte dita e fundit e jetes dhe jam i sigurt qe do te jetosh nje jete qe eshte afersisht si jeta qe ke enderruar por asnjehere si ajo e enderres.

[/qb]
a thua kjo esht e mundur,per ta realizuar?!
I don't think so :shrug:
 

ec aty

Primus registratum
Re: Jetoje jeten?!

o hoti sduhet me u mendu shume yllo si,pse,ku,qysh.jetoje ashtu si te del perpara edhe mos pyt se si ka thene ymeri i famshem-ca ka thene mer se e harrove-nejse nejse kur ta kujtoj do jua them...o hoti mos te te iki jeta prej shalesh e,ec te vdeksha
 
Top