Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

VALL ??!!

Diten qe na erdh' liria
Nga qielli zbriti perendia !!.
Ne vesh na peshperiti .
Kujdes popull ,
nga paraziti' !!.

Ska se si Perendi
Ka burra kjo Shqypni,
te vrare e te lenduar
kane deshir per te punuar .


Kalojn vitet treten ditet ,
nga cdo ane shtohen parazitet
Dikur te izoluar !!.
Tash me zorr jemi te zbuar

A degjon perendi ??!!.
shume u lodh kjo Shqypni .
per jet e zhgenjyer,
politik e urryer.

Me mllef pyet njerezia
Vall ka burra Shqypnia

vall profet ??!!
Vall ploretar??!!
Vall te shenjt ??!!
Vall kusar??!!
Vall te aft per vatan ??!!!..............


ALROSS.
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Moda e ndaluar!!

Ka qene Qershor i vitit 1988 . Cdo behar pasi mbaronim punet shtepijake , vendi me i preferuar qe te kalonim diten ka qene rrapi qe ndodhej perball postes se policise . Freskija e lumit qe gurgullonte posht nen kembet e ures , dhe hija e rrapit shekullor na ishin bere te pa ndara ate behar te nxeht te vitit 1988 . Kurreshtja jone prej femije , na bente te rinim gjith diten nen hijen e rrapit duke luajtur dame , syte tane nuk u ndaheshin policve qe rinin ne avllin e postes .
Kureshtja na grryente me shume kur tek tuke polici i sherbimit Rexhepi kthente shishen e qelqte me ate lengun e kuqeremt qe i thoshin aranxhate.
Cdo here qe Rexhepi kthente shishen drejt gurmazit aq me e fort dilte psheretima e kenaqesise.Dhe deshira jone behej me e madhe per ta provuar nje her ate lengun e shijshem qe Klodi nje shoku i lagjes se lartme na kish folur shume per te.
Atje tutje ne zagushine qe dilte nga asfalti i nxehte here dukej here zhdukej imazhi i autobuzit te Korces. Po vete ora 4 u degjua zeri i shokut qe me rinte perballe , nga e di ti apo i pe oren Rexhepit , ja ktheva gjith naivitet une .Po vjen linja e Korces ma ktheu shoku.
Rexhepi duke marre tabelen me shenjen "STOP" u drejtua per nga dalja e postes .
Syte tane nuk i ndaheshin policit te sherbimit , qe gjith pertes po drejtohej nga autobuzi i ndaluar perball postes.
Leternjoftimet ??. u degjua zeri i cjerre i Rexhepit qe tashme ishte futur ne atobuz.
Pas disa minuta heshjtje u degjua prape zeri i cjerre .................
Zebrit posht.
Kureshtja jone po behej dhe me e madhe kur degjuam fjalet e Rexhepit "zebrit posht ".
Ne shkallet e autobuzit u duk nje vajze e gjate , floket e zinj qe i vareshin supeve e benin dhe me te bukur. Duke e pare me vemendje cdo levizje te sajen po vrisja mendjen se cfar kishte bere ajo vajze qe Rexhepi po e shtynte drejt postes duke i bertitur.
Poterja e Rexhepit beri qe te dilnin dhe dy policet e tjere qe rinin ne post .
Ku shkon me keto pantallona zuske ??!!Zeri i Rexhepit qe para disa minutash rakellente aranxhaten me kenaqesi po behej dhe me i vrazhed . Vajza e re rinte me koken ulur para tre policve qe e shifnin gjith kercenim .
Vajza kishte veshur nje pale pantallona qe vinin krejt te ngushta dhe ne fund hapeshin si torba .Pantallona te ketij lloi s'kishim pare ndo nje here , dhe mendja jone prej femije nuk mund ta kuptonte dote se ku qe problemi i pantallonave te vajzes se re .
Autobuzi filloj te levizi pasi mori shenjen e policave qe te iki .
Policet filluan te pyesnin vajzen se ku jeton dhe se per ku po shkonte .
E di qe veshje te ketij lloi nuk jane te lejushme e degjua per here te pare zeri i shefit , dhe per kete denohesh.
Vajza e re qe ishte skuqur si spec nga turpi rinte me koken posht dhe syte i vezullonin nga lotet.
Rexhep merr gersheren. Si urdheron shoku shef u pergjigj Rexhua qe zgerdhiu dhembet para vajzes se re .
Ka dy menyra qe te vesh mend , ose do ikesh pa pantallona ose do denohesh u degjua shefi qe tundte gersheret sa andej ketej neper duar.
Me mire te ikesh pa pantallona qe te vesh mend.Te qarat e vajzes se re qe rinte si e ngrire na futen friken .Tashme gershera po kalonte neper kofshet e vajzes se re e cila mundohej te mbulonte pjeset e zbuluara te trupit me duar .Duke shfryre gjith mllef shefi i tha vajzes te shkonte. Gjysem lakuriq dhe e turperuar para tre policve vajza e gjor u nis drejt ures se hekurt qe te nxirrte ne anen tjeter te lumit .
Syte tane nuk i ndaheshin atij trupi gjysem lakuriq qe vraponte ne asfaltin e nxeht nga vapa .
Kujtimi i asjaj vajze qe sja mesuam kurre emrin ka per te ngelur ne kujtes e pa harruar.


ALROSS
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

FREEDOM AND THE PARASITE

by

Blerim Kasneci, Toronto

Translated by Zana Toskaj and Anthony Weir


The day that Freedom came ,
God swoope from the sky
And whispered in our ears :
Beware O people
Beware the Parasite !

But how in this Albania , O God ,
can men humiliated and hurt by history
and modernity
still want to work the land ?

The years vanish and days pass
And everwhere the Parasite increase
Are you listning , God
This country is too tired ,
exhausted by ilusion and by politics.

Bitterly amongst the trash and spoil
the women wonder
if there are any men in this Albania ,
proles or prophets, saints or thives ,
worthy of our soil ?


2003
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Faleminderit Sonida per konsideraten /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

O Toke e lasht ,e perveluar
sa dhimbje , urrejtie ,
mban mbuluar ?

O Toke e lasht e pa harruar
Ne altarin historik,
gjakosur,coptuar .

O Toke e lasht e bekuar
sa shume hijenat'
te kane munduar .

Mars 2003

B Kasneci
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

USHTAR

Papritur ne jete
U gjenda ushtar
Ne toke te shkret
Ne truall te thare
O Zot i madh ,
sa shume ushtar !!
Ca te lenduar
Ca te vrare

Ne reren e nxeht
Mbetur nje ditar
Shkruar ne te
vargje per te qare.

*********
Nene e dashur
malli me ka marre
lotet me shteruan
ne buzen e thare
Nene e dashur
ne gjak jam i lare
shoket e mi
ne Sahare te vrare .
Nene e dashur
s'ka me lot per te qare
ishte fati jone ,
te vdesim ushtar.


20 Mars 203

Alross.
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

BUZE DETIT

Oret e para te mengjesit
enderr ti kaloj buze detit
te shikoj dallget zhurmuse , e te lira
qe deti na i ka rritur me te mira
Ne reren e shkrifet te vrapoj
thelle, ne shpirtin blu te notoj.
--------------------------------------
Sa i kendshem eshte enderrimi
Sy mbyllur thuaj erdhi agimi
Erdhi dita e bukur dhe e lire ,
te jetosh vetveten ne natyre .
Large qiellit te nxire .
Large sistemit te ndyre !!
Large jetes fallco "jo reale "
Large mengjeseve te ftohte ,
e banale !!.

2003

Alross.
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Me fal Mama ,Perjetim ekstrem !!

Nene
Jam mekatar
I vrasjes se shpirtit tend
Jam mekatar
Qe tyj te zhyta ne mjerrim
Jam mekatar
Qe vrava shpirtin tim .

Nene
Ma jep zemren ,
e m'plakur nga hallet
Me lot ta laj
Nga mekatet e mija

Nene
Luhatja e dhimbshme
E shpirtit tend .
Ne erresiren "eternale"
Gjemon me ngasherim .

Nene
Te lutem,
mos qaj me ngasherim
Te lutem Zot i madh
shkurre e ferra hidh
mbi varrin tim .


Kushtuar nje te riu Shqipetar , qe ndermori aktin e vetvrasjes
ne Toronto.
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

BALADA E ZEZE E NJE ' TIRANI' !


Rreshta te tere te mermert
te ftoht te heshtur.
Se Tirani vret !!
Varre te humbur pa indetitet .
Heshtin , heshtin
Se tirani vret !!


Ne male shkruar,
parrulla per jete .
Heshtni, heshtni
Se Tirani vret !!.


Besimi nuk lejohet
"per te , ligj i rrept "
Heshtni heshtni
Se Tirani vret !!


Sa te lumtur jemi
se dim as vet
Heshtjen ne jete ,
kemi prioritet.


Sa te lumtur jemi
pa buke kemi mbet
"bar do hame "
o popull i shkret .


Lajmi mori dhene ,
Tirani ka vdek
Perse qajme ?
se dim as vet !!

Shume vite kaluan
Qe Tirani ka vdek
Akoma
Hija e tij,popullin e vret .


11 PRILL 2003


Toronto Canada
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Mirmengjesi Amerika


Ne mengjes te erret Nentori
Vala me nxorri ne bote te re
Kembe zbathur ,e uritur
belbezova, gjithe hare
Mirmengjesi Amerika
O i shtrenjti atdhe


ALROSS
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

NJE PLAKE E VJETER .


Nje plake e vjeter .
Nga vitet e thare
Tre terndafila
Mi zgjati duke qare .


Jane tre fate
Ne jete ke per ti pare
Nje i hidhur e dy te mbare

Te dridhurat me zune
Me hipi i qare
Plake e shenjt
Pse fatin ma ke mare
Ne lule shume ngjyreshe
jeten ma ke ndare .....
5 MAJ 2003
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

EJA ENDERR
Eja enderr
Shpirtit te lenduar
silli gezim

Eja enderr
Hiqma nga,
syte kete trishtim.

Eja enderr
Tek mua.
Do gjesh bekim .

Eja enderr
Erresiren beje
......agim.........


Eja enderr
Se dhimbja
...........................s'ka mbarim !!.


5 MAJ 2003
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Jeta nje kenge
nje kenge e mjere
por ama shume e ndjere
cdo fjale nje situate
cdo tingull nje histori
vargu me varge
tingulli me tingull
jeta shpaloset si nje djegull
jete e kenge e paharrueshme
vargje te mbrekullueshme
ato vargje qe sjellin mijra fjal
ato fjale qe sjellin mijra tinguj
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Jashte teme dhe me ofendime.

Boll se qenuri vulgar.

Leri anetaret te qete.
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

ATEIST

Te merzitur
E te , pa fe
As ne qiell,
e as ne dhe .

Te pyetem ,
e s'na the
Ateist pse na le ??!!.


Na ike e gje s'na the
Shkret na gjete .
E shkret na le .


Na ike e gje s'na the
Ateist , o i pa fe !!...................
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

ATDHEU NE RUDHA !!

Mbas shtegetimesh te gjata ,
U ktheva nga udha
Gjeta atdheun .
Te zhytur ne rudha
Zemra rrahu fort
Me hipi trishtim
Sa shume eshte m'plakur
atdheu im !!

Me mall ne buze,
dergjen ,
plakat e urta
Me shikimin e tretur
Ne udhet e gurta
Nga shpirti u del
I qare mallkim,
Per rruget e largeta
Qe vodhen rinine .
 
Top