Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

E GJETA ZEUSIN !

E gjeta zeusin
Krejt te braktisur
Ne pragun e ketij shekulli te krisur !
Rrinte I vetmuar duke thither nje cibuk ‘
Dhe shante te paudhet qe e lane pa buk

C’behet keshtu cjane keta qener
Dikur une u dhashe ,dije dhe zemer .
Keta ishin ata qe me ngriten,
tempuj dhe piedestale
Dhe sote mi morren dhe ato te vjetra sandale!!

Po ty more bir , bir Ilirian
Ce mire te solli ne keto ane
Mos te ndolli dhe tyj fryma nacionaliste
Apo “megalo idhea”me taktika fashiste ?!

Ngela i hutuar.
Dhe ngriva si nje kercu ulliri aty prane .
Me tronditen ato qe degjova ,
dhe ato qe u thane

Ja ktheva me nje fryme dhe krejt i ofenduar
Se s’kam ardhur ketu per tu mohuar
Kam ardhur ketu per bese dhe vllazeri
dhe jo per tu shitur kursesi

Qeshi Zeusi qeshi dhe Herakliti
Sa qe malet gjer ne Oriental’ i tronditi .
Duke me pare me dhemshuri ,
ne vesh me peshperiti.
Besen ketu s’mund ta gjesh kursesi
As miqesi dhe vllazeri
Keta te helmojne me kupen e veres
dhe te hedhin jashte,pertej deres

Pra kthehu atje tek viset e tua
Dhe tregoj bashkesise qe me pe mua
Thuaju se ketu s’ka miqesi .
Dhe se dashamiresia e ketyre vjen era tradheti

Dhe bera ashtu sic me tha perendia
U ktheva tu them idet e mija
Tu tregoj qe po na pret raskapitje
Dhe se indetiteti yne eshte ne fikje .


Por mjerimi s'kishte veshe
As deshire per te degjuar
Dhe joshja e mireqenies Helene
Na ktheu ne nje kupe te helmuar .
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

PERSE

Per ku jane nisur ato re
Per ku jane ato shkrrepetima
Perse eshte qielli i zi ,
dhe toka me vrima ?!

Perse po qajne tempujt
Perse mbajne, varret zi .
Perse po shuhen popujt
Ne shkrumb edhe hi .

Perse,..........?!
Perse,.........?!
Perse,........?!
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Si na humbi, dhe kjo fije drite?!
Bashke me te vetmin yll polar
Trishtueshem u treten yjet
ne nje enderrim imagjinar


Si na humbi,dhe kjo fije drite?!
E ketij enderrimi, mijera vjecar.
Te zezat veshi hena plake!
dhe dielli qau si i marre

Si na humbi,dhe kjo fije drite?!
nga syte qe u treten si ujevare.
Ku shkoj drita jote ?
O yll i shpreses, o yll polar
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Toke e dashur
E embel, toka ime
Je shenjtore e vuajtur
Je dhe nene trime.


Koherat te hodhen
ne zi dhe mendime
Por ti je krye larte
Je nena ime

E embel eshte toka
Dhe balta gjithashtu
Butesisht tretet kocka
se kam lere' ketu .
 

gab

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

PER ATA DY SHEKUJ QE S'ISHIM PARE

ALROSS,kjo eshte nje perle,prano pergezimet e mija.Suksese ne fushen e bukur te poezise,eshte energji dhe burim ndjenjash qe jo te gjithe e kane dhunti,dhurate nga zoti.Urimet e mia!!
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

H D Te falenderoj nga zemra per pelqimin tend
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Humbja

Dritherueshem perperitet humbja
Ne hone qe ankthi i mbush me fryme
dhe ne venat e tkurura nga dhimbja
Humbja rrjedh si rryme , rrjedh si rryme .

Ne humbje ,dhembje ,shembje.
Bie njeriu bashke me jeten qe merr aratine.
Dhe une sote njoha humbjen , njoha dhe vetmine

Sote humbi fryma e perjetimit real.
dhe ne honet e thella te shirtit ,
u tret si dritherime .
Humbje ,dhembje, shembje
Eshte njeriu per njerine .
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Kam nje ulli ketu tek avllia
ku poshte tij mblidhet njerezia
Per te mira gezime dhe fatkeqsi
poshte atij ulliri gjejne qetesi

Thone se eshte i bekuar
me fat e lumturi plot i ngarkuar
Thone se cezaret aty thurrnin kurora
Thone se aty linden perandora
Thone e c'nuk thone nga keto ane
dhe njerezit per kete ulli po gjejne belane

Por nje dite, u mata ta pyes vete.
Se kush na qenka ky ulli ne te vertet.


Dhe me nje ze qe i cirrej nga pleqeria
filloj te me tregoj ditet e tija.
Erdha nga large permes nje deti
Ne trasten e varfer te nje profeti
Duke me mbjelle, me tha dy fjale .
Rritu e behu i forte qe te shohesh .
Katastrofat dhe te krisurit e botes .
Rritu tu besh fresk dhe hije
hajdutve dhe dembelve qe dredhin tespie .
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

I THEM TE DUA

Sonte eshte vape
Dhe mbremja dremit mbi ftua
Posht henes qe qesh e lodhur
Ajo mendon per mua

Dhe kthehen mendimet e saje
ne endrra qe kundermojne arome
Bashke me dremitjen e nates
ajo me hyn ne dhome.

Dhe une I them te dua
Si ndjenja e mbremjes qe dremit mbi ftua
I them prap te dua
Kur endrra e saje dremit mbi mua
 

Garo

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

THUNDER IN THE HEART


Tell me o starry night
Why your heart is so bright?!
Tell me, about the great love.
That you hold in your hands
Tell me, if ever your beauty ends
Tell me, I want to know?
Because my love for you,
is more than a shadow
Tell me, I’ am so blind to look up
Because your beauty strikes me
Like a thunder in the heart.


ALROSS
 

teab

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

........
Eja,
pa fjale
qe prishin qetesine e intimitetin

Eja,
pa lulet
qe vyshken kaq shpejt

Eja,
me krahet
qe me ngrohin shpirtin

Eja,
i qeshur
me syte plot dashuri

Eja,
ashtu,
si ke ardhur gjithnji!
T.
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Ndarja
E ndersa vargjet kerkojne depertim,
dikush i pengon te marrin fryme..
E ndersa vargjet kerkojne te flasin,
dikush mundohet ti fshije..
E nese vargjet e fshira nga goma e zemres,
perpara loteve mundohen koken te ngrene,
Ato mbeten prape se prape, vargje te fshira e te mjera,
Pa mundur kursesi, ti japin nje ndricim jete fytyres se Tij...
Aq shume te jete merzitur valle??
Aq shume sa te arrije, mos dije te fale??
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Ti..
E ndjeja qe do me kujtoje
e qe ne driten e henes,
kishe derguar dhe ti nje veshtrim,
E ndieja, qe nder netet qe gjumi sme merrte,
ishe ti fajtori,
e ndersa tek flisja ne telefon,
mendjen e mbaja tek ti,
pa dashur fjalet ti ngateroja,
por ja qe, ndodhte dhe pa dashur une..
Pa dashur qe vetem ty te kujtoja,
por ja qe ndodh kur dike e do shume..
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Heshtje....

Nese do kerkoja te fshihesha,
mbas frymes tende,
Ti do te vije me vrap,
Nese do te doja, qe lendimin,
ta mbeshtesja ne frymen tende,
ti perseri do vrapoje,
per te me treguar se eksiston
e fryma jote di te ngrohe....
Megjithate, dicka me ben te hesht,
eshte nje frymemarje,
po kesaj radhe e imja,
ajo ka ndaluar ne vend,
dhe a pasigurt vec mendon..
A do mund te therisja ty valle?
E te shihja, qe ti eksiston??
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Fantazia-g

Zotit me lindi,
e krijoi endren e pafundme te qenies sime,
Zoti me lindi,
e krijoi frymen e pashtershme per te folur me ty,
Zoti me tregoi,
qe per tu dashur mjafton te dish te ndiesh,
Zoti me dha doren,
duke mos me lene mundesi,
te shihja rrugen me syte e mi,
dhe si nje sonambul te vija vec tek ti...
e di qe ke nevoje per mua,
qe te ndiesh pakez dashuri /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Vjeshta

Vjeshta e harruar erdhi,
per te kujtuar se ekziston
me gjethet qe bien lehte,
mbi token e bute.
Vjeshta e harruar erdhi,
per ti shtuar xhelozine e verdhesise,
pamjes se trishtuar te ajrit.
Vjeshta e harruar erdhi,
pas veres se gjate te kaluar pa ty,
E si te mos vinte valle??
Une e prisja ate,
e mbas saj pres dimrin,
qe do me beje te ngri
dhe me dimrin,
pres endren ku je fshehur ti... :wub:

Fantazia_G
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Tirana..

Kur ika veshtrimin e lash larg,
per te pare kur dua..
Kur ika zerin e lash larg,
per te folur me ke dua...
Kur ika buzeqeshjen e lash pas,
e mora buzen e ngrire,
duke harruar te qesh si me pare,
por duke u ndjere ne ender te thare...

Tirana ime lozonjare..
kur dua te te shoh,
mjafton zgjoj veshtrimin,
e zerin e harruar,
leviz buzet e ngrira..
e mbyll syte per nje cast....
Cdo gje ne qiell shnderrohet,
e qenia ime s´eshte me e vdekur.
Kur te mendoj ty,gjithcka tjetersohet...
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Zeri yt...

Zeri yt...embelsi vjeshte,
Zeri yt...i vetem, pa shoke,
Zeri yt...qe pret dhe pres,
I afert.. si asnje ne bote.
Neper vjeshte bien gjethet,
Neper shira...zeri vjen,
Ne peshperitje fjalesh ndihet
Fjale qe vec pas meje fshihet...
 

Renea88

Primus registratum
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

me pelqejn autostradat
shpejtesi si asnjehere
makinat perpak perplasen
pastaj zhduken
behen ere

me pelqejn dhe diskotekat
plot muzik e argetim
me pelqejn sykaltrat bjonde
qe me joshin ne vallzim

me pelqen te jem i lire
neper bote ngado qe shkoj
me pelqen dielli kur lind
thjesht dua jeten ta jetoj
 

Guest
Re: Jeta ne vargje, vargjet ne jete !!

Me zgjove..!

Zeri yt,
ende me qendron ne dhome,
ashtu si nje jave me pare,
me ka rrembyer,dehur,cmendur,
kjo ndjenje e papare..
Melodi e nates,
ender qe kerkon zgjim..
Me tunde,me zgjove,
doren mbi sup, ma vure..
Nje shikim te ashper, me dergove..
Doren, nuk ma zgjate me,
Ike,vetem njehere,
ktheve koken e me the,
Zgjohu..!
Me pe, per here te fundit,
Pa me folur, kuptova qe the,
Largohu....
 
Top