Jeruzalem, 6 të plagosur me thikë në paradën e homoseksualëve

Një hebre ultraortodoks plagosi me thikë 4 pjesëmarrës dhe dy agjentë në paradën e përvitshme të homoseksualëve në Jerusalem.

ARRESTIMI.jpg


Autori i ngjarjes Yishai Shlissel është ndaluar nga policia dhe në vitin 2005 ka bërë një sulm të ngjashëm. Sipas mediave të huaja, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

AKSIDENT-2.png


Schlissel ishte liruar përpara tre javësh pas dënimit me 12 vjet burg, tha një zëdhënës i policisë për BBC.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti atë “një krim i neveritshëm urrejtjeje”, ndërsa Presidenti Reuven Rivlin paralajmëroi se intoleranca shoqërore mund të përkthehet në fatkeqësi për Izraelin.
 

hareid

Papirus rex
Ne kete raste si dhe ne raste te ngjajshme, kur behet fjale per persona qe nuk jane muslimane, flitet per nje "ultraortodoks", per "nje krim te neveritshem".... Por po te ishte personi me emer muslimane, menjehere anambane botes, masmediat do te shkruanin e stershkruanin me dite te tera per "terrorin islam" ...
 

joetisti_

Locus omnem
Po mire t'u behet. Keta sikur e kerkojne vete. Nje parade kam idene une eshte si per te informuar se ja ekzistojme edhe ne. Epo mire, u more vesh, e morem vesh se ekzistojne. Tani duan qe ta marrim vesh edhe me mire akoma?
Ose nese e kane kaq merak, le ta bejne paraden ne vende ku e dine se nuk sulmohen. Pse hedhin valle ne goje te ujkut?

Qe ta kuptojne se sa te veshtire e kane ata njerez qe s'i kuptojne dot dhe qe ndoshta s'mund te sherohen asnjehere nga homofobia, do te duhet te fillojne edhe levizje te tjera qe atyre vete do t'u duken anormale sepse ne te vertete do te jene te tilla. Si pershembull sikur te fillohej nje levizje me parada kanibalesh!...
 

Aki

Paint It Black
Bobo sa paragjykues ti joetisti :), kjo eshte njesoj sikur me thene nje femer qe eshte veshur hapur dhe ne memyre provokative e meriton te perdhunohet se vete e ka kerkuar :)
Se pari ata nuk e bejne oh shikoni mire se cfare jemi, paradat me se shumti behen per te ngritur zerin per te kerkuar te drejta te barabarta, po fundja pse jo dhe nje memyre njohtimi mes veti...dhe e dyta cfare do qe te besh ne jete dhuna nuk eshte e arsyetueshme, se paku une keshtu mendoj...
 

Aki

Paint It Black
Sa per homofobine, ilacin e ka te lehte, te shohin punen e tyre e jo te tjereve, nuk u pelqen homoseksualizmi ok mos e praktikojne, nuk u pelqejne ata njerez ok le te mos u rrine afer as te shoqerohen, por te ushtrosh dhune mbi dike me paraqet faze te ndonje cregullimi mendor :)
 

joetisti_

Locus omnem
Jo, nuk paragjykova. Une me shume u qava hallin sepse po vriten pa patur nje motiv. Vene edhe bejne parade aty ku te tjeret s'i kuptojne. U duket sikur ua bejne atyre per inat dhe i vrasin. Le t'i lene pak kohe kohes dhe do te kuptohen nga te gjithe. Dhe paradat le t'i bejne ne ato vende ku askush nuk do t'ia dije nese e bene paraden apo e lane pa bere.

Une personalisht dikur kam patur antipati per ta. Por s'ma ndryshoi nje parade mendimin.
 

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
Degjova qe kishte vdekur edhe nje 17 a 18 vjecar ne parade apo jo?
Nuk kam asgje kunder gay-ve por mendoj se e ka fajin qeveria qe nuk i jep me shume siguri ketyre paradave!
 
  • Like
Reactions: Aki
Top