Jeni dakort per lidhjet me dashuri platonike?

Balahk

Locus omnem
Ne radhe te pare si kjo teme forumi ka plote.

te gjithve u ndodh ta fillojn me dashuri platonike pastaj e njeh e keshtu deri sa te arrish ne ate realen.
 
Mirabel

Locus omnem
Po e priti! Nderkohe qe bente Don Juanin me te tjera... Megjithate e priti... Ose keshtu e shkroi Markez...

Disa gjera jane me te lehta ne teori se ne realitet :)
dhe jo vetem qe e priti ,por jetoi me te ato pak dite qe i mbeten.
edhe pse nuk finalizoi gje..rendesi ka gjesti :p
 
Al-Punk

Still here
dhe jo vetem qe e priti ,por jetoi me te ato pak dite qe i mbeten.
edhe pse nuk finalizoi gje..rendesi ka gjesti :p
Ne fakt ... *finalizoi* qe c'ke me te.

Ka nje cast ne liber kur ai flet qe shtrihen bashke dhe i perkedhel barkun, tashme te rrudhur nga koha ... Nje simbol i forte per te treguar qe aty mbaroi dhe romantizmi, kur takoi fiziken, .... realen! Ose thjesht qe dashuria e tij e nje jete u kurorezua!
 
Last edited:

ne fakt e kisha per piken kyce, nese e ke parasysh, sepse kur thashe "jetoi" i referohesha kesaj pjese qe ke permendur ti
"finalizim" ishte per pjesen intime.

gjithsesi mendoj se jane dy te ndryshme edhe pse mund ti bejme bashke ne disa pika :)
 
Alephh

Valoris scriptorum
Jo, nuk jam per dashurine ne boten e ideve platoniane ... Dua ate dashurine e cmendur, te prekshme, te realizuar e te misheruar ne realitetin njerezor... Adhuroj embelsine vrererore qe rrjedh prej saj...
 
joetisti_

Locus omnem
Platoni, sa di une, ne ate qe u quajt "dashuri platonike", e perfshinte edhe seksin por qe dalengadale braktisej. Kurse ne kuptimin aktual do te thote tamam dashuri pa seks, dhe qe ka vetem kenaqesi te bashkimit shpirteror.

Jo jo. S'e dua te tille. E dua me shpirt edhe me trup...
 
Top