Re: Jashtetoksoret - legjende e koheve moderne apo realitet!
Une nuk do te flas per UfO, por per nje fakt konkret. 24 vjet me pare ne Gjermani u gjet nga arkeologe nje pllake e vogel e bere nga nje kocke mamuthi. Mbi siperfaqen e saj ishin skalitur disa simbole. Dhe sefundi mbas plot 24 vjet studimesh te hollesishme u arrit ne konkluzionin qe ato simbole jane kostelacioni i Orionit. Spas proves se karbonit 14, kjo pllake, apo kocke i perket nje kohe shume te larget, rreth 35 mije vjet me pare. Eshte me antike harte yjore e gjetur deri me sot. Tani vetiu lind pyetja: si eshte e mundur qe qenie humane te kishin njohuri aq te sakta?
Ndoshta eshte rasti qe te shkruaj edhe per Shumeret dhe 25 mije pllakat qe kane lene ata si trashegim dhe qe u zbuluan ne Ninive nga sir Henri Laiard. Benin pjese ne biblioteken e Ashurbanipal-it. Ato pllaka japin te dhena shume interesante per jeten ne toke. Dhe shpiegimi i tyre eshte...e pabesueshme por jemi me prejardhje nga nje planet qe quhet X. Cfare eshte planeti iks, ose e formuloj pyetjen ndryshe: ç'eshte ky planet? Duhet thene qe ne fillim se egzistenca e tij mohoej nga qarqet shkencore, por ne fakt, fshihej egzistenca e tij. Me ne fund, ANSA me 12 dhjetor 2002 e shperndau si lajm te konfermuar nga revista britanike New Scientist. U pranua me ne fund egzistenca e ketij planeti qe ka gjeneruar jeten ne toke nga ata qe ne sot i quajme Zoter. Informacionet kishin kohe qe vinin nepermjet sateliteve dhe se deri ate kohe mbetej enigme se kush influenconte mbi orbiten e planeteve te jashtem te sistemit diellor. Po keshtu Washington Post botoi nje sere artikujsh qe flisnin per nje objekt misterioz i madh sa Jupiteri qe ishte zbuluar nga nje teleskop me rreze infra te kuqe. Perpara tre vjetesh perktheva nje interviste te drejtorit te observatorit te vatikanit, interviste qe u botua ne nje organ shtypi ne shqiperi. Aty pranohej egzistenca e nje teleskopi te ndertuar nga Vatikani ne SHBA. Ky teleskop eshte ndertuar ne kundershtim me ligjet amerikane me 1988 ne Graham te Arizones. Atehere u be lufte e madhe sepse mali Graham eshte park, pra mbrohet nga shteti, por edhe pse kundershtuan indianet. Kongresi amerikan dha nje leje speciale per ngritjen e atij teleskopi nga vatikani. Pse? Pse e ngriti vatikani ate teleskop? Zoti nuk mund te shihet me te. Pra eshte e qarte arsyeja, mbajne nen vezhgim planetin nga ka ardhur zoti vete. Edhe teleskopi Hubble po e ndjek me vemendje. Pse e bera gjithe kete paranteze? sepse te dhenat per kete planet vinin nga Shumeret ne pllakat e tyre ku eshte shkruajtur çdo gje me hollesi. Edhe krijimi i botes. Keto pllaka i perkasin nje periudhe 5000 vjet para eres sone, ose krishtit. Dhe krijimi i botes shpiegohet ne 7 dite por me ndryshe nga bibla dhe çdo shpiegim tjeter fetar. (konsideroni qe behet fjale per nje kohe shume me te mepareshme se dhjata e vjeter) Shumeret vete ishin nje nga dyndjet ariane. Ne tabelat e tyre, ose pllakat, ata kane lene gjithe sistemin tone diellor por te vizatuar...çuditerisht qe nga jashte, duke hyre nga kozmosi ne brendesi te sistemit tone diellor, dhe e kane bere renditjen e planeteve me perpikmerine me te madhe. Ata dinin egzistencen e Plutonit dhe kishin dhene edhe orbiten e tij qe eshte e kundert me ate te planeteve te tjere. Natyrisht japin edhe shpiegimet per kete. Mendoni qe ne e zbuluam Plutonin ne vitin 1933, per te mos bere ndonje gabim e korigjoj dhe them ne vitet 30- te. E mbi te gjitha thone se Plutoni eshte i vetmi qe futet brenda orbites se nje planeti tjeter. Dhe ne fakt sot eshte vertetuar, te Neptunit.
- Shumeret qene te paret qe ideuan shkrimin dhe sot ne perdorim matematiken e tyre, ligjet astronomike te tyre, ndarjen e kohes qe kane bere ata dhe deri tek muzika por ajo qe eshte per t'u theksuar dhe mbetet e çuditeshme eshte fakti qe ata kane dhene figuren elikoidale te DNA se njeriut, kur dihet qe me 1962 biofizikanti englez Francis Compton Cric dhe kolegu i tij amerikan J.D. Watson moren çmimin nobel si zbulues te formes se DNA kini parasysh simbolin e dy gjarprinjeve te gershetuar. E pra shumeret e kane lene ketu e 7000 vjet me pare. Dhe ata e kane thene qarte qe ky eshte simboli i zotit qe krijoi njeriun nepermjet inxhinierise gjenetike. Ne tabela jepet pershkrimi egzakt se si u krijua ky njeri, materiali gjenetik qe u perdor. Dhe nje nga gjerat me te mrekullueshme eshte idea e mekatit origjinal qe feja e beri te veten mijera vjet me vone. Shumeret thone se njeriu i krijuar ne laborator, e datojne disa qindra milion vjet me pare, mesoi te riprodhohej. Keshtuqe nuk kishte me nevojen e zotit per t'u shumuar. Dhe kjo krijoi probleme sepse njeriu humbi besimin tek ai qe e krijoi.
Po keshtu jepen edhe arsyet e permbytjes qe lidhet nga dokumentat e lena prej tyre me nje eveniment astronomik dhe jo siç prralliset ne testament nga zoti. Fundi ata kane jetuar shume kohe para se te behej testamenti. Ne muzeun shteteror te Berlinit eshte nje vule ku jepen 12 planete ne sitstemin tone diellor dhe 24 satelite. E shumereve gjithmone kjo vule. Cuditerisht jane kaq, sepse siç thashe ne fillim u pranua egzistenca e planetit te 12 -te ose e planetit x. Jane shume gjera qe mund te shkruaj, por tashme e ndjej veten te lodhur. Te dhenat e tyre perputhen me ato te nje fisi ne afriken qendrore qe sipas studimeve antropologjike te bera, ky fis ka ardhur qe nga ballkani. Flitet per nje kohe historike te thelle, kur rrjedha ariane njerin kah e pati ne trevat tona.