Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...ASIMILIM HELEN???

Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...ASIMILIM HELEN???

At Nikolla Marku(Elbasan): Janullatos, betohu para Zotit dhe përgjigju për 16 pyetjet e mia

At Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, ka folur sërish për gazetën “SOT”, lidhur me problematikën dhe përpjekjet e tij qysh prej 13 vitesh, për të arritur shkëputjen dhe indipendencën e Kishës Orthodokse Shqiptare, nga ndikimi grek, i përfaqësuar nga Hirësia e tij Janullatosi.

Z. At-Marku, prej vitesh njiheni si “luftëtari” i vetëm në përpjekjet për shkëputjen e ndikimit helen ndaj autonomisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, cili është motivi?

A ka motiv më të bukur dhe më të besueshëm para besimtarëve dhe para Zotit, kur e di përse punon dhe lufton, për çështjen kombëtare, për interesat dhe virtytet shqipëtare, duke i çliruar ato nga rreziku i përhershëm grek. Por unë në vazhdim dua t’i kërkoj Janullatosit përgjigjet e 16 pyetjeve të cilave ai vetëm i shmanget.

1- Ç’na kujton viti 1908, kur në Boston Kisha greke refuzon të varrosë një djalë shqiptar 25 vjeç, a thua nuk ishte ky bir i Zotit, ky refuzim u bë sepse kishte zëra dhe ishin hedhur alternativat për të ndërtuar Kishën e parë Shqiptare siç është ajo e Shën-Gjergjit ne Boston?

2- Kush i dha urdhër kishës Siriane të Bostonit për të mos e varrosur djaloshin shqiptar?

3-Ç’mund të na thoni z. Janullatos, mbi ekzistencën e statutit të Kishës Orthodokse Shqiptare, të hartuar në Korçë në vitin 1929 dhe të miratuar në vitin 1937 nga Patrikana e Stambollit, po për
sakrifikimin e Kryepeshkopit të pare të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili në kulmin e karrierës së tij, kleri grek i kerkoi të largohej nga detyra pasi kishte kerkuar forcimin e Kishës Shqiptare?

4-A mbetet në fuqi sot ky Statut, dhe si njihet nga bota Orthodokse mbarëbotërore, po spjegimi i nenit 16 të këtij statusi dhe rëndësia e veçantë e tij?

5-Si shpjegohet ardhja juaj z. Janullatos, me titullin Eksark ( i përkohshëm) dhe qëndrimi i tij jashtë çdo kakuni juridik në krye të Kishës?

6- Përse veprat teologjike fetare të përkthyera nga Fan Noli, u zëvëndësuan me përkthime greke, ku spikat në literature, kulturë e përzierë me ndikim helenist, ndaj përse nuk rikthehen veprat tona kishtare të shkruara në gjuhën e nënës e me diksionin e ëmbël të gjuhës shqipe?

7- Përse ju z. Janullatos, gjithmonë prezantoheni dhe deklaroni në media se, “Shqiptarët nuk janë të zotë të drejtojnë Kishën Shqiptare”, duke na quajtur edhe të papjekur për të drejtuar?

8- Me ç’të drejtë morale dhe fetare ju duhet të përfaqesoni orthodoksinë shqiptare në Shqipëri, kur bijtë e këtij vendi janë më burra dhe më të zotë se ju?

9- Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni apo është Kisha dhe shteti grek pas jush?

10- A ju ka kontrolluar shteti shqiptar deri sot lidhur me financimet?

11- Hirësi, duhet të dini se, një nga veprat më madhore të
kombit shqipetar është shkolla Kostandin Kristoforidhi, ju e keni ndryshuar atë me pak para nga pamja e jashtme dhe e
brëndshme, kush ju mësoi të ndryshoni historinë tone, kur
dihet se ajo u ndërtua tre shekuj më parë nga patriotët
elbasanas për dije dhe mësim të gjuhës shqipe?

12- Kujt i shërben ndërhyrja juaj dhe ju?

13- Përse kërkoni ta ndryshoni destinacionin e shkollës
K.Kristoforidhi, çfarë planesh ke kurdisur për atje?

14- Sa i paligjshëm keni qenë deri sot në Shqipëri, betohuni para Zotit?

15- A e njihni ju hirësi ligjet dhe kanunet Teologjike, që i kanë lënë amanet martirët tanë dhe historia jonë?

16- A keni dëshirë të vdisni në territorin shqiptar dhe të bëheni Shenjtor?

Z. At-Marku, a keni patur mbështetjen e politikës në rrugën tuaj të vështirë dhe betejat me Hirësinë e Tij?

Në pozicionin ku ndodhem unë vërej me keqardhje se forca të mbrapshta edhe nga politika, nuk kanë dhënë aq sa duhet por edhe kanë penguar në misionin tim kombëtar të çlirimit të ndikimit grek mbi Kishën Orthodokse shqiptare. Në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare qëndron prej 13 vitesh një i huaj në mënyrën më ilegjitime, duke punuar dhe forcuar interesat helene në Shqipëri. Ne kurrsesi, nuk mund të harrojmë kontributin e Kostandin Kristoforidhit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Visiarion Xhuvanit, Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Eqerem Çabejt apo të Kostaq Cipos e Mahir Domit, shumica e tyre martirë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, që bënë plejadën e ndritur të ngritjes së gjuhës Shqipe, të çështjes kombëtare shqiptare, që rrojtën e vdiqën faqendritur para Perëndisë e Kombit.

Per Gazeten Sot - 08 gusht '05, bisedoi Artur Ajazi
per me shume info Gazeta Sot
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Atë Vasili, pse nuk pranoni të zbatohet vendimi i Gjykatës për Pallatin e Kulturës?
E para e punës, unë jam lodhur shumë nga kjo histori dhe nuk dua të flas. Unë do të them, që ta dish, një nga arsyet që ne nuk dalim është se e njëjta gjykatë ka dhënë dy vendime, edhe për kishën edhe për ata. Pra është e njëjta gjykatë, e cila na ka dhënë të drejtë ne në fillim, e më pas atyre. Si mund të dalim ne, kur ka dy vendime nga e njëjta gjykatë. Pas disa ditësh, mbushen plot 10 vjet që ne e kemi marrë këtë tokë edhe nga Komisioni i Kthimit të Pronave. I kemi paguar të gjitha detyrimet shtetit shqiptar. Tani është ankuar kultura gjasme.

E pse thoni gjasme. Ajo ndërtesë ka qenë Pallat Kulture...
Ne me bashkinë i kemi mbyllur punët. Kjo është pronë e bashkisë dhe jo e Drejtorisë së Kulturës. Për gjykatën, nuk flas unë as se është e mirë, apo e keqe. Po që ta dish, unë kam procesverbale të shkruara pro kishës nga e njëjta gjykatë, që me vendim janë shprehur kundra nesh.

Ç’keni vendosur të bëni me zyrën e Përmbarimit, e cila kërkon të ekzekutojë vendimin?
Perëndia e di. Ne i lutemi perëndisë të bëjmë më të mirën. Megjithatë ne dhe kryepeshkopi i kemi afruar Bashkisë që të ndërtojmë një objekt tjetër për qendër kulturore.

Pse është kaq i rëndësishëm për ju ky objekt?
Për ne, vendi i shenjtë mbetet i shenjtë ndaj dhe ne nuk mund ta lëmë. Këtu ka qenë një kishë e vogël e ndërtuar në shekullin 17, kemi dhe foto që e tregojnë një gjë të tillë. Është e vërtetë që këtë godinë e ka ndërtuar shteti, por ne i kemi paguar shtetit pjesën tonë. Më 26 maj të ’97, kjo godinë me vendim gjykate na është kthyer ne.

Atë Vasili, a mund të na tregoni diçka për çështjen e Kosinës. Si lindi në të vërtetë ideja e zhvarrosjes së eshtrave?
Unë them dhe po të betohem me shpirt se për Kosinën kam bërë përkujtimore dhe jam paguar për këtë punë. Ta dija, unë nuk ngatërrohesha me ta sepse e di mentalitetin e fshatarëve. Punën e Kishës e masin me atë të tenderit, sa marr unë ose sa marrin ata. Atje është folur se është gjendur flori. Kisha brenda është gërmuar e gjitha. Është shkatërruar, duke bërë gërmime nga brenda dhe nga jashtë dhe është folur se është gjetur edhe flori.

Për këtë arsye ishte e kyçur dera e kishës?
Unë u thashë atyre, në atë kohë mos i linin gazetarët në kishë se nuk doja. Urdhri për të mbyllur kishën është për të gjithë dhe këtë e kam dhënë unë. Aty nuk do të hyjë më asnjë gazetar, përveç personave të autorizuar.

Ju i qëndruat mendimit se atje ishin eshtra të ushtarëve grekë, ndërkohë që ekspertiza tregoi se kishte edhe eshtra fëmijësh e grash. Tani që ka kaluar kaq kohë, a keni ndryshuar mendim për këtë çështje?
Kosinën e njoh më mirë se fshatarët dhe them me bindje të plotë se atje ka qenë varreza e ushtarëve grekë. Varrezat fshati i ka poshtë. Në të vërtetë, unë nuk dua të di se çfarë janë këto kocka edhe pse janë përfolur aq shumë nga ju. Unë nuk kisha punë me këto eshtra. Unë isha i detyruar t’i mbaja në kishë dhe kam bërë shërbesa, për të cilat jam paguar. Vetëm kaq kam bërë. Atje u bë problem vetëm pse u gjet një varse.

Po si është mbyllur kjo çështje?
Tani nuk e di dhe nuk më intereson. Jam i pastër në këtë histori.



Pas zhvarrimeve masive, në kishën e fshatit nuk kryhen më shërbesa fetare

Kisha e “Shën Mërisë” e mbyllur prej 1 viti

PËRMET- Kisha e “Shën Mërisë”, ndër më të vjetrat në Ballkan, i ka dyert e mbyllura. Prej një viti në këtë kishë jo vetëm që nuk mbahen më mesha, por rrallë herë priftit i shkel këmba në këto anë. Kisha e “Shën Mërisë”, edhe pse daton në vitet 1200, do të ishte krejtësisht e panjohur, nëse një prift nuk do të përfshihej në zhvarrime masive të eshtrave, për të cilat fillimisht u pretendua se i përkisnin ushtarëve grekë. Kundrejt parave, varrmihësit numëronin si ushtarë grekë edhe eshtrat e fëmijëve.

Megjithëse ngjarja u konsiderua një skandal, ende nuk është shpallur ndonjë fajtor për dhunimin e varreve në fshatin e Kosinës. Prokurorja e rrethit të Përmetit, Silvana Pani, nuk pranon të flasë për këtë çështje, ndërkohë hetimet për të janë mbyllur. Nuk janë vetëm varrmihësit që u radhitën në “armatën” e priftit të Kosinës vetëm për para.

Nga ajo sa është deklaruar në policinë e qytetit, shumica e punëtorëve kanë pranuar të bëjnë zhvarrime falë pagesës së mirë që iu ofrua. Madje, asokohe ata kanë nënshkruar edhe një kontratë në gjuhën greke, lidhur me paratë që do të merrnin. Por duket se nuk kanë qenë vetëm varrmihësit, ata që kanë dhunuar varret e Kosinës për para.

Vetë prifti Vasil Thomollari pranon se ka bërë këtë punë për lekë. Ai thotë se ka qenë i detyruar të mbante eshtrat në kishë, edhe pse nuk përmend emra. Sipas Vasil Thomollarit, edhe kjo çështje, me ndihmën e Perëndisë do të mbyllet shumë shpejt, ashtu siç do të bëhet me shtëpinë e Kulturës në zemër të qytetit të Përmetit.

I MOSHUARI

Ballabani: Shteti s’na mbron, si mund të mbrojmë varret?!

PËRMET- Është ndër më të moshuarit në Kosinë dhe njeh çdo pëllëmbë në fshatin e tij. Por një vit pas skandalit të zhvarrimit të eshtrave, Dionis Ballabani është tërhequr nga “lufta” në mbrojtje të paqes së përjetshme të të parëve të tij.

Thotë se Kisha është më e fuqishme dhe ai nuk ka ndërmend të ngrejë ndonjëherë tjetër zërin kundër një prifti. “Kur këtë punë e ka mbyllur shteti, ç’mund të kërkoj unë më shumë. Këtu u bë hataja dhe askush nuk u dënua për këtë punë. Thanë se ishin ushtarë grekë, kur u gjetën kocka fëmijësh dhe pleqsh. Këtu nuk ka shtet dhe unë dua t’i ngrys i qetë ditët e mia ”- thotë Dionis Ballabani. Por megjithëse pohon se nuk ka ndërmend të përzihet me këtë histori, mjafton që njëri prej vendasve të thotë se eshtrat mund të ishin të grekëve dhe debati rikthehet sërish, njësoj si një vit më parë.

Dionisi thotë me bindje të plotë se rreth kishës së “Shën Mërisë” në Kosinë nuk ka patur ushtarë grekë të varrosur. Këtë ai e di mirë, jo vetëm pse ka jetuar kohën e luftës, por shton se ky është një pretendim i ngritur nga kisha. Sipas tij, gjithçka bëhej për para, pasi kush gërmonte fitonte shuma të konsiderueshme. Por duket se janë të paktë tashmë të gjallët që mbrojnë varret e të parëve në Kosinë. E bija e Dionisit thotë se tashmë vendasit kanë ndërruar mendim, për shkak të parave që morën
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Po ju drejtohem JU,zoti MLK!!

Historine e Shqiperise e ke mesuar ne shkolle,nuk ke nevoje qe dikush tjeter te te sjelle fakte(flasim per masakrat,helmimet,eliminimet qe u bene greket mesuesve,prifterinjve,patrioteve shqiptare nder shekuj)!

Ekziston nje problem shume i madh ne kishen ortodose shqiptare(nese mund ta quajme te tille).

Rreth 100 vjet me pare kemi patur Kishen Autoqefale Shqiptare,ndersa tani kemi nje renegat grek i cili(ne aparence dikujt mund ti duket person i embel)ben cfar eshte e mundur qe ortodokset shqiptare te njehsohen si greke!

"bemat" sexuale te prifterinjve greke ne Shqiperi skane te ndalur!

Ortodokse shqiptare,ketu nuk po flasim per fene,po flasim per nje person i cili cdo gje shqiptare e sheh me syze greke!

Po flasim per nje person i cili don te krijoje ne Shqiperi nje shtet-kishe!

Mendoni sikur ne krye te komunitetit islam shqiptar te qendronte nje Saudit!

Mendoni sikur ne krye te kishes katolike shqiptare te qendronte nje italian pa moral dhe me ambicie politike!
 

MLK

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Oroshi, ne fillon e me drejtohesh me Ju ne fillim, do te ishte me "korrekte" ta vazhdosh dhe ta mbarosh me Ju, ose perndryshe i humbet kuptimi nese ne fjalite pasardhese me drejtohesh me Ti !

Te pergjithesosh eshte gjeja me kollajshme qe mund te besh, te akuzosh duhen fakte e argumenta.
Nese ke fakte, silli, ne te kundert behet si bisede kafaneje.
Ne SHBA dolen mbi 2000 prifterinj te perier me probleme pedofilie, e nuk mendoj se shtetesia e individit ndan njerezit ne te mire e te kqij.
Gjithashtu, nje nga kreret e muslimaneve shqiptare u prezantua ne zgjedhjet e kaluara si kandidat per deputet per Partine Demokristioane... Kreret e komunitetit musliman po behen lesh me njeri tjetrin per pune ordinere pronash e nuk shof ndonje avantazh per muslimanet e shqiperise.

Nese Janollatos, gjate ushtrimit te aktivitetit te tij ne terirorin e Republikes se Shqiperise shkel ligjet apo bie ndesh me kushtetuten shqiptare, atehere le te pergjigjet para ligjit e ashtu si e parashikon ligji, ne te kundert....gustot e shijet e individeve nuk diskutohen thone, pasi sejcili ka te vetat.
 
Top