Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...ASIMILIM HELEN???

Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...ASIMILIM HELEN???

At Nikolla Marku(Elbasan): Janullatos, betohu para Zotit dhe përgjigju për 16 pyetjet e mia

At Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, ka folur sërish për gazetën “SOT”, lidhur me problematikën dhe përpjekjet e tij qysh prej 13 vitesh, për të arritur shkëputjen dhe indipendencën e Kishës Orthodokse Shqiptare, nga ndikimi grek, i përfaqësuar nga Hirësia e tij Janullatosi.

Z. At-Marku, prej vitesh njiheni si “luftëtari” i vetëm në përpjekjet për shkëputjen e ndikimit helen ndaj autonomisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, cili është motivi?

A ka motiv më të bukur dhe më të besueshëm para besimtarëve dhe para Zotit, kur e di përse punon dhe lufton, për çështjen kombëtare, për interesat dhe virtytet shqipëtare, duke i çliruar ato nga rreziku i përhershëm grek. Por unë në vazhdim dua t’i kërkoj Janullatosit përgjigjet e 16 pyetjeve të cilave ai vetëm i shmanget.

1- Ç’na kujton viti 1908, kur në Boston Kisha greke refuzon të varrosë një djalë shqiptar 25 vjeç, a thua nuk ishte ky bir i Zotit, ky refuzim u bë sepse kishte zëra dhe ishin hedhur alternativat për të ndërtuar Kishën e parë Shqiptare siç është ajo e Shën-Gjergjit ne Boston?

2- Kush i dha urdhër kishës Siriane të Bostonit për të mos e varrosur djaloshin shqiptar?

3-Ç’mund të na thoni z. Janullatos, mbi ekzistencën e statutit të Kishës Orthodokse Shqiptare, të hartuar në Korçë në vitin 1929 dhe të miratuar në vitin 1937 nga Patrikana e Stambollit, po për
sakrifikimin e Kryepeshkopit të pare të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili në kulmin e karrierës së tij, kleri grek i kerkoi të largohej nga detyra pasi kishte kerkuar forcimin e Kishës Shqiptare?

4-A mbetet në fuqi sot ky Statut, dhe si njihet nga bota Orthodokse mbarëbotërore, po spjegimi i nenit 16 të këtij statusi dhe rëndësia e veçantë e tij?

5-Si shpjegohet ardhja juaj z. Janullatos, me titullin Eksark ( i përkohshëm) dhe qëndrimi i tij jashtë çdo kakuni juridik në krye të Kishës?

6- Përse veprat teologjike fetare të përkthyera nga Fan Noli, u zëvëndësuan me përkthime greke, ku spikat në literature, kulturë e përzierë me ndikim helenist, ndaj përse nuk rikthehen veprat tona kishtare të shkruara në gjuhën e nënës e me diksionin e ëmbël të gjuhës shqipe?

7- Përse ju z. Janullatos, gjithmonë prezantoheni dhe deklaroni në media se, “Shqiptarët nuk janë të zotë të drejtojnë Kishën Shqiptare”, duke na quajtur edhe të papjekur për të drejtuar?

8- Me ç’të drejtë morale dhe fetare ju duhet të përfaqesoni orthodoksinë shqiptare në Shqipëri, kur bijtë e këtij vendi janë më burra dhe më të zotë se ju?

9- Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni apo është Kisha dhe shteti grek pas jush?

10- A ju ka kontrolluar shteti shqiptar deri sot lidhur me financimet?

11- Hirësi, duhet të dini se, një nga veprat më madhore të
kombit shqipetar është shkolla Kostandin Kristoforidhi, ju e keni ndryshuar atë me pak para nga pamja e jashtme dhe e
brëndshme, kush ju mësoi të ndryshoni historinë tone, kur
dihet se ajo u ndërtua tre shekuj më parë nga patriotët
elbasanas për dije dhe mësim të gjuhës shqipe?

12- Kujt i shërben ndërhyrja juaj dhe ju?

13- Përse kërkoni ta ndryshoni destinacionin e shkollës
K.Kristoforidhi, çfarë planesh ke kurdisur për atje?

14- Sa i paligjshëm keni qenë deri sot në Shqipëri, betohuni para Zotit?

15- A e njihni ju hirësi ligjet dhe kanunet Teologjike, që i kanë lënë amanet martirët tanë dhe historia jonë?

16- A keni dëshirë të vdisni në territorin shqiptar dhe të bëheni Shenjtor?

Z. At-Marku, a keni patur mbështetjen e politikës në rrugën tuaj të vështirë dhe betejat me Hirësinë e Tij?

Në pozicionin ku ndodhem unë vërej me keqardhje se forca të mbrapshta edhe nga politika, nuk kanë dhënë aq sa duhet por edhe kanë penguar në misionin tim kombëtar të çlirimit të ndikimit grek mbi Kishën Orthodokse shqiptare. Në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare qëndron prej 13 vitesh një i huaj në mënyrën më ilegjitime, duke punuar dhe forcuar interesat helene në Shqipëri. Ne kurrsesi, nuk mund të harrojmë kontributin e Kostandin Kristoforidhit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Visiarion Xhuvanit, Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Eqerem Çabejt apo të Kostaq Cipos e Mahir Domit, shumica e tyre martirë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, që bënë plejadën e ndritur të ngritjes së gjuhës Shqipe, të çështjes kombëtare shqiptare, që rrojtën e vdiqën faqendritur para Perëndisë e Kombit.

Per Gazeten Sot - 08 gusht '05, bisedoi Artur Ajazi
per me shume info Gazeta Sot
 

Dani83

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Leter e hapur dhe disa pyetje drejtuar kryepeshkopit Anastas Janullatos

Nisur nga disa zhvillime te fundit te konfliktit te hapur qe kemi me Anastas Janullatos si uzurpator i kreut te kishes dhe si person ne sherbim te shovinizmit grek, ka filluar nje perpjekje nga ky i fundit per te pronesuar shkollen-muze "Normalisti" ne Elbasan dhe per ta kthyer ate ne nje pseudioqeze, te sherbimit shovinist grek me njerez te paguar e blere me metoda te vjetra te dinakerise tejet te kosnumuar greke, po dalim ne nje deklerate informimi dhe veprimi per mbare opinionin kombetar vendas, por edhe per ate nderkombetar qe monitoron dhe vezhgon zhvillimet e besimeve fetare ne shqiperi si me poshte vijon:

Ne per opinionin mbarekombetar po sqarojme edhe njehere se problemi nuk qendron tek At Nikolla Marku si person apo tek banditet qe e perkrahin "patriotet shqiptare jane quajtur gjithmone nga armiqte e kombit bandite, keshtu i pelqen edhe Janullatusit dhe bashibozukeve te tij), por tek godina e shkolles se pare Normale apo e asaj godine ku u mbajt kongresi i Elbasanit dhe perpjekjeve te Anastasit grek per ta perfituar kete godine vetem se ajo eshte ne oborrin e kishes Shen Maria Kala dhe per ta tjetersuar kete objekt ne rezidenca te ndryshme, apo per ta shfrytezuar me qera.

Ja disa te verteta per Shkollen Normale:

Me respekt dhe dashuri kristiane per kombin shqiptar, ne po ju rendisim disa te verteta. Nga burimet e zgjedhura te historise se Shqiperise, kemi dokumentin si me poshte: DOSJA NR.5-139, FAQE 107, nder te tjera shkruhet se: ... Ne qytetaret e Elbasanit u mblodhem te gjithe ne kishen Shen-Meria te lagjes Kala dhe dhuruam aspra "35 mije) per te ndertuar nje shkolle ku do te behet mesim per femijet pa dallim feje te qyetareve elbasanas dhe teprica e asprave qe do te mbeten, do t'u jepen si rroge mesuesve qe do te zhvillojne mesim ne gjuhen shqipope...

Trashegimlenesit elbasanas e citojne me rendesi qe ky objekt te mbetej shkolle per te gjithe brezat e ardhshem. Me c'te drejte nje dhurate nga brezat e ndritur patriote, qe ne krenohemi me vepren e tyre, e cila eshte nje dhurate e shenjte per mesimin e femijeve te gjihes shqipe, ne ta tjetersojme? Cfare kerkon ky njeri Anastas ne emer te nje institucioni qe e ka pushtuar, ta tjetersoje, ta zhduke nga historia kete objekt, ta interpretoje historine tone si do ai dhe Greqia?

Normalistet jane gjalle

Normalistet jane gjalle, po ashtu edhe qytetaria. Ne po kujtojme se ne 1909, po ne kete godine u mbajt Kongresi i Elbasanit ku u vendos qe te hapet po ketu shkolla e Pare Normale. Kjo godine ka vlera ne historine e kultures kombetare shqiptare dhe si te tille, ne do ta mbrojme sic mbrojme pavaresine e atdheut. Monumentet e historise sone kombetare nuk do te kthehen kurre ne qendra teveprimtarive kunder shqiptare veshur keto me petkun e integrimit, apo dhuratave lemoshe qe ben Anastas Janullatos. Ne po ju sqarojme me te verteten ne driten e diellit, se sot kjo godine eshte shkolle per femijet e paafte dhe cdokush mund te pyese ne Drejtoruse Arsimore Elbasan se nuk marrin asnje te ardhur nga kjo godine. Na vjen keq por ne kete shkrim ka nje stil qe te kujton ato shkrime te kohes diktatroriale kur thoje "Lenini" nenkuptoje "Partine" dhe anasjellas.

Disa pyetje per Janullatosin

Ortodoksia shqiptare ka dhene nje kontribut te cmuar ne identitetin shqiptar si dhe pavaresine e tij dhe e tille do te mbetet. Kombi shqiptar eshte ne veshtiresi ne keto momente, por ne nuk do ta tradhetojme kurre ate sepse jemi pjese e tij, ne me te drejte do te kerkojme nga organet kompetente "Kontrrolli i Larte i Shtetit, Parlament etj) te kontrrollohet veprimtaria e Anastas Janullatos ne cdo drejtim, si nga financat ashtu edhe nga veprimtaria e tij pseudo-fetare, sepse ne mund t'ju kujtojme vetem majen e ajsbergut per kete person duke i drejtuar disa pyetje atij dhe sherbetoreve te tij ne menyre qe t'u pergjigjet shqiptareve. Se eshte i vjeteruar statusi i kishes i vitit 1936, i njohur dhe nga Patriarkana e Stambollit? Cfare ka deklaruar Anastas kur u largua nga Shqiperia ne trazirat e 1997 ne Televizionin RAI per kombin shqiptar? Cfare ka thene ne agjencine e lajmeve te Moskes ne nje konference per shtup ne lidhje me bombardimet e NATO-s ne Serbi? Pse ishte shume i shqetesuar Anastas per ushtaret serbe gjate bombardimeve ne vitin 1999? Cfare vleresoi presidenti grek te Anastas Janullatos, kur foli per Vorio-Epirin dhe beri ironi me pronat e shqiptareve te Camerise?

Pse Anastas nuk denjon t'i thote nje fjale qeverise greke per torturat moderne kunder shqiptareve qe dergjen neper dogana ne radhe? A financohet Anastas Janullatos nga silogje vorio-epirote ne Greqi te cilet jo vetem masakruan shqiptaret e Camerise, por kerkojne edhe sot gjysmen e Shqiperise? Le te pergjigjet publikisht Anastasi per statusin e Kishes Autoqefale, e cila shprehet qarte qe Kryepeshkopi zgjidhet prej gjaku dhe gjuhes shqiptare? Me te drejte ne pyesim cfare ka prej banditesh tek ne?

Tek ne qe mbrojme Autoqefaline e vertete dhe kerkojme respektimin e statutit? A mos valle ben gabim Fan Noli dhe Visarjon Xhuvani, Kristofor Kici etj, qe punuan per Autoqefaline dhe shkeputjen nga Kisha Greke? A ju pelqeu Z.Anastas, At Nikolla Marku kur bekoi shqiptaret e Kosoves ne Kukes, te permndjekur nga miqte tuaj ortodokse serbe? Ju keni nje mision te zi ndaj kombit shqiptar, qe ka per qellim te shkepuse ortodokset shqiptare nga kombi i tyre dhe per t'iu vene ne sherbim te boshtit ortodoks lindor, i cili vazhdimisht ka mbajtur qendrime paqesore ne dukje, por ne te vertete kunder perendimit, te cilit ne shqiptaret i jemi shume mirenjohes per shume te verteta dhe arsye sic qe nder te tjera clirimi i Kosoves.

Ne nuk asimilohemi

Orthodoksia shqiptare, i kujton kujtdo si ne aspektin fetar dhe ate politik se historia e kombit shqiptar tregon qarte qe prej mijera vitesh, se ne nuk asimilohemi, por mbijetojme ndaj kulturave pagane te ndryshme qe jo pak e kane trazuar boten. Historia e ortodoksise, eshte e lare me gjak dhe martire ne perpjekje pikerisht me njerez si ju Anastas qe ju flisni te genjyerve per "ringjallje". Cila eshte ringjallja apo ngjalja qe ju thoni? Te thuash se je vorioepirot, te ndryshosh emrin? Jo, Anastas. Ju perpiqeni te flisni me gojen e te tjereve, si veproi edhe kryetari i shoqates "Omonia" ne prezencen tuaj dhe te presidentit grek kur tha se ortodokset jane greke? Cfare i di shqiptaret zoteria Juaj? Naive apo bastarde? Jo, Anastas, mos perfito nga bujaria e shqiptareve, sepse ne ortodokset e vertete, do te bejme qe misioni juaj ne Shqiperi per helenizim, te deshtoje. Sado mbeshtetje qe te keni edhe nga shteti juaj ame, i cili eshte anetar i Bashkimit Evropian. Pretendimeve tuaja se ne Shqiperi ka 30 perqind greke, dhe nazeve te Greqise per Vorio epirin, po u vjen fundi.

Ortodokset shqiptare nuk jane greke

Historikisht, agjente te Greqise, me origjine greke, por edhe ndonje shqiptar i blere, kane tentuar qe ortodoksine shqiptare ta fusin ne perdorim te ndarjes kombetare shqiprare dhe duke perdorur teori edhe ne arenen nderkombetare se kush eshte ortodoks, eshte minoritar grek, duke shfrytezuar edhe pakicat e tjera ne ndonje vize, shkolle, kredi, biznes etj. Kjo eshte faza e pare per te krijuar nje grup per madh njerezish dhe per t'i kthyer me vone kunder njerezve te tjere ketu ne Shqiperi. Ne e themi te bindur se kushdo qe i vihet ne sherbim Anastasit, si dhe planeve te tilla afatgjata, nuk ka qene dhe nuk eshte ortodoks i vertete shqiptar.

Ne shkrim flitet per nje largpamesi te Anastasit, qe ne besojme se me ndihmen e Zotit, dhe respektin e dashurine ndaj kombit shqiptar, si dhe me pyejtet qe bejme ne kuptohet se ku te con kjo largpamesi qe do te thoshnim, qoftelargesi e perjetshme.

Kisha Autoqefale Ortyodokse Kombetare Shqiptare eshte dhe do te mbetet ne sherbim te kombit shqioptar, per ta afruar ate sa me prane me Zotin, dhe partnere dinjitoze me te gjitha kishat e botes, pa nderhyrjen dfhe vartesi nga askush. Ne asnjehere nuk kemi gabuar para kombit tone. Ne e kemi ndergjegjien para Zotit te paster, se punojme qe kombin shqiptar ta lartesojme ne cilesite dhe virtytet me te shenjta. Edhe njehere ju bejme thirrje per kurajon shpirterore dhe civile, per te mos e degjuar Anastasin dhe bashibozuket e tij,

Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare

Keshilli i Kishes Shen-Meria Elbasan

At Nikolla Marku


Peticion drejtuar: Qeverise Shqiptare;
Kishes Ortodokse Shqiptare;
Janullatosit;
AT Nikolle Markut;
Televizioneve;
Gazetave me kryesore;
 

963

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Ju edhe jeni ortodoks, edhe nuk pranoni qe nje grek tu udheheqe.
Nuk keni se ku te hankoheni tjeter veç ne Greqi, Rusi, apo Serbi.
Nqs i doni te miren Shqiperise,ju duhet te bashkoheni me pjesen tjeter shqiptare jo-ortodokse.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Falemnderit one-man, por si ortodokse mund te ankohemi ose ne Armeni, Rumani etj /pf/images/graemlins/smile.gif

Mendoj se propozimi yt duhet menduar ne shkalle kombtare /pf/images/graemlins/smile.gif!
 

MLK

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Keto letrat me duken si ato te kohes te komunizmit, tipike diktatoriale e moraliste, pa fakte konkrete po çdo gje me hamendje e qesharake. Vetem supozime e pergjithesime!
 

Dani83

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Keto letrat me duken si ato te kohes te komunizmit, tipike diktatoriale e moraliste, pa fakte konkrete po çdo gje me hamendje e qesharake. Vetem supozime e pergjithesime!

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/confused.gif

postimi i dyte mesiper mendoj se ka plot fakte!

fakti kryesor mendoj se eshte vete posti qe mban Janollatusi ne shqiperi..
Greqise nuk i pelqen qe kisha ortodokse shqiptare te vete-administrohet.. vepron me nje ndjenje superioriteti, ofenduese per kulturen e lashte Shqiptare.. nuk ka ndoshta aftesine Shqiperia te drejtoje nje sekt fetar?!
pastaj, ndoshta nuk eshte nevoja per kete artikull, le te mendojme per situaten e rajonit..
eshte i pamohueshem tensioni.. nuk mendoj se flitet per imagjinacione te personave te vecante.

une mendoj se eshte nje perplasje etniko-kulturore /pf/images/graemlins/shrug.gif
qe perfundon me fitimin e njeres pale dhe asimilimin e tjetres ose me nje tjetersim te te dyja paleve..
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Cfare asimilimi helen mor aman? Nuk flitet me nacionalizem per keto ceshtje. Besimi nuk njeh kombesi. Mbase po te flasesh me prifterinj ortodokse shqiptare do te ishte me e zgjuar se sa te perhapje vrer kot poshte e perjete. Pergjigjet jane krejt te thjeshta.

Ku ka kishe e xhami ne Shqiperi qe mund te ekzitoje e pavarur financiarisht nga jashte shtetit? (Administrimi i te cilave eshte pervoje e deshtuar nder drejtues shqiptare) Gjithashtu nuk njihet deri me sot qe Janullatosi te kete patur ndonje axhende te fshehte kunder popullit shqiptare. Per mendimin tim qenia e tij ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare nuk luan ndonje rol kushedi negativ.
 

MLK

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Feja eshte teologjie apo nje ideologji me vete e i kalon kufijte e shteteve. Ne krye te Vatikanit ne Itali, ka qene nje polak e aktualisht nje gjerman, a ka valle asimilim te kultures polake apo te asaj gjermane per katoliket e gjithe botes!
 

963

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Vatikani eshte republike me vete, i mbrojtur nga ushtare zvicerane. Vatikani mbron interesat e te gjitha vendeve katolike. Ketu hyn edhe Italia. Papa kurre nuk ka dashur te ndaje Italine ne dysh.
Ndersa Janullatosi nuk mund te mbroj interesat e Shqiperise, per faktin qe 80% e shqiptareve nuk jane ortodokse. Aq me teper qe nacionalistet greke synojne jugun e Shqiperise.
 

MLK

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

E di si eshte problemi one_man, une per vete nuk ushqej ndonje simpati per greket, biles nga ato qe kane ndodh jam influencuar e i shof dashje pa dashje si njerez qe nuk na duan. Dhe pse eksperienca ime personale me ben te mendoj te kunderten, pra te takoj me grek shume te mire.
Kete Janollatos qe thua ti me ka rene rasti ta takoj per pune pune, mund te them qe deri tani, skam takuar ndonje shqiptar me korrekt se sa ai, e mund te them qe kam takuar ne jeten time me mijera shqiptare, nga me ordineret, deri te ata qe perfaqesojne shtetin shqiptar.
Nese duma qe ti mbushim mendjen popullit te ngrihet apo te jete kundra metodave te Janollatos, nuk duhet te shfryjme vrer kot me kot nga komplekset qe kemi, por ti propozojme me mire se sa greku, e per momentin asnje nuk i propozon.
Keshtu qe thuaju sa te duash minoritareve apo jugoreve qe greku eshte ti poshter, po kur marrin te gjithe nga 300 euro pension ka Greku duke mos kontribuar as edhe nje dite per kete....me duken si fjale boshe!
Populli do pune e buke e jo llafe e ti vjedhesh, mund te me thuash çfare i ofron me teper qe te behen me ty e patriot?
 

963

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Nuk e shava janollatosin si person. Se ai mund te jete njeri shume i mire. Por ai ben punen e vet, misionin e vet ortodoks. Ai eshte njeri i zotit. E si njeri i zotit ai kerkon te destabilizoje shqiperine myslimane per hater te kishes ortodokse. Ai nuk e stabilizon vendin tone me bomba terrorriste por me politike.
Ndersa per ndihmat qe marrin refugjatet ne Greqi, kjo eshte teme tjeter. Ne sot jemi ne krize. Ne jemi te detyruar te punojme neper bote, sepse nuk kemi fuqi te investojme ne vendin tone. Ta dish se fuqia puntore shqiptare ne Greqi, eshte nje dhurate qe grekeve ua ka bere zoti.
 

MLK

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

one man, Shqiperia nuk eshte muslimane keshtu qe mos na flisni si te huajt tani qe se njofin fare po flasin me shifrat e para luftes!
Se pari, qe ne vitin 1967 nuk kishte me kulte fetare ne Shqiperi, pra dhe feja e kultuar e saj ndaloi te pratikohej e te kultivohej.
50% e popullsise shqiptare ka me pak se 25 vjeç e rrjedhimisht thuajse pa kulture fetare, po te rrisim grupmoshen deri te 40 vjeçaret qe skane arritur kultet fetare i bije qe 65% e popullsise te jete shume larg çdo lloj feje pasi nuk eshte rritur me te. Pra na ngelet 35% e popullsise qe kishte mundesine te njifte fene. Nga kjo pjese hiq ateistet, katolike e ortodokse, bektashijte sa mbeten si muslimane? Si mund te thuash vend musliman nje vendi ku i bie te jen apo mos jene 20% e popullsise muslimane! Feja muslimane mund te jete me e perhapura ne Shqiperisi, po jo ajo qe perben pjesen me te madhe te shqiptareve!
Nese ti quan musliman ate qe vetem ka nje emer musliman...ky eshte problem tjeter po nuk dalin llogarite me keto shifra qe Shqiperia te jete muslimane, aq me teper 70% e popullsise se saj.
 

963

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Edhe shumica e francezeve nuk jane futur kurre ne kishe, por puna eshte se Franca identifikohet si vend katolik.
E pate degjuar Bushin kur iu drejtua mbare botes gjate luftes se Irakut «Ose me ne, ose kunder nesh». Edhe per Shqiperine sot shtrohet e njejta çeshtje. Ajo ose do zgjedhe boten myslimane, ose ate ortodokse ose ate katolike.
E di ti qe gjermanet apo francezet e rregullojne Shqiperine brenda 6 muajsh, por puna eshte se nuk i le kisha ortodokse, sepse ajo e konsideron Shqiperine si çeshtje sllavo-ruso.
 

MLK

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Une te them ja ujku, ti thu ku jane gjurmet! Te bera llogarite e te thashe qe nuk ke 70% shqiptare muslimane keshtu qe mos e kalo te Bushi&amp;co se eshte teme tjeter!
Spo shtrohej problemi se si identifikohesh, po çfare je.
 

Dani83

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

MLK, interesant mendimi yt i mesiperm mbi perkatesine fetare te shqiptareve.. duket se qendron.

ONE_MAN, Shqiperia e ka zjedhur perendimin (nga halli ndoshta), po nuk eshte ky problemi..
pastaj per gjashte muaj:) na ngrene ne kembe??
keto tashme jane mendime qe i perkasin viteve menjehere pas renies se bllokut komnist (fundi1980-fillimi1990)
u duk qarte se USA-UE nuk mund te ishin "Zoter" te botes
kane mbaruar periudhat e begata te rritjes ekonimike me dy shifra.. tashme i duhet te perballojne bumin ekonomik te tigrave aziatik dhe shperthimin demografik Islamik.
shiko Kosoven qe e kane ne dore pastaj!!..


kam thene me siper "asimilim".. pranoj qe termi eshte njecike i forte..
e si mund ti thuash ndryshe !??
arroganca greke shume here behet e padurueshme:
Kane ardhur per te çmontuar ikonostasen ne kishen ortodokse te kalase ne Elbasan, gedhendur nga nje grup Beratasish per te cilen kane derdhur djerse me nje pune 10-vjecare, pasuri e qytetit dhe e kombit..
ish vete At Nikolla qe iu desh ti perzinte me force. Nuk kane munguar as kercenimet.. bile ne nje bisede qe kam rastisur te degjoj (une isha me nje grup te rinjsh duke vizituar kishen) ai tregon se eshte edhe plagosur me arme zjarri.
-Nese ju rastis te kaloni nga Elbasani ju a keshilloj ta vizitoni(ndodhet ne qender te kalase), At Nikolla eshte shume i disponushem, pastaj kisha eshte e mrekullueshme.-

Kjo çeshtje eshte perplasje institucionale e kishes dhe ska te bej me pershpirtrine e besimtareve ortodokse.. Zoti eshte nje.
per fat keq nuk eshte vetem ky rasti i "perplasjeve".. fenomeni verifikohet ne te gjitha aspektet kulturore e politike..
jemi deshmitare te rasteve te nje pasnjshme.

Disa nga ju thone se jane imagjinata.. te pa verteta keto "perplasje"!?
"Nje i ri shqiptar u vra me thika nga nje grup grekesh vetem disa dite me pare, sepse mbante ne bluze nje shqiponje dykrenare"!!!

Nje shqiptar qe shkon deri ne vrasjen e nje personi sepse mban flamurin grek.. une nuk e kam degjuar.
nuk dua te them se "greket jane te keqinj apo......"
mendoj qe faza e pare e perballimit te nje problemi eshte te njohesh/pranosh egzistencen e tij.. pastaj te gjesh zgjidhjen.
 

963

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Une e kuptoj shqetesimin tuaj DANI8EL.
Ju e beni kete thjesht per patriotizem, ndoshta edhe per pavaresi shqiptare; kjo eshte gje shume e mire.
Por nuk duhen ngaterruar gjerat : varesia ekonomike e Shqiperise, drejtimi fetar i saj, rracizmi ne Greqi, synimet e nacionalisteve greke, izolimi yne nga vendet e pasura, etj, etj.
 

hawk

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Jo vetem nuk vrasin nje grek qe mban flamurin e tije por dalin dhe festojne fitoren e Greqise ne Kampionatin Europian te futbollit.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

ka ardhur koha qe ne krye te Kishes Orthodokse AUTOQEFALE Shqiptare te vihet nje Shqiptar me nenshtetesi e Kombesi.

MJAFT me Janullatosat &amp; Co.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Ne fakt ekziston kisha e vertete ortodokse shqiptare por qe nuk ka as mbeshtetje financiare as edhe mbeshtetje qeveritare...mire qe i njeh dhe i perkrah komuniteti.
 

963

Primus registratum
Re: Janollatos, pergjigju 16 pyetjeve...

Komuniteti ortodoks shqiptar duhet te paguaje sepse ndryshe ata do marin urdhera gjithmone nga Greqia.
Ortodoksit ne fakt, kane shume pare. (S'ka çam budalla, s'ka kaur pa para)
 
Top