Ja se cfare shkruan nje anetar i gazetes Himara !

Ja se cfare shkruan nje anetar i gazetes Himara !

Ja se cfare shkruan Stavri Marko per biografine e George Tenet e per origjinen e Himarjoteve:

Dr. Tenet është me prejardhje nga Himara por nuk ka qënë kurrë në Shqipëri ndryshe si e ka shprehur disa herë shtypi shqiptar. Administrata aktuale shqiptare, ka maredhenje me strukturat e CIA-s sidomos për bashkëpunimet në luftën kundër terroristëve islamikë, të cilët mendohet të jenë instaluar në Shqipëri pas prishjes së lidhjeve mes CIA-s dhe qeverisë së kryesuar nga Dr. Berisha përpara vitit 1997. Dr. Tenet I ka kërkuar Dr. Berishës në një takim më 1993 në Washington, që të lejonte hapjen e shkollave greke në Himarë, por ky I fundit e ka refuzuar një kërkesë të tillë. Madje për mos informacion të saktë në drejtim të karierës së Dr. Tenet, Berisha ka shkarkuar ambasadorin shqiptar në Washington. Dr. Tenet asistoi së bashku me Presidentin Klinton në takimin me Dr. Berishën në Shtëpinë e Bardhë. Mardhënjet mes qeverisë shqiptare dhe institucioneve qeveritare amerikane, filluan të përkeqësoheshin vecanërisht në gjyqin kundër të pestëve minoritarë grekë në vitin 1995, kohë kjo që lobi greko amerikan, I kërkoi Senatit të ushtronte presion ndaj qeverisë së Dr. Berishës për dhunim të të drejtave të njeriut në Shqipëri vecanërisht ndaj minoritetit grek. Në Shkurt të 1997 kur nga rëzimi I firmave piramidale në Shqipëri, qeveria e Dr. Berishës kërcënohej seriozisht nga gjëndja e jashtëzakonshme, ish shefi i shërbimit sekret shqiptar SHIK Bashkim Gazidede, deklaroi në parlamentin shqiptar se "situata e krijuar në Shqipëri, është vepër e Drejtorit të CIA-s Gorge Tenet i cili është me prejardhje nga Himara dhe mbështetur nga lobi greko amerikan në SHBA". Deklarata u përgënjeshtrua menjëherë nga burimet e informacionit amerikan, ndërsa situata përkeqësohej vazhdimisht drejt katastrofës shqiptare. Pak kohë më parë Dr. Berisha kishte refuzuar të takonte nën sekretarin amerikan Werth, duke mos e pritur sipas protokollit dhe duke refuzuar një takim të tillë. Megjithatë përpjekjet e administratës së Klinton, pastaj të Bush për të ndërtuar institucionet demokratike në Shqipëri, shtuan më tepër kontaktet mes institucioneve shqiptare dhe amerikane përfshi dhe vetë opozitën e sotme. Ngjarjet në Kosovë ku makina e Milloshevic u ndal si rezultat I luftës ajrore të NATO-s më 1999, treguan se të drejtat e njeriut në Ballkanin e trazuar duhet ti shkohet deri në fund. Dr. Tenet ka qënë I interesuar për mbarvajtjen e zgjedhjeve locale të Tetor 2000 vecanërisht për Bashkinë e Himarës. Mesazhet që ai I ka dërguar qeverisë shqiptare janë për një politikë kozmopolite duke respektuar historinë, traditat, gjuhën dhe shkollat greke në Himarë. Ai ka shmangur një përdorim të tepruar të forcës dhe terminologjisë nacionaliste në Shqipëri në dëm të komunitetit grek autokton që jeton në Himarë. Mesazhet që janë përcjellë nëpërmjet republikanit B. Gilman shefit të mardhënjeve me jashtë të Kongesit Amerikan si dhe me ndërmjetësinë e epirotasit, gazetarit të madh dhe mikut të tij Nick Gage autoriteteve shqiptare, treguan qartë forcën e komunitetit himariot në SHBA, presione të cilat vazhdojnë edhe sot të jenë nën vëzhgimin e tyre për lirinë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe vecanërisht në Himarë.

Ketu keni dy linke ,nje per te pare fotografite e antareve me biografite e tyre dhe nje per te lexuar disa shkrime.

web page

web page

Ne grime sallate kote se ata jane shitur komplete.
 

antares

Primus registratum
Re: Ja se cfare shkruan nje anetar i gazetes Himara !

Do te kap vetem nje detaj te vockel. Qe kur na e paska protokolli qe nje nensekretar Shteti (qe eshte gati nje zevendesminister i jashtem) na u pritka nga nje President shteti?
Jankite paskan koncepte shume te cuditshme per protokollet. Nuk kam degjuar ndonjehere qe Bushi te kete dale e te prese zevendesministrat e shteteve te tjera......
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ja se cfare shkruan nje anetar i gazetes Himara !

Antares,edhe xhaxhi enveli eshte ulur gju me gju me popullin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

balforum

Primus registratum
Re: Ja se cfare shkruan nje anetar i gazetes Himara !

O antares ca eshte shkruar me larte jane genjeshtra te peshtira nga disa te shitur.
 
Top