SNAP
Papirus rex
Olta Gixhari ka tentuar që të bënte një performancë me “pullë të kuqe” në skenën e Teatrit Kombëtar, por u ndalua nga koreografi i shfaqjes, Arian Sukniqi.Dilema e shumë prej spektatorëve të shfaqjes, nëse Gixhari ishte gati për një tentativë të tillë iu dha një përgjigje.Regjisori Sukniqi është shprehur për gazetën “Panorama”, se aktorja ka shfaqur një dëshirë për të kërcyer nudo, por ai e ka ndaluar.Sipas koreografit, nëse Olta do të kërcente nudo, shfaqja do të merrte dimensione të tjera.“Synimi im nuk ishte lakuriqësia, mendoj se të ishte kjo pjesë, do ta dëmtonte veprën. Sigurisht që mund të kishte krijuar shumë më tepër zhurmë seç bëri, por në fund, nuk është ky qëllimi. Olta mund të donte, por shfaqja nuk mund të ishte provokime seksuale, duhej, siç u bë, të ishte brenda formatit që unë jam mësuar e edukuar”, tha Sukniqi, duke konfirmuar kështu dëshirën e Oltës. Qysh në fillim koreografi e kishte bërë të qartë se nuk do të provokonte me lakuriqësi”, shprehet Sukniqi.Bëhet fjalë për shfaqjen “Penetrimi i Shpirtrave”. ku Gixhari ka kryer një kërcim mjaft sensual, e veshur me një fustan të zi, të cilin me dëshirë do ta kishte hequr.
/Shekulli Online

/Shekulli Online
