Ja përse meshkujt u “frikësohen” femrave të guximshme!

Universal

AnonymouS
meshkujt-v-euml-rtet-u-frik-euml-sohen-femrave-t-euml-guximshme-ja-p-euml-rse-hd.jpg


Sipas studimit të ri të botuar në revistën Evolution & Human Behaviour, femrat e guximshme nuk janë atraktive për meshkujt.
Hulumtuesit gjejnë arsye për sjellje të këtillë në evolucionin, përkatësisht në traditat shumëshekullore që meshkujt përjetohen si gjini më e fuqishme.
Hulumtuesit nga Universiteti në Sautempton kanë anketuar 159 femra dhe 181 meshkuj në disa shtete evropiane, duke u treguar fotografi të personave të të dy gjinive se si bëjnë vepra të guximshme – luftë në situata luftarake, apo ndihmë personave gjatë katastrofave natyrore.
Dhe derisa femrat kanë qenë të tronditura me fotografitë e meshkujve në situata heroike, posaçërisht të atyre për të cilët kanë dëgjuar që janë dekoruar për guximin e vet, rast i njëjtë nuk ishte edhe me meshkujt e anketuar.
Femrat ushtare, por edhe femrat me zemër të madhe, të cilat me vetëmohim u kanë ndihmuar të tjerëve dhe kanë treguar trimëri të madhe, meshkujt nuk i kanë përjetuar seksualisht joshëse, pa marrë parasysh në forcën fizike dhe pamjen e tyre.
Ky studim forcon dëshminë e supozimit se si dallimet midis gjinive në konfliktet e përziera grupore kanë prejardhje evolutive, dhe vetëm meshkujt kanë dobi nga tregimi i heroizmave – ka sqaruar Joost Leunissen, psikolog nga universiteti i sipërpërmendur dhe bashkautor i studimit.
ora news
 

-Zana-

e...Thjeshte
Jam kurioze te lexoj, sa meshkuj jane dakort me k'te shkrim... ? dhe sa e vertete eshte , qe ndihen te dobet ndaj femrave te tilla ? :cool:
 

joetisti_

Locus omnem
Ashtu sic ka meshkuj qe nuk perlqejne as femren e bute dhe normale, ashtu sick ka femra qe nuk pelqejne mashkullin normal, ashtu gjithsecili/cila pelqen dhe pelqehet nga dikush. Une s'i pelqej gjithashtu femrat e forta qe kalojne limetet, por di se ka shume djem qe i pelqejne.

Ashtu mbase nje femre normale s'do t'i pelqente nje 'gei' apo burre qe "s'do t'i bente gje". Por ate qe lihen pa u pelqyer nga nje kategori, pelqehen nga nje tjeter kategori. S'eshte per t'u qare hallin se gjithsecili prej nesh e ka nje kategori e cila nuk e pelqen.
 

Mirabel

Locus omnem
Sepse meshkujt jane ushqyer qe ne vogeli me terma -nuk qan burri kshu, nuk ben burri ashtu.
i eshte bashkangjitur nje lloj krenarie e sedre deri diku e semure.
Nderkohe femra gjithe jeten eshte pare si seksi i dobet,delikate dhe e brishte.
eshte veshtire te thyhet ky lloj mentaliteti e kur meshkujt perballen me femra te tilla te "forta" sigurisht i tremben sepse thyhet miti i krijuar dhe asimiluar nder vite.
keto dy lloj tipologjish mund te jene bashke si miq e shok por asesi si dy partner.
 

joetisti_

Locus omnem
BURRIN nuk e pergatit as fjala, as kujdesi dhe as gje tjeter pervecse natyra e tij. Dhe gjithashtu femren.
Raste eksteme ka ndonese natyrore mund te quhen qe femra te jete me e forte sec duhet apo mashkulli me i dobet sec duhet, por natyrshmeria e vertete eshte qe burri te jete i forte dhe gruaja e brishte. Nje brishtesi natyrore qe i ka shume lezet.
 

Mirabel

Locus omnem
Maskilizmi do te te dali nga hundet ndonje dite lol
per aq kohe sa ju e shihni femren nje qenie e dobet ,ku domosdoshmerisht i duheni ju per ta mbeshtetur sigurisht qe femrat e forta do jene te paragjykuara.

Por mos ngaterro karakterin e forte me te qenurit femer ne kompleksitet.
nuk eshte brishtesia ajo qe ben nje femer te pranueshme .....por eshte nderthurja e shume elementeve brenda saj qe e ben ate te adhurueshme
 

joetisti_

Locus omnem
Une nuk kam thene ate qe me "perplas" ti. Femra e forte, por me fortesi femre, qe e ka ne karakter dhe jo ne fizik - pervec rasteve te vecanta, qe une e them hapur qe femrat bie fjala shtangiste, nuk i pelqej qe t'i kem, por jane shume te nderuara dhe ka meshkuj qe i duan shume - eshte gjithmone. Por jo te krahasohet me mashkullin. Mashkulli eshte prej natyre i fuqishem dhe kjo femrave u pelqen, ashtu sic brishtesia fizike te femrat mashkullin e cmend.
Ti flet sikur je nga ato gra - qe s'besoj se ka por per efekt shembulli - qe kur vjen hajduti, dalin ato dhe jo mashkulli.
Femra e do mbeshtetjen e mashkullit ne raste si keto. Por s'do te thote se varet nga mashkulli.

Mashkulli e ka kenaqesi te vecante te jete i forte per femren e tij dhe te luftoje ta mbroje nga cdo rrezik. Dhe kjo eshte bukur per femren...
 

joetisti_

Locus omnem
Pyetje rrufe Joetist! :p ( pak off topic)


Si do pershkruaje ti nje femer me karakter te dobet?
S'e di. Por di te them se kur nje femer ka nje mungese, ate e ploteson duke pasur me teper nga dicka tjeter. Pra sa per shembull; nese nje femer s'di te beje mire seks, di te gatuaje shkelqyer dhe kjo disi barazon. Kjo velen edhe per raste kur mashkulli ka mungese ne dicka dhe e ploteson me dicka tjeter.

S'e di vertete. Kur bashkohesh me nje femer e njeh vetem gjate jetes. Pra s'mund te besh plane qe ne fillim. Kur pastaj dalin dobesite mundohesh t'i kapercesh sepse e do per ate qe eshte dhe jo per ate qe kujton. Vlen edhe kjo edhe per mashkullin.

Deshe te dilje diku?
dhe sa per temen, nuk besoj se mashkulli i frikesohet nje guximi femeror. Sepse pervecse eshte i kendshem, eshte edhe i nevojshem.
 

Amdis

Forumium praecox
Hmmmm ....ok , nese e thua ti.
Paske gjithe kete admirim te paster per Femren.!!Cilesi e rralle sot.Good job

Sa per temen , duhet force dhe mendje Feministesh per te argumentuar sic duhet.I don't have it.

Peace
 

joetisti_

Locus omnem
Po sepse mashkulli nga femra pelqehet per forcen qe ka dhe jo se ben heroizem. Kurse femra pelqehet kur ben heroizem ne rastin kur e ben sipas natyres se vet. Nje mjeke peshembull qe shkon dhe ve jeten ne rrezik per te sheruar persona ne nje vend ku zhvillohet lufte, do te pelqehet patjeter seksualisht, dhe jo se beri heroizmin.
Nga ana tjeter, mund te shtoj se ne artikull u fol per femer ushtare; personalisht ushtaret me eksitojne. Edhe policet.

Para 90-es ksihte shume femra qe punonin ne ndertim banesash duke bere llac. Dhe kishte raste qe djali i shkonte te vendi i punes dhe e propozonte...
 

Thamina

Papirus rex
E kam me fakte qe femra qe eshte e guximshme,e forte ne cdo ane,i "carmatos meshkujt" dhe eshte e vertete qe mashkulli terhiqet..dhe nuk e shikon aspak joshese ne shumicen e rasteve mos te them perher.
Egoja e mashkullit e do femren e tij fragile,sa me e bute,dhe delikate te jet,ose e ngatht ose e terhequr te jet aq me i fort mashkulli ndihet me te .hah e studiuar shume here kjo gje dhe perfundimisht femrat qe kane meshkuj "macho " pra tamam meshkuj jane ato qe sjan shume te gjata,skan formim kushedi fizik,madje jane te turpshme,ose shume konservative,dhe se fundi sa me budallaqe e mendje leht te jet nese duket e lezetshme dhe esht tip i urt kjo eshte endrra e cdo mashkulli.
Po flas sipas leximeve qe kam bere.
Nese meshkujt shikojn perball nje femer te kompletuar,sidomos te zojen e vetes % e afshit dhe e joshjes bie gati 72%.

klm.
 

joetisti_

Locus omnem
mashkulli ne kete rast jo se ka ndonje inat me dike dhe jo se eshte mes dy mendimesh qe ta pelqeje ose jo. E ka ne gjak dhe e terheq natyrshem femra qe jo te kete dicka te brishte ne menyre artificiale apo te behet e brishte per mashkullin, por te jete ashtu sic eshte. Fermrat ta vene veten ne nje situate te ngjashme me ato vete; a do te donin nje vajze qe do ishte "femer" krejtesisht? Qe nuk do te shfaqte maskilitet, burreri, force atraktive mashkullore reale?... Ja, ne kete menyre mashkullin nje femer qe, mund te jete aq e fuqishme sa t'i fuse edhe nje pellembe edhe ta vere t'i laje breket :p, mund ta pelqente per cdo gje, por jo shume seksualisht.

Sa per karakter te forte femeror, mbase e kam thene, s'ka ndonje problem mashkulli. Sepse femra nuk vihet kunder tij por eshte 'ndihme' ne perjetim ta afshtshem nese eshte... "dhelper" :)
 
Top