Universal
AnonymouS
Sipas studimit të ri të botuar në revistën Evolution & Human Behaviour, femrat e guximshme nuk janë atraktive për meshkujt.
Hulumtuesit gjejnë arsye për sjellje të këtillë në evolucionin, përkatësisht në traditat shumëshekullore që meshkujt përjetohen si gjini më e fuqishme.
Hulumtuesit nga Universiteti në Sautempton kanë anketuar 159 femra dhe 181 meshkuj në disa shtete evropiane, duke u treguar fotografi të personave të të dy gjinive se si bëjnë vepra të guximshme – luftë në situata luftarake, apo ndihmë personave gjatë katastrofave natyrore.
Dhe derisa femrat kanë qenë të tronditura me fotografitë e meshkujve në situata heroike, posaçërisht të atyre për të cilët kanë dëgjuar që janë dekoruar për guximin e vet, rast i njëjtë nuk ishte edhe me meshkujt e anketuar.
Femrat ushtare, por edhe femrat me zemër të madhe, të cilat me vetëmohim u kanë ndihmuar të tjerëve dhe kanë treguar trimëri të madhe, meshkujt nuk i kanë përjetuar seksualisht joshëse, pa marrë parasysh në forcën fizike dhe pamjen e tyre.
Ky studim forcon dëshminë e supozimit se si dallimet midis gjinive në konfliktet e përziera grupore kanë prejardhje evolutive, dhe vetëm meshkujt kanë dobi nga tregimi i heroizmave – ka sqaruar Joost Leunissen, psikolog nga universiteti i sipërpërmendur dhe bashkautor i studimit.
ora news