ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

zog

Primus registratum
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

o arun,

poshte bustit te molierit eshte shkruar si epitaf : lavdia e tij s'ka nevoje per Gje, ndersa e jona ka nevoje per Te.

dhe kjo eshte e verteta e vetme, midis kadarese, neve (bile dhe komisionit qe vendosi ti jap çmim) sidhe botes qe na rrethon.

nese qe ti ate se honeps, pak rendesi ka per te e shume ndoshta per ty.

vetem se, pikaso nje dit pat thene qe "arti do t'me kaloj siper". duke lene te kuptohet qe nuk ka shteg ose dalje nga çdo ane. shtegu neper te cilin kalojne gjerat (arti ne kete rast) eshte i PERCAKTUAR. pra qe enrgjia e urrejtjes tende ndaj kadarese, ndaj grekut, serbit, henes apo diellit, nuk do te te shpjere me larg nga vete ajo ose nga burimi i saj pra vetja jote.

prandaj dhe nje energji e tille, konsiderohet si negative. ajo nuk te shpie kurkund.

bota , njerezit, qyteterimet kan nevoje per idhuj por edhe per stimuj. vetem nepermjet ketyre arrihet vazhdimesia, ose perjetesia.

nuku ka udhe ngado.
 

zog

Primus registratum
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Kadareja nuk eshte shkrimtar qe i sherben nje epoke apo regjimi te caktuar.Ai ka pase gjithmone kurajon te shkruaje kunder komunizmit, ai ka kurajon te shkruaj kunder kapitalizmit; ai nuk eshte shkrimtar ordiner bashkekohor, ai do i sherbej njerezimit per shekuj me radhe me veprat e tij . [/qb]
nashti dhe kjo me duket euforike, kete kerkonte edhe enver hoxha, diktatori, qe me veprat e tij ti sherbeje proletariatit ose njerezimit siç po e quan ti.

po te jet kjo e vertete, do te duhej qe edhe veprat e kadarese ti kishim me detyrim ne çdo shtepi, ose ti mbanin ne gji si kinezet citatet e mao cedunit.

kedareja i shruan veprat per vete te tij, e ndoshta ata qe e admirojne e do ta admirojne ne te ardhmen. besoj se kaq duhet ti mjaftoje.

sidhe s'ma ha mendja qe te kerkosh ti sherbesh njerezimit, e ne te njejten kohe te formulosh nje veper te arrire e me cilesi.

turme eshte njerezimi, pat thene dikush. nje shkrimtar i mire nuk e llogarit ate. bile as çfare rrjedh prej tij.
 

Diddy19

Su@mi
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

E ve ne dyshim opinionin qe paska dhene dikush sipas te cilit Kadareja me veprat e tij ka ndihmu njerezimin...Flitet per Ismail Kadare apo per nane Terezen ketu??

Do thosha se do ishte me e sakte te thuhej se ai me veprat e tij ka ndihmu njoftjen e popullit shqiptar si i tille neper Evrope.Se jo te gjitha te keqijat na i solli komunizmi...kishte edhe faktore te tjere.Te mos futemi ne diskutime te perserituna mijra here.

Gjithsesi urime per çmimin!I merituar si gjithmone!
 

arun

Primus registratum
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb]

ARUN! Kadareja nuk eshte shkrimtar qe i sherben nje epoke apo regjimi te caktuar.Ai ka pase gjithmone kurajon te shkruaje kunder komunizmit, ai ka kurajon te shkruaj kunder kapitalizmit; ai nuk eshte shkrimtar ordiner bashkekohor, ai do i sherbej njerezimit per shekuj me radhe me veprat e tij . [/qb]


YLLIS

PATJETER QE DO TI SHERBEJE NJERZIMIT kadareja, ASHTU SI SHOKU ENVER I SHERBEU ME VEPRAT E VETA NJERZIMIT PER SHEKUJ ME RRADHE
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

Tani mor ARUN mos krahaso kadaren me enver hoxhen se ky i fundit ishte i etur vetem per pushtet pa marre ne konsiderate vuajtjen e shqiptareve, ndersa kadare eshte shkrimtar me permasa te medhaja,edhe filozof per mua, qe e njofin gjithe intelektualet ne bote.
 

arun

Primus registratum
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] o arun,

poshte bustit te molierit eshte shkruar si epitaf : lavdia e tij s'ka nevoje per Gje, ndersa e jona ka nevoje per Te.

dhe kjo eshte e verteta e vetme, midis kadarese, neve (bile dhe komisionit qe vendosi ti jap çmim) sidhe botes qe na rrethon.

nese qe ti ate se honeps, pak rendesi ka per te e shume ndoshta per ty.

vetem se, pikaso nje dit pat thene qe "arti do t'me kaloj siper". duke lene te kuptohet qe nuk ka shteg ose dalje nga çdo ane. shtegu neper te cilin kalojne gjerat (arti ne kete rast) eshte i PERCAKTUAR. pra qe enrgjia e urrejtjes tende ndaj kadarese, ndaj grekut, serbit, henes apo diellit, nuk do te te shpjere me larg nga vete ajo ose nga burimi i saj pra vetja jote.

prandaj dhe nje energji e tille, konsiderohet si negative. ajo nuk te shpie kurkund.

bota , njerezit, qyteterimet kan nevoje per idhuj por edhe per stimuj. vetem nepermjet ketyre arrihet vazhdimesia, ose perjetesia.

nuku ka udhe ngado. [/qb]
zog

(nuk kam asnje lloj urrejtje per kadarene dhe per nje gje te tille te garantoj plotesisht, dhe ketu poshte po te vendos nje postim qe me pelqeu shume dhe qe une pajtohem plotesisht )

Çmimi iu dha K. si autor romanesh të lexuara e të pëlqyera në Perëndim, jo K. figurë publike, as K. “shpëtimtar” të kombit shqiptar.

Çmimi nuk iu dha as Shqipërisë as shqiptarëve.

Sado të përpiqemi, ne shqiptarët bashkëkohës të K. nuk mund ta kuptojmë dot mirë se si ia lexojnë të huajt veprën. Kjo nuk është aq triviale sa
ç’mund të tingëllojë në sipërfaqe.

Ne ia lexojmë veprën “nga brenda”, ata “nga jashtë”.

Unë nuk e kam shumë të qartë as si e lexojnë K. brezi shqiptar i formuar kulturorisht gjatë dhe mbas viteve nëntëdhjetë.


Jam njëkohësisht i mendimit se K. eseist e studiues lë shumë për të dëshiruar në raport me K. shkrimtar. Ndoshta kjo lidhet vetëm me atë që me prozën e vet K. ka kapur disa lartesi; por kam dyshim se disa dobësi të eseistikës dhe të publicistikës kadarejane janë absolute, jo
relative.

Në vitet nëntëdhjetë Kadareja, është ndodhur në vështirësi të mëdha artistike. Veprat që ka shkruar rishtas kanë qenë të dobëta; ripunimet të
diskutueshme; publicistika e mbërthyer në istikame të vjetëruara.

Një shkrimtar gjithnjë do gjykuar nga kulmet e veprimtarisë së vet, jo nga mediokritetet. Nga kjo pikëpamje, vitet nëntëdhjetë nuk i heqin gjë
shkëlqimit të këtij shkrimtari, por as i shtojnë.

Kadareja,si figurë publike nuk i plotëson kushtet e nevojshme për të frymëzuar lëvizje politike ose kulturore. I pari që është i vetëdijshëm për këtë
është ai vetë.

Më në fund, s’është e rastit që diskutimi për çmimin e Kadarese, në këtë teme iu mbivendos atij për tifozllëkun futbollistik.
 

kurkushi

Primus registratum
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

Urime z.Kadare për këtë çmim të vlershëm prej 60.000 Euro!Shpërblehet një shkrimtar pse shkruan libra,romane,poezi në kohën kur askush s`lexon gjë pos shtypit politik dhe internetit!
E pabesueshme më duket mundësia që dikush ka kohë sot të lexojë libra dhe romane të dikujt,mendonj këtu as ato të Kadresë!Nuk shoh asnjë të ri,nxënës,student,profesor etj.që lexon sot përpos ndoshta literaturës apo lëndës mësimore për provim që nuk janë më poezitë apo romanet.Shtëpitë botuese shtypin përditë me tonelata botime të ndryshme ndërsa numri i lexuesve ka rënë në pikën e para njëqind vjetëve kur kishte shumë pak që dinin të lexonin!
 

russian

Primus registratum
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

Une magjepsem kur lexoj Kadarene e s'pushoj se theni se eshte i madh, por cudia me ndodhi dje, kur vetja mu duk si nje 50 vjecare qe ne nje moment i zhduket dashuria per burrin e qe nuk e prekin as fjalet e tij e as prekjet e tij.
Kjo me ndodhi kur lexova per nje trecerek ore librin e dale se fundmi te Kadarese: "Leterkembim me Presidentin". Nuk ndjeva asnje gje. U ftoha. E lexova me vrap si per ta heq qafe. Nuk e di pse e botoi.
 

MYNYR NAZAJ

Primus registratum
Re: ISMAIL KADARE FITON ÇMIMIN E PARE NE BOTE PER TROFEUN 'NJERIU I LIBRIT' NE BOTE

Ismail Kadare, ndoshta ky emer do te kujtohet per nje kohe te gjate jo vetem per ate qe ka shkruajtur por edhe per ate qe ka bere.Ishte ai nga te paret qe u largua nga vendi jo pse i mungonte gje por e kuptonte se çdo te vinte pas ,
ajo qe do te shkateronte jo vetem punen e tije por punen e nje populli qe mire o keq ishte nje gure i rende skalitur per gjysem shekulli.
Cemimet jane nje vlere qe te jepen po qe se te takon dhe per ISMAIL KADARE eshte mundesia me e paket per te vlersuar vleren e tije.
 

ShkodraniNY

Primus registratum
POEZIA: The cataracts

KAM NJE KERKESE

Nese dikush a ka ne origjinal ne gjuhen shqipe kete poezi e ISMAIL KADARESE.

The cataracts

The cataracts cascade downwards
Like spirited white horses,
Their manes full of foam and a rainbow of hues.
But suddenly, at the edge of the gorge,
They fall on their forelegs,
They break, oh, their white legs,
And die at the foot of the rocks.
Now in their lifeless eyes
The frozen sky reflects


Ju lutem postojeni versionin origjinal ne shqip te kesaj poezie kjo eshte marre nga poezit e zgjedhura.

Flm
 
Top