Islami ne Shqiperi ne rrezik!

Islami ne Shqiperi ne rrezik!

Pershendetje,

Une jam nje njohes i percipte i teologjise, por, si nacionalist dhe si cdo shqiptar normal me intereson barazia dhe harmonia fetare ne vend. Gazeta e perjavshme <span style="font-weight: bold">&quot;Rimekembja&quot;</span> boton artikuj analitike edhe mbi evenimente dhe probleme me teme fetare, nder te tjera, ne Shqiperi e me gjere. Kryeredaktori i saj <span style="font-weight: bold">ABDI BALETA</span> ka botuar nje liber ku demaskon Oriana Falacin dhe se fundmi ka botuar nje liber (ende nuk ia di titullin) ku vihet ne pah rreziku dhe percmimi qe i behet Islamit ne Shqiperi. Ja nje artikull i muajit korrik, kurse gazeten <span style="font-weight: bold">&quot;Rimekembja&quot;</span> mund ta vizitoni ne

www.groups.yahoo.com/group/rimekembja/message


Ky me poshte eshte artikulli, ndonese i gjate, qe mund t'ju sherbeje te ndiqni edhe analiza nga e perjavshmja kombetare &quot;Rimekembja&quot;:

- - - - - - - - -


<span style="font-weight: bold">SI PO SULMOHET DHE SI TË MBROHET ISLAMI</span>



Në shkrime të mëparshme kam trajtuar disa aspekte të një debati të veçantë politik që është zhvilluar në Shqipëri lidhur me vendin e ndikimin e Islamit në jetën kombëtare dhe në gjeopolitikë në përgjithësi. Këto polemika në fakt janë pjesë e luftës politike që bëhet në shoqërinë shqiptare në të cilën ndjehet edhe veprimi i një ndërhyrjeje të madhe faktorësh politikë , shoqërorë e fetarë nga jashtë. Unë jam përfshirë disa herë në këto polemika dhe në këtë luftë politike, por vetëm në atë kuptim siç e ka përcaktuar në librin e tij Fred Hollidei, kur shkruan : “Islami, një fe që shpreh disa doktrina të qarta, përbën një sistem besimi mbi të mbinatyrshmen dhe çështjet që lidhen me moralin, fatin dhe të menduarit. Kjo është fushë e besimtarëve dhe e teologëve dhe nuk është suvbjekt i asaj që do të vijojë më poshtë. Në të vërtetë unë nuk jam kompetent për të diskutuar rreth Islamit në kuptimin teologjik dhe unë nuk pretendoj të bëj një gjë të tillë”. Me këto fjalë Fred Hollidei ka theksuar se libri i tij shumë interesant “Islami dhe miti i ballafaqimit. Feja dhe politika në Lindjen e Mesme”, i botuar për herë të parë në vitin 1996, i është kushtuar tërësisht “Islamit si sistem shoqëror e politik...si një objekt i i analizës shoqërore politike, ose si një forcë e marrëdhënieve ndërkombëtare”

Është pikërisht një luftë e tillë politike në mbrojtje të vlerave të Islamit si sistem politik e shoqëror që na duhet më së shumti të bëjmë në Shqipëri sepse kjo luftë tani, ashtu si në shekujt e kaluar të islamizimit, mund t’u shërbejë më së miri interesave të shqiptarëve.

Për këtë arsye myslimanët shqiptarë janë nën një trysni të fortë që të heqin dorë nga lufta politike në mbrojtje të Islamit si sistem politik e shoqëror dhe të pranojnë njëfarë versioni të shpërfytyruar të Islamit dhe botës myslimane si forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj protagonistët shqiptarë të kësaj trysnie perëndimore përpiqen ta shtrembërojnë çdo mbrojtje politike të Islamit në Shqipëri dhe ta paraqesin këtë mbrojtje politike si një luftë të maskuar teologjike, si një variant shqiptar të “Islamit të skajshëm” apo të “fundamentalizmit islamik”

Ky ballafaqim nuk është gjë tjetër veçse një pasqyrim në terrenin shqiptar të një dukurie që Hollidei e ka përshkruar kështu : “ Mbasi mori fund Lufta e Ftohtë duket se rivalitete të tjera do të zëvendësojnë atë dhe njeri prej tyre është ai midis Islamit dhe Perëndimit”. Kur Hollidei ka shprehur këto pikëpamje ishte ende shumë herët për të vlerësuar në përmasa të plota qëllimet dhe rrjedhojat e tezës së Samuel Hantigtonit për përplasjen e qytetërimeve. Në vitin 1996 ballafaqimi midis Perëndimit dhe Islamit konsiderohej ende si pjesë përbërse e një ballafaqimi më të gjërë “ Perëndimi kundër Lindjes”, ose “Perëndimi kundër gjithë të tjerëve”. Bota duhej të priste edhe 5 vite të tjerë për të dëgjuar thirrje të tilla si “bashkohuni kundër Islamit” që u lëshuan pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork

Në vitin 1996 studiuesi perëndimor i çështjeve të myslimanizmit Fred Hollidei shfaqte pasiguri në përcaktimin e anës së keqe në ballafaqim dhe për njërin kapitull të librit të tij përdorte titullin :”Islami dhe Perëndimi: “Kërcënimi islamik” apo “Kërcënimi ndaj Islamit”. Ai e fillonte trajtimin e këtij subjekti me fjalinë : “ janë të pakta , nëse ka, çështjet në marrëdhëniet ndërkombëtare që kanë prodhuar kaq shumë mite sa çështja e të ashtuquajturit kërcënim islamik”. Por tashmë në atë kohë studiues të tjerë të Islamit i kishin hyrë punës me të gjitha fuqitë për të bindur politikën perëndimore se Perëndimi po ballafaqohej me rrezikun më të madh: me rrezikun islamik.

Në nëntor të vitit 1997 në Paris u botua libri i Aleksandër del Valle me titull “Islamizmi dhe SHBA, një aleancë kundër Europës”. Në hyrjen e botimit të parë të këtij libri autori përqëndrohet në idenë se “luftrat moderne para së gjithash janë psikologjike”. Ngjarjet e kanë vërtetuar këtë vlerësim. (Këtë mendim e përforcon edhe më shumë shkrimi i kryeredaktorit të “Le Monde Diplomatique”, Injacio Ramone, me titull “Mashtrime shtetërore”, ribotuar në “Gazeta Shqiptare” të datës 16 korrik 2003 , në të cilin analizohem mashtrimet që kanë bërë qeveritë e SHBA e Britanisë së Madhe për të përligjur para opinionit publik shpërthimin e luftës kundër Irakut). Pastaj del Valle merret me idenë se Islami është një teokraci zaptuese, që kalon nga Xhihadi në Islamizëm. Pjesa e dytë e këtij libri i kushtohet trajtimit të aleancës amerikano-islamiste kundër Europës. Autori lëshon akuza gjithë helm kundër SHBA se po e ndërtojnë një aleancë të tillë për t’ia kundëvënë “kërcënimit rus”; ai bën akuza gjithë helm edhe kundër vendeve të Europës Perëndimore se mbajnë qëndrime trë dobëta përt’u shërbyer interesave amerikane. Pikërisht këto akuza i ka ripërtërirë Oriana Falaçi menjëherë pas ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në pamfletin e saj “Mllef e krenari”, i cili u bë një lloj “Manifesti anti-islamik”.

Është me shumë rëndësi të vihet re fakti se kapitulli VII i librit të del Valles ka një titull sfidues “Europa dhe Rusia ballë për ballë me rrezikun turko-islamist”. Ai trajton si subjekt të veçantë “Turqia nuk është komb europian dhe hyrja e saj në Bashkimin Europian do të thotë vdekje e këtij të fundit”. Qysh nga ajo kohë në kemi pasur prova të mjaftueshme se një “këshillë” e tillë është marrë shumë seriozisht nga politikanët e Bashkimit Europian, të cilët sajojnë gjithfarë pretekstesh për t’ia mbyllur derën Turqisë. Aleksandër del Valle thotë pa ngurim se :” Islamizmi panturanik dhe neo-otomanizmi përbëjnë një kërcënim të ri që drejtohet drejpërdrejt kundër Rusisë dhe Europës”. Ai është shumë i merakosur për Rusinë se u ndodhka përballë kërcënimit islamik dhe për Europën se qenka përballë aleancës turko-amerikane.

Qysh ditët e para, madje në orët e para, pas sulmeve të 11 shtatorit ne dëgjuam klithmat në Paris dhe gjetkë për të ndërtuar sa më parë të ishte e mundur një aleancë të shenjtë midis SHBA, Europës Perëndimore dhe Rusisë me ndihmën edhe të pjesës tjetër të botës për ta shtypur një herë e mirë “terrorizmin dhe fundamentalizmin islamik”, për të frenuar kërcënimin islamik dhe për ta shpëtuar në këtë mënyrë qytetërimin perëndimor nga rreziku vdekjeprurës i qytetërimit islamik. Duke dëgjuar klithma të tilla mund të mendoje se ishte kthyer koha e Kryqzatave. Për fat të keq edhe Presidenti i SHBA e përdori për tersllëk termin “Kryqzatë” në një nga fjalimet e tij.

Atmosfera e ndezur politike e luftëndjellëse u nxeh edhe më tej nëpërmjet botimit e ribotimit në Perëndim të shumë librave dhe studimeve mbi “kërcënimin islamik’, “terrorizmin islamik”., “luftën e shenjtë kundër terrorizmit ndërkombëtar”. Libri i Hantingtonit “Përplasja e qytetërimeve” pati rastin më të mirë se kurrë të bëhej ndër librat më të shitur. Libri i Valter Lakërr-it “Terrorizmi i ri” i botuar për herë të parë në vitin 1999 u ribotua në vitin 2001. Ky autor i thotë lexuesit : “ Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore aksionet e terroristëve u zhvendosën nga Europa në Lindjen e Mesme dhe në Azi (f.22)”. Ai zbulon rrezikun që terroristët të përdorin armë të shkatërrimit në masë. Domosdoshmëria e masave të rrepta kundër terrorizmit është trajtuar në një libër tjetër “Hiperterrorizmi: Një luftë e re”, botuar për herë të parë në tetor të vitit 2001 nga Fransua Heisburg dhe Fondacioini për Studime Strate gjike në Francë. Aspektet politike dhe propagandistike të luftës kundër kërcënimit islamik janë shpalosur në një përmbledhje tekstesh nën titullin “Islami i skajshëm : Një propagandë anti-amerikane e fundamentalizmit islamik” përgatitur nga Adam Parfrei në vitin 2001 në Angli. Apo në një libër tjetër si “Ballë për ballë me Islamin politik” shkruar në frëngjisht në vitin 1996 nga Fransua Byrga dhe ribotuar në anglisht në vitin 2003.

Megjithëse zhvillimet e sulmet kundër Islamit pas 11 shtatorit nuk arritën në atë pikën kulmore që dëshironin disa gazetarë e shkrues si Aleksandër del Valle apo Oriana Falaçi dhe presidenti Bush nga ana e tij hoqi dorë shpejt nga përdorimi i termit “Kryqzatë” e filloi të fliste me respket për Islamin, një dëm i madh i ishte bërë tashmë mirëkuptimit midis qytetërimeve, feve, vendeve e qeverive që kishin interesa e pikëpamje gjeopolitike të kundërta. Një ndikim të keq në përpjekjet për të ulur tensionet në botë, sikurse ishte premtuar pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, e pati ndërhyrja në Afganistan. Një ndikim edhe më dëmprurës ka ushtruar pushtimi ushtarak i Irakut. Njerëzit po bëhen gjithnjë e më shumë skeptikë lidhur me premtimet se problemi palestinez do të shkojë drejt një zgjidhjeje të shpejtë.

Gjatë asaj që quhej Epokë e Luftës së Ftohtë kemi vëzhguar aq shumë ngjarje dramatike të shkaktuara nga luftrat agresive që shpërtheheshin me pretekstin e frenimit dhe të mposhtjes së “terrorizmit islamik”. Serbia e përdori këtë pretekst për të bërë luftra agresive dhe për të kryer krime të llahtarshme në Bosnie e Kosovë. Rusia ka bërë dy luftra agresive kriminale kundër Çeçenisë së vogël heroike. Israeli ka vazhduar pa mëshirë terrorin e tij shtetëror me pretekstin se po lufton kundë terrorizmit islamik e palestinez. Ndërhyrja në Afganistan dhe pushtimi i Irakut janë bërë me të njëjtin justifikim. Brenda një kohë shumë të shkurtër kemi kështu shumë prova se periudha e quajtur e “pas Luftës së Ftohtë” u karakterizua menjëherë nga ballafaqime ndërkombëtare në shkallë të gjërë të bazuara në ndryshime dhe armiqësira ideologjike e fetare. Kësaj here po shohim rigjallërimin e ballafaqimeve të vjetra të shkaktuara nga ndyshimet fetare, të cilat për njëfarë kohe ishin shtyrë mënjanë nga ndryshimet ideologjike midis liberalizmit perëndimor dhe fashizmit e komunizmit, që ishin një dukuri europiane.

Pas kaq shumë ngjarjesh dramatike dhe tragjike bota kishte mbetur në huti dhe në pasiguri lidhur me forcat e shtytjet morale, shpirtërore, psikologjike politike që do të përcaktonin ecurinë e ngjarjeve të ardhme. Kishin mbetur të hapura dyshimet dhe pikëpyetjet e vjetra për marrëdhëniet e ardhme midis shteteve , blloqeve të shteteve, qytetërimeve, feve dhe në mënyrë të veçantë midis Islamit e Krishterizmit, Islamit e Sionizmit. Tani përsëri ne duhet të vështrojmë për të gjetur përgjigje sa majtas dhe djathtas, nga Perëndimi e nga Lindja, drejt doktrinave e forcave fetare e laike. Askush nuk ka gjithë vullnetin e mirë të domosdoshëm dhe fuqinë e nevojshme për të dhënë vet përgjigjet e drejta dhe për të zgjidhur problemet vetëm.

Një libër tjetër interesant është botuar pas ngjarjeve të 11 shtatorit “Islami dhe Perëndimi. Një rend i ri politik e fetar pas 11 shtatorit”. Autori Robert van der Uejer në hyrjen e librit shkruan: “Ndërsa ne zbresin poshtë në thellësi të pusit ne shohin në ujrat e tij të errta 13 shekuj rivaliteti midis Islamit dhe Krishterizmit, midis botës myslimane dhe botës perëndimore”. Këtë gjendje askush nuk mund ta zhbëjë. Problemi është si të veprohet në përputhje me arsyen, sipas domosdoshmërisë për të shmangur çdo teprim në këtë ballafaqim që për mungesë mirëkuptimi e mençurie mund të çojë në fatkeqësira siç ka ndodhur shuëm herë në të kaluarën.

Robert van der Uejer me të drejtë thotë : “Pyetja e parë mbi urrejten nënkuptohet vetvetiu : a është i mundur respekti i ndërsjellë? Edhe për një pyetje si kjo përgjigja duhet kërkuar në histori dhe lumturisht është pohuese” (f21). Por fatkeqësisht njerëzit, madje dhe të mençurit dhe udhëheqësit e mëdhenj, shpesh i kanë shpërfytyruar imazhet e ngjarjeve histrorike, e kanë mësuar keq historinë, ose thjesht nuk e vrasin shumë mendjen për mësimet e historisë. Ky autor thekson : “ dhe të dy palët kanë përfituar në masë të njëjtë në fakt. Rilindja europiane në të cilën lindi jeta moderne perëndimore do të ishte e pamundur pa ndikimin e Islamit, ndërsa vet Islami do të kishte qenë i pamundur pa Krishtërizmin”. Por është e trishtueshme kur lexon ; “ Islamistët thonë “Islami është Islam”, që do të thotë se se recitimet e përdtitshme të pjesëve nga Kurani sot e mospërfillin historinë. Ky është një proces që islamistët nga Kazablanka deri në Teheran dhe nga viti 1979 deri në vitin 3000 nuk do ta ndryshojnë kurrë. Ata thonë se ata parapëlqejnë Islamin në vend të demokracisë e kjo provon se ata do të jenë gjithmonë tiranë. Ata thonë se i kundërvihen laicizmit dhe kjo provon se ata i kundërvihen arsyes dhe se poshtë minareve të tyre obskurantizmi do të jetë mbisundues përjetë e kështu me radhë”. Do të jetë e trishtueshme nëse Islami do ti paraqitet Perëndimit në këtë mënyrë si në librin e Byrga.Është gjithashtu e tristueshme nëse mbrojtësit e Islamit do t’u lëshojnë gjithmonë terren paraqitjeve të tilla të Islamit. Të paktën Byrga i ka thënë lexuesit se : “ ky libër ( i tij) shpreson të nënvizojë faktin se në realitet qëndrimi i lëvizjeve islamike drejt modernes është i hapur për ndryshime dhe shumë larg të qënurit monolit(f.xvi). Është më rëndësi me të vërtetë për myslimanët që t’i bindin të gjithë të tjerët se Islami është i hapur ndaj modernizimit, por edhe më e rëndësishme është që myslimanët të bindin veten se ata mund ta përmbushin më mirë misionin e Islamit duke e përputhur Islamin me modernizimin.

Byrga nuk e ka fshehur se “homopoliticus oxidentalis është injorant për Islamin” dhe se “injoranca kolektive e Perëndimit në mënyrë të natyrshme ka kapërcyer pa vënë re anët negative të përplasjes së qytetërimeve” (f.11) dhe se :“ siç e dimë çmimi që po paguan Perëndimi sot është thjesht më i vogli për politikën e tij koloniale”(f.18). Studiues të tjerë perëndimorë pranojnë faktin se njerëzit në Perëndim mësojnë shumë për Perëndorinë Romake, por dinë shumë pak për botën myslimane. Kështu që pyetja “pse na urrejnë ata ne?”, ose “përse njerëzit e urrejnë Amerikën? ( fjalët e famshme që i shqiptoi presidenti i SHBA dhe që u bënë edhe titull libri) vjen edhe nga keqkuptimet. Por përsëri duhet mbajtur parasysh se ballafaqimi shkaktohet kryesisht nga gjeopolitika.

Duke bërë fjalë për “imperializmin perëndimor” de Uejer shkruan : “Njerëzit që udhëtonin midis botës së krishterë dhe asaj myslimane në çdo kohë midis shekullit të VIII dhe shekullit të XVII mbeteshin si të trullosur nga stabiliteti dhe rehatia që gëzonin shumica e myslimanëve në krahasim me varfërinë, sëmundjet dhe dhunën prej të cilave vuanin shumica e të krishterëve...por nga fundi i shekullit XVII pozita relative e këtyre dy botëve u përmbys me shpejtësi të madhe” (f.10). Pastaj ai orvatet të shpjegojë “militantizmin islamik” duke thënë se : “ kur Perëndimi filloi të tregonte kontrollin e tij ekonomik e politik mbi botën myslimane shumë myslimanë e interpretuan inferioritetin e tyre material si shenjë se ata kishin shkarë nga feja e tyre dhe po merrnin një ndëshkim hyjnor”.



( Është me interes të përmendet se edhe priftërinjtë fundamentalistë në SHBA ngjarjet e 11 shtatorit 2001 i shpjeguan si shenjë e ndëshkimit hyjnor për amerikanët që po largohen nga feja, po shkasin në homoseksualizëm, prostitucion, korrupsion e mëkate të tjera.)



Si përfundim të kësaj analize për këtë aspket të problemit de Uejer nxjerr në pah se për myslimanët : “ të bësh luftë kundër Perëndimit është një mënyrë veprimi për të respektuar veten e tyre (f.18). Në një mënyrë më të baraspeshuar Fred Hollidei shkruan :”Miti i konfrontimit... është pra një mit që mbështetet nga dy anë që duken kontradiktore, nga kampi i atyre që janë kryesisht por jo tërësisht në Perëndim, që përpiqen ta shndërrojnë botën myslimane në një armik tjetër, dhe nga kampi i atyre që në vendet myslimane bëhen avokatë të ballafaqimit me jo-myslimanët, veçanërisht me botën perëndimore” (f.6)

Robert van de Uejer shton edhe një faktor të tretë : “...ishin të krishterët dhe jo myslimanët që përlyen duart me gjakun e hebrejve, por me daljen e ngritjen e Sionizmit në shekullin XX, i cili i ka rrënjët në një interpretim perëndimor të Judaizmit dhe që mbështet nga paratë e armët e Perëndimit, toleranca u kthye në urrejtje dhe respekti në mëri. Dhe ndërsa hyjmë në shekullin XXI Sionizmi është në epiqendër të armiqësisë myslimane ndaj Perëndimit”(f.19)

Pjesa e dytë e librit të de Uejer-it synon t’i japë përgjigje pyetjes : “A është e mundshme të vendoset respekti e dashuria e ndërsjellë?” që të shkohet drejt harmonisë midis Islamit dhe Perëndimit. Për të dhënë një përgjigje pozitive ai niset nga rrënjët e krishtera të Islamit, ai kërkon ngjashmëritë në fushën e teologjisë e të filozofisë së dy palëve, lavdëron ndihmesën myslimane në shkencën e e matematikës e të mjeksisë dhe ndihmesën perëndimore në fushën e politikës dhe të së drejtës. Por kur mbërrin tek analiza për ngjarjet e 11 shtatorit ai fillon e dyshon për mundësinë e një ujdie dhe thotë : “ Terroristët islamikë nuk po paraqesin kërkesa të posaçme dhe nuk kanë vullnet për të ofruar lëshime sepse për ata armiku është vet qytetërimi perëndimor me sundimin e tij shkatërrues mbi qytetërimin islamik. Kështu ndërsa forca e armëve nuk mund t’i mposhtë ata edhe diplomacia më bujare nuk mund t’i qetësojë ata”. Kjo ngjan si një përrshkrim paraprak i asaj që po ndodh pikërisht tani në Lindjen e Mesme me përdorimin e forcës së armatosur nga Israeli dhe të diplomacisë nga SHBA, me kryeministrin palestinez e disa vende arabe që veprojnë për të detyruar “Hamasin” dhe “Xhihadin islamik” të heqin dorë nga lufta e armatosur e etiketuar si “terrorizëm”

Mund të bashkohemi lehtë dhe me respekt me përfundimin kryesor të Robert van der Uejer-it se : “ndryshimi i marrëdhënieve midis Perëndimit dhe pjesës tjetër të botës, duke përfshirë vendet islamike, është sfida e madhe politike e kohës sonë”(f.73). Por nuk mund të besojmë kaq lehtë e me naivitet se pas gjithë zhvillimeve të rënda që po shohim miti i ballafaqimit midis Islamit dhe Perëndimit është duke u zhdukur. Në fakt debati “ kërcënim Islamit apo kërcënim ndaj Islamit” po merr forcë të re dhe tipare të reja. E shohim këtë fare qartë edhe në kontekstin e zhvillimeve shqiptare.



( Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë bëhet një fushatë intensive për të zhvlerësuar Islamin në sytë e njerëzve, në sytë e vetë besimtarëve myslimanë, duke nxitur çoroditje e përçarje midis myslimanëve krahas sulmeve të egra që bëjnë pa pushin fundamentalizmi i krishterë, katolik e ortodoks dhe sidomos janullatizmi grek, kristosllavizmi dhe katolikocentrizmi jezuit. Në Shqipëri janë botuar deri roman që predikon “Rikonkuistë katolike shqiptare” dhe libra si “Nacionalizmi islamik shqiptar ...”, i ribotuar në vitin 2003 me titull edhe më provokues “Kalvari i gjysmëhënës” që e quajnë Islamin “fe e poshtnimit njerëzor”.

Në Shqipëri janë bërë emisione televizive me tematikë provokuese ” Cilin model të Islamit duhet të zgjedhim” Këtë emision, që e kishin kurdisur Blendi Fevziu me Pirro Mishën e Mustafa Nanon në fillim të vitit 2003 në kuadrin e një fushate të nisur Pirro Misha për t’i bërë reklamë “Fjalorit të fundamentalizmit islamik” të botuar në Francë, TV “Klan” e ritransmetoi edhe në datën 17 korrik 2003. Si duket Fevziut nuk i priste puna të sajonte një emsion tjetër kundër Islamit për ta transmetuar në kulmin e “dalldisë tereziste” që kishte përfshirë shtypin e mjediset politike dhe intelektuale të Shqipërisë, në emër të mbrojtjes së përkatësisë etnike shqiptare të Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) nga “etnohajdutët” sllavomaqedonas.

Në Shkodër botohet një gazetë e posaçme , “Shqipëria Etnike” ku propagandojnë edhe pinjollë të pionierëve të komunizmit në Shqipëri e nipa malazezësh, vetëm për të lëshuar sulme nga më fyeset për Islamin dhe për myslimanët shqiptarë. Libra dhe emisione të tilla, apo gazeta të këtij kallëpi që përçojnë në publik atë arrogancë (anti)fetare që nuk guxojnë ta bëjnë botime të tjera me frymë anti-myslimane më të maskuar ka kohë që po provokojnë deri atje ku nuk mund të mbajë më nderin e qytetarit dhe tolerancën e besimtarit mysliman. Por, kanë gjetur shesh e bëjnë përshesh sepse Bashkësia Myslimane e Shqipërisë vetëm emrin e ka të tillë, të madh fort, ndërsa praktikisht është e shpartalluar dhe e dridhëruar, aq sa tani edhe selia e saj shënohet në vendngjarjet më të shëmtuara të “krimit të pazbuluar”.

Ka ndodhur kështu sepse ata që veshin xhybe e çallma ose tundin tespije në emër të Islamit për t’i shërbyer kësaj Bashkësie e gjithë besimtarëve myslimanë, duke përfshirë dhe ata si unë që nuk shkojmë në xhami, por na kanë në iventarin e tufës së tyre si “kokë”, me shumë harxhojnë kohë e energji të ngrenë e shembin kryesira e këshilla të përgjithshme laike të Bashkësisë Myslimane, sipas lidhjeve me pushtetarët që marrin fuqinë në shtet, të kapen si ferrë pas ndonjë shoqate që ka për të shpenzuar fonde të mëdha kuturu, të merren më shumë me intriga të vogla midis tyre, të bëjnë më shumë “diplomaci “ të shpëlarë sallonesh e pritjesh qeveritare, të pozojnë për të marrë dekoratën “Supertolerant” dhe të kujdesen për interesa vulgare tokësore në emër të qiellores. Këta sigurisht betohen e stërbetohen se janë krejt larg nga politika, se nuk kanë fare të bëjnë me “Islamin politik”. Meqenëse për “Islamin teologjik” janë pak të aftë të bëjnë dhe për “Islamin politik” nuk duan të bëjnë atëherë u mbetet që të kalojnë kohën me “Islamin mynafik”, ose “Islamin ekonomik”.. .

Si nuk ndodhi një herë që nga mekanizmat përkatëse të Bashkësisë Myslimane në qendër e në shumë rrethe të dëgjohet qoftë edhe një zë i mekur proteste kur botohen libra që e shpallin Islamin :”fe e poshtinimit njerëzor”, apo kur “Shqipëria Etrnike” e Shkodrës shkruan se myslimanët e Shqipërisë nuk qenkan bij të racës shqiptare, por pasardhës të kopilëve të haremeve të Sulltanit e duhen dëbuar të gjithë drejt Azisë në rast se nuk u binden rregullavet të vendosura nga Izabela e Ferdinandi i Spanjës në vitin 1492 që të kthehen në të krishterë.ose të provojnë në qafë tehun e shpatës apo të marrin rrugët e mërgimit. Kërcënimi që u bëhet myslimanëve shqiptarë është tejet arrogant e fyes. Bashkësia e tyre fetare bën sehir, se do medalje tolerance, pavarësisht se në Kosovë dhe në Shkodër është shpërndarë edhe trakt që u bën thirrje të krishterëve shqiptarë për të organizuar “Natë Shën Bartolomeu” kundër myslimanëve. Kurptohet se numri i pakët i të krishterëve në krahasim me popullsinë e besimit Islam e bën gati të pamundur këtë aksion makabër, prandaj duhet supozuar se ata që bëjnë libra e gazeta dhe shpërndajnë trakte kundër Islamit e myslimanëve shqiptarë llogarisin në ndihmën nga jashtë.

Për të maskuar këta provokime shqiptarëve u jepen leksione pa pushim si të kultivojnë një “varietet të ri” Islami , një “Islam hibrid europian” dhe u demonizojnë “Islamin e skajshëm “ arab apo vahabist dhe tani edhe “talebanist”, që për shqiptarët janë krejt gjëra të panjohura dhe nuk kanë asnjë shans për të infektuar sado pak jetën fetare të myslimanëve shqiptarë. Në Shqipëri këtë debat e ndezën në fillim të vitit 2003 antimyslimanë të njohur si Pirro Misha, Mustafa Nano, Zef Brozi, “Klubi 2002”, katolikocentristët. Në Kosovë kësaj pune i paska hyrë edhe një studiues si Isa Blumi nga “Instituti i Kosovës për kërkime politike dhe zhvillim”, i cili paska bërë dhe një studim të titulluar “Islami politik midis shqiptarëve:A po vinë talebanët në Ballkan?”. Ritransmetimi nga TV “Klan” më datën 17 korrik 2003 i emisionit “Cilin model të Islamit të zgjedhim” mund të ketë qenë edhe një amplifikim i alarmit që lëshohet në titullin e studimit të Isa Blumit se “Talibanët qenkan nisur drejt Ballkanit”. Pa e lexuar këtë studim nuk mund të krijohet një ide e qartë për synimet e tij, por mund të thuhet se titulli është dashakeq, provokues dhe disi falsifikues. Por gjithsesi ai shpreh qëndrimin e një rryme të tërë të “anti-myslimanizmit politik” që në Shqiëpri po e ndeshim prej një dekade nëpërmjet një publicistike vulgare dhe që ka për prijës të parë shkrimtarin Ismail Kadare.)



Ballkani në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti konsiderohen si zonë anësore e botës myslimane ( H.T. Norris në “Islami në Ballkan”Londër 1993 f.4). Madje Norris mendon se ka një “Islam mjaft të pavarur europian” në Ballkan dhe bën dallim midis “ një Islami sllav siç praktikohet në Bosnie dhe një Islam më shumë sa për emër midis shqiptarëve”. Ky “Islam më shumë për emër midis shqiptarëve” është e natyrshme të konsiderohet si hallka më e dobët e Islamit nga kundërshtarët e tij. Prandaj Islami në Shqipëri vazhdimisht është vënë nën një trysni të tmerrshme për ta shkatërruar atë përfundimisht qysh nga vendosja e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1944. Edhe tani pas shembjes së regjimit komunist myslimanët shqiptarë janë vazhdimisht të kërcënuar se po të mos heqin dorë nga feja e tyre dhe po të mos pranojnë konvertimin në krishterim do të flaken tej nga Europa. Në këto kushte mbrojtja politike e Islamit është një çështje shumë serioze në jetën kombëtare e shoqërore në Shqipëri. Për këtë arsye në Shqipëri më shumë se kudo gjetkë detyrë parësore është të bëhet luftë politike në mbrojtje të Islamit dhe të mos lihet kjo punë të trajtohet vetëm në kuptimin teologjik, ku për fat të keq shqiptarët janë përsëri shumë të dobët.

Është planifikuar që në nëntorin që vjen në Shqipëri të mbahet një “simpozium ndërkombëtar për harmoninë fetare” nën kujdestarinë e Presidentit të Shqipërisë. Por puna përgatitore lë shkas për shumë dyshime. Ekipi i ngarkuar me përgatitjet e kësaj ngjarjeje përbëhet nga disa intelektualë shqiptarë që janë të njohur për keq për armiqësinë e tyre ndaj Islamit dhe për përpjekjet e tyre kokëforta prozelitiste që shqiptarët mysliamnë të kthehen në të krishterë.

Beteja për Islamin sipas mendimit tim, para së gjithash, është një betejë gjeopolitike. Beteja për Islamin kudo është në radhë të parë e lidhur me mbrojtjen e interesave kombëtare. Në Shqipëri kjo është edhe më e prekëshme.



( Armiqësia ndaj Islamit në Perëndim që ka marrë një hov të vrullshëm pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 po krijon rrethana shumë të pafavorshme për shqiptarët dhe vështirësira të reja për përparimin e çështjes shqiptare drejt zgjidhjes, siç u krijuan iluzionet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Tani duket se në Perëndimi ka një prirje politike më të shprehur për ta trajtuar Ballkanin si zonë ku do të bëhet një ndeshje e fortë midis Krishterimit e Islamit, për ta spastruar kontinentin europian nga “mbeturinat e fundit të botës myslimane”. Kuptohet se një gjeopolitikë e tillë e fetarizuar skajshmërisht do të dëmtojë boshnjakët e shqiptarët. Prandaj edhe përfshirja e “Ballkanit Perëndimor “ në Europën e Bashkuar paraqitet e largët dhe e vështirë. Ndërsa për sy e faqe Europa e toleron ngritjen e ndonjë xhamie të re në Granada të Spanjës si një kërkesë faljeje simbolike për Rikonkuistën e para pesë shekujve në Ballkan mjedise të rëndësishme politike dhe propagandistike intensifikojnë fushatën për “Rikonkuistë të re” moderne.

Papa i Romës po kërkon që Europa e Bashkuar të jetë teokratike, që në kushtetutën e saj të përcaktohet krishterimi si bazë e bashkimi. Nga vendet e Bashkimit Europian deri tani Greqia e ka dhënë këtë zgjidhje që në kushtetutë të sanksionojë rolin parësor të fesë edhe për jetën kombëtare dhe shtetërore. Ne shqiptarët pas vitit 1990 e kemi përbuzur me të madhe Kushtetutën ideologjike të vitit 1976 që e përcaktonte marksizëm -leninizmin si ideologji sunduese. Tani kreu i Vatikanit po kërkon që një gjë e tillë t’i imponohet krejt Europës së Bashkuar, me krishterimin si fe sunduse. Filloi pas 200 vitesh hakmarrja klerikaliste ndaj Revolucionit francez që ndau Shtetin nga Kisha.

Këtë revansh kishtar myslimanët e Shqipërisë mund ta paguajnë shumë më shtrenjt se të tjerët sepse mbi këta mund të shtohet tani e tutje trysnia për konvertim nën pretekstin se duhet hequr pengesa fetare për hyrjen në Europën e bashkuar mbi bazat e krishterizmit. Prandaj duhet të presim që anti-islamizmi politik në mjediset shqiptare të tërbohet edhe më shumë se deri tani. Me një fjalë ballafaqimi në shkallë të përgjithëshme midis Krishterimit e Islamit për shqiptarët do të sjellë rrjedhoja më negative, sikurse kanë sjellë edhe gjithë ballafaqimet tjera mbi baza gjeopolitike dhe ideologjike.

Shenjë e kësaj është edhe ritransmetimi më 17 korrik 2003 i emisionit televiz të bërë para disa muajsh me temën “Cilin model të Islamit të zgjedhim”. Nuk do shumë mend se myslimanëve shqiptarë do t’u kërkohet të zgjedhin atë “model të krishterizuar të Islamit” që do të përputhet edhe me kërkesën e Papës për të vënë në kushtetutën e Europës së bashkuar dispozitën se “bashkimi bëhet mbi bazën e krishterizmit”. Por kjo do të ishte absurde në qoftë se në Europë do të ketë qoftë edhe një vend ku Islami është fe e shumicës së popullsisë dhe e njohur nga shteti. Pra, Islami në Shqipëri e në Bosnie po shihet si kurban për ringjalljen e”Perandorisë së Shenjtë Romake” nën emrin e Bashkimit Europian. Në këtë Perandori të Shenjtë Romake autoritetim më të lartë sundues e kishin Papati dhe Perandorët gjermanikë. Gazetari amerikan Piter L. Bergen në librin e tij “Lufta e shenjtë. Brenda botës sekrete të Osama bin Ladenit “, nëntor 2001, ka shkruar : “ Nga ana praktike rivendosja e Kalifatit do të kishte pothuajse po aq shanse sa edhe ringritja e e Perandorisë së Shenjtë Romake që papritmas është rishfaqur në Europë, por si një mjet për retorikë thirrja për rikthim tek Kalifati i mbëthen mirë bin Ladenin dhe pasuesit e tij”. (f.22)

Restaurimi i Perandorisë së Shenjtë Romake nën emrin e Bashkimi Europian tani ngjan si projekt i marrë shumë më seriozisht sesa rikthimi i Kalifatit. Të paktën këtë përshtypje të krijon një rol i veçantë franko-gjerman ( franko-teutonik) në kuadër të Europës së Bashkuar që ka ngjallë xhelozi në disa vende të tejra, sidomos në Itali, ku po flitet me mllef për ëndrrat e rikthimit të Europës së karolingëve. Por, më treguese është thirrja e Papës që në kushtetutën e e BE të vihet një dipsozitë që do të rivendoste simbolikisht rolin që ka pasur Vatikani në Europë si pushtet mbi pushtete gjatë mesjetës, kur edhe perandorë të Perandorisë së Shenjtë Romake shkonin këmbëzbathur nëpër borë në Kanosa të kërkonin mëshirën e Papatit).





<span style="font-weight: bold">Abdi Baleta </span>



Shënim : Ky shkrim në pjesën më të madhe është përgatitur në gjuhën angleze për numrin e muajit korrik 2003 të gazetës së përmuajshme politiko-shoqërore të Stambollit <span style="font-weight: bold">“Yarin”</span> ( Nesër) dhe është botuar në fillim të muajit korrik. Por janë bërë disa shtesa të mëpasme për lexuesin shqiptar. Shtesat janë ato që përfshihen brenda kllapave dhe jepen me gërma italike.
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

amar

Primus registratum
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

betero shko te ndonje coban te te qethe dhe shkurtoj pak mustaqet se po te pengojne ,e pastaj eja ketu dhe na shit mend haj shnet
 

abs

nuk e di...
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

<span style="font-style: italic">Jo si puna Gazidedes qe ndertoi Xhami edhe ne MIRDITE.</span>

LIR111 kenke keqinformu, se ne Mirdite deri me sot s ka Xhami.
 

disku

UNI
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

Abs kot me te pyt ..kshu kurioz dmth &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Pse te ben kaq pershtypje fakti qe u mundua te ndertoje nje xhami ne Mirdite? Apo vari lesht tolerances? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

abs

nuk e di...
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

tolerances &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
c hyn toleranca ktu ?
atje s ka as 2%Myslimane dhe ato shkojne ne kishe. Kshtu me informuan ato te kshillit t Mirdites Uni &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Biles sa per kuriozitet, nje zonje nga mirdita, rreth 30 vjec, jeton jashte vendit, e pyeti nje i huaj mbi Religionet, ajo i ishte pergjigjur se ne shqiperi jane mbi 90% te krishtere
lol.gif


kur e degjova kte, e pyeta ate zonjen se nga ka dale ne kto te dhena, ajo e cuditur pyeti, pse nuk eshte keshtu? dmth ishte nisur nga vendlindja e saj per kte info.

ndersa ktu ku jetoj une, te degjojne se flitet kaq shume mbi Religionet, mendojne, ja dhe nje fakt te kuptosh qe ai vend eshte akoma ne mesjete.

Kto t mendojne cfare te dune, na vazhdojme punen tone &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

wave.gif
Uni
eusa_angel.gif


PS: kam ndermend te hap nje religion te ri, &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
popull i apasionuar ne :rockband:
 

balforum

Primus registratum
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

Toska, supermashtrim me studentet
Nepermjet Drejtorit te Akademise se Policise, ministri i Rendit e ka thelluar skandalin e vendimit te tij per pranimin e 8 studenteve te rinj, nepermjet kuotave shtese. Duke deklaruar se behet fjale per femijet e policeve te vrare. Por, asnje prej baballareve te tyre nuk figuron ne kete liste. Perkundrazi, ne te bejne pjese njerez nga rrethi i krushqise se vete Toskes, familjes se Kryeministrit dhe krereve te PS ne rrethe

Si te mos mjaftonte firmosja e nje urdheri te paligjshem per kuotat shtese te pranimit te 15 studente ne vitin akademik 2003- 2004, nga te cilet 8 jane jashte te gjitha kritereve, ministri i Rendit Publik Igli Toska, ka shkuar edhe me tej. Duke urdheruar dhe detyruar me forcen qe i jep posti i sotem Kryekomisar Bajram Yzeirin, Drejtorin e Akademise se Policise,- te dielen pas botimit te skandalit ne gazeten tone,- te deklaroje se &quot;keto 8 studente jane perzgjedhur nga (radhet) e policeve te rene ose te plagosur ne krye te detyres, si dhe femije te figurave te njohura qe kane kontribuar ne sherbimet e rendit dhe sigurise publike ne vite&quot;.

Nje deklarate kjo qe e ka thelluar edhe me tej skandalin,- pranimi i tyre bie ndesh me ligjet per pranimin ne shkollat e larta, duke u futur pa kriter ne kete liste,- pasi ky pretendim nuk eshte i vertete. Per ta vertetuar qe asnjeri nga 8 studentet e skandalit Toska, nuk eshte djali ose vajza e ndonje polici te vrare, kjo mund te verifikohet brenda pak sekondash. Cdokush mund te kerkoje ne internet ne ardesen www.mpo.gov.al qe eshte adresa e faqes zyrtare te ministrise se Rendit te Republikes se Shqiperise, ne te cilen eshte afishuar lista e te gjithe policeve te vrare ne vite. Fatkeqesisht per Tosken dhe fatmiresisht per 8 studentet, asnje prej prinderve te tyre, nuk figuron ne kete liste te zeze te tranzicionit shqiptar.

Nje zbulim trondites qe nxjerr disa probleme; Se pari, faktin se skandali jo vetem eshte bere me koshience, por me te njejten menyre kerkohet edhe te pergenjeshtrohet, pasi ai u publikua ne gazeten &quot;Korrieri&quot;. Se dyti, mundimi per ta fshehur kete fakt duke perdorur si argument gjakun e mbi 200 policeve te vrare ne krye te detyres, eshte me teper se papergjegjshmeri, per te mos thene nje loje e rrezikshme, me gjakun e atyre qe meritojne nderim. Pasi nuk eshte cudi qe vertete ato 8 vende mund dhe duhet t'i meritonin femijet e atyre qe e kane paguar me gjakun e tyre profesionin e policit.

Se treti, perpjekja per te mbuluar nje skandal si ky me nje genjeshter aq te trashe sa kjo e zotit Toska, tani ne epoken e informacionit dhe internetit, eshte nje fyrje e rende per inteligjencen e shqiptareve. Dhe se fundi, kjo perpjekje, mund te jete tregues se ne kete menyre ministri i Rendit eshte sjelle, sillet dhe mund te sillet edhe me shume urdhera e vendime te tjera gjate punes se tij, ne raport me ligjin por edhe me detyrimin kushtetues per te informuar publikun.

Por edhe te gjitha keto mund te ishin &quot;gjysma e te keqes&quot;, nese pas firmosjes se urdherit te paligjshem per plotesimin e kuotave shtese me 8 studente, nuk do te fshihej nje e vertete e hidhur. Prapa &quot;femijeve te policeve te vrare&quot; qendrojne emrat e pinjolleve nga rrethi familjar i te afermve te vete ministrit te Rendit Igli Toska, sic eshte rasti i studentit Aldrid Kercuku nga Durresi, apo nga rrethi familjar i vete Kryeministrit Fatos Nano, sic eshte rasti i Donald Kralit nga Kavaja. Ndersa mes 6 emrave te tjere, jane edhe pinjollet e familjeve te lidereve te PS ne rrethe. Me votat e ketyre &quot;kongresmeneve&quot;, 3 dite pas ketij urdheri te Toskes, shefi i tij u rizgjodh ne krye te PS, ne Kongresin e 12 dhjetorit 2003.

25/05/2004

_________________________


Keto i meson kurani ketij talibanit qe drejton policin tone.
 

u74

Primus registratum
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

ISLAMI NE SHQIPERI NE RREZIK.....!

Gjynaf...,Me vjen shume keq .
Po cfare te bejme ne tani ?
E keni vene re se te gjitha mallrat qe prodhohen apo distribohen nepermjet Turqise jane mallra te nje cilesie te ulet dhe nuk presupozohen te jetojne gjate. Por ama jane mallra te lira!

Pyesni Turqit se mos kane ndonje Refound Policy!
 

dalmat veneti

Primus registratum
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

Ehste Islami qe ve ne rrezik Shqiperine. Gjithe ata arabet qe na solli sala po na kontaminojne kulturen tone duke perhapur extremismin e tyre. Sa inat me vjen qe nuk i kapin nje here dhe ti perzejne dhe ti cojne aty me popullin e vet. Xhamite e tyre po na japin imazh te keq ne Europe, po na largojne nga Bashkimi Euoropian. Islami i ketyre arabeve eshte rrezik i madh per shoqerine tone, biles tani ka dhe ca islamike te rinj shqipetare qe mbasi jane &quot;shkolluar&quot; ne arabi sauditite dhe ne turqi po na perhapin fjalen e allahut dhe duan te formojne dhe nje parti Islamike pale. Tani kane filluar dhe disa gra dhe goca te vogla, shtrese e varfer e popullsise e influencar nga paraja e ketyre e arabeve te dreqit qe martohen me goca shqiptare dhe i trajtojne si ne shekullin 1 ne kohen e Muhametit, qe kane filluar te veshin ate si carcaf ne koke. Shteti jone duhet sa me pare ti perzeje keta, se biles e kane blere qytetarine ne kohen e sale trapit qe na futi dhe ko konferenca Islamike, dhe mos te lere te tjere te veni te ne perhapin nje islam extrimist qe nuk ka qene asnjhere pjse e kultures tone.
 

Guest
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

Une e shoh te ardhmen e muslimaneve ne shqiperi shume te zymte,dhe shkaku do jene keta &quot;te rinj&quot;te Sauditizuar,mjere ata.
smash.gif
 

dalmat veneti

Primus registratum
Re: Islami ne Shqiperi ne rrezik!

Duhet ti kapim te gjidhe ata arabet ne Shqiperi dhe ti hypim ne deve, dhe marsh mbrapa ne shkretire aty nga erdhen
 
Top