Islami dhe amerika

Islami dhe amerika

Letër kongresit amerikan

Letër kongresit të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës pas miratimit të rezolutës e cila lejon përdorimin e forcës kundër Irakut

Të dashur anëtarë të Kongresit,

Në këto kohëra të vështira ju keni përgjegjësi morale dhe etike para elektoratit tuaj dhe para botës në përgjithësi.

Çështja e parashtruar para juve nuk ka të bëj vetëm me një diktator i cili ndoshta posedon ose nuk posedon armë për shkatrim masovik.

Çështja e parashtruar para juve tejkalon pasojat e parapara në shumë aspekte:

E para: shkelja pa presedan të ligjeve ndërkombëtare nëse SHBA-të vendosin të inicojnë sulm mbi një popull sovran;

E dyta: efekte negative afatgjatë (që do të përfshin gjenerata të shumta) si pasojë e tragjedisë njerzore, pasoja që nuk mund të mënjanohen kur përdoret makineria luftarake bashkëkohore

Rreziku nga humbje të mëdha në njerëz është evidente në këtë konflikt në të cilin do të ballafaqohet një superfuqi, e vendosur që t’i vërteton aftësitë e saja, dhe një diktator i pamëshirshëm, luftëdashës i mbrojtur nga dhjetra mijëra ushtar; diktator i cili mund të fiton përkrahjen e tërë popullit për shkak të përkrahjës së dobët ndërkombëtare për Amerikën dhe faktit se kjo aventurë ushtarake amerikane ka qëllime të tjera që janë në kolizion (kundërshtim) me qëllimet e proklamuara.

Duhet ta respektoni botën Islame -e cila shtrihët në sipërfaqe të madhe të globit- e cila njëzëri e denoncon këtë luftë. Nëse fillon lufta interesat amerikane do të rrezikohen anekënd botës. Gjatë luftës së kaluar Iraku ishte agresori në kohë kur në këtë konflikt agresor do të jenë SHBA-të. SHBA-të vetëmse fituan e zemrimin botës Islame kur kryetari i tyre këtë iniciativë e quajti kryqëzatë dhe kur Ariel Sharonin e quajti “njeriu i paqës” dhe në kohë kur kryengritjen Palestineze e cilësonte si terorizëm.

Gjatë luftës së fundit në Afghanistan me gjitha veprimet preventive që u ndërmorën dhe me gjithë barierat që u ngritën, SHBA-të nuk arritën të parandalojnë infiltrimin e mijërave vullnetarë në zonën e luftës

Si do t’i mbroni forcat tuaja në Bagdad, qytet i cili gjendet në zemrën e botës Islame, qytet i cili konsiderohet qendër kulturor i kësaj bote dhe është në kufi me Tokën e shenjtë. Nëse e llogaritni vetëm këtë gjë së shpejti do ta vlersoni dallimin e madh mes luftës që zhvillohet në Afganistan dhe luftës në Irak. Nëse në konsideratë merren të gjitha faktoret do të konkludojmë se nuk ka ngjajshmëri mes këtyre dy konteksteve

Gjatë një vizite të hershme të ish-presidentit amerikan të rajonit i është parashtruar pyetja pse Amerika nuk bëri përpjekje që ta burgos Saddam Huseinin? Përgjigja e tij ishte: “Pasiqë ne nuk patëm mundësi që ta burgosim Aididin në Mogadishu (Somali) të cilin e mbronte një polici e ngordhur si do të kemi mundësi që ta burgosim Saddamin të cilin e mbron ushtri e cila vlersohet si ushtri e katërt në botë? Nëse kësaj ia bashkangjesim faktin se SHBA-te nuk patën sukses në burgosjën e Mulla Omerit dhe Usama bin Ladenit do të konkludojmë se shansat për burgimin e Saddamit nuk janë për t’u gëzuar.

Një fjalë e urtë thotë: “Fillimi i luftës është i lehtë në kohë kur mbarimi i saj është i vështirë.” Kjo fjalë e urtë është thënë para se të arrihet ky nivel i zhvillimit të industrisë ushtarake dhe para se të njoftohemi (në hollësi) me masakrat, shkatërimët dhe komplikimet që i shkakton kjo makinëri shkatrimprurëse. Nëse Amerika e fillon sulmin mbi Irakun do të ndez një luftë të cilën nuk e përkrahin as miqt e saj pa e marrur parasysh qëndrimin e shteteve të tjera. Vetëm pushteti izraelit e nxitë Amerikën që të sulmon Irakun.

Është ironik fakti se lufta me Irakun do të shkakton më tepër probleme për shtetin çifut dhe popullatën e tij. Saddami do të mundohet që të shfrytëzon luftën për ta promovuar vetën si mbrojtës i çështjes Palestineze i cili do t’ua rikthen të drejtat që i meritojnë. Vetëm një proektil i shkrepur drejt Izraelit do të gjeneroj eufori të papërshkrueshme në botën Islame. Kjo është një gjë e pritur nëse e marrim parasysh qëndrimin e Amerikës drejt çështjës Palestineze. Bota Islame është tepër e indinjuar për shkak të politikës së njëanshme të Amerikës e cila përkrah shtetin çifut

Nëse Saddami nuk posedon armë për shkatërrim masovik atëherë nuk ka justifikim për sulmin mbi Irakun. Nëse ai posedon armë të tilla atëherë është budallallëk të nxisim një njeri të çmendur të luaj me zjarr në nje vend plotë naftë dhe eksploziv. Rreziku është më i madh nëse kjo ndodh para se të shfrytëzohen gjitha alternativat për zgjidhje paqësore. Nuk është larg mendjes se një njeri si puna Saddamit ka mundësi që ta ndez në flakë vendin e tij (së bashku me fqinjët)para se të kapët nga ana e armiqëve të tij. Nëse kjo ndodhë atëherë SHBA-të do të janë përgjegjës kryesor për një katastofë të tillë.

Nga perspektiva historike është me rrëndësi që ju të keni parasysh rizgjim fetar që e perjetojnë shtetet Arabe. Nëse ndodhë një konflikt i tillë qeveritë arabe nuk do të jan në mundësi që të kontrollojnë popujt e tyre dhe kështu ky problem do të eskaloje në luftë mes dy civilizimeve dhe feve dhe nuk do të përkufizohet në konflikt mes dy shteteve.

Shpresoj se ju këtë situatë do ta analizoni me seriozitet dhe ngadalë dhe do t’i jepni përparësi mirëqenjes afatgjate për popullin tuaj. Kërkonie rrugën e paqes dhe drejtësisë edhe në qoftë së ju rrezikohet posti dhe karrika të cilat në natyrën e tyre janë kaluese. Kujtojeni faktin se Krijuesi i këtij universi të gjërë, shtyllat e tij i ka ngritur mbi bazat e drejtësisë. Krijuesi u ka premtuar të shtypurve se do t’i ndëshkon tiranët dhe ka premtuar se do t’i shpërblen promovuesit e paqes.

Zotin e lus që t’ju frymëzon që ta zgjedhni të drejtën dhe t’ju largon nga e liga dhe tirania. Amin

SINQERISHT,

DR SEFER AL-HAWALI,

06-tetor-2002

Mekkeja e nderuar, ARABIA SAUDITE


Dr. Sefer Al-Hawali është autor i shumë librave me tematikë fetare dhe politike. Mendimet e tij janë transmetuar nga një numër i madh i publikimeve në SHBA. Më herët ka qenë shef i katedrës së Akides (besimi islam) pranë universitetit ”Ummul Kura” në Mekke, Arabia Saudite. Është bërë i njohur me qëndrimet kundër luftës në Gjirin Persik të publikuara në vitin 1990.
 

ndricim

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Nuk ndalohet lufta me telegrafe :smash:

Tema mbyllet

Zhvendoset tek Arena Nderkombetare /pf/images/graemlins/smile.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Islami dhe amerika

Une nga kjo letra nuk nxorra ndonje domethenie te madhe, pasi nuk me duket se trajton simbolikisht as Islamin dhe as Ameriken sic e paraqit hapesi i temes! Letra eshte e bukur, por vetem nje gje nuk kuptoj: Qe kur myslymanet ne fund te faljes thone amin ?????

Ka dicka qe nuk vete /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

LETRA E HAPUR QE DIJETARI SAUDIT EL-HAVALI I KA DERGUAR BUSHIT.
kjo eshte:

ABDURRAHMAN EL-HAVALI


15 tetor 2001


Z. President!

Po jua shkruaj këtë letër me shpresë që ajo do të merret në konsideratë pa marrë parasysh besimin fetar të shkruajtësit, ngjyrën e lëkurës së tij dhe ndarjen tuaj të re të bijve të Ademit në: të qytetëruar, që mbështesin pikëpamjet tuaja dhe barbarë, që nuk i mbështesin ato. Ndoshta kjo letër mund t'iu duket e çuditshme, sepse unë po ju shkruaj si një nga trashëgimtarët e profetëve dhe profetët, siç e dini edhe ju, u janë drejtuar tiranëve të tokës me shpresë që ata të mund të pendohen dhe t'i frikësohen Zotit të Botërave. Kështu veproi Musai (a.s.) kur ju drejtua Faraonit, Hamanit dhe Karunit; kështu veproi Isai (a.s.) kur ju drejtua romakëve dhe priftit të madh të çifutëve; kështu veproi edhe Muhammedi (s.a.v.s.) kur ju drejtua Ebu Xhehlit në Mekë, si dhe perandorit bizantin Heraklit dhe atij persian Kisra. Nuk është e domosdoshme që dëgjuesi t'ia verë veshin apo ta pranojë të dërguarin, por është detyra e këtij të fundit ta përcjellë mesazhin.

Ju shkruaj si anëtar i një bashkësie të shtypur dhe të përndjekur ashtu si Isai (a.s.) kur u përndoq nga çifutët, nga njëra anë dhe nga romakët, nga ana tjetër. Është për të të ardhur keq që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një komb i themeluar nga emigrantët që is shpëtuan përndjekjeve, ka marrë qëndrimin e Perandorisë Romane, që përndoqi pasuesit e Isait (a.s.) dhe u bashkua me armiqtë e besimit (jobesimtarët nga mesi i Bijve të Izraelit) për të vrarë profetët dhe pasuesit e tyre, në çdo vend dhe kohë. Asokohe Perandoria Romake pretendonte se ishte simboli i lirisë dhe vlerave të qytetërimit, tamam ashtu ju referuat ju Amerikës në deklarimin e tuaj të parë pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Ajo ishte fuqia më e madhe e botës, trashëgimtare e qytetërimit grek, kishte senat dhe një fasadë demokracie. Qytetarët romakë gëzonin lirinë e fesë dhe të sjelljes personale. Të gjitha këto bënë që kjo perandori të ishte superiore ndaj të gjitha perandorive të tjera anekënd botës, por megjithatë istoria nuk flet mirë për të për shkak të krimit të urryer më të cilin ajo e njollosi reputacionin e saj: përndjekjen e të krishterëve. Për këtë arsye kjo fuqi e madhe i humbi vlerat e saj të shquara kur shtypi një grup besimtarësh në Zotin, i Cili vetëm Ai zotëron pushtet, fuqi dhe drejtësi absolute, i Cili është i Fuqishëm në ndëshkimin e Tij që ia vonon shtypësit për pak kohë, por që një ditë hakmerret mbi të.

Pikërisht kështu veproi Ai. Barbarët e veriut e mundën dhe e shkatërruan Romën, dogjën simbolet e saj kulturore dhe i dhanë fund arrogancës së saj në fillimin e shekullit të pestë të erës së krishterë. Dy shekuj më vonë, Zoti bëri që pasuesit e Profetit të fundit, Muhammedit (s.a.v.s.), të trashëgonin Tokën e Shenjtë, në të cilin pati jetuar Isai (a.s.). Kjo ishte një fitore e madhe për Isain (a.s.), sepse besimi islam, i cili kishte marrë dhe çliruar nga despotizmi dhe përndjekja pjesën më të madhe të botës së njohur, duke e mbushur atë me mëshirë dhe drejtësi, i shfaqi njerëzimit madhërinë e Isait (a.s.) dhe të vërtetën e mesazhit të tij si dhe meritën e nxënësve dhe pasuesve të tij, ashtu siç tregohet hollësisht në Kur'anin e Shenjtë. Bashkësia islame e konsideronte veten si hallkën e fundit në zinxhirin e gjatë të pasuesve të profetëve, që filloi me Ibrahimin dhe që përfshiu Isain dhe Musain (paqja qoftë mbi të gjithë ata) dhe i shpalli të gjithë botës se armiqtë e Isait (a.s.) ishin armiqtë e lirisë dhe vlerave të larta, veçanërisht çifutët, pa marrë parasysh se a e mohuan Isain (a.s.) dhe i nxitën romakët kundër tij apo u hoqën sikur e ndoqën atë, në mënyrë që të shtrembërojnë mesazhin e tij siç veproi Sauli i quajtur Pal. Gjëja më e habitshme është se njerëzit që provuan mundimet e shkaktuara nga tirania dhe arroganca romake u gëzuan për shkatërrimin e Romës dhe u habitën nga veprimet e barbarëve të veriut, ndonëse nuk i njihnin dhe nuk i donin ata, por sa shumë do të gëzoheshin ata nëse p.sh. Roma do të sulmohej nga të krishterët e shtypur? A do të kishte guxuar ndonjë t'i qortonte të krishterët se pse gëzoheshin apo shfaqnin simpati për sulmuesit?

Z.President!

Ne muslimanët jemi një komb i drejtë. Etika jonë nuk na lejon që të gëzohemi nga fatkëqësitë e të tjerëve dhe akoma shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do ta rishikojnë qëndrimin e tyre dhe do të jenë më të drejtë, që të mund t'i konsiderojmë edhe një herë si të pafajshëm Shtetet e Bashkuara për shkak se ka precedentë që e inkurajojnë këtë shpresë dhe që tregojnë se si ne u jemi afruar dy hapa për çdo hap të tyrin dhe një milje për çdo lëvizje të tyre. Kur presidenti Uillson shpalli në fund të Luftës së parë Botërore 14 pikat e tij dhe veçanërisht e popujve për vetëvendosje, ai u përshëndet nga e gjithë bota islame si një qëndrim i drejtë kundrejt kolonializmit europian qe sundonte shumicën e popujve të saj. Muslimanët u gëzuan nga ky zë që dilte nga vetë kombet e krishterë, i cili thonte se kishte ardhur koha që t'i jepej fund diskriminimit racor dhe fushatave kryqtare si ajo e udhëhequr nga gjeneral Alenbi. Kështu popujt islamë nxituan për t'i besuar tërësisht këtij kombi asnjanës (SH.B.A.) dhe Shtetet e Bashkuara përfituan shumë nga kjo gjë. Veç vlerësimeve morale që fituan, ato arritën avantazhet më të mëdha ekonomike të historisë njerëzore. Besimi tek to nuk u trondit as nga qëndrimi i tyre i padrejtë në lidhje me formimin e shtetit çifut dhe mohimin që iu be popullit palestinez për të ushtruar të drejtën e tij të vetvendosjes. Popujt islamë u kapën pas shpresës që kjo politikë ishte thjesht një gabim që mund të ndreqej. Po ashtu edhe qëndrimi i presidentit Ajzenhauer kundrejt Agresionit Tripalësh kunder Egjiptit ishte një nga faktorët më të mëdhenj që inkurajoi vazhdimin e konsiderimit të pafajësisë së Amerikës dhe refuzimin për të dëgjuar deklarimet e komunistëve, që nuk ishin krejt të gënjeshtërta.

Megjithatë besimi tek Amerika dhe drejtësia e saj u trondit shpejt dhe ra përtokë për shkak të vetë sjelljeve të Amerikes, që erdhën në formën e provave të njëpasnjëshme, të cilat e hodhën poshtë pafajësinë e saj.

Ndoshtat të parat e këtyre provave absolute ishin veprimet e presidentit Nikson dhe sekretarit të tij të shtetit Kisinger gjatë dhe pas luftës se Ramazanit te tetorit të vitit 1973 dhe më pas ato të babait tuaj, presidentit Bush, standartet e dyfishta të të cilit njihen nga të gjithë. Iraku shkeli po aq, bile edhe më pak marrëveshje ndërkombëtare se sa ato që Izraeli i ka shkelur dhe vazhdon t'i shkelë. Justifikimet e Irakut ndaj veprimeve të tij ishin të ngjashme me ato të përdorur nga Amerika për t'ia bashkëngjitur Teksasin territoreve të saj. Ndërsa përsa i përket justifikimit të Izraelit për pushtimin e Palestinës, ai ishte më i keq se justifikimi i Anglisë për ta mbajtur Amerikën si koloni të saj dhe më i urryer se justifikimi i gjyshërve te tu për kryerjen e genocidit ndaj indianëve të Amerikës.

Ishte ky qëndrim kontradiktor që i detyroi popujt islamë të merrnin pjesë në demostratat shumëmilionëshe në mbështetje të një diktatori, të cilin askush nuk e donte më parë. Pastaj erdhi presidenti Klinton dhe administrata e tij çifute. Ai ishte më i preokupuar se ju dhe babai juaj për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem, por ndoqi rrugën e gabuar duke përshkuar sulmin e tmerrshëm terrorist mbi Xhaminë e Ibrahimit (a.s.) në Hebron si jo më shumë se një "krim". Ju dhe ai e dini mirë se deri tani nuk ka pasur asnjë sulm palestinez mbi ndonjë vend adhurimi çifut. Kur ndodhi sulmi terrorist mbi Kana, ai nuk pati turp ta përshkruante ate "si një gabim pa dashje i bërë nga izraelitët në vetëmbrijtje".

Kur Izraeli u përball me një seri sulmesh me bomba, ai mblodhi të gjithë botën dhe udhëheqësit arabë në konferencën e Sherm Esh-Shejh-ut që të gjithë të dënonin "terrorizmin" duke injoruar masakrat e vazhdueshme barbare dhe zinxhirin e gjatë të tragjediveqë çifutët kryejnë kundër palestinezëve dhe arabëve, të cilat as që u zunë me gojë. Kjo bëri që popujt islamë të ndaheshin nga Amerika për shkak se ajo u diktoi të pranishëmve atë që deshi Izraeli dhe nga qeveritë e tyre për shkak se ato u dorëzuan përpara administratës amerikane. Ata, së bashku me vuajtjet dhe shpresat e tyre, iu kthyen grupeve të cilësuara si "terroriste" pa e çarë kokën për këtë cilësim, sepse konferenca u dha atyre një mësim të mirë në të kuptuarit e terminollogjisë së standarteve amerikane të dyfishta se kur Amerika vendos që dikush është terrorist apo ekstremist, kjo gjë i ngre ata në pozitën e heronjve legjendarë në sytë e të shtypurve dhe të dobtëve që kanë nevojë për pak ajër pas mundjes dhe nënshtrimit të tyre të gjatë. Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Vili Klaes deklaroi zyrtarisht se aleanca e kishte vënë Islamin në shenjestër si armikun e saj kryesor në vend të ish-Bashkimit Sovjetik. Nuk kamë nevojë për prova shtesë pas këtij etiketimi unik dhe provave që na vijnë përditë nga kudo: Filipinet, Timori, Kashmiri, Kaukazi, Ballkani, Sudani dhe shumë vende të tjrera, për të mos folur më për atë se ç'po ndodh në Palestinë pas përdhosjes së Xhamisë El-Aksa nga krimineli dhe terroristi më i madh i kohës sonë Sharoni që i kalon të gjithë të tjeret.

Ishte fati yt i keq pas fitores suaj të vështirë ne zgjedhje që të ishe bashkëkohës me atë kriminel dhe të vazhdoje aleancën tuaj te perjetshme srtategjike me të.

Ne muslimanët dëshironim t'iu shihmin te zgjedhur president dhe kemi prova se votat që ju dhanë fitoren ishin votat tona. Unë personalisht i kam këshilluar muslimanët që të votonin për ju. Disa prej tyre shpresonin se ju do të ishit më i drejtë se demokratët, ndërsa të tjerë deklaronin se çështja nuk ishte më shumë se zgjedhja e së keqes më të vogël nga dy të këqijat. Ne nuk vepruam kështu se i harruam krimet që partia dhe babai juaj kanë bërë në të gjithë botën Islame, por sepse ne jemi një komb i drejtësisë dhe i arësyes. I pëmbajtëm ndjenjat tona dhe bëmë zgjedhjen që menduam se ishte më e mira për ne dhe Amerikën. Menduam se ju do ta shpërblenit të mirën me të mirë, por ju bëtë krejt të kundërtën duke e rritur ndihmën materiale e paraardhësve tuaj dhe mbështetjen politike për terrorizmin sionist, siç ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë. Nga goja e çdonjërit në botën islame dilnin pyetjet: A ka ndërgjegje administrata amerikane? A ka ndonjë justifikim për këtë qëndrim të njëanshëm që ka tmerruar të tërë botën? Kur do të marrë fund? A është Amerika Izraeli i Madh apo Izraeli Amerika e Vogël?

Midis këtij konfuzioni dhe zgënjimi të vazhdueshëm ndodhën ngjarjet e 11 shtatorit. Nuk jua fsheh se një valë e madhe gëzimi pasoi goditjen që ndjenë muslimanët dhe cilido që ju thotë të kundërtën, i shmanget së vërtetës. Mendimi im është se Amerika që beson tek liria dhe demokracia, siç përsërisni gjithmonë në fjalimet tuaja, nuk duhet te tërbohej nga ky gëzim i vetëm dhe nuk duhej të kapej fort pas shpërthimit spontan të ndjenjave të muslimanëve. Ky komb, i cili e adhuron Zotin dhe beson tek drejtësia me shumë se çdo komb tjetër mbi dhe, nuk veproi kështu për shkak të armiqësisë racore apo dashakeqësisë. Së bashku me ta, kështu veproi dhe krejt bota, bota që ju përzuri nga Organizata për të Drejtat e Njeriut. 3000 organizata popullore u mobilizuan kundër jush në Konferencën mbi Racizmin në Durban. Më shumë se 40 kombe vuajnë nga bojkotet tuaja shtypëse dhe ndëshkimet ekonomike, pa zënë me gojë inkursionet ushtarake. Bile edhe mjedisi ju ka identifikuar përpara gjithë botës si armiku i tij më i madh.

Goditja që pësuan njerëzit nga fjalimi juaj i parë ishte më e madhe se sa goditja nga vetë ngjarja. Ai e barazoi krejtësisht Amerikën me lirinë, drejtësinë dhe vlrerat fisnike, ndërkohë që bartte një kërcënim të egër për hakmarrje në vend të një premtimi për bashkpunim të ndershëm. U munduan t'iu justifikojmë për shkak të goditjessë pësuar nga ngjarjet dhe nevojës për të absorbuar zemërimin popullor, por të gjitha, si deklarimet e juaja ashtu dhe veprimet qenë në të njëjtën mënyrë dhe zhdukën çdo mundësi tjetër.

Akuzat dhe hakmarrja e nxituar janë tragjedia e vërtetë për Amerikën dhe prova e vërtetë e vlerave dhe qytetërimit të saj. Aparati juaj i sigurimit, i cili mburrej se mund të kapte edhe mizën që fluturonte mbi Pentagon dhe se e merrte vesh sherrin që plaste tek eskimezët përpara se të ndodhte, u vërsul mbi hotelin dhe shkollën më të afërt të fluturimit, morën emrat e të gjithë studentëve apo banorëve muslimanë ose arabë dhe shpalli se ata janë terroristë.

Imagjinoni z.President sikur jeni midis familjes apo fisit tuaj mijëra milje larg dhe të dëgjoni apo shikoni lajmet që thonë se ju keni qenë pjesë e një aksioni vetëvrasës në një avion apo se ai u krye nga vëllai juaj që vdiq para një viti? A nuk do të kishit falenderuar Zotin që nuk jemi qytetar i atij vendi të qytetëruar apo besues në të ashtuquajturat vlerat dhe drejtësinë e tij? Veçanërisht kur populli juaj shumë i qytetëruar u përgjigjet thirrjeve tuaja, anëtarëve të kabinetit tuaj apo aparatit tuaj të sigurimit dhe fillon të sulmojë invaduesit barbarë në çdo pjesë të lirë dhe qytetëruar të vendit tuaj. Unë dhe populli i vendit tim (Arabisë Saudite) zbuluam se sa barbarë ishim kur një bandë perëndimorësh (nuk po i quaj terroristë, sepse kishin lëkurë të bardhë dhe sy blu) kryen një seri shpërthimesh në qytetet tona. Ne i shikonin në televizor duke pohuar krimet e tyre dhe megjithatë nuk bëmë as edhe lëvizjen më të vogël për të sulmuar ndonjë perëndimor në ndonjë qytet të vendit tonë, as i vramë ata, as i çveshëm në aeroportet tona për kontroll trupor, as nuk i futëm në izolim, lere më të nxitnin krejt botën për të formuar një aleancë kundër tyre. Jo, ne nuk bëmë asgjë nga këto që njerëzit tuaj të qytetëruar ua bënë fëmijëve dhe vëllezërve tanë muslimanë.

Ajo që na bëri të sillemi në këtë mënyrë është feja dhe etika jonë, për të cilën falenderojmë Zotin që na e ka dhuruar. Në këtë pikë dua t’iu pyes z. President, në se bota do t’iu zgjidhte për t’i dhënë një çmim popullit me morale dhe vlera më përparimtare, si dhe trajtimin më të mirë të të tjerëve, cilit nga të dy popujt do t’ia jepnit çmimin: popullit tuaj apo atij tonit?

A mos do të thotë kjo se ne ja duam të keqen popullit amerikanë dhe se jemi racistë për shkak të mënyrës se si na trajtojnë ata? Jo, kurrë! Ne besojmë se në përgjithësi populli amerikan ka cilësi shumë të mira, duke qenë më i afërti popull perëndimor me ne dhe dëshirojmë që të arrijnë të mira në këtë botë dhe tjetrën. Ata janë një popull shumica e të cilit beson në ekzistencën e Zotit dhe dhurojnë për bamirësi më shumë se çdo popull tjetër i botës (me këtë nuk nënkuptojmë kristianizimin e muslimanëve).

Prova më e vërtetë e mirësisë së popullit amerikan është fakti se ata e kanë përqafuar Islamin më shpejt dhe në numër më të madh se popujt e tjerë të botës dhe përpiqen për ta kuptuar atë më mirë, bile edhe pasi ju i quajtët muslimanët si përgjegjës për ngjarjet e 11 shtatorit pa pasur asnjë provë fajësie.

Ne i urojmë nga zemra gjithë të mirat dhe nderimet për këtë popull. E mira dhe nderi arrihen nga popujt duke bërë njërën nga këto dy gjëra:

1. Duke përqafuar fenë e Zotit që është e vetmja fe e pranuar tek Ai, feja e të gjithë profetëve: Islami. Duke vepruar kështu, Zoti u dhuron atyre mirësinë e kësaj botë dhe të botës tjetër.

2. Duke bërë paqe me muslimanët, duke i dashur dhe duke u sjellë mirë me ta. Duke vepruar kështu, Zoti i shpërblen ata me siguri dhe të mira në këtë botë.

Ky komb islam, pasues i Ibrahimit dhe Muhammedit (paqja qoftë mbi ta), është më i dashur tek Zoti se të gjithë kombet e tjerë. Ai që na nderon ne, e nderon Zoti dhe ai që na përbuz ne, e përbuz Zoti, ndonëse Ai mund t’u japë atyre ca kohë. Historia është dëshmitare për këtë.

Ju mund të thoni ose të tjerët mund të kenë thënë në emrin tuaj: “Unë kam kërkuar të falur për përdorimin e termit “kryqëzatë”, kam vizituar Qendrën Islame dhe i kam këshilluar njerëzit që të kontrollojnë vetveten”, por ne themi: “Jemi mësuar ta shohim Amerikën të shkaktojë plagë të thella dhe pastaj të vendosë një fashë të vogël mbi to, por sulmi juaj aktual mbi Afganistanin i ka hequr dhunshëm këto fasho dhe ka hapur një plagë në zemrën e çdo muslimani”.

Ah sikur z. President, pas asaj që bëtë të kishit shmangur terminollogjinë raciste nga fjalimet tuaja në lidhje me veprimet armiqësore! Do të kishte mjaftuar që thjesht, pa ndonjë justifikim, të deklaronit të drejtën për t’u sjellë me botën si të doni dhe për të ndëshkuar cilin të doni dhe kur të doni. Por ju vazhduat dhe e latë të hapur dëshirën për hakmarrje të pafund kur thatë: “Sot do të përqëndrohemi mbi Afganistanin, por beteja jonë është më e gjërë se kaq”. A nuk ju mjafton të shkatërroni një komb të tërë për shkak të një akuze të pavërtetuar kurrë kundër një personi apo organizate të vetme që është e detyruar të jetojë në atë vend? A është kjo armiqësi, që i tejkalon të gjitha vlerat dhe moralet, dhe që trondit çdo ndërgjegje të gjallë në botë, vetëm një pikë ujë në detin e hakmarrjes suaj?

A mos u ka dhënë Krishti (a.s.) gjithë këtë pushtet? Larg është ai nga kjo gjë! Bile edhe vetë Makiaveli nuk ua jep këtë shkallë pushteti. Precedenti juaj është vetëm Samsoni. A nuk i frikësoheni Zotit, ju që shprehjen “Zoti e bekoftë Amerikën!” e keni bërë slloganin tuaj? Si mund ta bekojë dhe mbrojë Zoti atë kur Krishti, i Dërguari i Tij, na mëson krejt të kundërtën e asaj që ju bëni? “Kush ju godet në një faqe, ktheji edhe faqen tjetër. Atij që të merr këmishën, jepi edhe pallton. Nëse ndonjë të tall për një milje, shko me të për dy milje”.

A nuk e kuptoni se kur e bëtë dëshirën për hakmarrje të pafund, cilësinë e kombit të qytetëruar, e keni quajtur Krishtin (a.s.) një barbar të paqytetëruar? Larg është ai nga kjo gjë! Por ju e keni hedhur poshtë Zotin dhe Krishtin (a.s.), dhe keni ndjekur sjelljet e papëve të Mesjetës që jepnin indulgjenca dhe çkishërime sipas kapriçove. Ju i keni dhënë një falje të përjetshmë vetes suaj, shtetit sionist dhe çdo tirani, ndërkohë që keni nxjerrë një çkishërim për cilindo që heziton të bashkohet me armiqësinë tuaj të pafund, duke i damkosur ata si terroristë ose përkrahës të terrorizmit.

Ju kërkoni me mikroskop të ashtuquajturit “grupe terroriste” në Somalinë e shkatërruar nga varfëria apo në kampet e refugjatëve palestinezë në Liban, banesat e mjerueshme të të cilëve kërcënohen çdo ditë nga terrorizmi sionist, por harroni se terrorizmi i tmerrshëm banon tek ju. Ai jeni vetëm ju dhe vetëm ju. Nëse nuk e besoni këtë, atëherë më thoni, sikur miku juaj më i mirë të vinte t’iu uronte pas dhjetë vjetësh për fitoren që shpresoni të arrini mbi armikun misterioz që keni shpikur, për ç’gjë do t’iu uronte? Supozojmë se do të thotë: “Z.President! Kemi vrarë një milion afganë, një milion irakianë, një milion kësoj apo asoj”, deri në fund të listëts suaj të mallkuar, a do të ishte ajo një fitore e qytetërimit, vlerave të larta, lirisë dhe demokracisë? Pa dyshim ndërmjet viktimave tuaja do të këtë të vdekur nga uria, vejusha të rreckosura dhe fëmijë. A do ta kënaqë kjo dëshirën tuaj për hakmarrje? Me paturpësinë më të madhe, ju do ta përdorni faktin se ata janë gjallë si provë që ju u kufizuat vetëm në shkatërrimit të shtëpive të tyre me baltë dhe kasolleve prej druri si objektive strategjike të bombave të zgjuara të luftës suaj të pastër që nuk vret njerëz.

Në këtë pikë, bota, që ju e keni shtypur për aq kohë që do Zoti, do të qeshë më në fund. Po, ata do të detyrohen të qeshin nga shakaja e qytetëruar e inteligjencës së mrekullueshme të raketave tuaja. Kur goditët Irakun, Irani bërtistë. Kur vutë në shënjestër Afganistanin gjatë sulmit tuaj të parë kundër atij vendi, ju goditët Pakistanin dhe njëra nga raketat tuaja të zgjuara zemëroi Gjigandin e Verdhë kur shkatërroi ambasadën e tij në Beograd. E pranoj inteligjencën e së paku njërës nga raketat tuaja: raketës Patriot që pa njërën nga raketat Skud budallaqe, e cila kishte humbur rrugën, e goditi duke e kthyer në drejtimin e duhur dhe e ftoi të hante drekë me oficerët e spiunazhit amerikan në Huber.

Për sa i përket të qenit të pastërta, e gjithë bota është dëshmitare se ju bëtë luftën më të pastër, por me një gabim të vogël: ndonëse e pastruat Hiroshimën dhe Nagasakin, pa dashje latë pak ndotje radioaktive atje. Ndoshta do ta kuptoni gabimin tuaj në Afganistan dhe do të tregoheni më bujar, duke i lyer me pak bojë të lirë amerikane.

Megjithatë, për hir të së vërtetës, duhet të themi gjithashtu se ka pak dyshime në lidhje me pastërtinë e luftës suaj në Irak, ku dëshmitarë kundër jush janë fëmijët, ndonëse ligji nuk e pranon dëshminë e fëmijëve, edhe sikur të jenë me miliona, ndërkohë që dëshmitarë në anën tuaj janë të rriturit nga klasa e diktatorëve dhe gjeneralët e tyre.

Z.President!

A mendoni se lista juaj, në të cilën shpallni emrat e organizatave terroriste dhe vendeve që mbështesin terrorizmin, do t’i shërbejë interesave tuaja? Apo do të jetë një provë e mëtejshme e faktit që bota është kundër jush? Kush ju këshilloi ta botonit këtë listë në të njëjtën kohë kur njerëzit zbuluan se shtëpia juaj ishte prej xhami dhe bile të thyer? Përse i bëni armiq ata që ju qëllojnë me gurë nga Japonia në lindje deri në Peru në perëndim? Gjatë situatës së rrezikshme të sigurisë në të cilën ndodhet vendi juaj, a nuk do të kishte mjaftuar që të zgjidhnit vetëm një vend dhe një organizatë? Apo doni t’i nxitni të gjithë ata që, në rast se ndonjë prej tyre kryen ndonjë veprim terrorist, të mund t’i quani muslimanët përgjegjës për të, në mënyrë që kryqëzata juaj kundër tyre të vazhdojë përgjithmonë?

Z. President!

Mos mendoni se dua t’iu numëroj gabimet e juaja të pakta dhe të harroj tonat që për ne janë të shumta. Jo! Do t’iu përmend një gabim serioz që kemi bërë ne muslimanët: ne nuk i harrojmë tragjeditë tona sa do kohë që të ketë kaluar. Imagjinojeni z.President, ne akoma vajtojmë për Andaluzinë dhe e kujtojmë përherë se ç’i bënë fesë, kulturës dhe nderit tonë Ferdinandi dhe Izabela! Ne ëndërrojmë ta rimarim atë. Kurrë nuk do ta harrojmë shkatërrimin e Bagdadit nga mongolët apo rënien e Jeruzalemit në duart e gjyshërve tuaj kryqtarë. Kjo do të thotë se ne, sipas mendimit tuaj, nuk jemi në atë nivel qytetërimi që gëzojnë gjermanët dhe japonezët që mbështesin veprimet e tuaja ushtarake dhe harrojnë trajtimin që u keni bërë në të kaluarën. Edhe muslimanët afrikanë që e përqafuan Islamin pas rënies së Andaluzisë vajtojnë si arabët, ashtu siç bëjnë edhe indonezianët që vetëm kohët e fundit kanë dëgjuar për Andaluzinë. Mund të jetë një problem për ne, por kush do ta paguajë çmimin pas pak?

Z.President!

Problemi juaj me afganët dhe muslimanët në përgjithësi është se ju jeni më të fortë se ç’duhet dhe ata më të dobët se ç’duhet. Çdo herë që ju përdorni forcë të tepruar apo e teproni në përdorimin e saj, del se kjo gjë është dobësi në forcë. Është një mister i madh hyjnor që na kujton atë që i ndodhi faraonit tiran nga Bijtë e Izraelit. Dëgjojeni këtë histori nga Libri i Shenjtë i Zotit:

(28:1-6)Mos thoni: “Kush jam unë në krahasim me faraonin?” Ju u keni kërkuar muslimanëve atë që faraoni nuk ua kërkoi kurrë Musait (a.s.) dhe popullit të tij: që ata të mos ju urrejnë në zemrat e tyre pavarësisht se ç’iu bën dhe si i shtyp ata, përndryshe ju do të hakmerreni mbi ta. Kjo është cilësi vetëm e Zotit, sepse vetëm Zoti mund ta derdhë hakmarrjen e Tij mbi të gjithë ata që nuk e duan Atë. Nuk njohim asnjë rregjim diktatorial në historinë e lashtë që ta ketë trajtuar popullin në bazë të asaj që fshihej në zemrat dhe ndërgjegjen e tyre, lere më një demokraci e shekullit XXI-të.

Ju mund të thoni: “Ne kemi ndërmend të heqim çdo gjë që nxit urrejtjen nga hutbet, programet shkollorë, artikujt e gazetave dhe massmedia”. Ne ju përgjigjemi se nëse kjo është demokracia juaj, atëherë bëni çfarë t’iu pëlqejë, por të jeni i sigurtë se nuk do të keni sukses. Ne kemi mësuar ta urrejmë shtypjen dhe ta duam të vërtetën nga feja dhe Kur’ani jonë, që janë më të fortë se të gjitha mjetet tuaja dhe më të patundura se malet tuaja. Nëse ju refuzoni gjithçka, me përjashtim të arrogancës së forcës dhe çmendurisë së madhështisë, atëherë nuk ju mbetet tjetër veç shfarosjes së të gjithë muslimanëve me armë bërthamore apo biollogjike ose më ç’të doni nga arsenali juaj infernal.

Ju mund të pyesni: “Përse të gjithë kur disa prej tyre na duan?” Jini të sigurtë se nuk ka asnjë musliman mbi dhe’ që ju do, edhe sikur të dhurojnë gjak për ju, të ngrenë qendra spiunazhi për mbledhjen e informacioneve për ju apo t’ua lënë ju në dorë përcaktimin e programeve mësimore për arsimimin e popujve të tyre. Cilido që deklaron se ju do (dhe nuk ka asnjë musliman që ta bëjë këtë), ju do ashtu siç mund ta dojë preja e frikësuar gjahtarin e saj brutal.

Ju mund të thoni: “Ne do ta rikthejmë besimin e popujve muslimanë duke i ndryshuar qeveritë e tyre në sisteme demokratike dhe tolerante”. Ne ju themi se ju duhet vetëm të hiqni dorë nga trajtimi i keq që na bëni. Ju e shkatërruat popullin irakian si dhe shumë të tjerë, me këtë premtim. Ne nuk duam asnjë liri apo demokraci që vjen nga ju dhe nuk do ta pranojmë kurrë atë. Armiku i lirisë nuk mund të japë liri.

Z. President!

Ju këshilloj dhe ju vë përpara frikën nga Zoti, që të hiqni dorë nga veprimet armiqësore. Trajtojeni problemin me paanshmëri e durim dhe do të shihni se ne do të jemi me vetëpërmbajtjen tuaj. Armiqësia juaj tani është në fillim të rrugës, ndaj është më lehtë për ju dhe më mirë për botën. Nëse nuk veproni kështu, dijeni mirë se fillimet e lehta zakonisht pasohen me përfundime jashtëzakonisht të vështira. Për këtë arsye, ju kërkoj të mendoheni z. President, se nëse shkatërroni çdo vend që përfshihet në listën tuaj të terroristëve, a thua do të jetë vallë fundi apo vetëm fillimi? Veçse nëse doni të mbaheni mend në histori për Armagedonin dhe në këtë rast, nuk do të kishte histori.

Për këtë arsye, ua përsëris: Frikësojuni Zotit dhe mendohuni mirë!

Paqja qoftë mbi atë që ndjek udhëzimin e Zotit!

Shejh Sefer Ibn Abdurrahman El-Havalij
 

ndricim

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Deist,
E di pse i vrau Hitleri cifutet?

Ngaqe Pali(cifuti qe mori misionin e Jezusit) vrau shume kristian, dhe pasi nuk ja doli me te vrare, ky i fundit vendosi qe te behej kristian per ti humbur kristianet edhe me shume, duke i mashtruar se ka pare Jezusin dhe duhej qe ta ndiqnin.

Sic ja futen Papes edhe sot cifutet qe te tote se Jezusin nuk e vrane hebrenjte.

Prandaj quhen "te humbur" kristianet
mos degjo priftin deist :book:
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Deklaratë e “ndërgjegjës amerikane” kundër gjakatarit Bush


Dy mijë intelektual, profesorë universitar dhe aktor amerikan deklaruan refuzimin e politkës të cilën e pason administrata e Bushit që nga sulmet e 11 shtatorit, duke e konsideruar se kjo politikë është bazuar në principe represioniste të vrazhda dhe të reja, gjë që paraqet rrezik të ri për popujt e botës.


Ata nxitën rrezistimin e kësaj politike, të cilën e shohin si shkak kryesor që e shpien Amerikën në shkatërrim ose eliminim!


Prej nënshkruesve të kësaj deklarate janë: Noam Chomsky, Ramsey Clarkk, Martin Luther King (lll), Edward Said, James Ebu Rizk, Gor Vidal, Susan Sarandon, Rabin Michael Lerner, Esad Ebu Halil, etj.


Në vijim teksti i deklaratës:


Nuk është në emrin tonë


Që mos të thuhet se populli në Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë asgjë atëherë kur qeveria shpalli luftë të pakufizuar dhe i vëndoi themelet e principeve represioniste dhe të vrazhda.


Ne të nënshkruajturit më poshtë, e thërrasim popullin e Shteteve të Bashkuara Amerikane që të rezistojnë politikat dhe kahjet e politkës së përgjithshme, të cilat lindën mënjëher pas 11 shtatorit të vitit 2001, gjë që paraqet rrezik të ri, i cili u kanoset mbarë popujve të botës.


Ne besojmë se popujt dhe shtetet posedojnë të drejtën e pëcaktimit të ardhmërisë së tyre, dhe të janë të lira nga presionet ushtarake që i imponojnë forcat e mëdha. Ne, poashtu, besojmë se të gjithë personat që i kanë burgosur shtetet e bashkuara të Amerikës, ose i kanë gjykuar, doemos duhet ti gëzojnë mu ato të drejta të cilat i përcaktojnë kartat dhe konventat e njohura. Ne besojmë se medoemos duhet të vlerësojmë pyetjen dhe kritikën, sepse e kemi të qartë se të drejta dhe vlera si këto, vazhdimisht janë të polemizuara, andaj medoemos duhet luftuar për to.


Besojmë se njerëzit e ndërgjegjshëm duhet të bartin përgjegjësi për atë që bëjnë qeveritë e tyre, për këtë duhet, së pari, të kundërshtojmë të gjitha padrejtësitë që bëhen në emrin tonë. Për këtë edhe i thërrasim të gjithë amerikanët që të RREZISTOJNË luftën dhe represionin të cilat ia imponon tërë botës administrata e Bushit. Ato janë veprime të padrejta, të pamoralshme dhe të paligjshme. Kemi zgjedhur që të përkrahim bashkarisht mbarë popujt e botës.


Edhe ne kemi përjetuar, të traumatizuar, ndodhitë e trishtueshme të 11 shtatorit, 2001. Edhe neve na ka dhimbur vrasja e mijëra të pafajshmive, jemi trishtuar nga pamjet e masakrës së pamëshirshme, saqë kur e rikthyem përkujtimin e pamjeve të tillë nga Bagdadi, Panama City, e një gjeneratë më herët Vietnami, nuk mundemi e të mos i shoqërohemi zërit të miliona amerikanëve, të cilët parashtruan pyetjen, të ç’rehatuar: pse duheshte të ndodhë një gjë e tillë?


Po sa filloi mbajtja zi, udhëheqësit e lartë të vendit i liruan ferret e shpirtit hakmarës dhe vënduan një skenar tejet të thjeshtë të të ashtuquajturës “e mira përballë të keqës”, të cilën media e përdori me vetdëshirë dhe frikë në të njejtën kohë. Na thanë se parashtrimi i pyetjes për shkakun e kësaj fatëkeqësie është afër tradhtisë. U imponua se nuk duheshte te ketë debate për këtë. Nuk ka mbetur asnjë hapësirë për polemikë, nuk ka mbetur asnjë pyetje politke ose morale dhe legjitime. Përgjigjeja e vetme ishte lufta diku jashtë dhe repression në shtëpi.


Në emrin tone, administrata e Bushit, me një konsenzus të përafërt të kongresit, dhe në emër tonin, nuk u mjaftua me sulmë ndaj Afganistanit, por me dhunë e nxori të drejtën për vehten dhe aleatët e sajë që të vendos të dërgojë forca ushtarake në çdo vend dhe në çdo kohë. Ky aktivitet la pas vehte rezultate të kobshme duke filluar që nga Filipinet e deri në Palestinë, ku tankset dhe buldozerat izraelite lanë pas vehte vdekje dhe rrënim gjigante. Qeveria tani bëhet gati publikisht për sulm të përgjithshëm ndaj Irakut, i cili është vend të cilin asgjë nuk e ndërlidh me ndodhitë e trishtueshme të 11 shtatorit. Çfarë bote do të bëhet bota jonë nëse qeveria amerikane mbetet e lirë që të dërgojë njësite komando, vrasës dhe bomba, aty ku të dëshiron?


Në emër tonin, dhe brenda shteteteve të bashkuara, qeveria krijoi dy shtresa të njerëzve: ata që u janë premtuar të drejtat esenciale përbrenda sistemit ligjor të Amerikës, si minimum dhe ata që tani nuk gëzojnë asnjë të drejtë. Qeveria ka tubuar ma shumë se një mijë imigrant dhe i ka burgosur fshehurazi deri në afat të pacaktuar, ashtu sikurse ka larguar me qindra njerëz jashtë vendit, në kohë kur me qindra njerëz poashtu qëndrojnë nëpër burgje, gjë e cila ta rikthen përkujtimin e dhimbshëm të kampeve të burgosjes së amerikanëve dhe japonezve gjatë luftës së dytë botërore. Për here të pare gjatë dekadave, zhvillimi i proceseve në sektorin e migracionit qartë kryen ndarje dhe diskriminim ndaj disa nacionaliteteve.


Në emrin tonë qeveria hedhi një vell të zi mbi shoqërinë. Ndërsa, zëdhënësi zyrtar i cili flet në emër të kryetarit të krejt njerëzve tërhoqi vërejtjen “që të jenë të kujdesëshëm se çka thonë ata”. Andaj aktorët, intelektualët dhe profesorët opozitar vërejnë se opinioni i tyre mundet të ndryshohet, deformohet, të sulmohet dhe të ngulfatet. Ajo që njihet si “manifesti patriotik”, edhe disa procese të ngjajshme në nivel të shtetit, policisë i mundëson pushtet të gjërë për të kontrolluar dhe burgosur, nëse ka nevojë, nën mbështetje të aktpadive gjyqësore sekrete, të cilat ngriten në gjykata sekrete.


Në emrin tonë, insistoi pushteti ekzekutiv që përdhunshëm të merr rolet e institucioneve qeveritare dhe detyrat e saja tjera. Ata hapën gjykata ushtarake, me rregula të buta të cilat nuk kërkojnë argumente prerëse, nuk kanë të drejtë të rishqyrtimit të lëndës, edhe ate nëpërmjet urdhërave procedurale, e publikohen grupacionet “terroriste” me guxim të lapsit presidencial.


Ne duhet ti kuptojmë seriozisht eprorët e vendit me grada të larta kur flasin për luftë e cila do të zgjasë gjatë kohë dhe kur flasin për një sistem të ri lokal.


Jemi në prag të ballafaqimit politik të jashtëm, imperial, publik dhe të re dhe një politke të re lokale e cila lind frikë dhe e lëviz dëshira për të mangësuar të drejtat.


Kahja e ndodhive në muajtë e fundit dërgon patjetër në shkatërrim, andaj doemos duhet parë në formën e sajë të vërtetë e pastaj duhet rezistuar. Shumë herë në histori njerëzit kanë pritur tepër gjatë kur më nuk ka pasur asnjë dobi nga rezistenca.


Bushi shpalli parrollën: “Ose me ne ose kundër nesh”. Ja, na i përgjigjemi: “refuzojmë të të lejojmë që të flasish në emër të mbarë popullit amerikan dhe nuk do të hjekim dorë nga e drejta për të pyetur. Nuk do t’i dorëzojmë ndërgjegjet tona përballë premtimit bosh për siguri. Ne themi NUK ËSHTË NË EMRIN TONË. Ne refuzojmë të jemi palë në këtë konflikt, poashtu distancohemi nga çdo ndërhyjre që ndodh ose në emër tonin ose për shkak të së mires tone. Ne ia zgjasim dorën atyreve që vuajnë nga kjo politikë në mbarë botën, edhe përkrahjen tonë ndaj tyre do ta shprehim edhe me fjalë edhe me vepër.


Ne që jemi nënshkruar më poshtë, i thërrasim amerikanët që të na bashkohën që të ballafaqohemi me këtë sfidë. Ne e përkrahim gjendjen e skepsës dhe kundërshtimit edhe pse pranojmë që kjo nuk mjafton dhe duhet bërë edhe më tepër për të ndaluar këtë forcë rrënuese. Ne i kemi për burim inspirimi ushtarët rezervist izraelit të cilët rezikuan jetën e tyre kur thanë: “Çdo gjë KA kufi” dhe refuzuan shërbimin në okupimin e bregut perendimor dhe Gazës.


Ne poashtu përkrahim edhe ata shumë shembuj të rezistencës dhe vetëdijes nga e kaluara e shteteve të bashkuara Amerikane; duke filluar nga ata që rezistuan skllavërinë, duke përdorur moslojalitetin dhe revolucionet e deri te ata që sfiduan luftën e Vietnamit, duke refuzuar urdhërat dhe shërbimin ushtarak dhe duke u solidarizuar me rezistuesit.


Ta ndalojmë botën vëzhguese që të bjer në dëshpërim nga shkaku i heshtjes dhe mosaktivitetit tonë. Në vend të kësaj të na dëgjon bota duke u zotuar: do ta rezistojmë maqinerinë ushtarake, represionet dhe do të veprojmë që ti nxisim tjerët që të bëjnë ç’mos për ta ndalur këtë.



Michael Albert


Laurie Anderson


Edward Asner, actor


Rosalyn Baxandall, historian


Russell Banks, shkrimtar


Jessica Blank, aktor/skenarist


Medea Benjamin, Shkëmbime Globale


William Blum, autor


Theresa Bonpane, drejtor ekzekutiv, Zyra e Amerikave


Blase Bonpane, drejtor, Zyra e Amerikave


Fr. Bob Bossie, SCJ


Leslie Cagan


Henry Chalfant, autor/film prodhues


Bell Chevigny, shkrimtar


Paul Chevigny, profesor i drejtësisë, NYU


Noam Chomsky


Robbie Conal, artist vizual


Stephanie Coontz, historian, Evergreen State College


Kimberly Crenshaw, Profesor i drejtësisë, Columbia, UCLA


Kia Corthron, dramaturg


Kevin Danaher, Shkëmbime Globale


Ossie Davis


Mos Def


Carol Downer, bordi i drejtorëve, Chico(CA) Qendra shëndetësore e grave feministe


Eve Ensler


Leo Estrada, UCLA profesor, Planifikime Urbane


John Gillis, shkrimtar, profesor i historisë, Rutgers


Jeremy Matthew Glick, redactor i Një Botë Tjetër është e Mundëshme


Suheir Hammad, shkrimtar


Rakaa Iriscience, hip hop artist


David Harvey, professor i dalluar i antropologjisë, CUNY Qendra për Diplomim


Erik Jensen, aktor/dramaturg


Casey Kasem


Robin D.G. Kelly


Martin Luther King III, kryetar, Konferenca e Udhëheqësisë Jugore Krishtere


Barbara Kingsolver


C. Clark Kissinger, Refuzo & Rezisto!


Jodie Kliman, psikolog


Yuri Kochiyama, aktivist


Annisette & Thomas Koppel, këngëtar/kompozues. Trëndafilat e Egër


Dave Korten, autor


Tony Kushner


James Lafferty, drejtor ekzekutiv, Gildi i Avokatëve Kombëtar /L.A.


Rabbi Michael Lerner, editor, TIKKUN Magazin


Barbara Lubin, Aleanca e fëmijëve të Lindjes së Afërme


Staughton Lynd


Anuradha Mittal, co-drejtor, Instituti për Ushqim dhe Politikë të Zhvillimit/Së pari ushqim


Malaquias Montoya, artist vizual


Robert Nichols, shkrimtar


Rev. E. Randall Osburn, nëndrejtor ekzekutiv i Konferenca e Udhëheqësisë Jugore Krishtere


Grace Paley


Jeremy Pikser, skenarist


Juan G—mez Quiñones, historian, UCLA


Michael Ratner, kryetar, Qendra për të drejta Kushtetuese


Adrienne Rich, poet


Boots Riley, hip hop artist, Grushteti


David Riker, film prodhues


Edward Said


Starhawk


Michael Steven Smith, Gildi i Avokatëve Kombëtar /L.A.


Bob Stein, botues


Gloria Steinem


Alice Walker


Naomi Wallace, skenarist


Rev. George Webber, kryetar emeritus, NY Kolexhi Teologjik


Leonard Weinglass, avokat


John Edgar Wideman


Saul Williams, artist i fjalës së folur


Howard Zinn, historian


13.9.2002
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Islami dhe amerika

Shyqyr që s'paskan qen të 2000 emrat aty nolt.
SH.B.A po e përdor Islamin dhe arabët ashtusiç ka bërë gjithmonë. Amerikanët kanë nevojë për një frikë të përgjithshme për të mbajtur nën pushtet popullsinë. SH.B.A kaloi nga rreziku bërthamor i luftës së ftohtë tek rreziku i gjithëgjindshëm i një sulmi terrorist. Për këtë SH.B.A përdori fillimisht Mosadin duke ja atribuuar islamistëve fondamentalistë sulmet terroriste. Më pas loja u përhap më gjerë dhe SH.B.A kishte dorë të lirë që çdo sulm ta vinte mbi kurrizin e terroristëve islamikë. Sigurisht për këtë qeveria amerikane ka përdorur mediat për të ngulitur në popull idenë se myslymanët janë terroristë dhe prej tyre mund të pritni çdo gjë. Megjithëse zyrtarisht nuk egziston ky këndvështrim i SH.B.A, jashtë kanaleve zyrtare, në çdo ambjent publik konflikti në Lindjen e Mesme shihet si një përplasje civilizimesh e fesh!
Pasi të fashiten problemet e SH.B.A me Islamin, rradha e kujt do jetë?

P.S. Deist, hik e bane çiçin bashk me vllazënt e krishter SERB (n'mos qofsh Serb).
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Klevis,nuk e kuptoj se cfare do te tregosh me postimin e ketyre letrave??Te pakten njeren(ate te paren)te mos e postoje!!Sadami u kap,apo jo /pf/images/graemlins/wink.gif !!Pastaj keto letra nuk permbanin ndonje analize politike profesionale.Nejse. :wave:
 

Mysterium

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

ka ngaterru FORUMIN me B-L-O-G-U-N!!! Kush po ia shpjegon ketij burraleci ku qendron dallimi ndermjet F. dhe B. /pf/images/graemlins/laugh.gif

... hajt mo se edhe nipi im 6. vjec ka mesu CTRL+C dhe CTRL+V!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Marrëzia grandioze-kapitali politik i 11 shtatorit

Në kohën kur para dy vitesh u sulmuan Qendra Tregtare Botërore dhe Pentagoni, kush pat dëgjuar për qytetin e Fal-luxhasë dhe Hil-lasë? Kur piloti libanez shkatërroi aeroplanin në fushën e Pensilvanisë a thua vallë kishte njerëz që besonin se kryetari George Bush do të shpall front të ri në luftën kundër terorizmit që do të përfundon me fushatë të pashpresë kundër gueriljas irakiane?

Kush mundte të paramendon kryetar amerikan i cili thëret botën që t’i bashkangjitet në luftë kundër terorizmit në Afganistan, Irak, Gaza? Gaza? Ç’lidhje ka populli palestinez, i mjerë, i shtypur dhe i burgosur në mënyrë të egër, me krimet kundër njerëzimit në NY, Washington dhe Penissylvani.

Me siguri, aspak lidhje. As Iraku nuk ka lidhje me sulmet e 11 Shtatorit. Nuk kishte armë për shkatërim në përmasa të gjëra në Irak e as që u vërtetuan lidhjet e regjimit irakian me Al Kaida-në. Në Irak nuk u gjetën armet kimike që mundeshin të pozicionohen brenda 45 minutëve e as që u lirua populli Irakian.

Jo sulmet e 11 shtatorit nuk kanë të bejnë asgjë me Irakun as që e ndryshuan botën. Kryetari Bush në mënyrë mizore keqpërdori pikëllimin e popullit amerikan dhe mirëkuptimin e botës që të paraqet “rendin botëror” të ëndërruar nga një grup ëndërrallësh që këshilojnë sekretarin e mbrojtjes Donald Rumsfeld.

Ndryshimi i regjimit irakian ishte pjesë e planit të përpiluar nga Perle-Wolfovitz për fushatën elektorale e Benjamin Netenyahu-t i cili më vonë u bë kryeministër. E gjithë kjo u planifikua disa vite para se të vjen Bush-i në pushtet. Vetëm fukaratë në mendje besojnë se Tony Blair e ka nënshkruar këtë plan pa e kuptuar se është projekt i shpikur prej lëvizjes së djathë, fundamentaliste, konzervative, krishtere, pro-izraelite, amerikane.

Tani më jemi të zhgënjyer prej ëndërrave të imagjinuara. Në Afghanistan “komandantët” e fraksioneve ushtarake –të paguar prej Amerikës- përdhunojnë dhe vrasin armiqtë e tyre, gratë në shumë vende akoma mbajnë burkat (hixhabet) e tyre, përsëri Afghanistani është eksportuesi nr.1 i opiumit në botë, numri i të vrarëve arrinë deri 100 të vrarë çdo javë (5 ushtarë amerikan u vranë para dy javë). E gjithë kjo sipas “zotnive” Rumsfeld dhe Bush, që akoma mburren, konsiderohet si sukses. Në Irak “mbeturinat” e rezistencës që me urrejtje vrasin amerikan dhe mosdurimi i popullit gjithashtu konsiderohet si sukses. Përkrah kësaj Bushi kërkon 87 miliard dollarë që të riaktivizohet Iraku, kërkon ndihmën e Kombeve të Bashkuara që vitin e kaluar i vlerësoi si “dyqan i llafeve”, kërkon pika politike duke ftuar armata të huaja të ndihmojnë Amerikën në bartje të barrës së okupacionit në Irak. Nuk ka dyshim se roli i armatave të tjera do të ishte rol i shërbëtorit i cili nuk ka të drejtë për vendim politik. Kjo gjë është e drejtë ekskluzive e rezervuar për imperinë amerikane.

Që problemi të jet më i madh, prej botës pritet që konflikti mes Izraelit (i cili me vendbanimet e ndërtuara për çifutet ka uzurpuar tokën palestineze në bregun perendimor dhe rripin Gaza dhe i cili ushtron teror shtetëror mbi palestinezët) dhe Palestinës, me një nocion të çmendur të shpallet pjesë e luftës kundër terorizmit, pjesë e përplasjes mes feve në nivel kozmik. (Përmendja e kolonive çifute në tokën palestineze është e fshirë prej raporteve amerikane për Lindjen e Mesme)

Nuk ka shërbim më të mirë për interesat e Izraelit se ky gjest fëmijëror i Bush-it.

Aksionet palestineze vetëvrasëse dhe rrënjosja e panatyrshme e çifutëve dhe vetëm çifutëve konsiderohen sot pjesë e ballafaqimit kolosal mes “të mirës” dhe “të keqës”.

Sharoni të cilin vet komisioni izraelit e shpalli si i vetmi që duhet të përgjigjet për masakrën e Sabra-së dhe Shatila-së në vitin 1982 (në këtë masakër u vranë 3000 palestinez të gjitha moshave nga krishter të armatosur të Libanit nën mbikqyrje të ushtrisë izraelite) nga kryetari i Amerikës emërtohet si “njeri i paqes”.

Pa diskutuar për to, janë vendosur metodat e reja për luftë. Washigtoni pa dhënë përgjegjësi eliminon armiqtë e tij: mundohet të eliminon Osama bin Ladenin dhe Mulla Omarin, eliminon Uday dhe Qusay Hussein-in. Mburret me eliminimin e udhëheqësve të al-Qa’idas me raketa të telekomanduara. Gjatë orvajtjes për eliminimin e Saddamit vriten 16 civilë, me komentin se ky operacion nuk ishte pa rrezik. Në Afganistan 3 persona janë vrarë gjatë marrjes në pyetje në bazën amerikane në Bagram. Akoma nuk kemi njohuri për ate që zhvillohet në Guantanamo???

Çfarë kuptimi kanë këto metoda? Dyshoj që prej sot e mëtutje udhëheqësia jonë nuk do të luan sipas parimeve të fairplay-it. Nëse ne eliminojmë kryetarët e tyre pse mos të eliminojnë ata kryetarët tanë. Vrasja e Sergio Viera De Mello nuk ishte e rastit sa po më duket. Hamasi pasiqë Bush-i e vendosi në listën e cirkut të keq dita ditës bëhet rrezik … janë shtuar kërcënimet kundër Sharonit. Pse të besojmë se udhëheqësit tanë do të janë të sigurt. Nëse Arafati largohet në egzil a do mbetet vend për përmbajtje?

Nuk ka dyshim se armiqtë e Amerikës ishin “tmerr” për popujt e tyre. Saddami ndoti tokën e Irakut me varrezat masive e viktimave të pafajshëm, Mullah Omari lejoi që legjionet e tij të tmerrojnë tërë shoqërinë e Afghanistanit, veçse në mungesë të tyre ne krijuam banditëri, përdhunime, kidnapime, luftë guerile dhe anarki. E gjithë kjo në emër të viktimave të 11 shtatorit. Ardhmëria e Lindjes së mesme pas 11 shtatorit tani sikur asnjëherë më parë duket e zbehur dhe e përgjakshme. ShBA-të dhe Britania ranë në kurthën e luftës që vet e inicuan, përgjegjës per metodat e tmerrshme që i vendosën dhe për jetën e mijërave që janë vrarë gjatë bombardimeve në Afhanistan dhe Irak, të vrarë nga ushtarët që “nuk mendojnë gjatë” para se të gjuajnë.

Sa i përket terorizmit ata dita ditës e rrethojnë forcat tona në Irak, Afhanistan e në Pakistanin mik. E gjithë kjo u bë për hir të viktimave të 11 Shtatorit. Prej luftës së dytë botërore nuk kemi parë marrëzi deri në këtë nivel. Ajo (lufta botërore) pothuaj se ka filluar.

Robert Fisk

13/09/2003
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Stimulime për lidhje të fesë me shtetin në SHBA

Prej gjërave që e dallojnë shtetin më të madh në botë sot është thirrja e saj për fetarizëm më të madh dhe ndërlidhje mes fesë dhe shtetit amerikan në çdo gjë që ka të bëjë me jetën shoqërore, madje edhe politike. Mirëpo këtë ia ndalon shteteve të botës islame!

Kryetari Bush e lufton gjyqin amerikan dhe i kërcënohet se nuk do ti cakton për gjykatës ata që i kundërshtohen, sepse ata kanë refuzuar verifikimin e betimit për lojalitet nëpër shkolla, sepse përmban fjalën “Zot”, mirëpo në anën e kundërt, kërkon nga Egjipti, Pakistani, Arabia Saudite të ndryshojnë planprogramet e shkollave dhe luftimin e fetarizmit në to me preteks se ato nxisin në terorizëm?!

Bushi, stimulon themelimin e shkollave fetare të krishtera dhe u ofron ndihmë, madje udhëheqë kampanjë të fortë, nëpërmjet partisë së tij republikane, i cili është në aleancë me të djathtën krishtere radikale, për të themeluar shkolla, ku do të ndahen nxënësit në bazë të gjinisë, mirëpo në anën e kundërtë e refuzon tërësisht përkrahjen e qeverive arabe dhe islame të shkollave fetare islame, të cilat shkollojnë thirrës, hafizlerë, me preteks se ata shkollojnë fanatikë, teroristë dhe ekstremistë.

Në këtë javë janë shtuar hapat të cilat i ka ndërmarë kryetari i Amerikës për të përkrahur fytyrën fetare të shtetit të vet, saqë edhe gazetat dhe agjencitë e lajmeve filluan të përqeshin shndërrimin e Amerikës në shtet fetar dhe konzervativ, gjatë sundimit të Bushit dhe partisë së tij republikane. Ata e ndërlidhin këtë kampanjë fetare me zmadhimin e ndikimit të rrymës fundamentalite dhe radikale krishtere brenda administratës së Bushit dhe partisë së tij.

Bushi është ai i cili ka udhëhequr kampanja të fuqishme në mbrojtje të martesës dhe familjes, duke kritikuar këputjen e raporteve familjare, sikurse ftoi në themelimin e shkollave jo të përziere mes meshkujve dhe vajzave, pasiqë është ngritur përqindja e dhunimit të vajzave ose kontakteve intime, e shtatëzanisë në mesin e nxënësve të shkollave të përziere, saqë ka arritur numra astronomik. (Në Amerikë dhe Europë statistikat e nderit tregojnë se 80 % të nxënëseve të shkollave fillore kanë humbur nderin dhe virgjiritetin, kurse në shkollat e mesme arrinë deri në 98 %, sidomos në Francë dhe Britani!!).

Në javët e kaluar Amerika dhe Shtëpia e Bardhë ka pasur polemika të nxehta mbi temë, e cila, asnjë amerikan s’ia ka marur mendja se Shtëpia e Bardhë do të angazhohet aq me këtë tematikë. Nuk ishte tema e këtyre polemikave goditja e Irakut ose armatimi strategjik i Amerikës, mirëpo ishte “betimi i lojalitetit”, të cilin e përsërisin nxënësit për çdo ditë në nëpër shkolla. Ky betim përmban frazën e njohur, e cila gjindet në dollarin amerikan “Zoti i besojmë” ose “Zotit i jemi bindur”. Fjala Zotit, nxiti hidhërimin e përkrahësve të ndarjes së fesë krishtere nga shteti, andaj edhe kërkuan nga gjykata e Kalifornisë ta pezullon dhe anulon këtë betim. Gjykata gjykoi se “ky betim është në kundërshtim me kushtetun, sepse përmban fjalën Zot”. Kurse Bushi e kundërshtoi këtë vendim duke e cilësuar si “absurd” dhe i qorti gjykatësit të cilët e kanë sjellë këtë vendim dhe u është kërcënuar se nuk do ti zgjedh sërish të jenë në postet e tyre dhe e tha frazën e tij të njohur: “Kemi nevojë për gjykatës që dinë t’i parashohin rrethanat dhe që kuptojnë se ligjet tona burojnë prej Zotit…ne i marim të drejtat tona prej Zotit, i cili e ka lajmëruar pamvarësinë tonë”.

Para kësaj kampanje të fuqishme kundër gjykatësve, gjykata e apelit në San Fransisko e pezulloi këtë vendim, i cili e hidhëroi Bushin. Ky është rast i çuditshëm në vendin e lirisë dhe demokracisë!!

Poashtu, kur thirrësit në ndarje mes fesë dhe shtetit kërkuan që të ndalohet përcaktimi i bursave shkollore nga pasuria publike për shkollat private në Amerika (disa prej tyre janë fetare), thanë se kjo është në kundërshtim me kushtetutën. Atëherë gjykata supreme e Amerikës solli vendim se kjo është e lejuar dhe se nuk është në kundërshtim me kushtetutën amerikane. Kjo domethënë edhe më shumë fitore për korpusin e bushit dhe të djathtës krishtere radikale. Saqë disa analistë këtë vendim të fundit e konsideruan kthim të rezikshëm në principin e ndarjes së fesë prej shtetit, kurse korpusi i Bushit e konsideroi fitore historike i ngjajshëm me vendimin i cili e ndërpreu ndarjen rasore mes të zinjve dhe të bardhve në shkollat amerikane, në vitin 1954.

Stimulimi i martesës dhe lufta kundër përzierjes së gjinive!

Kampanja e Bushit, i cili publikisht deklaron se ka marë mësime fetare në kishë kur ka qenë i ri, nuk është ndalur te shkollat, por është shtrirë edhe në shtresa tjera shoqërore, siç është ndalesa e abortit (aleanca krishtere e cila e përkrah Bushin, më herët ka sulmuar klinikat të cilat bëjnë abortimin) dhe ka propozuar që shteti tu ndihmon djemve të rinjë dhe t’i stimulon për martesë e ti pakëson kontaktet jashtëmartesore dhe abnormale.

Në këtë kontekst administrata e Bushit propozoi ligj për ndihmat sociale, të cilën e përkrahi senati, ku shumica janë republikan dhe e refuzoi kongresi ku shumicë janë demokratët. Bushi në këtë ligj propozoi të caktohen 300 milion dollar në vjet për kampanjë për të stimuluar martesën, sidomos në rrethet e varfura dhe të caktohen 135 milion dollar për kampanjë kundër kontakteve jashtëmartesore.

Kjo sume e fundit e të hollave është vendosur të shkon për ato shkolla që pajtohen të reduktojnë edukatën seksuale në sqarime mbi dobitë e largimit nga kontaktet jashtëmartesore, me qëllim të zvoglimit të shtatëzanisë nga këto kontakte në rradhët e nxënëseve amerikane!

Bushi, në fillim të muajit Maj kërkoi nga ministria e arsimit që të vepron në ndryshimin e ligjit të vjetër, sipas të cilit është punuar në shkollat shtetërore amerikane qe tredhjet vjet, i cili e bën të detyryeshëm përzierjen e gjinive në këto shkolla.

Me të vërtetë, ministria, nxori një deklarat ku e sulmoi përzierjen e gjinive, duke aluduar se ajo dëshiron të përmirëson ligjin, që tu jep shansë ndarjes së gjinive në shkollat shtetërore. Në kohë kur disa shkolla shtetërore të cilat kanë filluar me ndarjen e gjinive, si provë eksperimentale, kanë thënë se rezultatet e ndarjes janë të shkëlqyeshme.

Ndoshta për këtë shkak Xhamin Raskini, specialist juridik në Univeristetin Amerikan në Vashington, sulmoi Bushin duke thënë, sipas raportit të agjencisë farnceze të lajmeve se “administrata e Bushit në mënyrë të qartë është duke u shndërruar në djathtiste”, duke shtuar “Xhorxh Bushi është më djathtist se sa babi i vet dhe se sa Ronald Regani”. Ai qortoi edhe gjykatën supreme, e cila vendosi në zgjedhjen e Bushit duke e konsideruar se animi i saj është shumë djathtist.

Është e ditur se administrata e Bushit, plakut dhe administrata e Reganit, që të dyja republikane, ishin të parat që kanë kërkuar shtim të fetarizmit në shoqërinë amerikane, ato e përkrahën ndalesën e abortit në spitale dhe shtesë të sasisë së lëndës fetare në shkolla, ndarjes mes gjinive, pengimin e përzierjes së gjinive nëpër shkolla, etj. Edhe pse kjo është hera e parë që fillon realizimi nga presioni i kryetarit Bush junior, për të ndaluar kritikat e opozitës dhe kërcënim i gjykatësve me largim nga puna, nëse nuk sjellin ligje në interes së aktiviteteve që është duke i bërë?!

Gjëja më e rëndësishme që e vëzhgojnë gazetarët e huaj në lidhje me këtë kampanjë është fakti se ky fetarizëm dhe konzervatizëm publik nuk e nxitë opozitën në vend dhe shkak të kësaj i bëjnë ndodhitë e 11 shtatorit, të cilat shoqërinë amerikanë e ndryshuan tërësisht dhe e shtynë amerikën në fetarizëm edhe më të madh, pasiqë panë vdekjen me sytë e tyre.

Ndoshta për këtë shkak Alan Lishman, specialist për çeshtje politike pran Universitetit Amerikan në Vashington thotë: “Entuziazmi nacional mbisundon në kohën e luftës mbi të gjitha ndarjet, kurse kritikat nuk pranohen. Njerëzit frikohen dhe mendojnë se koha nuk është e përshtatshme për kritika”.

Vashington: fetarizmi arab dhe islam është rezik!

Në kundërshtim total me këtë orientim amerikan, ata kërkojnë nga shtetet arabe dhe islame që të pengojnë fetarizmin, të mbyllin shkollat fetare dhe iniciojnë kampanja armiqësore të dendur kundër shtetit i cili i finanson këto shkolla me donacione, me preteks se ato janë shkolla talibaneze, sipas hsmebullit të shkollave klasike të Pakistanit, ku kanë mësuar anëtarët e lëvizjes Talibane.

Madje kjo çështje arrinë edhe deri te kërcënimi për etiketim me terorizëm, ndërprerje të ndihmave dhe sulmit kundër tyre, nëse ka nevojë, vetëm e vetëm nëse shkollat fetare nxjerin thirrës dhe të rinjve ua mësojnë fenë.

Kjo çeshtje ka arritur deri në atë gradë që të kërkojnë pjesmarje të komisioneve nga sigurimi shtetëror amerikan në komisionet arabe, e cila është përbërë për të rianalizuar planprogramin shkollor dhe për të eliminuar të gjitha elementet që kanë të bëjnë me dhunën dhe terorin!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe disa shtete europjane kanë kërkuar me zë të dëgjueshëm që të ndryshohet planprogrami mësimor në të gjitha shtetet islame, e të largohen ajetet dhe hadithet që nxisin në xhihad.

Ata kanë thirrur edhe në mënyrë tjetër, nëpërmjet të bursave dhe studimeve, duke stimuluar përzierjen e gjinive dhe kontaktet e lira mes meshkujve dhe femrave.

Në të vërtetë kjo kampanjë nuk ka filluar pas 11 shtatorit, mirëpo është e vjetër.

Para 25 vjetëve është ndryshuar planprogrami mësimor në Egjipt, pastaj në Jordani dhe në Palestinë, duke i larguar ajetet dhe hadithet që kanë të bëjnë me çifutët, në përputhje më pretendimin e përhapjes së kulturës së paqës, pas nënshkrimit të paqës mes egjiptit dhe Izraelit.

Mirëpo këtë herë ata nuk kërkojnë vetëm fshirjen e ajeteve dhe haditheve të caktuara prej planrpogrameve shkollore, mirëpo siç thonë edukatorët egjiptian dhe ezherian, pakësimin e dozës së lëndëve fetare dhe mbylljen e disa shkollave dhe institueve fetare?

Si duket kjo çeshtje i përngjan rasizmit fetar, përderisa ata në shoqëritë e tyre kërkojnë tu kthehen njerëzit fesë, kundërshtojnë, madje e luftojnë këtë orientim te të tjerët e sidomos te muslimanët…mendoj se shkaku është i qartë!

“Amerika stimulon ndërlidhjen e fesë me shtetin mirëpo të kundërtën e kërkon në botën islame?!”





02.07.2002
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Administrata e Bushit u ka dhënë shoqatave fetare krishtere më shumë se një miliard dollar për një vit

Gazeta "Chikago Tribun" në numrin e të hënës ka treguar se administrata amerikane u ka dhënë shoqatave fetare krishtere amerikane më shumë se një miliard dollar vetëm për vitin 2003.

Kjo gazetë mes tjerash thotë:

"Qeveria ua ka dhënë këto para shoqatave që si bazë të tyren e kanë besimin dhe ofrojnë shërbime fetare, siç është "lutja" dhe "shërimet shpiërtërore".

Janë befasuar disa shoqata që e konsiderojnë vetën shekullare kur e kanë parë veten në listën e shoqatave fetare, të cilën e boton Shtëpia e Bardhë.

Shoqatat që i pranojnë këto donacione nuk i fshehin aktivitetet e tyre krishtere, madje njëra shoqatë thotë: "Qëllimi ynë është përhapja e besimit në krishterizëm, sepse kjo i bën njerëzit më të mirë".

Kjo gazetë thotë: "Administrata e Bushit u ka dhënë shoqatave krishtere 1.17 milijard dollar për vitin 2003, kurse nëpunësit në Shtëpinë e bardhë parashikojnë se këto dhurata do të shtohen në vitet e ardhshme.

Prej premtimeve parazgjedhore në garat e para për kryetar të Amerikës Xhorxh Bushi ka premtuar se do të finanson shoqatat krishtere që janë aktive në Amerikë, nëse fiton postin e kryetarit të Amerikës. Pa dyshim se kjo i shton frikësimet për dobësimin e shekullarizmit amerikane, ku është e shënuar në mnëyre decide se shteti është i ndarë nga kisha.


Marrë nga: Islammemo.cc
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Arabia Saudite: Shoqatat bamirëse

Kush prej nesh nuk e njeh Domino’s Pizza? Është vështirë të gjesh ndokënd që nuk e njeh atë. E njëjta mund të thuhet për çdo global fast food që gjenden kudo rreth botës. Në anën tjetër është në mënyrë të barabartë është e vështirë të gjejmë dikend i cili nuk di që bilioneri amerikan i cili ka themeluar Domino’s Pizza, Tom Monaghan, dhuron një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij shoqatave dhe organizatave dhe institucione të ndryshme katolike. Ai ka themeluar një numër shkollash katolike dhe kolegjesh misionare gjithashtu edhe nje stacion televiziv me tematikë kristiane. Ai ka kontribuar shumë në aktivitetet e Kishës në Amerikën Jugore, Afrikë dhe në Azinë juglindore. Për kundër kësaj a e ka akuzuar kush atë për financim terrorizmi?

Unë kam vizituar qendrën e UNESCO-s në Hartum pak vite më përpara dhe isha i habitur që pashë të shfaqur mbi një mur një pikturë të Papës duke mbajtur një kryq me një dorë ndërsa duke e vendosur tjetrën mbi kokën e një afrikani të vogël. UNESCO-ja është e supozuar të jetë një agjenci ndërkombëtare humanitare dhe jo një organizatë kristiane. Megjithatë, kush e ka guximin për tu ngritur e kundërshtuar?

Njëherë ndërsa vizitoja kampet somaleze të refugjatëve në Kenia, unë u takova me një nëpunës të UNHCR-së që e pashë duke shpërndarë kopje të Biblës në Somali në qendra të ndryshme për ushqimin e grave shtatëzëna dhe fëmijëve.

Unë e pyeta bashkëpunëtorin e tij somalez:”Si mundet që kjo të bëhet nën hundën e një agjencie ndërkombëtare? ”

Ai u përgjigj në vesh:”Hesht ose ai do të të jap edhe ty një kopje të Biblës në arabisht!”

Unë nuk dua të flas këtu gjatë rreth përpjekjeve të misionarëve kristian rreth globit. Mjafton të thuhet që buxhetet e disa organizatave kristiane –si Global Vision e cila vepron në 90 vende rreth botës- i kalon buxhetet e disa vendeve të botës së tretë. Dyert e shumë vende janë të hapura gjërë misionarëve kristian për të grumbulluar dhe shpërndarë lirisht fondet. Disa nga këta organizatat “humanitare” – duke përmendur këtu VVorld Council of Churches janë të njohura për furnizimin e grupeve militante kristiane me armë dhe municione përkrah ushqimit dhe ilaçeve që ata kanë qenë të supozuar të shpërndajnë. Kjo ka ndodhur në vende si Sudani, Uganda dhe Çadi. Megjithatë kush guxon të flasë për këto?

Siç tashmë e kam thënë qëllimi im nuk është të shkruaj një artikull për punën e misionarëve kristian. Çfarë desha të flasë është fushata amerikane kundër shoqatave dhe oragizatave bamirëse muslimane që ka filluar që me 11 shtatorin dhe çdokush që ndjek lajmet është i informuar. Filloj si një thirrje për të ndaluar rrjedhjen e fondeve për terroristët. Pastaj një numër listash u publikuan me emrat e shoqatave bamirëse, bisneseve të muslimanëve dhe madje disa zyrtarë qeveritarë të cilët ishin të akuzuar pa as të voglën provë ose fakt për financim të terrorizmit. Disa llogari të bankave të tyre ishin bllokuar dhe disa nga pasuritë e tyre u shpronësuan. Mediat arabe dhe botërore bënë një thirrje të hapur kundër kësaj fushate dashakeqëse. Pastaj vendet e botës islame një pas një ishin të urdhëruara të monitoronin aktivitetin financiar të shoqatave me aktivitet të brendshëm. Legjislacioni me shpejtësi u kalua gjë që rezultoi në margjinalizim të punës bamirëse dhe së fundi në ç’rrënjosjen e saj të tërë.

Ne duhet të mbajmë në mendje kur ne lexojmë lajmet rreth Saudi National Commision for Relief dhe Charity VVork Abroad. Këto do të jenë agjencitë e vetme që do të lejohen të grumbullojnë dhe të shpërndajnë të gjithë donacionet bamirëse për përdorim nga jashtë. Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë që aktivitetet e jashtme të të gjitha shoqatave bamirëse saudite do të shkrihen dhe do të bëhen një komitet “kombëtar” dhe e gjithë pasuria e këtyre organizatave bamirëse do të merren nga ai. Një komitet i veçantë që do të prezantojë sektorë të ndryshme të shoqërisë do të vendoset për të mbikqyer këto fonde. Kjo është infomacioni zyrtarë që ka dalë së fundmi nga zyra e ekspertëve të Këshillit të ministrave Saudit.

Ne kemi një të drejtë për tu bërë merak rreth këtij vendimi veçanërisht sepse nënkupton zhdukjen e të gjithë punës bamirëse, donacion i bujarisë së vendit tonë dhe një begati për shumë njerëz të varfër kudo nëpër botë.

Le ta zëmë se disa prej atyre që kanë punuar në organizata bamirëse kanë bërë gabime dhe nuk e kanë kryer si duhet punën e tyre. Nuk është e vërtetë që gabimet të jenë bërë nga çdo individ në këto shoqata apo organizata bamirëse aq të mëdha? Ne duhet të shikojmë me një sy të mprehtë në gabimet e tyre dhe të reagojmë. A nuk duhet të sillemi ne në një mënyrë pozitive, të hapur dhe transparente? Pse të mos përdoren politika që do të përmirësojnë punën e shoqatave bamirëse, në mënyrë të rregulltë dhe ti korrigjojmë problemet në vend që t’i shkatërrojmë këto shoqata ose t’i komandojmë ato?


Abdullah bin Hamdan el-Selim

Marrë nga: islamtoday. net
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Në Sh.B.A., 44 për qind favorizojnë kufizimin e të drejtave të muslimanëve

Sipas një ankete të zhvilluar paradokohe në Sh.B.A. gati gjysma e amerikanëve janë të mendimit se Qeveria amerikane duhet t’ua kufizojë të drejtat qytetare muslimanëve amerikanë.

Rezultatet e anketës së zhvilluar nga Universiteti Cornell, poashtu tregojnë se republikanët dhe njerëzit që e përshkruajnë veten si jashtëzakonisht fetarë janë më shumë në favor të shkurtimit të të drejtave qytetare muslimanëve, se sa demokratët ose ata që janë më pak fetarë.

Anketa poashtu tregon se të anketuarit që u kanë kushtuar vëmendje më të madhe lajmeve televizive kanë më shumë frikë nga sulmet terroriste dhe përkrahin kufizimin e të drejtave muslimanëve amerikanë.

“Ky është një lajm i hidhur. Është një lajm shqetësues. Por nuk është i paparashikueshëm”, ka thënë Mahdi Bray, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Muslimane Amerikane. “Vendi është në luftë, edhe pse kjo luftë nuk është luftë tradicionale. Ne duhet të mbetemi vigjilent dhe të vazhdojmë të bashkëjetojmë”.

Rezultatet e anketës bëjnë të ditur se 44 për qind e të anketuarve mbështesin së paku disa kufizime të të drejtave qytetare muslimanëve amerikanë. Nga ana tjetër, 48 për qind thanë se të drejtat në asnjë mënyrë nuk duhet të kufizohen.

Anketa tregon poashtu se 27 për qind e të anketuarve përkrahin kërkesën ndaj të gjithë muslimanëve amerikanë të regjistrohen në qeverinë federale në vendin ku jetojnë.

22 përqind mbështesin një profilim radikal për të identifikuar kërcënimet e mundshme terroriste. Ndërsa 29 për qind mendojnë se agjentët e fshehtë duhet të infiltrohen nëpër organizatat qytetare muslimane dhe organizatat humanitare, vullnetare për të mbajtur nën vëzhgim aktivitetet e tyre si dhe mbledhjen e fondeve.

Hulumtuesit studentë të Cornellit, anketuan 715 persona nëpër gjithë Amerikën. Anketa u zhvillua këtë vjeshtë, ndërsa margjina e gabimit ishte 3.6 pikë për qindje.

James Shanahan, professor i komunikimit i cili ka ndihmuar të organizohet anketa, ka thënë se rezultatet tregojnë “nevojën për dialog të vazhdueshëm rreth çështjeve të lirive qytetare” në një kohë lufte.

Përderisa hulumtuesit thanë se nuk ishin të befasuar nga shkalla e përgjithshme e mbështetjes për kufizim të të drejtave qytetare, ata janë habitur nga korelacioni me fenë dhe me ndjekjen e lajmeve televizive.

“Duhet të hulumtojmë se pse këto dy kanale shumë të rëndësishmë të diskursit mund të nxisin frikën në vend të mirëkuptimit”, ka shtuar Shanahan.

Sipas rezultateve të anketës, 37 përqind besojnë se një sulm terrorist në Sh.B.A. ka gjasa të ndodhë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Në një anketë të ngjashme të zhvilluar nga Cornell në nëntor të vitit 2002, ky numër ishte 90 për qind.


WILLIAM KATES - AP,
21.1.2005
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Për Islamin në Sh.B.A.

Kolapsi i komunizmit automatikisht ka krijuar një rend të ri botëror në të cilën Sh.B.A.-të janë paraqitur si superfuqia e vetme, dhe në të cilin të gjithë të brengosurit, duke përfshirë edhe vetë Sh.B.A.-të janë duke u përpjekur të gjejnë një rol të përshtatshëm.

Një nga sfidat e mëdha që ky rend i ri botëror i ka paraqitur për Perëndimin, sidomos ShBA-të nga njëra anë, dhe botën muslimane dhe muslimanët që jetojnë në Perëndim nga ana tjetër, është relacioni ndërmjet Islamit dhe Perëndimit.

Kjo ardhmëri kuptohet se varet nga mënyra se si secila palë e sheh veten dhe tjetrin në relacion me veten.

Një këndvështrim i tillë e karakterizon Perëndimin si thelbësisht judeo-krishterë, sekular, kapitalist dhe demokratik; kështu që nuk mund të bashkëjetojë me njerëz, mënyra e jetës së të cilëve është Islame, qeveria e të cilës është teokratike dhe kështu jo-demokratike, dhe sistemi ekonomik i të cilit nuk është kapitalist, njerëz që kanë për qëllim shkatërrimin e civilizimit Perëndimor dhe ri-themelimit të Perandorisë Islame.

Mirëpo kjo është, vazhdon argumentimi, e gjith ajo që janë fundamentalistët muslimanë, dhe pasi që lëvizja e tyre fundamentaliste është në rritje, ne duhet ta konsiderojmë Islamin si një e keqe, armiku i ri, dhe kështu ta përkrahim veten në paranadlimin e përparimit të mëtutjeshëm të tij, para se të hyjë në botën muslimane dhe t’i shpalos burimet e saj për ta shkatërruar civilizimin Perëndimor. Promovuesit e këtij këndvështrimi, bëjnë thirrje për jo-tolerance madje edhe për muslimanët që jetojnë në Perëndim.

Thirrja për kthim në Islam, si një mënyrë e tërësishme e jetës, vazhdon të zgjërojë jehonë dhe të mbledh përkrahës, ndërsa përkrahësit e sekularizmit qartë janë duke luftuar një luftë të humbur (që do ta humbin).

Dhe kështu, nëse kjo fotografi e Islamit dhe Perëndimit është e vërtetë, atëherë kjo do të ishte një shkak legjitim për alarmim në pjesën e Perëndimit. Por, për fat të keq, ajo nuk është e tillë.

Sipas mendimit tim, një mirëkuptim i Islamit dhe Perëndimit është i lidhur për t’i promovuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyjave. Është detyrë e atyre muslimanëve dhe jo-muslimanëve që e kanë këtë mirëkuptim, të bashkëpunojnë në shpërndarjen e saj tek njerëzit në Perëndim si dhe në botën muslimane, në mënyrë që të bëhet pjesë e opinionit publik në këto dy pjesë të globit, dhe kështu të ketë mundësi të ndikojë në politikanët dhe udhëheqësit në ato rajone.

Nuk ka mohim të fakteve se dallimet, madje edhe rreth çështjeve të principeve dhe çështjeve vitale, ekzistojnë ndërmjet përkrahësve të Islamit dhe përkrahësve të ideologjive tjera endemike të Perëndimit.

Nëse Islami ka prejardhjen në të ashtuquajturën Lindja e Mesme, njëjtë edhe krishterizmi dhe judaizmi. Nëse Perëndimi nuk hasi në vështirësi në pranimin e dy të fundit, ai nuk duhet të ketë problem në pranimin e Islamit, sidomos në këndvështrimin e faktit se krishterizmi dhe judaizmi fillimisht kishin për qëllim të jenë religjione lokale, ndërsa Islami, që nga fillimi ishte deklaruar të jetë religjion universal.

Çka është ajo që i bën krishterizmin ose judaizmin më Perëndimore? Pse Perëndimi duhet të pranojë një fe që thotë se Isa (a.s.) është djali i Zotit dhe të refuzojë atë që thotë se ai është Pejgamber i Zotit? Pse duhet që Perëndimi të ndjehet komfor me një religjion që pohon të jetë për një grup të posaçëm të njerëzve dhe të refuzojë atë që thotë se ajo është për gjith njerëzimin? A ka ndonjë gjë në Perëndim që e bën të domosdoshme këtë zgjedhje? Jo! Dhe ja pse numra në rritje të perëndimorëve janë duke ardhur në palë të Islamit pa e humbur identitetin e tyre Perëndimor, qofshin ata amerikanë, britanezë, franceze ose çfarëdo tjetri.


Nëse ka krishterë dhe hebrenj në Lindje, pse të mos ketë muslimanë në Perëndim? Dhe pse Perëndimi duhet të identifikohet me sekularizmin? Sipas mendimit tim, ky identifikim nuk është fer për Perëndimin, qoftë nga muslimanët qoftë nga vetë perëndimorët. Për shkak se sekularizmi në formën më ekstreme, formën të cilën e mori në shtetet e dikurshme komuniste, ishet e refuzuar nga njerëzit në Evropën perëndimore dhe në Sh.B.A., dhe tani në përgjithësi kritikohet. Sekularizmi që është i shpërndarë në Perëndim, në shkallë të ndryshme, është një sekularizëm i moderuar, në të cilën ka vend për religjionin. Mirëpo, jo të gjithë në Perëndim, dhe sidomos në Sh.B.A., janë të kënaqur me formën e tij të moderuar. Ekzistojnë shumë njerëz që ndjejnë se sekularizmi, në vend se të jetë një shtet i neutralitetit ndëmjet religjioneve, vetvetiu me të madhe është duke u bërë një religjion në vete, edhe atë një religjion jo-tolerant. Ata i atribuojnë shumë shenja të rënies së moralit këtij roli të dështuar të religjionit.

Barazia e sekularit me perëndimorin, është poashtu jo-fer për shkak se ka shumë gjëra në Perëndim që janë shumë më të rëndësishme dhe me vlera më universale se sa sekularizmi.


Tani erdhëm tek çështja e demokracisë. Shtetet perëndimore padyshim janë demokratike. Mirëpo, a është Islami vërtetë jo-demokratik? Kjo varet nga ajo që një njeri e merr si karakteristikë më të rëndësishme të një shteti demokratik.

Nëse me demokracinë nënkuptohet sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, zgjedhja e udhëheqësve, atëherë këto janë pjesë të pandara të fesë Islame. Asnjë ideologji, sekulare ose fetare, nuk vë theks më të madh në rëndësinë e pricipit të sundimit të ligjit se sa Islami. Drejtësia, na tregon Kur’ani, duhet të administrohet pa respekt të ndjenjave tona ndaj njerëzve, ”...duhet të jeni të drejtë edhe është çështja për (kundër) të afërmit...” (En’Am: 152) dhe ”...dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë...” (Maide: 7).

E njëjta vlen edhe për të drejtat e njeriut, të pronësisë, të shprehjes, të lëvizjes, etj., brenda Ligjit Islam. Zgjedhja e kreut të shtetit është theksuar në mënyrë eksplicite nga Omeri (r.a.) halifeja e dytë pas Pejgamberit, të jetë e drejtë e popullit.

Pra, nëse këto principe janë ato që nënkuptojmë kur flasim për demokracinë, atëherë Islami përkrah demokracinë. Mirëpo, nëse me demokraci nënkuptojmë të gjitha institucionet demokratike që kanë ndodhur të jenë tani në Perëndim, ose nëse nënkuptohet se sistemi ligjor i cilitdo shtet që pohon se është demokratik, patjetër duhet të jetë kopje e atij amerikan ose britanez, apo sistemit ligjor francez, atëherë Islami me siguri nuk është demokratik.

Jam i bindur se nëse Islami sqarohet si duhet në Perëndim, atëherë shumë prej tyre do të vijnë në palën e tij, dhe shumë të tjerë do të ndikoheshiin nga shumë mësime të tij, edhe nëse nuk do ta kishin pranuar.

Për këtë shkak unë e konsideroj këtë si një obligim për muslimanët që jetojnë në këtë shtet, qofshin ata vendas ose emigrantë, të bëjnë çmos që ta prezentojnë Islamin bashkëvendasve të tyre amerikanë, duke vënë theks më të madh në bazat e fesë, dhe në vlerat morale. Asnjë libër nuk jep pasqyrë më të plotë dhe më të përsosur për Krijuesin dhe mënyrës së si duhet ti shërbehet Tij se sa Kur’ani. Fetë tjera janë përshkrime filozofike dhe ide për Krijuesin dhe marrëdhëniet e popujve me të, dhe nuk mund të krahasohen me pasqyrën e Kur’anit. Prandaj, jam optimist se shumë njerëz, pasi ta njohin atë, do ta pranojnë këtë pasqyrë të Kur’anit për Krijuesin.

Poashtu është obligim për muslimanët në Perëndim të bashkëpunojnë me jo-muslimanët në promovimin e cilësdo formë të së mirës, dhe luftimit të cilësdo formë të së keqes, sidomos drogave. Duhet të mbajmë mend se qëllimi i fesë sonë, dhe vërtetë, qëllimi i të gjitha porosive autentike Hyjnore, është rritja e të mirës dhe zvogëlimi i të keqes në botë.

U apeloj të mbani mend se qëllimi kryesor është të udhëzojmë dhe reformojmë, dhe jo të shkatërrojmë.

Duke u apeluar muslimanëve të shpërndajnë fenë, Pejgamberi, alejhis-selam, ka thënë: ”Pasha All-llahun, nëse nëpërmjet ty (juve) All-llahu e udhëzon vetëm një njeri, atëherë ajo është më e mirë për ju se sa më të mirat e kësaj bote”

All-llahu na ndihmoftë dhe na udhëzoftë në rrugë të drejtë.



28.1.2005
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Një qasje mbi Islamin në Amerikë

Edhe pse Kryetari Bush e karakterizoi “Islamin si fe që praktikohet nga shumica e njerzëve, si religjion paqëdashës, si religjion që i respekton të tjerët”, edhe më tej është në rritje numri i politikave të jashtëm që po i bashkangjiten thashethënmeve fetare konzervative duke marr pjesë në këtë karakteizim.


Ata poashtu flasim për plasaritje të civilizimeve duke i bërë Muslimanët shënjestër të konfliktit me Perendimin, gjithë kjo e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.


Kështu, me gjendjen e tanishme të krizës së luftës kundër Irakut, skena është e gatshme për kampanjën kundër Iranit, Sudanit, Jemenit, Siris, Libis dhe me vendet tjera Musliamane që janë për rreth.


Keneth Adelman, i cili është anëtar i Këshillit për Mbrojtje të Pentagonit, e ka thënë këtë për Islamin: “Sa ma tepër e studioni këtë religjion, aq ma tepër militante ju duket. Tek e fundit, krijeusi i saj, Muhamedi, ka qen luftar, e ai nuk fliste për paqë si Isa (Isusi).


Një anëtar tjetër i këtij këshilli, Eliot Kohen duke shkruajtur për editorialin e Wall Street Journal thot se armik i SHBA-së nuk është terrorizmi por “Islami militant”. Pol Vejrih (Paul Weyrich) i cili ka ndikim të madhë në Shtëpin e Bardhë, para sa kohe ka shkruajtur se ai është i brengosur për shkak se Kryetari Bush “vazhdimisht po e prezenton Isalmin si religjion i paqës dhe tolerancës sikur Judaizmi ose Krishterizmi. Sipas tij Islami nuk është asnjëra prej tyre”.


Këto komente janë të përcjellura me të ngjajshme si të liderëve konzervatvë krishterë siq janë Xheri Vines (Jerry Vines), ose të ish krytarit të Baptistëve Jugor dhe të evangelistit Frankiln Graham, i cili më parë thoshte se praktikimi i Islamit është një gjë e turpshme.

Edhe pse më vonë ai kërkoi falje, Jerrz Falwell duke u marr pjesë në kanalin CBS, në emisionin “60 Minuta” e emërtoi Pejgamberin e Islamit si “Terrorist”.


Poashtu një evengelist që udhëheq emsion televiziv, i cili asnjëher nuk kërkon falje, Pat Roberstson, vazhdon të bën shpifje kundër Islamit, Musliamanëve dhe Pejgamberit të Islamit.


Edhe pse Ibrahim Hooper, përfaqsuses i Këshilli të Amerikanëve dhe Lidhjeve Islame, grup i cili mbron të drejtat e Amerikanëve Musliman, komentoi, “këto të krahut të djathtë po mundohen të krijojnë plasaritje të civilizimeve me gjithçka çka mund duke e imituar Osama bin Ladenin në çdo hap. Edhe pse ne në çdo mënyrë po mundohemi ta parandalojmë këtë, mirëpo dita ditës po duket se po shkon në atë kahje.


Së pari, është me rëndësi mos ta ngatrojmë religjionin me veprimet e disa njerëzve. Sepse përndyshe, dikush mund të barazon gjenocidin e bërë nga Hitleri ose nga Nacistat, ose Slobodan Milosheviçin me Sërbët, dhe gjith kjo me Krishterizmin.


Islami thëret në principet e njejta të paqës, dashurisë dhe tolerancës sikur edhe Krishterizmi. Për të përfituar respekt për të Dërguarin po i drejtohem një filmit dokumentar të PBS-ës i quajtur “Muhamedi: Trashigimi i Pejgamberisë”, i relaizuar nga Majkël Volf (Michel Wolfe) dhe Aleksandar Kronemer (Alexander Kronemer).

Si e dyta, çdo fjalim për dhunën pa vëmendjen e duhur dhe pa shembuj konkret është kontraproduktivë.

Mes të tjerëve, Jean Chretien, Kryeministri i Kanadës i lidhi sulmet e 11 Shtatorit me sjelljen e Perendimit, e sidomos të SHBA-së me “fryrjen e muskujve” dhe me nënshtrimin e “vlerave” të tyre në tërë botën. Edhe ish kryetari i SHBA-së Jimmy Carter është i brengosur për “fëtyrën e re agresive të Amreikës”.

Rritja e tanishme e anti-amerikanizmit nuk është e kufizuar vetem në vendet Muslaimane, por është gjërë e përhapur edhe në Europë sepse e konsiderojnë SHBA-në si arogente dhe superfuqi unilatiriste.

Shumica e qeverive Europjane janë kundëer luftës me Irakun, dhe protestat e mëdha nëper rrugët janë fotografi e zakonshame nëpër qytete e këtyre vendeve.

Një oficer i lartë i ushtrisë Britaneze komentoi se sulmi mbi Irakun është “sikur të vësh benzin mbi zjarr”.

Rapotet e FBI dhe CIA poashtu tregojnë se këto sulme edhe më shumë do ta ndezin zjarrin në Lindejn e Afërt dhe botën Muslimane.

Rryma e re konzervative është duke bërë një monolog indirekt, duke e bazuar politikën e jashtme të SHBA-së në dizajnin e tyre imperialist. Kjo është e rezikshme sepse mund të bëhet një gjë e detyrueshme dhe në këtë mënyrë të krijoj edhe më tepër konflikte.

Ata duhet ditur se kjo botë është e përbër nga entitete të ndryshme, dhe çdo njëra me traditë të veçantë, me vlera, nevoja dhe interese.

Për këtë shkak sjellja e zakonshame e neokolonistave ndaj Musliamëve në botë duhet ndyshuar me barazi dhe fer sjellje. Dhe me dialogje të hapura kulturore, me këmbimin e ideve, duhet krijuar një rrethinë të paqës dhe mirëqenies për tërë njerëzimin si një tërësi.



20.2.2003
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Amerika Duhet të Rishqyrtojë Politikën e Saj Ndaj Botës Islame

Në një përvijim fatkeq të një debati të pranueshëm, Kongresi dhe mediat janë në mëdyshje obsesive mbi "dështimin e inteligjencës Amerikane" që mundësoi sulmet e 11 shtatorit, 2001. Shumë më e rëndësishme dhe tërësisht e pavërejtur, është dështimi kolosal i diplomacisë Amerikane që i mundësoi po këto.


Derisa sulmet cenuan ligjet si univerzale dhe ato Islame të luftimit, autorët e tyre fituan legjitimitet në botën Muslimane duke ndërhyrë në pikëpamjen e shumë njerëzve se ata nuk e hudhnin bataren e parë të një lufte të re botërore, por hakmerreshin për vite të shumta të mbështetjes Amerikane për padrejtësi ndaj Muslimanëve.


Departamenti i SHBA të Zyrës Shtetërore për Protokole harxhon shumë mund në çështje sikur vendosja e pirunit për sallatë përballë pirunit për 'goca deti' se a do të shqetësonte një burrështetas të huaj. Ndoshta State Departmenti gjithashtu do të mund të tregonte më tepër kujdes ndaj vendimeve të politikës së jashtme, vet ato me vlerë të dyshimtë, të cilat për efekt anësorë kishin tërbimin e popullatës në një rajon ku qëndrojnë disa prej interesave më të rëndësishme ekonomike dhe politike të Amerikës.


Politikanët e SHBA-ve vazhdimisht kanë injoruar këshillat e akademikëve, udhëheqësve Musliman Amerikan, dhe ata në trupat e tyre diplomatike të cilat thëritnin për dialog dhe bashkëjetesë të qetë me lëvizjet e matura Islamike në botë, dhe një largim prej diktaturave dhe okupimeve neokoloniale. Në vend të kësaj, qeveria jonë ka zgjedhur që në emër të popullit Amerikan - të pengohet dhe të qullosë depërtimin e saj në botën Muslimane posikur një dem në shitore porcelani.


Thelbi i dështimit ka qenë në de facto politikën e SHBA se kthimi botëror i Muslimanëve ndaj fesë së tyre është një fenomen i rrezikshëm i cili duhet të blokohet, shkatërrohet ose të shpartallohet. Kjo pozitë është një profeci që përmbush veten dhe një recetë për një luftë permanente të cilën tani e shofim në shfaqje.


Islami si një mënyrë e jetës nuk ka për tu larguar, aq sa edhe demokracia. Civilizimet në mënyrë të pashmangshme tërheqin shumë nga traditat e tyre dhe kapitali kulturor duke kërkuar shtigje ndaj lirisë dhe prosperitetit. Në Perëndim, dëshira njerëzore për vetëvendosje mori formën e demokracisë sekulare. Bota Muslimane i kthehet Islamit. Kjo është një përfundim i pashmangshëm sikur agimi i të nesërmes, dhe qeveria jonë e di këtë.


Një raport nga Dhjetori 2000 përgatitur nga Bordi Nacional për Inteligjencë të Jashtme pranë CIA parashikon që nga fundi i vitit 2015, "Islami politik në forma të ndryshme do të bëhet alternativë atraktive për miliona Muslimanë përgjatë rajonit... Islamistat mund të vinë në pushtet në shtete të cilat fillojnë të bëhen pluraliste dhe ku elitat e ngulitura sekulare kanë humbur tërheqjen e tyre."


Aktiviteti Islamik nuk është baraz me dhunë ose me anti-Amerikanizëm. Shumica e organizatave për reforma lokale dhe lëvizje në kënde të ndryshme të botës përqëndrohen në kushtet e tyre lokale dhe rrethanat, e jo në SHBA-të sikur "Satana i madh". Duke përfituar nga Islami, ata punojnë për reforma, siguri dhe liri ndër kushtet despotike politike dhe ekonomike, të cilat tani mbizotërojnë në botën Muslimane. Këto grupe të matura, mund që zhurmshëm të kundërshtojnë politikën e SHBA, por problemet e tyre janë të tanishme, dhe nuk kanë të bëjnë me Amerikën, duke marrë parasysh se marrëdhëniet neutrale me Perëndimin i shërbejnë qëllimit të tyre për të reformuar situatat lokale.


Së paku, shumica e tyre morrën këtë qëndrim, derisa politikanët e SHBA filluan të veprojnë me tendencat e tyre të shofin të gjitha këto grupe sikur aspekte të një fenomeni të njëjtë kërcënues. Trupat Amerikane marshojnë në Jemen, në Filipine, dhe në Kaukaz, duke krijuar armiq nga popullatat lokale për hir të një grupi njerëzish, dhe duke deklaruar luftë ndaj grupeve në Kinë, Kashmir, dhe tjetërkund të cilat deri tani nuk kishin interes në ballafaqimin me SHBA. Raportet tregojnë se pas skenave, zyrtarët Amerikanë janë tronditur mbi fitoren e paradokohshme të një partie Islamike tejet të butë në Turqi. Këto aktivitete dhe politika vetëm kishin sukses në acarimin e atyre të cilët, në të shumtën e rasteve, janë forcat më të rëndësishme për stabilitet afatgjatë dhe reforma në këto shtete.


"Në Shtetet e Bashkuara, mungesa jonë për precizitet në dallimin mes... lëvizjeve mund të mbaron me shtyerjen e tyre të bashkohen," thotë Dr. Charles Kurzman nga Universiteti i Karolinës Veriore-Chapel Hill. Dhe me të vërtetë kjo është ajo që po ndodhë; të detyruar para tytës së pushkës të zgjedhin në mes "Amerikës ose terroristëve," nuk duhet të çuditemi nëse këto lëvizje lokale vendosin të braktisin neutralitetin e tyre dhe të zgjedhin anë në këtë ndeshje të civilizimeve.


Amerika duhet të përvetësoj një qasje të nuancuar ndaj botës Islame, duke u përmbajtur prej goditjes së grupeve bazuar në supozim se karakteri i tyre Islamik automatikisht i bën armik. Duhet që të dëgjon brengat e atyre të cilët janë të prekur nga zgjedhjet e saja politike të cilat kanë rënduar jostabilitetin - mbështetjen e saj për regjimet diktatoriale dhe okupimi ushtarak i Tokës së Shenjtë dhe mandej të fillon me revidimin e këtyre politikave e tëra kjo mund të përmbushet pa sakrifikuar interesat nacionale; në të vërtetë, interesat nacionale të SHBA do të shërbeheshin me reforma dhe stabilitet më të lartë politik në rajon.


Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë "Lufta ndaj Terrorizmit" do të jetë vetëm një ritransmetim i "Luftës" së dështuar "ndaj Drogës", e vetë përjetësuar, dhe e pafund.


Ismail Royer,
12.10.2002
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Agjenda sekrete e luftës në Irak

Plani i luftës kundër Irakut i cili shkaktoi kundërshtime në tërë botën është shkruar para shumë vite nga strategët e Izraelit.

Gjatë orvatjës për destabilizimin dhe ndarjen e shteteve arabe të lindjës së mesme Izraeli në listën e caqeve i ka vendosur: Egjiptin, Sirinë, Iranin dhe Arabinë Saudite.

Vijat e ndarjes të caktuara më parë tani i realizon Amerika e cila, përskaj opozitës së fuqishme në përmasa globale dhe brenda bllokut të aleatëve të saj vendosi t’I realizon planet e shtetit cionist.

Nëse nga këto aspekte shikojmë në historikun e ndodhive nga fillimi i shekullit XX do të shohim se Izraeli dhe vetëm Izareli ka përgjegjësi për vuajtjet dhe gjakëderdhjet në Lindjën e mesme. Kështu me lehtë do të kuptojmë se politika e ndarjes së Irakut ka rrënjë të thella historike.


Planet e Izraelit për ndarjen e Irakut:


Në raportin e titulluar si “A Strategy for Israel in the Nineteen Eighties” i publikuar në revistën Kivunim (Udhëzime) të cilën e boton Ministria e informacionit shihet se qeveria e Izraelit planifikon të shëndëron tërë Lindjen e mesme në vendbanim për Izraelin.

Ky raport i hartuar nga Oded Yinon, gazetar i cili më parë ka pasur lidhje me Ministrinë e punëve të jashtme, skenarin e ndarjes së Irakut e paraqet me këto fjalë:

Iraku, i pasur me naftë dhe plotësisht i përçarë, është kandidat për listën e objektivave izraelite. Iraku është më i rëndësishëm për Izraelin se sa Siria…

Iraku në esencë nuk dallon shumë nga fqinjët e tij, edhepse shumica e banorëve të tij janë Shi’it të sundon pakica Sunnite. 65% prej popullatës nuk ka ndikim në politikë dhe pushteti është në duar të 20% të popullatës. Numër i konsiderueshëm i Kurdëve jeton në veri të vendit dhe mos të ishte regjimi i cili sundon me forcë, shteti i ardhshem i Irakut nuk do të dallohej shumë prej Lebanonit në të kaluarën…Iraku i ndarë me kufi etnike dhe fetare, siç ishte rasti me Sirinë gjatë sundimit Osman është opcion i mundshëm.

Tre (ose më tepër) shtete përreth Bagdadit, Mosullit dhe Basra-së dhe jugu Shi’it i ndarë nga veriu Sunnit.

Besojmë se ka nevoje të përkujtojmë se si ky skenar u realizua pas Luftës së parë të Gjirit në vitin 1991, kur Iraku ndoshta jo zyrtarisht por efektivisht u ndarë në tri pjesë.

Ndoshta sulmi i planifikuar (i cili tanimë u realizua) do të nxjerr në shesh këtë ndarje, gjë e cila është rrezik konkretë.


Roli i Izraelit në luftën e Gjirit:


Implementimi i strategjisë izraelite kthehet mbrapa kur Saddam Husseini okupoi Kuvajtin me 01/08/1990 duke shkaktuar krizë ndërkombëtare. Izraeli ishte në krye të listës e cila përkrahte intervenimin ushtarak amerikan. Në disa raste ata akuzuan Amerikën për një politikë të butë ndaj Irakut duke kërkuar përgjigje të ashpër. Presionet vazhduan kur kryetari i Izraelit Chaim Herzog kërkoi përdorimin e armeve bërthamore. Në anën tjetër lobi izraelit në Sh.B.A-të punonte në promovimin e sulmit me përmasa të gjëra mbi Irakun.

Kjo situatë i dha fuqi teorisë se sulmi i Amerikës ndaj Irakut është planifikuar për shak të interesave të Izraelit.

Komentatori i njohur Pat Buchanan këtë ide e përmblodhi në këto fjalë: “ Dy palë i bijnë tupaneve të luftës në lindjen e mesme: Ministria Izaraelite e mbrojtjes dhe “amin” këndi në Shtetet e bashkuara.

Izraeli gjithashtu filloi një fushatë propagandistike për këtë çështje e cila, në fshehtësi, zhvillohej nga Mossadi.

Ish agjenti i Mossadit Victor Ostrovsky na furnizoi me një informatë të rëndësishme për këtë çështje. Sipas tij, Izraeli ka dëshiruar fillimin e luftës shumë më herët mënjëherë pas përfundimit të lufës mes Irakut dhe Iranit. Ostrovsky na njofton se reparti për luftë psikologjike pranë Mossadit (LAP) ka filluar një fushatë efektive në të cilën ka përdorur teknikët e dezinformimit. Kjo fushatë kishte për objektivë paraqitjën e Saddamit si diktator, gjakpirës i cili rrezikon paqën botërore.1


Agjenti i Mossadit përshkruan luftën e Gjirit


Ostrovsky përshkruan përdorimin e agjentëve dhe përkrahësve të Izraelit në vende të ndryshme të botës. Ata angazhuan organizatën Amnesty International dhe vullnetarët çifut (sayanim) u sollën brenda Kongresit Amerikan.

Nga mjetet e përdorura ishin edhe projektilët që goditën caqe civile gjatë luftës mes Iranit dhe Irakut. Sipas Ostrovskyt përdorimi i këtyre rasteve si armë propagandistike ishte mjaftë i çuditshëm sepse Mossadi ishte ai që këto projektile i drejtoj drej caqeve civile në bazë të informative nga satelitët amerikan.

Izraeli i cili pëkrau Saddamin gjatë lufës kundër Iranit tani orvatej ta portretizoj si monstrum.

Ostrovsky shkruante: “Udhëheqësia e Mossadit ishte e bindur se nëse arrinë ta paraqet Saddamin si rrezik për naftën e Gjirit, të cilën ai deritani e mbronte, ateherë Amerika nuk do të lejon që ai të shpeton duke ndërmarrë masa për shkatërrimin e armëve e cila është shansa e tyre e fundit para se të zhvillon armët bërthamore.”2

Izraelitët ishin të vendosur për këtë çështje ashtuqë me datë 04/08/1990 ministri i jashtëm David Levy ambasadorit të Sh.B.A-ve William Broën i dorëzoi letër në të cilën në mënyrë diplomatike thuhet se Izraeli pret prej Amerikës t’i përmbush objektivat që i ka vendosur në fillim të krizës në Gjirin, me fjalë tjera të sulmon Irakun. Sipas Levy-it nëse Amerika nuk ndërmerr diç atëherë Izraeli do të vepron në mënyrë të njëanshme.3

Dobi e pamasë për Izraelin ishte angazhimi i Amerikës në luftë dhe mospërfshirja e Izraelit në konflikt, dëshirë e cila më vonë u plotësua.


Izraeli detyron Sh.B.A-të me luftë


Megjithatë izraelitet ishin aktivisht të inkuadruar në hartimin e planeve ushtarake duke u ofruar amerikanëve këshilla se mënyra më e mirë për luftë kundër Saddamit ishte goditja e familjës së tij.

Propaganda e Mossadit ndërtoi përkrahjën publike për luftën në Gjirin. Përsëri agjentët e Mossadit ishin ata që ndozën flakën e luftës. Firma Hill & Knowlton e lobit çifut në krye me Tom Lantos përgaditën një skenar dramatik për t’i bindur anëtarët e kongresit amerikan për luftën kudër Saddamit.

Turan Yavuz gazetar i famshëm turk kështu e përshkruan incidentin:

9/Tetor/1990 Firma e lobit çifut “Hill & Knowlton” organizon mbledhje në kongresin amerikan me temë “Barbaritë e Irakut”. Një numër i madh i “dëshmitarëve okular” u sollën në seancën për të dëshmuar se si trupat e ushtrisë irakiane vrasin foshnjë në repartët e spitaleve. Një dëshmitar okular dëshmoi se ushtria irakiane vetëm në një spital ka vrarë 300 foshnjë të posalindur. Kjo inforamatë dukshëm i preki emocionët e anëtarëve të Kongresit. Më vonë doli në shesh se “dëshmitari okular” ishte bija e ambasadorit Kuvajtjan në Washington. Sidoqoftë dëshmia e bijës ishte e mjaftueshme që anëtarët e Kongresit të emërtojnë Saddamin me ofiqin “Hitler.”4


Konkludimi është i qartë: Izraeli luajti rol të rëndësishëm në lufën e parë të Gjirit. Lufta e dytë nuk dallon shumë nga e para.


Preteksti “Lufta kundër terorizmit”


Kundër bindjës së përhapuar, plani për sulm mbi Irakun dhe rrëzimin e Saddamit është pregatituar dhe vendosur në agjendën e Washingtonit shumë para ndodhive të 11 Shtatorit. Indikacionet e para për këto plane dolën në shesh në vitin 1997 kur një grupë e strategëve pro-izraelit amerikan nxorrën planin e invazionit mbi Irakun brenda dokumentit me titull PNAC (Project for The New American Century) Projekti Për Shekullin e Ri Amerikan. Emrat me të njohura në këtë dokument ishin Donald Rumsfeld dhe **** Cheney të cilët sot nga postet e tyre si sekretar i mbrojtjës dhe nënkryetar konsiderohën si figura më ndikuese në administratën e George W. Bush jr.

Një artikull me titull: “Invading Iraq Not a New Idea for Bush Clique: 4 Years Before 9/11 Plan was set” , Invazioni mbi Irakun nuk është ide e re e klikës së Bushit, plani është hartuar 4 vite para 9/11, e autorit William Bunch e botuar në Philadelphia Daily News nxorri në dritë këto fakte:

Realisht, Rumsfeldi dhe nënkryetari **** Cheney se bashku me një grupë të vogël të ideologëve republikan në vitin 1997 katër vite para 11 Shtatorit dhe 3 vite para se të merr Bushi postin e kryetarit, filluan hartimin e planit për invazion kundër Irakut.

Një grup i panjohur, ogurzi dhe djathtist i quajtuar PNAC (Projekti Për Shekullin e Ri Amerikan) i bashkuar me Cheneyin, Rumsfeldin, zëvendësin e Rumsfeldit Paul Wolfowitz dhe vëllau i Bushit, Jeb në janar të vitit 1998 nxiste kryetarin e atëherëshëm Clintonin të sulmon Irakun.5


A eshte nafta synimi i vërtetë:


Pse anëtarët e PNAC-ut ishin aq të vendosur të rrëzojnë Saddamin? Artikulli në vazhdim thotë:

Edhe pse nafta është sfondi në deklaratat e PNAC-ut për luftën e Irakut, duket se ajo nuk është forca kryesore lëvizëse.

Ian Lustick (profesor i shkencave politike në Univerzitetin e Pensillvanisë dhe ekspert për Lindjën e mesme) duke e kritikuar politikën e Bushit thotë: ”Nafta nga ithtarët e luftës shihet si mjet për t’i paguar harxhimet e luftës”.

Schmitt nga PNAC-u thotë: Unë jam nga Teksasi dhe e di se shumica e tregëtarëve të naftës janë kundër luftës. Tregut të naftës nuk i nevojitët përçarje.

Lustick beson se motivatori i fuqishëm dhe i fhehur mund të jetë Izraeli. Ai mendon se manifestimi i forcës nga “sokolët” e administratës amerikane do ti bind Palestinezët të pranojnë marrëveshjen paqësore me kushte të volitshme për Izraelin.6

Motivi kryesor i luftës është shërbimi i strategjisë izraelite.

Ky motiv është zbuluar edhe nga shume ekspertë siç është Cengiz Çandar, ekspert turk për Lindjen e mesme i cili duke përshkruar forcën e vërtetë e cila qendron pas luftës thotë:

Në krye të sulmit kundër Irakut qëndrojnë: **** Cheney, Rumsfeld dhe Condoleeza Rice. Këta janë vetëm maja e ajsbergut nën të cilin fshehen shumë lobi grupë: Instituti Çifut për Çështjet e Sigurisë (JINSA), Likudi dhe e djathta izraelite të lidhur me prodhuesit e armëve, Lockheed, Northrop, General Dynamics dhe industria izraelite e armëve…

Parimi i JINSA-së është: Siguria e Izraelit dhe Amerikës janë të pandarë.

Objektivi e JINSA-së nuk është vetëm rrëzimi i Saddamit nga pushteti, ata mbështesin edhe ndërrimin e regjimëve në Arabinë Saudite, Siri, Egjipt dhe Iran me logjikën e luftës totale (total war), dhe importimin subsekuent të “demokracisë”…

Me fjalë tjera ekstremistët çifut dhe “sokolët” e administratës së Bushit në Washington janë në të njejtën “gjatësi të valeve.”7


Projekti Izraelit “Dominimi sekret me botën”


Shkurtimisht ata që në Washington përkrahin luftën kundër Irakut, Arabisë Saudite, Sirisë, Iranit dhe Egiptit me një fjalë mund të përcaktohen si lobi çifut. Edhe pse ata shumë herë i përsëritin interesat amerikan mundët të konkludojmë se ata në esencë mbështesin interesët e Izraelit. Strategjia e luftës kundër rajonin në tërësi dhe fabrikimi i armiqëve të Amerikës në çdo kënd të botës nuk mundët të kuptohet përpos si ndikim vendimtar (edhepse disa herë i pabesueshëm) i lobit çifut në politikën e jashtme amerikane. Në këtë strategji fshehet plani sekret i Izraelit për hegjemoni dhe dominim mbi botën. Klima pas sulmeve të 11 Shtatorit ishte mundësia të cilën Izraeli e kërkonte. Ideologët çifut me vite të tëra sulmonin Islamin, me gënjeshtra, duke e paraqitur si fe e cila ofron strehim për radikalët militant të cilët rrezikojnë perendimin. Fe e cila përkrah konceptin e përplasjës (luftës) mes qytetrimeve (clash of civilizations).

Në vitin 1995 Israel Shahak nga Jerusalem Hebrew University shkruante për maninë (obsession) e ish kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin për kruqëzatë kundër Islamit të udhëhequr nga Izraeli .

Nahum Barnea komentator në gazetën izraelite Yediot Ahronot po në atë vitë shkruantë: Izraeli ka përparuar në orvatjën e tij të bëhet pararoje e Perendimit në luftë kundër armikut Islam.8

Në vitet që vijuan Izraeli në mënyrë më të qartë shprehej për qëllimet. Copëtimi i Irakut i planifikuar para 10 vite tani po bëhet realitet. Pyetja është a do të bëhen realitet edhe planet për dominim global të Izraelit??? )

Harun Yahya

1. Victor Ostrovsky, The Other Side of Deception, fq. 252-254

2. ibid, fq. 254

3. Andrew and Leslie Cockburn, Dangerous Liaison, fq. 356.

4. Turan Yavuz, TheUS’- Kurdish Card, fq. 307

5. William Bunch, Philadelphia Daily News, Jan. 27, 2003

6. William Bunch, Philadelphia Daily News, Jan. 27, 2003

7. Cengiz Çandar, “Iraq and the ‘Friends of Turkey’ American Hawks”, Yeni Shafak, September 3, 2002

8. Israel Shahak, “Downturn in Rabin’s Popularity Has Several Causes”, Washington Report on Middle East Affairs, March 1995.


Harun Yahya
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Islami dhe amerika

Arsyeja e vërtetë për luftën në Irak

Le të fillojmë me arsyen e vërtetë për sulmet e njerëzve të librit – ose tartarët e rinj – në Irak dhe në të gjithë rajonin.

Ka shumë justifikime që sillen mbi këtë çështje por fakti është se ne jemi të sigurtë për ate se ekziston një objektiv kryesor që nuk ndryshon kurrë e cili i shpjegon të gjithë projektet e tjera. Është siguria e shtetit Çifut dhe mbajtja e supremacisë së tij mbi të gjithë shtetet e tjera në rajon. Kështu që për të kuptuar pikëpamjet e ndryshme të Amerikës duhet mbajtur mend lidhja midis asaj dhe situatës në “Izrael” dhe sesi Amerika sillet me botën islame dhe të tjerët.

Kështu bazat për politikën amerikane: Nëse “Izraeli” është atje edhe Amerika është atje. Nëse superioriteti i “Izraelit” është siguruar ushtarakisht dhe ekonomikisht atëhere sjelljet e Amerikës do të jenë pragmatike dhe do t’i kushtojë kujdes dobive sociale të amerikanëve dhe do jetë më pak e egërsuar kundër arabëve.

Për të klasifikuar këtë le të shikojmë historinë e kundërshtimit:

1. Intervali i luftës më 1967 midis luftës së 1973 në Ramallah sjellja e Amerikës ishte më logjike dhe e arsyeshme. Po gjatë luftës së Ramallah Amerika e mbështeti “Izraelin” me aviacion plus duke i shtypur arabët në media dhe aspekte të tjera.

2. Pas Camp David Amerika u fut më tepër në luftën e saj ndaj sovjetëve, e cila është pohuar nga Bregenski – dhe pastaj kundër Iranit.

3. Pas vrasjes së Sedatit një plan u shfaq për të përçarë rajonin në shtete të vogla në mënyrë për të siguruar paprekshmërinë e “Izraelit”, megjithëse plani nuk dukej logjik. Por Amerika e aprovoi planin, ashtu siç aprovoi pushtimin e jugut të Libanit dhe goditjen e plantacioneve nukleare të Irakut.

4. Pas kryengritjes (Intifadës) dhe fillimit të lëvizjes libaneze kundër pushtimit Amerika vendosi të merrte pjesë direkte – pas pushtimit të Kuvajtit – dhe vendosjes së rendit të ri botërorë –dhe pastaj të marrëveshjes së Oslos. Në mënyrë që të shtynte para planet cioniste në lindjen e mesme – Amerika u përpoq në atë kohë të mirrej logjikisht me arabët dhe filloj të përmbante të gjithë rajonin në projektin e saj vital të globalizimit dhe atëhere plani i parë për të formuar shtete të vogla u zhduk që të zëvendësohet me një plan tjetër i cili është quajtur plani i lindjes së mesme.

Ky plan u shqetësua nga operacionet vetvrasëse – e Amerika thirri për një konferencë në Sharm esh-Sheikh për të deklaruar solidaritetin me “Izraelin” dhe luftën kundër terrozimit.

Pas një periudhe qetësie kompanitë amerikane filluan aktivitetet e tyre për globalizimin dhe atëhere qeveritë arabe filluan privatizimin e shumë kompanive në vendet e tyre.

5. Pas kryengritjes së dytë (Intifadës së dytë) dhe prej frikës mbi “Izraelin” ishte deklaruar si lufta kryqtare e parë kundër terrorizmit, pastaj përsëri akset e të keqes veçanërisht kundër Irakut.

6. Kur Sharoni dështoi për t’i dhënë fund kryengritjes, “Izraeli” u bë më i padurueshëm dhe kërkoi ndërhyrjen e Amerikës në Irak. Dhe kështu ne e dimë me pakundërshtimin më të vogël që ka një plan cionist prapa asaj – e cila mund të çojë në përzërjen ose madje edhe masakrimin total kundër Palestinezëve e cila mund të ndodh ose në Nablus ose në Gaza – dhe plani tjetër kundër arabëve brenda “Izraelit” dhe ku është një hartë që mund të zërë vend. Kështu kjo është zemra e luftës.

Kështu për Amerikën nuk ka ndonjë problem në trajtimin me qeveritë arabe derisa nuk prek sigurinë e “Izraelit” e atëhere bëhet një shqetësim i vërtetë. Kandidati i mëparshëm demokratik për President ka deklaruar pas 11 shtatorit, që janë elita njerëzish të cilët kanë shumë autoritet e të cilët qëndrojnë prapa qeverisë së SHBA, UK dhe “Izraelit” e të cilët kanë vendosur që SHBA duhet të ndërhyjë në mënyrë direkte në luftën e lindjes së mesme. Dhe kjo çoi tek rezultati që e tërë bota qëndron në një anë dhe vetëm SHBA dhe “Izraeli” në anën tjetër dhe kukulla e tyre Blair-i. Një tjetër shkrimtar amerikan (Grace Hasle) ka shkruar që administrata amerikane ka kontribuar shumën prej 83 bilion dollarë – sasinë prej 14. 000 dollarësh për çdo individi izraelit për çdo vit. Ka një marrëdhënie intime midis Izraelit dhe SHBA kur ju pyetni pse?






Dr. Safar el-Havale,
30.1.2004
 
Top