ISIS, “skema” e BBC: Në Siri, të gjithë kundër të gjithëve

Ka pasur një valë intensive sulmesh ajrore ruse në dy zona të Sirise. Moska këmbëngul se po shënjestron grupe xhihadiste si Shteti Islamik dhe se veprimet i koordinon me qeverinë siriane.

Por NATO druhet se, një pjesë e mirë e sulmeve të saj kanë goditur fraksionet rebele, kundërshtare të Presidentit Bashar al-Assad, disa prej të cilave të mbështetura nga Perëndimi.

Atëherë, kush lufton kundër kujt në Siri? BBC përpiqet ta shpjegojë përmes një videoje të shkurtër 90 sekondëshe, atë çfarë po ndodh sot në vendin e munduar prej konfliktit të përgjakshëm 4-vjeçar.

- Presidenti sirian Bashar al-Assad përballet me një rebelim të armatosur në vendlindjen e tij, kryengritje të cilën është përpjekur ta shtypë me ndihmën e miqve të vetë: Iranit, rusëve dhe Hezbollahut në Liban.

- Në krahun tjetër, Shtetet e Bashkuara, Turqia, shtetet arabe të Gjirit dhe një pjesë e mirë e botës perëndimore këmbëngul që Assadi të largohet. Për këtë arsye kanë armatosur e stërvitur shumë nga rebelët, që synojnë rrëzimin e udhëheqësit sirian nga froni i tij.

- Problemi është se njëri prej grupeve qendrore kryengritëse është i ashtuquajturi Shtet Islamik, të cilin e urrejnë të gjithë, përfshirë këtu dhe rebelët e tjerë. Ndaj, logjika e thjeshtë dikton që e gjithë bota, praktikisht të jetë e rreshtuar në të njëjtën anë: atë kundër ISIS-it.

- Por, ja që nuk ndodh tamam ashtu. Rusët thonë se po bombardojnë ISIS-in, e në fakt kanë goditur pozicionet e kryengritësve të tjerë, atyre që luftojnë Assadin. Disa prej tyre financohen nga vende arabe të Gjirit, si Arabia Saudite dhe Katari, që nga ana e tyre janë rivalë të Iranit.

- Turqit, ndërkohë, duan ta shohin Assadin të largohet nga skena politike e vendit, por nuk e kanë bombarduar; të paktën deri më tani. Në vend të kësaj, avionët e tyre luftarakë kanë sulmuar ISIS-in e u hedhin bomba edhe kurdëve; kurdët vetë, të vetmit që luftojnë Shtetin Islamik në terren, mbështeten nga Amerika, që është aleate e Turqisë.

Pra, në thelb, këta miq të Uashingtonit luftojnë njëri-tjetrin, ndërsa të dy së bashku luftojnë armikun e përbetuar të Shteteve të Bashkuara, ISIS-in, që nga ana e vet lufton Assadin. Shume e thjeshtë, apo jo?

/ Top Channel
 

gurax

Pan ignoramus
"Lufta"; Keshtu si nje koncept abstrakt....
"ata"; Me siguri "ata" jane vizitore nga kozmosi...

Por jo gjithmone jane shume te veshtira gjerat, mjafton te vezhgohet me mendje te ftohte dhe logjika te funksionoje pa hile. Ngjarjet ne Bote nuk jane rezultat opinionesh, por veprimesh.
http://www.marketwatch.com/story/the-gun-industrys-biggest-threat-is-obama-leaving-office-2015-12-18
Pak a shume, ne artikull flitet se si:
- 7 vjet me pare, industria e armeve te dores ne USA ka qene ne vlerat rreth 19 miliard. Ne 2014 ka qene pothuajse 43 miliard.
- Midis tere alarmeve per renie ekonomike dhe zvogelimin e tregjeve te punes, mrekullisht punesimi ne kete industri eshte rritur me 58%.
- Obama ka fituar nje titull popullor gjysem shakatar si "Agjenti i shitjes me i suksesshem i Vitit" dhe e meriton nje bonus per vit te ri.
... si dhe per gjera te tjera, te cilat nese vendosen ne vendin e duhur, duken tamam si nje 'puzzle' ne zgjidhje e siper.
 

gurax

Pan ignoramus
Gjeta dicka interesante sot duke lexuar verdalle.
Nje pjese tjeter e lakrave te byrekut ne Siri jane zbuluar. So much for them 'freedom helpers'.
Shkrimi nuk eshte imi, une vetem e kam perktyer dhe e kam sjelle ketu. Edhe theksimet me 'bold' jane si ne shkrimin origjinal. Lexoni dhe gjykoni vete.

* * *
Nga 'Skedaret e inteligjences Globale' (Wikileaks link: https://wikileaks.org/gifiles/docs/...ry-intervention-in-syria-post-withdrawal.html ), ne lidhje me financimin e SHBA per cilindo qe ka mundesi te luftoje kunder Assad (lexo: terroriste/rebele) dhe qe eshte i interesuar per nje katastrofe masive humanitare. Ja disa pjese te shkeputura nga e-mail:

U tha ne menyre te heshtur se skuadrat SOF (mendohet te jene nga US, UK, Franca, Jordani, Turqia) jane tashme ne terren dhe te perqendruara ne trajnimin e forcave opozitare. Nje antar i ekipit te inteligjences se Forcave Ajrore Amerikane tha me shume kujdes se ushtria e lire siriane eshte praktikisht inekzistente qe te mund te trajnohet.

Pra nuk kishte rebele qe te kerkonin trajnim, por ata ishin ne terren duke i trajnuar sidoqofte.

Ideja 'hipoteze' eshte per sulme guerrile, fushata vrasjesh, perpjekje per te thyer forcat Alawaite, tentativa per kolaps nga brenda.
... ...
Ata nuk besojne se do te ndodhe ndonje nderhyrje ajrore, per sa kohe qe do te kishte vemendje nga masmedia per nje masaker, ashtu si ajo kur Gadafi levizi kunder Benghazit. Ata mendojne se SHBA do kete tolerance te larte per keto vrasje, per sa kohe nuk do te arrijne ne nje skene publike.

Gjithashtu, ka nje interviste shume interesante me nje ish zyrtar te larte nga Agjensia e Inteligjences per Mbrojtjen (DIA):

Kush e ka fajin per fuqizimin e ISIL . ( youtube link) Pjesa kryesore eshte ketu: Ish drejtori i DIA pranon se SHBA i mbeshteten me dashje ekstremistet ne Siri.

Po diskutojne nje raport te 2012 nga DIA qe informon se duke mbeshtetur terroristet, SHBA shume shpejt do te perfundonin duke mbeshtetur Daesh. Ketu eshte raporti i DIA, shume i redaktuar (PDF) http://www.judicialwatch.org/wp-con...12-DOD-Release-2015-04-10-final-version11.pdf (mund te lexohen vetem tre faqe nga nje total prej shtate).

* * *
 

Kureshtari

Forumium praecox
Duan ta shesin per nga jashte si aksident kete punen e ISIS amerikanet, tani qe po u shket toka nen kembe?!
Kush ka dy para mend e kupton, qe ky i ISIS dhe te gjitha ato qe po ndodhin ne Siri jane nje skenar i dirigjuar deri ne detaje.
 

gurax

Pan ignoramus
Sot ka lajme qe mund te sherbejne si tregues per nje zgjidhje per t'i dhene fund dhunes dhe konfliktit te armatosur ne Siri.

Sipas disa bisedimeve te fundit gjate dites se djeshme ndermjet SHBA dhe Rusise, eshte arritur ne parim nje mareveshje per t'e ndaluar konfliktin e aramatosur ne Siri. Edhe qeveria zyrtare e Sirise ka rene dakord me propozimet por duke vene si kusht qe te vazhdojne perpjekjet e koordinuara te te gjitha paleve kunder promovimit te terrorizmit ne teritorin Sirian. Ne keto perpjekje do te perfshihet edhe vazhdimesia e bashkepunimit me forcat ajrore ruse kunder grupeve teroriste te armatosur dhe Siria ka rezervuar te drejten per te nderhyre kunder shkeljeve te paligjshme te ketyre grupeve.

su34-0.jpg


Nderhyrja ushtarake e Moskes ne Siri ka ndryshuar situaten ne menyre rrenjesore qe ne diten e pare.

[cituar] Jo vetem qe focat e Perendimit u detyruan te ulen ne tavolinen e negociatave perballe Rusise dhe presidentit Putin, por edhe qe te pranojne se Rusia eshte nje force madhore ne Bote. Sigurisht qe i ka dhene edhe nje mbeshtetje te fuqishme presidentit Bashar al-Assad.

Arsyeja se pse Washingtoni nuk insiston me ne nje doreheqje te Assad-it si nje kusht per paqen, eshte sepse tashme eshte bindur se dicka e tille nuk eshte fare realiste. Fuqia ruse e zjarrit e ka bere presidentin Assad me te sigurt dhe kundershtaret e tij te armatosur me te dobet.


Sipas mareveshjes, edhe SHBA - te cilat jane kunder regjimit te Assad ne Siri - do te shkembejne informacion inteligjence me Rusine, perfshi edhe informacion per vendodhjen e e forcave te armatosura rebele.

Per me teper: http://www.bbc.com/news/world-middle-east-35639970
 

joetisti_

Locus omnem
ndryshimi qe mund te kete Rusia me Ameriken ne ate qe deshirojne per Sirine eshte se mund ta duan me kushte pak ndryshe, por paqen e deshirojne te dyja palet.
Sa per Asad, s'besoj se Amerika nuk njeh ate qe nuk njeh realiteti shqiptar(si shembull). Po ta kishte bere Enveri gjithe ate kancer qe perjetuam, atehere pse edhe tani qe Enveri s'eshte me, ky kancer lulezon?
Gjera te tjera duhen ndryshuar dhe jo thjesht nje emer.

Por edhe ne po ndihmojme goxha. Ja, do te marrim nje 3000 muxhahedine qe, pas dy vjetesh qe do t'i kete mbajtur bota me pagese, do te zene ndonje pune ketu te ne.
Gje e shkelqyer. Pse te mos zene ndonje pune? Ne fund te fundit edhe ne shqiptaret po zeme. :p
 

Kureshtari

Forumium praecox
Amerika zbuloi planet e saj...

Hidhet ideja e ndarjes territoriale te Libise ne tre shtete te vegjel. Ne te njejtin drejtim synon dhe armepushimi aq shume i kerkuar nga perendimoret(amerika) edhe per Sirine.
Amerika po sillet sikur i ka shtetet dhe boten pronen e saj. Ndane, bashkon, shperndan dhe rrezon, ke shtet te kete ne plan. Vall, cili eshte vizioni i saj per vendin tone? Jemi ne thjesht nje placke shkembimi per te?!
 

gurax

Pan ignoramus
Une jam i mendimit se ne raste te tilla perhere futet ne skene propaganda. Cfaredo qe te jene synimet politike, cfaredo qe ta kete emrin sistemi politik qe i percakton keto synime, menyra se si keto synime behen te ditura ne popullate jane me massmedia dhe permbajtja e ketyre mesazheve diktohet nga vete forca politike e interesuar. Dhe perseri, pavaresisht emrit qe i gjeneroi, keto synime politike mund te gjejne apo mund te mos gjejne mbeshtjetje ne popullate. Ne tentativat per te ulur mundesine qe te mos gjejne mbeshtetje, lindin shpifjet dhe mashtrimet me ane te propagandes. Ky skenar ka qene dhe eshte perhere po i njejte, kudo e ne cdo kohe.

Vizioni i Amerikes - apo kujtdo shteti - per vendin tone eshte aq i larmishem sa edhe rendesia qe ka vendi yne ne synimet e Amerikes. Per ta nuk ka shume sens te flitet per miresi apo keqadashje. Eshte rast tipik i: "It is strictly bussiness, nothing personal". Pyetja qe duhet bere eshte me teper se cfare duhet te perdorim ne si mall shkembimi ne kete bizness kur ne te njejten kohe argumentohet pikerisht rendesia po e jona kundrejt vete negociatoreve.
 

Airbourne

Papirus rex
Lisa, ka ende edhe nga ata qe nuk jane ne gjendje te pertypin faktin se ISIS eshte nje problem i krijuar dhe me pas mufatur nga USA per te mos ngelur pa armik dhe oponence ideologjike perpara amerikaneve ne rradhe te pare dhe me pas perpara Botes. Eshte perhere i nevojshem nje armik, nje rezik prezent - ndoshta i fjetur por qe mund te jete shperthyes qe neser menjehere - dhe qe kercenon ne menyre te vazhdueshme paqen mbi glob. Qe ketu me pas mjafton te kemi me teper arme, me teper baza, me teper kontroll, me teper survejim, etj, qe te ruajme veten nga ky rrezik i fshehte por prezent ne cdo kohe per te tere!
Shume, shume gjera do te ndryshojne gjate ketij 10-vjecari ne vijim. Le te shpresojme qe nuk do te behet lemsh tere globi. Ose qe nuk do te behet shume lemsh tere globi.

Aty ku ASSAD ka kontroll FEMRAT EMANCIPOHEN.
PS: ndonje femaruce do te me lincoje?
Pikepyetje kjo?
Dhe ke....<djallin>....lol.
Kujton se ka ndonje qoban afer.
Airbourne.
 

Airbourne

Papirus rex
Nje person i qmendur, dikur ne nje forum `` vetepelqimi para pasqyres,, ka shkruajtur....kurdet do i perdorin si mish per LARASKA.
E ka gjetur 100% SEPSE nuk vren.....opinion ose SHPELARJE TRURI=deziformacion per shikuesit e emisionit te blendos se fevZIajve.
Qe kshu baby,,,
Tashti relax mbas minimalja 100km per 5dite duke bere <selfie>.
TUNG.
EuphratesShield6.jpeg EuphratesShield2.jpeg
 

Airbourne

Papirus rex
Kurdet enderrojne dhe LEGJITIME qe te kene shtetin e tyre.Erdogan tashti eshte pro Asad qe te qendroje ne pushtet(cfare kopuku i zgjuar eshte),sepse Asad nuk mund ta lejoje copetimin e Sirise.Kurdet duan qe qytetin Manbij qe cliruan nga PISIS ne veri te Euphrates ta bashkojne me Afrin dhe Al Bab.Pra dy zona te ndara,te bashkohen ne NJI.Dhe automatikisht kurdet ne Turqi ose PKK do kerkojne tju ngjiten.Por sipas gjydyrymit apo Yildirim: n.q-se dikush vjen dhe na thote(se ke mendon ai,nuk besoj duhet shume tru),perendimin e Sirise do ja japim ketij,jugun atij apo dikujt tjetri dhe veriun kurdeve,kjo per ne eshte e pamundur.Pra turqit jane kundra ndarjes se Sirise(tani),por sepse hyjne me tankse ne nje shtet sovran,Nato dhe Usa nuk ndihen.Ruset zyrtarisht e denojne nderhyrjen, por presin se si do vazhdoje konkflikti.Shqip....secili mbron interesat e tija ne kurriz te Sirise dhe kurdeve.Dhe kurdet sipas kendveshtrimit tim jane popull trim,duke marre parasysh qe 50% te forcave ushtarake i kane femra.
Qe te kihet parasysh harta se cfar duan kurdet...
KurdischesGebietSyrien.jpg
 

Kureshtari

Forumium praecox
Ne Siri dhe ne Irak, ne territore te kontrolluara objektivisht nga Isis, jane pare nga dronet pajisje ushtarake britanike. Cfare duan britaniket atje me Isis bashke, apo si kane rene ne dore te Isis pajisjet dhe mjetet luftarake Britanike, kete vetem britaniket mund te na e shpjegojne. Mirpo nuk eshte per tu habitur qe Isis armatimet ushtarake dhe municionet luftarake i ka te gjitha perendimore. Burimi kryesor i mbeshtetjes se tyre tani qe Turqia u kthehu krahet eshte Arabia Saudite, aleati i vetem amerikan ne rajon.

Tani pyetja eshte kur Isis mbeshtetet hapur dhe pa rezerva nga aleati me i afert amerikan i rajonit(Arabia Saudite), Amerika si eshte e mundur te jete kundra tij(ISIS)? Mua gjithmon e me shume me eshte mbushur mendja te jete ashtu sic thoshte gjyshi im ndies paste para shume vitesh. " Ne kete bote te tjera thuhen dhe te tjera(te kundertat) behen.
 

Airbourne

Papirus rex
Ka dhe bomadime nga fransua por mediat nuk i japin.Natyrisht qe PISIS i ka perendimore si dhe te shtunen,kurdet nje tanks turk e hodhen ne ere(kqyrni ne youtube).Supozohej qe antitaksi ishte rus ose gjerman.Rus nuk ishte por ishte perendimor dhe EFIKAS.Pa e zgjatur shume.
 

Al-Punk

Still here
Ne Siri dhe ne Irak, ne territore te kontrolluara objektivisht nga Isis, jane pare nga dronet pajisje ushtarake britanike. Cfare duan britaniket atje me Isis bashke, apo si kane rene ne dore te Isis pajisjet dhe mjetet luftarake Britanike, kete vetem britaniket mund te na e shpjegojne. Mirpo nuk eshte per tu habitur qe Isis armatimet ushtarake dhe municionet luftarake i ka te gjitha perendimore. Burimi kryesor i mbeshtetjes se tyre tani qe Turqia u kthehu krahet eshte Arabia Saudite, aleati i vetem amerikan ne rajon.

Tani pyetja eshte kur Isis mbeshtetet hapur dhe pa rezerva nga aleati me i afert amerikan i rajonit(Arabia Saudite), Amerika si eshte e mundur te jete kundra tij(ISIS)? Mua gjithmon e me shume me eshte mbushur mendja te jete ashtu sic thoshte gjyshi im ndies paste para shume vitesh. " Ne kete bote te tjera thuhen dhe te tjera(te kundertat) behen.
Ne fakt, Amerika (US) me lezet po i kthen krahet Arabise Saudite dhe po mbeshtet me lezet Iranin. Arabia Saudite nga ana tjeter, po mbeshtet ISIS me qellim stabilizimi dhe shtrirje kontrolli (idealisht ne ndryshimin e regjimit ne Pro-Sunni ne Siri).
Lufta nuk eshte vetem e Amerikes, (dhe shteteve te tjera) per te shitur arme, por dhe e Arabise Saudite dhe Iranit per dominim territori. Sigurisht perfitues i madh eshte dhe Israeli qe do rremuje ne rajon e te shtrije kembet dale ngadale, e duket sikur do limitohet vetem ne zhdukjen e Palestines, duke qene se ne Libanin shiit te mbeshtetur nga Irani nuk nderhyn dot me.

Gjeopolitikisht, te gjithe jane te fituar me perjashtim te Iranit qe po i hiqet nje aleance e forte ne rajon. Praktikisht, eshte nje bote e felliqur ku duhet te na vije turp qe jetojme.
 

Kureshtari

Forumium praecox
Nuk i heq asnje presje asaj, qe ke thene per sa i perket asaj qe duket. Pra siperfaqes se dukeshme te gjendjes nderkombtare. Mirpo mua personalisht nuk me frikson ajo qe duket. Une friken ia kam asaj te padukshmes.

Numrin me te madh te humbjeve njerzore, nuk i shkaktojne armiqte natyral te dukeshem te njeriut, ata qe Darvini i klasifikonte ne krye te zinxhirit ushqyes biologjik(domethene luanet, tigrat apo arinjte), por paradoksalisht krijesa te padukeshme per syte tane, viruset dhe bakteret. Te cilet nuk kane arme te medha domethene dhembe te medhenje, putra, apo kthetra, por kane per arme te tyre nje mekanizem te padukshem cudiberes ADN.

Keta mekanizmat e padukshem cudiberes jane teper te rrezikshem. Sepse njeriu e ka te keqen brenda dhe nuk e kupton qe eshte ne rrezike. Keshtu me tha njeri qe kishte qene ne amerike.
 

gurax

Pan ignoramus
Al-Punk, Kureshtari, cfare do te thote kjo per petrodollarin dhe tere historikun e jetes se tij te lidhur ngushte me Arabine Saudite? Ne vija te trasha me sa di une, ka nje mareveshje midis ShBA dhe Arabise Saudite qe ShBA manaxhon tere naften e Arabise Saudite, ne kembim te mbrojtjes ushtarake te kesaj te fundit prej ShBA.
 

Kureshtari

Forumium praecox
Per momentin duket stabel Gurax! Por besoj se amerika eshte drejte regresit.
Me c'shohin si po vene gjerat nuk duket te kete ndryshime te medha ne harten e influencave te dy fyqive te medha. Flasim per shtete satelit te kontrollueshem. Jo per shtete te tipit Turqi, qe ndjek nje politik te veten te intereseave.

Per Rusin duhet thene qe fitoi influence ne politiken nderkombtare, qe eshte hapi i pare drejte rritjes. Nuk e di sa do jete Rusia ne gjendje te perfitoj nga kjo situate e favorshme dhe si do ta shfrytezoj, por duhet thene se era po kthen per velen e saj.
 
Top