Sociologu gjerman Verner Sombart (1863-1941) shprehet ;
Padyshim, duke parë raportet e reja të njeriut me mirëqenien në shoqërinë tonë, shumë herë kam shkruar për ndikimet kontroversale të konsumizmit dhe konfortizmit, si forca sociale që ndikojnë dukshëm në transformimin gradual të shoqërisë tonë në “shoqëri qejfi” dhe “jetë të spektakli”. Sepse është e padiskutueshme që në thelb të jetës së njerëzve, është e fortë ndjenja e konfortizmit, si dëshirë pasionale dhe tregues i realizimit të kënaqësive thelbësore dhe sipërfaqësore të natyrës së njeriut. Dëshira për konfortizëm, që tashmë është bërë kuintesencë e filozofisë së njeriut modern, ka jo vetëm anët e mira por dhe problemet e veta. Në sociologjinë moderne kur analizohet kjo ndjenjë njerëzore, sociologët e konsiderojnë përgjithësisht konsumizmin dhe konfortizmin si “ndjenja pasive” të njeriut të kohës moderne. Sepse, ato janë bërë të tilla që të pengojnë të kuptosh të vërtetën se tjetër është ndjenja e konfortizmit si qëllim në vetvete dhe tjetër ndjenja e kënaqësisë së njeriut. E cila jo në cdo rast është produkt i lidhur vetëm me konfortizmin.