irreversible

Skam emer

Primus registratum
Re: irreversible

I dashur Jack ndoshta keqkuptimi yne lind nga konceptet e ndryshme qe kemi per artin dhe jeten.
Historia e nje filmi mund te jete interesante por regjizori s'mund te arrije te thote ate cka dashur te thote me te, me nje fjale nuk di te perpunoje materialin dhe te percjelle mesazhin tek shikuesi.
Sa per ironine te pergezova njehere dhe s'ka vlere ta bej serish nje gje te tille.
 

jack owar II

Primus registratum
Re: irreversible

i dashun q., keqkuptimi n'mes meje e teje s'asht pasoje e koncepteve t'ndryshme per artin, sepse une jam qaq fleksibil sa qi muj me kuptu e me arsyetu gjethshka - keqkuptimi po lind prej rrjedhjes logjike t'argumentave tu...
shih, thjesht, kjarte e paster jam tu pohu qe ngjarja e filmit irreversible s'asht interesante, historia e ktij filmi asht s'asht aspak terheqese; gjithasht s'ka noj joshje as mesazhi i filmit (i cili, per t'sa e saten here po e tham qe asht: koha asht shkatrrimtare e jo sheruese) - e vetmja gja interesante n'ket film asht realizimi. e mu ktu ti po thue qi realizimi i filmit s'vyen gja...tash, a ka gjase qi ti me elaborue pak ma teper edhe me m'ba me e pa pak ma kthjellet ate qi s'po e shoh?
 

Skam emer

Primus registratum
Re: irreversible

Fillimisht postuar nga jack o'war II:
[qb] kjarte e paster jam tu pohu qe ngjarja e filmit irreversible s'asht interesante,
historia e ktij filmi asht s'asht aspak terheqese; gjithasht s'ka noj joshje as mesazhi i filmit (i cili, per t'sa e saten here po e tham qe asht: koha asht shkatrrimtare e jo sheruese) - e vetmja gja interesante n'ket film asht realizimi. e mu ktu ti po thue qi realizimi i filmit s'vyen gja...tash, a ka gjase qi ti me elaborue pak ma teper edhe me m'ba me e pa pak ma kthjellet ate qi s'po e shoh? [/qb]
Vetem nje gje nuk mund te bej une i dashur, te te bej ty shohesh ato qe shoh une, eshte e pamundur.
Ngjarja eshte interesante.
Mesazhi i filmit eshte "koha sheron gjithcka", prandaj dhe regjizori kish vendosur ta tregonte ngjarjen mbrapsht qe te te linte nje ndjesi clirimi ne fund te filmit pavaresisht nga tragjedia qe ndodhi.
Nqs me realizimin e filmit ti nenkupton efektet speciale e vecanerisht vrasjen ne klubin e Tenia-s apo pershkrimin e perdhunimit atehere te jap te drejte pasi ishin shume te besueshme.
por pervec tyre cdo gje tjeter ishte shume e varfer. 20 minutat e para te filmit ishin te pakaperdishme. Nje zot e di si i kalova ato minuta. pervec dy skenave qe permenda me lart gjithcka tjeter ne film ishte pa vlera dhe fundi i filmit me la nje ndjenje boshe qe nje film i atille (qe trajton ate teme)nuk duhet ta leje.
Kur une flas per realizimin e nje filmi nenkuptoj perpjekjet e regjizorit per te sjelle mesazhin e tij tek shikuesi dhe jo efektet speciale.
Nqs ke pasur rastin te shohesh "Lilya 4ever" nje film Ruso-Suedez qe trajton nje fare teme pak a shume te perafert atehere sheh ndryshimet tek realizimi i flimit, dhe tek ky film megjithese nuk ka skena makabre filmi eshte shume me rrenqethes.
 
Top